Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011 Empty
MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011   "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011 EmptyWed Oct 05, 2011 3:45 pm

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër Nr. 9 (21)
Viti II i botimit
SHTATOR 2011





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011   "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011 EmptyWed Oct 05, 2011 3:46 pm


“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”
Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Flet për “Udhët e Kombit” Yoel Kaplan, Rabini i Parë shqiptar
Nuk ka patur vend tjetër në rajon, që ka ndihmuar sa ju hebrenjtë

Rabini i parë hebre në his-torinë e Shqipërisë, Yoel Kaplan I zgjedhur në kë-të post prej 6 dhjetorit të vitit të kaluar tregon përpjekjet e tij për të konsoliduar komunitetin he-bre në vendin tonë, hapjen e sinagogës së parë hebreje në Tiranë dhe angazhimin e tij për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë e Iz raelit. Rabini Kaplan ka bërë të di-tur se tashmë shteti shqiptar i ka njohur hebrenjtë si komunitet fetar si dhe faktin se në Tiranë ka ardh-ur për të qëndruar përgjithmonë kë-tu. Për këtë qëllim Krye-Rabini i Izraelit, Yona Metzeger, zhvilloi ta-kime me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha.
Yoel Kaplan thotë për “Udhët e Kombit” se ka dëgjuar të flitet për shqiptarët e për kombin tonë shu-më vite më pare, si asnjë komb tjetër në botë luftoi për të mbrojtur heb-renjtë gjatë Luftës së Dy-të Botërore. Ai veçoi se kjo që kanë bërë shqipta-rët për hebre-njtë e nderon kombin, e nderon Shqi-përinë dhe nuk mund të harrohet e aq më pak të mohohet. Shumë familje shqiptare sakrifikuan deri dhe jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. “Nuk ka patur vend tjetër, madje as në rajon, që t’i kete ndihmuar më shumë sesa ju hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në Ser-bi, Maqedoni apo në vende të tjera të rajonit janë vrarë hebrej, ndërsa këtu, në Shqipëri jo, u shpreh ai. “BESA”, kodi i nderit për shqipta-rët, iu shpëtoi jetën mijëra hebrenj-ve që gjetën këtu një strehë të si-gurtë, dashuri e përkushtim nga të gjithë, pavarësisht besimeve të ty-re fetare. Myslimanët, ortodokstët, katolikët e bektashinjtë, sipas tij, iu hapën dyert hebrenjve. “Ksha dë-gjuar, por mandej do ta konstatoja edhe vetë personalisht se në tradi-tën e shqiptarit është “BESA”, mbrojtja e miqve”, u shpreh Kaplan..Ai tha se të presësh miq këtu është diçka e shenjtë, njerëzit këtu e hapin shtëpinë e tyre për miqtë njësoj si Abrahami, jo vetëm me hebrenjtë por me këdo.
Kaplan kujton herën e parë, kur kishte ardhur këtu vitin e kaluar, kur vendosi bashkë me Sokol Pi-rrën, të hapnin sinagogën e parë hebreje në Tiranë. Përshtypja e pa-rë e tij ka qenë nga të ndjesia e mikëpritjes së njerëzve, kudo në Shqipëri. “Ky është një vend me atmosferë të këndshme, njerëz të këndshëm e të qeshur që e duan jetën, familjen, bujqësinë, e pëlqej-në natyrën. Shqipëria është një vend i “na-tyrës” dhe na-tyra është shumë a-fër Zotit”, ka vlerë-suar Kaplan. Në një tjetër këndvësh-trim, ai e vlerëson Shqipëri-në si she-mbull për tolerancën dhe bashkëjetesën feta-re. Duke folur për takimin e para pak muajsh me kryeministrin Sali Berisha dhe kur Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman erdhi këtu për një vizitë zyrtare, Kaplan tha se I ka mbetur në vëmendne ky takim për pjesëmarrjen e të gji hë përfaqësuesve të komunitete-ve fetare: myslimanë, ortodoksë, katolikë e bektashinj. “Ishim të gji-thë bashkë. Baba Mondi ishte shu-më i këndshëm. Së shpejti do të shkojmë bashkë dhe tek vendi ku prehet Baba Reshat Bardhi. Me ko-munitetin e bektashinjve kemi ma-rrëdhënie shumë të mira”, ka vlerë-suar Yoel Kaplan, Rabini i parë shqiptar.
Fakti që këtu ka shumë heb-renj, shumë biznesmenë izraelitë që po investojnë e të tjerë që duan të investojnë në Shqipëri, është nënvizuar prej tij për të kërkuar mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj tyre. “Kemi shumë për të bërë këtu, nuk është vetëm hapja e sina-gogës, ajo do të nisë të punojë. Ne duam që të ketë një varrezë he-breje këtu, duam që në shkolla të mësohet gjuha dhe kultura hebre-je, duam që të ketë shkëmbime mes nxënësve apo studentëve shqiptarë dhe atyre hebrej”, ka shpalosur vizionin e tij për perspe-ktivën e marrëdhënieve me shqiptarët. Në veçanti ka falenderuar So-kol Pirrën, i cili është vlerësuar prej Kaplan si një nga pikat kryesore të kontaktit dhe forcimit të ma-rrëdhënieve mes dy vendeve. Me kënaqësi ai ka konstatuar se së fundmi komuniteti hebraik në Shqi-përi është njohur nga shteti shqiptar si komunitet fetar, sikundër ka njohur katër komunitetet e tjera, atë mysliman, ortodoks, katolik e bektashi. Komuniteti hebraik është njohur si nga Gjykata ashtu edhe nga Komiteti Shtetëror i Kulteve.
Shqipëria me shtetin e Izraelit po afrohen gjithnjë e më shumë dhe po i forcojnë marrëdhëniet, ka nënvizuar Yoel Kaplan. Për këtë ka përmendur se për herë të parë në Shqipëri brenda 6 muajsh, së bashku me Sokol Pirrën sjellim në Shqipëri dy personalitete shumë të rëndësishme nga Jeruzalemi. Në vlerësimin e tij, është hera e parë që dy personalitete kaq të rëndësi-shme vizitojnë një vend brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore dhe kjo nuk ndodh shpesh. Muaj më parë Krye-Rabini, Sholomo A-ma, me gjithë delegacionin e lartë që e shoqëronte, erdhi në Shqipëri për të inauguruar pikërisht hapjen e sinagogës së parë hebreje në Ti-ranë, këtë rradhë, përfaqësuesi më i lartë i shtetit hebre në Jeruza-lem, KryeRabini, Yona Metzger vjen në Shqipëri për të sjellë për herë të parë sefertorën. Sefertora është libri i shenjtë hebraik që vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do qëndrojë gjithmonë këtu. Ky ë-shtë një eveniment shumë i rë-\ndë-sishëm, pra Vitin e Ri që e festojnë më 26 shtator. Me Krye-Rabinin dhe delegacionin e lartë fe-tar që e shoqëron nga Izraeli ka zhvilluar takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me krye-ministrin, Sali Berisha, si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Së shpejti, me ftesën e Maren-glen Koçiut, botues dhe drejtor i gazetës “Udhët e Kombit”, do të vizitojë Gjirokastrën Rabini I Ballka-nit, Yoel Kaplan, dhe kryetari I hebrenjve, zoti Sokol Pirra, I zgje dhur dhe I prezantuar nga Jerusalemi si përfaqësus më I lartë I shte-tit izraelit në Shqipëri. Njëkohë-sisht, njeriu I Jerusalemit për qar-kun e Gjiorkastrës, Marenglen Ko-çiu, do të organi-zojë një takim, njohës dhe pre-zantues të marrë-dhënieve historike mes he-brenjve dhe gji-rokastrit-ëve, si dhe me biznesmenët e ju-gut, për fushat e bashkëpunimit dhe zgjerimit të akti-vitetit të tyre. Delegacioni I lartë hebraik në takimet me krerët e lar-të të shtetit e të qevesië shqiptare, ofruan Shqipërisë e veçanërisht qarkut të Gjirokastrës një hapësirë të gjerë bashkëpunimi.

Thoma NIKA

Kundër helenizimit,
për një Kishë
Ortodokse të pavarur kombëtare

Shkruan At Nikolla Marku

Përshëndetje dhe urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në të gjithë bo-tën.
Kisha e Shën Marisë me qe-ndër në Elbasan, ka qenë dhe do të jetë udhërrëfyesja për ndërgje-gjë-simin e shqiptarëve në këtë Ballkan politik shumë të nxehtë, në këtë atdhe të greqizuar pothuaj në çdo drejtim plotësisht.
Të gjithë shtrojmë pyetjen. A po shkon Ballkani në rrugën e përcaktimit të kufijve politik ndërshtetëro-rë dhe krijimin e shteteve monoet-nike? Sa jemi duke u përgatitur ne si shtet e komb shqiptar për këtë moment vendimtar dhe historik?
Ne si komunitet ortodoks në Elba-san e kemi thënë në media dhe në shtyp gjithmonë qëndrimin tonë të pastër shqiptar. Ne do të vazhdoj-më ta ngremë zërin se kemi qenë dhe jemi kundër helenizimit të Shqi-përisë.
Qëllimi ynë është të sqarojmë dhe ndërgjegjësojmë bashkëkombësit tanë shqiptarë duke demaskuar planet dhe politikat që ka har-tuar kisha ortodokse greke me në krye Janullatosin, i cili vazhdon pla-net e tij për shkombëtarizimin dhe helenizimin që të pushtojë dhe glla-bërojë jugun e atdheut tonë të shtrenjtë.
Shqipëria, atdheu ynë i halleve të mëdha, me vuajtje të pafundme për ironi të fatit pozicionit të sajë gjeografik dhe shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e qytetërimeve dhe perandorive të mëdha.
Në lashtësi ajo është gjendur për shekuj me radhë në kufirin po-litik, ushtarak dhe kulturor ndër-mjet lindjes dhe perëndimit, në fil-lim midis perandorisë Romake dhe qytetërimit grek e më pas në mesjetë midis Italisë katolike dhe pera-ndorisë së poshtme ortodokse. Me vonë në pushtimin e plotë të Perandorisë Otomane. Gjendeshim mi-dis Europës kristiane dhe Lindjes islamike. Duke u ndodhur në këto pozicione, ndërhyrjet e politikave të ndryshme të huaja kanë patur dhe vazhdojnë të kenë si qëllim shkombëtarizimin, asimilimin kultu-ror dhe fizik nga elementi autokton shqiptar.
Këto politika po realizohen gra-dualisht para syve tanë nga banditët e pushtuesit si Janullatos. Ni-kola Geixhit, Vangjel Dules, Omonias, qeverisë dhe asfalisë Greke duke organizuar koktejle për të për-uruar memorial varrezash në Kël-cyrë dhe Përmet, kushtuar krimi-nelëve, terroristëve pushtues që dogjën fshatra të tërë dhe vranë popullsinë shqiptare. Ushtarit të huaj nuk mund t’i ngrihet memorial në tokën tonë sepse kjo është tra-dhti ndaj popullit dhe një pushtim të dytë me ushtri të vdekur. Gjith-ashtu, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë apo anashkalojmë katër shtyllat dhe katër plagët e Shqipë-risë të cilat janë: Malësia, Kosova, Iliriada dhe Çamëria. Këto krahina kanë derdhur gjak për liri e bashkim kombëtar përball armikut të përbashkët me dy koka, Greqia dhe Serbia.
Fakti tjetër është se duhet të luftojmë me çdo mjet tjetërsimin e ortodoksisë shqiptare të vërtet në atë greke. Ne duhet të reagojmë kundër hapjes së shkollave asimi-luese greke të ciklit të ulët dhe të lartë për fëmijët shqiptarë sidomos në jug të vendit. Të zëvendësohet me vendosmëri pastrami i klerit ortodoks nga grekët me shqiptarë. Ne duhet ta shpallim Janullatosin person të padëshiruar në atdheun tonë për të gjitha poshtërsitë e bëra në dëm të interesave kombëtare.
Fakti tjetër është se, ne si popull jemi treguar shumë humanë dhe tolerantë duke votuar parti antishqiptare, përfaqësues të minoriteteve jo ekzistente të shpikura dhe hibride.
Nga humanizmi ynë nuk duhet të anashkalojmë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe liderët e tyre, të cilët nuk janë minoritet në atdheun e tyre. Popullsia shqiptare e Çamërisë ka dekada të tëra që lufton që sakrifikon dhe kontribuon në mbrojtje të kombit shqiptar dhe begatisë tonë.
Ne si ortodoksë do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e tyre për rikthim në pronat e ligjshme dhe në krahinën e Çamërisë. Për ne duhet të vlejë thënia dhe shprehja e pashoqe dhe e pavdekshme e paraardhësve tanë se “feja apo partia për shqiptarin duhet të jetë shqiptaria”.
Babëzia shtazarake dhe interesi për t’u pasuruar me çdo kusht deri dhe duke shkatërruar kombin duhet të ndalet dhe të dënohet nga organet kompetente të drejtësisë.
Ne ortodoksët i bëjmë thirrje çdo shqiptari me gjak e zemër shqiptari, me dinjitet e nder njerëzor dhe kombëtar që të zgjohemi nga gjumi i turpshëm i nënshtrimit, gjumë që na është injektuar nga propaganda e huaj dhe politikat e paformuara të politikanëve të sotëm.
Të bashkohemi, mobilizohemi për t’i dalë zot atdheut, kombit dhe nderit tonë si i ka hije shqiptarit, me çdo mjet të drejtë politik, diplomatik dhe ushtarak.
T’i japim fuqishëm përgjigje vendimtare dhe përfundimtare sllavo-shovinizmit dhe greko-shovinizmit.
Ne nuk mund të bëjmë durim dhe sehir, kur konsulli grek Ikonomus guxoi të thoshte “kurajo, shpresë dhe betejë”.
Ne ortodoksët shqiptarë i themi konsullit grek se, nëse shteti në Shqipëri ka vdekur apo është shitur tek ju është populli patriot që nuk vdes dhe nuk shitet kurrë.
Perëndia është me ne sepse ne jemi në të drejtën tonë.
Jam krenar që jam biri i këtij populli dhe do të mbroj deri në fund të jetës origjinën prej shqiptari, popullin tim si dhe besimin ortodoks të vërtet shqiptar.
Zoti bekoftë Shqiptarët në Ballkan si dhe çdo njeri të mirë të kësaj bote!


Frekuentoni Hotel “Castelo” në Gjirokastër

Rruga: Shezai Como, Gjirokaster, Shqiperi
Website: www.hotelcastelloal.com
E-mail: hotelcastelloal@live.com
Tel: +355685438888

Na vizitoni ne Facebook:
https://www.facebook.com/pages/Hotel-Castelo-Gjirokaster/147937481884218?sk=info

INTERVISTA JONE
INTERVISTA JONE

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, analizon situatën politike pas pjesëmarrjes në Parlament të opozitës

“Politika të fillojë punën për tre reformat
kryesore”
Kryetari i Lëvizjes për Zhvi-llim Kombëtar, Dashamir Shehi apelet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike I shikon si shenjë dobësie për politikës shqiptare, pa-si u bënë shumë vite që kërkojmë arbitër ndërkombëtar. Zoti Shehi ne kete uinterviste e vë theksin se është koha për të bërë tre reformat të mëdha si reforma elektorale, re-forma kushtetuese dhe reforma për administrimin e pushtetit lokal. Ndërsa në lidhje me informacionet e VVikileaks ai ka thënë se: “Unë do ti qëndroj asaj që tha ambasadori amerikan, që çdo njeri nxjerr rezultatin e vetë për këtë punë, pra çdo njeri krijon opinionin personal. VVikileaks-i është një lloj sateliti që objektet që deri dje nuk i shihnin njerëzit”
- Zoti Shehi, po vijnë herë pas here apele nga ndërkombë-tarët për krizën politike, pak kohë më parë doli raporti i OS-BE-së, i cili bënte thirrje për zgji-dhjen e krizës, ndërkohë që, er-dhen dy ministrat e Jashtëm grek dhe italian për të ndërmjetë-suar dialogun mes palëve. Si i shikoni këto qëndrime të njëpas-njëshme për krizën nga faktori ndërkombëtar?
-Unë e gjykoj që kjo është she-një dobësie e politikës shqiptare, pasi u bënë shumë vite që ne kër-kojmë arbitër ndërkombëtar. Edhe prapë shohim një situatë të pandryshuar, pasi kontestimet nuk ka-në të mbaruar. Së dyti do të thoja që ne si LZHK, gjykojmë që është momenti që brenda këtyre dy vje-tëve që kanë mbetur të bëhen disa reforma për të mirë të vendit, dhe jo për hir të ndërkombëtarëve. Po ta shohim tërë analizat që bëhet sot përkthehet me idenë që me 12 tetor do bëhet raporti i Shqipërisë për Europën, nuk e mohojmë që kjo ka rëndësinë e vetë, por unë gjykoj që kanë rëndësi disa gjëra të tjera që janë më esenciale. Çfa-rë do bëjmë ne që Shqipëria me të vërtet të bëhet një vend i qeverisë së mirë? Nuk ka rëndësi që ma pël-qejnë apo jo europianët, se s’ësh-të çudi që europianët duke u mërzi-tur me ne ndonjë ditë të na pra-nojmë kështu siç jemi. Por kjo nuk është ndonjë vlerë e madh për ne. Kështu që, ne duhet të bindemi që këto reforma ne duhet të bindemi që ne i bëjmë për veten tonë dhe nuk i bëjmë për sytë e botës. Unë kam frikë që edhe po nuk bëmë re-forma ne mund të na pranojmë në Europë, por europian s’kemi për t’u bërë ndonjëherë. Prandaj ne si LZHK, e gjykojmë që është koha për të bërë tre reforma të mëdha.
-Më konkretisht mund të na i përmendni këto reforma që sipas jush janë të domosdoshme që të bëhen?
-Po. Unë mendoj që duhet fillu-ar nga reforma elektorale, reforma kushtetuese dhe reforma për administrimin e pushtetit lokal. Sepse ne si LZHK, këtë të fundit e quaj-më më të rëndësishme, pasi e pa-më shumë mirë se çfarë ndodhi me komunat dhe bashkitë, dhe në çfarë mënyre korruptive janë admi-nistruar dhe pamë se si të korruptuarit mund të fitojnë. Kështu shkur-timisht ne propozojmë këto tre reforma, tani është koha e mjaftue-shme për të bërë këto që thashë më sipër.
-Me fillimin e sezonit të ri par-lamentar kemi parë kthimin e o-pozitës në parlament, e cila ësh-të shprehur se do të bashkëpu-nojë me maxhorancën. Ju sa ba-shkëpunuese e shihni opozitën dhe maxhorancën në kush-
tet aktuale?
-Unë do të thoja që deri tani nuk kemi pasur ndonjë lloj bashkë-punimi, pasi e dimë që kemi kaluar një dy vjeçar shumë të vështirë me një qeverisje relativisht të dobët, por dhe me një opozitë të dobët. Pasi e kemi parë vëmendja ka qe-në e orientuar drejt tematikës elektorale, dhe jo ndaj politikës dhe e-konomisë. Kështu që shpresoj që të gjendet një gjuhë dhe gjuha e përbashkët, është që të bëjë secili pjesën e vetë, nëse mendojnë se secili po ja kalon fajin palës tjetër, kjo është një periudhë shumë e shkurtër dhe do i rikthehemi prapë avazit të vjetër. Unë shpresoj që deri në fund të shtatorit të jetë bërë një plan veprimi parlamentar. Që do të thotë çfarë komisionesh do merren dhe sa kohë do merren me komisionet zgjedhore?. Kur do të fillojë një debat më i gjerë se parlamentar për çështjet kushte-tuese, dhe kur do të paraqitet përpara parlamentit ligji i ri për riorga-nizimi e pushteteve lokale? Unë do ta quaj këtë plan pune si bazën për të ndërtuar pastaj një bashkë-punim reciprok midis palëve. Duke ndërtuar këtë, pastaj unë besoj se, do të kemi më pak nevojë për ece-jaket e të huajve në Shqipëri, të cilët nuk është se po luajnë ndonjë rol të madh për mendimin tim.
- Nuk mund të kalojmë pa u ndalur dhe në publikimin e informacioneve të VVikileaks për Shqipërinë, ku kanë dalë në pah emrat e shumë zyrtarëve. Si i konsideroni këto informacione?
-Unë do i qëndroj asaj që tha a-mbasadori amerikan, që çdo njëri nxjerr rezultatin e vetë për këtë punë, pra çdo njeri krijon opinionin personal. VVikileaks-i është një lloj sateliti që objektet që deri dje nuk i shihnin njerëzit, kështu që ne merremi kot me VVikileaks-in. Ndërsa nga të huajt po mësojmë që shpeshherë ajo që thuhet zyrta risht nuk është e njëjtë me atë që raportohet në selitë e veta. Po ash-tu me këtë duhet të kuptojmë që të huajt punojnë për interesat e shtetit të vetë, jo për interesat e Shqipërisë.
- Sa të vërteta janë këto informacione sipas jush a mund të merren si të vërteta, pasi kemi dëgjuar komente nga më të ndry-shmet?
-Dua të them që VVkileaks nuk është se është në rolin e prokuro-risë që dënon njerëzit, që i bën fajtorë, apo nuk i bën fajtorë, por ama krijon një opinion, por e dimë që opinioni është për njerëzit që kanë arsyetim. Unë gjykoj që çdo informacion që del në shesh ndih-mon njerëzit që të orientohen drejt transparencës, dhe drejt të vërte-tës së vetë. Pasi në politikë nuk ka një të vërtetë në politikë, ka disa të vërteta dhe çdo njeri orientohet si-pas bindjeve të veta. Kështu që u-në nuk shikoj ndonjë dramë të ma-dhe se si do të interpretohet, por ama do ti ndihmojë shqiptarët që të reflektojnë të jenë më të qetë dhe një pjesë do ti ndihmojë që të mos bëhen spiunë ambasadash. Pasi gjysma e politikës është mbë-shtetur në spiunllikun që bëjnë në ambasada.

Komuniteti hebraik njihet nga shteti shqiptar
Kohet e fundit komuniteti hebraik në Shqi-përi është njohur nga shteti shqiptar si komu-nitet fetar. Kjo njohje eshte zyr-tarizuar me nje vendim te po-saçem te marre nga Gjykata, ashtu edhe nga Komiteti Shtetëror i Kulteve.
Me kete akt zyrtar komunitetit hebarik me banim ne Shqi-peri i behet e njejta njohje dhe merr te njejtin status me katër komunitetet e tjera: atë mysliman, ortodoks, katolik e bektashi. Komuniteti hebraik është njohur nga Gjykata e rrethit gjyqsor Tirane, me 6 shtator 2011, si “Shoqata Hebraike Shqiptare Shalom”

Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar
Diplomacisë Botërore






Ramush Haradinaj, djali dhe vëllai ynë, po futet në këngët e popullit i gjallë për atë ç’ka ai i ka dhuruar dhe po i dhuron Kosovës dhe tërë shqiptarizmës, si një luftëtar besnik deri në vdekje i idealeve të lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.
Ai sot po i shërben Kosovës si burrë shteti. Ai sot meriton përkrahjen e miliona shqiptarëve kudo që janë në trojet etnike dhe në botë.
Rrugëtimi i Ramush Haradinaj është i gjallë drejt kë-ngës së popullit shqiptar, që e lindi dhe e rriti me atdhe-dashurinë e tij kombëtare.
Hajradinaj eshte “Qytetar Nderi” i Gjirokastres, per kontribut te çmuar ne çeshtjen kombetare shqiptare dhe ne ngritjen e insitucioneve.

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drejtësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë?
Peticioni ynë është gjithë përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar.
Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot.
Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë.
Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.


Ribashkimi varet nga vetë shqiptarët

FAIK KONICA: “Nëse jemi të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur, e nëse jemi të ndarë, e mundura bëhet e pamundur”.


Që në fillim duhet të sqaroj pse unë përdori termin “ribashkim”, e jo “bash-kim”. Në këtë rast me fja-ën bashkim, kuptoj se nuk kemi qenë një tërësi dhe tani dëshiroj-më t’i bashkohemi dikujt. Ndërkaq, fjala ribashkim në vete nënkupton proces, d.m.th. tregon se dikur ke-mi qenë një trung dhe me dhunë na kanë shkëputur nga ai, dhe tani kërkojmë që pjesa t’i rikthehet tërë-sisë, pra të ribashkohen trojet dhe populli i shpërndarë shqiptar Andaj, lidhur me këtë çështje tonë madhore gjithëkombëtare, për fat të keq ende të pa zgjidhur, po e fi-lloj me mendimin e të madhit, rilindësit dhe patriotit Faik Konica, i cili thoshte: “Nëse jemi të bashku-ar, e pamundura bëhet e mundur, e nëse jemi të ndarë, e mundura bëhet e pamundur”. Deri më tani, për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë gjithëkombëtare, kishim dy nëntor, e unë do të thoja që për ri-bashkimin kombëtar nevojitet të ke-mi Nëntorin e tretë, i cili njëherë e përgjithmonë do të zgjidhë çështjen tonë gjithëkombëtare. Për nën-torin e Tretë, të angazhohen institu-cionet tona shtetërore si në Shqi-përi, ashtu dhe në Kosovë dhe i gji-thë spektri politik në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporë. Kjo nuk paraqet tabu temë, por rea-litet, dhe, kjo do të ndodhë një ditë dhe në një kohë të afërt, që varet kryesisht nga ne shqiptarë.
E kaluara historike për kombin shqiptar ishte e hidhur dhe tragji-ke. Shqiptarëve iu bënë padrejtësi të mëdha, shtrembërime historike, aneksime, uzurpimi, spastrime terri-toriale etnike, të cilat filluan shu-më herët, por më agresive ishin në Mesjetë, kurse më brutale e më barbare ishin ato që u bënë në pje-sën e dytë të shekullit XIX dhe gjatë tërë shekullit XX. Programi nacional sllavo-ortodoks hegjemo-nist dhe antishqiptar filloi që nga Garashanini më 1844, vazhdoi me krizën e Lindjes 1878, me Reformën kolonizuese agrare të Jugo-sllavisë së Versajit 1919-39, me elaboratin famëkeq “Shpërngulja e shqiptarëve-Iseljavanje arnauta”) të akademik Vaso Çubrilloviqit më 1937 dhe “Zgjidhja e çështjes së pakicave kombëtare” më 1944, Marrëveshjes serbo-turke më 1939 për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, duke përfshirë Jugoslla-vinë e AVNOJ-it, e cila aneksoi mbi 60,0% të trojeve dhe populla-tës shqiptare. Shekulli XIX njihet me formimin e kombeve dhe të shteteve në baza nacionale, një komb një shtet, sipas së drejtës së vetëvendosjes, i cili proces i përfshiu edhe popujt e Ballkanit, por jo edhe shqiptarët. Shqiptarëve iu mohua formimi i shtetit të tyre në baza nacionale dhe parimit të vetëvendosjes.
Traktati i Londrës më 1913 nga trojet etnike shqiptare shkëputi 52 mijë km2. Andaj, në vend që të formohet shteti shqiptar në baza nacionale, Traktati i Londrës më 1913 nga trojet etnike shqiptare shkëputi 52 mijë km2, duke bërë të mundur formimin e Serbisë së Madhe, Greqisë së Madhe dhe Ma-lit të Zi të Madh. Ndonëse, me qëllim të realizimit të drejtës së ty-re historike e kombëtare, shqipta-rët me shekuj përmes kryengritje-ve, lidhjeve, kongreseve etj., luftu-an dhe treguan se kurrë nuk e njo-hin Traktatin e Berlinit, të Londrës, vendimet e Versajës e as të AVNOJ-it.
Me të drejtë mund të konstatohet se ndarja politiko-administra-tive e Ballkanit është bërë në më-nyrë shumë artificiale. Andaj, ësh-të imperativ kohe, që të shikohet historia e popujve të Ballkanit të bëhet revidimi i kufijve politiko-ad-ministrativ në baza historike, dhe komponentës kombëtare e kompa-ktësisë gjeografike.
Kjo nuk duhet të nënkuptojë që ne kërkojmë territore të huaja, por nuk pajtohemi që trojet etnike dhe popullata shqiptare të mbetet e okupuar në cilindo vend tjetër të Ballkanit.
Rikthimi i trojeve dhe popullatës shqiptare në trungun e vet është e drejtë historike dhe kombëtare e jona, dhe ribashkimi kombëtar nuk paraqet tabu temë, por shumë ak-tuale e të arsyeshme. Andaj, e pa-drejta historike dhe kombëtare, që u është bërë shqiptarëve, dhe pro-blemet aktualisht me të cilat ballafaqohet populli shqiptar, është ar-gumenti më i mirë, që tregon se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur.
Siç dihet, në mesin e popujve të Ballkanit, çështja shqiptare para-qet problemin më të madh dhe plagën më tragjike kombëtare, a-ndaj, rishqyrtimi dhe revidimi i ku-fijve administrativ në vendet ku gjenden shqiptarët është imperativ kohe.
Në kontekst të kësaj duhet ce-kur se, ribashkimi kombëtar i shqip-tarëve, nuk anekson toka të huaja dhe nuk rrezikon asnjë popull të Ballkanit, por rikthen pjesën e tro-jeve dhe të popullatës së vet të a-neksuar më parë nga vendet fqi-nje, në kufijtë natyror.
Andaj, pa u shëruar këto plagë shekullore dhe pa iu njohur e drej-ta e vetëvendosjes edhe shqiptarëve, në këtë pjesë të botës nuk mund të ketë paqe, qetësi dhe po-puj të barabartë.
Deri sa në kohën e kaluar na i mohuan këtë të drejtë, tani në fillim të shekullit XXI, ku bota është vërshuar me demokraci është im-perativ kohe që çështja shqiptare të shtrohet e të zgjidhet drejtë e mbështetur në parimin e vetëvendosjes.

MITROVICA, qyteti i pavarësisë së munguar

Nga Uresa Syla


Nga Uresa Syla

Nga Uresa F. Syla

Në trojet tona, që nga pa-rahistoria, edhe sot, ja-në vërejtur dhe vërehen kryqëzime të shumë interesave dhe të pasojave të re-gjimeve të perandorive dhe të shteteve të ndryshme, duke dashur të na i gllabërojnë tokat e be-gatshme (me të gjitha pasuritë natyrore) dhe të na i shkatërrojnë e tjetërsojnë traditat tona të shenjta shumëshekullore. Në këtë kontekst do parë edhe qyteti i Mitrovice…
Pozita e mirë gjeografike e këtij qyteti, i shtrirë ndërmjet tre lumenjve Ibrit. Sitnicës e Lushtes, ka bërë që ky territor të jetë i banuar që në parahistori...Mitrovica, bashkë me Vushtrri e rrethinë, dikur ishin vatra dhe shtylla të forta të Dardanisë Antike e të Shqipërisë Etnike, me rol shumë të madh në zhvillimet historike dhe kulturore të ko- mbit tonë, të qenies dardane-shqiptare. Ç’është e vërteta, me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një component i rëndësishëm, në ngritjen në një qendër të rëndësishme të vendba-nimit. Me pasuritë e saj, që nga koha antike e deri më sot, kjo pjesë e botës amë ka qenë joshëse gjithnjë e më shumë për qëllime ekonomike.
Zbulimet arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin darda-nët. Me ardhjen e romakëve, pjesa e Mitrovicës do shndërrohet në një vend me rëndësi për përpunimin e metaleve. Po fati i Mitrovicës është një dhe i pandashëm me fatin e etnisë sonë e të territorit gjithëkombëtar. Jo vetëm romakët do kenë parakaluar në këtë pjesë. Mitrovica do ketë pë-suar fatin e keq nën sundimin bullgar, i cili do pasohet nga sundimi i nemanjëve e dhuna e Car Dushanit. Territoret tona do kolonizohen nga ar-dhacakët sllavë...Tkurret kështu qenia jonë kombëtare edhe në këtë pjesë të Shqipërisë, e njohur (sot) si Kosovë Veriore. Po Mitrovica nuk do dorë-zohet as mposhtet.
Ne shqiptarët, që nuk e kemi në shpirt sherrin e pushtimeve, as të grabitjeve, mbase nuk kemi ditur të gjendemi në diplomaci, kështu që ajo pjesë e Kosovës, Mitrovica, ka mbetur si mollë sherri e kusuritjes me Serbinë. Ka mbetur si pikë vluese, ku kohë pas kohe kanë lindur probleme dhe tensione, që kanë shkaktuar habi edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Atje kanë lodruar, që nga viti 1999 e lodrojnë edhe sot, banda kriminale të organizuara dhe të financuara. Sidomos në veri të Mitro-vicës nuk ka funksionuar në këtë periudhë (as pas formalizimit të pavarësisë) shteti i Kosovës. Në të kundërtën, janë tërbuar hordhitë kriminale serbiane dhe ka lulëzuar krimi i organizuar, në të gjitha sferat e jetës. Qeveria e Kosovës, më në fund bëri hapin vendimtar historik, duke vendosur që të zbatojë masa reciprociteti me Serbinë, në qarkullimin e mallrave e në kuadër të kësaj, edhe t’i marrë në kontroll pikat kufitare.
Qyteti i ndarë i Mitovicës, i qete por me tensione...Qe nga 16 shtatori ku autoritetet nderko-mbetare dhe ato vendase kane derguar dogani-erë dhe policë kufitarë te Kosoves ne veri, rruget mbeten te bllokuara ne teresi. Kurse naten degjohen edhe te shtena armesh. Qytetaret shqiptarë qe jetojnë matanë urës dhe në fshatrat e perziera gjenden ne nje situatë te veshtirë. Ata jetojnë me friken se do te ndodhë ndonje përkeqësim i situa-tes. Keto shqetesime ndihen sidomos ne rajonin e komunes se Zubin Potokut, perkatesisht ne fsha-tin Zupq dhe kushtove te ketoj rajoni. Per shkak te rrugeve te bllokuara, transportimi i doganiereve te policëve kufitarë vendas dhe nderkombetare. per ne piken 1 dhe 31 po behet permes helikoptereve te KFOR-it.
Ne afërsi te lumit Ibër hasa në një qytetar, të cilin e pyeta per gjendjen ne veri.
- Si ndiheni ne kete situate per momentin? (kako se oseqate u ovoj situaciju u ovoj momentu?)
Ai u pergjigj:
- Vatani im eshte ku me bjen mua më mire, nuk me intereson çka bëjnë, mua me intereson te pu-noj qe te dal nga kjo skamje…( moja domovina je gde je meni bolje briga meni shta oni rade, meni interesuje poslla i kako da zhivim od ove bede )
Me keto fjalë u pergjigjet ky kalimtar i rastit, i cili jeton ne pjesen veriore te Mitrovices, ku ka edhe shume te tjere qe nuk i deshirojnë trazirat ne Mitrovice, por dëshirojnë te jetojne te qete dhe te kene levizje te lire, pa frikë nga askush.
Por fatekeqesisht, keta qytetare mbahen peng i krimineleve serbë, te cilet provokojnë siutata te papra-nueshme edhe per vet serbet e asaj pjese te veriut.

Në numrin e ardhshëm të gazetës “Udhët e Kombit” do të mund të lexoni intervistën ekskluzive me
Liljana Hoxhën.
Një rrëfim që ka në qendër
Çështjen kombëtare shqiptare në trojet shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.



Lufta e lazaratasve për mbrojtjen e tokave të jugut të Shqipërisë

Fillimi i shekulit XX rriti shpresat e shqiptareve per te krijuar shtetin e tyre. Ne te gjitha krahinat e shqiperise nga Veriu ne Jug u krijuan ceta patriotike, te cilat luf-tonin ushtrite turke dhe nga ana tjeter perpiqeshin te mbronin krahinat nga lakmite e shteteve fqinje. Perandoria turke vazhdonte te shperbehej e nen presionin e shte-teve europiane dhe popujve qe ki-shte pushtuar, filloi te leshonte gra-duaisht pjese te pushtuara te Shqiperise. Ne kete situate serbomalazezet ne veri e greket ne jug sulmuan tokat shqiptare per t’i ane-ksuar ato.
Plaku i mencur Ismail Qemali, duke njohur dobesine e ushtrise turke dhe lakmite e fqinjve ndaj Shqiperise qe ne tetor te vitit 1912 pa mberritur ende ne Vlore, dergoi udhezime ne cetat clirimtare te Ko-soves ne veri dhe ne Laberi ne jug, te shkonin ne mbrojtje te toka-ve shqiptare, qe rrezikoheshin pas largimit te ushtrive turke. Keshtu, cetat e Vlores, Çamerise e Kurveleshit, me ne krye Selam Musane, Zhulatit, Gjirokastres dhe e Lazara-tit u drejtuan ne rrethinat e Jani-nes duke u perballur me ushtrite greke qe po sulmonin tokat shqiptare. Ne nentor te vitit 1912 ceta e Lazaratit prej 64 vetesh me koma-ndant Fejzo Bashen borizan: Ma-tush Gjinin identedent, Demo Buci artilier, Tafil Proko, Mehmet Trako e Ballem Boci u vendos ne zonen e Bezhanit, ne rrethinat e Jani-nes ne fshatrat Kosmir, Malanas, Moshar. Ka patur tendenca qe luf-ta e cetave shqiptare te viteve 1912-1914 per mbrojtjen e tokave shqiptare te paraqitej si mbrojtje e tokave turke. Por faktet flasin qe shqiptaret nuk shkuan aty per te mbrojtur tokat turke, por per te mbrojtur tokat e atdheut te tyre. Kjo vetedije kombetare e shqipta-reve dhe lazaratasve del qarte dhe ne kengen e asaj kohe, ku thuhet : “Kush luftoi ne Kosmir,/ Fejzua me Dule Idrize /lufte me Jorgo Jezine/ se na kerkon Shqiperine/ kerkon ta beje te tijne/ por shqiptaret s’e line…’’
Ne zonen e Bezhanit se bash-ku me ceten e Lazaratit luftonte dhe ceta e Zhulatit. Lufta e Bezhanit ishte shume e ashper. Zona ku ishin cetat shqiptare bombardohej egersisht nga ushtria greke. Ke-nga thote:
O Bezhan, permbi Janine/ vinin gjylete zinxhire/ treqind topa, nje te shtire/.
Forcat shqiptare, megjithese te veshura keq, me armatim te pa-ket, te paushqyera, luftuan me tri-meri dhe i rezistuan ne menyre he-roike sulmeve greke. Kenga thote: “Janina cerek Stambolli/,dalte e te mbytte gjoli/ tre sahat u mbajt si-nori,/ s’me merr dot junani/ se nuk e le Bezhani/ lufton labi e lufton çami.
Ceta e Lazaratit, me gjithe vesh-tiresite e medha, sidomos nga mu-ngesa e ushqimit, vazhdoi te luf-tonte e te mos I leshoje pozicionet. Sipas thenieve te nje pjesetari te cetes, Mujo Gjini, shume here luf-tetaret hanin barishte e rrenje pe-mesh, por asnje nuk u largua nga fronti. Kjo lufte vazhdoi nga tetori I 1912 deri ne mars te 1913. Ne ja-nar te vitit 1913 nje pjese e cetes, duke udhetuar drejt fshatit Moshar, u gjend e rrethuar nga forcat gre-ke. Borizani I cetes, Matush Gjini, dha sinjalin e luftes. Lufta ishte shume e ashper, ceta e cau me ve-shtiresi rrethimin, por ne keto perpjekje u vrane edhe 6 luftetare te saj: Mehmet Gaba, Demo Buci, Du-le Idrizi, Selfo Gjyli, Mahmut Malo dhe komandanti trim Fejzo Basha. Shoket e tyre te nesermen sulmu-an forcat greke dhe ua moren ha-kun, kurse djemte e vrare prej te cileve kishin lene ne shtepi nje fosh-nje 5-6 muajshe si: Fejzua, Mehmeti e Demua i perjetesuan me ke-nget qe ka rreth 100 vjet qe ke- ndohen nga Lazarati: “Fshati me urate te madhe/ kete radhe shume qave/ te qaret dere me dere…”
Ushtrite greke, te organizuara e te armatosura, vazhduan te perpa-ronin dhe ne 6 mars 1913 ato pu-shtuan Janinen dhe ju drejtuan Gji-rokastres. Ceta e Lazaratit u terhoq maleve dhe mberriti ne fshat ne mars 1913, duke sjelle me vete edhe mandatin e 7 bijve te fshatit, perfshire edhe luftetarin tjeter Delo Dervishi, I cili u vra ne nje prite. Fshati i qau me ligje luftetaret e tij dhe vazhdon ti kujtoje. Lufta per mbrojtjen e tokave shqiptare vazh-doi edhe ne Cepo, Lopes e Vlore, duke lare me gjak cdo pellembe toke, por aeta 7 djem, si dhe shu-me djem te cetave te tjera te Kurveleshit e te Laberise, qe rane ne Bezhan per mbrojtjen e tokave shqiptare, ishin deshmoret e pare ne themelet e shtetit te ri shqiptar. Prandaj meritojne te kujtohen me respekt nga populli lazaratas ne kete pervjetor te 99-te te renies se tyre.

Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT”
Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Gazetarë:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastrës
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare
Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë
E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888


Qendra e Pazarit, Gjirokastër,
Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR
» "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011
» "UDHET E KOMBIT" NR. 13, JANAR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR.18 QERSHOR 2011
» GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: