Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rencense"Kur hapen portat e trëndafilta"perTeresinka Pereira

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rencense"Kur hapen portat e trëndafilta"perTeresinka Pereira Empty
MesazhTitulli: Rencense"Kur hapen portat e trëndafilta"perTeresinka Pereira   Rencense"Kur hapen portat e trëndafilta"perTeresinka Pereira EmptyFri Nov 22, 2013 6:39 pm

INFORMIM

NJË SUKSES I MADH I "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
PAS BOTIMIT TË SHUMË LIBRAVE TË POETËVE NGA VENDET E TJERA TË BOTËS, PAS NJË DEKADE NJOHJEJE, TERESINKA PEREIRA , POETE, SHKRIMTARE, PUBLICISTE, STUDIUESE BRAZILIANO -AMERIKANE, PRESIDENTE E IWA, "FLET " TASHMË SHQIP ME LIBRIN "ENGJEJT NDAJ URREJTJES..."

AUTORE: TERESINKA PEREIRA, PRESIDENTE E IËA
SHQIPËRUESE : MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA), POETE, PËRKTHYESE, IWA, WPS, UPLI
REDAKTOR LETRAR: KRISTAQ F. SHABANI, PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS, AOM
MUNDËSOI BOTIMIN E KETIJ LIBRI : MINA ÇAUSHI, POETE, TIRANË , ALBANIA, ME BANIM NË ATHINË , GREQI
LIBRI U BOTUA NË SHTEPINË BOTUESE "MARIN BARLETI" TIRANE, 2013

Arritje pegasian
Nje nga sukseset e letersise pegasiane .. Prurje ne shqip me nje shqiperim dinamik, te nivelit....

Kur hapen portat e trëndafilta
nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
Poet, shkrimtar, studiues
President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA

1.Të përcjellësh në një gjuhë tjetër melodinë vetjake në partiturë të harmonizuar, individuale, të një stadi poetik të arrirë, jo vetëm nga arkitekturimi, por edhe nga pjekuria artistike, natyrisht, ka vështirësi dhe koeficenti i vështirësisë është i rritur, i cili, në sajë të studimit analitik të përmbajtësisë, të këndvështrimit me objekt dhe të idesë për të sjellë në shqipërim këtë ngjyrim mendimi, i ulet ”efekti” i tij. Ky, pra, ka qenë synimi në këtë paraqitje nga ana e poeteshqipërueses, e cila ka, pothuajse një dekadë njohjeje me poezinë dhe mënyrën e të konceptuarit të kësaj krijimtarie. Është dashur një përkujdesje e jashtëzakonshme, një studim analitik, një njohje racionale, thelbësore deri ne pore, deje, e kësaj krijimtarie për ta sjellë në shqip.
Ishte një synim madhor për të realizuar një tejnjohje të krijimtarisë së poetes, shkrimtares, studiueses dhe personalitetit të trajtesave të të drejtave njerëzore, Teresinka Pereirës, e cila prej vitit 1978 është Presidente e IWA, një organizëm superior letrar, me qendër OHAJO, SHBA, i cili jep kontribut të pamat në letërsinë dhe artin bashkëkohor, duke grumbulluar në këtë organizëm njerëz kreativë të nivelit... Jam pa dyshesë krenar, pasi isha i pari anëtar i IWA në Shqipëri, qysh në vitin 2005.
Po si konceptohet ky organizëm ndërkombëtar?
Teresinka bën një përcaktim saktik për IWA: ”IWA u themelua në vitin 1978. Objektivi i IWA është të nxitë mirëkuptimin, miqësinë dhe shkëmbimin letërsi/ art në pesë kontinente. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me luftën, shtresën e ozonit dhe shterrjes së tokës, ndotjen, racizmin, seksizmin, dhunimin e të drejtave njerëzore, të pastrehët, SIDA. Ne mbështesim të drejtat dhe liritë në Deklaratën e Të Drejtave Njerëzore për të gjithë njerëzit, gjithkund. Ne vlerësojmë: respektin dhe të kuptuarit e të gjitha kulturave dhe traditave etnike: liria e shprehjes dhe diversiteti brenda kufijve të vetëm një bote. Më thelbësore, sesa liria e shprehjes dhe diversitetit, ne vlerësojmë refuzimin e racizmit, seksizmit, tribalizmit dhe moshizmit. Ne nxitim kreativitetin dhe mendimin kritik në letërsi dhe në art. Ne mbrojmë arsyen, shkencën, lirinë e hetimit dhe alternativat etike. IWA njeh vlerën dhe ju bën nderime krijuesve të mëdhenj, të cilët janë anonimë...”.

2.Transmetimi i produktit mendor në gjuhën tjetër, në të cilën përkthehet, duhet të jetë i nivelit, sepse, vetëm kështu, kryhet detyra më së miri dhe jepet profilizimi real mendimor dhe figurativ. Sikundërse dhe ajo shprehet: “Një përkthim i mirë është i rëndësishëm, sepse mund të të japë të njëjtën kënaqësi të ndjeshmërisë tënde duke lexuar poemën, sikurse ajo ishte vetëm në origjinal, por një përkthim i keq mund ta vrasë poezinë”.
Ky përcaktim saktik është një nocion kategorik, i cili duhet të stimulohet.
Nëse nisem për një përkufizim tipik të poezisë së Teresinkës do të shprehesha se kemi të bëjmë një poezi të shkurtër, koncize, e cila i jep rëndësi mesazhit, problemit, theksit dhe kërkon të apelojë për ndryshim koncepti të individit, për hapje të horizontit të tij. Poezia e saj ka brenda dhe simbolikën, një poezi e temperuar lirike e dalë nga një botë shpirtërore, e cila kërkon ndryshesën dhe përmbysjen në rifitimin e kahjes të së mirës, mbretërimit të saj dhe të humanes… Këto parakushte kanë ardhur, si rrjedhojë e një logjike të përparuar …, i një synimi shpërthyes dhe e rritjes së produktshmërisë mendimore. Vetë hapësirëgjërësia rrokëse dhe e nivelit e përforcon këtë bindje. Kjo ka ardhur edhe, për fat të mirë të saj, nga edukimi permanent për t’u bërë shkrimtare, qysh në hershmërinë e saj, në bazë të integritetit intelektual të paraardhësve, një shkollim dytësor ky i nevojshëm.
Teresinka, nëpërmjet shprehësisë, e cila krijon afri, thekson parapëlqimet e saj dhe karakterin realizues. Këto informacione dalin gjatë intervistave dhe studimeve të vetë procesit procesit poetik, ngacmimit dhe spontaneitetit krijues… Ajo ka bindësi, kur shprehet: “Poezia më sjell mua një lirizëm të befasishëm”. Dhe për të ilustruar këtë konceptim bazohet në “parabolën krijuese” të Ilma Fondes: ”Poezia është timbri që pluskon, kur arsyeja fundoset”. (Ilma Fondes ( Kapital i Redaksisë në # 123, viti XIV i botimit, qershor 2004).
Thelbi i saj poetik është ”manifesti” tipik i pushtetit shpirtëror të paimponuar, por të vrulluar vetë, në sajë të ofrimit të zjarrmisë vepruese me ndikim pushtues të mendjeve për të apeluar dhe kundërvepruar kundër sjelljes tipike: “Lufta në çdo vend të botës, dhunimi i të drejtave njerëzore, shkatërrimi i planetit nga qenia njerëzore”, duke proklamuar në krijimtarinë e saj zgjidhjen: ”Zgjidhja: Ripërcaktimi “Qytetërimi” dhe “Humanizmi”, duke e konsideruar këtë nxitës”. Kjo është një detyrë për secilin nga qeniet njerëzore: të ndalojë luftërat pa fitues, të respektojë njëri - tjetrin, duke përfshirë natyrën dhe kafshët në zhvillimin e një pako lehtësimi humanitare. Ndaj temat e krijimtarisë pereirane janë dy: ”Dashuri dhe përmbysje politike”. Po si realizohet kjo mënyrë përcjellësie e zjarrtë në mënyrë universale?
”Temat e mia, - thekson ajo, - të parapëlqyera janë: Dashuria dhe Politika. Shkruaj në spanjisht, portugalisht dhe anglisht. Në atë mënyrë që e gjitha poezia ime është shkruar në këto tri gjuhë. Pastaj unë kam shumë përkthyes në gjuhë të tjera: rusisht, frëngjisht, greqisht, hebraisht, arabisht, koreançe, kinezçe, japonisht e tjerë, rreth 20 gjuhë të tjera”. Kjo tregon se një përhapje e tillë e bukur universale e krijimit, është më se e nevojshme dhe merr trajta ”sensitive-iniciale” në botën shpirtërore të njerëzve, të cilët ndezin mendjet, duke u kthyer në realizatorë, nëpërmjet shumë formave dhe trajtave aktive dobiprurëse...Pra shumëdijegjuhësia është një nga detyrat e sotme, e cila realizon shkëmbim universal vlerash...
Qëndrimi i tillë me ”thithësit” e produktivitetit krijues të saj qartësohet në thënien e saktë: “Unë e kuptoj se çdo të thotë të jesh një lexues. Si një lexuese, unë kam një rreze veprimi vëmendjeje të shkurtër. Unë e di se, të gjithë lexuesit në botë, preferojnë të lexojnë një poezi të shkurtër, sesa një të gjatë. Gjithashtu shkruaj në lidhje me ide dhe ndjenja. Një poemë është më e efektshme, kur ajo shkon drejt e në thelb. Përsëritja është e mërzitshme. Për të njëjtën arsye preferoj të botoj një poezi në një kohë të caktuar, sikundër në antologji, revistë apo internet. Është mirë të kesh shansin për të lexuar një poezi të shkurtër dhe të ndash ndjenjat e poetit. Kërkohet më shumë kohë për të lexuar një libër”. Këtu pra zbulohet dhe preferenca e saj.

3. Ku shprehet universialiteti i veprës së Teresinka Pereirës?
”Unë kam botuar 40 libra, 800 esse dhe rreth 3000 poezi në shtypin ndërkombëtar. Përveç librave kam botuar një libër në Indi: ”A Cow On The Sad Plains” ( Një lopë në fushën me lule të trishtuar ( poezi ), Orissa, Indi, Koha e botimeve të poezisë, viti 1988. Të preferuarat e mia janë: Russia: ”Winter’s Poetry” Rusi (Poezia e Dimrit, poezi ); Boulder, CO, Shtypi i Poezisë Ndërkombëtare, viti 1985; ”L’Horloge”/El Reloj ( Ora ), përkthyer në frëngjisht nga Jean Paul Mestas, Paris, Botimet Jalons, viti 1993; MAKAPI. Poezia e përkthyer në greqisht nga Denis Koulentianos, IWA, viti 1997; ”Ratschläge fur Festtage” (Këshillë për festimet) përkthyer në gjermanisht nga Jaime Salas, IWA, viti 2000; ”Poémes Récents” L. Hunn Editeur, Koleksion Poétes, Amis, Bern Sëitzerland, viti 2000; ”From Night to Night”, (Nga nata në natë) përkthyer në japonisht nga Takeoka Norio, IWA, viti 2000, e tjerë, duke arritur në këtë pikë tashmë të ”zjarrtë”: ” Ëngjëjt ndaj urrejtjes...“(Teresinka Pereira flet ”shqip”), në sajë të lëvizjes pegasiane për të njohur poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj bashkëkohorë.

4. Çfarë e karakterizon tiparësisht krijimtarinë pereirane?
Sinqeriteti i padiskutueshëm, i cili ka qëllim të efektojë dhe të mbushëmendësojë për atë që shpreh dhe paraqet..., duke treguar anët e forta dhe të dobta ...Teresinka është e drejtpërdrejtë. Le t’i referohemi një zbërthimi analitik të bërë prej meje në planin analitik të një krijimi të saj :
Pickimi i shërbëtorit nga një fluturues blu
Në materialin “Frei Beto, një autor superstar brazilian në Venezuelë” autorja, Teresinka Pereira, ka përdorur me natyralitet dhe faqas mendimet e saj analitiko - kritike për disa akte madhore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë njerëzore të liderve të tillë, në aspekte kërkuese, kur ata janë të impenjuar gjatë jetës së tyre - përvojë, duke u udhëhequr e ndikuar totalisht nga kahje pozitiviteti dhe ngarkesa rëndese për qëndresë në frone pushtetore me liri e për lirinë e të tjerëve. Shpreh analitikën e saj, në rastin, kur ka divorc ose kontraditë “flakadan” me idetë shprehëse, të cilat duhet të realizohen, por hasin pengesë realizuese. Teresinka Pereira, me aftësinë e saj zbuluese, ka kapur e përsiatur dinamikisht një protagonist të refleksionit, të prodhimit të këtyre ideve, Frei Breton, (përkufizimi i saj është i natyrshëm, pa metaforizim apo hiperbolizim), natyrisht i famësuar në krijimin e veprave të tij dhe të ideve progresive. Lënia e pushtetit, postit të fituar apo të ofruar në mënyrë “freibreto”, është një shëmbëlltyrë nxitëse me fytyrë natyrore e shpirtërore, të cilin e realizojnë vetëm të mençurit, kur shikojnë që, megjithë përçapjet klasike, dinamike, të moderuara, nuk ka depertim të idesisë liberale dhe gjithçka është njësoj. Kjo sjell dhe tërheqësinë, pasi mosrealizimi i idesë ka dhe humbjen e rolit… Kjo buresë gjallëruese e idesë është e lidhur edhe me ndikimin teologjik dhe të aftësisë së ndikesës në strukturën trunore të njeriut të lirë dhe operues. Një nga problemet më pikante, në këtë material përgatitor, është sesa madhor është shpjegimi i dhënies së fuqisë personave të angazhuar dhe kuptimësia, sesi e përdorojnë këtë pushtet këta persona, të cilët e përdorin fuqinë dinamikisht për të zbuluar ndërgjegjen e tyre shpirtërisht; është zbulesa më ballore dhe frontale. Kjo është zbulesa e të aftit, aftësisë për ta mbajtur e shtrënguar fuqinë e për ta përdorur pushtetin në favore. Kjo që zbulohet në këtë material është karakteristikë, e cila shfaqet dinamikisht te njerëzit që, po u dhe një herë pushtetin të posedojnë forcë, nuk mund t’i shkëputësh nga forca, paçka nga e tentuara e lodhshme. Këtu kemi të bëjmë me protagonistimin e intrigës së dëmshme, e cila i tjetërson ata, të cilëve u ke dhënë fuqinë, forcën për të drejtuar. Kjo është karakteristikë tipizuese edhe në Ballkan, por edhe në Shqipëri( e bërë vetëm në ndonjë rast sporadik në formatim demokratik, tërheqje ). Shembëlltyra Frei Beto e dhënies së dorëheqjes, është një akt, sa shembullor, aq dhe i vëmendshëm për t’u ndalur e për t’ju referuar. Militantizmi ka aftësinë të lëshojë njolla në veprimtarinë përmbushëse. Veprimi i tërheqjes nga qeverisja është reflektim dhe siguri mendore vepruese, leksionuese për kategorinë e njerëzve, të cilëve u ke dhënë forcën, që duhet ta kryejnë këtë akt madhor, por intrigimi nuk i lejon kurrsesi, ndaj kjo, në këtë rast flagrant, kërkon dinamikën e mendimit shoqëror heqës. Mendimet e Frei Betos për solidaritet dhe demokratizim janë efikase, por vetë solidariteti dhe demokratizimi janë një proces i vështirësueshëm, një laborator mendimor, profesional dhe shkencor, i cili kërkon kohë dhe interpretues.
Të këqijat mbretëruese apo ganxhuese janë plagëzuar natyrshëm, si rrjedhojë e mos qëndresës dhe kultivimit të mendimit progresiv. Të bie në sy theksimi i nevojës këndvështruese, e cila është natyrisht mësim, për çdo problem të kontraktuar; përdorimin e kontradiktës në një politikë sociale tejet të avancuar dhe politikës të re liberale për të realizuar ngopjen dhe ecurinë e organizmave prodhuese. Njerëzit e këtij karakteri - Frei, kërkojnë të ketë përmirësime të jetesës dhe kjo arrihet nëpërmjet reformave të organizuara mirë dhe të menduara të përfitojë pjesa më dërmuese e shoqërisë e sidomos ajo e varfër…, Ky është një ngacmim jashtëzakonisht i mprehtë, pasi të pasurit gjithmonë sakrifikojnë drastikisht të varfërit, duke realizuar edhe në sistemin demokratik një “ganxhim” e prangëzim pa e metaforizuar të njëklasimit përcaktues dhe mbretërues, i cili, shpesh, vishet me kallaj, duke treguar prioritetet e sistemit. Esenca e nevojës së kthimit të mendimeve pas në përvojë dhe depertimi në zemrën e fuqisë, sipas përkufizimit të Frei Betos është një natyralitet i të gjithëve atyre, që kërkojnë progresin social, shoqëror dhe ecurinë. Trajtesa origjinale dhe kapja e synimit mbisundues, flet për një substrat të sitisur të autores dhe kapje të rëndësisë në katër kahjet e horizontit.

5. Në të gjitha mbresat udhëtuese Teresinka lot role të rrëfyesit, të kronikimit, të ciceronit të objekteve madhështore të aktitekturës të mendjes njerëzore, në çdo vend që viziton, gjithashtu ajo i jep rëndësi të veçantë ngjarjes, ndodhisë, takimit plot ngjyrime, hapësirës së shtrirjes, etikës dhe aftësisë për t’u ngritur dhe për të përforcuar prirjet e personalitetit të fushës, që i përket… Një rëndësi të veçantë i jep edhe zbulimit të kontrastit, prirjeve të një një miqësie modelare si dhe të aftësisë për të zbuluar me intuitë gjithçka që i vëren syri…Dhe mbi këtë, ajo deduksionon logjikisht. Teresinka Pereira është një kryepërfaqësuese e botës së feminilitetit botëror.

6. Duke lexuar këtë vepër, nëpërmjet narracionit të Teresinkës edhe lexuesi i thjeshtë ndjen se është shoqërues në këtë rrugënajë të bukur plot mbresa dhe analitika, plot impresione dhe të vërteta të bukura dhe të hidhura.
Është mëse e nevojshme të ndalemi shkurtimisht te simbolika e kësaj vepre…
Sikundërse thamë në citimet vetjake, Teresinka krijimin e saj kërkon ta japë me ngjyrat e dëshiruara prej saj ; të jetë i kuptueshëm dhe ndërveprues…, por, në këtë krijim, ndesh dhe me simbolikë impresionuese: Unë do të iki shpejt, pa pranga, duke marrë në trupin tim një shenjë; kërceva jashtë nga lëkura ime ngjyrë trëndafili; Energjia e ndarë, bën që fajkojtë të bien kokëposhtë, në rrugën e fatit; vetëvrasësi i përmalluar; të krijojmë një fortesë të zjarrtë nga fjalë të padobishme; Po balta jonë s’mund ta ketë ngjyrën e yllit; Ne kurrë s‘do të përfundojmë së ilustruari statuja; Flakët, zjarri dhe qyteti kërpudhë i tymosur; Unë përpij pafundësinë, me një zili mbinjerëzore, për ekzistencën e saj të qëndrueshme; një simbol kohor i dashurisë, duke prekur qiellin me krahët e tij të hapura; Engjëjt i kanë rezistuar gjithmonë urrejtjes; krahët e engjëjve, në stacionin e kohës; Unë jam një dallëndyshe me krahë të thyera;Ky shi ka shikime të thella; Mjaft duke folur me vdekjen në buzët e tua.
Këto shëmbuj tregojnë aftësinë e shkrimtares, poetes, për të figuruar letrarisht, por edhe në kontekstin psikologjik. Shpeshherë krijimet e saj poetike fokusojnë qëndrimin psikologjiko-moral.

Përfundesë:
Libri disaplanësh “ Ëngjëjt ndaj urrejtjes“ është një prurje e guximshme, dhe e suksesshme, i cili do të lozë rol në njohjen e shkrimtares dhe poetes, Teresinka Pereira dhe me ndërvarësitë e saj, në njohjen e letërsisë së sotme bashkëkohore; në marrjen e dijenive për funksionimin e organizmave të fuqishme letrare, në kohën e sotme... Realizimi i një përkthimi niveli, sipas standarteve të gjuhës së sotme shqipe, nga poetja dhe përkthyesja Majlinda Shabani (Aleksandra) është një sukses, jo vetëm vetjak i saj, por edhe i LNPSHA“Pegasi“ Albania, e cila ka bërë të mundur të njihen krijuesit e bashkëkohësisë...
Gjirokastër, Albania, tetor 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Rencense"Kur hapen portat e trëndafilta"perTeresinka Pereira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MAJLINDA SHABANI AN ALBANIAN POETESS by Teresinka Pereira
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Xhamitë në Gjermani i hapën dyert për të gjithë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: