Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: "UDHET E KOMBIT" NR. 13, JANAR 2011 Thu Feb 10, 2011 10:14 pm | |
| Nr. 13 (1) JANAR 2011 I GAZETES ..
“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm” Eqerem Çabej Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare” Marenglen Koçiu Duke medituar për shqetësimet e njerëzve, del në këto përfundime: Hallin që del në mexhlis, e hedh i zoti i shtëpisë, Hallin që të bie Qeveria, ta hedh gjyqtari e policia, Kur ke halle të shëndetit, drejtoju doktorit dhe xhepit, Hallet që kërkon e lutesh tek Zoti, i zgjidh Hoxha, Shehu e dhespoti “Udhët e Kombit” në ditëlindjen e parë të saj Festohet në Gjirokastër njëvjetori i botimit të gazetës. Marrin pjesë gazetarë, shkrimtarë e poetë, intelektualë në zë nga jugu i vendit Media dhe komuniteti Nga Kristo Stoja Të nderuar pjesëmarrës! Drejtori i gazetës “Udhët e Kombit”, Marenglen Koçiu, na ka ftuar sot në këtë ceremoni të bukur, për të gëzuar të gjithë bashkë njëvje-torin e kësaj luleje në pemën e begatë shqiptare të medias, pra të gazetës, që nxjerr ai së bash-ku me stafin e vet. Ajo duket e mitur, duket e brishtë, duket, si ata fëmijët, që sapo kanë marrë këmbët, por nga ana tjetër është e bukur, i ndrit shtati dhe cicërin ëmbël. Nga numri në numër “UDHËT E KOMBIT” është bërë më serioze, më intere-sante, më e kërkuar. U ndodhëm një ditë në Qafën e Pazarit bashkë me Drejtorin e Gazetës. Sa ki-shte ardhur prej shtypshkronjës gazeta. Duke i mbajtur në dorë ato, ne konsta-tuam habitshëm se na i përpinë njerëzit për t’i lexuar. S’na mbeti asnjë kopje. “Kristo, - m’u drejtua profe-sori im, që u ndodh aty, pas dy –tri minutash,-a mund të më japësh dhe mua një “Udhët e Kombit”?” U zura ngushtë. Si ta lija pr-ofesorin e nderuar pa gazetë? Aq më tepër që ai i pat marrë të gjitha numrat rregullisht? Nga gjendja më nxori Marengleni: “Kanë ngelur disa kopje në ma-kinën time. Ja një minutë, sa të shkoj aty...“. Dhe ia dhamë gazetën njeriut të “etur” për kul-turë dhe informacion. Gazeta është mjet. informimi. Gazeta është mjet komunikimi. Gazeta është mjet edukimi. Kur dalim në mëngjes në kio-skat, ku shiten gazetat, shikojmë shumë njerëz. Pavarësisht se laj-met i kanë ndjekur nëpërmjet televizionit, pavarësisht se një pjesë të kurreshtjes e kanë he-qur nga rubrika “Shtypi i dites” ditës”, nga ku njihne me titujt kryesorë të gazetave, që dalin në vendin tonë, ata, përsëri, nxitojnë t’i blejnë ato. Aty njeriu, plotësisht, lexon një koment, aty ai gjen atë, që nuk arrin të mësojë nga dy rreshta të medias elektronike. Gazeta për ta është ushqim shpirtëror i përditshëm. Media është bërë pjesë e pandarë e jetës. Radioja, televizioni, shtypi i shkruar janë një makineri e stërmadhe, që, orë e çast, e “bombardon” njeriun me firma nga më të ndryshmet, duke e mbajtur “rob” të vet, duke mos e lënë, për asnjë çast në vakum. Këtë e kemi kuptuar, kur na ikin dritat”, kur na prishet radioja, apo televizori, kur s’vjen gazeta. Informacioni, si njoftim gaze-taresk me karakter politik e sho-qëror, është i lashtë. Me këtë lloj shkrimi nis rrugën e vet dhe ga-zetaria. Në zanafillën e tyre, gazetat e para kanë lindur nga nevoja për të njoftuar njerëzit për të rejat e ditës, për njgarje tregtare, juri-dike, politike e shoqërore. I pari buletin informativ, që njeh histo-ria e gazetarisë botërore doli në shekullin e parë në Romë, me titullin “ACTA D’UNA POPULI ROMANI”... Do të kalonin shekuj për të ardhur te gazetaria, në kuptimin, që kemi sot. Në viitn 1848 doli dhe e para gazetë shqiptare me titull “L”AL-BANET D’ITALIA”, të cilën e drejtonte De Rada. Sot informacioni, pëmes mje-teve moderne të transmetimit, ka depertuar kudo dhe kjo është bërë e mundur. Ai, që të arrijë të realizojë ob-jektivin, që ka para njerëzimit, duhet të jetë i shpejtë, konkret, efektiv dhe real. Dhe të gjithë e dimë që mjetet e informimit sot janë të tilla që, brenda minutës, lajmi merret vesh nga njëra anë e Globit në tjetrën. Zanafilla e çdo lajmi në median e shkruar, apo elektronike është fakti. Pa faktin, nuk ka vlerë asnjë lloj in-formimi. Dhe për ta ilustruar këtë po iu tregoj një rast, që më ka ndodhur mua personalisht. Isha i sëmurë me temperaturë 39 e gjysmë. Duhet të shkoja patjetër te mjekja e lagjes. Ajo, pasi më vizitoi mirë e mirë, për t’u sigu-ruar plotësisht çka dëgjonte në-përmjet stetoskopit, kërkoi nga ana ime që të shkoja në spital, për të bërë një radiografi. Rruga, që do të përshkoja, kalonte përmes trotuarit kryesor të lagjes “18 Shtatori”. Duke ecur i mbështjellë mirë, vë re se disa nga pemët ishin me lëkurë të qëruara. Disa të tjera, më po-shtë, ose kishin degë të thyera, ose i kishin thyer fare. U tërbova, më hipi në tru të kokës. Temperatura, në ato momen-te nga nervozizmi, me siguri, i kishte kaluar të 40 gradët. Ç’ishte ky i poshtër që këto pe-më, të cilat janë mbjellë me shumë mund dhe u ishte shër-byer prej disa vjetësh, për të zbukuruar qyetin dhe për të krijuar një mejdis të shëndet-shëm, në mënyrë barbare i pret?! Ashtu, siç isha i revoltuar në kulm, në vend që të shkoja në spital, u ktheva në një stacion televiziv të qytetit. Gazetarët ma mirëpritën shqetësimin, menjë-herë më morën në intervistë dhe më falenderuan. Sapo unë u largova, ata vrapuan te vendi i ngjarjes. Filmuan fidanat e rrjepur e të thyer. Nga ana tjetër intervistuan disa qytetarë. Këta të fundit, me të njëjtën indinjatë si unë, e dënuan ashpër harbu-tërinë e këtij “njeriu primitiv”. Kur u dha lajmi kishte bërë shumë përshtypje, kishte ngritur një opinion pozitiv ndaj regresit, shkatërruesit.. (Në se kjo ngjarje do kishte ndodhur këtë vit, do të kishte gjetur vend dhe te ‘Udhët e Kombit”)... Pra media, duke marrë shkas nga një informacion i çastit, duke u nisur vetëm nga një fakt, e bëri atë publik, duke sensibilizuar, në të njejtën kohë dhe komunitetin, duke e dënuar veprimin me gjën e qytetarëve. Media nuk ka si mjet vetëm informacionin. Ajo përdor gjini të tjera si: kronika, intervista, ko-rrespodenca, reportazhi informa-tiv, artikulli, kryeartikulli, komenti e tjerë. Sa më të shumllojshëm të jenë gjinitë e shkruara, aq më e ndjekur bëhet media. Për gazetën rëndësi kanë dhe rubrikat e çelura. Një fytyrë të bukur asaj i jep faqosja, mëny-ra e vendosjes së shkrimeve, ilustrimi me fotografi, zgjedhja e titujve, madhësia e lloji i gërmave e tjera. Sa thamë më lart, stafi i ga-zetës “Udhët e Kombit” bën kuj-des që gazeta të jetë sa më es-tetike, sa më e vërtetë dhe sa më e larmishme në informacion. Gazetarët përpiqen që te kjo gazetë njerëzit të gjejnë vetve-ten, shqetësimet e përditshme dhe përpjekjet për t’i kapërcyer ato. Gjithashtu gazeta ka si mision çështjen kombëtare. Aty zënë vend portrete patriotësh, aty përshkruhen ngjarje historike, aty gjen jetën e përditshme me të mirat dhe problemet e saj. Për një vit nuk pretendohet se kjo gazetë ka arritur nivelet e dë-shiruara. Ka dhe mangësi dhe vështirësi, ka dhe momente, që s’arrihen të kapen. Megjithatë ajo është një dallëndyshe, që lajmë-ron pranverën. Mendimi i saj themelor është edukimi. Dhe ajo përpiqet me të gjitha format ta realizojë. Në qytetin tonë kanë vegje-tuar disa gazeta me emër të madh dhe cilësore. Ato ishin vertet interesnate, të bukura dhe rrezatonin kulturë. Me to ”Udhët e Kombit” do të ishte simotra dhe do të ecte paralelisht, për t’i shërbyer komunitetit, nëpërmjet fjalës së lirë. Por, ekonomia e tregut i bëri që ato të falimen-tojnë, të mbylllen. “Udhët e Kombit” vazhdon të startojë, ndonëse me shumë vështirësi financiare. Ajo fal-nderon donatorët, të cilët e kanë mbajtur gjallë, duke kryer misio-nin e saj fisnik. Dhe besojmë që, ashtu si 12 numrat e këtij viti, i janë dhënë lexuesit pa asnjë shkëputje, në sajë të donatorëve me zemër të madhe, ajo do të jetë jetëgjatë. I urojmë: Gazetës udhë të mbarë në vitet në vazhdim, drej-torit të saj jetë të gjatë dhe përkushtim për çështjen kombë-tare, stafit të saj punë të palo-dhur dhe shkrime me vlera në in-teres të lexuesve! Duke qenë në ditët e fundit të vitit 2010, ju uroj-më pjesëmarrësve festat, që na presin. Faleminderit.
Na jep udhë kjo gazetë... Gazeta “Udhët e Kombit” tani është e njohur dhe e mirëpritur, jo vetëm nga gjirokastritët, por në të gjithë trevën e jugut e më tej, madje dhe jashtë vendit, ne diasporë Botuesit te saj Marenglen Kociu i kane ardhur shume pershendetje dhe pergezime nga personalitete te larta te diaspores shqiptare, si: Elez Biberaj, Aleks Duma ne New York, Eduart Aliko e Rodona Roboçi, gjithashtu me banim ne SHBA. Gjithashtu, falnderime per informimin permes gazetes “Udhet e Kombti” kane ardhur edhe nga perfaqesi diplomatike, nga shume intelektuale, profesore e doktore, politikanë, si: Ramusha Haradinaj ne Kosove, Besnik Mustafaj e Gazmend Oketa ne Tirane, gazetarja Uresa F. Syla ne Prishtine etj. Kete numer zgjodhem te botojme letren e ardhur ne redaksi nga Asim Rexha. Ja çfare shkruan ai: Ndjen kënaqësi shpirtërore, kur shkruan në faqet e kësaj gazete e .aq më tepër, kur lexon se çfarë kapitali gjen në brendësi, në çdo numër e në vazhdimësi. Shumë miq të mi, siç ishte zoti Marenglen, drejtori i kësaj gazete dhe miq të tjerë nga Gjirokastra e Saranda, më bënë një nder të madh për të qenë dhe unë i pranishëm në këtë event të festimit të njëvjetorit të kësaj gazete. Aty unë gjeta, u njo-ha e bëshkëbisedova me shkrim-tarë, fotoreporterë, publiciste dhe botues gazetash, siç ishin të mirënjohurit e shtypshkronjës “Milosao”. Më afron me zemër kjo gazetë dhe ju jap fjalën se do të ketë vazhdimisht mbështetjen time përmes shkrimeve. Më pëlqen emri i bukur i gaze-tes, se vërtet ajo niset udhëve të Kombit shqiptar, kudo ku flitet shqip, dhe u çon atyre një copë Shqipërie. I thjeshtë është fillimi, i vështirë vazhdimi, kombtar përfundimi Vimë te ju me shprehjen na-tyrshëm: “Shqiptarët në shekuj pak bukë, pak kripë dhe he-kur”. Zgjojmë sot kanunet. Kanunet në dallimin e tyre janë tradita të ve-ndosura në shekuj. Tra-shëgimia e tyre është vle-rë kombëtare. Ndaj pena, që shkruajti dhe rishkru-ajti njërën prej damarëve të historisë sonë, të etno-kulturave tona, pse jo dhe juridike, në gjuhën e sot-me, zgjoi “Udhët e Ko-mbit” t’ju sjelle risi nga Kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Labërisë. “Origjinaliteti i tyre ë-shtë jeta e shqiptarëve dje dhe sot, kudo ku punojnë dhe jetojnë, në genin e tyre vlon gjak iliri dhe gjak shqiptari. Te kanuni i Lekë Dukagjinit ju gjeni besimin fetar, Kishën, hi-jen e saj, varret, pronën dhe pasurinë; caktimin e ndryshimeve sipas fajeve, gjen familjen me vetve-ndosjen e saj, familjen me kanun dhe flamur, përcak-timin e mënyrave të mar-tesës dhe të tërë jetës, ta-grin e djalit dhe të vajzës, detyrat burrë dhe grua dhe të tjera. At Shtjefni lindi në Iznjevë të Kosovës më 2 korrik 1874, një njeri ky i përgatitur me studime nga më të lartat në atë kohë. Shokët e tij ishin të shum-të si: Shtjefën Dod Ge-gaj, prej Vigut Mirditë, A Fran Koliqi nga Cerno-gora, e sa e sa të tjerë. Por të sotmen gjithmonë e qesh e nesërmja. Nuk ndodh kështu me kanunin shqiptar. Faksimilet e le-jes së botimit, të firmo-sura nga Flavia Cavalini për franceskanët e Shkod-rës, prodhim i vitit1998 (03.1998) e tregojnë më së miri këtë. Këtu pesha e tij sot mban atë, që ligji është vërtet jetim dhe i çoro-ditur: pronën, liritë e tjerë... Kanuni është bindës dhe fitimtar. Gjatë, aq gjatë sa i rezistoi dhe vi-teve të fundit: 50 vjet diktaturë dhe njëzetë vjet demokraci, ku prona, nde-ri, feja, të drejtave dhe de-tyrave nuk iu dha aspak rëndësi, por u përdorën forma dhe metoda elimi-nimi të tyre, ose servirje ideologjike nënshtrimi. Kujtesa sot nga “U-DHËT E KOMBIT” është më se e domosdoshme dhe e nevojshme. Kuptohet gjeografia e shqipes Etnike. Shqiptarët sot në marrëdhëniet me Kanunin janë vlerësuese: familja, prona, mëmëdhe-u, marrëdhëniet civile de-tyrimet, kontratat, fjala e dhënë, ku me gojë e ku me shkrim, por për dua-lizmin juridik në të dy kanunet edhe sot është problem: Shteti apo Ka-nuni. Dhe çuditesh sot, njihemi me burimin e të drejtës e po kështu vijmë te Trevat e Jugut. Vjen ribotimi i vitit 1994; në 2002 Kanuni i Laberisë po edhe ky me të vetat bashkon etnikultu-rën në një territor auto-kton dhe më i madh në shtrirjen gjeografike që nga Ilirët, Tukidi 629 e deri më sot, kur arriti të quhej Kanuni i adetit: në Çamëri adeti, Vlorë, Hi-marë dhe Kurvelesh “Ka-nuni i Papa Zhulit”, “Ka-nuni i Idriz Sullit”. Rë-ndësi në ribotim të Ka-nunit, që sot mbartet nga shumë treva shqiptare, kuptohet ka rëndesi histo-rike etnokulturore dhe ko-mbëtare. Por sheti Kanu-nin nuk e njeh ligjerisht në heshtje edhe në !!... Vendi sot është Republikë parlamentare me Kushte-tutë demoktratike, me li-gje dhe sistem drejtësie, me kushte të të gjithë të drejtave themelore të nje-riut. Por prapë “Udhët e Kombit” gjejnë zbatimin e Kanunit në një përqind-je, që keq na vjen, por heshtja na ndëshkon. Pro-blemet janë evidente, pro-na e barabartë me identi-tet kombetar. Familja e Kanuni po vazhdojnë të vetën. Detyra e shtetit ë-shtë studimi i tyre: 1. Në historikën dhe kul-turën e tyre, në mbrojtjen e lirisë dhe të pronës dhe për çështje të tjera juri-dike do t’i quajmë sot. Duke arshivuar vlerat më të mira të tyre, ngelet që, shumë gjëra të mira, që janë aty të përshtaten në bashkërendim me ligjet e demokracisë, sepse Shqi-përia sot aspiron që, në-përmjet reformave demo-kratike, legjislacionit dhe e sistemit të Drejtësisë të jemi pjesë e integrimit në Evropë. kujtesa e Kanu-neve shqiptare u soll në “Udhët e Kombit” sot për korrigjimin e njeriut të ri, sepse, siç e shihni p.sh. politika shqiptare në tre-vat shqiptare është në gri-ndje në: Kosovë, Shqipë-ri, Maqedoni, Mal të Zi. Dallohemi shpejt. Ku sheh grindje? Vetëm te shqiptarët. “UDHËT E KOMBIT” në faqen e tyre sollën kuj-tesën e Kanunit të Labë-risë dhe të Lekë Duka-gjinit. Ne sollën zgjimin e këtyre botimeve, si vlerë kombëtare, në gjatësi ko-hore si dhe gjerësi, në të-rësisht etnikën shqiptare. Duke gjetur rastin të fal-nderojmë botuesit e tyre se kanë zgjuar themelet e historisë, kulturës, trashë-gimisë, Kombit, bashko-hemi në zërin e tyre... Por zgjidhja e vetme është demokracia, rruga që vërtetëson, së është arritur, pasi është e vetmja rrugë e paqes, e pronës, e lirisë. Dhe këtu, të dashur miq shqiptarë, ju, që në dorë keni faqen tonë të gazetës t’ju bëjmë thirrje: “Të gjithë bashkë, Ba-shkim Kombëtar...Të pa-rës t’i bëjmë thirrje po-litikës, intelektualëve, ri-nisë, që e ardhmja vërtet ta qeshe të sotmen. Jo rastësisht ne po që-ndrojmë në dramat, që sot mediat vizive dhe të shkruara në faqet e tyre nxjerrin dhimbje e me dhimbjen shqiptare mbi-zotërojnë. Këtu themeli është prona, e barabartë me ide-ntitet kombëtar, ku pas pronës vjen një politkë e një ekonomi mirëkombë-tare dhe një rrugë kombë-tare më me themel, sepse ne shqiptarët jemi punë-tore, jemi të dashur, të paqshëm, por shpërfyty-rimi i qëllimshëm, i seg-menteve duhet të ndalojë, duhet të zgjohemi, të ko-rrigjojmë gabimet tona. Prandaj “Udhët e Komb-it” urojnë të harrojmë gri-ndjet, përçarjet, vjedhjen e pronës, vrasjet dhe vet-vrasjet; të jemi larg kri-zave politike dhe ekono-mike. S’e kuptoni që po-pulli është në “SOS”, kur biznesi politik arrin shei-kët e naftës së Kuvajtit?! Stop korrupsionit! “Udhët e Kombit” uro-jnë të ecim drejt demok-racisë, sa s’jemi vonë. Zoti qoftë me ne vëllezër e motra bashkudhëtarë! Thoma NIKA Njeriu i reformave të mëdha Aleksandër Meksi lindi në Tiranë në vitin 1939 dhe është diplomuar për inxhinieri në vitin 1960, në Universitetin e Tira-nës. Ka pu-nuar studiues e restaurator i monumente-ve mesje-tare në INK dhe QKA. Është autor i shumë studimeve në revistat “Mo-numentet dhe Iliria”, si dhe i librave “Historia e Arkitektu-rës”, (bashk-autor) tekst universitar; “Arkitek-tura mesjetare në Shqipëri” 1982, “Historia e arkitekturës shqiptare” 1987, “Berati dhe arkitektura” 1988-1996, “Restaurimi i monumenteve të arkitekturës” 2004. Në bisedë me ish-kryeminis-trin Meksi qe– llon të dëgjosh dhe çudira. Njeriu i 92-96-ës, i reformave që bëri shkëputjen 4-vje-çare nga ish-diktatura, mbështetur tërësisht në njerëz me pikëpamje të djathta, sot është dy-shues për situatën. -E ç’të kujtoj-thotë: Zogun, Nolin, Berishën, të fundit? Është me keqardh-jen më të madhe shpir-tërore për situatën. Kritikon ndërkomb-tarët, por edhe rrysh-fetet e tyre, veçse funk-sionimi i shtetit vjen dita-ditës duke u rrënu-ar. Autokracia berishia-ne dëmton rëndë insti-tucionet, pronën, eko-nominë shqiptare. Vendit i nevojiten njerëz me kontribute dhe vlera reale. Nga forca e djathtë, që ne ngritëm, mungoj-në vlerat, ideali, vityti i atyre njerëzve që sakri-fikuan pa dallim për këtë ditë që jemi sot. Poezi nga Arben Duka Shikon një ombrellë dhe e quan pushkë Nga humori kemi dhe lajme te mira S na le thatë Saliu, plot me marrëzira Kryetar Halimi në hetim e mori, Ndaj u bë Berisha kombinat humori. Ndaj dhe thamë që kemi plot lajme të mira, Se nga ajo gojë dolën plot cudira. Sala sheh një dele dhe e quan mushkë, Shikon një ombrellë dhe e quan pushkë. Shikon bukë të vogla, kulaç e simite, I duken kallëpe plot me dinamite. Shikon ca shkopinj, drrasa e tallashe, Dhe thotë, padyshim, që janë kallashe. Ç’ka në kokë Saliu, kurrë s mund ta gjeni, Kur sheh Edi Ramën, thotë është Bina La Deni. Qyfyre mëngjesi, dreka edhe darka, I duket Ina Rama tamam si Zhan D Arka. Nuk ka të pushuar ajo gjuhë nure, Stilolapsin tim e quan kobure. Po do të gajasesh, presje mos i hiq, Se mbreti ka dalë fare lakuriq. Ka dalë lakuriq dhe s’e sheh njeri, Ç’ fat të madh që pate, o moj Shqipëri. Se dhe të mbetesh dhe pa bukë fare, Të paktën do kesh një estradë pa pare. Zgjidhja e situatës ja ku është: tek angazhimi i vlerave më të mira kombëtare Idealet ko-mbëtare qëndrojnë në të gjitha situatat për Shqi-përinë ballkana-se. Por roli i shte-tit, shteti i Tira-nës është në mosfunksionimin e strukturave të inteligjencies. Ndërkohë, pa-sojat vijnë nga interesat ekono-mike. Ato na sje-llin këtu kur sot shqiptarët po gje-jnë veten tek inteligjenca e bash-kuar. Duke mos analizuar thellë e thellë gjërat, arritëm në këtë situ-atë. LZHK, eshte e mendimit se si-tuata është tepër e ndërlikuar dhe për ta zgjidhur problemin duhen angazhuar vlerat më të mira komb-tare, inteligjenca dhe rinia të thonë fjalën e tyre. Mendojmë se ka ar-dhur ora e një qeverisjeje teknike, duke mos hedhur poshtë punën e bërë, por duke parë monopolet e vjetra, që nuk po thyhen dot dhe duke mos e degraduar situatën, mirë do ishte për zgjedhje në ta-volinë dhe sot më shumë se kurrë, pa pjesëmarrjen e ndërkombtarë-ve, sepse arbitrimi i tyre rezultatin e ka nxjerrë të dobët. Çështja në fjalë zgjidhjen e ka të thjeshtë. Është Kodi Zgjedhor që vetë kryetari i opozitës, Edi Rama, me paaftësinë e tij, e pranoi dhe firmosi, duke nxjerrë qëllimisht jashtë loje vle-rat më të mira dhe sot kërkon pushtet me të gji-tha mënyrat. Ndaj pas Kodit del në pah vlerësimi i të qenit deputet nga baza dhe jo më si ish-diktatori, nga zyra. Monopolizimi i for-cave politike, pa përme-ndur konkretisht kryetarët që i zgjedhin kandida-turat nga Shkodra për në Gjirokastër, nga Tepele-na për në Tiranë, kur varet nga dora e një kryetari, nuk gjen funksion. Ndaj duhet gjetur zgjidhja. 20 vjet krizë, 20 vjet ko pronë, 20 vjet liri të cunguar, 20 vite pro-bleme, jo pajtim, jo bashkim, jo mbivlera, jo shtet social, korrupsi-on galopant, dobësim i struktura-ve, kam parasysh këtu arsimin, e-konominë e struktura të tjera, mos-ndalimin e korrupsionit. E djathta harroi 90-ën, pikën e nisjes së saj, mosndalimin e ish-strukturave të djeshme, që edhe sot komandoj-në. Boll më me ndërkombëtarët, tallja e tyre të na kthehet në kura-jon tonë, ta fillojmë zgjidhjen bre-nda nesh, të mbështetemi mbi më të mirat në Europë. Ne nuk nuk je-mi vrima e fundit e kavallit, nuk je-mi baskë, por mbivlera e Ballkanit. Ndaj shembulli ynë duhet të jetë i madh, shqiptarët t’u japin fund grindjeve në trevat e tyre. Bashki-mi mbi vlera sjell çdo gjë të mirë, sjell mirëqenie në të gjitha nivelet e jetës. E djathta i ka mundësitë. LZHK, duke qenë një forcë e djathtë, është koherente për si-tuatën, kritike, padyshim, për rastin konkret. Analiza jonë e vetme ësh-të se duhet zbatuar ligji dhe vetëm ligji, të funksionojnë institucionet, sepse mosfunksionimi i tyre sjell a-narshi. Këtu mbetet të vërtetojmë me keqardhje se shqiptarët kanë probleme ne formimin e shtetit. Kronika e një viti gazetë “Udhët e Kombit” Më 22 dhjetor 2010, në sallën e Bar- Restorant Nr. One, pranë ALPO-TV, u organizua një veprimtari e bukur dhe me vlerë me titull: “MEDIA DHE NDI-KIMI I SAJ NË KOMUNITET”, e cila iu kushtua 1-vjetorit të gazetës “Udhët e Kombit”. Salla e madhe ishte përgati-tur posaçërisht për kete eveniment. Tavolina qendrore kishte nje shportë me lule, me flamurin kombëtar, flamurin e BE dhe atë të SHBA, si dhe bustin e Skënderbeut. Në sfond të ish-te montuar një ekran i madh, ku pro-jektori shfaqte pamje nga të 12 numrat e gazetës. Në tavolinën qendrore zunë vend drejtori i gazetës “Udhët e Ko-mbit”, Marenglen Koçiu, kryeredaktori i kësaj gazete, Thoma Nika, si dhe organizatori dhe drejtuesi i kësaj veprimtarie, publicist Kristo Stoja. Në emër të redaksisë eventin e çe-li, me një fjalë të shkurtër, zoti Kristo Stoja. Ai ia dha fjalën drejtorit dhe bo-tuesit të gazetës “Udhët e Kombit”, zotit Marenglen Koçiu. Ai evokoi rru-gën e bukur, por edhe me sakrifica të kësaj gazete, duke u ndalur në punën e madhe që ka bërë ai me stafin e vet, për daljen e këtyre numrave, proble-met teknike dhe vështirësitë profesio-nale, mangësitë financiare dhe besim-in e madh për të mos vonuar asnjë numër. Pesë nxënëse të shkollës, për-shndeten këtë event nga Qendra Kul-turore e Fëmijëve “Fato Berberi”. Ato recituan poezi të bukura, të cilat kishin lidhje me objektin e kësaj gazete. Re-feratin “Rrugëtim nëpër rrugën e ga-zetës”, e mbajti kryeredaktori i gaze-tës, Thoma Nika. Ai foli për gjeografi-në e shpërndarjes të shkrimeve, për rubrikat, që ajo mban të çelura dhe për larminë e shkrimeve dhe penave. Në kumtin ”Media dhe komuniteti”, publi-cisti Kristo Stoja vuri theksin te vlerat, që përjell media; cili është vendi, që zë media e shkruar ndaj asaj elektronike dhe si duhet punuar që media, nëpër-mjet problemeve, që ngre të arrijë të sensibilizojë komunitetin. Gazetari Ë-ngjëllush Serjani foli për pasqyrimin, që gjen në rrjetin mediatik shtypi i shkruar. Ai sugjeroi që, nëse gazeta “Udhët e Kombit” nuk do të dilte në si-glën e LZHK, do të ishte shumë më e kërkuar dhe akoma më e lexuar. Salla u elektrizua e tëra, kur nxënësja Kri-stina Gjini këndoi fuqishëm këngën kuptimplote” Dua të këndoj në shqip”. Veprimtaria vazhdoi me diskutime, vlertësime, sugjerime. Të tillë ishin: Agim Mato, drejtori i Shtypshkronjës “Milosao” Sarandë, Abdurrahman Shehu, Thanas Dino, Jorgo Telo, Llazi Duka, Hodo Liço, Kasëm Lamaj, Dino Çiço, Asim Rexha dhe Çajup Shehu. Zoti Marenglen Koçiu prezantoi stafin e gazetës. Pjesëmarrësve iu bë e qartë gjeografia e shpërndarjes së gazetës të “Udhvetë Kombit” si në SHBA, Australi, Kanada, Evropë, Azi dhe vendet e Ballkanit. Ajo shkon kudo në Shqipëtri. Ndër kohë u informua veprimtaria për mesazhet, që i kanë ardhur drejtorit dhe redaksisë së gazetës nga personalitete të ndryshme të medias, të shtetit dh e personalisht nga kryetari i LZHK, zoti Dashamir Shehi. Veprimtaria vazhdoi me diskutime të lira dhe u mbyll me një kokteil. Udhëtim në luginën e Kardhiqit vijon nga numri i kaluar Shtëpitë e fshatit, edhe pse disa prej tyre të reja, ndërtuar 10 - 15 vjet më parë, shumica janë të braktisura. Një plakë nga fisi i Alikajve na vështron me habi dhe na përshëndet butësisht. “Ku ë-shtë kalaja?”, e pyesim plakën e Alikajve. Ajo ngre supet pastaj me përtesë na thotë: “Kalaja ka qenë atje në majë të bregut. Nuk ka më mure e gurë. Ka vetëm ca radhoj guri. Ikën gurët, janë bërë mure për shtëpi, për shkollën, për dylbene”, thotë dhe na fton bujarisht për një “gotë ujë” në shtëpinë e saj. Një grua tjetër rreth të 60-ave, që nuk e “fshehu” emrin dhe që quhej Begzo Çela, na thotë se nga 250 shtëpi që kishte në vitin 1990, sot kanë mbetur rreth 90 shtëpi. “Të shumtat banohen nga pleq të vetmuar, të rinjtë kanë ikur. Nga 500 nxënës që ka pasur, tani në shkollë ka vetëm 30 fëmijë”, thotë Begzo. Megjithatë, Zhulati edhe me këto “statistika” spontane e në rënie, aktualisht mbetet fshati më i madh i krahinës. Në fakt, deri para 30 vjetësh gjurmët e lashtësisë, muret, mbishkri-met dhe dokumentet ishin më të dukshme. Ato u përkasin periudhave të hershme ilire. Kronikat e vjetra për fshatin Zhulat, dikur ai përmendet me emrin Julius, diku Zhul, diku ndryshe. Sundimtarët bizantinë e më vonë venedikasit, jo aq shumë për vetë Zhulatin, por më shumë për pronat e banorëve të Zhulatit përgjatë bregdetit jonian, fushat e luginës së Rrëzomës, e në gjithë pellgun e begatë të Delvinës. Historiani turk, Evlia Çelebi, shkruan se Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, ka 200 shtëpi të vendosura pranë një fortifikimi natyror tepër mbrojtës. Shpatet e maleve dhe kodrave përreth tij ishin të mbuluara me vreshta. “Banorët e tij merren me shkëmbime të produkteve të zejtarisë me qytete të tjera brenda dhe jashtë krahinës... Kështje-llën e Zhulatit e ka themeluar mbreti i Spanjës, kur këta banorë ishin aleatë të tij. Më vonë, me dredhi e shtiu në dorë Duka i Venedikut e më pas në shekullin e Bajazitit të shenjtë e zaptoi Qedik Ahmet Pasha... Ajo ngrihet drejt qiellit në mënyrë madhështore... Kësh-tjellë e pashembullt në bukuri, që mund t’i përngjasë ajo e Kordusit ose ajo e Benefshes në Peloponez”. Kryetari i Komunës së Cepos, Dragush Logli, është vetë nga Zhulati, prandaj nuk rresh së foluri për të. “Zhulati ka jetuar gjithmonëë i lirë dhe i organizuar në bashkësi fshatare, me ekonomi natyrore dhe me një vetëqe-verisje zakonore që nga koha e Kanu-nit të Papa Zhulit”, thotë Dragushi. Njeriu nuk la gur pa lëvizur në qeveri për financimin e rrugës Kardhiq-Sara-ndë. Jeta nën rrënojat e Kardhiqit Zhulati dhe Kardhiqi mbahen më “rëndë” për sa i takon së shkuarës. Dy fshatrat “me kala” dhe pretendim për qytetari të hershme, ngjajnë pak me njëri-tjetrin. Zhulati shtrihet në një gro-pë dhe kalanë e ka mbi krye. Kardhiqi shtrihet në brinjë paralel me kalanë. Zhulati ka më shumë gjurmë kishash dhe krishterimi. Kardhiqi ka më shumë gjurmë xhamish dhe tyrbesh. Rrënojat bëjnë më të vjetër Zhulatin. Por dhe e sotmja duket më favorizuese për Zhulatin. Në Kardhiq sot banojnë vetëm 3-4 familje dhe jo më shumë se 15 ba-norë. Të tjerët janë larguar. Shtëpitë janë kthyer në stalla bagëtish dhe era e bajgës përhapet anembanë. Më tho-në se një vit më parë kau i fshatit mori përpara brirëve të zotin dhe e “lanisi” deri sa vdiq në muret e kështjellës. "Si në çdo vend të braktisur, degët e pe-mëve hyjnë nga dritaret në brendësi të banesave, ndërsa rrënjët e tyre kanë plasaritur, pragjet, dyshemetë dhe ta-rracat prej betoni. Rrënojat e shtëpive “të reja” të braktisura në vitet e fundit, natyrisht ngjajnë më shëmtuar se shtë-pitë me qemerë guri, kullat me fërngji e oxhakë dhe xhamitë e rrënuara të mesjetës kardhiqote. Fshatit i ka hu-mbur edhe “urbanistika” e dikurshme. Nuk ka qendër apo periferi. Banorët e paktë të mbetur në Kardhiq janë mbledhur dhe jetojnë të gjithë poshtë kullës jugore të kalasë. “Për të qenë më pranë njëri-tjetrit. Ata që ikën mba-se nuk kthehen prapë. Pastaj bujrum le të vijnë, këtu i kanë muret e kosht-rat, këtu i kanë binatë”, thotë një grua nga fisi i Shehe. Pavarësisht nga tri-shtimi dhe braktisja totale, muret e Ka-lasë së Kardhiqit rrezatojnë diçka nga shkëlqimi dhe madhështia e dikursh-me. Por kur shikon sipër mureve të gu-rtë, ca dhi të hirta që ushqehen me gjethe kulprash e gjethe hardhie me-ndimi të shkon tek përsëritja e shëmtu-ar e historisë. Atë që nuk e bënë dot hakmarrja e Ali Pashës dhe luftërat e shumta, e bëri më shpejt varfëria dhe skamja. Këtë të vërtetë e beson më shumë kur lexon opinionet e Pukëvilit për Kardhiqin. Për konsullin francez të Napoleon Bonapartit në Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, zotin Pukëvil, mbije-tesa në shekuj e banorëve të zonës së Cepo-Kardhiq-Zhulatit, krahinës malo-re, por mjaft të lakmuar për pozicionin strategjik, lidhet me qëndresën, shtëpi-të gjysmëfortesa dhe të mbrojtura nga burra të vendosur, si dhe në aftësinë e vendasve për t’u përshtatur në momente të vështira të invazioneve dhe pushtuesve. Banorët e Kardhiqit, shkr-uante Pukëvili, shfaqen arianë në ko-hë të Alarikut që shkatërruan Epirin, kristianë ortodoksë gjatë kohës që pe-randorët e Kostandinopojës zotëronin Epirin, katolikë gjatë invazionit të normanëve dhe katalanëve e së fundi my-slimanë pas pushtimit të Epirit prej tur-qve; ata i kishin shpëtuar syrit të të gji-thë pushtuesve dhe duke kaluar nëpër këtë metamorfozë fetare, ata kishin ru-ajtur identitetin e tyre. Megjithatë, midis legjendave dhe historive reale të Kardhiqit, ajo më e tmerrshmja mbetet hakmarrja e Ali Pashë Tepelenës ndaj kardhiqoteve. Qysh nga vegjëlia e tij, Aliu mbajti të fshehur synimin për të marrë hakun për Mëmë Hankon dhe Motër Shanishanë që ishin turpëruar kur ai nuk ishte veçse 10-12 vjeç. Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT”” Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU Kryeredaktor: Thoma NIKA Gazetarë: Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastres Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar Çano NORA, për letërsinë dhe artet Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike JOVAN TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com www.bashkimikombetar Udhet e Kombit Marenglen Kociu Gjirokaster Telefon: 068 543 8888 Qendra e Pazarit, Gjirokastër, Albania Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë
| |
|