Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Romë: Java e kulturës islame

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Romë: Java e kulturës islame    Empty
MesazhTitulli: Romë: Java e kulturës islame    Romë: Java e kulturës islame    EmptyThu May 26, 2011 2:47 pm


Romë: Java e kulturës islame

Nga 23 deri më 31 maj në kryeqytetin italian, Romë, mbahet java e kulturës islame

Gjatë kësaj jave pritet të organizohen konferenca, diskutime me tema të ndryshme, prezantime të librave dhe të letërsisë, si dhe ekspozita të artit bashkëkohor të sponsorizuar nga Organizata Islamike për Arsim Shkencë dhe Kulturë (ISESCO)
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, drejtori i Qendrës Islame në Romë, z.Abdellah Redouane, personalitetet fetare dhe diplomatë nga Maroku, Tunizia dhe Jordania.
Organizatorët 'Roma Capitale', Qendra Kulturore Islame e Italisë dhe Xhamia e Madhe e Romës këtë e quajnë si një mundësi për t’u njohur me qytetërimin islam, dhe për të thelluar dialogun mes popujve dhe traditave të ndryshme fetare.
"Unë i ftoj të gjithë qytetarët italianë të vijnë ta mësojnë dhe ta kuptojnë kulturën islame, sepse nëse ne kemi besim në identitetin tonë, atëherë do të kemi fuqi t’i respektojmë edhe identitetet e të tjerëve," tha Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, në prezantimin e projektit.
Ndërsa drejtori i Qendrës Kulturore Islame Italiane, Abdellah Redouane tha: "Shpresojmë se ky edicioni i parë do të pasohet nga shumë të tjerë dhe se puna jonë do të shërbejë si shembull për kryeqytetet e tjera evropiane".
Gjatë javës, në program, është paraparë edhe mbajtja e dy konferencave, njëra është mbajtur ditën e martë në xhaminë e madhe të Romës me temën “Feja dhe Demokracia", ndërsa e dyta pritet të mbahet ditën e enjte në muzeun capitoline, tema e së cilës do të jetë "Islami në Itali”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Romë: Java e kulturës islame    Empty
MesazhTitulli: Re: Romë: Java e kulturës islame    Romë: Java e kulturës islame    EmptySat May 28, 2011 10:30 am

Iso-polifonia, kori më i vjetër në botë
Iso-polifonia, që deri tani padrejtësisht është trajtuar si folklor, si krijimtaria argëtuese e një popullate të caktuar, në vitet e hershme të krijimit të vet nuk ka qenë siç është sot.
Me lotët rrëke, me jelet që u binin përdhe, ata ngjajnë si vajtojca. Fundja ky ka qenë edhe qëllimi i Homerit… Këtë simbolikë me kuaj, akademiku Vasil Tole e nxjerr nga konteksti homerik dhe e sjell në ditët tona për të hapur një parantezë për iso-polifoninë, tanimë pjesë e trashëgimisë botërore, në mbrojtjen e UNESCO-s. “Pse qanë kuajt e Akilit” është sprova e tij më e fundit, që tenton një vështrim vertikal drejt origjinës së iso-polifonisë. Për të, ajo përbën korin e parë në botë dhe është më e lashtë se vetë tragjedia greke, madje kjo e fundit i referohet asaj në krijimin e strukturës së vet. Për Vasil Tolen, iso-polifonia, e cila e ka atdheun në Shqipërinë e Jugut (lidhur me vendndodhjen e Hadesit dhe lumit Akeront), nuk është thjesht folklor, por mënyrë jetese. Është një dëshmi e organizimit shoqëror.Zakonisht titujt janë çelësi për të hapur librin dhe kur zgjedh një çelës të Homerit, intriga bëhet e plotë për të gjithë. Ai hap një derë që na çon drejtpërsëdrejti në atë që unë e quaj “sofra homerike”, në periudhën kur lindi krijimtaria artistike. Unë besoj që iso-polifonia, që deri tani padrejtësisht është trajtuar si folklor, si krijimtaria argëtuese e një popullate të caktuar, në vitet e hershme të krijimit të vet nuk ka qenë siç është sot. Përfytyrimi im më çon të mendoj që ajo ishte një kulturë, që reflektonte drejtpërsëdrejti në mënyrën e organizimit shoqëror të banorëve në kohët e vjetra dhe këtu kam parasysh periudhën neolitike, diku rreth 7-3 mijë vjet para Krishtit. Kjo dëshmohet bindshëm nga zbulimet e kulturës materiale, siç janë ndërtesat e para prehistorike, kasollet apo mjetet e punës, si dhe varrimi me tuma, një lloj varrimi që imitonte formën e diellit në tokë. Me këtë dua të them që shqiptarët arritën që krahas kulturës së madhe greke, të formatonin korin si një shenjë jo vetëm e organizimit shoqëror, por edhe e ansamblit të parë artistik në botë dhe ky është këndvështrimi im i veçantë, duke hedhur një hap drejt prejardhjes, origjinës së polifonisë, të cilën e shoh shumë të lidhur me jetën dhe në mënyrë të veçantë me vdekjen e shqiptarëve. Ka lindur në kohën kur njeriu ishte i mbytur nga dhimbja dhe përdori vajtimin, jo vetëm për të nderuar të vdekurin, por edhe për të çliruar veten nga dhimbja. Dhe çdo kulturë, e cila është e lidhur fortë me mënyrën e jetesës, të çon tek rrënjët e njerëzimit.

Ka një episod të mrekullueshëm tek “Iliada”: kur dy kuajt e Akilit, Baliosi dhe Xanthi (Baliosi është shumë i afërt me emrin shqip Balashi, Xanthi i verdhi), kur shikojnë Patroklin të vrarë, fillojnë e qajnë. Kjo është një gjetje, sepse kuajt e pavdekshëm nuk preken nga simptomat e njerëzve që kanë dhimbje dhe jetë të përkohshme, por aq e madhe ishte dhimbja e tyre, saqë Homeri i përshkruan ata si vajtojcat me jelet që u binin para dhe lotët që i rridhnin rrëke. Kjo është simbolika ime, sipas së cilës iso-polifonia është vaj-kënduar. Dhimbja i mblodhi njerëzit së bashku dhe aty lindi këndimi me shumë zëra, prandaj aty përshkruhen etapat e këtij strukturimi të jashtëzakonshëm të korit të parë në botë. Ky libër nuk është fantashkencë, por ka dy orientime shumë të forta. Njëra pikë e horizontit është vepra e Homerit, dëshmia e vetme e vjetër, që shkon 800 vjet para Krishtit dhe përshkruan ngjarje 1500 vjet para Krishtit dhe ekstremi fundor është realiteti i muzikës iso-polifonike. Ky realitet nuk duhet parë si një shumësi këngësh, si folklor, por të zbulojë se si është e mundur që një kulturë zanore, që prodhohet nga aparati zanor i njeriut e ka edhe atributin e fjalës e të këngës, mundi të formatonte korin. Europës iu deshën 5 shekuj për ta formatuar polifoninë. Si është e mundur që në një realitet tradicional të ekzistojnë koret, të gjenin një strukturimin, i cili zgjeron hapësirën përmes isos, që është e njëtrajtshme, horizontale dhe zërat e tjerë që e presin strukturën vertikalisht si për t’u kujtuar njerëzve se janë të vdekshëm dhe stinët e kohët kanë vendin e tyre. Kjo ishte tërheqja dhe përmes një forme që quhet “e qara me bote”, me rrëke lotësh, për njeriun, si pjesë e botës, përpiqem që nga e sotshmja të shkoj drejt së shkuarës, për të gjetur atë rrugë të vështirë, thuajse të pamundur. Prandaj, këto quhen sprova. Askush nuk e ka monopolin e dijes sa i përket kësaj çështjeje, por ato që nuk ndryshojnë janë fakti që kjo kulturë ka lindur korin, ka lindur nga aparati njerëzor zanor që është instrumenti më i vjetër dhe se isoja është e zezë, sepse ka lindur gjatë zisë dhe zërat janë të kuq, sepse brenda asaj njëtrajtshmërie çlirojnë, ashtu si loti, jetën., thotë Tole.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Romë: Java e kulturës islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame
» Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc
» EKSPOZITË ISLAME NË UNIVERSITETIN E KEMBRIXHIT
» Në tetë vende evropiane u mbajt Java e takimeve kristiano -
» Ekspozitë e kaligrafisë islame u hap në Washington

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: