Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi

Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc Empty
MesazhTitulli: Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc   Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc EmptyThu Jul 01, 2010 12:36 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

PSE U DOGJËN MONUMENTET E KULTURËS ISLAME-SHQIPTARE NGA FORCAT BARBARE…?

Gjakova ishte qyteti që kishte më së paku serbë në Kosovë, por u masakrua, u shkatërrua, u plaçkit, u dëmtua, u dogj, u bë shkrumb e hi, prej tyre, sepse pushteti në Beogradin e zi që çdo gjë e kishte planifikuar, që moti, për shumë arsye, e kishte këtë qytet halë në sy…
Të dhënat e para për Gjakovën si qytet i kemi nga udhëpërshkruesi i madh turk, Evlia Çelebiu, i cili e vizitoi Gjakovën në vitin 1662, ku ndër të tjera shkruan:
“Gjakova i ka dy mijë shtëpi të stolisura që ndodhen mbi një fushë të gjërë. Ka dy xhami të bukura, mesxhide (xhami të vogla), hane të mbuluara me plumb. Ka një hamam të bukur që të kënaqë zemrën dhe nja treqind dyqane të ndryshme, të mbushura me mallra e me njëmijë lloj mjeshtrish. Meqë e ka klimën e këndshme, banorët janë të bukur dhe të dashur!”
Dyqind vjet pas Evlia Çelebiut, dijetari, atdhetari, ideologu kryesor i Zgjimit Kombëtar, Sami Frasheri (1850 – 1904), në kryeveprën e tij Kamus – al – Alam, botuar me 1889, në faqen 4.787 të vëllimit të VI-të, për Gjakovën, ndër të tjera, shkruan:
“Në Gjakovë ka 16 xhami, dy medrese, një shkollë ruzhdie dhe disa mektebe, një bibliotekë, kishë dhe mekteb të veçantë për katolikë e orthodoksë. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike. Popullsia e Gjakovës është e njohur për ruajtjen e traditave dhe kanë prirje për tregti e zejtari. Është popull guximtar dhe i aftë për armë. Nga gjiri i këtij qyteti ka pasur gjithmonë dijetarë të dëgjuar e myderrizë…”
Për qytetin e Gjakovës, me popullsi që ishte e njohur për ruajtjen e traditave, që kishte prirje për tregti e zejtari, me burra guximtarë, të aftë për armë, me banorë të bukur e të dashur, me dijetarë të dëgjuar e myderrizë, kanë shkruar edhe shumë dijetarë të tjerë në Lindje; kanë shkruar edhe shumë dijetarë, misionarë, historianë, shkencëtarë aq më shumë në Perëndim, siç janë Mylleri, Nopça, Hekardi, Mehju etj.
Ne, në këtë rast, do të kufizohemi vetëm te rëndësia e veçantë e monumenteve islamike – shqiptare, siç është Xhamia e Hadumit, për të cilën eksperti i historisë së artit islam, drejtori i Qendrës Dokumentare të Artit Islam dhe Arkitekturës Islame pranë Universitetit të Harvardit në Sh.B.A., prof. A. Ridlmajer thotë:
“Xhamia e Hadumit është monument unikat në të gjitha trojet shqiptare. Është i vetmi kompleks i këtij lloji që është ruajtur. Xhamia e Hadumit nuk është vetëm xhami, por është qendër kulturore. Pranë xhamisë gjendej biblioteka, e cila ishte më e madhe se vet xhamia. Pranë bibliotekës gjendej mejtepi, ndërsa aty pranë Çarshia e Vjetër me dhjeta dyqane, të cilat ishin vakëfe të xhamisë. I tërë kompleksi, pra, përbënte një qendër edukative e fetare. Kompleksi ishte ndërtuar e zhvilluar nga ana e vetë gjakovarëve.
Kjo qendër nuk ishte e importuar nga jashtë. Ky është monument i kulturës shqiptare...”
Xhamia e Hadumit, e ndërtuar nga Sulejman Efendiu me 1594, një monument unikat në të gjitha trojet shqiptare, siç tha prof. Ridlmajer i Universitetit të Harvardit, me bibliotekën e xhamisë, ndërtuar me 1733, që kishte dorëshkrime, dokumente e libra me rëndësi të veçantë; Medresja e Madhe, e themeluar me 1748 prej Myderriz Yvejs Efendiut, që për më se dy shekuj edukoi, arsimoi e frymëzoi me ndjenja fetare e kombëtare me qindra e mijëra shqiptarë jo vetëm nga Gjakova, por nga tërë Kosova e përtej. Ndër ta vlen të përmendet Myderriz, mulla Haxhi Zeka (1830-1902), udhëheqës i Lidhjes së Pejës “Besa – Besë”(1899); Teqeja Bektashiane, që kishte udhërrëfyes të ndritur, të ditur, fetarë e atdhetarë, siç ishte Haxhi Adem Babai (1841 – 1927) një personalitet i shquar i “Lidhjes së Prizrenit” (1878) dhe poet e letrar i talentuar, që shkruante me pseudonimin “Vexhhi”; Baba Hamëz (1882 – 1952); Baba Qazim Bakalli, (1895-1981) njëri nga mësuesit e parë të Gjakovës, që në vitin 1915…
Të gjitha këto monumente të kulturës islamike – shqiptare, u themeluan nga shqiptarët, u zhvilluan, u financuan nga shqiptarët, dhe u shërbenin shqiptarëve ndër shekuj…
Të gjitha këto monumente të kulturës islamike – shqiptare, ishin afër njëra tjetrës, pranë njëra-tjetrës, të gjitha në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, Bukuroshja e Kosovës.
Çarshia e Madhe e Gjakovës, përveç këtyre monumenteve, kishte edhe qindra shtëpi e dyqane karakteristike; ishte një muze i gjallë, që me arkitekturën e vacant, ku shprehej një fuqi krijuese e mjeshtërve vendas, mahniste kronistët e kohës, mahniste vizitorët e ndryshëm dhe frymëzonte ekspertë të lëmive të ndryshme…
Çarshia e Madhe e Gjakovës me Xhaminë e Hadumit, bibliotekën, mejtepin, me qindra shtëpi e dyqane, me Medresën e Madhe e Teqen Bektashiane, ishte jo vetëm qendër kulturore, fetare, historike, shoqë-rore, arsimore, edukative e politike, por ishte edhe qendra kryesore, më e fuqishmja, ekonomike e qytetit.
Në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, që prej themelimit, ushtroheshin dhjetëra zeje të ndryshme, duke filluar nga armëtarët, argjendarët, kazangjinjtë, lëkurëpunuesit (tabakët), rrobaqepësit (terzinjt), zhgunaxhinjt (rrobaqepësit e veshjeve nga zhguni), qëndistarët, zdrukthëtarët, kazazët (prodhuesit e pëlhurave nga mëndafshi), qeleshepunuesit (plisaxhinjtë), gërçakxhinjtë (punuesit e enëve nga dheu), saraçët, opingaxhinjtë, cergaxhinjtë, çibukxhinjtë etj.

zhvilluan veprimtarinë vazhdimisht, , deri sa u dogjën tërësisht, që me natën e parë të bombardimeve, me 24 mars 1999 nga forcat barbare sërbe…
Përkundër të gjitha këtyre masakrimeve, shkatërrimeve që u bënë në Gjakovë, e kudo nëpër Kosovë, Gjakova, Kosova, mbijetoi, lavdi Zotit! Mbijetoi dhe lirinë e fitoi…
Por, liria siç thotë dijetari Navalis, është si të hollat, disa i ndihmon – ndërsa të tjerët i prishë.
Mos të bëhemi si të tjerët, por të përpiqemi secili për atë dhe me atë që është i përgatitur, e të ecim përpara, se përndryshe s’do të kemi as liri, as ardhmëri …

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Gjakova ishte qyteti që kishte më së paku serbë në Kosovë, por u masakrua, u shkatërrua, u plaçkit, u dëmtua, u dogj, u bë shkrumb e hi, prej tyre, sepse pushteti në Beogradin e zi që çdo gjë e kishte planifikuar, që moti, për shumë arsye, e kishte këtë qytet halë në sy…
Të dhënat e para për Gjakovën si qytet i kemi nga udhëpërshkruesi i madh turk, Evlia Çelebiu, i cili e vizitoi Gjakovën në vitin 1662, ku ndër të tjera shkruan:
“Gjakova i ka dy mijë shtëpi të stolisura që ndodhen mbi një fushë të gjërë. Ka dy xhami të bukura, mesxhide (xhami të vogla), hane të mbuluara me plumb. Ka një hamam të bukur që të kënaqë zemrën dhe nja treqind dyqane të ndryshme, të mbushura me mallra e me njëmijë lloj mjeshtrish. Meqë e ka klimën e këndshme, banorët janë të bukur dhe të dashur!”
Dyqind vjet pas Evlia Çelebiut, dijetari, atdhetari, ideologu kryesor i Zgjimit Kombëtar, Sami Frasheri (1850 – 1904), në kryeveprën e tij Kamus – al – Alam, botuar me 1889, në faqen 4.787 të vëllimit të VI-të, për Gjakovën, ndër të tjera, shkruan:
“Në Gjakovë ka 16 xhami, dy medrese, një shkollë ruzhdie dhe disa mektebe, një bibliotekë, kishë dhe mekteb të veçantë për katolikë e orthodoksë. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike. Popullsia e Gjakovës është e njohur për ruajtjen e traditave dhe kanë prirje për tregti e zejtari. Është popull guximtar dhe i aftë për armë. Nga gjiri i këtij qyteti ka pasur gjithmonë dijetarë të dëgjuar e myderrizë…”
Për qytetin e Gjakovës, me popullsi që ishte e njohur për ruajtjen e traditave, që kishte prirje për tregti e zejtari, me burra guximtarë, të aftë për armë, me banorë të bukur e të dashur, me dijetarë të dëgjuar e myderrizë, kanë shkruar edhe shumë dijetarë të tjerë në Lindje; kanë shkruar edhe shumë dijetarë, misionarë, historianë, shkencëtarë aq më shumë në Perëndim, siç janë Mylleri, Nopça, Hekardi, Mehju etj.
Ne, në këtë rast, do të kufizohemi vetëm te rëndësia e veçantë e monumenteve islamike – shqiptare, siç është Xhamia e Hadumit, për të cilën eksperti i historisë së artit islam, drejtori i Qendrës Dokumentare të Artit Islam dhe Arkitekturës Islame pranë Universitetit të Harvardit në Sh.B.A., prof. A. Ridlmajer thotë:
“Xhamia e Hadumit është monument unikat në të gjitha trojet shqiptare. Është i vetmi kompleks i këtij lloji që është ruajtur. Xhamia e Hadumit nuk është vetëm xhami, por është qendër kulturore. Pranë xhamisë gjendej biblioteka, e cila ishte më e madhe se vet xhamia. Pranë bibliotekës gjendej mejtepi, ndërsa aty pranë Çarshia e Vjetër me dhjeta dyqane, të cilat ishin vakëfe të xhamisë. I tërë kompleksi, pra, përbënte një qendër edukative e fetare. Kompleksi ishte ndërtuar e zhvilluar nga ana e vetë gjakovarëve.
Kjo qendër nuk ishte e importuar nga jashtë. Ky është monument i kulturës shqiptare...”
Xhamia e Hadumit, e ndërtuar nga Sulejman Efendiu me 1594, një monument unikat në të gjitha trojet shqiptare, siç tha prof. Ridlmajer i Universitetit të Harvardit, me bibliotekën e xhamisë, ndërtuar me 1733, që kishte dorëshkrime, dokumente e libra me rëndësi të veçantë; Medresja e Madhe, e themeluar me 1748 prej Myderriz Yvejs Efendiut, që për më se dy shekuj edukoi, arsimoi e frymëzoi me ndjenja fetare e kombëtare me qindra e mijëra shqiptarë jo vetëm nga Gjakova, por nga tërë Kosova e përtej. Ndër ta vlen të përmendet Myderriz, mulla Haxhi Zeka (1830-1902), udhëheqës i Lidhjes së Pejës “Besa – Besë”(1899); Teqeja Bektashiane, që kishte udhërrëfyes të ndritur, të ditur, fetarë e atdhetarë, siç ishte Haxhi Adem Babai (1841 – 1927) një personalitet i shquar i “Lidhjes së Prizrenit” (1878) dhe poet e letrar i talentuar, që shkruante me pseudonimin “Vexhhi”; Baba Hamëz (1882 – 1952); Baba Qazim Bakalli, (1895-1981) njëri nga mësuesit e parë të Gjakovës, që në vitin 1915…
Të gjitha këto monumente të kulturës islamike – shqiptare, u themeluan nga shqiptarët, u zhvilluan, u financuan nga shqiptarët, dhe u shërbenin shqiptarëve ndër shekuj…
Të gjitha këto monumente të kulturës islamike – shqiptare, ishin afër njëra tjetrës, pranë njëra-tjetrës, të gjitha në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, Bukuroshja e Kosovës.
Çarshia e Madhe e Gjakovës, përveç këtyre monumenteve, kishte edhe qindra shtëpi e dyqane karakteristike; ishte një muze i gjallë, që me arkitekturën e vacant, ku shprehej një fuqi krijuese e mjeshtërve vendas, mahniste kronistët e kohës, mahniste vizitorët e ndryshëm dhe frymëzonte ekspertë të lëmive të ndryshme…
Çarshia e Madhe e Gjakovës me Xhaminë e Hadumit, bibliotekën, mejtepin, me qindra shtëpi e dyqane, me Medresën e Madhe e Teqen Bektashiane, ishte jo vetëm qendër kulturore, fetare, historike, shoqë-rore, arsimore, edukative e politike, por ishte edhe qendra kryesore, më e fuqishmja, ekonomike e qytetit.
Në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, që prej themelimit, ushtroheshin dhjetëra zeje të ndryshme, duke filluar nga armëtarët, argjendarët, kazangjinjtë, lëkurëpunuesit (tabakët), rrobaqepësit (terzinjt), zhgunaxhinjt (rrobaqepësit e veshjeve nga zhguni), qëndistarët, zdrukthëtarët, kazazët (prodhuesit e pëlhurave nga mëndafshi), qeleshepunuesit (plisaxhinjtë), gërçakxhinjtë (punuesit e enëve nga dheu), saraçët, opingaxhinjtë, cergaxhinjtë, çibukxhinjtë etj., zhvilluan veprimtarinë vazhdimisht, deri sa u dogjën tërësisht, që me natën e parë të bombardimeve, me 24 mars 1999 nga forcat barbare sërbe…
Përkundër të gjitha këtyre masakrimeve, shkatërrimeve që u bënë në Gjakovë, e kudo nëpër Kosovë, Gjakova, Kosova, mbijetoi, lavdi Zotit! Mbijetoi dhe lirinë e fitoi…
Por, liria siç thotë dijetari Navalis, është si të hollat, disa i ndihmon – ndërsa të tjerët i prishë.
Mos të bëhemi si të tjerët, por të përpiqemi secili për atë dhe me atë që është i përgatitur, e të ecim përpara, se përndryshe s’do të kemi as liri, as ardhmëri …

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse u dogjën monumentet e kulturës islame-shqiptare nga forc
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame
» Romë: Java e kulturës islame
» A është përhapur Feja Islame në trojet Shqiptare me Forcë
» EKSPOZITË ISLAME NË UNIVERSITETIN E KEMBRIXHIT
» KURIOZITETET ISLAME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: