Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:28 pm


Një simpozium që u shndërrua në “Kongres”
Një arritje e madhe e letërsisë shqiptare
Nga Kristaq F. Shabani, , I. B. A poet, shkrimtar,
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

PËRFUNDIME TË SIMPOZIUMIT TË KATËRT NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” M E OBJEKT “ LIRIZMI NË LETËRSI” 13 -18 PRILL 2011




15 prill 2011 (ditë e premte) universiteti “VITRINA” TIRANË

Fjala përshëndetëse në hapjen e Siparit të SIMPOZIUMIT NDËRKOMBËTAR “LIRIZMI NË LETËRSI” I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Të nderuar, miq të veçantë të Artit magjik të fjalës ngjyrore, të shpirtit dinamik e të bukuruar!
Të nderuar poetë e studiues nga vendi dhe vende të ndryshme të Botës!
Të nderuar bashkënismëtarë të Universitetit “Vitrina” Tiranë për këtë eveniment rëndësor dhe historik për Letërsinë!
I nderuari Kryetari i Akademisë së Republikës së Shqipërisë zoti Gudar Beqiraj!
I nderuari Z/Drejtor i Institutit Albanologjik të Shqipërisë zoti Prof. Dr. Beqir Meta, akademik!
I nderuari prof. Dr. Emil Lafe, akademik, gjuhëtar!
I nderuari zoti Primo Shllaku, Drejtor i Institutit të Promovimit të vlerave të reja Tiranë..

I nderuari Rektor i Universitetit emërbukuror dhe realizator “Vitrina” Prof. Dr. Mario Kedhi dhe Z/Rektor Dr. Teki Kurti!
I nderuar Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit “VITRINA” zoti EDMOND VLASHAJ që mundësuat prezantimin e vlerave të reja në fushën letrare…
Sakrificat, shpesh herë janë të bukura e sidomos, kur arkitekturohen për artin e figurimit!

Të gjithë ju, që jeni sot këtu dhe disa që s ‘janë është e pamundur të mos jeni shqiptuar në shqip dhe në në gjuhët e tjera gjeniale. Së pari, doja të falënderoja Ju, që jeni sot këtu duke sakrifikuar për një gjë të shenjtë dhe të adhurueshme, të falënderoj gjithashtu të gjithë poetët dhe poetwt kudo në botë, të cilët dhanë ndihmesën e tyre me intelektin dhe kapacitetet e tyre mendore si: znj. Teresinka Pereira (Ohajo SHBA), Beniamin Uzon SHBA , Handa Sendoo (Mongoli), Adolf Shvjedçikov (Rusi, Los Anxhelos), Nadia Cella - Pop (Rumani), Patrick Sammut (Malta), Panajota Zaloni, Dino Kubati, Dimitri P. Kranioti (Greqi), Cristina Akeza Santos (Brazil), Jose Roberto Seki (Brazil), Alejandra Craules Breton (Meksikë), Fransua Azuela (Bolivi); konsideratën e lartë për Sekretarin General të Poetas Del Mundo, zotin Luiz Aranzo, i cili shprehu gatishmërinë e tij për pjesëmarrje, por i papranishëm për mungesë, si gjithmonë, financiare për poetët që janë ngjitur në majat e organizmave letrarë botërorë, Giovanna di Volti Lombardi (ALIAS Australi), Choi Shealung, poeten e mrekullueshme kineze e tjera. Janë të pranishëm sot këtu me kumtet e tyre si: Nadia Cella - Pop, Patrich Sammut që, për arsye familjare serioze, nuk mundën të marrin pjesë në këtë Simpozium. Jam i obliguar të falënderoj punën e shkëlqyer te Prof. Dr. Florentin Smarandache, i cili, përveç kumtit, ka dërguar për Panairin Ndërkombëtar librat e tij për letërsinë paradoksale.
Ja çfarë bën letërsia: ajo bashkon, dinamizon, shpejton në progres, hap sytë e atyre që e ndjekin, të verbërit i syzon, gjuhëprerët i bën të lodrojnë me fjalën e figurshme, sakatët i çsakatëzon… Jo më kot një parabolë e pasurisë sime kreative thotë: “Sakatëria nuk është sakatëri, kur në trup një pjesë të mungon, sakatëria është sakatëri, kur truri lëviz nga vendi i tij (te “Kryefjala e Fatales”roman). Dua që në emrin tuaj të përshëndes gjithë pasionanët e letërsisë, të gjithë krijuesit kudo që janë, të gjithë të pranishmit, të cilët e duan letërsinë dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për ecje të vrullshme të letërsisë. Ne kemi një shpirt shumë të madh, të bukur dhe shumë të pasur. Shpirti i bukuruar kurrë nuk vdes. Shembuj të tillë ka mbarë në botë.
Ja Molieri, ja Leon Tolstoi, ja Kadareja, Agolli, Elitis, Seferi dhe shumë plejada jetësore…
Prilli është në gjysmesën e tij, në shpërthesë lulimi, kur po celebrohet një eveniment, që mund të përvijohet e të rrugëtohet në të ardhmen me një përsëritje gjithnjë e më të bukur. Është një përsëritje e bukur katërherëshe në një përvijim tipik poetik dhe shtimi i një përvoje të madhe në fushën e letrave dhe shkëmbimit universal të vlerave…
“MUZA POETIKE PEGASI” është shpalosur tri herë dhe po hap siparin shpalosja e katërt . Të gjitha këto shpalosje vlerash kanë qenë të synuara dhe të arritura…: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi”, “Poezia bashkëkohore” , ”Magjia e Përkthimit” dhe ja tek vimë sot te “LIRIZMMI NE LETERSI dhe RRUGËTIM PROFIL “PEGASI “INTERNACIONA” , NJË GJETJE KJO E FUNDIT PER TË DUKURUAR E BUKURUAR VLERAT E KRIJUARA.

NE E KEMI NISUR DHE KONFIGURUAR KËTË VEPRIMTARI TË PËRVITSHME NGA IDETË E LINDURA NË QYTETIN KREATOR me zemër të pavdekshme, me imagjinatë lartësuese, fantazi pjellore, fantazi konturore dhe pushtetshmërues në shtatë kodrime tipike, ngjasuese me një javë inteligjente -hënë - e diel dhe përsëritje të magjikshme, Gjirokastra.
Idetë kanë shpërthyer bukurishëm nga kraharori malëgjerë, përcillë nga mjaltizmi gojor dhe fonik, nga arkitektura e montuar me shpirt urim i mirëseardhjes: “ Erdhët në këtë qytet, tashmë dimë ne se si t’ju shtojmë kënaqësitë në kraharorët tuaj të ndjeshëm, në sytë tuaj vëzhgues… Kur të largoheni, duke parë këtë hapësirë fanitëse, këtë ngjitje qiellore, këtë përshtashmëri releviore, këtë dritim mençurie, do të prodhoni skicime, tregime, reportazhe , dedikime…
Dhe kështu ka ndodhur. Vjet sa e cekëm një ditë të bukur prilli Tiranën , por që do të mbahet mend për kontributin e madh që dha Universiteti
”Vitrina” në konkretizimin e sukseshëm të evenimentit dhe me plot të drejtë dita e katërt e Simpoziumit të vjetshëm u quajt “Kapaku i floririt i Magjisë së Përkthimit”. Ju faleminderit per këtë. Dhe sot nis startimin një event i ri…
Dhe ju poetë, shkrimtarë, studiues, publicistë, artistë, pedagogë dhe talente të rinj që jeni sot të pranishëm këtu në këtë Universitet vlerash dhe ata, që s’mundën të vinin nga distancat e largëta, paçka nga dëshirat e mëdha për të qenë sot këtu, kanë ardhur me kumtet e tyre, me vargjet e derdhura në përshëndetjet, me librat dhe antologjitë, ku kanë thënë gjithçka ndjeshëm … Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, zbukurohet dhe me fjalën e të pavdekshmëve, sadopak nga kjo prezencë poetike e njerëzve krijues të fantazisë madhore e projektive, qiellore e tokësore, të cilët dimensionojnë mendimin , produktojnë ardhmërinë , evidentojnë figurshëm lindësinë e së resë…
Një ardhje e tillë poetike është thellësisht e ndjeshme në qytete të kulturuara me kapacitete të praktizuar e të vendosur në pika madhështie historie e plot tradita si Tirana. Këtu, në këtë arkitekturë figurative dinamike, apo në këtë libër gjigand me gërma, me formate të habitshme, ku formati emblematik i kudruar nga qielli, nga toka, nga afër dhe larg të mbreson, të stopon të këndvështrosh e të lexosh “anuaret”, të çelësh arkivat me çelës hijerëndë.
Artëzimi i fjalës shqipe i kombinuar me të folurit në gjuhë dinamike, kryezonja do të tregojnë se rrugëtimi i shkëmbimit universal të vlerave do të ndrijë shpirtrat tanë dhe do të provojë se ne, më mirë se kushdo, dimë të merremi vesh njëri me tjetrin, dimë të universalizojmë vlerat, shquhemi për ecuri, pasi jemi të aftë dhe të shkolluar me politikën më të guximshme më dritëdhënie, pa hijëzime, politikën letrare… Ne jemi ajka e ajkës dhe shoqëria duhet të kthejë vështrimin nga ne, pasi e ardhmja e saj pa prezencën e bollëkut tonë kualitativ shoqëror dhe progresiv kënetëzohet, rakitikëzohet…, asfikësohet.
Veprimtaritë tona janë përgëzuar dhe quajtur si kontribute në letersinë e sotme moderne botërore. Ky është fakt real dhe i shkruar.
Në këtë Simpozium ka plot prurje të reja të evidentuara, prezencë akademike, studiues, plot talent që të mrekullojnë me pasurinë e tyre kreative. Kjo tregon se lajtmotivi ynë pegasian: “ Jemi të gjithë Ëngjëj… Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku” është i motivuar qendrueshëm .
Dua të përgëzoj në emër të Presidencës së LNPSHA “PEGASI” ALBANIA krijimin e LPSHA “PEGASI” KOSOVA, një gjetje e re moderatore e krijuesve kosovare dhe me të ardhme. Një krijim i tillë shton shkëmbimin universal të vlerave si dhe konkurrimin letra e artistik.
Udhëtim të mbarë nismës sonë të bukur, në hapërimin e katërt të motivuar me objekt “LIRIZMI NË LETËRSI”.
Në mëngjes çelën mijëra lule (poezi), duke gazmuar dhe sytë lotuese të shumë njerëzve kudo në BOTË… Ne dimë të depertojmë te njëri- tjetri dhe në shpirtin njerëzor me një diplomaci lirike…
SIMPOZIUMIN E KATËRT “MUZA POETIKE PEGASI 2011” E DEKLAROJ TË HAPUR…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:28 pm

Simpozium Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIMI PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”
Një simpozium që u shndërrua në “Kongres”
Nga Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar

President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve”PEGASI” ALBANIA
Anetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë(I.W.A)
Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë(W.P.S)



Larmiteti në të gjitha notat e pentagramit:

(KONTAKTE, PRITJE, GUIDË POETIKE, UDHËTIME NËPËR VIRGJËRINË SHQIPTARE , TAKIME, HOMAZHIME, KUMTE, ANALITIKA, PROFILE, PROMOVIME, PANAIRE-EKSPOZE TË LIBRIT, VIZITA NË MJEDISE ARTI, GALERI , MUZEUME, SHFAQJE, KONCERTE, FJALË POETIKE, MITING POETIK,DEBATE LIRIKE, KAFE POETIKE, KONTAKT ME LEXUES , PROMOVIME LIBRASH NË BIBLIOTEKA, DHURIME LIBRASH, KOMUNIKIME, DHËNIE STIMUJSH, ÇMIME, DANCIME POETIKE, INTERVISTA , DREKIME DHE DARKIME POETIKE, KONKURRIME, DEKLARATË UNIVERSALE )
Hyrësi
Pas një veprimtarie përmastive, detyrimisht ndien një sadisfaksion të madh shumëplanësh emotiv, emocional… Hedh vështrimin mendor në përsjelljen e një realizimi me konture dhe parametra filmikë… Parametron atë çka ke menduar dhe atë çka munde të realizosh. Një kombinim harmonik: autor, regjisor, skenarist, protagonist paraqitës, interpretatues… Një veprimtari me plotësi ngjyrimesh e imagjinuar në fantazi, por e realizuar me një aftësi bindëse…
Të organizohet një Simpozium të tillë Ndërkombëtar si “Lirizmi në Letërsi dhe Rrugëtim Profil Pegasi Internacional” duhet, para së gjithash, të ideosh, të programosh dhe të inskenosh bukurishëm deri në detajet më të imta, duke startuar mirë në korsi që nga fillesa. Në mendësinë tënde dhe të bashkëpunëtorëve të futësh zjarrmimin impulsues dhe të sjellësh ndriçimin e çdo momenti. Ka patur dhe më parë përpjekje për realizime të tilla, por fatkeqësisht trajtesa klasike, mungesa e informimit, kuadraturat e mbylluara nuk mund të krijonin lidhësi. Mandej mungonte dhe vizioni për realizacione të tilla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:28 pm

Një këndvështrim ndryshe paraqitëse:
Kumte të drejtuara në bazë të një pyetësori dinamik dhe hapësmendimor, hapësdimensional orientues; dhënia parësi e mendimit dhe ecurisë progresive të trajtesës me një optikë ndryshe të analizës dhe të deduksionimit. Thithja e specialistëve tashmë, që kanë ecuri në mendimin kritik me novacion, që janë të pranishëm brenda lidhjes, duke përjashtuar “ ndërtimet” mbi baza thatësire…; kombinim të tyre me mendimin poetik të vrullshëm, me mësimdhënësit e letërsisë në rangje të ndryshme, staf akademik që përpiqet për arritshmëri dhe hulumtime në sfera të reja. Një kombinim harmonik midis studiuesve të rangut botëror dhe atyre të Shqipërisë e Kosovës, Fyrom, Mal i Zi, të lidhjeve të krijuesve shqiptarë në diasporë, por edhe vendeve të ndryshme. Në këtë Simpozum referuan: Teresinka Pereira presidente e I.W.A SHBA, Prof. Florentin Smandarache Universiteti Meksiko SHBA, Nadia Cella Pop Rumani, Patrich Sammut Maltë, Hadaa Sendoo Mongoli, Kuldeep S. Srivastava I.W.A Indi, Patricia Prime is a poet based in New Zealand, Zelandë e Re, Jota Fotiadhu I.W.A, Panajota Zaloni I.W.A , Eftihia Kapardheli I.W.A, Iro Aleksandhraki I.W.A , Vasiliki Kalahani I.W.A, Leta Kucohera I.W.A e tjerë, pena dhe mendimtarë të spikatur. Vlen të përmenden këtu kumti konciz “ Lirizmi në poetikë” i Teresinka Pereires... si dhe analizat deduksionale të Patrich Sammut Maltë.

Si rrjedhojë e novacionit dhe këndvështrimit në Simpozium patën shpërthesa mjaft dinamike kumte e referenca të tilla si : “Baza epike e letërsisë shqipe dhe lirizmi i vonuar i saj” nga Prof. Begzad Balliu, studiues Universiteti Prishtinë; “Universaliteti i lirizmit Lasgushian në Letërsinë Shqipe” nga Agron Shele WPS (Belgjike), “Mes imazheve dhe mirazheve në poezinë lirike të Buzëdhelprit” nga ALISA VELAJ, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Lirizmi në letërsinë shqipe të Krijuesve të ish RJ të Maqedonisë” nga Dr. Nehas Sopaj, W. P.S Universiteti i Shkupit, “Lirizmi dhe folësi lirik” (Mendimi kritik i lirizmit modern letrar, ku duhet të mbeshtetet, përvoja, risi dhe dinamikë trajtese”) nga Prend Buzhalla, shkrimtar, poet, studiues, kritik Kosovë, “Mirëfillësia lirike dhe ndikesa e ndihmesa, influenca në jetën shpirtërore, morale të një vendi “Rushit Ramabaja W.P.S, shkrimtar, poet KOSOVE, “Klasikja dhe modernizmi në lirizmin letrar ” nga Majlinda Rama W.P.S , “PEGASIADA” 1 një libër shumëplanësh pasqyrues” nga Enertin Dheskali, pedagog në Universitetin e Vlorës; “Ndikimi i faktorëve psikologjikë në performancën e Poezisë (letërsisë)- Fenomeni Burn-aut” nga Rezarta Pode, Pedagoge e Psikologjisë në Universitetin “KRISTAL” Tiranë, “Pleksje rrënjësh e degësh përmidis lirizmit në letërsi e folklor ” nga Jorgo S. TELO W.P.S ALBANIA , “ ‘Lyrical typology of Frederik Rreshpja’s poetry” , “Tipologjia lirike e poezisë së Frederik Rreshpjes “ nga Dr. Gjovalin Kola (BRUSSELS-BELGIUM), « Shkrepëtimët e para lirike deri te Lirizmi i madh grek, një përsiatje e shkurtër » nga Leta Kucohera I.W.A, Vasiliki Kalahani I.W.A, Eftihia Kapardheli(GREQI) ; « Përkthimi i shpirtit në nocione vizuale-TOMAS TRANSTRÖMER » nga Qerim Raqi , poet , Suedi ; “Mendimi kritik i lirizmit modern letrar, ku duhet të mbështetet, përvoja, risi dhe dinamikë trajtese” nga Ndue Ukaj SUEDI, ”Lirika moderne gjermane” nga Remzi Salihu, poet, kritik Shkup, ”Lirika moderne indiane” nga Kuldeep S. Srivastava I.W.A INDI, “Lirika moderne ruse” nga Dr. Adolf ADOLF Shvjedçikov I.W.A, W.P.S RUSI (LOS ANXHELOS), « Roli i fjalësit (Gjuhës) në figurimin, simbolizimin lirik në krijimtarinë letrare» nga Brikena Smajli, poete, pegagoge në në Universitetin « Kristal » Tiranë , Prof. Dr. Thoma Dhima, Pr. Dr. Artur Lamaj, Universiteti « Eqrem Çabej » Gjirokastër ; “Lirizmi, shfaqje, dukuri apo përshkruese në gjininë e dramës?” Lediana Stillo Paja (USA, “Stylistic diversity, aliving phenomenon shaping the individuality” Patrick Sammut, Malta, I.W.A Vice-President Maltese Poets Association (founded 1975) PATRICH SAMMUT , ZËVENDËS PRESIDENTE I LIDHJES SE POETËVE MALTEZË, « Poezia lirike rumune e parë në këndvështrimin e një krijuesi dhe studiuesi » Nadia Cella Pop I.Ë.A (Kandidate për ÇMIMIN « NOBEL » RUMANI), « Aspekte lirike në poezinë sureale të Paul Van Ostaijen » « Aspecten van het Belgische lyrisme dankzij het Surealisme van Paul van Ostaijen » Shqiponja Duro (Leuven-BELGIUM), “Lirizmi në lëtërsinë qipriote »Nase Yasin I.W.A, Ahmet Omeraga (QIPRO), “Përfaqësuesit tipike të lirizmit turk” Attila Elustun TURQI, “Lirizmi në Letërsinë dashurore” Rami Kamberi poet, kritik FYROM; “Lirika e krijuesve shqiptare ne Gjermani, karakteristika krijimi (lirika e mërgatës)”Seveme Fetiqi, Gjermani,
“Karaktistika të një lirizmi spontan në krijimtari” nga Kozeta Zavalani W.P.S ; ”Një persiatje në poezinë lirike kosovare: “Poeti i lojërave ekstravagante dhe i metaforave të magjishme poetike” Nebih BUNJAKU W.P.S ; "Aftësia përkthyese në përsjelljen lirike në gjuhën shqipe" Rudina Çupi përkthyese, Albania, “Lirika poetike dhe piktura, peizazhi ( e trajtuar mbi lirikën e Lasgush Poradecit” Ma Miradije Ramiqi W.P.S , Kosovë, « Lirizmi i syrit dhe i shpirtit i shprehur edhe në kuptimin aforizmik» nga Syriha Ademovi, mësuese, poete Shkodër, Albania, “Kombinimi i letërsisë lirike me ilustrimin dhe artin dramatik dhe figurativ” Merita Smaja, Drane Xhai, Shkodër, ALBANIA, « Roli që luan media elektronike (Tv dhe radio) dhe ajo e shkruar në prezantimin e krijimit lirik të krijuesve » Demir Gjergji, poet, Radio Tirana ; "Lirizmi në gjininë e prozës” Violeta Allmuça Albania, “ Disa aspekte të epikës historike në këngët popullore shqiptare” nga Agim Gashi Gjermani, ”Nocione të etikës letrare në poezinë lirike” nga Jozefina Traboini.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:29 pm

KUMTE SPECIALE TE SIMPOZIUMIT
*“Letërsia paradoksale, këndvështrim i ri dhe në aspektin lirik” nga Prof. Dr. Florentin Smarandache Universiteti MEKSIKO, SHBA.
Kumt: “Koncepti im; Dashuria dhe Poezia ” Teresinka Pereira PRESIDENTE E I.W.A SHBA
* “Ta ruajmë gjuhën:”Ah, kjo gjuha arbërishte, Është gjuhë trimërishte…”
* Këshillimi moral , Fjalëformimi, studiuesit dhe Universiteti
* “Poezia është sentencë figurative
* “Lëvrimi i proemës në përgjithësi dhe asaj lirike në veçanti një modul, preferencë hapësirëgjerë...” Kristaq Shabani I.Ë.A, Ë.P.S LNPSHA “PEGASI”
*“Krizantemë, lule bardhë e vjeshtës, hajk paradoksal burimor nga një gjuhë gjeniale... Sa e njohim gjuhën ...” nga Kristaq F. Shabani I.W.A. W. P.S
U trajtuan: “Personazhi, kryesor apo grupim personazhesh në një vepër të letërsisë së kahjes lirike...”, “Stili më efikas i të paraqiturës lirike në letërsinë kosovare”, “Larmiteti në letërsinë lirike”, “Ndjenjësorja dhe dinamikja në letërsinë lirike ”, “Lirika brenda vetes dhe tejvetes”, “Mendimi kritik i lirizmit modern letrar, ku duhet të mbështetet, përvoja, risi dhe dinamikë trajtese” “Moraliteti dhe amoraliteti”, “Qëndrimi ndaj kompozicionit” , “Inaktiviteti dhe energjitizmi” , “Lirisia dhe meditiviteti” ,“Pozitivizmi dhe realiteti”, “Narrativja dhe figurimi” , “Proza poetike lirike” “ Tharmi lirik i poezisë “ “Ndërthyrje e lirikes me epiken” e tjera.

Kumtuesit u shquan për përgatitjen e tyre të lartë dhe paraqitjen me mjaft seriozitet të punimeve të tyre, të cilat, pas referencës, iu nënshtruan një debati të sfondit lirik. Tërëpërfshirja e përfaqësuesve të lëvrimit lirik me emër si Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Frederik Reshpja e të tjerëve më të rinj përfaqësues si dhe të përfaqësuesve të mëdhenjë të botës lirike si Sergej Esenin , apo më të rinjve si Adolf Shvjedçikov, ishte një gjeturi e Simpoziumit.
Spikati:
*Evidentimi i lirikëve të mëdhenj përfaqësues të letërsisë bashkëkohore, afëritë, ndryshesat dhe arritjet reflektuan në një bisedë të qartë konkludive.
*Një kombinim harmonik i kumtimeve me materiale ilustrative të shfaqura në mënyrë filmike me projektor dha një shpjegim tërësor të përmbledhur konciz.
*Simpoziumi i Katërt dëshmoi për përsjelljen e risisë së organizimit dhe të trajtesës duke nxjerrë në pah seriozitetin e kësaj sipërmarrje të madhe. Pothuaj të gjitha kumtet e referuara sillnin përvoja të reja studimi dhe trajtimi, duke përdorë metodën e analizë-sintezës dhe daljes në përfundime thelbësore logjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:29 pm

U përshfaqën dhe u vunë në tryezë mendimore:

Grupimi dhe ndarësia
Vështirësia e grupimeve dhe e prejardhjes së mendimit të arsyetuar përmes një analize individuale dhe “baraziviteti” i mendimeve në një përcaktim të vlefshëm ishte një nga fenomenet e këtij Simpoziumi. U hodhën në analizë shumë mendime dhe mandej u konkludua në një përcaktim të vetëm. Nga ana tjetër qëndronte barriera e mendimit të ndarësisë, e përjashtimit, e qëndrimit në të vetën dhe mopjesëmarrjes në mendimin analitik. Disa krijues kanë preferencat e tyre ekzistenciale, të cilat respektohen nga të tjerët. Ata mendojnë se duke u grupuar humbasin pavarësinë e tyre ... dhe futen në tutelë, që letërsia e sotme bashkëkohore me format e saj të gjetura e përjashton këtë... Këtë mendim dhe qëndrim e reflektojnë krijuesit, të cilët nuk u pëlqen puna dhe veprimi në grup..., duke menduar se me punë individuale dhe pa shkëmbim e konkurrim vlere në grup mund të përfaqësojnë bindshëm vetveten...
Simpoziumi u shpreh për qenien prezente të grupimeve të krijuesve për të rritur konkurrimin dhe shkëmbimin universal të vlerave, por edhe u vlerësua katërcipërisht lirisia e veprimtarisë individuale, bazim ky për ecuri në shfaqjen përmastive të veçorive individuale talentore. Grupimi dhe formate të tilla veprimore janë të nevojshme për të shprehur talentin dhe për të konkurruar nëpërmjet krijimit dhe shpalosjes së vlerës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:29 pm

Grupimi dhe shpleksja

Duke u nisur nga realiteti prezent i bërthamës dhe i shtrirësisë së Lidhjes edhe kjo lidhje ka në pikëpamje strukturore grupimin e saj, përfshirjen e poetëve, shkrimtarëve, artistëve, krijuesve, studiuesve, publicistëve e tjerë, të cilët në bazë të vullnetit dhe dëshirimit janë grupuar për të thënë e shprehur talentin e tyre... Por duhet theksuar se ky grupim ka pikësynime të qarta dhe vetëm me katër veprimtari të mëdha përmastive ka arritur të bëjë një bashkim qëndrimor dhe të japë kontribut në letërsinë kombëtare, por edhe të shquhet denjësisht edhe për atë kontribut sado në arenën e letërsisë ndërkombëtare... Një grupim me mendim të ri është përfaqësues dhe prezent në mendimin bashkëkohor. Kjo është faktuar në këtë veprimtari edhe në Tiranë edhe Prishtinë. Pjesëmarrja në veprimtari ndërkombëtare që do të zhvillohen edhe këtë vit, si Kongresi i 22 Botëror në Larisa të Greqisë, ku do të marrin pjesë krijues të LNPSHA “PEGASI” Albania dhe LPSHA “PEGASI” KOSOVA ku, në një program të larmishëm do të shkëmbejnë përvojat me rreth 200 poetë nga gjithë Bota. Pra kjo është efiçenca e një grupimi dinjitoz dhe të moderuar, gjë që kjo s’është realizuar kurrë më parë.(Faktikisht një veprimtari e tillë ndodhi dhe u realizua me shumë intesitet...)
Përmastiviteti i kësaj veprimtarie u shpreh edhe në “anketimin mendimor me krijuesit“ të organizuar nga LNPSHA “PEGASI”, pas përfundimit të Simpoziumit, ku shumë krijues të fushave të ndryshme, kërkuan bashkimin me grupimin pegasian.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:29 pm

Indiferenca dhe kulti i madhështisë

Nga disa krijues ka indiferencë në pjesëmarrje të grupuar thjesht, duke u nisur nga formati i përfaqësimit vetiak apo nga mentaliteti se ne jemi të parët, të pakrahasueshmit, kemi dhënë në fushën letrare... Kjo është dhe një stepje (tulatje) e tyre para një koloriti krijuesish që po futen fuqishëm në letërsinë kombëtare. Ata kërkojnë të ruajnë privilegjet dhe “ofiqet” letrare të menduara se “ne jemi”, ne “avancojmë”, “ne njohim fushën e letrave”, duke u thyer pra nga mendimi i konsoliduar i “kultit “ të madhështisë pa konkurrim, ose i të mësuarit në odën e lavdeve, edhe të pamerituara. Frikimi i daljes të të rinjve dhe prurjet e reja i stepin, i vendosin në pozicione të mefshta, në mohues të lulimit të prurjevetë reja... Por, ne respektojmë të gjitha zhvillimet, prurjen e reja përpjekjet që bëhen edhe nga krijues dhe studiues të konsoliduar që me veprimtarinë e tyre kreative po i japin letërsisë kombëtare në të gjitha drejtimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:30 pm

Realiteti dhe mundësia
Cili është realiteti prezent i formateve të grupimeve të krijuesve në Shqipëri? Ekzistencë prezente, aktive e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, e vetmja organizmë letrare e këtij niveli në Republikën e Shqipërisë, e cila është futur në historikun e kontribut të letërsisë shqiptare dhe më gjerë, duke bashkëvepruar e shkëmbyer vlerat me organizmat më të mëdha letrare në Botë. Falë LNPSHA janë anëtarësuar në W.P.S rreth 60 anëtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Fyrom... Krahas kësaj në Shqipëri është ekzistente prania e shoqatave të qyteteve apo klubeve të shkrimtarëve me grupime të vogla krijuesish, të cilët kanë programe dhe mundohen të gjallojnë jetën letrare të qyteteve (rretheve) apo qarqeve. Duhet thënë se të gjitha këto forma ekzistente letrare duan të tregojnë veten, por ndihmesa ndaj tyre është e dobët dhe në aspektin financiar dhe nuk mund të dalin jashtë kufijve të qytetit të tyre, ku veprojnë ose pak më gjerë. Projektet letrare të këtyre organizmave letrare nuk merren në konsideratë nga organet e larta të qeverisjes që përgjigjen për Kulturën dhe Letërsinë..., qoftë edhe nga qeverisjet vendore.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:31 pm

Mënjanimi dhe vetlavdërimi vetiak

Është vërejtur një mani, ku mendimi i ashquajtur “akademik” rri i mënjanuar në trajtesën vetiake brenda mureve “akademike, universitare, institucionale”. Shpesh herë ata që quhen mësimdhënësit e lëndës së letërsisë, leksiondhënësit në universitet, punonjësit shkencorë merren me një veprimtari jo të thelluar dhe konkrete për të sjellë informacion të nevojshëm, qoftë edhe për objektin e Simpoziumit të katërt Ndërkombëtar... Merren vetëm me ato çka ka në librat teorikë, të studiuesve të dikurshëm të mirëfilltë dhe ngelen po këtu, pa e novatorizuar dhe pa e shembëllzuar me informacion të ri të poezisë bashkëkohore lirike. Kjo mund të shprehet edhe për drejtime të tjera të letërsisë. Për shkelje në hapësira të reja, asqë mund të mendohet.... Stafi prezent i Universiteteve në Katedrat e Letërsisë Shqipe, ngandonjëherë shfaqet në një inkompentencë të toleruar. Kjo shprehi duket edhe në prezencën e kësaj “fjale” në veprimtaritë përmastive, apo në përgatitjet, që zhvillohen në projekte të ndryshme, ku ka radhitje frazash dhe pak konkretësi e analizë deduksionale e pastaj asqë mund të flitet për “novacione “ dhe prurje.
Ekziston një vetëlavdërim vetiak dhe një pompim po vetiak se ne kemi lartësi paraqitjeje... duke shfrytëzuar vetën emërimin , titullimin, që jepet rëndom pa kritere ndonjëherë , siç ndodh në Shqipëri, apo qenien e “ushtrimit” të profesionit, në kuptesën e thjeshtë në universitet apo dikaster... Por ky konstatim në debatet lirike të organizuar në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE PEGASI 2011” “LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL” ishte i qëndrueshëm. Tëharrja e e mendimit profesional, tërheqja e studiuesve të rinj me mendim kritik letrar premtues dhe në rritje ishte një nga objektivat e Simpoziumit, duke i nxjerrë ata në “bangon “ provuese e duke u dhënë mundësinë e provës, të arritjes, të konkurrimit, të shprehësisë, të vërshimit, të prurjes së mendimit kritik me një stil dhe metodë avancuese dhe me një “kompozicion” dhe arkitekturë origjinale, për të shtratëzuar e shtatëzuar “mendimin kritik modern... Kjo ishte një arritje, e cila, e kombinuar me profesionalizmin e studiuesve seriozë të letërsisë, dha efektin e vet. Liria dhe qëndrimi ndaj kësaj çështje, natyrisht, hap porta dhe dashje pa dashje oponencon me mendimin proliks, në pamje “akademik” , por që kurrë nuk ka lidhësi me këtë profesionalisht dhe nivelor...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:31 pm

Nënvleftësimi dhe realiteti

Një nga përfundesat e Simpoziumit ishte dhe ekzistenca e nënvleftësimit të prurjeve të reja në përgjithësi dhe të lirizmit në veçanti, kjo e iniciuar nga “megalomania” prezente e disa krijuesve që falë edhe ndihmesës së dhënë në sistemin e mëparshëm kanë fituar “ngrënien e mesit “ të barit...
Në Simpozium u evidentuan prurjet e reja lirike, krijues të rinj të talentuar, të cilët u evidentuan dhe do të evidentohen edhe në “RRUGËTIMIN PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”, i cili vijon deri në mars të vitit 2012.

Komercialiteti kumtimor

Simpoziumi tregoi se poetët në kohët e sotme me të cilët përvijohet një letërsi ndryshe janë më “të fortë”se kritikët e quajtur dhe që merren përditshmërisht me kritikë dhe mendimi kritik është ai më paraprirës i binomit poet+kritik, i cili u shfaq katërcipërisht në ditët simpoziuminale të zhvilluara. Kritikët “dejure” janë të mbetur në “klasë”. Organizatorët e Simpoziumit kërkuan të afronin pranë vetes dhe kritikë”të afirmuar” për të realizuar kumte, por kjo nuk pati realizime, ose pati fare pak, për arsye se trajtesa e një kumti me mendim kritik ishte e sipërfaqëshme nga këta përfaqësues, të cilët, si rrjedhojë e pranisë të një mendimi të ri dhe format tjetër, u stopuan...nga risia.


Formaliteti dhe nëpërkëmbja , mosbesimi

Në fushën lirike, pavarësisht nga spikatëria e prurjeve janë shumë krijues të talentuar, por edhe të rëndomtë, të cilët gjithmonë shkruajnë, por Simpoziumi mbajti qëndrim të drejtë duke u bazuar në esenë e mëposhtme, e cila rihapi horizont trajtimi dhe pozicionim qëndrimi të lirë...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:31 pm

“GRAFOLOGJIA”

Përmbysje “olimpesh” në të shkruar. Asgjë e keqe nuk vjen nga e shkruara, por nga privimi i saj. Shpesh dëgjohet e debatohet se shumë “po shkruajnë” dhe po bëhen njerëz të letrave... Ky mendim apo kjo mënyrë të konceptuari paraqet rrezikshmëri për të privuar një të drejtë universale të njeriut që të përdorojë një të drejtë të dhënë. Një shoqëri, mendoj unë, duke u aktivizuar me më shumë forca krijuese shkrimore është më e guxuar dhe më e fituar, sepse “hedh” historinë e saj për ta transmetuar në breza. Vërejmë një vërshim të njerëzve për të shkruar kujtimet e jetës, duke e lidhur me epokën që jetuan. Kjo është një gjë e mirë, por këto vepra kërkojnë edhe kontroll të imët për të rritur cilësinë e tyre nga njerëz dhe një staf specialistësh me qëllime që të mos prodhohet “byk” shoqëror. Kjo pa censurë. Shpesh herë njerëz të letrave kanë botë të ngushtë, të cilën e shfaqin për të tjerë të panjohur që botojnë veprat e tyre. Nuk duhet të shqetësohemi për këto startime që vetëm kanë fillimin... Në konkurrimin e madh do të “filtrojë” gjithçka. Sipas mendjes së disave: “Atyre që nuk iu dha mundësia për t’u arsimuar dhe që kanë prirje për të shkruar duhet të stacionohen dhe të lusin të tjerët për të nxjerrë në pah veprat e tyre”. Kështu mund të vazhdohej gjatë, por në këtë rast e në raste të tjera duhet t’i jepet parësi “grafologjisë”. Transmetimi në këto kohëra moderne bëhet me mjete dhe aparatura të sofistikuara, të cilat e realizojnë qëllimin e tyre reklamues dhe përmbajtjen lëndore e bëjnë më të njohur në një njësi kohe të vogël me një informacion i shpejtë… Pse të mos harmonizojnë njerëzit në fushën e shkrimeve, por të përvetësojnë thënien e Erazmit të Roterdamit se heroizmi është jashtë natyrës sime... Pse të mos mbrohet gjithçka e krijuar, gjithçka mbarënjerëzore te Njeriu?! Nga ana tjetër te kjo “grafologji” nuk duhet të besohet verbërisht duke marrë doping antireal, duke të zënë njëkohësisht etja edhe kllapia. Vetëkuptohet se të gjitha botimet kanë dhe mangësira të theksuara që nuk diktohen vetëm nga ata që “përqeshin” Kasandrën apo teatrizojnë, duke shpërthyer në gjeste komike e duke u personalizuar këtyre “grafologëve” disfatizmin...
Marrë nga “Virtyti i thyer” i Kristaq F. Shabanit ( LIBRI I VI “HOROSKOPI SIPAS SHENJAVE ZOODIAKALE TË YJEVE TË DIJES”. ESE`


Simpoziumi arriti në qëllimin e tij final:

Demonstrim i qëllimit dhe arritja e synimeve, tërheqja e vëmendjes për një një largim nga klasicizmi lirik, por dhe njëkohësisht dhe evidentimi i ecurisë në fushën lirike; dhënia e përshfaqjeve realizuese të një lirizmi me trajtesë moderne, duke e lidhur me fenomenet e ecurisë së jetës dhe me krijimin dhe lulëzimin e fenomeneve të sensit pozitiv, karakteristikave dhe niveleve të reja të jetimit, të lidhjes dhe të mundësisë…; dhënia e një pasqyrimi lirike të kësaj ecurie. Ilustrimet e përdorura ishin mbushamendëse, pasi dhe mendimi kritik i ndjekur kishte risi trajtese dhe këndvështrimi, duke ndjekur një linjë të re me një aftësi më thelbësore…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:31 pm

Cekje e postodernizmit lirik

Postmodernizmi kërkon stile të shumfishta në formë kolazhi. Qëllesa e tij zëvendësimi i shoqërisë së mëpërparshme tardicionale me njeë shoqëri postmoderniteti. Kjo e prejardhur nga fazimet dhe kulmet industriale, nga përmasa e cilësisë urbane si dhe nga prezenca e racionalizmit. Po kështu një qëndrim tjetër në lidhje me konceptimin realitet: koncepti i realitetit absolut(realiteti n ia jep lexuesi asaj çka lexon. Subjektivia baza e vërtetë për të arritur te e vërteta universale. E rëndësishme është pasrrëfimëria.
Kjo letërsi posmoderne ka prezencë cektësinë, ahistorinë (johistorik fenomeni dhe i rastit), pakohësinë dhe konceptin për botën si koncept ideologjik. Në qendërzim figurat konsumuese. I rëndësishëm promovimi kreativ... edhe brenda Lidhjes ka krijuesë, të cilët realizojnë kreaturë të tillë.

LNPSHA “PEGASI” ALBANIA ndodhet përpara kongresit 5 ditor, i cili mund të zhvillohet në një hapësirë të madhe gjeografike në Republikën e Shqipërisë, (por edhe në Malin e Zi, Kosovë dhe FYROM, Greqi) me një program të qartë, të larmishëm dhe shumë specifik... Gjithmonë në bashkëpunim madhor me Universitetin “VITRINA” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:32 pm

SI U ARRIT REALIZIMI I PROGRAMIT TË EVENTIT ?

Për të realizuar programin e ideuar u përdor një regjisurë e “fshehur” dhe një interpretim i bazuar në talentin vetiak të çdo poeti, i cili kumtoi, intepretoi kumtin, mori pjesë në debatet e programuara lirike, shfaqi lirshëm mendime, u gazmua dhe zbërtheu kodet e fshehta të pikturave të ekspozuara në tri ekspozita ndryshe (2 në Tiranë dhe 1 në Prishtinë), kontaktoi me libra në panairin ekspoze dhe autografoi librat e veta, u njoh me poetë dhe krijues të panjohur më parë, zgjeroi informacionin për lëvizjet letrare jo vetëm në Shqipëri, Ballkan, por edhe Evropë e Botë; prezenca e krijuesve nga vende të ndryshme, të cilët dhanë në formë “recetative “ si veprohej dhe procedohej ne lidhjet e tyre, pra kjo ishte një shkëmbim përvoje; u rrit më shumë horizonti në thithjen (absordimin e materialeve filmike ilustruese), u la hapësirë shkëmbimit të përvojës etike... Gjithashtu organizmi kulturor i pirjes mondane “kafesë inteligjente e sfondit lirik” midis pushimeve në tingujt melodikë dhe krijimit të mjediseve relaksive poetike dha efekt shlodhës dhe përqëndrim të proceseve volitive për rinkuadrim total në ndjekje të punimeve të Simpoziumit... Aktivizim në plane personale, shfrytëzim i talentit dhe “pazazhimi” pikturor i piktore-poetes së talentuar Flutura Maçi, e cila portretizoi mbi 15 portrete të pjesëmarrësve në Simpozium, duke realizuar një suprizim të kendshëm...
Veçanësi e këtij Simpoziumi ishin drekat e përgatitura me program koncertiv. Pjesëmarrja e këngëtarit Françesk Radi, këngëtares shkodrane, poete këngëtares Shefqete Gosalci, interpretuesit mjek Aristotel Gushi, shpërthye gazmisht mjedisin modern të Universitetit “Vitrina” , ku u organizuan drekimet veprimtare ...
Kombinimi me grupin e këngëve dhe valleve të Universitetit, të interpetuesve si dhe interpretime të krijimeve vetiake të krijuesve në mitingje poetike me pjesëmarrje masive jo vetëm të krijuesve, por edhe të stafit të Universitetit “VITRINA” si dhe të studentëve.
Pjesëmarrja aktive dhe filmim intesiv e me seriozitet profesional i Simpoziumit nga kameramanë të kryesuar nga profesionisti Nasi Bisha dhe realizimi i filmit ”SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011”LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”. Fiksim aktiv fotografik i momenteve prezantuese si në Gjirokastër, Tiranë dhe Prishtinë. Kujtesa filmike pasqyrohet në 5 DVD, të cilat pasurojnë kujtesën filmike të veprimtarive... U dhanë intervista në RTSH si dhe u transmetuan fragmente nga Simpoziumi (dita e katërt dhe e tretë ) në Prishtinë nga RT 21 i Kosovës.

Aplikimet e intervistës intesive me personalitete gjatë simpoziumit për çështje thelbësore nga Tv prezente si dhe ndjekja me seriozitet maksimal i punimeve të poetit dhe redaktorit të Radio Tirana z. Demir Gjergji si dhe dhenie e mjaft emisioneve nga ana e tij për zhvillimin e punimeve të Simpoziumit ka ndikuar në rritjen përmastivetë njohjes.
Po kështu dhënia e informacionit nga Presidenca e Lidhjes dhe e Universitetit “VITRINA” ka ndikuar në njohjen e kësaj veprimtarie. Është realizuar një shfrytëzim maksimal i medias së shkruar brenda dhe jashtë vendit , prezencës së mjaft forumeve letrarë e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:32 pm

Panairi Ekspoze i Librit Internacional

U organizua këtë vit me dimensione më të mëdha dhe qëndroi i hapur dy ditë në mjedit e kendshme të universitetit “Vitrina”, ku pjesëmarrësit u njohën me prezencën e librit letrar si dhe me librin universitar. Kjo ekspoze tërhoqi vëmendjen e stafit akademik, të krijuesve, të pjesëmarrësve si dhe të studentëve të universitetit. Ky panair ekspoze shërbeu për shkembimin universal të vlerave. Çdo krijues ekspozoi kreaturën e tij , dhuroi këtë kreaturë te Biblioteka e Universitetit në mëyrë individuale , por edhe LNPSHA “PEGASI” ALBANIA i dhuroi kësaj biblioteke një sasi të konsiderueshme librash. Shumë lidhje nderkombëtare të Italisë, Greqisë, SHBA, Turqi, Rumani kishin dërguar libra, revista letrare enksas për këtë Panair - Ekspoze, i cili në një format tjetër u organizua dhe në Prishtinë, ku nga Prof. Ass, Dr. Begzad Baliu me pjesëmarrje direkte edhe të grupit letrar “Papa Kristo Negovani” i ngritur në këtë Universitet u prezantua kolana e Prof. Rexhep Qoses , të paraprirë me një kumt “Sartri i Kohës sonë “ të kumtuar po nga Prof.Assoc. Dr. Begzad Balliu.
Është menduar që të organizohet një Panair Libri “Pegasi 2011” në Tiranë në bashkëveprimtë pandërprerë me Universitetin “Vitrina” në një hapësirë kohore 2-3 ditore, ku do të marrin pjesë Lidhjet e Shkrimtarëve, Poetëve, jo vetëm nga vendet përreth Shqipërisë, por edhe Lidhjet e shkrimtarëve nga diaspora, ku do të prezantohen, promovohen vlerat e librave të krijuesve në një hapësirë të madhe gjeografike me pjesëmarrje të mbi 4000 autorëve, jo vetëm nga rajoni, por edhe nga vendet e tjera... Kjo do t’i japi një impuls librit, këtij “mençuriatori dinamik, i cili pasuron dijen njerëzore...në linjën e vet dhe nuk shter forcën asnjëherë. Ky Panair do të nxjerrë në pah kontaktin direkt krijues-lexues dhe do të japë kontribut në njohjene librit të autorëve, që shpesh fshihen në “mënga”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:32 pm

MITINGU I MADH POETIK (INTERPRETATIM TE NJE POEZIE KONKURRUESE)

Një Miting i madh poetik u zhvillua dhe në amfiteatrin e pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku përveç poetëve morën pjesë dhe përfaqësues të lartë të letërsisë kosovare si poeti dhe shkrimtari Adem Demaçi, Kryetar i LSHK, Prof. Dr. Agim Vinca, poeti Avdyl Kadolli , anëtar i Kryesisë së LSHK dhe redaktor i revistës « Metafora », organ i LSHK, Prof.Assoc Dr. Begzad Baliu si dhe personalitete të tjera. Në Simpozium në të gjitha ditët mori pjesë Poeti dhe shkrimtari Primo Shllaku, Drejtor i Institutit të Promovimit të vlerave Tiranë. Duhet theksuar se punimet e Simpoziumit edhe në Prishtinë u ndoqën nga Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit « VITRINA » z. Edmond Vlashaj edhe nga koordinatorja e këtij Universiteti në Prishtinë Yllka Xerxa . Në këtë Miting poetik të programuar me një program plot larmitet u interpretuan mbi 70 poezi të përzgjedhura si dhe u interpretuan pjesë pianistike.
Dita e katërt i Simpoziumit në Prishtinë u zhvillua në Sallën e leksioneve të Institutit Albanologjik Prishtinë, ku në punimet e këtij Simpoziumi të kësaj dite mori pjesë Prof. Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik Prishtinë. Duhet theksuar se miratimi i kërkesës për ligjërimin e veprimit të LPSHA « PEGASI » Kosova ishte nëj gjethjje dhe nëj risi nëveprimtarinë letrare të Kosovës. Dhe që në fillesë Kjo lidhje vepron dhe në bashkëpunim realizon një Simpozium Ndërkombëtar. Duhet theksuar se u zhvillua një takim ne Bibliotekën e Prishtinës.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:32 pm

Gjetje të reja
Lulëzimi i një shpirti tejhuman

*Protagonizëm në kohë të reja, shëmbëlltyrë e një bote të madhe shpirtërore dhe femërore

*Manifestim i përkyer i një trinomi: poete-këngëtare dhe organizatore
Ngjarjet e mëdha nxjerrin në pah figura që demonstrojnë vrullshëm dhe tregojnë se mundësitë shpirtërore janë të mëdha
*Prurje të reja në Pegas që do e thonë atë, të cilën ndiejnë me shpirt, duke flakur mëndjemadhësinë rëndom të disa gjoja personaliteteve të krijuara në mënyrë artifice me formate”letrare” plasteline…
*Duhet theksuar se disa poetë, krijues treguan botën e tyre të vogël edhe në Prishtinë, duke mos patur guximin të takohen në dy ditët e mëdha me Presidencën e Lidhjes NPSHA “PEGASI” Albania , kur për ta është bërë çmos anëtarësimi në organizma botërore falë Pegasit dhe, po për ta, janë bërë bërë publikime dhe dhënë mendime kritike për kreaturëne tyre……
*Shefqete Gosalci tregoi një shëmbëlltyrë pozitive modeli se si duhet të jetë një krijuese shqiptare…
*Aftësia dhe elegancë letrare lirike me Simpoziumin e madh Ndërkombëtar fiton shumë pikë, mendjemadhësia humbet shumë pikë…
*Dashakeqët sulmojnë figura, që po përmastohen dhe po konkurrojnë poetikisht me pena të nivelit botëror në konkurset e organizuara, sidomos në konkursin e fundit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA me juri ndërkombëtare, kur po kristalizohen fituesit dhe dy nga këto fituese për fat të mirë janë kosovare, që ndoshta deri më sot janë parë me syrin e njerkës dhe nuk janë vlerësuar veprat e tyre…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:33 pm

Pegasi në kërkim të talenteve që kërkojnë ecurinë dhe progresivitetin…

Ditëlindja është ngjarje e rëndësishme jetësore, e cila tregon gazmimin e ardhjes në jetë dhe konsiderohet me të drejtë si dita më e lumturuar dhe më e kryefjalëzuar e njeriut…Këtë ditë njeriu e kthen me të drejtë në ditë festive që, këtë entuziazëm, këtë emocion shpërthyes ndjenjësor kërkon ta përjetojë fuqimisht me forcë mbartëse emocionale të kësaj dite. Pjesëmarrës në këtë festim është vetja dhe vetvetja , të afërmit, shoqëria dhe miqësia…. Pra kjo ditë ka forcë më të madhe , kur kthehet në një festim shoqëror si në këtë rast…
Sot është 6 maj dhe në këtë ditë kanë lindur shumë njerëz, por unë do të veçoja prurjen e kësaj dite ; daljen në ajri të poetes Shefqete Gosalci nga Prishtina.
Gjashtë muajt e fundit doli në pah dhe spikati edhe në plan kombëtar kjo vajzë e hekurt, e bukur, dinjitoze, poete, këngëtare dhe e shquar si organizatore e veprimtarive të mëdha përmastive si Simpoziumi Ndërkombëtar “Lirizmi në Lëtërsi dhe Rrugëtim Profil Pegasi Internacional” i zhvilluar më 13 -18 prill 2011 në një rrugëtim profesional kreativ dhe studimor: Gjirokastër, Tiranë - Prishtinë. Shefqetja ishte protagoniste e kësaj veprimtarie të madhe, duke u angazhuar së toku me Hasije Selishta - Kryeziun (Presidente e LPSHA “PEGASI” KOSOVA), Nebi Bunjakun, ProfAssoc. Dr. Begzad Balliun, Nexhat Rexhen, But Jakun, Prend Buzhallën e tjerë për të realizuar për herë të parë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dy ditë të rëndësishme të Simpoziumit të IV Ndërkombëtar, i cili, krahas të tjerave, tregoi se si Letërsia shqipe realizon me një aftësi të çuditshme me politikë letrare moderne bashkimin dhe supermacinë letrare, shmang ndasitë, klanet, mburrjet, podiumet, zërat e para dhe të dyta të “violinave”, kumtimin komercial, paraqitjen ndryshe moderisht të një Simpoziumi me një përmbajtje të thelluar, prezencën e një lirizmi të moderuar, duke respektuar tejet lirizmin e deritanishëm e duke hedhur piketa të reja për ardhmërinë… Një komunikim buzëqeshës, shumë human, i shprehur me komunikim, kumte këngë, vizitë, kontakt, debat, interpretatim, …
Gjirokastra në pamjet sekuencive kronikale të dhëna për PRAGSIMPOZIUM e njohu mirë kush ishte SHEFQETE GOSALCI, e cila fitoi admirimin për fjalën e thënë dhe figurën e kënduar…
Jo vetëm kumtoi në Tiranë, por ngriti peshë në këmbë universitetin “VITRINA” stafin akademik, poetë, poete, studiues, krijues, studentë, pjesëmarrës në këtë Simpozium të madh ndërkombëtar, duke befasuar edhe profesionistë të tipit “Françesko Radi” pjesëmarrërs në koncertin e ditës së parë, një koncert relaksiv, i spikatur me plot të papritura pegaistë - vitrinas, ku u shfaq edhe Mjeku kirurg gjirokastrit Aristotel Gushi me aftësitë e tij të çuditshme talentore të interpretatimit, duke dhënë dhe ky një kumtim këngëtor lirik “Mjekësia dhe lirikja”. Shefqete Gosalci dinamikëzoi dhe kudo në të gjitha veprimtaritë e ndërmarra dhe pjesëmarrëse si në ekspozitën “Ndjenjë” të piktorit Gjovalin Paci në Universitetin “VITRINA”, “Bolero” të Miradije Ramiqit, në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar, në ekspozitën personale”LOJA” të piktorit të talentuar Nysret Salihamixhiqi me origjinë nga Mitrovica…
Edhe në pritjet festive Shefqetja shndriu…
Asqë mund të realizohej Simpoziumi në Prishtinë, në rast se poetja Hasije Selishta Kryeziu nuk do të gjente mbështetjen e kësaj vajze dinamike, e cila mori kontakte me personalitetet kosovare të fushës së letrave, me Drejtoritë e Muzeut Historik të Kosovës, Galerisë së Arteve, me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, me Drejtorinë e Pallatit të Rinisë dhe Institutin Albanologjik”, ku Simpoziumi zhvilloi seancat e tij…Duhet theksuar dhe aftësia për të marrë pjesë në këto ditë simpoziumiale edhe të pianistes ndërkombëtare Lule Elezi apo sopranos Besa Shugiçi… si dhe të një grupi interpretues të shkollës “Preng Jakova”, grupi Lorenc Antoni, me përbërje: Lum Haxhijakupi, Endrit Zharku, Valdrin Maxhuni, të cilët interpretuan pjesën “DIVERTIMENTO” nga Moxarti; Afërdita Baftia luajti pjesë me violinë si dhe të recituesve të tjerë në Prishtinë…Poetja Gosalci u qëndroi poetëve të ardhur nga Ballkani dhe disa vende të tjera të Botës me buzën në gaz dhe madje udhërrefeu në Muzeun Historik, duke lojtur edhe rolin e cicerones e duke spikatur në njohuritë e saj për historinë e vendit… Po kështu edhe në drejtimin e një seance ajo shfaqi vlerat e veta, duke e treguar veten se është dhe një organizatore e denjë. Si rrjedhojë e këtij gjallimi, e këtij përkushtimi, e këtij diapoazoni mendor dhe praktik me plot të drejtë ajo u zgjodh në mënyrë unanime Sekretare e Përgjithshme e Lidhjes së Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” KOSOVA, një lidhje e miratuar në datën 15 prill 2011, sipas ligjit të Republikës së Kosovës për funksionimin dhe veprimin e shoqatave, lidhjeve jo fitimprurëve…
Dalja në skenë të letërsisë të kësaj lidhje do të hedhë hapa konstruktivë për përmastimin dhe njohjen e letersisë shqipe kudo në botë. Ndoshta dikush mund ta shohë me syrin e njerkës këtë Lidhje dhe këtë Sekretare, apo Presidenten e saj, por koha do ta vërtetojë sesa e drejtë ishte dalja në pah e saj. Qysh në veprimtarinë e saj të parë kjo lidhje, në harmoni të plotë me Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania tregoi vlera dhe Kryetari i Lidhjes së Skrimtarëve të KOSOVËS, zoti Adem Demaçi, e shprehu qartë këtë hap të fortë në fjalën e tij përshëndetëse dhe për ditën e parë të simpoziumit, ku u befasua nga programi, kumtet dhe spektakli letrar i realizuar atje, ku poetët në Mitingun e madh poetik morën pjesë me krijimet e tyre më të mira përpara një jurie elitare me në krye poetin dhe studiuesin Primo Shllaku, aktualisht Drejtor i Institutit të Promovimit të vlerave në Tiranë…
Shefqetja ndodhet edhe para një evenimenti të saj. Së shpejti do të dalë në qarkullim libri i saj poetik “Vëlim thellësish”në dy gjuhë (anglisht, italisht), i cili do të tregojë edhe vlerat e poezisë së saj në aspektin e shkëmbimit të këtyre vlerave në kontekstin universal…(libër, i cili u prezantua mw vonë).
6 maj sot dhe Shefqete Gosalci feston ditëlindjen e saj… Pranë saj “festojnë “ figurshëm gjithë poetët pegasianë kudo, që ndodhen sot në Botë dhe i urojnë asaj jetë të gjatë, të bukur, përkushtuese dhe vizionare…

Festimi i ditëlindjeve me një “stil” poetik i programuar dhe në Simpoziumin Ndërkombëtar ishtë një risi. U organizuan ceremoniale të mëdha në Gjirokastër për ditëlindjet e Hasije Selishta Kryeziut, Mimoza Sali dhe në Tiranë në Universitetin “Vitrina” për poeten e re kosovare nga Prizreni Mirlinda Musaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:33 pm

PRESIDENCA E LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI “ ALBANIA
Gjirokastër, Albania 6 maj 2011

PRESIDENCA E LIDHJES SË POETËVE SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” KOSOVA
Prishtinë, Kosovë 6 MAJ 2011

« LIRIZMI NË ARTIN MAGJIK TE FILMIT » ju dha parësi këtij drejtimi në sajë të filmimeve të realizuara qysh më parë , në Simpoziumet e para , POWER POINT të përgatitur për LNPSHA « PEGASI » ALBANIA, profilet e realizuara gjatë rrugëtimit e tjerë.
E rëndësishme ishte kujtesa e veprimtarisë së madhe nëpërmjet fotografive të shumta të blicuara për zhvillimin e punimeve.


Rëndësi Simpoziumi i kushtoi:
1. Ta ruajmë gjuhën “Ah, kjo gjuha arbërishte,
Është gjuhë trimërishte…

Që të lartësohej gjuha deri këtu u deshën përpjekje, humbje, përplasje, mani të lulëzuara, dashakeqësi, “ndrydhje” coptim gërmash përdorim gijotinash, eliminime fizike, projekte antikultirimi; notim në analfabetizëm që prodhon bisqe e këto degë e kurora paditurie …
Por, sidoqoftë, tashmë është arritur në një lartësi të paparë. Gjuhëtarët tanë me emër dhe gjuhëtarët e huaj që u bashkuan në një front të përbashkët për të zbuluar te shqipja diamantet dhe që dolën në definacione të mëdha që ne i përdoruam në siparin e shfaqes së këtij organi:“Perëndia e Shqiptarëve ËSHTË SHQIPJA”, apo ‘Shqipja si gjuhë gjeniale.” Shqipja është gjuhë e një populli që gjithmonë ka qenë i privuar nga liria, por që nuk i ka pushuar kurrë përpjekjet për të ruajtur konturet tokësore dhe gjuhën e tij të bukur. Paçka nga përpjekjet makabre për të ndaluar një gjuhë, për të prerë një gjuhë kaq të pasur, nuk u mundësua kurrë një gjë e tillë. Çuditërisht populli ynë paçka se nuk ju dha mundësia të shkruaj herët me alfabetin e vet gjuhën e bukur u profesionalizua kujtesa e tij,e cila u përcoll nga një brez në brezin tjetër me një aftësi të veçantë mrekullore.Përpjekjet e tij u konkretizuan në dy shekujt që kaluan ku gjuha jonë shkoi gjjithmonë drejt gradintit rritës si dhe njehësimi të saj pasurimi letrar.Brenda këtyre shekujve sidomos u bë një përparim i madh në drejtim të krijimit të veprave letrare me tema madhore të cilat padyshim janë fond i artë në ‘Altarin e Krijimit Shqiptar’.Në këtë altar futen të gjitha veprat e ‘prodhuara’ edhe në vendet ku banojnë shqiptarët. Lidhjet e krijuesve “PEGASI”
tashmë ,të gjitha organizmat letrare janë hedhur në një veprimtari të mirëfilltë për ta ruajtur dhe pasuruar gjuhën.Është një përpjekje e bukur dhe e mirë ku mjaft autorë dhe krijojnë dhe botojnë veprat e tyre në shqipen e bukur si në: Kosovë,
letrare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:33 pm



2. Potenca e Fjalës

Fjala është diamanti i të folurës dhe të të shkruarit. “E para është fjala!” përkufizon Bibla. Ky përkufizim total ka treguar epërsinë e vet që nga krijimi i botës dhe që kur filloi predominimi i fjalës ndaj sinjaleve. Nuk po zgjatemi me gjëra të njohura si të folurit e fjalës, intonacioni i saj, të shkruarit, sepse këto janë të njohura. Do të ndalemi te potenca (forca) e fjalës. Po kështu këtë forcë do ta zbërthejmë në fushën që na intereson Letërsinë.
Sot shfrytëzohet së tepërmi potenca e artit të fjalës. Një vepër potente s’diskutohet, ka tërësi fjalës të ndërthurura, të pleksura, të ngjyruara, të dritëzuara, të hijezuara, të veshura me emocione dykahësh me prezencë të tharmit, por në sipërfaqen e “të shkruarit” ka dhe fjalë meite, të verdhura,në prag ikjeje, fjalë në pragardhjeje që janë sythime të veçanta e të nevojshme… Fjalët e stilizuara nuk mund të kuptohen pa prezencën e gjithë ngjyrymeve sepse vetëm kështu kuptohet universializmi i fjalës, shkëmbimi i vlerës, kjo e ndërlidhur me semantikën (anën kuptimore) si dhe me rolin që lujnë fjalët në fraza, periudha, kapituj, akte, pjesë,…
Në një vepër letrare që plotëson këtë kontekst në kuptimin e vërtetë jo të fluturimit dhe të retushimit fjala zgjidhet, përsëri zgjidhet dhe kalon në një proces të rëndësishëm që quhet përzgjedhje. Një gjuhë që ka pasuri fjalësh, pasuri kualitative që sundojnë figurat, simbolet që kanë përdorim elastik siguron një përdorim kursimtativ dhe kualitativ të fjalës, e cila varet nga aftësia e shkrimtarit, poetit për t’i dhënë kualitetin dhe gjallërinë në dy kahjet e përdorimit si edhe në kahjen e qëndrimit të vetë autorit ndaj përmbajtjes së veprës.
Vepra me përzgjedhje të tillë fjalësh ka shkëlqim dhe lexuesit apo vetë studiuesit gjejnë fushë të gjerë veprimi plot nerv ku binden dhe kënaqen estetikisht. Që të arrihet në këto vepra kërkohet që vetë përfaqësuesit e botës shkrimore, ata që kërkojnë të lënë diçka, duhet të përpiqen shumë. E drejtë është se guximi apo të guxuarit në letërsi është diçka serioze, por e shton seriozitetin bukuria tërësore e veprës. Tashmë ka shumë vepra të sforcuara për të cilat autorët nuk konsultohen me njerëzit e letrave, specialistët për të dhënë dhe ata mendime. Nuk mund të rimëzojë kushdo, nuk mund të thurë vargje të shndritshme kushdo që ka dëshirë e pasion për të bërë emër… Nuk mund të bëhen vargje me fjalë të thata, prolikse në të gjitha strofat. Kësaj i thonë të ngjitësh vetëm fjalë. Kësaj praktike duhet t’i jepet fund dhe të operohet me vargje poetike plot ngjyrim për të cilët duhet të rrish gjatë që t’i provosh në rast se ke atë që quhet talent, apo dhunti! Sa e hijshme është parabola e mëposhtme: “Një bujkeshë kishte mbjellë një lloj gruri të quajtur Kutruvel që zogu ia dinte anën si ta boshatiste kallirin. Bujkesha e mbolli grurin, por kur shkoi për ta vjelë nuk gjeti asnjë kokërr gruri në kalli dhe filloi të thoshte: “Ah, more Kutruvel, ç’më bërë!” “
Ne poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave duhet të prodhojmë vepra të bukura, që të mbeten dhe jo të na i marrë si grurin Kutruvel zogu i çuditshëm i zhdukjes së farës. Pra, një vepër me fjalë të përzgjedhur, me forcë të madhe fjale hyjnore që këtë e jep vetëm fjala figurative, e bukur, dinamike e kukll që i flet syri e buza e bukur mund të bëjë plotimin e kësaj dëshire që e kanë gjithë shkrimtarët. Por nuk mund ta harrijnë gjithmonë se dhe potenca e fjalës ka probabilitetin e saj goditës. Nga ne kërkohet latimi i fjalës, ose siç thuhet gdhendja e saj, përllogaritja në vendosje në arkitekturën e të shkruarit ë sidomos në poezi që është gjinia më e vështirë… Shëmbëlltyrë pozitive e kësaj është përvoja e shkrimtarëve të mëdhenj, e nobelistëve.
Duhet të hiqet dorë nga dhënia apo stimulimi me çmime i veprave mediokre që ndodh shumë rëndom tek ne dhe aplikohet shpesh për të kënaqur miqësi dhe që paracaktohet qysh më parë pa filluar konkurimi i vlerës.
Shembull i pozitivitetit është juria e madhe e dhënies së çmimit “NOBEL”, e cila po të shikosh se kujt ua jep çmimet befasohesh se përcaktuese është dhe kjo që parashtruam ne më sipër: Potenca e fjalës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:34 pm


3. Këshillimi moral
Fjalëformimi, studiuesit dhe Universiteti

Shpesh ndodh, që njerëz që hiqen si studiues dhe madje kanë marrë edhe tituj të lartë në Tiranë në fusha të tilla të kërkimit si: “kokëqyp, kokëbosh, kokëlëmsh, kokëgdhë, kokëmollë, ... (vijon refreni i hulumtimit të kokëve deri te kokëderr) duan të krijojnë “ndërprerje”, të tregojnë se dikush është futur në “fushën e e tyre studimore” pa të drejtë, përdorin autorizmin “leksikologjik” dhe pronësinë e lëvrimit e të krijimit të fjlalëformimeve të reja. (Jashtë vendit thonë që sa shpejt merret titulli në Shqipëri!) Më e keqja është se këta studiues pa prodhimtari studimore mund të jenë kampionë të “pronësimit të departamenteve gjuhësore” që drejtojnë apo që japin leksione në Shkolla “ të larta” të vendit. Kur dalin në emisione televizive dhe i dëgjon teleshikuesi, tashmë me vizion, krijohet akt komik për përgatitjen e tyre. Vetëkuptohet që nuk janë të gjithë në të njëjtën gjendje, sepse ka kuadro specialistë të zotë, të mirëfilltë dhe që shkëlqejnë në profesionin e tyre. Këtë fakt e përmendim, sepse është bota shkrimore ajo që pasuron përditë dhe me mjaft vullnet gjuhën e pasur shqipe. Me këtë gjuhë mund të bësh çudira, sepse “rrënjëzimi” i saj, thellësia e rrënjëve të saj është e pushtetshme. Studiuesit e mirëfilltë dhe jo ata që janë “spaletizuar” dhe që s’kanë “punuar” në arën e gjuhës me shatë. Shqipëria ka mjaft gjuhëtarë të zotë, të spikatur, të cilët i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe. E, mbi të gjithë, Gjirokastra ndien krenari legjitime për Profesor Eqrem Çabej. Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar sesion shkencor për këtë korife të gjuhës shqipe me pjesëmarrje edhe të albanologëve nga vendet e tjera dhe nga trevat shqiptare, por nismat e ndërmarra s’duhet të fiken. Studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Gjirokastrës duhet të ndihen krenarë që do të “profilizohen” në këtë Universitet me një emër të madh, por edhe “trupa akademike” që ka marrë përgjegjësinë për të mbajtur të gjallë Universitetin duhet të jetë në nivelin e lartë.
Mendojmë se është e pamjaftueshme puna që bëhet për të njohur letërsinë e pas viteteve ’90, letërsinë pluraliste, të mendimit të lirë, pa “klishe” e “ganxha”, sepse edhe pedagogët nuk kanë përgatitje të mjaftueshme dhe autoritare për të analizuar këtë letërsi që po buis vrullshëm në Shqipëri. Nuk mund të shkohet më me praktika të vjetra të “kritiçizmit” dhe mbi baza sipërfaqësore e metodologji, që kanë dalë nga “moda” . Universiteti duhet të lidhet me krijuesit e fjalës, ata që japin kontribut në letërsi dhe mandej studiuesit e mirëfilltë (flasim për të mirëfilltët) të angazhohen me metodën efikase për të hulumtuar dhe për të propozuar e për të pasuruar Fjalorin e Gjuhës shqipe. Konstatojmë se nuk evidentohen fjalëformimet e reja të theksit të figurshëm, të cilat të emoncionojnë.
Është kohë që katedrat dhe departamentet të lëvizin dhe jo të “mjekërzohen” për të dhënë shembuj të kulmeve gjuhësore, apo të shëmbullëzojnë “figura të lëmit gjuhësor”, të cilët kanë qenë të ditur! Pamja e jashtme e tyre nuk shpreh “thelbin”
Ne shkojmë drejt përmirësimit të gjendjes dhe ky vend kërkon studiues të afirmuar dhe një bashkëpunim të frytshëm studiues, shkrimtar, mësimdhënës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:34 pm


4. Poezia është sentencë figurative
Flitet shpesh për poezinë, vlerën e saj, por përgjithësimi është mbizotërues ndaj detajit dhe dhënies së kontributit në këtë “pistë figuracioni”, ku mendimi duhet të jetë i një shkalle të lartë. Thuhet që poezia shkruhet, por mendoj se poezia është një “akt i dhuruar” në çaste magjie, ndaj shkallinat e saj të larta nuk arrihen nga të gjithë, që e provojnë “startimin “ poetik, një nga “tentimet” më të vështira. Rëndom thuhet shpesh: “Shkruaj poezi…” Kjo është një shprehje që pohon diçka, por nuk tregon “cilësinë” poetike.
Poezia është ngacmim i realitetit, i qiellit, i mendimit, i pamjes , i konturimit, i të dukurës, i prurjes dhe i arkitekturimit, lidhjes, ngjyrimit, eklipsit, ylberit, tallazitjes…
Një nga elementët më pikantë të poezisë është fjala e figurshme, e ndritshme , e cila kalon në një proces “kategorizimi e përzgjedhje” të detyruar. Kështu mund të flitet për konceptimin dhe shtrirjen në linja të asaj që të ka përshtypëzuar dhe të ka barrëzuar mendërisht për të hedhurit në pentagramin poetik të ndjenjës ( apo lindja me konturim), me spontaneitet për rikthimin e detyruar për të marrë ndjesitë dhe aprovimin e shqisave pjesëmarrëse të organizimit, jo vetëm të jashtme, por të brendshme! Kjo do të thotë që poezia të mbajë një “dietë” figurative…
Poezia është sentencë. Ajo nuk pranon stërgjatime, shtrirje pa intuitë, me tjerrje të panevojshme. Kërkon metodën e kërkimit në hapësirën mendimore për të gjetur yllësinë… Mesazhi nuk jepet fare zbuluar , por ai duhet të ketë aftësi të tillë paraqitëse si një “kriptogram” që kërkon zgjidhje me gjimnastikë mendore. Poezia, duke patur në brendësi “arteriet” e figurës së zgjedhur të fituar me konkurrimin latim, mbart me vete emocionin e autorit si dhe sjell shpërthimin pasthirrmor të të dashuruarit me poezinë. Aftësia përcjellëse duhet të “sfilojë” me pamjen e saj magjepse të demonstrimit.
Poezia ka në dejet e veta të papriturën e këndshme të krijuar pa sforco dhe jo me një konceptim të standartizuar kompozicional, por me ritëm, bindje, seleksionim, mbetje… dhe pozicionim të së bukurës mbresalënëse. Ajo varion dhe fanitet me fizionominë individuale pa provuar huazimin apo krijimin mbi gjeturinë e tjetrit, duke lënë hapësirën e origjinalitetit. Zbulesa e një objekti në tërësinë e tij qysh në zanafillë të asaj që e motivon poezi, do të thotë që nervi poetik fillon dhe mbaron në një PIKË NISJE rrafshuese e vlerës. Të shkruash poezi do të thotë të reflektosh në kualitetin tënd. Poezia me forcën e saj emocionale, që shpesh e fsheh dhe tregohet e “ftohtë”, kur ndalesh në stacione moskuptimi e tregon “enigmën” me rikuptim pak të vonët, por të të freskon, pra të ngroh. Ky është një qëllim i zbuluar me inteligjencë…
Jo pa qëllim rreshtova këto mendime individuale dhe “precipitime” përvoje poetike për të treguar se poezia nuk është lojë “kukafshehti. Ajo kërkon zbërthimin e figurës nëpërmjet vendosjes në provë të intelektit “të dyfishtë”. Të ndjesh poezinë do të thotë të respektosh kualitetin… Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe me shtrirje tashmë të gjerë dhe me njohje jashtë shtetit ka bërë punë të programuar për zbulimin e talenteve dhe impulsimin e tyre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:34 pm

Problemore që u diskutua në seancë të veçantë të LNPSHA :PEGASI"
5. Kërkohet ngritje e zërit të të gjithëve krijuesve dhe përgjegjshmëri të madhe të tyre

TË BËJMË TERAPI TË SËMUNDJES SË “MOSVLERËSIMIT TË LETËRSISË “



Krijuesit në “kënetën” e mosvlerësimit shtetëror

Krijuesit shqiptarë, kudo ku ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë po përjetojnë një mostrajtim të vërtetë në kontekstin financiar. Një papërgjegjshmëri qeverish ndaj krijuesve, të cilët janë në zbulesë të përhershme të fakteve historike, të shkruarjes së historisë së këtij kombi të vjetër, të pasurimit tonalitativ të poezisë dhe të prozës shqipe, të kontributit në fjalësin shqiptar në krijesën e qindra dhe mijërave neologjizmave pasuruese të gjuhës… Kërkesa dhe projekte të bukur, fitimprurëse në aspektin moral, letrar, shoqëror të shoqërisë, hartohen dhe paraqiten në Ministritë e Kulturës të vendeve të ndryshme, por këto projekte shihen me syrin e NJERKËS dhe fitojnë miniprojekte nga këshilllat artistike të këtyre Ministrive, të cilët hapin “buxhetime “ për minin… veprimtari të vockëla, fare të vockëla dhe fitojnë miliona…, të cilat dirigjohen nga mjeshtra “të artit”… TRE SIMPOZIUME NDËRKOMBËTARE PËRMASTIVE TË LNSHPA”PEGASI” ALBANIA DHE ASNJË CENT, KUR NË KËTO VEPRIMTARI MARRIN PJESË POETË PËRMASTIVË… Sa mirë veprojnë shtete të tjera (institucione, ku janë punësuar disa nga poetët pjesëmarrës në këto evente tonat), të cilët kërkojnë ftesat dhe programet e veprimtarive. Kur shikojnë seriozitet dhe programe niveli paguajnë të gjitha shpenzimet e Simpoziumeve të poetëve pjesëmarrës. Kështu ndodhi vjet me Qipron, Anglinë , Turqinë, Greqinë e tjerë…
Vlerësimi i këtyre veprimtarive nga LSHAN OHAJO SHBA (I.Ë.A) kontribut në letërsinë moderne botërore, por çfarë thonë këshillat artistike të miratimit të projekteve….

Krijuesit japin dhurata si “babagjyshët”

Krijuesit të detyruar të japin dhurata si babagjyshët e VITIT TË RI… Deri kur kështu ma…?(Pyetësi migjeniane).
Po ne? Ne jemi “babagjyshë”, që duhet të japin falas librin, të cilin e kemi arkitekturuar me mendje dhe me financime private. Duhet të çojmë libra në Biblioteka Kombëtare dhe ato të qyteteve, duhet të dhurojmë libra në institucione e tjera... Gjithmonë krijuesi i dëmtuar.

A ka shtëpi botuese të vërteta me identitet në Shqipëri?

Shënjat ortografike drejt shpartallimti të plotë. Po gjuhëtarët ku janë ?! Janë tulatur apo fshehur?
Po shtëpitë botuese, mund të quhen të tilla në Shqipëri? Asqë mund të quhen të tilla. Shtëpi botuese me “redaktorë dhe punonjës të vjetër”, drejtorë të ashquajtur të Shtëpive botuese, që përflakim korrektorët letrarë, të cilët, për shkak të modernizmit, po heqin shënjat ortografike të gjuhës… Një çmenduri e përmasave drastike, një torturim gjuhësor, një mani me pirueta të helmëta! Ky fantazim dhe veprim mediokër duhet të ndalohet. Bashkohësia nuk thotë: “Hiqni shenjat e pikësimit dhe t’u mësoni shtrembër gjuhën pasardhësve… Gjuhëtarët, të cilët po mungojnë, apo po friken të thonë fjalën e tyre për këto ndodhi, janë të tulatur dhe mbajnë vetëm “spaletat” profesoriale, doktoriale në fushën gjuhësore… që t’i përdorin nesër për shtesë pensionare për kontribut gjuhësor (ky motivimi), apo për kontribut shkatërresë gjuhësore! Ky Motivimi i vërtetë!
Ç’ndodh kështu me këta të tulatur, që thonë kërkojnë mineral në pasurinë gjuhësore dhe nuk munden…

(Eksperimente të tilla mund të bëhen, por të shkruhet “Ndalohet leximi i këtyre librave nga nxënësit dhe studentët). Lejohet leximi nga ata që kanë njohuri të forta gjuhësore e sidomos njohuri të mira drejtshkrimore të gjuhës!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:34 pm

Panaire gjysmake dhe distribuim i keq i librit

Panaire gjysmake, ku marrin pjesë dhe krijuesit, që nuk kanë të bëjnë fare me krijimin. Detyrimisht letërsia e madhe e ka prejardhjne nga mediokriteti. Pa mediokritet në letërsi nuk ka zhvillim të letërsisë dhe konkurrim vlerash. Të gjithë duan të bëjnë poezi, të gjithë “pozojnë”, por varet si pozojnë… Pozimi kërkon krehje të bukur…

A ka distribuim të librit, a ka vlerësim të vlerave të vërteta të librit? A ka konkurrim vlerash? Shumë krijues të vjetër hiqen specialist ë të mirëfilltë. Po janë të tillë, por të asaj që kaloi… Kushedi sa krijues të rinj janë marrë në qafë nga këta krijues të “vjetër”, që veprojnë me pjesën e vjetër të kokës, sepse mekanizmi lëvizës për të renë nuk u ka ardhur ende…
Ka botues me nivel të dobët kulturor, pa arsim përkatës, por që kanë marrë liçenca aktiviteti...!!!

Ekzistenca e përkthyesve e papërligjur

Në Shqipëri ka përkthyes të talentuar në disa gjuhë , potencialë, të cilët përpiqen të kenë dypozicionimin, që është i nevojshëm për të realizuar përkthime niveli të njohës në mëyrë saktike të dy gjuhët që do të ndërvaren dhe do të transmetohen dhe që përkthyesi të jetë mjeshtër edhe si poet e shkrimtar. Raste të tilla ka patur letërsia shqiptare dhe më parë. Por këta përkthyes duan ndihmë për të krijuar përvojën e tyre.

Fryrje të mëdha dhe mentalitete të gabuara

Ekzistenaca e mentalitetit se unë jam i madh, unë jam poet apo shkrimtar niveli është e hapur dhe e përshfaqur si mentalitet dhe, çuditërisht, këtë e thonë ata, që mezi njihen nga qyteti apo “lagjja” e tyre, kur nuk kanë konceptim e shkëmbimit universal të vlerave dhe lënie e shenjave në këtë shkëmb!…


Fryrje të mëdha
Një mani, që po vuajmë të gjithë, në shërbesë të impulsimit apo të nxitjes… Flitet me mendime dhe
sugjestionime” personale”, duke përdorur mendime të karakterit sipëror, (i)e shkëlqyer, risi e re në letërsi, me një vepër “krijues dhe krijuese qe i përket të ardhmes”, kontribut në fushën e letërsisë shqipe… e të tjera të tjera profka si këto lavde me këmbë prej rëre… Marrja e pozicionit apo e bërjes së poezisë së Madhështisë, duke sulmuar ata që kanë kokrra… për të ngjitur ndonjë shkallë. Profka, sajime meskine në dëm të letërsisë…. Për poezi të shkallesës sipërore diskutohet dhe Kadareja, pa le të tjerët, të cilët kanë bluajtur “frazime” në ato që a mundtë quhen apo motivohen si vepra letrare. Është koha të bëjmë kujdes se mos vrasim letersinë tonë dhe të përdorim selektivitetin e nevojshëm, por kjo nuk do të thotë që të ndalohet e shkruara, por vepra e mire duhet të “triorohet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:35 pm


•Përftesa e librashitësve mbi krijuesin

Keqsjellje e librarive me krijuesit është e ekzagjeruar. Librashitësit, kur krijojnë lidhësitë me krijuesit për distribuimin, tregtimin e librit, kërkojnë me insistim të rritin artificialisht çmimin ose të përftojnë shumë më tepër ata, se krijuesi i tyre… Ky është anormalitet dhe meskinitet dhe vjedhje faqas në dëm të krijuesit dhe në favor të një tregtari , ndoshta dhe të rëndomtë!

Ekzistenca e mendimit negative të pasurimit të fondeve librove…

Ekzistenca e mendimit se bibliotekat le t’i pasurojnë vetë krijuesit, në rast se dëshirojnë, që “produktet” e tyre letrare t’u jetojnë gjatë, është një mentalitet meskin dhe vrasës. Shteti duhet të blejë këtë produkt mendimor letrar, historik e tjerë dhe t’i vendosë në pasurinë e tij, thesarin e trasmetimit të dijeve pasardhësve... Është bërë një sëmundje e përgjithshme, që nuk akordohen fonde për trurin dhe fondi libror i bibliotekave ngelet në vend , stepet e tjerë… Nëpërmjet internetit sot ka lidhësi dhe gjallëri të madhe.

Vetëm në vitin 2009 -2010 janë dhuruar mbi shumë libra të gjinive të ndryshme.
Është koha kur duhet të bëjmë kujdes dhe të tregojmë se ne krijuesit e vërtetë jemi vitalë dhe synojmë progresivitetin e shoqërisë dhezhvillimin tërësor të vendit. Ndaj kërkohet nëj bashkëpunim serioz dhe një veprimtari e gjerë dhe me nerv.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" EmptyTue Dec 20, 2011 4:35 pm

Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij studiuese asnjëherë

Simpoziumin Ndërkombëtar më datën 18 prill e përshëndeti Prof. Dr. Zymer Neziri
Instituti Albanologjik Prishtinë

Të nderuar shkrimtarë, poetë, studiues, artistë pjesëmarrës në këtë Simpozium Ndërkombëtar të “Pegas” Internacional nga të gjitha viset e Atdheut, mërgata dhe deri nga SHBA. Kam nderin t’ju përshëndes për praninë tuaj këtu në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në mënyrë të veçantë poetin dhe shkrimtarin Kristaq F. Shabani, Presidentin e “Pegas” Internacional.
Për ata që vinë për herë të parë këtu do të dëshiroja t’ju jepja një informacion të shkurtër për historikun dhe veprimtarinë e këtij Instituti. Në këtë institut studiohet letërsia, poezia lirike, epike dhe ajo gojore. Kjo dhe ju duhet t’ju gëzojë. Sipas organizimit ne kemi degë të veçanta të studimit: Degën e Folklorit dhe të Etimologjisë, Degën e Letërsisë dhe të Historisë. Gjithashtu brenda këtyre degëve ka sektorë të specializuar të studimit. Instituti ynë Albanologjik është një ndër më të vjetërit në Botë në këtë cep të Ballkanit. Ai është krijuar në vitin 1953, por kaloi në peripeci dhe në vitin 1955 u mbyll, për t’u rihapur sërish në vitin 1957, për t’u mbyllur sërish në vitet 1980; përsëri u rihap, përsëri u mbyll në vitin 1994 dhe duke u rihapur në vitin 1999 e duke vijuar veprimtarinë e tij të gjithanshme të studimit të jetës, traditës së popullit tonë. Pavarësisht nga ndërprerjet, hapjet dhe rihapjet të ndodhura për arsye historike, studimi i jetës, traditës dhe gjithçka je të popullit tonë nuk është ndalur kurrë. Studiuesit kanë punuar me përkushtim në fushat e tyre. Pra puna në këtë Institut Albanologjik nuk është ndërprerë asnjëherë. Në këtë institut kanë punuar mjaft studiues të talentuar dhe të zotë. Janë realizuar studime të profilizuara në fushat e ndryshme, sipas degëve që parashtruam më lart. Në këtë kuadër është realizuar me profesionalizëm edhe studimi i letërsisë, zhvillimet e saj sipas etapave. Në këtë kuadër që nga krijimi ka mbi 400 vëllime të publikuar në libra të veçantë studimorë, monografikë. Dua t’ju gëzoj duke ju thënë që janë botuar deri tashmë 40 “Gjurmime Albanologjike“ dhe 20 prej tyre që nga viti 1971. Kjo është realizuar nga puna përkushtuese e studiuesve, të cilët gjithmonë janë “prodhuar” dhe vijojnë të dalin shumë të aftë në fusha studiuese që janë studiues të rinj që kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës, që shumë prej syresh ndodhen dhe këtu në sallë.
Dua t’u them se Instituti, në këto momente, ka probleme në aspektin finaciar për të realizuar projektet e tij në fushën studimore, por shpresojmë që këto probleme me ndihmesën e Qeverisë të kalohen.
Ju përshendes dhe njëherë dhe ju falenderoj që përzgjodhët sot Institutin tonë për të zhvilluar punimet e këtij Simpoziumi të rëndësishëm që pasqyron edhe veprimtarinë e letersisë sonë kombëtare për Lirizmin në Letërsi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





 Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty
MesazhTitulli: Re: Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"    Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Simpozium i shndërruar në “Kongres” ambientet "Vrite lotin"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» PEGASI, ambientet e lokalit "VRITE LOTIN" TE PERIKLI SHULIT
» simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres”
» Bised me lotin
»  NE KONGRES PRESIDENTI I SHQIPERISE PROF. DR. BAMIR TOPI
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: