Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:27 pm

Prend BUZHALA: Libri me ese i Ali Podrimjes “Ëndrra kallëzohet në mëngjes” (2001)
nga Prend Buzhala më 2012-07-27 në orën 3:03.MD ·



Nga një varg shkrimesh për Ali Podrimjen, që kam botuar nëpër libra e mediet e shtypura, mora këtë recension që flet për të nga një kënd tjetër: nga ai i eseistit dhe publicistit tek tetë librat e tij. Gjatë vitit 2001 ai ishte redaktor i shtojcës së bukur të RILINDJES për kulturë, që dilte të shtuneve. Për një vit rresht unë dërgoja për çdo javë shkrimet e mia për librat që botoheshin. Një bashkëpunim pa shumë fjalë, kishte besim te shkrimi që bëhej dhe shprehej me fjalë miradije e aso fjalësh ai i kursente, i kishte të rralla. Në fakt, shkrimi është botuar te gazeta “RILINDJA” më 2001 dhe i ribotuar tek libri im “ODEONI I FJALËS” më 2003, ku Aliun e kisha redaktor libri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:27 pm

URTËSIA E SHQUAR E SHKRIMIT



(Ali Podrimja: “Ëndrra kallëzohet në mëngjes”, ese, botoi “Rilindja”, Prishtinë 2001)



Dy shkrimet referenciale “Muzgu” dhe “Ferku”, e hapin dhe e mbyllin librin “Ëndrra kallëzohet në mëngjes” të Ali Podrimjes. Nata metaforike do të shtrihej në mes. Pra, nata lind me muzgun, kur skeptri i Hipnosit dhe i të birit të tij, Morfeut, i prekin sytë e njerëzve për t’i vënë në gjumë e për t’i dërguar në ëndrra të bukura. E çka mund të shohësh kur është natë, do të pyeste, Martin Hajdeger, pos hijes e territ të dendur, kur edhe meditimi merr po atë pamje? Ndërsa Hija është zbulim i shenjave të natës, por edhe dëshmi e ekzistimit. Ali Podrimja do të na i shpërshfaqë Shenjat e Shkrimit në kozmosin e paanë të letërsisë për ta davaritur terrin e për të hedhur dritë mbi errësirën e kohës sonë, për ta dëshmuar Ekzistencën. Jo më kot grekët e lashtë e përfytyronin natën edhe si kohë të logosit, pra ta vetëdijesimit mbi gjendjen dhe mbi situatën, në të cilën gjendet njeriu. Kurse Podrimja librin e tij na e përplas përpara si një paradigmë leximi; i shkruar e i botuar mbas luftës, ai sa nuk na thotë se agimi ende është larg, se liria nuk ka arrijtur as deri te “Ferku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:28 pm

Muzgu dhe Ferku: logos-i mbi situatën



Me librat :

"Tkurrja e Atdheut” (1996),

“Libri që nuk mbyllet” (1997),

“Burgu i hapur” (1998),

“Harakiri” (1999),

“Dielli i Zi” (2000)

“Ëndrra kallëzohet në mëmgjes” (2001),

mandej "Letra nga të vdekurit" (2004) dhe

"Fundi i mitit" ( 2007)

Ali Podrimja ka vigjëluar gjithnjë mbi vetëdijen tonë. Të tetë librat e përmendur na e paraqesin shkrimtarin në një përmasë tjetër të shkrimit pikërisht në kohën më të rëndë, në atë të kthesave të mëdha. Ndërsa “Muzgu” do ta thërrasë amshueshëm “Ferkun”, atë “harkun e mprehtë të ditës” (fq. 222). Shkrimtari e ka zgjedhur eseun publicistik, aty ku Ndodhia, Dëshmia, E dhëna, Kujtesa dhe Refleksioni dalin në plan të parë. Çuditërisht, edhe në këto shkrime, Podrimja është po ai poeti i revoltuar që fshikullon me sarkazmin e tij, është po ai krijuesi i magjisë së shkrimit, i thënies koprrace e i figurës së zjarmishme poetike. Temat e përmbajtjet e gjashtëdhjetë e një shkrimeve të këtij libri janë krejtësisht të ndryshme, por ato i lidhin fije të shumta të nervaturës stilistike-ligjërimore, i ndërlidh forma e brendshme, si shprehen rëndom eseistët. Kujtesa e poetit nuk ka lejuar të bjerë në gjumë; ajo do t’i regjistrojë, nëpërmes shkrimit, si tragjiken, ashtu edhe historinë, por ai ligjëron edhe për maskenballin kombëtar. E nis me rebelizmin e Konicës: “Shqipërinë shpëtoje, o Zot, nga shqiptarët.” Kaosi i dhunshëm kombëtar, kujdestarët e patriotizmit të rremë, pushtimi i Olimpit të paqenë, lavdërimi për hiç punë, ndjekjet e përndjekjet, hasmëritë, përdhunimet trupore e mendore, hafijellëku i hapët e tinzar për një copë karrige, imituesit e verbër të Evropës, bashibuzukët anadollakë…E gjatë do t’ishte lista e pseudove dhe e mediokrëve. Fjala “vrimë” i shkakton dridhje krijuesit; në maskenballin kombëtar njerëzit harrojnë se çka ndodhi pakëz më parë, diku në Bllacë e gjetiu. Folësi i Ali Podrimjes i ngjet Nomit të mitologjisë antike, i cili i përtallte veprat e njerëzve e të perëndive. Edhe të marrët kanë nevojë ta kenë perëndinë e tyre; kurse Nomi pati kritikuar Hefestin pse në qenien njerëzore nuk krijoi një vrimë, në mënyrë që të lexoheshin mendimet sekrete të njeriut. Këtu e lexojmë po atë fërgëllimë fishtiane te “Nomi” prozhmues. Prandaj krijuesi e çmon guximin intelektuaL.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:29 pm

Interferenca e krijuesit



“Leximi i xhamit të errët” përbën ciklin e parë të eseve të këtij libri, në të cilin e shquan etikën e estetikës së tij. Secili lexues e ka shkrimtarin e vet të fëmijërisë, na thotë Podrimja. Ai na e zbulon këtë “sekret” të fëmijërisë së tij: për të ky shkrimtari dashur ishte Petro Marko, që i dinte fshehtësitë e jetës e të artit. Te shkrimtari i tij “i fëmijërisë” Podrimja çmonte predikimin e vëllazërisë shqiptare e njerëzore, rebelizmin e tij, pakënaqësinë dhe divorcin me diktaturën. Gjithnjë me veskun ligjërimor e eseistik të qasjeve, autori kap kënde të ndjeshme e të veçanta jetësore e letrare, për t’u shquar, së këndejmi, zëri për të vërtetën, nga e cila do hequr tymnajat e gënjeshtrës, të manipulimeve e të shkarjeve nga më të ndryshmet. Ndryshe s’kishte për të qenë te një shkrim denigrues, qoftë ky edhe i një Kadareje të madh, i cili e quan letërsinë shqipe të Kosovës si “dokërr avangardiste”. Podrimja përleshet edhe me “mosinformimin” a me denigrimin tjetër të një krijuesi nga Shqipëria që përpiqet t’ia bëjë Anton Pashkut, ashtu sikundër do të ballafaqohet me fenomenin e grafomanëve që përhapin një prostitucion të paparë shpirtëror e kështu shkon deri te fakti i rëndë, siç janë vrasjet e intelektualëve dhe të krijuesve në mesin tonë, si “një tjetër robërim” yni. Tisi i dyshimit e mbulon edhe shkrimin: as leximi e as shkrimi nuk mund të ndërrojnë gjë! E keqja prapë nuk mundet! E shkrimtari përsëri është në udhë për ta shkruar librin për atdheun. Në udhëtimin e tij prej “Muzgut” e deri te “Ferku” kushedi sa kohë ka kaluar. Interferenca e krijuesit zhytet në problemet e kohës sonë për të gjykuar e polemizuar, për të verifikuar ide e fakte, që të tjerët (mediokrit vrasës e karagjozët) i kthejnë me kokë teposhtë. Ciklet e eseve “Njeriu i dy mileniumeve”, “Ti dhe vrasësi” dhe “Frikë për të ardhmen” nuk e demaskojnë vetëm “lirinë në kohën e kaosit”, po edhe shovinizmin serb, që vazhdon të çirret edhe pas gjithë atyre ngjarjeve të përgjakshme dhe i cili shovinizëm tani përpiqet të vishet me rroba moderne. Ndërsa zërat fërgëllues të Podrimjes shpesh e shpesh këmbehen me zëra të historisë e të qëndresës (Shën Albani, Kulla e Jasharajve), me zërat e dhembjes së të zhdukurve e me ata të krenarisë së të rënëve. Ai e ngre gishtin e tij qortues dhe e shqipton fjalën qortuese gjithnjë me vizionin e intelektualit e të krijuesit; gjithnjë me sharmin indiskret të thënies së shkoqur, të qartë, të shkurtë, si dhe me modelet e eseistikës publicistike moderne. Denoncimi i mistifikimit të ndërgjegjeve e të vetëdijeve fisnore-krahinoriste, i farsave politike kombëtare e ndërkombëtare, i shpërdorimeve të pafund të vlerave njerëzore, liridashëse, shpirtërore e kulturore, përbëjnë një tjetër vlerë të librit. Edhe pse udhëton “nëpër natë”; ai nuk na shkëput nga realja, gjatë këtij leximi nëpërmes “xhamit të errët”. Pra, të leximit të vetvetes, si në pasqyrë. I shpërbërjeve tona të llojllojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:29 pm

Ars combinatoriae



Shkrimtari Ali Podrimja nuk e rrudh realitetin vetëm te gjërat e të ultës, të neveritshmes, të shëmtuarës. Vizioni i tij krijues është shumë më i gjerë: respekt dhe liri për të gjithë. Eseja e Podrimjes është një “ars combinatoriae” e veçantë: short story e zëvendëson minieseun, kurse kallëzimi tërë tmerr për shpërdorimet e për keqpërdorimet nëpër kohë, e endëzon konfiguracionin e idesë, objektit dhe atë të përshkrimit analitik. Një thënie poetike vjen në vend të përshkrimit bosh, kurse një dialog sokratik, gjithë tensione dramatike, e sjell frymën e sintezës antike e moderne të refleksionit. Eseja, në botën bashkëkohore, e zë vendin e dramës e të dialogut dramatik, thotë Maks Benze. Eseja është sprovë që zbulon stilin eksperimental. Krijuesi Podrimja këtë zhanër nuk e ka zhveshur nga letrarja. Sikundër është thënë shpesh, lloji letrar nuk është tregues i letrares (Mihal Gllovinjski). Eseja, nga ky këndvështrim, është zhanër i situatave të krizës. Kurse këto situata të turbullta, të errëta, të mveshura me muzg, i ndriçon shkrimtari me stilin e tij filigranor e me urtinë e tij të shquar e ngapak rebeluese.





(Botuar te gazeta “RILINDJA” (2001), ribotuar te libri Prend Buzhala: "Odeoni i fjalës" - redaktor: Ali Podrimja, Ndërmarrja Botuese "RILINDJA", Prishtinë 2003, fq. 388-391)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:30 pm

Seveme Fetiqi Nje kujtim i bukur,por edhe krenari qe ke pasur aftesi qe ta vleresosh krijimtarine e tij te bujshme.Gjithmone se bashku kur punohet arrihen rezultate.Krenar qe e patem nje poet te madh.Vepra e tij e pavdekshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:30 pm

Pjerin Ndreka
Profesor Prendi.Ashtu si ti krenohesh me nji miqsi apo bashkpunim me Ali Podrimjen,edhe une krenohem me miqsine qe kam me ty.Ka njena ane ,mbrenda mejet une t'kam pak zili per konsideraten qe kane te tjert per ty,ka ana tjeter kjo zili me f
ashitet kur mendoj se ti i konsideron normale te tilla raporte e konsiderata si me t'mdhajt e letrave ashtu edhe me ne pleben.Por te ndalena te shkrimi jot.Zberthimi qe ti i ban krijimit letrar(n'ket' rast ese-ve)te Ali Podrimjes,demostron edhe nji here kulturen tande letrare e estetike,qe asht nji veçansi e puns sate studimore.T'falnderoj qe m'bane pjesmarrs n'kete knaqsi profesionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:30 pm

Gjergj Nikolla
Vepra e te ndjerit Ali Podrimja do te njohe gjithnje lexues e zberthyes te simbolikes se saj qe mbart ne cdo pjese te se ciles si nje fill i dukshem qartazi eshte mundi e perpjekja njerezore per te mberritur ne triumfin e pergjithshem te sh
qiptarise...
Ju i dashur vella Prendi e sillni te plote vezhimin gjer ne imtesi te saj,pasi e keni kuptuar me gjere se ne lexim krijimtarine e ketij kolosi te letrave shqipe...
Admirimi im eshte se ju jeni mjeshter i ketyre letrave si krijues plot libra,si kritik dhe eseist i cili do sjell perseri te tilla vlera...
Falenderime per ju per shkrimin tend,si dhe ngushellime per kete humbje te vellait tone Ali Podrimja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:30 pm

Kujtim Stojku Nje recension per vepren e poetit te madh AliPodrimja,prof Prend Buzhala ka zberthyer artistikisht kete poet qe eshte bere i dashur per te gjithe.E tek shikojme kete foto qe keni bere sebashku na krenon edhe ne kur shohim se keni pasur lidhje kaq te ngushta....Ndersa analiza nuk do koment derisa ka kaluar permes penes se prof Buzhales...ajo eshte nje analize e perkryer...Urime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:31 pm

Adem Gashi Përtej reçensës, Prendi ka hedhur vrushkuj drite e dashurie, honeve e labirinteve të shpirtit të trazuar të poetit (në çdo variant, sikundër edhe në eseistikë, Aliu shfaqet poet). Më e rëndësishmja, autori kap e zbërthen esencat dhe kushdo mund të hedh akuzën për "racizëm", po raca e krijuesve të njëmendtë nuk tundet nga piedestali i fisëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:31 pm

Merita Smaja
Ju mik jeni nje lexues dhe nje analizues i vemendshem dhe i mprehte ,jeni dhe nje kritik qe dini te vleresoni gjithcka thuhet dhe nuk thuhet ne nje krijmtari.Sepse shume gjera qe vijne nepermjet simbolikes jane vlerat e verteta ,sidomos kur
flitet per poezine .E Ali Podrimja me vepren e tij ka sjelle nje shumesi vlerash te dallueshme ,sepse uni i poetit nuk eshte nje por disa,mbase edhe te larget ,mbase edhe te kundervene ,por gjithsesi ,jo te padukshem per njeri -tjetrin.Ndonjehere ndonje gje kerkon te shprehet ,ndonjehere nje mjet kerkon te perdoret ...e Podrimja kete e ben me krijmtarine e tij ,e ju e keni zberthyer dhe analizuar mjeshterisht.Te falenderoj qe me dhate mundesine ta lexoja ,dhe pergezime per punen e mrekullueshme qe beni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:31 pm

Mentor Thaqi ‎Prend Buzhala ka bërë atë që bëjnë krijuesit e shkelqyer në majat e kulturës të Kombeve, shpalosë dinjitetshëm vlerën kombëtare të Shpirtit fisnik të Poetit të poetëve të Kombit tim! Çdo gjë që është kombëtare në kuptimin e drejt të fjalës, është vlerë edhe për kombet tjera, andaj Shkrimtari-Kritiku Prend Buzhala, me dije dhe rend i vën vlerat në vend! Përgëzime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA EmptySun Aug 05, 2012 9:32 pm

Ilaz Aliu Shkrimet e Prend Buzhala janë të një dijetari që vlerëson punën e një dijetari tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty
MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A.PODRIMJA“Ëndrra kallëzohet në mëngjes”NGA PREND BUBAZHALLA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALI PODRIMJA
» Ali Podrimja
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» "TOPOSI ARTISTIK I SHKARPËS " nga Prend Buzhala

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: