Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR  2011 Empty
MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011   "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR  2011 EmptyMon Nov 07, 2011 3:57 pm

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 10 (22) Viti II i botimit
TETOR 2011

Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar
Diplomacisë Botërore
Ramush Haradinaj, djali dhe vëllai ynë, po futet në këngët e popullit i gjallë për atë ç’ka ai i ka dhuruar dhe po i dhuron Kosovës dhe tërë shqiptarizmës, si një luftëtar besnik deri në vdekje i idealeve të lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.
Ai sot po i shërben Kosovës si burrë shteti. Ai sot meriton përkrahjen e miliona shqiptarëve kudo që janënë trojet etnike dhe në botë.
Rrugëtimi i Ramush Haradinaj është i gjallë drejt kë-ngës së popullit shqiptar, që e lindi dhe e rriti me atdhe-dashurinë e tij kombëtare.
Hajradinaj eshte “Qytetar Nderi” i Gjirokastres, per kontribut te çmuar ne çeshtjen kombetare shqiptare dhe ne ngritjen e institucioneve.

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drej-tësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë?
Peticioni ynë është gjithë përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar.
Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot.
Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë.
Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.

Me emocionin e miqësive të vjetra, të vendosim të ecim përpara së bashku

Ky është një përvjetor historik i rihapjes së Ambasadës, më saktësisht e Kancelarisë, e cila për rreth 46 vite, gjatë ditëve të errëta të komunizmit këtu, u mbyll për amerikanët. Njëzetë vite më parë, më15 mars 1991–Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria rifilluan marrëdheniet e plota diplomatike pas shumë vitesh mosnjohjeje zyrtare. Ky ishte i pari ndër disa ngjarje drama-tike këtu në 1991–ngjarje që atë vit shënuan pikën e kthesës për Shqipërinë dhe praninë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Pesë ngjarje, secila prej tyre e qenësishme, e tundën këtë vend, duke e lëvizur atë drejt ndryshimit. Shumë prej jush në këtë sallë mund t’i kujtojnë këto ngjarje të jashtë-zakonshme…
Ishte viti 1991 dhe Xhorxh Herbert Uoker Bush ishte Presidenti i Shteteve të Bashku-ara. Xhejms Bejker ishte Se-kretar i Shtetit. Ata e kishin ftuar Ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Muhamet Kapllanin, në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nën-shkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Më 15 mars ata rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike – kjo ishte ngjarja e parë e qenësi-shme e atij viti dramatik.
Brenda dy javësh, Shqipë-ria do të mbante zgjedhjet e para shumëpartiake të vendit – që kur komunizmi mori pu-shtetin në vitin 1944. Ishte kohë ndryshimesh dhe trazi-rash në vend, dhe presidenti atëhershëm, Ramiz Alia, e dinte se kishte ardhur koha që t’i linte njerëzit të vendosnin se cili duhej të ishte udhëheqësi i tyre. Më 31 mars 1991, u mbajtën zgjedhjet shumëpartiake dhe z. Fatos Nano u zgjodh Kryeministër.
Kjo ishte ngjarja e dytë dra-matike e atij viti. Ato dy ngjarje emocionuese të marsit – nën-shkrimi i marrëveshjes dhe zgje-dhjet shumëpartiake – sollën një pranvere të re demokratike për Shqipërinë, pas një të shkuar të gjatë e të izoluar. Vetëm tre muaj më pas, në një ditë zagushie ku temperaturat shënonin 38 gradë Celsius, Sekretari i Shtetit Xheims Bejker kreu një vizite një ditore në Tiranë.
Ishte 22 qershor dhe mizëri nje-rëzish erdhën në Sheshin “Skënderberj” për ta parë z. Bejker, ndërsa ai u ngrit të fliste mbi një platformë të improvizu-ar. Fotot e shkrepura atë ditë dhe pamjet e filmuara janë tani emblematike. Dhe po kështu janë fjalët që tha ai: “Liria funksionon”. Ishte një ditë dramatike për shqiptarët dhe ata nga ju që kanë qenë këtu atë ditë – e di që Dr. Pano ndodhej këtu – nuk kanë për t’i harruar kurrë.
Një djalë i ri në atë kohë, Shefi i Shërbimit të “Zërit të Amerikës” në Shqip, ishte zgjedhur ta shoqë-ronte Bakerin në udhëtimin e tij në Tiranë atë ditë, për të shërbyer si përkthyesi i tij në gjuhën shqi-pe. Ai gjendet këtu sot me ne dhe do t’i kërkoja të ngrihej në kë-mbë. Dr. Elez Biberaj, ju lutem na lejoni të vlerësojmë kontributin tuaj të spikatur atë ditë, dhe kontributet tuaja shumë të shumta në mbështetje të përparimit të Shqi-përisë që kanë vijuar për shumë vite dhe që madje vazhdojnë edhe sot. Ngjarjet dramatike të atij viti vazhduan në vjeshtë, kur më 1 tetor rihapi dyert e saj Ambasada Amerikane në Tiranë.
Rivendosja e marrëdhenive di-plomatike, e zgjedhjeve shumë partiake, vizita e Xhejms Bejker, si dhe rihapja e Ambasadës…E ç’ tjetër mund të ndodhte më shumë në atë vit dramatik?
Ngjarja e pestë dhe e fundit dramatike e vitit 1991 ndodhi në dimër, afër fundit të dhjetorit, pak pa-ra Krishtlindjes. Rajerson u bë Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri që banoi në këtë Amba-sadë pas 50 e ca vitesh. Pa dis-kutim, 1991 ishte një vit shumë i rëndësishëm në historinë e dy ve-ndeve tona. Ishte viti i reformave, dhe i ndryshimit, i përparimit dhe i shpresës.
Ishte katalizatori për të dy dhjetëvjeçarët e rilindjes ku populli shqiptar përqafoi parimet e demokracisë dhe të vetëvendosjes.
Tani, 20 vjet më pas, e gjejmë veten në një tjetër udhë-kryq. Kemi parë se rrugët e vjetra të bllokimit dhe fajhedhjes nuk funksionojnë. Sot Shqipëria ka ende nevojë për reforma dhe është e qartë për të gjithë se ekziston një shteg i hapur që do të sjellë mundësi për popullin shqiptar.
Populli shqiptar ka folur vendo-smërisht se si e përfytyron të ar-dhmen e vendit të tyre. E ardh-mja e Shqipërisë është në duart e Shqipërisë. I përket Shqipërisë ta përcaktojë të ardhmen.
Udhëheqësit e Shqipërisë du-het të bëjnë zgjedhjen e drejtë që bashkarisht të shipen përpara in-tegrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tani, ashtu sikurse vepruam 20 vite më parë, ne ju zgjasim dorën tonë dhe ju ofrojmë ndihmën dhe inkurajimin tonë për të bërë zgjedhjen për përparim të pandërprerë.
Për njëzetë vite kemi rrugëtuar së bashku në këtë shteg dhe kemi bërë përparim të shkël-qyer, por Shqipëria nuk është e-nde atje ku do dhe meriton të je-të. Tani, njëzetë vite më pas, le të kujtojmë emocionin e rivendosjes së miqësive të vjetra dhe të vend-osim të ecim përpara së bashku.

Ju faleminderit.

Nga fjala e Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu, Konferenca e 20-vjetorit “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane,
Ndërtimi i së Ardhmes”
6 tetor 2011


DITAR
Nga festimet e Vitit të Ri Hebre në Mal të Zi

28 shtator 2011
Nisja u vonua nga ardhja e nje gazetareje te Gazetes “She-kulli”, e cila u gjend aty raste-sisht dhe u be kurioze nga pre-zenca e Rabin Yoel Kaplan. Ne oren 2 u nisem. Makinat po i drejtoheshin me nxitim Podgori-ces, ku gjithçka ishte bere gati per te pritur ardhjen e Rabinit Yoel Kaplan, i cili do te hapte fe-stimet dhe duke bekuar vitin qe po hynte, vitin 5772. Bashke me ne udhetonte dhe libri i she-njte, Torra dhe 8 hebrenj te tje-re, qe kishin ardhur ne Shqiperi pikerisht per te festuar. Ankthi i udhetimit filloi te behej shtypes ne momentin qe dielli po i afro-hej horizontit. Ne luteshim qe te mberrinim ne kohe, para pe-rendimit te tij, sepse ne te ku-ndert do zbrisnim nga makinat dhe do ecnim ne kembe drejt hotelit. Ecnim dhe shikonim per majen me te larte te malit, te shikonim driten e kuqe te die-llit, i cili dukej sikur dikush po e mbante me dore siper siperfa-qes se detit. Semaforet ku ne kaluam u bene jeshile sapo ne u futem ne qytet, sapo mberri-tem ne hotel, te tre makinat ne sinkrone, frenuan. Dyert u ha-pen, bagazhet u zbrazen, te gji-the kishin nje mision te per-caktuar. Sendet e nevojsh-me per hapjen e ceremonise u futen menjehere ne salle. Na drejtuan neper vendet ku te uleshim, meshkujt ne rreshtin e majte dhe femrat ne rreshtin e djathte. Morem fryme lirisht kur te gjithe e gjetem veten te ulur dhe gati per te festuar, Rabin Yoel Kaplan filloi ceremonine e hapjes se Vitit te Ri Hebre. Pas lutjeve, ker-cimeve, kengeve tradicionale dhe ajo e thirrjes se engjej-ve, filloi shperndarja e ushqi-mit te bekuar, mjalti, molla, vera dhe buka.
Me pas,zbritem ne restorantin poshte,ku na priste darka e cila iste gatuar sipas zakonit dhe sipas men-use se percaktuar ne menyre shume te rrepte dhe te kujdesshme nga shefi i kuzhines, i cili ishte ngar-kuar pikerisht per kete detyre.
Ne darke u sherbye sallat me zarzavate te fresketa dhe pilaf me peshk. S’mungoi gjithashtu dhe mjalti, buka, vera dhe molla.
Njerezit filluan te kendonin dhe festonin, te tregonin provverba dhe histori te vjetra per hebre. Ne cdo-njeren prej tyre predikohej mençuria dhe drejtesia qe ata i karakterizonte.
Darka vazhdoi ne ambjentin e jashtem te hotelit. Njerezit filluan te ndiheshin te lodhur pas asaj rruge aq te gjate dhe aq te tensionuar. Por i vetmi qe i rezistoi gjumit ishte Jasha, i cili ishte nje burre shume i mencur dhe shume i zgjuar. U fol per shume plane dhe bashkepunime, per shume te fshehta dhe sekrete. Ne afrim te ores 4 te mengjesit i dhame doren njeri-tjetrit duke u larguar me nje turbulli ne me-ndje.
29 shtator 2011
Ne oren 8 te mengjesit njerezit u zgjuan per te bere lutjen e mengjesit, por per ne ishte e pamundur te ngrihehsim ne ate ore. Por ata nuk pertuan te na tregonin menyren se si behej ceremonia e mengjesit. Pas faljes ata u mblodhen ne restorantin e hotelit ku dhe hengren mengjesin, fruta te fresketa dhe mjalt, Tavolina ishte e madhe dhe rrumbullake, cdonjeri degjonte dhe fliste histori te bukura hebrenjsh dhe ne menyre te kendeshme kalonin nga biseda ne kenget e tyre. Dreka u sherbye me nje menu te shijshme, zarzavate, pure dhe mish. Dhe si gjithmone mjalti, i cili nuk mungonte asnjehere. Lutja e darkes u vazh-dua ne ane te lumit, i cili ndodhej fatmiresisht ne aferesi te hotelit, pasi dielli tashme kishte perenduar dhe nuk mund te udhetohej me makine.

30 shtator 2011
Lutjet e ores 8 u zhvilluan ne oren 11, pasi njerezit ishin shu-me te pergjumur nga nje nate me pare, ku si gjithmone i mby-llnim netet duke biseduar deri ne oret e vona te mengjesit ne ambjentet e jashtme te hotelit. Ne u nisem per Kosove, ku na priste misioni tjeter i yni, gjith-mone per te vijuar ate te Rabin Yoel. Nje kamarier ne hotel, i cili fliste shqip, na shruajti nje harte te improvizuar me qytetet ku duhej te kalonim.
Rruget ishin te pikturuara, te bukura dhe te qeta. Kaluam ne kufirin serb per t’ju drejtuar Mi-trovices por per fatin tone te keq ishte bere bllokade dhe u detyruam te ktheheshim e te kalonim ne kufirin e fshatit Ku-lle. Sapo kaluam kufirin u ndje menjehere mikepritja shqiptare. Ne restorantin Kulle ndjeme ngrohtesine shqiptare dhe gji--thashtu vuajtjet e tyre. Por megjithate, per te gjithe jeta vazhdon per-para dhe mundo-heshin te punonin per te perballuar jeten. iu drejtuam Prishtines, ku rruges per tek zyrat e Aleanca per Ardh-merine e Kosoves, u shoqeruam nga nje makine policie, e cila u tregua e gatshme te na udhehiqte. Sapo mberritem telefonuam Jah Lluken, i cili sapo ishte nisur per Peje, por ne momentin qe mori vesh qe kishim mberritur ne zyren e tij, u kthye pa e menduar dy here. U ngjitem ne zyrat e tij.
Diskutimet kishin te benin pikerisht me prespektivat dhe rruget qe do ndiqnim per te hapur rruget drejt bashkepunimit me Izraelin, menyren se si do mund te behej Kosova nje su-port per planet dhe projektet izraelite dhe ato te Rabin Yoel Kaplan. Mbeshtetja nga ana e tyre dukej qarte, nuk kishte ne-voje per fjale, dyert ishin te hapura per te gjithe ata qe do-nin Kosoven dhe zhvillimin e saj. U informuam gjithashtu se ekzistojne varre te vjetra te he-brenjve, te cilat ishin te resta-uruara dhe te mirembajtura. In-vestime nga AAK jane bere dhe ne Peje, Rabovec, Suareke, De-çan dhe Gjakove.
Lajmi me i mire ishte per-fundimi i gjyqit te z.Ramush ne nentor. Na u be e mundur dhe lidhja ne telefon me zonjen Ani-ta, e cila ishte shume e lumtur per ardhjen tone ne Prishtine dhe u tregua e gatshme te na priste per vizite ne banesen e saj. Ne Kosove kane ekzistuar shoqata hebrenjsh, te cilat nuk kane investuar apo mbeshtetur zhvillimin e Kosoves por perku-ndrazi, kane mbajtur ne hije emrin e saj dhe kane vjedhur fondet duke i kaluar ne llogarite e tyre. Kosova tashti po nderton ne qender te qytetit nje xhami afer katedrales, e cila tregon shume qarte tolerancen fetare dhe lejimin e zhvillimeve fetare ne Kosove.
Me ardhjen e z.Ramush ne Kosove shume gjera do te marrin jete dhe zhvillim, sikunder eshte dhe ajo e mbeshtetjes se ngritjes se sinagoges ne Kosove. Takimi i mbyll me fryme pozitive bashkepunimi dhe me dhurimin e nje fotografie te Z. Ramush me Z.Berisha. Ne darke u takuam me Z.Flamur dhe miqte e tij. Darka u shoqerua me bisedime te forta patriotizmi dhe dashamiresia vijoi me ftesen e z.Flamur ne shtepine e tij.

1 tetor 2011
Ne oren 12:00 shkuam per vizite ne shtepine e Z.Ramush, ku na mireprtiti Zonja Anita dhe djali i saj, Trimi, me i riu ne familjen e Ramushit. Bisedimet u shtruan ne rangun e atyre familjare dhe politike, por mbi te gjitha ne ate dashamirese dhe gatishmerine e te dyja paleve per te mbeshtetur Izraelin dhe deshiren per te zhvilluar Kosoven.
Me pas u nisem per ne Peje ku na priti nje mik i Z.Flamur, i cili ishte ne darken ne Prishtine. Ai na tregoi dhe per varret e hebrenjve qe gjendeshin ne Rugove, per lutften dhe shkaterrimet e shkaktuara nga lufta ne 1999, meny-ren se si ata u rimekemben dhe vuajtjet e popullit kosovar.
Morem rrugen e kthimit per ne Podgorice, ku me vete kishim lajmet me te mira, me pozitivitet dhe fryme bash-kepunimi midis Izraelit dhe Kosoves. Me Rabin Yoel u diskutua per keto ceshtje deri ne oren 3 te mengjesit dhe ai ndihej shume i lumtur kur degjonte qe ne Kosove cdokush e perkrahte dhe jepte mbeshtetjen e tij ne idete dhe projektet qe Izraeli mendon te kryeje ne Kosove.

02 tetor 2011
E diela ishte nje dite e qete e cila u ndoq nga biseda te ngrohta. Surprizuse per ne ish-te mikpritja qe na u be ne resto-rantin ku darkuam. Njeri nga pronaret na respektoi dhe bash-koi ne tavolinen tone dhe gruan e tij shkodrane, e cila na kenaqi me prezence e saj. Gjithashtu dhe prezenca e Rabin Yoel dhe Jasha-s ishte nje kenaqesi jo vetem per ne, por dhe per ate restorant, ne te cilen u krijua nje atmosfere si rralle here.

03 tetor 2011
Perara se te niseshim per Shqiperi, vizituam vendin ku deshirohej te nrihej sinagoga e Malit te Zi. Ishte nje vile dy kateshe me nje oborr te ke-ndshem. Gjithashtu dhe vet pozicionimi i saj ne lidhje me qendren dhe institucionet kry-esore e benin me te pershtatshme per te qene nje vend ideal per sinagogen. Takimet vazhduan dhe me tej ne Tirane, ku ne mesnate erdhen per bisedime dhe per te ofruar mbeshtetjen e tyre. Shoqata “Miqte e Amerikes”, “Miqte e Bill Klintonit”. Ata folen gjate per rrugen qe kane ndjekur per te zhvilluar ma-rredhenie te forta e te mira me USA dhe kontributin e dhene ne restaurimin e varreve te hebrenjve ne Peje. Gjithashtu na treguan foto-grafi dhe materiale nga takimet me Bill Klinon dhe figura te tjera politike te rende-sishme.
Historise ebraike ne Ball-kan iu shtua edhe ky aktivitet per zgjimin e vlerave, te besimit ebraik. Si ne gjithe boten edhe ne kete rajon, me Rabinin e tij Yoel Kapllan, u festua Viti i Ri ebraik. Komu-niteti ebraik ne Mal te Zi per-jetoi nje feste te madhe. Perfaqesuesi Ma-renglen Koçiu, i cili, me statusin e te derguarit te Rabi-nit, parapergatiti kontak-tet e metejsh-me te botes e-braike si ne Kosove edhe ne Maqedoni. Tashme Ballkani po kompletohet sikurse me kultet e besimit ebraik, edhe me prezencen e bizneseve Izarelite. Qellimi kryesor i bizneseve eshte ne ndihme dhe besim ndaj popujve ballkanike. Fjala e Rabinit Kaplan ishte se historia do te shkruaje dhe do te flase ne-ser per shtrirjen ne kete rajon. Zoti Yoel ka zgjedhur kete moment te vizites ne Mal te Zi te deklaroje zotin Marengelen Koçiu perfaqesues te bashkimit ebre ne Bruksel, sikurse i pari perfa-qesues eshte zoti Sokol Pira.

Jasa ALFANDARI

DASHAMIR SHEHI,
ky personalitet vizionar

Nga
Kristo STOJA





Ishte tepër mbresëlënës ta-kimi i asaj mbremjeje me Dashamir Shehin. Nisur prej ekranit të televizorit, më ishte krijuar përshtypja se zoti Dashamir Shehi ishte një burrë shtatshkurtër, ekspresiv dhe rreth të gjashtëdhjetë e pe-save.
Kishim informacion të saktë se, atë mbasdite, ai do të mbë-rrinte në qytetin tonë dhe kri-juam mundësinë për ta takuar. E mendonim se do të vinte i lo-dhur, mbasi nga Tirana do të merrte pjesë në në mbledhje në Vlorë. Nga Vlora do të shkonte në tri komuna të rrethit të Tepe-lenës dhe, me të mbërritur në qytetin e Gjirokastrës, një takim tjetër kishte propozuar me zotin Flamur Bime, kryetarin e bash-kisë. së qytetit. "Pritën" ia ki-shim zenë te ALPO TV, mbasi aty, i ftuar në një bisedë, do të jepte një intervistë.
Sapo zbriti nga makina, i shoqëruar nga djali energjik, Marenglen Koçiu, kryetar i LZHK-së të qarkut të Gjiroka-strës dhe drejtor e botues i ga-zetës "UDHËT E KOMBIT", drejt nesh vjen një burrë i gja-të, flokëbardhë, me sy të zes e të ndritshëm. Vinte i qeshur, tip babaxhani, por, nga ana tjetër, mjaft dinamik. Në gjithë atë rru-gëtim, që kishte bërë, te ky njeri nuk dalloje shënjë lodhjeje. Ish-te Dashamir Shehi, ky persona-litet i kompletuar, ky njeri vizio-nar, ky politikan i respektuar, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar i Shqipërisë, ish Zë-vendësKryeministër i sukses-shëm gjatë tetë viteve rresht, ky njeri publik, ky kuadër me eru-dicion të gjerë.
Mbasi na takoi e na përqafoi me radhë, ai u ul mes nesh e ni-si të na pyeste secilin për shë-ndetin, familjen punën e gjithçka tjetër... Çudi! Sa i afruar! Sa komunikues! Na u duk si i shtëpisë. Sikur e kishim takuar dhe dje. Ndiheshim në bisedë me të si midis miqsh, me këtë njeri kaq të afruar, kaq të thjeshtë, kaq dashamirës. Është koincidencë e bukur emri i tij Dashamir, me sjelljen e tij dashamirëse. Një binom i go-ditur, kaq i bukur.
Pas intervistës në media, të gjithë ishin në në mendje që bisedën ta vazhdonin në "ball-konin" e qytetit të gurtë, në pikën turistike të Kë-cullës. Muzgu kishte hedhur pelerinën e e-rrët dhe, si për ta sfi-duar atë, qyteti flakëroi nga dri-tat në të gjithë shtrirjen e tij.
Dashi, kështu i flasin miqë-sisht dhe shkurt, ndaloi te vera-nda e lokali dhe u befasua nga pamja e bukur poshtë këmbëve të tij. Duke soditur këtë mreklli fosforeshente, pyeste vazhdi-misht e vazhdimisht për zonat e qytetit, pyeste për ato dritat larg, në fund të kalasë së Shën Triadhës, të zëna, si në një va-lle, i bënin përshtypje dhe kër-konte të shuante kuriozitetin për ato xixëllonja tufa-tufa, si kostelacione yjesh në faqe të malit të Lunxhërisë...Aty majë kodrës, mbi qytet, një puhizë e lehtë filloi të na ledhatojë faqet. Përfytyrimi rreth panoramës pa-ra dhe poshtë nesh, na kishte rrëmbyer dhe për disa çaste edhe Dashamir Shehi u për-humb në këtë pamje magjep-sëse. Më në fund iu bindëm reales dhe zumë vend në çiltetë e buta pranë dritareve. Ishte e kuptueshme që një nga pyetjet tona për zotin Shehi ishte se cili ishte mendimi i tij për qytetin tonë të gurtë.
"Kushdo do të priste me kë-naqësi vizitën në këtë qytet. U-në do të vija me dëshirë, sa he-rë të krijoja mundësinë. Sa herë ta vizitosh Gjirokastrën do të kesh lënë përsëri gjëra pa parë. Ajo të befason. Ajo gjithmonë të shfaq gjera që s'i ke parë e menduar. Gjirokastra ka njerëz të qetë, të rregullt, punëtorë dhe kulturëdashës. Ata kanë privilegjin që jetojnë në këtë mrekulli të lënë trashëgim nga të parët. Zotësia e pasardhë-sve nuk është të ndërtojnë po-shtë, pra te pjesa e re, moder-ne e qytetit, por te aftësia për t'i ruajtur e mirëmbajtur këto vlera të pallogaritshme. Aq lehtë sa është të ndërtosh një banesë të thjeshtë, një vilë, apo një pallat bashkëkohor, aq vështirë është të ngresh një shtëpi kështjellë karakteristike gjirokastrite me gjithë arkitekturën e veçantë dhe çudinë dhe misteret, që ato mbartin të fshehura brenda. Mua, sinqerisht më dhëmb, kur shoh disa shtëpi të tilla, që po rrënohen. Kështu Gjirokastrës po i humbet historia. Në ka pla-gë ky qytet, kjo është plaga më e madhe, që po përjeton. Dhe që ta mbyll këtë mendim, unë nuk jam dakort me ata, që tho-në se faji i shëmbjes së shtë-pive gjirokastrite bie mbi push-tetin vendor. Bashkia nuk ka këllqe, pra nuk siguron dot aq të ardhura, sa për të mirë-mbaj-tur këto shtëpi. Ato mund t'i përballojë vetëm qeveria, ajo mund t'i dalë zot".
Duke biseduar me këtë per-sonalitet me kulturë të gjerë, këtë poliglot dhe të bredhur anë e kënd botës, ke ç'të mësosh. Ai flet me kopentencë për politi-kën, ekonominë, apo për sho-qërinë. Shehi është i aftë të të ja-pë xhevap për çdo gjë dhe me bindje të plotë. Ai është nje-ri me vizion, është largpamës. Është njeri i drejtë dhe revol-tohet ndaj gënjeshtrës dhe ve-seve të tjera.
Të tillë njerëz mendoj se i duhen Shqipërisë. Vetëm figura të pastra dhe personalitete të kompletuara si Dashamir Shehi mund të nxjerrin këtë vend nga honi, ku vazhdojmë të gjendemi prej vitesh...

Gjurmë në “Udhët e Kombit”

Intervistë ekskluzive, Liljana Hoxha

Duke udhëtuar dhe du-ke kërkuar në udhët e kombit, gjithmone për cështjen kombëtare, ishte kënaqësi që siguruam një interviste ekskluzive me Zonjen Liljana Hoxha. Tema jonë e intervistes ishte cështja kombë-tare shqiptare, dhe ajo me xhen-tilesën e saj, iu pergjigj:

Kësaj teme unë jam e hapur dhe sinqerisht do të jemi largë de-tajeve të tjera, do jetë e hapur në këtë temë për gazetën tuaj “Udhët e Kombit”, që dhe titulli i saj është suprizë. Për mua lexuesi dhe gji-thë shqiptarët ky është emer i madh. Sepse shumë njerëz nuk di-në dhe nga njëhere. Sot është sti-gmatizuar Kosova dhe njohja e saj, Maqedonia me te drejtat e saj shqiptare, Camëria e historia me e vjetër arvanitase. Natyrisht, me in-tegrimin europjan tonin do te fla-se, por ngelemi ne parullen (puna është si punojme ne),
Po pikërisht këtu është e ver-teta, si e shihni ju…?
Atëhere shoh një përcarje të pragmatizuar. Është një dorë. Por si punojme ne. Mbështetja e vendit për Kosovën ka qënë zyrtare, diplomatike mbase dhe e pamjaftueshme. Një thënie e gabuar (puna jonë del se punojmë për interes të Europës e jo të Kosovës).
Si e shikoni ju situatën e Ball-kanit për cështjen kombëtare shqiptare?
Shumë e ngarkuar për të besu-ar te vërtetën. Por ata që na sulmojnë kanë problemet e ve-ta (Del Ponte) tashmë të rrije drejt, pa anu-ar kombetarisht. Më duket një gjykim, për vetë faktin dhe rigjykim manovër ose zbatim urdhërash. Drejtësia ndërkombëtare na dilka e korruptuar, bashkë me prokuroren e saj, Atehere, si të mos besosh për ndeshmërine e tij pa emocion në këtë rast? E kam fjalën për zo-tin Haradinaj, i vetmi rast krye-mi-nistër në botë, që jep dorëheqjen.
Si e shikoni cështjen e varre-zave greke në Shqipëri?
O zot, cështja e varezave eshte marreveshje e vështire për t’u ko-mentuar. Por vetekuptohet qëllimi: një shitje e hapur tokash dhe uje-rash. Dhe flamuri kombëtar po rën-kon dhe s’po e dëgjon njeri. Të dhënat e minoritetit dhe përqindjet e tyre janë vënë tepër të sakta nga departamenti I shtetit amerikan.
Konkretisht, zonja Liljana, ju keni refuzuar passaporten kana-deze. Si ka muindësi?
Më duhej të kthehesha jam shqiptare dhe vetem shqiptare. Unë i kam deklaruar pikepamjet e mia ku-ndra qarqeve serbo -greke.
A mund të na përgjigjeni… pse jo për Enver Hoxhën?
Kane njerëz që nuk I japin vlerë vetëm për sisestemin komunist. Vetë komunizmi nuk mund të hidhet poshtë si ideologji (sikurse nuk hidhen poshtë ish-mbretëria dhe tëre historia e shqiptarëve). Komunizmi është utopi për nga vlerat sociale, aplikimi I tij duke rënë në diktature, bëri fatkeqësi. Unë arrij të them dhe e mbroj për cështjen kombëtare Enver Hoxha ngelet unikal dhe me ato kushte duke qënë I izoluar për vetembrojtje dhe nga Traktati I Varshavës (bllok imperialist me ideologjine e tij). Do tju kujtoj se Berisha e gjeti flamu-rin kombëtar të ngritur në OKB. Pra, bota e njeh historine e Enver Hoxhës.
Pavarësisht ideologjise, dinjite-ti shqiptar ishte i lartë?
Por po ju them, ai, me gjithe mby-lljen, nuk e harroi kurre Kosovën, punoi për të (me 1981-shin studentet kosovare gjendeshin pranë tij). Ishte i vendosur që dhe me forcat ushtarake për të vetë-cliruar me ndërhyrje nga Shqipë-ria, kur në të njëjtën kohë ishte dhe I vlerësuar dhe Perëndimi si garant I situatës në Ballkan dhe me gjërë. Edhe CIA dhe organiza-ta të tjera të sigurise vetëm Enver Hoxhën nuk mund të rrëzonin dot (jane shprehur). Kujtimi im përvec armiqve të tij qe dihen në emer të popullit sic ai mendonte, ka goditur në bindjen e tij vetëm armiqte e popullit, por nuk ka ditur kurre që popu-lli dhe njerezit e thjeshte ish-in të shtypur. E gënjenin dhe na gënjenin, nuk ka ditur e njohur ku-rre veprën e nendheshme, kjo e klanit trashëgimtarë të njerëzve të pushtetit dhe të UDB. Ju kërkoj ndjesë nuk dua të zgjatem shumë, por respekti për ata njerëz që e duan këtë vend, respekti për rinine e këtij vendi, më bënë të qëndroj këtu dhe ta dua shumë ve-ndin tim…
Mund të na thuash dicka për Enverin, për politikën e sotme, korrupsionin dhe perspektivën e gjerë shqiptare?
Mos shkruani shumë me mua, por duke qënë një gazetar që m’i nxorre fjalët në mënyrën më të mirë, detyrohem tju them. E nga ana njerëzore nuk kishte gjë më të bukur, më komode se sa të pije një kafe me Enver Hoxhën. Ai këdo e trajtonte të barabarte, të madh e të vogël. Të njihje Enverin njeriu ide-al, emrin, kishte ndenja pranë tij qe ankthi per shëndetin e tij. Konjukturat qenë të tilla. Unë flas njësoj si dje dhe sot, por këto që ju thash jane kështu. Për vendin dhe situ-atën patjetër më vjen keq, sepse nuk shoh ekzistencën në axhendat e ditës të planeve afatgjate, por cdo ditë cdo sekonde sabotohen cështjet e brendshme. Në cdo ko-he ka një aresye për të mos rënë dakort. Këtu kuptohet mosvajtja mbarë e cështjes kombëtare, pa u ndalur në programet politike po-zite-opozitë, pa folur per korrupsionin, që është sheshit. Pa folur për të majtën shumë të sëmure. Përgjegjesja kryesore e përcarjes së ecurise parlamentare e kryesisht me mungese vizioni për të ar-dhmen, Kjo do të thotë që t’i jepet mundesi zerit ndryshe brenda te majtës.
Zonja Liljana të lutem qeve-rine dhe zotin Berisha cfarë do më thuash?
Po, ju po më torturoni. Te lum-te! Atehere, më dëgjo me vëme-ndje dhe shkruaj saktë. Ju thashe për një të majte pa vizion dhe tani po ju them një e djathtë me një kryeministër me projekte, me punë me perspektive dhe me ide të qar-ta punon dhe vërtetësisht gjatë pu-nës kushdo gabon. Por në global është më I miri I duhur në orën e duhur, ne vendin e duhur. Unë per-sonalisht shoh se njerëz të tille puntorë duhen mbështetur që të mos ngelemi në rrugën e demokracise, për t’i dhënë kurajo rinise, për të na përfaqësuar denjësisht në fushat e jetës.
Vendet e vogla kane probleme të mëdha e kundërta ndodh me vendet e mëdha

Alban ARVANITASI
Lindita Rova:
Shqipëria, sekreti i fundit i Europës
Fola fare pak...

Nëse doni të investoni, por nuk e dini se ku ? Nëse kërkoni një mjedis ku biznesi juaj të zhvillohet i sigurt ? Nëse kërkoni të prekni suksesin ?
Ekziston vetëm një zgjidhje: In-vestoni në Shqipëri. Aty ku paratë tu-aja do të marrin një tjetër vlerë…Aty ku biznesi juaj do të rritet i sigurt…Aty ku suksesi do të bëhet pjesë e punës suaj…
Mos u mendoni gjatë…
Shqipëria konsiderohet si portë hyrjeje në tregun ballkanik
Burime njerëzore me një traditë të spikatur arsimore
Menaxherë të specializuar në Perëndim
Regjimi i lirë i kursit të këmbimit lehtëson qarkullimin e flukseve të kapitalit me jashtë
Rregullim dhe mbikqyrje më e mirë e sistemit financiar
Ku duhet investuar në Shqipëri ?
Sektori i Agrobiznesit
Sektori Energjitik
Sektori Minerar e Metalurgjik
Tregu i Kapitaleve
Industria e Akuakulturës
Tregu Imobilar
Sektori i Hidrokarbureve
Industria e Lehtë
Infrastruktura
Sektori Turistik
Turizmi i Diellit dhe i Plazhit
Turizmi Malor
Turizmi Kulturor
Investoni në Shqipëri ! Mundësi…Partneritet…Arritje…
Procesi i globalizimit financiar do të nxisë rritjen, vetëm nëse nuk është keqmenaxhuar, në të ku-ndërtën do të shkatërrojë sistemin financiar.
Pavarësisht nga arsyet e ve-çanta që i kanë shkaktuar, të gjitha krizat kanë pasur dy gjëra të për-bshkëta një spekullim i dalë jashtë kontrollit dhe një nënvleftësim sis-tematik i riskut.
A është globalizimi financiar rruga më e sigurt, për rritje ekono-mike dhe ulje të varfërisë ???
Përgjigjia nuk është Globalizimi financiar, por Globalizimi Financiar është thelbi i përgjigjes.
Një globalizim financiar i suksesshëm që shmang krizat financiare, kërkon: qeverisje dhe cilësi in-stitucionale efektive, politika të shëndosha makroekonomike si dhe sisteme financiare të zhvillu-ara. Shqipëria konsiderohet si një vend jo i integruar financiarisht, edhe pse barrierat ndaj kapitalit të huaj janë mjaft të ulëta. Një integrim financiar i suksesshëm i Shqipërisë do të sigurojë rritje të burimeve financiare, kosto më të ulët kapitali, zhvillim të tregut financiar, zhvillim institucional, qe-verisje më të mire, rritje ekonomike dhe ulje të varfërisë.
Shqipëria ka shumë mundësi për të rritur përfitimet e integrimit financiar, veçanërisht nga nxitja dhe rritja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.
Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.
Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.
Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete.

Hotel “Castelo” Koçiu

Rruga: “Shezai Çomo”, Gjirokastër, Shqipëri

Website: www.hotelcastelloal.com
E-mail: hotelcastelloal@live.com
Tel: +355685438888

Na vizitoni ne Facebook:
https://www.facebook.com/

.

Stafi i Gazetës “UDHËT E KOMBIT”
Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Juristë: Sokol KOÇIU, Jovan TAÇI, Klodiana ÇIÇO

Gazetarë:
Kristo STOJA, për qarkun e Gjirokastrës
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike & institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet, kombëtare dhe ndërkombëtare
Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë
Xhem MUSTAFI, korrespondent në Maqedoni
Jasa ALFANDARI, korrespondent në Mal të Zi





Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

"UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR  2011 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011   "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR  2011 EmptySun Nov 20, 2011 11:04 pm

udha e kombit ka marre drejtimin e vet te duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010
» UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU
» "UDHET E KOMBIT"NR.18 QERSHOR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
» "UDHET E KOMBIT" NR. 13, JANAR 2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: