Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyThu Nov 24, 2011 12:21 am



Tensionet ndëretnike në veriun e Kosovës dëshmojnë se Kosova mbetet vatër e konfliktit që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Kriza e tejzgjatur në kufi tregon qartë që Kosova nuk mund ta integrojë veriun me veprime sporadike e krekosje mediatike të qeveritarëve. Tre muaj pas zbatimit të reciprocitetit tregtar me Serbinë, as Kushtetuta e as sovraniteti i Kosovës nuk zbatohen në veri dhe ngjarjet e fundit në vend që ta shkrijnë konfliktin vetëm sa e kanë ndërkombëtarizuar atë si problem që kërkon zgjidhje afatgjatë. Konflikt të pazgjidhshëm nuk ka nëse palët i shprehin hapur interesat e tyre dhe angazhohen ndershmërisht për zgjidhjen, por zgjidhja në këtë rast bëhet e vështirë sepse Serbia as nuk i shpreh interesat reale të saj dhe as nuk angazhohet sinqerisht për zgjidhje.

Pasi ka dështuar ta bindë perëndimin për shkëputjen e veriut, aktualisht Serbia po kërkon përkrahje ndërkombëtare për planin "Ahtisaari Plus", që rreket ta shesë si zgjidhje novatore pa shkëmbime territoriale. 'Ahtisaari Plus' është diskutuar si model para shpalljes së pavarësisë në Vjenë dhe është refuzuar nga Serbia me shpresën se me ndihmën e Rusisë do të mbante edhe veriun, edhe Kosovën. 'Ahtisaari Plus' bazohet pak a shumë në tre shtylla kryesore. 1) avancimin e statusit të serbëve në veri të Kosovës përtej Pakos së Ahtisaarit duke krijuar një entitet politik autonom me sistem doganor, policor, gjyqësor dhe ligjor të ndarë nga ai i Kosovës, 2) trajtimin e zonave të mbrojtura përrreth manastireve si zona ekstraterritoriale jashtë sovranitetit të Kosovës dhe 3) një rol më të fortë të BE-së në veri si garant i autonomisë së serbëve. Rajoni autonom formalisht do të mbetej brenda Kosovës, ndërsa praktikisht do të qeverisej nga Beogradi si vazhdim territorial i Serbisë, ku prania e BE-së më shumë se garanci për serbët e veriut do kthehej në urë të Beogradit për në Bruksel. Kalimi nga plani i Ahtisaarit drejt Ahtisaarit Plus kërkohet bazuar në argumentin se serbët nuk e pranojnë Kosovën si shtet të tyre.

Argumenti i parë është se komunat veriore nuk kanë pranuar kurrë të qeverisen nga institucionet e Prishtinës, prandaj u duhet dhënë status special. E vërteta është se komunat Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan me gjithsejt 30 mijë banorë jo vetëm nuk kanë artikuluar kurrë kërksa për më shumë autonomi, por kanë funksionuar si pjesë e pushtetit lokal të Kosovës dhe kanë marrë fonde nga Qeveria deri në qershorin e vitit 2006 kur Beogradi u kërkoi të ndërprisnin çdo lidhje me institucionet e Kosovës. Kriza provokohet nga një grup i vogël njerëzish që kanë arritur ta shfrytëzojnë pavendosmërinë e UNMIK- ut, EULEX-it dhe institutioneve të Kosovës dhe të dirigjuar nga Serbia duke krijuar një "tokë të askujt" dhe "parajsë kontrabande". Ata kanë arritur ta mbrojnë këtë sistem zinxhir pasurimi ndërtuar prej kontrabandës dhe evazionit fiskal me struktura të armatosura që qëllojnë mbi KFOR-in dhe EULEX-in, e jo më mbi Policinë e Kosovës.

E vërteta tjetër është se këto tre komuna nuk janë qendra e mosbindjes ndaj Kosovës dhe BE-së, por pjesa urbane e Mitrovicës me popullsi multietnike me serbë, shqiptarë, boshnjakë dhe romë. E shtrirë nga veriu i Mitrovicës deri në kufirin me Serbinë, kjo zonë malore me 45-50 mijë banorë përbën vetëm 1/3 e serbëve të Kosovës, nga të cilët një pjesë e mirë nuk janë autoktonë por të zhvendosur atje pas ndërhyrjes së NATO-s në 1999. Ndërsa 2/3 e serbëve (rreth 80 mijë banorë) jetojnë në vendbanime të vogla rurale në rreth 20 komuna në brendësi të Kosovës, ku Graçanica, Shterpca, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti kanë dendësinë më të madhe. Ndarja e Mitrovicës së veriut është produkt i spastrimit me dhunë të shqiptarëve në vitin 2000 nga struktura të armatosura serbe dhe nuk mund të shpërblehet spastrimi etnik me krijimin e një entiteti fantazëm politik me qendër në veriun e Mitrovicës. Pa veriun e Mitrovicës, këto tre komuna malore nuk përmbushin as kriteret minimale të vetëqëndrueshmërisë socioekonomike, demografisë dhe traditës politike për të krijuar një entitet politik autonom. Popullsia e vogël, ekonomia inekzistente, shkapërderdhja demografike dhe relievi i thyer e bën autonominë apo kantonizimin të pakuptimtë pasi entiti i ri i krijuar do të përfshinte vetëm një pjesë të vogël të serbëve duke përjashtuar nga ky status special pjesën më të madhe të komunitetit serb që jeton më në brendësi të Kosovës.

Argumenti i tjetër i Serbisë është se veriu është ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës pasi përbën vazhdim territorial të Republikës së Serbisë që meriton rregullim të posacëm. Edhe ky argument është i pathemeltë pasi, nëse vazhdimësia gjeografike përbën premisë për autonomi atëherë Presheva do duhej të kishte marrë prej kohësh status special, pasi është vazhdimësi gjeografike e Kosovës dhe popullsia është shprehur me referendumin e vitit 1992 se dëshiron të jetë pjesë e Kosovës. Vetëm fakti se shqiptarët nuk vendosin barrikada nuk mjafton për një status special, pasi shpërblimi i politikës së barrikadimit dhe dhunës me autonomi dërgon sinjalin tek shqiptarët në Preshevë, Maqedoninë Perëndimore dhe Malin e Zi se dhuna shpërblehet me më shumë të drejta. Asnjë qeveri apo koalicion nuk mund të prekë Kushtetutën pa prishur ekuilibrin e brishtë që garanton të drejta maksimale. Shmangja nga Plani i Ahtisaarit passjell ndryshimin tërësor të Kushtetutës dhe shfuqizimin e mbi 100 ligjeve ku janë sanksionuar supergarancitë për komunitetin serb.

Kalimi nga Ahtisaari në Ahtisaari Plus pa justifikuar më parë se cila pjesë e Ahtisaarit u rri ngushtë serbëve të veriut, është riformatim i shtetësisë së Kosovës për dëshirat e Serbisë. Kosova duhet të shpjegojë qartë se radikalizimi në veri nuk është pasojë e diskriminimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, por pjesë e strategjisë së Serbisë për ta dobësuar funksionalitetin e shtetit të ri. Ahtisaari Plus nuk është asgjë e re, veçse është mashtrimi i ri i Serbisë me qëllimin e vjetër "zhbërjen e pavarësisë së Kosovës pa e cënuar perspektivën evropiane të saj.





"Roland GJONI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyFri Nov 25, 2011 9:22 pm

Perpos ktij plani qka mshifet mbrapa , deri sa qeverija flen ne gjumin e arushes mund te ndosh qdo gje , por ne dam te Popullit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptySat Nov 26, 2011 9:46 pm

Serbia me disa politikane si Karl Bild po mundohen te nxjerrin me shume se ahtisari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyMon Nov 28, 2011 10:41 pm

jo gjashte pikeshi i Ban ki Munit,, e sigurte vete kane pranue ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyMon Dec 05, 2011 10:12 pm

Po arrihen gjithfare marreveshje cdo te dale nga keto mbetet te shihet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyThu Dec 15, 2011 4:07 pm

serbise po i ngushtohet laku ne fyt e kane kuptuar se nuk mund te hyjne ne BE pa e njohur kosoven.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyFri Dec 16, 2011 7:01 pm

https://www.youtube.com/watch?v=S7gYo5NXIYo&feature=player_embedded


na lodhen ma kta Atisara,boll mé me kta shkerdhata....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? EmptyTue Dec 20, 2011 6:57 pm

e e kan hanger te Ahtisarit ,per kete ju ka mbet emel disave !
naj ka fute ! keshtu kane perkrahe ne ate kohe edhe tradhtarin Ahmet zogu hesat pasha ,Rrahman Morina etj...se jena shume te ,,menqur""
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty
MesazhTitulli: Re: Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?   Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Kosova paralajmeron ndryshime ne ligjet e Planit Ahtisaari
» Bojkotoni Produktet e Serbise-860-
» A po blehen ende produktet e Serbise
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: