Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Identiteti kosovar

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptyWed Nov 16, 2011 12:26 am



Mexhid Yvejsi: Botime të reja:

Mehmet Kraja – IDENTITETI KOSOVAR




“Identiteti kosovar” titullohet libri, i cili është promovuar të enjten, më 3 nëntor 2011, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Libri i botuar nga PEN Qendra e Kosovës paraqet një analizë të çështjeve të lidhura me identitetin, duke dhënë gjykime dhe duke bërë një rishikim konceptual të dukurive e fenomeneve identitare shqiptare, veçmas në kontekstin e Kosovës.
Me rastin e promovimit të librit, autori Mehmet Kraja nuk ka dashur të flasë shumë për atë çfarë ka hedhur në letër.
Autori, Mehmet Kraja, ndër të tjera, tha:
“Nuk e kam ndërmend t’ju them ndonjë gjë të veçantë në këtë rast, por vetëm dua t’ju them se ky është një vështrim i imi për Kosovën, nuk e di sa është objektiv e i qëndrueshëm”.
Për këtë gjë Kraja mendon se është një fillim i një debati i cili në shoqërinë tonë do të hapet në një konsekuencë dhe qëndrueshmëri ndryshe sa çka qenë deri tani.
“Ky është një rrëfim imi për Kosovën. Nuk e di sa është objektiv dhe sa është i qëndrueshëm. Unë kam pasur dilema gjatë shkrimit dhe kam edhe tani shumë rreth kësaj, por është një temë mjaft e diskutueshme’’, ka thënë Kraja para të pranishmëve në promovimin e librit të tij “Identiteti kosovar”, botuar nga PEN Qendra e Kosovës.
Akademiku dhe publicisti Mehmet Kraja ka sjellë për lexuesin shqiptar librin “Identiteti kosovar”, një libër i cili për temë ka çështjen e identitetit, temë kjo e cila shpeshherë ka marrë hov të diskutimeve në debate të shumta televizive.
Sipas Basri Qapriqit, Kraja në këtë libër konstaton se në Kosovë njerëzit kanë ditur të jetojnë pa shtet, por asnjëherë pa identitet. Ky libër është i organizuar në tri kahe, identitetin historik, kulturorë dhe atë politik.
Jahja Drançolli thotë se në Evropë dhe në mbarë botën diskutohet dhe shkruhet shumë për problemin e identitetit.
“Të përballur me nevojën për të përcaktuar një identitet të ri, kjo çështje është veçanërisht e dukshme në vendet evropiane, para se ato t’i bashkoheshin komunitetit evropian.
Në këtë kontekst nuk duhet parë veprën e Mehmet Krajës “Identiteti kosovar”, por përkundrazi këtu provohet me argumente të tregohet që identiteti është diçka që ka historinë e vet dhe vazhdimisht ndërtohet”, thotë Drançolli, duke shtuar se trajtimin e identitetit kosovar gjatë vertikales historike autori e sheh problem shumë të vështirë, mirëpo në pikëpamjen e identitetit ajo kurrë më nuk do të shfaqet e dyzuar.
Sipas tij, ishte pikërisht siguria e identitetit shqiptar ajo që e kishte bërë Kosovën të qëndrushme dhe krejt të veçantë në histornë e saj.
“Kjo gjë konstaton se historia e Kosovës duhet të jetë pjesë e historisë së popullit shqiptar. Në këtë kontest, si rrjedhojë e mungesës së një historie të Kosovës, krijohet shansi i historiografisë serbe të projektonte standarde që mesjeta e Kosovës duhet t’i takonte historisë serbe ndërsa antikiteti ilir dhe lidhja e Kosovës me këtë origjinë në rastin më të mirë duhet të heshtet”, ka thënë ndër të tjera Drançolli.
Ndërsa Ibrahim Berisha, promovimin e këtij libri e ka quajtur si një rast të veçantë, pasi që sipas tij këto tema për një kohë të gjatë ishin të memorizuara si tabu.
“Nuk mbetet asgjë e rëndësishëm që ka të bëjë me identitetin historik, kulturor dhe politik të mos ketë marrë përgjigje kritike. Një trajtim kulturologjik natyrisht se mund të ballafaqojë dhe përmbytë disa nga koceptet tradicionale mbi historinë, veçmas mbi historinë më të re. Në këtë prizmë duhet të shohim edhe çasjen për idetë unifikuese dhe ndarëse që ecin pranë njëra- tjetrës.
Relacionet e Shqipërisë dhe Kosovës mbeten edhe sot e kësaj dite të diskutuara, nga të ditur dhe të paditur, nga kureshtarë dhe ambiciozë, nga sharlatanë dhe spekulantë”, është shprehur Berisha.
Sipas tij Kraja me të drejtë sheh përmasën e një inferioriteti brendashqiptar të manifestuar me dyzime që komplikohen veçmas pas pavarësisë së Shqipërisë për të mbërritur kulmin në vitet 40 e këndej dhe duke prekur shumë nga lëvizjet dhe ngjarjet kryesore si Lëvizjen NDSH, LNQ, Konferencën e Bujanit, Masakrën e Tivarit, Drenicës dhe kudo në Kosovë, Kuvendin e Prizrenit, shpërnguljet në Turqi, të cilat sipas Berishës janë analizuar me një qasje kritike duke dhënë një alternativë sintezë thellësisht intelektuale.
Libri ”Identiteti kosovar” ka 500 faqe, ku trajtohen nga Mehmet Kraja çështje që lidhen me identitetin historik, politik e kulturor, por qëllimi i tij nuk është t’i “vërë kapak” asnjërës prej tyre. Autori, Mehmet Kraja librin e tij të ri e quan fillim të një debati që do të hapet në shoqërinë kosovare.

Kush është Mehmet Kraja?

Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja””.
Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”.
Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Deri tani ka botuar: 11 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekstesh publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Bibliografia e veprave të akademikut Mehmet Kraja:

Romane

“Gjurmë në trotuar”, “Rilindja”, Prishtinë 1978;
“Portali i perëndive të fyera”, “Rilindja”, Prishtinë1980;
“Moti i Madh”, ““Rilindja”, Prishtinë1981;
“Udhëzime për kapërcimin e detit”, “Rilindja”, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
“Sëmundja e ëndrrave”, “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Net bizantine”, “Rilindja”, Prishtinë 1990;
“Muri i mjegullës”, “Toena”, Tiranë 1998;
“Edhe të çmendurit fluturojnë”, “Onufri”, Tiranë 2004;
“Im atë donte Adolfin”, “Onufri”, Tiranë 2005.
"Selvitë e Tivarit", "Onufri", Tiranë 2008
"Hotel Arbëria", "Onufri", Tiranë 2010

Tregime

“Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
“Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
“Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
“Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
“Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.

Drama

“Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
“Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
“Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
“Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
"Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008

Kritikë dhe publicistikë

“Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
“Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
“Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
"E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009

Skenarë

“Sëmundja e ëndrrave”, 1989
“Kurrë më”, 2000
“Fluturat e bardha”, 2001
“Muri i mjegullës”, 2002
“Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)

Shfaqje të realizuara

“Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
“Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
“Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
“Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
“Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
“Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
“Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
“Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.

Çmime

Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqiperise (për romanin më të mirë të vitit, "Selvitë e Tivarit" 2008)

Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptyThu Nov 17, 2011 12:25 am

po ky fare udbashi na quan kosovare sepse ka mesim te Titos e te Milloshit ,ky kishte punuar per udben ne ate kohe edhe sote ka miq serbet.
Dhe i pengon identiteti shqiptare .
Ky bene punen e shkaut se ata thojshin qe ne kosove ska shqiptare po kosovare.
Dhe keta klyshe naj hiqen kombin dhe naj dhane nje artificiale si shkijet.

Turp te plasojme shkrime te udbasheve dhe servileve te beogradit..
Sja vlen te flasim per kete njeri te serbise,sa shqiptarin ka lajmerue ky njeri...
Po ja qe ne kosove politiken po naj bejne komunistet e Titos dhe bashk.e shkaut ende.
Kurre sdo kemi liri me kesi njerez..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptySun Nov 20, 2011 10:52 pm

Deshe sdeshe kosovare jemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptyMon Nov 21, 2011 9:23 pm

jo o rrimtaf ti ndoshta ke deshire te jesh kosovare se edhe shkijet na kan quajte ashtu
po une do te jem shqiptare i kosoves tere jeten..
Se nuk ka komb kosovare kete e pjellen udbashet e serbise...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptyMon Nov 21, 2011 11:39 pm

Cito :
Deshe sdeshe kosovare jemi.


RRIMTAF TJA SHTOJM EDHE KETE" SHQIPTAR KOSOVAR" tongue
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar EmptyTue Nov 22, 2011 1:02 am

Anetare nderi
ska kosovare po shqiptare i kosoves
fjala kosovare vjen nga shkijet dhe kosovaret shqiptaroviqa
edhe ne kohen e Titos dhe te serbise jena thirre Albanci iz kosovo
e tashe servilet ja marun qefin Qetnikeve serbe qe thojshin se u kosovo nema alnbance samo kosovari
tashe disa shqiptaroviqa te njejten gjuhe po flasin si shesheli...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Identiteti kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti kosovar   Identiteti kosovar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Identiteti kosovar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zymer Neziri LETËRSIA GOJORE DHE IDENTITETI KOMBËTAR....
» A ka një komb kosovar?
» Kombi Malazez dhe Kombi” Kosovar”!
» Ushtria serbe arreston një kosovar
» GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: