|
| "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:45 pm | |
| Në kuadrin e Manifestimit “ 29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit
Ylli Ajdini, krijues i Degës së LNPSHA “PEGASI” Gjirokastër
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:46 pm | |
| Krakëllimë e Sorrave
Episod “vrasës”
Ai ishte duke ecur me nxitim në krahun e djathtë të rrugës, e cila të çonte në drejtim të xhamisë së vjetër të qytetit dhe, thuajse, ndaloi, kur arriti para një kryqëzimi rrugësh. U duk, sikur vendosi të kthehej mprapsht, por zgjodhi të ecte përpara. Ndërkaq, u fut për t’iu shmangur vapës, gjithsesi, aspak me mëdyshje, por as dhe me nxitim përgjatë një ledhi veshur me shkurre dhe trëndafila të egër, i cili kalonte para murit me kangjella prej betoni të stilit gotik e që nga ana e vet rrethonte institucionin nga pjesa e sipërme e tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:46 pm | |
| - Hej, xhaxhi,… - u dëgjua me një lloj naracizmi zëri i njërit prej djemve, që rrinte gjysmë i shtrirë fshehur pranë bustit të ngritur, para fasadës dhe pas murit, në mes të gjelbërimit dhe luleve të mbjella simetrikisht. Mesoburri u ndal pakëz dhe përqëndroi vëmendjen.Ndërkaq djali vijoi : - Ti di ç’është puthja?” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:46 pm | |
| Një grim, pas pyetjes pati një sundim të heshtjes, por jo mungesë të menduari. Dhe se përsëri, për çudi të tjetrit, diku jo shumë larg “gjysmështririt”, në mes të pyetjes dhe përgjigjes, u dëgjua një e qeshur, që ishte më shumë, si një përbërës karakteri, sesa si një emocion njerëzor. Dhe e gjitha kjo, si për t’i dhënë më shumë dritë hijes së kalimtarit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:46 pm | |
| Në çast pati dëshirën t’u “përgjigjej” edhe ai me një pyetje, por për këtë nuk u shpejtua. - Nuk e kam shkollën tuaj, - u dëgjua më në fund, pas një pauze, zëri i njeriut me këmishë të bardhë, të cilit nuk erdhi, natyrisht, mirë nga pyetja dhe e qeshura , por ai vazhdoi ai me një ironi të padukshme: “Pyesni për këtë njëri- tjetrin, ose më mirë “Atë”, - dhe bëri me shënjë për nga njeriu i derdhur në bronz, që s’ishte veçse gjuhëtari i shquar, emrin e së cilit mbante, “çuditërisht”, ende instituti i qytetit të vjetër, ose ndryshe, siç e thërrasin sot më të moshuarit, universitin e ri të qytetit të ndryshuar.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:47 pm | |
| Ndërsa la pas hijen e rëndë të blirit si dhe aromën e parfumeve studentore, u ndodh, si pa e kuptuar në rrugicën me kalldrëm, ku dielli i përflaku paksa fytyrën, por që shpinën ia la të ftohtë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:47 pm | |
| - “Edhe një herë që vendosa të ndërroja rrugën, humba kohën, - tha me vete dhe vendosi pëllëmbën e dorës mbi vetulla për të mbrojtur fytyrën, thuajse pa rrudha nga rrezet e diellit të drekës. - Ishte një veprim, i cili vazhdoi derisa ai dhe hija e tij u zhdukën në brendësinë e hapësirave, nga ku dielli dhe studentët nuk dukeshin më.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:47 pm | |
| - Përgjatë gjithë rrugës që ecte për të arritur aty, ku duhej të arrinte, ndjeu diçka si keqardhje, por që shpejt dyshoi te kjo ndjenjë, ngaqë admirimi për shkencëtarin e bëri atë të mos e kujtonte më kohën “e humbur”. - Ecte i heshtur, por hera - herës shfaqte dhe ndonjë shqetësim. Këtë s’po ia vinte re askush. E gjithë rrugica kishte rënë në qetësi të rastësishme. Në hapësirën mbi çatitë e dy-tre shtëpive me rasa guri, veç fluturonin, me krakëllimë disa sorra të hallakatura.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:47 pm | |
| - Kështu, i vetmuar, si kaloi një farë kohe të mirë. Megjithëkëtë, admirimin dhe heshtjen e shoqëroi, i vetëjdishëm, me një urrejtje për vetveten… - As vet nuk e kuptoi pse kjo ndjesi i lindi në çastin, kur po shtypte butonin e ziles… Ndoshta dhe sepse iu kujtua, dhe për këtë i erdhi përsëri turp nga vetja, pse ju pati thënë pak më parë studentëve: “Pyesni më mirë atë…” dhe s’ju tha: - ”Më mirë ata..., “ duke aluduar për këshillin “akademik”… Por ekzistonte dhe një ndoshta tjetër: Mund t’i kishte kërkuar edhe vete bustit të heshtur, që të largohej prej andej.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:48 pm | |
| - Por nuk përzgjodhi dhe nuk bëri as njërën dhe as tjetrën, ngaqë vetë e kishte të qartë të anasjelltën e arsyes, por edhe shumëllojshmërinë e tyre. Sidoqoftë studentët dhe studentet, zagushia dhe mendimet, nuk shqetësuan më, sepse, tashmë, kishte hyrë i qetë në shtëpi dhe, sapo hyri, ai ndjeu, si zakonisht, puthjen e rrëmbyer të fëmijëve, të cilët e bënë të harronte të gjithë shqetësimet e ditës. Megjithëkëtë, ai s’e harroi atë pyetje përbuzëse dhe atë të qeshur ireale, të cilat i gjykoi si elementë realë, por të një realiteti të çuditshëm. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:48 pm | |
| - “Dëshira për të mësuar dhe duke pyetur, - mendoi,- s’qenkërka gjithmonë argument i dëshirës për të justifikuar diturinë si nevojë”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster Fri Sep 21, 2012 5:48 pm | |
| Duke e sistemuar edhe këtë episod në tufën e kujtimeve që i rëndonin shpirtin e la më në fund trupin të pushonte i qetë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster | |
| |
| | | | "Krakallima e sorrave " nga Ylli Ajdini,Gjirokaster | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |