Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Në tetë vende evropiane u mbajt Java e takimeve kristiano - Tue Nov 29, 2011 9:24 pm | |
| Në tetë vende evropiane u mbajt Java e takimeve kristiano-islamike.
Sipas Radio Vatikanit, më 28 nëntor 2011, thuhet se: “Në një kohë, kur historia jonë përshkohet nga kriza e dhuna, të krishterët e myslimanët mund të mbështeten fort mbi vlerat e fesë, prej nga buron forca e guximi për të punuar së bashku për drejtësi e paqe”. Këtë nënvizojnë organizatorët e edicionit të 11-të të Javës për takimet kristiano-islamike (Seric), që u mbajtën në Francë e në shtatë vende të tjera, javën e fundit të nëntorit. Takimi - kujton gazeta vatikanase ‘L’Osservatore Romano’, ishte pjesë përbërëse e veprimtarive, lidhur me dialogun ndërfetar. Gjatë Javës u mbajtën konferenca, në të cilat u debatua e u dhanë dëshmi të ndryshme, nga përfaqësues të të dyja feve. Por, Java nuk u kushtohej vetëm të krishterëve e myslimanëve. Ajo ishte ftesë drejtuar të gjithëve, besimtarë e jo besimtarë, për të bashkëpunaur në shërbim të drejtësisë e të paqes, në lagjen ku jetojnë, në shkollë, në vendin e punës.Java u organizua nga Grupi i miqësisë islamo-kristiane (Gaic) i mbështetur nga “Komiteti katolik për zhvillimin, kundër urisë”, si dhe nga “Grupi islamik francez i ndihmës”.Shumica e takimeve u mbajtën në Paris dhe në qytete të tjera franceze. Por nuk munguan edhe mbledhjet në Belgjikë, Hollandë, Spanjë, Itali, Poloni, Finlandë e Mbretëri e Bashkuar.Instituti katolik ishte, të shtunën e kaluar, selia e tryezës së rrumbullakët me temë “Të krishterët e myslimanët, përballë frikës, që buron nga shoqëria, në të cilën jetojmë”.Gjithnjë në Paris, më 22 nëntor, u fol për “Veprimtarinë kundër vetmisë: në qendër të vëmendjes së të krishterëve e myslimanëve”. Ndërsa më 26 e 27 nëntor, rreth pesëdhjetë specialistë, diskutuan për arritjet më të reja të dialogut ndërmjet të krishterëve e myslimanëve.Së fundi, në Shatenei-Malabri (Siena e Epërme), u hap ekspozita me titull: “Al Andalus, héritage oublie?”, me shfaqje, filma, konferenca, debate....
| |
|