Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT  JANAR 2012 Nr. 25 (1)  Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)    UDHET E KOMBIT  JANAR 2012 Nr. 25 (1)  EmptyFri Feb 24, 2012 4:20 pm

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 25 (1) Viti III i botimit
JANAR 2012 ÇMIMI 20 LEKE
“If you want peace in Europe solve the Balkan case, If you want peace in Balkan solve the Albanian case.”
Zbigniew Brezinski


Holokausti i 27 janarit - dita që kombet i bashkoi më shumë
Intervista e rabinit të Ballkanit Yoel Kaplan
Ideja e besës ndihej gjatë viteve të Holokaustit dhe tashmë kur festojmë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit në 27 Janar ne e kthejmë vëmendjen te kjo pikë. Shqipëria pranoi hebrenjtë gjatë hyrjes së armatës gjermane dhe për këtë ka bërë diçka të shenjtë duke pranuar njerëz në shtëpitë e tyre duke I shpëtuar, mbrojtur dhe duke i konsideruar si pjesë e kombit të tyre dhe kjo na bën ne kombin izraelit dhe atë shqiptar mjaft pranë njeri-tjetrit. fq. 2


Në brendësi:
Rrënja shqiptare e Presidentit historik amerikan George Washington…
Peticion i LZHK Qarku Gjirokastër, drejtuar diplomacisë botërore për Ramush Hajradinaj.
Dashamir Shehi:
Mesazh drejtuar
Kombit Shqiptar,
me rastin e shpalljes
së Lëvizjes për
Zhvillim Kombëtar
Ali Këlcyra -firmëtar i
deklaratës së
Pavarësisë.

Xhiko Hatixhetë në sokak

Gjirokastra dhe te vjetrit e saj thone: ehhh, moj Gjirokaster, s’të njoha kurre. Më linde, më rrite, më plake, po vdes këtu. Qëndroj, dëgjooon, po, po, uruar qofsh. S’ te njoha dot”. Kjo është thënie e popullit që vërtet Gjirokastra eshte kthyer ne Makbeth, ha veten e plakur, e rrudhur, mister ...f. 4


Holokausti i 27 janarit - dita që kombet i bashkoi më shumë
Intervista e rabinit të Ballkanit Yoel Kaplan dhënë “abc”

Kjo nuk është hera juaj e parë në Shqipëri, jetoni në vendin tonë dhe e njihni kulturën e shqiptarëve. Por cilat janë përshtypjet tuaja për shqiptarët të cilët shpëtuan popullatën hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Kjo më ka bërë që të bie në dashuri me Shqipërinë për shkak të besës e cila I përafrohet jetës dhe mentalitetit hebre për t’I ftuar njerëzit në shtëpinë tënde dhe t’I bësh të ndihen se nuk është shtë-pia jote por e tyre. Miqtë duhet të ndihen të mbrojtur dhe të jenë të mirëpritur. Ky është edhe elementi I parë që ne u më-sojmë fëmijëve gjatë jetës. Gjithashtu themi se në shtëpinë tënde vjen të shohë Zoti dhe miki lere Zotin dhe shko merr mikun. Kjo është e shkruar dhe në Bibël kur Abrahamit I foli Zoti dhe I tha se tre njerëz do të vijnë nga shkretëtira; do të jenë të etur, të uritur dhe do të kenë nevojë për një shtëpi. Abrahami iu për-gjigj se I vinte keq por duhet të merrte mysafirët dhe të linte Zotin. Ideja e besës ndihej gjatë viteve të Holokaustit dhe tashmë kur festojmë Ditën Ndërkombë-tare të Holokaustit në 27 Janar ne e kthejmë vëmendjen te kjo pikë. Shqipëria pranoi hebrenjtë gjatë hyrjes së armatës gjermane dhe për këtë ka bërë diçka të shenjtë duke pranuar njerëz në shtëpitë e tyre duke I shpëtuar, mbrojtur dhe duke I konsideruar si pjesë e kombit të tyre dhe kjo na bën ne kombin izraelit dhe atë shqiptar mjaft pranë njeri-tjetrit.
Sipas asaj që thatë më parë se Shqipëria mikpriti popullin hebre, a do ta konsideronit vendin tonë si jo thjesht një shtet por si një vend mik apo jo?
Miqësia jonë ka filluar që në atë kohë dhe është dëshmuar sa të afërt jemi dhe kur udhëtoj në Shqipëri si në Tiranë, Vlo-rë e në çdo vend të Shqipërisë unë e ndi-ej Izraelin këtu. Njerëzit janë të lidhur dhe kanë një respect për jetën hebreje dhe për mua si rabin hebre dhe mendoj se ky nuk është fillimi I forcimit të marëdhënie-ve mes dy kombeve. Për mua është mjaft emocionuese.
Ju keni kontakte me komunitetin hebre në Shqipëri. Cila është përshtypja e jetës së tyre?
Unë jetoj këtu që nga viti 2010 dhe të them të vërtetën komuniteti hebre është zhvilluar pavarësisht se shumë prej tyre u larguan rreth viteve 1990 për në Izrael. Pavarësisht se ekzistopn një numër I vo-gël I hebrenje unë për gjatë një viti kam ardhur për festa dhe për të kremtuar si-pas traditave. Ata ndjejnë se janë në shtëpinë e tyre madje shumë biznesme-në hebrenj kanë ardhur nga shumë ve-nde të botës, si nga gjithë Europa, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara. Tash-më Shqipëria e ka një rabin për një komunitet të fuqishëm hebre, mbështetur gjithashtu edhe nga Kryeministri e qeveria. Kjo është e mrekullueshme dhe na bën të ndihemi të lumtur jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën. Gjatë dy viteve të shkuara dy krerë të rabinëve në Izrael erdhën në Shqipëri dhe u pritën me mjaft respect dhe kjo ish-te e mrekullueshme. Kjo na tregon res-pektin që duhet të bejmë ne si komunitet hebre për kombin shqiptar.
Le të flasim për ekonominë por gjithnjë kjo e ndërlidhur me popujt në Izrael dhe Shqipëri. A mendojnë investitorët të investojnë në vendin tonë marrë kjo edhe si nëj kompensim për atë që ndodhi dekada më parë?
Ekonomia izraelite në këto kohë është mjaft e fortë dhe kryeministri Netanjahu ka bërë një punë mjaft të madhe për të mbajtur nën kontroll bankat izraelite. Në vendin tonë ka një frymë positive për të investuar në Shqipëri dhe di se ka shumë njerëz që duan të vijnë këtu. Kryeministri Berisha kur erdhi në Izrael ishte mjaft I ngazëllyer për ti ofruar potencialet e Shqipërisë. Ne e respektojmë mjaft si li-der. Ai është duke e zhviluar idenë e ba-shkëpunimit mes investitorëve izraelitë për të investuar në Shqipër. Jam një nga njerëzit që investuesit më takojnë si një rabin për t’u këshilluar dhe unë u them në se keni në plan Shqipërinë, shkoni, ju keni bekimin e Zotit.
Ju keni hedhur mendimin e krijimit të njëe kolegji për komunitetin hebre këtu në Shqipëri. Ku do të jetë ky kolegj? Në Tiranë?
Unë punoj për komunitetin hebre në Ballkan, si një përfaqësues në Maline e Zi, Maqedoni, Greqi, Kosovë, Bosnje. Ideja për të hapur kolegjin hebre në BAllkan është të mësohet gjuha dhe kultura hebreje dhe shumë ide të tjera. Do të jetë I hapur për të gjithë jo vetëm për komunitetin hebre. Ideja është për t’u vendosur në Tiranë nëse shumë njerëz janë të interesuar për jetën hebreje pasi ne kemi ushqime të veçanta, festa të veçanta gji-thashtu. Është interesante dhe kjo e bën kombin shqiptar mjaft interesant. Njerëzit këtu janë shumë të interesuar për të më-suar se si jetojmë ne pa I vënë ata të bi-en në konflikt me veten e tyre dhe kjo e bën ajo që thamë më lart “besa” si të le-josh një të huaj të hyjë në shtëpinë tënde gjë e cila në shumë vende e shtete nuk përputhen, por kombi shqiptar e ndërlidh këtë, të pranosh të huaj në shtëpinë të-nde, ta dëgjosh, të mbetesh I kënaqur prej tij, kjo është mjaft e këndshme.
Faleminderit
Edhe unë ju falenderoj dhe shpresoj për kombin shqiptar që të vazhdojë me këtë mirësi, lumturi dhe besoj se kjo lidhje mes kombit shqiptar dhe atij hebre të jetë përgjithmonë. Fameminderit.

Petition
of the Movement for National Development (MND) Gjirokastra District, directed to the International Diplomacy



Ramush Haradinaj, our son and brother, is penetrating to the songs of our people alive for that what he has given and is giving for Kosovo and the whole Albanian cause, like a loyal fighter until death of the ideals of freedom and National Unification.
Today he is serving Kosovo as a statesman. He deserves the support of millions of Albanians wherever they are in their ethnic lands and in the world. The journey of Ramush Haradinaj is alive towards the songs of the Albanian people, who gave birth to him and brought him up with love for his nation.
Friends and brothers of our nation, the proposal of the petition or referendum for Mr. Haradinaj directed to the International Diplomacy, considering the fact that it is a living work of the national history, carries the works and the values of the Man of Democracy, and should be freed as soon as possible from GJND. We shall unite and protest together in order that Mr. Haradinaj be freed as soon as possible finally. We do not interfere in justice, but had our National Hero Gjergj Kastrioti been alive, would you still arrest him and send him to the Court?
Our petition is all inclusive without exception. It is directed to all the diplomatic missions and broader: Free Mr. Haradinaj! He is a part of our National History; he is the value, the virtue, the democracy and the Genius of our Nation. Albanians and non Albanians, the hour of Mr. Haradinaj does not stop. It ticks and at any moment you are making out of him an International Hero of Democracy. Let the World democracy free to walk freely on peace, love and fraternity. You should understand it well that if the Man of our National History is not set free, the problems will be broader in all the Balkans. You are suffocating freedom, the dignity of Albanian democracy. Our appeal might seem to you a tiny voice today, but it will continue. We are here to say to you: “STOP” the old ill-disposed hobbyhorses towards our Albanian nation.
Mr. Haradinaj is an honor and pride in many places, but he is also Honor of the stony town, the town of Kadare , Eqrem Çabej, the historical town of Gjirokastra . Gjirokastra: “Let Mr. Haradinaj free”. He is without question the democracy, freedom of our Nation. Freedom is sacred for everyone, but, we, Albanian have paid for it with our blood and our lives. Therefore it is the turn of the Albanian pen to speak out today.
May our call wake you up! To arouse in you the sense of peace, freedom and goodwill.
Our call is directed to all the people of our nation, wherever they are:
“Join us. You historians, writers, poets, men of politics, doctors and engineers, artists and sportists, our people are dear.
Today “Haradinaj” case is the number one case. Its solution seeks our help.

From the Movement for National Development (MND) Gjirokaster.

Ju nuk e dini se George Washington ka origjinë shqiptare ??
Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një leter-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. "George Washington ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Bail Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Ko-sovën e sotme. Marija ka lindur në Live-ly të Virgjinisë, në SHBA. në vitin 1708. por prindërit e saj kanë ardhur aty me 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nis nga Ragtza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikë. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e për-shkruar në librin biografik 'Mary Bail Wa-shington' të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Anton i mirënjohur amerikan, c**** Woodward, që ka shkru-ar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidentit Clinton, botuar më 2004 me titullin "Shtëpia Clinton", ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët "Më kuj-tohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, 'shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit', ai, me të pare letrën, më tha: 'E kam pare c****, e kam pare. Mos ta kisha pare, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë", tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime "Pulitzer". Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin "George Washington: Shqiptari i pare në Shtëpinë e Bardhë", apo ndoshta Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës". "Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë", thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç cjô ka kontrii,uuar ne arntjen e autonomisë së Kosovës. me Kushtetutën e vitit 197-1. "Nixor; dhe. Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presiaenti amerikan zotoi një ndihmè të paktiiyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty - krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971. Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë", tregon Woodward "Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t'i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën... të tjerat i dini", tha ai. Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t'u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se "duhet të prisni daljen e librit tim", por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumë çka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët. Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.

Xhiko Hatixhetë në sokak

Gjirokastra dhe te vjetrit e saj thone: ehhh, moj Gjirokaster, s’të njoha kurre. Më linde, më rrite, më plake, po vdes këtu. Qëndroj, dëgjooon, po, po, uruar qofsh. S’ te njoha dot”.
Kjo është thënie e popullit që vërtet Gjirokastra eshte kthyer ne Makbeth, ha veten e plakur, e rrudhur, mister, e zeze sa s’ ka me. Flasin me shpirt te kunder-ten e vertetes, te kunderten e se mires e te verteten kane cmiren (vetem ne va-rrim i ke ne radhe, te urte, pa fjale te da-shur, etj., etj. Por me nje kusht, po bre-nda varrezave, se kane frike shejtanin, se jashte funksionon sistemi, se jashte funksionon ligesia). Fukaralleku eshte njera ane, more bir, thone Xhiko Hati-xhete, por skamia i ktheu ne murgj ca njerez. Me leke vetem per kafe, qe e ruajne per te nesermen, E nese do te vdesesh, thone: shko ne Gjirokaster e pastaj mburren: E pe filan varrim, po, po, sa shume njerez 1 ore ne vareza, erdhi ky, erdhi ai”. E keshtu sufate e oxhaqet jane me llafet e dites.
Ja, kjo eshte e sotmja Gjirokaster, qe dhe ne se meson ne shkolle dikush, e quajne budalla. E pastaj politika: po po voten pa diskutim jemi gje, jemi krushq etj etj. Ne fund hane e pine e finalja ne darke hedhin ne plehra kartat: E po ketu s’ka parti, 7 vellezer, 7 parti. Ne je nje, mos dil ne pjace, hajde verdalle ne me-halle per sonte, si nate e ftohte, janari, boll do shihemi, degjohemi perseri.
Xhevahiret nuk mbarojne ne Gjiro-kaster. I vdekuri nuk pergojohet, por lav-derohet i gjalli kur ka pushtet, servi-liz-mi tipik. Ne te kundert, s’ka zgjidhje as
per hamall: mos e ndihmo jane fodulle e dijetare historiane e llafazane, sa s’lene gure ne radhe. Pastaj shajne sot e pu-then neser, zihen sot, neser jane krushq dhe krushqite bejne e ndajne partite ma-jtas-djathtas, para-mbrapa, qender etj.
Nuk i merr kurre vesh. Mburren me djemte e botes kur jane jashte Gjirokas-tres. Oh, sa duhen, puthen, shqyhen, po ne vend, varur te te shohin: U be ky djali i filanit, po po vajza e filanes, shushka, qe s’i lidh dot dy fjale. E keshtu master ne djallezi e pabesi. Po, po mos u çu-disni. Specialiste e mjeshtra jane veç te paret, thonë Xhiko Hatixhetë.



Dashamir Shehi: Mesazh drejtuar Kombit Shqiptar, me rastin e shpalljes së LZHK

Dashamir Shehi lindi në Tiranë, më 1957 dhe është politikan shqiptar. Ishte zëvendëskryeminister në fillimet e vite-ve 90.
Ka mbaruar gjimnazin “Sami Fra-shëri” dhe pastaj ka vazhduar fakultetin bujqësor. Është kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.
Ka qenë deputet në disa legjislatura të parlamentit shqiptar.

Me fjalën time përshëndetëse, në përvjetorin e Kongresit Hi-storik të Lushnjës, të Dek-la-ratës për Shtyp, disa muaj më parë dhe të disa intervistave të mia në mediat kombëtare, i kam përcjellë po-pullit shqiptar lajmin për fillimin e Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar.
Idetë e kësaj Lëvizjeje burojnë nga shqetësimi i madh për fatet e vendit dhe të Kombit Shqiptar. Por edhe nga vizioni i shqiptarëve patriotë për ta parë Atdhe-un mes kombeve të zhvilluara. Ne kemi analizuar këtë gjëndje dhe kemi përgati-tur projekte konkrete për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jemi konsultu-ar gjerësisht me njerëz të ndryshëm nga të gjitha krahinat shqiptare, me intelektu-alë e politikanë, që e duan me zemër Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar. Pra-ndaj kjo Lëvizje synon që të bashkojë çdo lëvizje që është për Zhvillim Kombë-tar dhe Shoqëror.
Shqipëria ka bërë disa ndryshime po-zitive, por akoma institucionet e saj janë larg kuptimit të shtetit ligjor dhe të demo-kracisë. Ajo sot është e ligështuar nga agresiviteti dhe konflikti politik, nga korru-psioni e krimi i organizuar, nga papunë-sia dhe varfëria, nga hakmarrja dhe gjak-marrja. Po personalizohet politika dhe push-teti, duke ndërhyrë mbi legjislativin dhe ekzekutivin, mbi drejtësinë dhe shty-pin e lirë.
Ne kemi venë re se, në këtë kohë, po-litika e konfliktit, intriga, lufta për push-tet, i kanë çuar shqiptarët në mëri, në dhunë në pasivitet, duke e lënë vendin të mjeruar. Kjo situatë tregon se, klasa politike nuk e ka kuptuar ende misionin e politikës, se si duhet drejtuar shteti, se si duhet qeverisur. Politikanët janë përqe-ndruar në një luftë të ashpër e pa moral për pushtet. Ata diskutojnë dhe veprojnë se si të mashtrojnë dhe të mposhtin njëri-tjetrin. Këto kanë bërë që shqiptarët të humbin besimin e tyre për të sotmen dhe të ardhmen. Ata e shohin se janë shma-ngur njerëzit patriotë, intelektualët me përgjegjësi kombëtare. Kjo gjendje rrezi-kon të vrasë patriotizmin, dashurinë për atdheun, idealet kombëtare.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të ri-ngjallë besimin e humbur të popullit tek politika. Ne të gjithë, duhet të flasim me popullin, të bashkëpunojmë me njeri-tjet-rin dhe të zbatojmë projekte konkrete për zhvillim. Unë i drejtohem inteligjencës së vërtetë shqiptare, e cila duhet të zgjohet e të organizohet. Ne duhet të bashkohe-mi për të realizuar ndryshimet që kërkon populli shqiptar. Për këtë, duhet të krijoj-më rrugë të reja të mendimit intelektual dhe të veprimit politik. Ky është një rast historik për kombin shqiptar, për t’u zhvi-lluar si popull dhe për t’u stabilizuar si komb.
Ne shqiptarët, dëshirojmë të futemi në BE, synojmë integrimin euroatlantik. Kjo na takon se ne jemi një nga kombet më të vjetër të Europës. Por ne kërkojmë që të futemi me dinjitet kombëtar dhe ta kthejmë Shqipërinë në një urë lidhëse midis Europës dhe Mesdheut, përgjatë Koridorit TransAdriatik. Kjo bashkon as-piratat e shqiptarëve me interesat e SHBA dhe BE për këtë pjesë të Europës dhe do të tregojë forcën stabilizuese të faktorit shqiptar në Ballkan. Për këtë kër-kohet një mirëkuptim politik sa më i gjërë i të gjitha forcave poli-tike shqiptare.
Jam i bindur se, kombi shqiptar ka e-nergji dhe patriotizëm. Ne i kemi potenci-alet dhe inteligjencën, për të filluar këtë lëvizje të re që do të sjellë ndryshimet e dëshiruara nga të gjithë shqiptarët. Lë-vizja do të përfshijë të gjithë krahët e po-litikës dhe të shoqërisë mbarëkombëta-re, me një Ideal: Interesat Kombëtare. Kjo do të sjellë klimën e pajtimit e të mi-rëkuptimit në kombin shqiptar. Ne kemi nevojë për t’i besuar njëri–tjetrit. Ne du-het të largohemi nga grindjet dhe përçar-jet. Ne duhet t’ja lemë kohës që të shë-rojë plagët tona të së kaluarës, le ta pas-trojë ajo të vërtetën. Ne duhet të punoj-më për të ardhmen.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të jetë shumë shpejt e pranishme në çdo qytet të vendit, në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare. Ne kërkojmë angazhi-min e intelektualëve dhe politikanëve të guximshëm e me vizion, me aftësi orga-nizative dhe të ditur. Atdheu ka nevojë për njerëz me ndershmëri zyrtare, me fo-rcë karakteri dhe integritet të pastër mo-ral. Ne u bëjmë apel specialistëve, eks-pertëve dhe të gjithë qytetarëve, që me vullnet e dëshirë, të mbështetin dhe të bashkohen me Lëvizjen për Zhvillim Ko-mbëtar.
Duke vlerësuar gjendjen, qëndroj në mendimin se ndërtimi i shtetit ligjor të së drejtës, demokracia si proçes, siguria ko-mbëtare dhe ekonomia e zhvilluar mbi bazën e pronës private, do të mbeten thelbi dhe përmbajtja e Lëvizjes sonë për Zhvillim Kombëtar. Ato na çojnë në rru-gët paqësore të integrimit në Europë dhe janë objektivat tona themelore strategji-ke. Këto kërkojnë reformimin e thellë të pushtetit gjyqsor dhe sigurimin e pavarë-sisë së tij, reformimin e institucioneve kryesore të Sigurisë Kombëtare që janë përparësitë kryesore.
Për të përgatitur gjeneratën e re të kombit shqiptar, ne do të investojmë me për-parësi për diturinë, për arsimin shqiptar i ndërthurur me kulturën dhe qytetërimin perëndimor. Kështu do të sigurohet arsi-mimi dhe punësimi i rinisë shqiptare, por do të ruhen dhe do të zhvillohen traditat dhe zakonet tona të mrekullueshme. Patri-otizmi shqiptar ka treguar se mban lart Flamurin Kombëtar, di të bashkëjetojë me pakicat e tjera etnike dhe asnjëherë nuk ka realizuar agresione ndaj fqinjëve natyrorë.
Sot, një propogandë antikombëtare, e cilëson Shqipërinë si vendin më të varfër në Europë. Përkundrazi, Shqipëria është shu-më e pasur dhe i ka të gjitha resurset dhe potencialet për zhvillim. Ne duhet t’i kthejmë asaj dinjitetin që meriton, duke ndalur emi-grimin e trurit dhe të rinisë, si forcat më ak-tive të kombit shqiptar. Është detyrim shtetëror për t’u siguruar punë dhe mirëqënie këtu në Atdhe. Kët ne do ta bëjmë, bashkë me sigurimin e kushteve për të lëvizur lirisht kudo në botë, me Pasaportë Shqiptare.
Ne kemi specialistët dhe ekspertët të niveleve shumë të larta. Ne i ftojmë ata që t’i thonë mendimet e tyre për të gjitha fushat e zhvillimit të vendit dhe, ndryshe nga deri tani, ata do të gjejnë mbështetje për të zhvilluar ekonominë tonë kombëtare.
Për të arritur objektivat Lëvizja jonë vlerëson veçanërisht parakushtin themelor, ndërtimin e infrastrukturës zgjedhore demokratike për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, që populli të japë verdiktin e tij.
Faktorët e ringritjes janë gjallë. Populli, falë urtësisë së tij, nuk e pranon regresin. Ai kërkon një politikë dhe zhvillim ekonomik të mbështetur në Idealin Kombëtar. Për këtë kontributi i inteligjencës dhe rinisë është i pazevendësueshëm.
Ne dëshirojmë një shtet - komb të qëndrueshëm, me interesa të përbashkëta për të gjithë shtetasit në prespektivën europiane. Ky është koncepti modern i shtetit të së drejtës. Ai mbështetet në Zhvillimin Kombëtar dhe në zgjidhjen e Çështjes Kombëtare. Kjo nuk mund të veçojë njerëzit e ditur të Shqipërisë kudo që ndodhen. Edhe çështjet madhore të kombit, jashtë kufijeve të shtetit amë, kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje sipas një Platëforme Kombëtare, me veprime institucionalisht të kordinuara nga shteti dhe diplomacia shqiptare, nga media dhe mbarë shoqëria.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u bën apel intelektualëve, atdhetarëve, politikanëve të përgjegjshëm, tërë shqiptarëve, që të bashkohen në një front të vetëm për ndryshim. Askush nuk mund të luajë me fatet e kombit shqiptar, me jetën tonë, me kulturën tonë, me historinë tonë, me popullin shqiptar. Kur nuk duan ta kuptojnë këtë, atëhere e gjithë inteligjenca dhe kombi shqiptar shpallin misionin e tyre, me zgjidhje të reja për zhvillimin kombëtar.
Jam i bindur se shqiptarët kanë mundësi të jashtëzakonëshme për ta bërë Shqipërinë një shtet modern me dinjitet kombëtar.
LZHK-ja lindi dhe u formua si nevoje e kohes si nje mundesi qe shqiptaret e ndershem dhe patriot te kene nje shtepi, nje cati politike, ku te mblidhen te gjykojne dhe te vendosin per fatin e vendit dhe te ardhmen e femijeve te tyre.
LZHK-ja ka ne qender te filozofise se vet rindertimin e shtetit shqiptar bashkimin e shqiptareve te ndare nga 50 vjet diktature e eger dhe 15 vjet tranzicion i rende dhe i veshtire; ndertimin e ekonomise se vendit te humbur dhe te coptuar nen interesat e klaneve partiake dhe grupeve monopoliste; ngritjen e dinjitetit kombetar te neperkembur nga ideologjite e vjetra dhe nga servilet e rinj; emancipimin e shoqerise shqiptare ne te gjithe komponentet e vet te nje bote eupopiane dhe perendimore.
LZHK-ja eshte mjeti dhe forca e vetme me te cilin miliona shqiptare kudo qe jane ne Shqiperi dhe jashte saj mund te thyejne monopolin e partive per ti kthyer te drejten e vetvendosjes mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre shiptareve ne shoqerine e sotme.
Ne e kuptojme qe jetojme ne nje kohe kontradiktash te medha, ku partite te cilat quhen te majta dhe qeverisin Shqiperine prej 8 vitesh po ndertojne kapitalizmin me te eger dhe me antipopullor ne sherbim te nje grushti njerezish ish-komunist qe kane monipolizuar 90% te ekonomise kombetare dhe partish opozitare te cilat nuk jane te zonjat te luajne rolin e tyre ne fushen politike per arsyen e thjeshte se me shume se rikthimi i opozites dhe i shqiptareve ne pushtet u intereson kontrolli politik mbi opoziten shqiptare, u intereson klani i vet personal i cili i ka cuar drejt asfiksise politike dhe praktikisht ndaj sherbeses se pushtetit abuziv qe qeveris sot ne Shqiperi.
LZHK-ja eshte nje levizje elektoriale e para e ketij lloji ne Shqiperi e hapur ndaj te gjithe partive, shoqatave dhe individeve te cilet duhet te kontribuojne jashte skemes se vjeter partiake ne ndertimin e nje levizje mbarkombetare dhe gjitheperfshirese. Nga kjo pikepamje, ne LZHK e kane deren e hapur te gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriot pavaresisht nga bindjet e tyre personale dhe ideologjike, per te kontribuar per nje Shqiperi ndryshe nga kjo e sotmja, per nje Shqiperi qe ka ligj, drejtesi, rend dhe mundesi te barabarta per te gjithe, per te zhvilluar dijet dhe biznesin e tyre.
LZHK-ja ka nje simbol te madh ne krye, Z. Leka i I, jo thesht si nje trashegimtar i fronit te Shqiperise, por si trashegimtar i aftesise dhe i mundesise qe pati Zogu i I per te ndertuar shtetitn e pare shqiptar dhe per te bashkuar nje vend te ndare.
Edhe sot kemi nevoje te kemi ne krye nje symbol qe i bashkon shqiptaret, qe i ofron nje shtet te forte e te drejte, me kete nuk kuptojme aspak qe LZHK-ja eshte nje levizje monarkiste, do te ishte vetebllokuese dhe vetizoluese, nese do te mbeshteteshim thjeshte ne eksperiencen e monarkise. LZHK-ja udhehiqet nga nje trashegimtar froni por ne esence te saj qendron filozofia gjitheperfshirese, ku shqiptare me bindje te ndryshme por me te njejten deshire per te ndertuar nje shtet ku ka hapsire per te gjithe, jane bashkuar dhe do te kontribuojne per ta cuar drejt suksesit kete sipermarrje politike.
LZHK-ja nuk eshte thjesht nje bashkim simbolesh, personash dhe idesh per nje Shqiperi me te mire, por eshte njekohesisht nje program real dhe konkret per te ndryshuar situaten e sotme politike, ekonomike dhe sociale, per kete ne i ofrojme shqipetareve nje plaforme te thjeshte dhe te qarte, se si mendojme ta ndryshojme situaten e sotme ne nje te ardhme te afert e ne nje realitet krejt tjeter per te gjithe shqiptaret…
…LZHK-ja duke qene nje levizje plotesisht europiane dhe moderne por njekohesisht dhe nje levizje e shqiptareve patriot, gjykon qe detyra jone eshte te ngreme dhe te mbajme lart dinjitetin e shqiptareve kudo qe jane, brenda dhe jashte Shqiperise, te mbroje interesa e tyre kudo qe jane, brenda dhe jashte Shqiperise. Nga kjo pikpamje ne do e shtyjme me tej te gjithe procesin integrues te Shqiperise, qofte ne KE ashtu edhe prane NATO-s. Kjo nuk do te thote aspak qe integrimi eshte nje qellim ne vetvete. Kjo do te thote qe do te ngreme standartin e ekonomise e te institucioneve tona, qe te jene te pranueshem dhe te barabarte me ato europiane dhe nderkombetare, por kjo do te thote njekohesisht se me ardhjen e LZHK-se ne pushtet do te perfundoje dhe politika servile dhe nenshtrimi i shqiptareve per hir te klaneve qeverisese ndaj faktoreve nderkombetar te cilet nuk i shkojne per shtat interesave kombetare. LZHK-ja i konsideron prioritare marredheniet me KE-ne. Endra e vjeter e shqiptareve duhet te behet realitet sa me shpejt qe eshte e mundur. Ne kete koncept ne i konsiderojme partner, miq dhe kontribues te gjithe vendet qe historikisht kane kontribuar ne europianizimin e Shqiperise sic jane Italia, Gjermania, Austria, Britania e shume te tjere, por LZHK-ja eshte njekohesisht nje force realiste dhe pragmatiste e cila e kupton shume mire qe ne jetojme ne nje realitet te veshtire ballkanik, ku fqinjesia e mire dhe bashkekzistenca jane kusht i domosdoshem per te rritur mireqenien dhe per te siguruar paqjen. Nga kjo pikepamje ne jemi te gatshem te bashkepunojme dhe te sigurojme bashkeveprim te qendrueshem me te gjithe fqinjet tane ballkanik. Kjo do te thote qe zgjidhja e problemit shqiptar ne ballkan do te jete ne vemendjen kryesore te LZHK-se …
…LZHK-ja konsideron prioritare dhe vendimtare marredheniet me SHBA-ne. Ne me SHBA-ne na lidh nje histori e gjate simpatie dhe respekti. Qe nga krijimi i shtetit Shqiptar ne periudhen e mbretit Zog dhe ne rezistencen nazifashiste. Histori bashkepunimi e rihapur me entuziazem ne periudhen e demokracise dhe e kulmuar me nderhyrjen ushtarake te NATO-s per clirimin e Kosoves nga okupacioni serb. Ne gjykojme qe kjo histori bashkepunimi do te vije dhe do te zgjerohet me ardhjen e LZHK-se ne pushtet. Ne i garantojme aleatet tane te SHBA-se, se te gjitha impenjimet e marra ne fushen politike juridike dhe ushtarake do te respektohen dhe do te zgjerohen me tej, sepse aleati i natyrshem i SHBA-se ne Shqiperi jane dhe do te mbeten forcat opozitare dhe progresiste, midis te cilave pa dyshim ne rradhe te pare LZHK-ja dhe kurresesi qeverite ish-komuniste, te cilat kete aleance shpeshhere e perdorin per perfitime elektorale te momentit dhe nuk mund te garantojn sigurine dhe vazhdimesine afatgjate te procesit te bashkepunimit.
Te nderuara zonja dhe zoterinj Sot LZHK-ja ben takimin e pare te madh dhe te rendesishem ne kryeqytetin e vendit, ne kryeqytetin e Kongresit te Lushnjes, pervjetorin e te cilit do ta festojme pak dite me vone. Ne kryeqytetin e shpreses ku i kemi syte te gjithe dhe ku presim nje drite per te ardhmen. Ky qytet mban ne vetvete te gjithe kontradiksionin e kohes tone, pasurine e te ndershmeve dhe te koruptuarve, varferine dhe sakmjen e mijerave fatkeqeve, mbart dijen dhe traditen e Shqiperise me te mire, mbart dhe injorancen dhe krimin, produkt i ketij kontradiksioni te madh, por ky qytet mbart ne vetvete edhe shpresen, deshiren, energjine dhe forcen per te ndryshuar Shqiperine. I duhet vetem nje leve per ta ngritur dhe ndryshuar situaten e sotme ne nje situate krejt tjeter me te qarte dhe te mbare per te gjithe shqiptaret. Kjo leve eshte LZHK-ja. Bashkohuni me ne, per ti dhene me shume force levizjes tone, qe nuk eshte thjesht e jona.

Ali Këlcyra

Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891. Deputet. Firmëtar i dekla-rates se Pavaresise.
Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Galla-ta Saraj” në Stamboll. Studion në Mulqije, shkollë e lartë e shken-cave politiko-administrative e eko-nomike.
Me shpërthimin e Luftes se Pare Ballkanike, kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me mu-haxhirët e tjerë në Vlore. Në emër të tyre përshëndet Princ Vidin e princeshen Sofi, që erdhën të vizi-tonin të ikurit nga zonat e pushtu-ara. Lë atdheun dhe vendoset në San Demetrio Korone, tek arbereshet e Italise.
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Rome, kohë kur përqafon idetë e socialde-mokracise, miqësohet me Avni Ru-stemin dhe shokun e betejave Sta-vro Vinjau. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themi-stokli Germenjin e të tjerë, ndër-merr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt “Mbrojtja Kombetare”. Ko-manda italiane e dëbon nga terri-toret nën administrimin e saj. Ko-mitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbroj-tjen” nga ushtritë greke që ish-in vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në Kongresin e Lushnjes, zgjidhet në Kuvendin Kombetar deputet i prefekturës së Gjirokastres dhe qysh në seancën e parë propo-zon që në apelin e deputetëve të hi-qet titulli “bej”. Levizja e Qershorit shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë. Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në je-tën politike të vendit. Nga pikëpa-mja politike u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi krye-sor i krahut demokrat, Fan Noli, ki-shte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra shpalosi programin e qendrës së djathtë. Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit filluan të ftohe-shin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu të mos merrte pjesë në qeverinë e Qersho-rit. Shkëputja e tij me Nolin u lega-lizua me formimin e dy partive pa-ralele-njëra me emrin “Çlirimi Na-cional” me kryetar Fan Nolin, me program të qendrës se majtë - tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Pecin, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë.
Në 1925 themelohet në Bari or-ganizata Bashkimi kombëtar, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjy-qi i hetimeve politike në Tiranë lë-shon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “pro-pagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fleto-ren zyrtare botohet vendimi i dëni-mit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Ali Këlcyra qëndroi në ra-dhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Ko-mbëtar” u shpërbë. Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditsh-met “Le Quotidien”, Le Matin” etj.
Kur Partia Komuniste Shqipta-re, e themeluar në nëntor 1941, fi-lloi të përhapte, shqetësimet e na-cionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën. Në 1939 bashkë me Mehdi Frasherin është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në Naciona-lizma shqiptare “Balli Kombetar”. Ata, fill pas Konferencës së Pezës, themeluan organizatën “Balli Ko-mbëtar”, shtyllën kurrizore të së ci-lës e përbënin krerët e dikurshëm të “Bashkimit Kombëtar”.
Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje ko-munistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë. Në nëntor të atij viti, bashkë me fa-miljen të hipur në një varkë mbë-rrijnë në Bari dhe dorëzohet me të tjerë tek Aleatët.
Mbyllet në kampin Santa Fara.


Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU
Kontakt: lzhkqarkgjr@yahoo.com
Cel: 068 5438888 & 069 22 888 49

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Juristë: Sokol KOÇIU, Jovan TAÇI,
Klodiana ÇIÇO
Gazetarë:
Kristo STOJA, për qarkun e Gjirokastrës
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike & institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet, kombëtare e ndërk.
Iris Matathia, korrespondente në Izrael
Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë
Xhem MUSTAFI, korrespondent në Maqedoni
Jasa ALFANDARI, korrespondent në Mal të Zi


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: