Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF EmptyTue May 12, 2009 12:12 pm

Pal Sokoli



U PËRMBYLL JAVA E KULTURËS SHQIPTARE- ALBANISCHE KULTURWOCHE
DÜSSELDORF
5-9. Maj 2009

Është
hera e dytë qe në kryeqytetin e shtetit, Nordrhein-Westfalen, në
Düsseldorf, u mbajt ;” Java e kulturës shqiptare”( nga 5-9 Maj 2009).

Projekt ideja e artistit shqiptar qe jeton dhe krijon në Gjermani z. Ferdinand Dade. Në koordinim me institucionet kulturore
te Dyseldorfit dhe te Ambasadës shqiptare ne Gjermani dhe me ndihmën e
Ministrisë se turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve dhe Ministrisë së
punëve të jashtme të Shqipërisë, kryeministrit të
Nordrhein-Westfalen-it, shoqatës artistike Malkasten, dhe të
artdashësve
tjerë shqiptarë dhe gjerman u përmbyll një javë shumë e pasur
kulturore. Java e kulturës shqiptare filloj me përshëndetjen e z.
Hans-Georg Lohe, shefi i zyrës për kulturë në
kryeqytetin e shtetit të NRW-së, Dyseldorf dhe te z. Gazmend
Barbullushi i ngarkuari me punë ne ambasadën e Shqipërisë ne Gjermani,
të cilët folën për rëndësinë e këtij takimi dhe njohjes se kulturës se ndërsjellët mes popujve tanë. Pasoi një ligjëratë nga
studiuesja e gjuhës shqipe dhe publiciste, Dr. Suzana Finger ,”Hinter den Bergen,den blauern,liegt das Meer” "Pas maleve të kaltra shtrihet deti",
pastaj me mbrëmjen e filmit shqiptar(me datën 07.05.09),ne kinemanë”
Black Box/Filmmuseum” u shfaqen filmat shqiptarë:”Koha e Kometës” ne
regji te Fatmir Kocit,”Ne dhe Lenini “të Saimir Kumbaros, dokumentarin”
In Tirana und anderswo” të Marko Doringer dhe “Lule Bore” të z. Robert
Budina dhe me udhëheqjen dhe prezantimin e znj. Neviana Dosti.

Kulmi
i prezantimit të kulturës shqiptare u prezantua ne mbrëmjen e
dt.08.Maj.09, në Robert-Schumann Saal,Ehrenhof 4-5, me paraqitjen e
muzikës
se zgjedhur klasike shqiptare nga kompozitorët me të njohur shqiptarë
si; Ç. Zadeja, T. Harapi, P. Jakova, V. Tole, Pirro Çako, A.
Peci, I. Shehu, P. Vorpsi dhe A. Paparisto. Programin e përshëndeti
përfaqësuesi i ambasadës shqiptare për kulturë ne Gjermani z. T.
Alizoti, i cili përshkroi një historik të shkurtër të artit dhe
kulturës shqiptare, kultivimit të muzikës klasike dhe ruajtjes se
origjinalitetit të saj nëpër kohën e diktaturës e gjerë ne ditët e
sotme, dhe rendësin e njohjes me publikun gjerman. Z. T. Alizoti e përmbylli duke thënë se ;” Shqipëria është vend
i vogël por me zemër të madhe”. Mbrëmjen e muzikës klasike e udhëhoqi
pianisti dhe dirigjenti i njohur Desar Sulejmani, i cili se bashku me
interpretues dhe instrumentalistë te shkëlqyer të muzikës klasike shqiptare siç ishin: Pedagoge dhe sopranoja e njohur Suzana Frashëri,
e cila u mirëprit nga të pranishmit me respekt të veçantë. Znj.
Frashëri dëshmoi qe nuk është rastësisht fituese e disa çmimeve
kombëtare dhe ndërkombëtare për këngë. Tenori Kastriot Tusha, i
cili në solo apo edhe ne duet me Migena Gjatën pasionuan publikun me
interpretime origjinale nga kompozitoret tanë. Kastriot Tusha dëshmoi
se hyn në rangun e Tenorëve me të njohur te skenës se këtij zhanri
muzikor. Z. Tusha njihet edhe si iniciues e organizator i “Tre Tenorët” në Shqipëri. Migena Gjata
(soprane) gjithashtu dëshmoi se talenti i saj si soprane do ta ketë një
vend të merituar në skenën e muzikë klasike shqiptare. Kuarteti me
mjeshtri të rrallë plotësoj hapësirën muzikore të një ansambli qe
mungoj ne Dyseldorf. Përvoja e madhe e Desar Sylejmanit(pianist), Pjetër Guramadhi (violonçel) Eriona Jaho (violinë) dhe e Arian Pacos
(violinë) bënë qe publiku i Dyseldorfit dhe me gjerë, shqiptar dhe
gjerman ti shpërblej me duartrokitje frenetike. U interpretuan
variacione
me motive nga këngët popullore shqiptare, balada, valle dhe elegji për
piano e violinë, pjesë nga Opera e parë shqiptare ”Mrika”e Preng
Jakovës(1948) , sidomos dueti Mrika dhe Doda, romancë qe përfundon me
bashkimin e tyre përkundër vështirësive ne realizimin e dashurisë, në
interpretim te shkëlqyeshëm të K.Tushës
dhe M.Gjatës. Pastaj kompozimet ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare
e sidomos “iso” qe është nen sigurimin e UNESCO-së u prezantuan si
xhevahir të çmuar te muzikës shqiptare dhe me dinjitet para publikut të
gjerë shqiptaro-gjerman në Dyseldorf. Programi i zgjedhur muzikor
filloj
ne 20 h, dhe zgjati deri ne 23,30 h, do të thotë tri orë e gjysmë
përjetim të muzikës së mirëfilltë klasike shqiptare, po siç thanë ne
fund të programit znj.
M. Schirge dhe të z. H. Lohe kaluan shumë shpejt dhe pa u vërejtur se
ishte bërë aq vonë. Pas përfundimit te programit u dhuruan lule
përfaqësuesve te institucioneve qe kontribuuan ne realizimin kësaj
mbrëmje te bukur muzikore.

Ditën
e shtunë me dt. 09.05.09 në Altestadt 6+7, gjithashtu ne Dyseldorf,
filloi me ekspozitën e artistëve me të njohur shqiptar te cilët me
punimet e tyre tërhoqën vëmendjen e shumë artdashësve gjerman dhe shqiptar. Nen tinguj
te muzikës se lehtë dhe diafilmit qe pasqyronte një të kaluar
shqiptare, pikturat dhe skulpturat artistëve tonë kishin zbukuruar
muret e Galerisë Gauer&Breckner. Me interesim te veçantë
parakalonin të interesuarit para krijimeve te z. Alfred Dade, Robert
Dragoti, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Ali Oseku, Artan Peqini, Genc
Permeti, Anila Rubiku, Besim Tula dhe Driant Zeneli. Dukshëm shihej
dallimi
ne stilin dhe mjeshtërinë e punës se krijuesve te cilët kishin
ekspozuar punimet e tyre, po qe si tërësi preknin ndjeshëm pikat
kulminante të artit pamor shqiptarë.

Ne përfundim të kësaj jave kulturore në Atelienë e kësaj Galerie përshëndeten; z.Hans-G.
Lohe, ne emër të institucioneve te kulturës se NRW-së dhe i ngarkuari
me punë për çështje kulturore ne ambasadën shqiptare z.T.Alizoti .
Përfaqësuesit e cilësuan si të suksesshme këtë javë te prezantimit të
kulturës shqiptare ne Gjermani, falënderuan nga zemra të gjithë qe
kontribuuan për këtë takim qe pati suksesin e vet. Ferdinand Dade u
falënderua ne emër të artistëve qe u prezantuan këtë javë ne Gjermani,
dhe falënderoi të gjithë me emër ata qe i ndihmuan ne realizimin e
këtij projekti. “Projektin e kam quajtur “Rrugët” duke aluduar ne
këmbimin e rregullt të të arriturave kulturore të artistëve shqiptar
dhe
gjerman e sidomos dëshiroj qe këto rrugë te mbeten te hapura me qytetin
Dyseldorfit të cilët po bëjnë shumë vitet e fundit për një projekt të
tillë”.


Arti
është çelësi me i mirë diplomatik për thyerjen e mureve ndërkulturore
po edhe politike ne mes të kulturave apo të shteteve ndryshme.
Shqipëria vuajti mjaftë vitet e diktaturës dhe të mbylljes politike
e kulturore, kështu qe ajo me shumë njihej për diktaturën e saj të egër
se sa për të arriturat e saj. Në pjesët tjera të Shqipërisë gjithashtu
nuk ishte gjendja më e mirë, përderisa koordinohej nga regjimet e
huaja,Jo rrallë edhe prezantuesit e saj në mërgatë nuk ishin të
përgatitur
sa duhej të prezantojnë me kompetencë vlerat e mirëfillta kulturore.
Tani qe Shqipëria hyri ne NATO dhe është kandidate për te hyrë ne
shtetet e EU-së, pastaj Kosova fitoj pavarësimin e sajë, na nevojitën
se pari prezantimi i
mirëfilltë i kulturës sonë qe do të ishte ana tjetër e medaljonit te
cilin na kanë propaganduar të tjerët gjer me tani, po si dukët na duhet
një integrimi i brendshëm etnik me i fuqishëm dhe transparent e pastaj edhe ndërkulturorë. Po e përfundoj me mendimet
e prof. Gazmend Leka i cili e cilësoi te suksesshme këtë javë
kulturore, por e tha se i vije keq qe ky prezantim nuk përfaqësoj të
gjitha trevat shqiptare, këtë realitet qe po përmbysë gjithçka ka ndarë kulturën dhe gjakun tonë shqiptare gjerë me tani nuk
kemi çka ta fshehim, bashkimi ynë po behët realitet qe do të i
paraprinte bashkimit me kulturat tjera apo globalizimit të
përgjithshëm.
Kontribut mjaft i rëndësishëm dhe shembull do të ishte kjo javë ,
“Albanische Kulturwoche” ,Java e kulturës shqiptare, në Dyseldorf.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: Re: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF EmptyTue May 12, 2009 12:26 pm

Kaqurrelja !
Me vjen keq zonje po kosova nuk ka Ambasador ne Gjermani!
Po ka te ngarkuar me pune ,diplomat si ne kohen e para luftes! Me mashtrue popullin!
Sepse kosova nuk eshte shtet sovran!
Po eshte prorektorat i unmik dhe i eulex:
E nuk ka shtet pa vetvendosje dhe demokraci!
Kjo eshte sa me ja mshel syt popullit!
Qyshe i thua shtet pa ushtri pa sovranitet pa kontroll ne tere teritorin e kosoves!
Po me enklava serbe mbrenda kosoves e mos te flasim per veriun.
Serbet kane qeverin etyre dhe per ta vendos beogradi e jo prishtina!
Po seshte qudi qe edhe para lufte i keni than shtet ,,Republik Prsedent Qeveri" A ishin qeveri hajnash kriminelesh siq jane sote te vjedh popullin dhe te mashtrue !
Shqiptare sje ma po kosovare ,hiqen identitetin kulturen dhe gjithqka shqiptare,bile Gjermanet po tallen me kete popull dhe politikan rrenacak te korruptuar e kriminel!
Kushe bene organizimin e ketyre manifestimeve pro kosovare jo shqiptare ish udbashet e jugosllavise disa mesues ish shpijun te kosullatave serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: Re: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF EmptyTue May 12, 2009 5:42 pm

ti more qenke zgjuar vonë,ju mendoni të bëni bashkim kombëtar?Lum forumi per ju.!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: Re: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF EmptyWed May 13, 2009 1:13 pm

Jo vone qenke que ti zonje qe thua,, Ambasador".
,,Republik"! etj.
Ne jemi zgjut dhe moti kemi reague qe kosova nuk eshte shtet po shtet tallava pershesh ,pa shqiptare po me kosovare magjup shkije turq rom ,si ne kohen e Titos bile me zi!
Ju ju mashtrojn se ne jo!
Ne nuk munden te na mashtrojn me bari Hashimat Sejdijat Ramushat e ish udbashet!
Mashtrohen ata te cilet kan deshire te jen te mashtrum! fla Per mue kosova eshte shtet atehere kure te largohen okupatoret e huaj dhe kure populli te vetvendose me referendum!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: Re: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF EmptyWed May 13, 2009 2:14 pm

heu mor xhiti!!!

Kosova eshte shtet edhe i mire,kryesorja pa kemben pushtuese mbi shpine,po flas ate qizmen e gjarperinjeve serb,tjerat vijne me radh,po munde urdhero pershpejto,per kete do nderhyj te Hashimi,Sejdiu dhe Ramushi,ta japin nje vend ne krye pushteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty
MesazhTitulli: Re: JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF   JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AKTUALITETE KULTURORE
» MANIFESTIME KULTURORE
» NGJARJE KULTURORE
» Hapet Qendra Kulturore Islame në Rusi
» Romë: Java e kulturës islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: