Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: KONGRESI I MYSLIMANËVE NË SHBA OFRON DRITË PËR ISLAMIN Sat May 24, 2014 12:24 am | |
| Kongresi i myslimanëve në SHBA ofron dritë për Islamin
Mijëra myslimanë nga e gjithë SHBA-ja janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin Vjetor të Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut ( ICNA ) për të hedhur dritë mbi parimet themelore të Islamit, duke ofruar një dritare për fenë me rritjen më të shpejtë në të gjithë globin. "Për disa dekada Islami ka qenë në ballë të diskutimeve në Amerikë dhe në të gjithë globin dhe aq më tepër pas ngjarjes tragjike të 11 shtatorit (9/11) , " thuhet në një deklaratë publikuar në faqen e Kongresit Vjetor të Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut ( ICNA ). "Amerikanët fillojnë të shprehin frikë më shumë se kurrë më parë , duke ngritur pyetje të tilla siç është kjo: Çfarë është Islami ? Kush janë muslimanët ? Cilat janë parimet e besimit ? " Pjesa më e madhe e kësaj frike dhe mosbesimi rrjedhin nga mungesa e njohurive rreth Islamit dhe muslimanëve. Pastaj ka nga ata që do të riciklojnë thashetheme dhe e quajn atë Islam, duke nxitur frikë, urrejtje dhe dhe injorancë." Më shumë se 20.000 muslimanë nga të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të marrin pjesë në Kongresin e Shoqërisë Muslimane Amerikane ( MAS ) dhe Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut ( ICNA ), e cila fillon të shtunën me 24 maj dhe përfundon 26 maj 2014 shkon nga e shtuna 24-26 maj , 2014. Tema e këtij viti të Kongresit tre ditorë është: “ Islami, Besimi, Bindja apo Nënshtrimi dhe Shërbimi ". " Këtë vit Kongresi Vjetor i Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut ( ICNA ) dhe Kongresi i Shoqërisë Muslimane Amerikane ( MAS ) do të paraqesin fakte në lidhje me pyetjet: Çfarë do të thotë të kesh besim tek Zoti, Krijuesi i gjithçkaje që ekziston ? Si është e shprehur në jetën e përditshme ? Si na bën besimi ne qenie më të mira njerëzore ?, shkruan në websitin e ICNA (Rrethi Islamik i Amerikës së Veriut) " Kur ne kemi besim në Krijuesin si i dorëzohen Atij ? Sa e rëndësishme është që t’i bindemi të Plotfuqishmit në mënyrë që të rritemi shpirtërisht ? Çfarë ndodh kur dikush i dorëzohet dëshirave të tij dhe egos ? Gënjeshtra dhe e keqja ? " Një mori e figurave kryesore muslimane do të marrë pjesë në Kongres si Nouman Ali Khan, themelues i Institutit Bajjinah, Shejh Omar Sulejman, anëtar i Rrethi Islamik të Këshillit të Sheriatit në Amerikën e Veriut dhe dijetari i shquar Shejh Jasir Kadi . Në këtë ngjarje, gjithashtu, do të marrë pjesë edhe Ustadh Wisam Sharieff i Institutit Bajjinah, Shejh Abdul Nasir Jangda, Imam Siraxh Wahhaxh dhe Dr.Xhemal Badavi, Profesor Emeritus në Universitetin e Shën Marisë në Halifax, Nova Scotia, Kanada. "Dijetarë të njohur dhe mendimtarë nga të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mblidhen për të hedhur dritë mbi këto parime themelore të Islamit, " shkruan në website e Rrethi Islamik të Amerikës së Veriut ( ICNA). "Ata do të tregojnë se sa me anë të besimit, nënshtrimit dhe shërbimit zemrat do të ndriçohen dhe drita e Islamit do të arrijë në çdo cep dhe kënd të këtij globi. Dhe kjo arrihet me anë të besimit, nënshtrimit dhe shërbimit, kështu që ne mund ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë." Një tjetër ngjarje paralele do të organizohet nga Muslimanët e Rinj (Young Muslims) me temën " Zemrat e Qelqit : Hijet e Dyshimit ". Kjo ngjarje do të zhvillohet në Qendrën e Kongresit të Baltimores, Qendër kryesore për Kongrese, Kuvende, Panaire, Ekspozita në rajonin e Mesëm të Atlantikut. Shtetet e Bashkuara janë vendi i një pakice myslimane, kujtojnë rreth 6 deri 8.000.000 myslimanë. Kongresi Vjetor i Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut (ICNA) është një nga organizatet më të mëdha, jofitimprurëse, në Amerikën e Veriut me shumë projekte, programe dhe aktivitete të dizajnuara për të ndihmuar në reformimin e shoqërisë në përgjithësi. Që nga viti 1968, Kongresi Vjetor i Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut (ICNA) ka punuar për të ndërtuar marrëdhëniet midis komuniteteve, duke iu përkushtuar me devotshmëri arsimit, informimit, shërbimeve sociale dhe ndihmave.
Burimi : On Islam | |
|