Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GRUAJA QË BËRI HISTORI NË KALIGRAFI...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

GRUAJA QË BËRI HISTORI NË KALIGRAFI... Empty
MesazhTitulli: GRUAJA QË BËRI HISTORI NË KALIGRAFI...   GRUAJA QË BËRI HISTORI NË KALIGRAFI... EmptyThu Jul 24, 2014 11:10 am

Gruaja pakistaneze që bëri histori në kaligrafi të Kur'anit

Një grua pakistaneze ka bërë histori duke shkruar Kur’anin, Librin e Shenjtë, me duart e saj me një kaligrafi të bukur për të dërguar një mesazh të paqes, një mesazh shpirtëror, si përgjigje për rritjen e nivelit të islamofobisë dhe racizmit.
Farhanda Pervaiz, e cila është me prejardhje nga Pakistani, jeton në Londër që nga viti 1992. Ajo vendosi për të shkruar Kur’anin Fisnik me dorën e saj për të kënaq veten shpirtërisht dhe për të marrë një lidhje më të ngushtë dhe më të ndjeshme me Librin e Shenjtë, si dhe me Krijuesin.
Ishte një kthesë trishtuese në jetën e saj kur burri i saj vdiq më shumë se 15 vjet më parë dhe la një zbrazëtirë në jetën e saj. Ajo u la e vetme e kështu duhej të merrej me shumë çështje, duke përfshirë rritjen e tre fëmijëve të vegjël pa asnjë ndihmë. Në kohën e trazirave, shqetësimeve, ajo gjeti ngushëllim në Kur’an, në Librin e Shenjtë dhe vendosi që në kohën e lirë të shkruaj Kur’anin me duart e veta me qëllim për të krijuar një marrëdhënie më të thellë me Librin e Shenjtë.
Farhanda Pervaiz është një myslimane praktikuese dhe puna e saj sfidon stereotipin e gruas muslimane si e portretizojnë në media në përgjithësi, kurse në veçanti ajo është një shembull për gratë muslimane në të gjithë botën. Një grua pakistanez e cila përballojë shumë sfida në rrugën e saj, ajo është një frymëzim për të gjitha gratë muslimane që ballafaqohen me vështirësi për t'u marrë me presionet shoqërore.
Dy bijtë e saj jetojnë dhe punojnë në Londër dhe e kanë ndihmuar nënën e tyre në përfundimin e punës së saj.
" Puna e nisur për të shkruar Kur’anin e Shenjtë më mori afër 15 vjet deri tek përfundimi i shkrimit të Kur’anit. Ky ishte një projekt që e kam dashur me zemër, me shpirt. Ishte diçka mes meje dhe Allahut tim. Kjo ishte dëshira ime për të shkruar Kur’anin e Shenjtë, por unë do të doja të them se kjo është tërësisht një bekim nga Allahu i Plotfuqishëm, "tha ajo në një intervistë për agjencinë The News.
Ajo tha se gjatë gjithë këtyre vitetev nuk është përballuar me ndonjë problem.
"Kjo ishte koha ime e qetë, shpirtërisht e gëzuar shumë gjatë kësaj periudhe. Jam ballafaquar me shumë probleme kur burri im vdiq, por të gjitha problemet e mia janë zgjidhur kur unë u ktheva tek Kur’ani, Librit i Shenjtë. All-llahu është ndihmëtari më i miri prej të gjithë ndihmëtarëve dhe lidhja me Kur’anin e Shenjtë na mundëson që ne mund t’i zgjidhim problemet tona në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kur’ani i Shenjtë i shkruar me dorë peshon mbi 20 kilogramë dhe është stolisur me ngjyrna të bukura. Të gjitha faqet janë të mbrojtura me një mbulesë transparente. Farhanda Pervaiz e ka vendosur Kur’anin me një dhomë të vogël, të veçantë ku Libri i Shenjtë qëndron më i mbrojtur.
Tani ajo dëshiron të dërgojë Librin e Shenjtë në Medine, në Arabinë Saudite. "Kjo është dëshira ime dhe kërkesa ime për Allahun e Plotfuqishëm që të më ndihmojë për të dërguar atë në Arabinë Saudite. Unë do të ndjehem shumë e lehtësuar pasi Kur’ani të merret atje. "
Ajo thotë se çdo njeri duhet t’i binden ligjit të Krijuesit të tyre, Allahut të Plotfuqishëm dhe të gjithë të dërguarëve, lajmëtarëve të Tij, të cilët kishin ardhur me ligjet e vërteta, për njerëzimin, për paqen dhe harmoninë në këtë botë.
Pasioni i saj për të shkruar Kur’anin, Librin e Shenjt, u nxitë nga portretizimi jashtëzakonisht negativ i muslimanëve në mediat dhe shoqërinë perëndimore, sidomos pas karikaturave blasfemuese dhe artikujve negativ të publikuar rreth Pejgamberit të Fundit, Muhammedit (a.s.). Por në vend që të bëhet negative apo të kthehet në pesimizëm, ajo niset në një udhëtim shpirtëror.
"Kudo në këtë botë ka një portretizim negativ të myslimanëve, sepse myslimanët janë larguar nga Mësimet e Zotit dhe nga Kur’ani i Shenjtë. Ky është faji jonë. Ne nuk mund të fajësojmë të tjerët për të metat tona. “

Burimi: The News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GRUAJA QË BËRI HISTORI NË KALIGRAFI...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë
» Pse Gruaja Shqiptare Duhet te Lind Djale?
» GRUAJA BELGE MUSLIMANE QË NDIHMOI 1000 PERSONA...
» Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov
» Ahmet Bej Zogu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: