Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja Mon Jan 02, 2012 11:31 am | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Botime të reja: Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja
Në fund të muajit dhjetor 2010, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka botuar kompletin e veprave letrare e shkencore të akademik Rexhep Qoses, që është kurorë e veprimtarisë së tij krijuese gjysmëshekullore. Krijimtarinë e Akademikut Rexhep Qosja e integron stili origjinal dramatik, erudicioni intelektual dhe imagjinata krijuese artistike e shkencore. Krijimtaria letrare e shkencore e akademik Rexhep Qoses kap një spektër fushash e formash të diturisë albanologjike, që nga eseja, kritika, tregimi e drama deri te sintezat historiko-letrare, historike e tipologjike dhe strukturat moderne e postmoderne romanore.
Në parathënien e kompletit, i cili ka 29 vëllime, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof.dr.Hysen Matoshi,shkruan:
“Botimi i kompletit të akademik Rexhep Qosjes është ngjarje e shënuar kulturore e përmasës gjithëkombëtare. Kultura jonë – e përfaqësuar në këtë vepër unike, edhe si studim shkencor, edhe si shprehje e veçantë e saj – pasurohet me punën gjysmëshekullore diturore e krijuese të njërës ndër figurat më emblematike të botës bashkëkohore shqiptare. Është shenjë e identitetit tonë kulturor vepra e historianit të letërsisë, e kritikut letrar, e romancierit, e tregimtarit, e dramaturgut, e autorit të historisë sonë kombëtare, e eseistit, e publicistit, e polemistit, e dëshmitarit, e akademikut Rexhep Qosja.”
Kompleti me 29 vëllime i akademik Rexhep Qoses është strukturuar në pesë cikle, të cilat përmbajnë këto vepra:
1. Veprat historiko-letrare: “Vazhdimësi”,” Panteoni i rralluar”, “ Asdreni – jeta dhe vepra”, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”, “Anatomia e kulturës”, “Nocione të reja albanologjike”, “Historia e letërsisë shqipe - Romantizmi 1”, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2”, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3”, “Porosia e madhe”, “Tri mënyra të shkrimit shqip” dhe “Semantika e ndryshimeve historiko-letrare”. 2. Veprat letrare: “Antologjia e lirikës shqipe”, tregimi satirik “I ringjalluri i penduar”, dramat “Mite të zhveshura” dhe romanet “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “ Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë”, “Bijtë e askujt 1” dhe “Bijtë e askujt 2”. 3. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: “Çështja shqiptare – historia dhe politika”, “Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Paqja e përgjakshme”, “Tronditja e shekullit 1”, “Tronditja e shekullit 2” dhe “Rilindja e dytë”. 4. Veprat publicistike: “Populli i ndaluar”, “Strategjia e bashkimit shqiptar”, “Ligjërime paravajtëse”, “Fjalor demokratik”, “Demokracia e shpërdorur” dhe “Intelektualët, etika dhe politika”. 5. Veprat polemizuese: “Morfologjia e një fushate”, “Ideologjia e shpërbërjes”, “Realiteti i shpërfillur” dhe “Të vërtetat e vonuara” .
Në krijimtarinë e tij Akademik Rexhep Qosja shquhet për vetëdijen kritike, është kundër dogmatizmit dhe pushtetit autoritar. Liria, e drejta dhe vërteta janë parime të vetëdijes së tij filozofike e etike. Në shkrimet e tij Rexhep Qosja ka theksuar: “E vërteta është mënyra e dashurisë sime për popullin tim dhe për kulturën e tij.”
Kush është Rexhep Qosja?
Rexhep Qosja ka lindur më 1936 katundin Vuthaj të Kelmendit, Mali i Zi. Mësimet e para i kreu në fshatin e lindjes, kurse tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën e Mesme (Normalen) e mbaroi në Prishtinë. Në vitin 1964 diplomoi në degën Gjuhë-Letërsi në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, në Beograd, ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike” me temën "Asdreni - jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillim të krijimtarisë së tij, Rexhep Qosja, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, pohoi se: "Realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave. Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë" 1 ishte një ringjallje e një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, kurse Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur" , e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, pra të krishterë dhe mysliman. Identitetin mysliman të shqiptarëve Rexhep Qosja e dëshmoi me argumente të pakontestueshme dhe shumë të qëndrueshme...
Disa nga veprat e Rexhep Qoses:
Episode letrare - (1967) Dialog me shkrimtarë - (1968) Antologjia e lirikës shqipe - (1970) Kontinuitete - (1972) Asdreni - jeta dhe vepra - (1972) Panteoni i rralluar - (1973) Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974) Shkrimtarë dhe periudha - (1975) Anatomia e kulturës - (1976) Mite të zhveshura - (1978) Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979) Morfologjia e një fushate - (1980) Nocione të reja albanologjike - (1983) Historia e letërsisë shqipe I - (1984) Historia e letërsisë shqipe II - (1984) Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985) Historia e letërsisë shqipe III - (1986) Porosia e madhe - (1986) Populli i ndaluar - (1990) Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992) Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994) Ligjërime paravajtëse - (1996) Fjalor demokratik - (1997) Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999) Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001) I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002) Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006) Rilindja e dytë Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007 Nata është dita jonë, - 2007 etj.
Të gjitha këto vepra dhe të tjera që tani janë në një komplet prej 29 vëllimesh, këto vepra janë një përmendore kulturore...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja Mon Jan 02, 2012 7:50 pm | |
| Baba i kombit Shqiptare eshte Qosja | |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja Tue Jan 03, 2012 2:36 am | |
| Penda e R. Qosjes dhe patriotizmi i tij nji, dhe trimeria e atdhetarismi i A.Demaqit dot mbesin lapidar ne memorjen e Kombit Shqipetar. | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja | |
| |
|