Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KURIOZITETET ISLAME

Shko poshtë 
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:04 pm

Druri i ullirit është bekuar në Kur'an,kurse dega e ullirit simbolizon Paqen.Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.Qender e kultivimit të tyre është bazeni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ku gjithashtu eshte në vendet e Afrikës Veriore,si: Marok dhe Tunis.

KURIOZITETET ISLAME Olio_image001

Ebu Hurejre,r,a,ka shënuar se i Dërguari i All-llahut,s,a,v,s,ka thënë: ''Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem,sepse ai nxirret nga druri i bekuar''. Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështin e shkallës së parë. Cilësia e vajit varet nga cilësia e ullinjve kur të shtypen. Vaji më i mirë nxirret nga ullinjtë e pjekur plotësisht,por kur të nxirret nga ullinjtë e papjekur mirë japin vaj që ka cilësi ndërmjet këtyre dyve që u përmendën,kurse vaji i nxjerrë nga ullinjt e zij e siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.

Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime,i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë bubat (glistrat) e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji,ka temparaturë në shkall më të lartë dhe efektshmëri më të madhe në zbërthimin e substancave.Përpos metodës së shtypjes,vaji i ullirit mund të nxirret edhe me anë të procesit ë ndarjes së ujit (dehidrogjenizimi) dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë, më e butë dhe është me efikase.Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thnijat).

Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës,e pengon krijimin e flluskave(fshikave)në lëkurë,forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës(Urticaria),Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive,duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure,ekcamin dhe të thatë që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.

Përtypja e këtyre gjetheve përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë(Aphtabous stomatits) ose në buzë dhe përdoret edhe në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:05 pm

Shenjat e gishtërinjve

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.

KURIOZITETET ISLAME Daktyl_odtlacok

Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij." (Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona.


MARR NGA:HARUN JAHJA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:06 pm

Profeti Muhamed (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe, si një doktor i vërtetë i ka dhënë zgjidhje sëmundjeve të ndryshme. Në një hadith Profeti (a.s.) ka thënë: “Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes”
Kjo është një recetë e qartë që muslimanëve i është ofruar që në shekullin e 7-të, por fatkeqësisht si shumë receta të tjera edhe kjo pothuajse është lënë e pa shfrytëzuar. Shekujt e fundit në botën islame, përparimet në lëmin e shkencës kane ecur me hapin e një “çalamani” dhe detyrimisht, si shumë hadithe të tjerë, edhe ky thesar ka mbetur jashtë vëmendjes së shkencëtarëve derisa i ra në dorë doktorit gjerman, Maren Franz.

Nisur nga hadithi i profetit Muhamed (a.s.), siç e përmend në parathënien e librit, doktori gjerman kreu një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i përmblodhi në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë”.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Këto ishin disa pjesë të shkëputura nga libri i mjekut gjerman, Maren Franz, i cili është një pohim modern i fjalëve që Profeti a.s ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.”


KURIOZITETET ISLAME 78393950.LzLI5xZN._MG_9324_2bbc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:07 pm

>>>Vazhdim

Fara e zeze(Nigella Sativa)

MUHAMEDI alejhi selam tha: Fara e zeze sheron cdo semundje pervec vdekjes.

Fara e Zeze permban vaj acidik te pangopur, vaj me eter, vitamina dhe nje sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. Tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban Fara e Zeze ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjine.Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Vecorite e vajrave acidik te pangopur:

1.Ndihmojne metabolizmen e trupit
2.Nevojiten ne rritjen,zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
3.Ndihmojne ne zhvillimin e hormoneve dhe ne formimin e nje sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtes te shendetshem.
4.Pengojne shtimin e substancave qe dergojne sinjale alergjike
5.Ndalojne qelizat mbrojtese (imunitare) te punojne me shume se c’duhet.
6.Kolesterolin ne gjak e kthejne ne nivelet normale
7.Pengojne bllokimin e damareve duke rregulluar strukturen e tyre dhe njekohesisht shpejtesin e qarkullimit te gjakut
8.Ulin tensjonin dhe reduktojne rrezikun e ashpersimit te damareve dhe infraktit ne zemer
9.Ndihmojne ne permiresimin e shpejt te plageve
10.Forcon imunitetin , eshte e dobishme per dhimjet e gjoksit kollitjes carjes dhe astmes dhe e dobishme per veshtiresist e frimemarrjes dhe kunder TBC,gjithashtu nxjerr kelbazen dhe ta perforcon memorien.
11.Thermon guret ne veshke dhe nxjerr qelbin.
12.Rregullon crregullite e urines,qumshtit dhe ciklit menstrual .
13. Ndihmon ne mos humbjen e vetedijes apo alivanosjen
14.E dobishme kunder dhimbjeve te dhembeve.
15.Rrefuzon bakterien dhe helmet prej trupit dhe mbyt mikrobet
16.Ule shtypje dhe ben dobi ne dhimbket e kokes.
17.E dobishme kunder zbehjes.
18.E dobishme per sy ne pergjithesi
19.Edobishme kunder ejakulimit te parakohshem.===<<
20.Stimulues (aktivues) seksual kur perdoret me klander.
21.Pastron dhe permison zerin
22.E dobishme ne raste te semundjeve te diabetit.
23. Vaji I kesaj fare eshte anti biotik perdorimi I ketij vaji sjell urinim te shpesht kjo gje tregon se pastron organet e urines
24. Gjat shtatezanise nuk preferohet te pihet mirpo preferohet te lihet gjoksi barku dhe kofshet.
25.Posedon qetesues te melqise ,I dobishem per semundjet e kraharorit

Trupi i njeriut nuk i prodhon kete vajra dhe eshte i detyruar t’i marre nga jasht, 1gr. Vaji i Fares se Zeze eshte i mjaftueshem per nevojat ditore.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojne rruget e frymarjes, lehtesojne kollitjen, pengojne qelbezimin dhe ndalojne dhimbjen. Nese perdoren rregullisht ulin sheqerin ne gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajne rol ne prodhimin e enzimave dhe forcojne sistemin mbrojtes. Acidi Folik rredukton rrezikun e tensjonit dhe semundjeve te zemres, gjithashtu eshte i nevojshem ne rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojne sistemin mbrojtes te trupit.

Pervec efektit qe jep Fara e Zeze ne sistemin imunitare,metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njekohesisht pastron trupin nga substancat e demshme te quajtura Toxin, perforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon ne funksjonin e zorreve dhe rrit shkelqimin e flokeve dhe lekures. Ul tensjonin dhe temperaturen dhe kryen funksjonin e antibiotikeve. Eshte mjaft efektif ndaj semundjeve alergjike si Asthma dhe alergjia ndaj polenave. Per efektin qe ka ne sistemin imunitare eshte i keshillushem perdorimi ne semundjet si AIDS-si, kanceri etj.Me gjith keto te mira qe permban Fara e Zeze eshte veshtire te qendroje jashte vemendjes se botes perendimore. Vitet e fundit ne Europe dhe SHBA verehet te kete kerkese per kete fare, ne farmacite gjermane Fara e Zeze tashme eshte e pranishme ne formen e saj origjinale si fare, vaj ose tablete.

KURIOZITETET ISLAME Koeh-227

Metoda per perdorim:

Per te rritur : nje luge te vogel ne mengjes dhe ne mbremje duke e tretur me ndonje pije te nxehte

Per te vegjel: prej 3-12 vjet gjisem luge e vogel ne mengjes dhe mbremje , pas ngrerjes duke e tretur me ndonje pije te nxehte…

Apo nje luge prej ketij vaji perzihet me nje luge mjalte dhe me qumesht perzihen mire dhe pihen ne mengjes (esell) dhe do te shohish ndryshim ne veten tende.
Perdoret ky vaj per tu pire dhe per lyerje te trupit.

Ky produkt nuk permban gjera te shtuara por eshte 100% natyral ,eshte kompresuar ne laborator te ftoft nga fara e zeze qe e ka esencen nga Etiopia
JU DESHIROJME SHERIM SA ME TE SHPEJT

__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:07 pm

Uji zemzem një mrekulli



Në vitin 1971, një mjek egjiptian shkroi për “European Press” një letër se gjoja uji i zemzemit nuk ishte i përshtatshëm për t’u pirë. Menjëherë mendova se kjo ishte vetem një formë e paragjykimeve kundër muslimanëve, pasi kjo shpallje bazohej në supozimin se përderisa Qabja ishte në një vend të ultë (nën nivelin e detit) dhe e lokalizuar në qendër të qytetit të Mekës, uji i ndotur i qytetit grumbullohet, përmes kanaleve mbedhëse, në një pusmbajtës të ujit.

Fatmbarësisht, informacionet për këtë ranë në vesh të mbretit Fejsal, i cili u zemërua shumë dhe vendosi të vërtetonte shpalljen provokative të mjekut egjiptian. Menjëherë urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë dhe Resurseve që të shqyrtojë dhe të dergojë mostër të ujit zemzem në laboratoret europiane për të testuar pijshmërinë e tij. Më pas ministria urdhëroi “Xheddah Pawer” dhe “Desalination Plants” për t’u kujdesur rreth kësaj çështje. Ndodhi kështu dhe une u inkuadrova si inxhinier desalinimi (inxhinier i Kimisë për prodhimin e ujit të pijshëm nga uji i detit). Isha zgjedhur që të kujdesem për këtë detyrë.

Në këtë kohë më kujtohet se s’kisha asnjë ide se si ishin puset e ujit. Shkova në Mekë dhe iu raportova autoriteteve të Qabes qëllimin e vizitës sime. Ata caktuan një njeri që do të më ofronte mua çfarëdo ndihme që t’i kërkoja. Kur arritëm tek pusi, ishte e vështirë për mua të besoja se një pellg i ujit, më shumë se një gropë e vogël, të sillte me miliona litra ujë për haxhinjtë çdo vit, që prej kohës së Ibrahimit (alejhi selam) shumë, shumë shekuj më parë.

Fillova hulumtimin tim dhe mora dimensionet e pusit. Kërkova nga shoqëruesi të më tregonte thellësinë e pusit. Ai së pari mori hov dhe u hodh në ujë, pastaj u drejtua në këmbë. Unë pashë se niveli i ujit vinte deri te nënshpatullat e tij, pastaj ai filloi të lëvizte prej një këndi në tjetrin nëpër pus (duke qëndruar tërë kohën i zhytur në ujë) për të gjetur ndonjë grykë apo kanal naftësjellës.

Më erdhi ndërmend një tjetër ide. Uji mund të tërhiqet në mënyrë të shpejtë me ndihmën e një pompe të madhe, e cila ishte vendosur te pusi si rezvuar akumulimi i ujit të zemzemit. Në këtë mënyrë, niveli i ujit do të binte dhe do të na mundësonte të gjejmë se nga vinte uji. Për çudi, asgjë s’mund të vërehej gjatë pompimit, por e dija se kjo ishte mënyra e vetme për t’u gjendur tragu i ardhej së ujit në pus. Kështu që vendosa të përsëris procesin. Këtë radhë e porosita shoqëruesin që të qëndrojë në një vend dhe të vështroj me kujdes ndonjë gjë të pazakontë që do të ndodhte më pas. Pas pak, ai papritur i ngriti duart dhe bërtiti: elhamdulilah, e gjeta. Rëra po kërcen posht këmbëve të mia dhe uji gurgullon nga shtrati i pusit. Nërkohë që ne largonim ujin me pompë, ai endej rrotull pusit, duke shënuar fenomenin e njëjtë në çdo vend të pusit. Faktikisht, rrymimi i ujit përgjatë shtratit të pusit, ishte i njejtë në çdo vend, gjë që mban nivelin e ujit të pandryshueshëm. Pasi përfundova observimin tim, mora mostrën e ujit për ta testuar në laboratoret evropiane. Para se të nisesha nga Qabja, i pyeta autoritetet e Mekës për puset e tjera. Më thanë se shumica e puseve ishin të ndotura. Kur mbërrita në zyrën time në Xhidah, i raportova shefit tim për dëshmitë e mia. Ai më dëgjoi me shumë interesim, por bëri një koment shumë iracional duke thënë se pusi i zemzemit mund të ketë lidhje të brendshme me Detin e Kuq... Si ishte e mundur kjo, kur Meka ishte larg rreth 75 km larg detit dhe të gjitha puset që gjenden në qytet ishin të ndotura?!!

Rezultatet e testimit të mostrave të ujit të zemzemit në laboratoret evropiane dhe në laboratoret tona ishin të njejta. Ndryshimi ndërmjet ujit të zemzemit dhe ujrave të tjerë ishte në përmbajtjen e kriprave të Mg dhe Ca. Përmbajtja e këtyre kriprave ishte më e lartë në ujin e zemzemit. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Ajo që është më e rëndësishme është se uji përmban froride që kanë efekt gjerminativ. Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije. Kështu, deklarimi i mjekut egjiptian doli i pavërtetë.

Sidoqoftë, ishte një bekim që u ndërmor një studim i tillë për të treguar përbërjen kimike të ujit. Në fakt, sa më shumë të hulumtosh, aq më shumë do të befasoshesh dhe do të bindesh në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg, në këtë shketëtirë për haxhillëk.

Le të numërojmë disa cilësi të ujit zemzem.

Ky pus kurrë nuk është ndotur, në të kundërtën, ai gjithmonë i ka plotësuar kërkesat për ujë, që kur ka ekzistuar.

Haxhinjtë që vijnë çdo vit për haxh dhe umre e njohin pijshmërinë e këtij uji dhe kurrë s’janë ankuar për të. Në fakt, atyre gjithmonë u ka pëlqyer ky ujë dhe i ka freskuar ata.

Uji ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.

Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve, gjë që është e zakonshme në shumicën e puseve.

Shekuj më parë, Haxherja kërkonte, pothuajse, pa shpresë ujë mes kodrave Safa dhe Merua për t’i dhënë djalit të saj të vogël, Ismailit (alejhi selam). Ndërkohë që ajo vraponte prej një vendi në tjetrin për të gjetur ujë, fëmija i saj i fërkonte këmbët në rërë. Pellgu i ujit doli në sipërfaqe dhe me mirësinë e Allahut u shndërrua në pus, i cili do të quhej zemzem dhe që do tw shwrbente, jo vetëm për Haxheren dhe fëmijën e saj, por për milona haxhinj nga mbarë bota.

Tarik Hussain Riad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:08 pm

Sistemi skeletor

Nga: Harun Jahja

Skeleti është një mrekulli inxhinierike në vete. Është sistem mbështetës strukturor i organizmit. Ai i mbronë organet vitale si truri, zemra dhe mushkëritë dhe mbështet organet e brendshme. Ai pajisë organizmin e njeriut me një aftësi superiore për lëvizje që nuk mund të imitohet prej asnjë mekanizmi artificial. Indi i eshtrave nuk është inorganik/i pajetë siç mendojnë shumica e njerëzve. Indi i eshtrave është një bankë/depozit mineralesh të trupit që përmbanë shumë minerale të rëndësishme si kalciumi dhe fosfati. Në pajtim me nevojat trupore, ose i depoziton këto minerale ose i shpërndanë këto në organizëm. Përveç gjithë këtyre, eshtrat gjithashtu prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.

Përveç funksionimit të përkryer të pandërprerë të skeletit, eshtrat që e përbëjnë atë kanë gjithashtu një strukturë të jashtëzakonshme. Duke pasur për detyrë mbajtjen dhe mbrojtjen e organizmit, eshtrat janë të krijuara me aftësinë dhe fuqinë për të përmbushur këtë funksion. Edhe rrethanat më të këqija të mundshme janë marrë gjithashtu parasysh. Për shembull, kocka e kofshës mund të bartë një peshë që mund të peshojë një ton në pozicionin vertikal. Çuditërisht, në secilin hap që bëjmë, ashti bartë një peshë të barabartë me tri herë peshën e trupin tonë. Kur një atlet kërcen me purtekë dhe lëshohet në tokë, çdo centimetër katror i komblikut të tij i ekspozohet një presioni prej 1,400 kilogrameëve. Çfarë e bën këtë strukturë, e cila formohet me anë të ndarjes dhe kopjimit të qelizës së vetme origjinale, aq të fuqishme? Përgjigja në këtë pyetje fshihet në krijimin e pabarazueshëm të eshtrave.

Një shembull prej teknologjisë së sotme do të ishte i dobishëm për të sqaruar më tëj këtë çështje. Sistemi i skeleve përdoret në ndërtimin e ndërtesave të gjera dhe të larta. Elementet përkrahëse të konstruksioneve të bëra me këtë teknikë nuk kanë një strukturë monolite/njëcopëshe, por përbëhen prej shumë shufrave të kryqëzuara që formojnë një skele. Me ndihmën e llogaritjeve komplekse që mund të bëhen vetëm me anë të kompjuterëve, do të ishte e mundshme të ndërtohen ura dhe ndërtime industriale më të forta dhe më të lira.

Struktura e brendshme e eshtrave është e ngjashme me atë të sistemit të skeleve që përdoren për ndërtimin e atyre urave dhe kullave. I vetmi dallim i rëndësishëm është se sistemi në eshtra është më i komplikuar dhe më superior në krahasim me ato të projektuara nga njerëzit. Me anë të këtij sistemi, eshtrat janë jashtëzakonisht të fortë dhe prapseprap mjaft të lehtë për përdorim të rehatshëm nga njerëzit. Po të ishte rasti i kundërt, p.sh., po të ishte brendia e eshtrave e fortë dhe e plotë sikurse pjesa e tyre e jashtme, do të ishte tepër e rëndë që të bartej nga një njeri dhe me lehtësi do të thyhej apo plasaritej nga goditja më e vogël për shkak të strukturës së saj të ngurt dhe të fortë.

Projektimi i përkryer i eshtrave tona na ndihmon që të jetojmë jetën tonë në mënyrë shumë të thjeshtë, të arrijmmë të kryejmë madje edhe detyrat më të vështira lehtë pa dhimbje. Një tjetër karakteristikë e strukturës së ashtit është lakueshmëria/fleksibiliteti i saj në pjesë të caktuara të trupit. Pikërisht sikurse që kafazi i krahërorit mbronë organet vitale të trupit si zemrën dhe mushkëritë, ai gjithashtu zgjerohet dhe mblidhet/tkurret për të lejuar ajrin që të hyj dhe dal jashtë mushkërive.
Elasticiteti/përshtatshmëria e eshtrave mund të ndryshojë me kohë. Për shembull, tek femrat, këllqet zgjerohen kah muajt e fundit të shtatzënisë dhe ndahen prej njëra tjetrës. Ky është një detal tejet i rëndësishëm, sepse gjatë lindjes, ky zgjerim lejon që koka e foshnjës të dal nga mitra e nënës pa u shtypur.

Aspektet e mrekullueshme të eshtrave nuk kufizohen me këto. Përveç fleksibilitetit/lakueshmërisë, fortësisë dhe peshës së lehtë të tyre, eshtrat kanë poashtu aftësinë për të riparuar vetveten. Kur një asht të thyhet, njeriut i nevojitet vetëm që ta mbajë këtë asht të vendosur mirë për t’i lejuar që të riparojë vetveten. Siç është e qartë, ky, sikurse të gjitha proceset tjera në organizëm, është një proces tejet kompleks në të cilin bashkëpunojnë me miliona qeliza.

Aftësia lëvizëse e skeletit është një detal tjetër i rëndësishëm për ta marrë parasysh. Në secilin hap që bëjmë, rruazat kurrizore që përbëjnë shtyllën tonë kurrizore lëvizin mbi njëra tjetrën. Kjo lëvizje dhe fërkim i vazhdueshëm normalisht mund të shkaktojë që rruazat kurrizore të hahen/konsumohen. Për të parandaluar këtë, në mes të secilës rruazë, kërcet rezistente, të quajtura ‘disqe’, janë të vendosura. Këto disqe funksionojnë si absorbues të goditjes/amortizues. Në secilin hap, një forcë imponohet nga toka në organizëm si reaksion ndaj peshës trupore. Kjo forcë nuk i shkakton ndonjë dëm trupit për shkak të amortizuesve të shtyllës kurrizore dhe formës së lakuar “të shpërndarjes së forcës” së saj. Po të mos ekzistonte kjo lakueshmëri dhe përbërje speciale që zvoglon forcën e reaksionit, forca e liruar do të transmetohej drejtpërdrejt në kafkë dhe maja e shpinës do të depërtonte në tru duke e shkatërruar kafkën.

Gjurmët e krijimit janë gjithashtu të dukshme në sipërfaqet e kyçeve të eshtrave. Kyçet nuk kanë nevojë të lubrifikohen/vajosen edhepse lëvizin pandërprerë një jetë të tërë. Biologët bënë hulumtime për të gjetur arsyen: si eliminohet fërkimi në kyçe?
KURIOZITETET ISLAME Skelet-neg

Shkencëtarët vërejtën se kjo u zgjodh me anë të një sistemi që mund të konsiderohet si një “mrekulli absolute e krijimit”. Sipërfaqet e kyçeve të ekspozuara fërkimit janë të mbuluara me një shtresë të hollë poroze të kërcit. Nën këtë shtresë është një masë lubrifikuese/lyrëse. Kurdoherë që ashti shtyp kyçin, ky lubrifikues derdhet me vrull prej poreve dhe bën që sipërfaqja e kyçit të rrëshqas “si në vaj”.
Vetëm paramendoni po të mos ishte gjithçka kaq e përkryer dhe e tërë këmba të ishte formuar prej një ashti të gjatë të vetëm. Atëherë, ecja do të ishte një problem serioz dhe do të kishim trupa shumë të ngathët dhe të plogësht. Madje edhe të uleshim do të ishte vështirë dhe ashti i këmbës lehtësisht do të thyhej për shkak t’i nënshtrohej vështirësive gjatë veprimeve të tilla. Megjithatë, skeleti i njeriut ka një strukturë që lejon të gjitha llojet e lëvizjeve trupore.
Allahu krijoi dhe ende krijon, të gjitha veçoritë e skeletit. Allahu e thërret njeriun, të cilin Ai e ka krijuar, të mendojë për këtë:

…Shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish… (Sure Bekare: 259)

Njeriu duhet të mendojë për këtë, të çmoj fuqinë e Allahut, I Cili e ka krijuar atë dhe të jetë falënderues ndaj Tij. Poqese nuk e bën këtë, ai do të jetë në humbje të vërtetë. Allahu, I Cili krijoi eshtrat dhe i veshi ato me mish, është i aftë ta bëj këtë përsëri. Kjo theksohet në këtë varg:
KURIOZITETET ISLAME Skelet_back
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?” Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të pare. Ai posedon dijeni të plotë për çdo krijim. (Sure Ja Sin: 77-79)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:09 pm

Molla eshte nje ilaq perfekt


KURIOZITETET ISLAME Diet-apples


Molla ka qa shume vlere sa nuk mund te numrohen te gjitha . Molla ka vetite e nje antibiotiku. Ne te gjenden me bollek shume lloje vitaminash dhe kriperash minerale. Te hash te pakten nje kokerr mollë nje dite ,do te thot ta mbrosh trupin tend nga shume lloj semundjesh.


KURIOZITETET ISLAME Apples


Me posht jan renditur vetem disa nga dobitë e molles:

• Largon lodhjet trupore.
• Eshte e nevojshme te femijet gjat moshes se zhvillimit.
• Ndikon ne zgjatjen e trupit te fijesve.
• Ndihmon sistemin tretes te punoj me mire.
• Te zbukuron lekuren,prodhon gjakë te anemiket.
• Ulë nivelin e sheqerit ne gjakë.
• Ndihmon ne zhvillimin e kockave dhe te dhembeve.
• Shpejton sherimin e gripit.
• Forcon kujtesen.
• U jep fuqi te semureve dhe te pafuqishmeve.
• Zbutë kollën.
• Nuk lejon prishjen e dhembeve.
• Pastron gjakun.
• Ndikon ndaj rregullimeve te frymemarrjes.
• Ndikon ndaj semundjeve te stomakut dhe te zorreve.
• Rregullon qarkullimin e gjakut.
• Ulë nivelin e kolesterolit ne trup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:11 pm

Rezultate studimesh mahnitëse

Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!



I lartësuar qoftë All-llahu. Në emër të All-llahut fillojmë…

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme… Ja disa shembuj:

Karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.


Shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:11 pm

vazhdimsia
I lartësuar qoftë Allahu. Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…


Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…


Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

Fotografitë e BashkëngjituraKURIOZITETET ISLAME Attachment KURIOZITETET ISLAME Attachment KURIOZITETET ISLAME Attachment

__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:12 pm

Avokado, patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.



Fiku.. Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.

Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

1.Pasha fikun dhe ullirin,
2.Edhe Turi Sinanë,
3.Edhe këtë vend të siguruar!
4.Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur,
5.Pastaj e shtyjmë në fund të fundit,
6.Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata i pret shpërblim i vazhdueshëm.
7.E çka po të shtyn pra të përgënjeshtrosh botën tjetër?
8.A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës?!

Fotografitë e Bashkëngjitura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:12 pm

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.


Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…

Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

Subhana'All-llah - I lartësuar qoftë Allahu.


La ilahe il All-llah - Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.


Fotografitë e BashkëngjituraKURIOZITETET ISLAME Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME EmptySun Apr 12, 2009 7:13 pm

Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë


Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s..

Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe "judlik", që bukvalisht mund të përkthehet në kuptimin "masazh" (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).

Lloji më i mirë i misvakut është druri "arak" (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) me aromë natyrale të freskët.

Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.

Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thehet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

Pejgamberi s.a.v.s. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t'i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.

Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak."
Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e miliona baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbuese të mishit të dhëmbëve dhe cistë. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.

Bakteret gjithashtu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar karies. Në raste serioze, bakteret krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobet dhe mënjanojnë pllakëzat.

Pejgamberi s.a.v.s. e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.

Ebu Musa el-Esh'ariu r.a. ka thënë: "E kam vizituar Pejgamberin s.a.v.s. ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës."


Përbërësit kimik të misvakut

Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:

1. Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakderdhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegës, ngase në të është gjetur substanca e ngjashme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteret.

2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asociacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.

3. Vajra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.

4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.

5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteret, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e baktereve në gojë.

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit. Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kemikale që shtojnë sasinë e pështymës në gojë e cila ofron mbrojtje natyrale dhe pastrim.


Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Fotografitë e BashkëngjituraKURIOZITETET ISLAME Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KURIOZITETET ISLAME Empty
MesazhTitulli: Re: KURIOZITETET ISLAME   KURIOZITETET ISLAME Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KURIOZITETET ISLAME
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame
» EKSPOZITË ISLAME NË UNIVERSITETIN E KEMBRIXHIT
» Ekspozitë e kaligrafisë islame u hap në Washington
» Feja Islame dhe dallimet e saja
» Botohet Enciklopedia e Historisë Islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: