Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një libër i ri përplot njohuri - Në dritë të njohjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Një libër i ri përplot njohuri - Në dritë të njohjes Empty
MesazhTitulli: Një libër i ri përplot njohuri - Në dritë të njohjes   Një libër i ri përplot njohuri - Në dritë të njohjes EmptyMon Jan 09, 2012 11:30 am



Një libër i ri përplot njohuri

“NË DRITË TË NJOHJES”

Autor:
Mexhid YVEJSI

Redaktoi:
Daut IBRAHIMI

Recensentë:
Naser RAFUNA
Sokol PLAKOLLI
Memli KRYPA

Radhitja dhe ballina:
Ardian KURHASANI

Shtypi:
ERPO PRINT

Gjakovë, 2012

Këto ditë, saktësisht në fillim të Vitit të Ri, 2012, doli nga shtypi libri i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit, publicistit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, me titull ”Në dritë të njohjes”.
Në parathënien e librit, shkrimtari, Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, e shënon një thënie të mrekullueshme të Ludwig Wittgensteini-it:
“ Feja është niveli më i thellë i detit që çdoherë mbetet i qetë, ndërsa në sipërfaqe të tij shihen valë të mëdha”.
Libri i ri i Mexhid Yvejsit ” Në dritë të njohjes” është një përmbledhje kumtesash të autorit, të lexuara në tryeza shkencore, tribuna shkencore, sesione shkencore, konferenca shkencore, simpozium kombëtar, simpozium shkencor, seminare shkencore ndërkombëtare, si të karakterit lokal e rajonal, ashtu edhe atij kombëtar e ndërkombëtar, në të cilin ka marr pjesë autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, të mbajtura në Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Kavajë, Tiranë, Mashhad. Në këtë libër të ri me titull ”Në dritë të njohjes” janë të përmbledhura gjithsejtë 11 kumtesa.
Kumtesa e parë me titull: ”Rëndësia frymëzuese e Vehbijes” është lexuar në Tribunën shkencore të organizuar nga klubi letrar ”GJ.N.KAZAZI” të Gjakovës, “ Në përkujtim të Myderriz Tahir efendi Gjakovës dhe veprës së tij ”Vehbijes”, e cila është vepra e parë e shkruar shqip në gjuhën shqipe me alfabet arab në Kosovë, mbajtur në Gjakovë me datë 12 shkurt 1997.
Kumtesa e dytë me titull: ”Kontributi i revistës”Frymëzimi” të Gjakovës në edukimin e rinisë së Kosovës” është lexuar në Konferencën shkencore ” Shtypi Islam, dje, sot dhe nesër” organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë prej datës 23-25 maj 2003.
Kumtesa e tretë me titull:”Orientalizmi dhe shqiptarët” është lexuar në Tryezën e rrumbullakët ”Orientalizmi dhe shqiptarët” organizuar nga Qendra Studimore Jehona dhe Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, mbajtur në Prishtinë prej datës 15-16 korrik 2005.
Kumtesa e katërt me titull: ”Islami ndër shqiptarë dhe integrimet euroatlantike” është lexuar në Simpoziumin kombëtar “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim” organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë, mbajtur në Kavajë me datë 2 shkurt 2008.
Kumtesa e pestë me titull: ” Roli i Ylemave në Lidhjen e Prizrenit(1878-1881)” është lexuar në Tryezën shkencore ”Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prizren me datë 10 qershor 2007.
Kumtesa e gjashtë me titull: ” Pse u vonuan shqiptarët në përkthimin e Kur’anit” është lexuar në Simpoziumin Shkencor ”Kur’ani tek shqiptarët” organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë me datë 26-27 dhjetor 2005.
Kumtesa e shtatë me titull: ” Qëllimi i arsimimit dhe edukimit në Islam” është lexuar në Seminarin shkencor ndërkombëtar organizuar nga Kolegji Saadi dhe Fondacioni Rumi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, mbajtur në Tiranë, me datë 31 maj 2008.
Kumtesa e tetë me titull: ” Filozofia dhe zhvillimet bashkëkohore” është lexuar në Seminarin Ndërkombëtar: ”Filozofia dhe shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore”, organizuar nga Fondacioni Rumi, Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa, Universiteti i Tiranës, Instituti iranian i filozofisë, Teheran, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, Qendra për Islam dhe Shkencë në Kanada dhe UNESKO-ja, mbajtur në Tiranë, me datë 10 nëntor 2010.
Kumtesa e nëntë me titull: ” Rruga jetësore e Myderriz Hasan ef.Nahit” është lexuar në Sesionin Shkencor ”Myderriz Hasan ef.Nahi –jeta dhe vepra (1905-1991)”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë me datë 2 shkurt 2011.
Kumtesa e dhjetë me titull: ”Kultura dhe Religjioni” është lexuar në Konferencën shkencore ”Dialogu i Kulturave”, organizuar nga Fondacioni ”Kur’ani” dhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit, mbajtur në Gjilan, me datë 12 shkurt 2011.
Kumtesa e njëmbëdhjetë me titull: ” Kryengritja e Imam Hyseinit, tragjedia e Qerbelasë, ndikimi në botë dhe tek shqiptarët”, është lexuar në Konferencën Ndërkombëtare, organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Mash-hadit, mbajtur në Mash-had, me datë 5 mars 2011.
Në fund të këtij prezantimi të këtij librit të ri me titull” Në dritë të njohjes” do të shënoi edhe disa të dhëna biografike për autorin Mexhid Yvejsi.
Mexhid Yvejsi lindi më 13 korrik 1950 në Gjakovë, Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze. Ka botuar mbi 1000 punime të ndryshme anembanë trojeve shqiptare, si dhe në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi e gjer në Australi. Ka shkruar mbi 25 libra, duke përshirë këtu edhe përkthimet e librave nga gjuha angleze.

Disa nga vepra autoriale dhe të përkthyera, të Mexhid Yvejsit janë:

1.“Prej errësirës në dritë”, Shkup, 1997;
2.“Në shërbim të Zotit, të popullit”, Gjakovë, 1998;
3.“Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë”, Prizren, 1999;
4.“Ilaçi i lumturisë”, Gjakovë, 2000;
5.“Për Fe e Atdhe”, Gjakovë, 2001;
6.“Kështjella e gjakut tonë”, Gjakovë, 2002;
7.“Ylematë e Gjakovës - Mburojë e Kosovës” Gjakovë, 2003;
8.“Rrëfime të vërteta”, Prishtinë, 2004;
9.“99 - Emrat e bukur të Allahut”, Gjakovë, 2010;
10“Prejardhja e festave”, Gjakovë, 20011.
........
“Në dritë të njohjes” është libri i tij i 15-të i botuar.

Dhashë Zoti që autori dhe shkrimtari Mexhid Yvejsi nga Gjakova, të ketë ymër, jetë, të arrijë të botojë edhe librin e 30-të ...

Mexhid Yvejsi jeton dhe vepron në Gjakovë, në Kosovë.

Faik MIFTARI
Prizren, 10 Janar 2012







Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një libër i ri përplot njohuri - Në dritë të njohjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pak njohuri per préjardhjen e disa qyteteve Shqiptare.
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» KONGRESI I MYSLIMANËVE NË SHBA OFRON DRITË PËR ISLAMIN
» Diskutimet ndaj njohjes te Kosoves
» NJË LIBËR I RI - 99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: