Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty
MesazhTitulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor   Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor EmptySun Sep 18, 2011 11:43 pm

Nuk janë turqit ata që duan të na ndryshojnë historinë, atë na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shërbetorët e tij.


Nexhmedin Spahiu




Pas deklaratave të ministrave turq Dinçer e Davutoglu për problemet që ka historiografia e jonë në raport me turqit dhe me Perandorinë Osmane u ngrit turma e atyre që pretendojnë të jenë historianë se nuk lejojnë të ndryshohet historia, se të prekësh historinë është të prekësh shtyllën kurrizore të kombit etj.etj..


Kjo e vërtetë duket shumë cinike. Ata që prekën shtyllën kurrizore të kombit janë falsifikatorët e historisë, shërbëtorët e shokut Enver Hoxha (1908-1985) dhe nxënësit e tyre.


Këta falsifikatorë të historisë për më së gjysmë shekulli indoktrinuan breza të tërë me histori të rreme, me gjysmë të vërteta dhe me komente të çoroditura.



Lëvizja komuniste në Drenicë?!!! Lëvizja balliste në Drenicë?!!!



Falsifikimi u bë aq i paskrupullt sa ta zëmë ka njeri që ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me temën “Lëvizja komuniste në Drenicë 1941-1945” . Emrin nuk po i përmendi për të mos krijuar idenë se po sulmoj individin dhe jo dukurinë. Krejt Drenica e di që në atë kohë s’kishte asnjë komunist në Drenicë dhe rrjedhimisht as lëvizje komuniste.


Po i njëjti person, pas rënies së komunizmit shkroi librin “Ballit Kombëtar në Drenicë” duke i konsideruar si ballistë të gjithë nacionalistët shqiptarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Në gjithë Kosovën në atë kohë kishte vetëm dy anëtarë të Ballit Kombëtar. Ata ishin dy profesorë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse në Drenicë s’kishte as edhe një ballist të vetëm.


Nacionalistët e Drenicës si edhe ata të gjithë Kosovës ishin përkrahës së qeverisë kuislinge me seli në Tiranë deri më 1943, dhe më 1943/44 përkrahës të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në krye me Rexhep Mitrovicën (1887-1967) e Xhafer Devën (1904-1978), ndërsa më 1945/46 përkrahës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe përkrahës të kryengritjes së Shaban Polluzhës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht këtu nuk po i llogarisë për nacionalistë një grup komunistësh të mbledhur rreth Fadil Hoxhës (1916-2000) të cilët edhe ashtu kishin rrol minor derisa u krye Lufta e Dytë Botërore. Ky shembull eklatant tregon se sa në mënyrë bizare është shkruar historia e jonë.



Falsifikimi i deklaratës së pavarëssisë së Shqipërisë



Vargu i falsifikimeve me te cilat edhe sot e kësaj dite furnizohen nxënësit e studentët në Kosovë e Shqipëri është tejet i gjatë dhe prekë çdo pore të historisë sonë.


Disa nga këto falsifikime janë dalë në shesh pas rënies së komunizmit siç është rasti i shlyerjes së nënshkrimeve të Rexhep Mitrovicës (1887-1967), Mit’hat Frashërit (1880-1949) e të tjerëve nga dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por shumica e falsifikimeve ende kanë ngelur.


Falsifikimi i emrit të Ismail-Qemail bej Vlorës në Ismail Qemaili



Falsifikimi prek edhe vet Ismail-Qemail bej Vloren (1844-1919).


Meqë Enver Hoxha i kishte shkatërruar gjithë familjen Vlora sikurse edhe gjithë familjet tjera patriotike në mbarë Shqipërinë, atëherë kryeministrit të parë të Shqipërisë iu hoq mbiemri Vlora dhe titulli bej. Pjesa e dytë e emrit Ismail-Qemail iu bë mbiemër dhe kështu Ismail Qemail bej Vlora u tjetërsua në Ismail Qemaili. Edhe sot e kësaj dite shkollat, rrugët dhe sheshet në Kosovë e Shqipëri mbajnë tabelat ku shënohet Ismail Qemaili e jo Ismail-Qemail bej Vlora.



Vasil Shanto – terroristi komunist që mësohet si hero



Ende sot në Shqipëri rrugë dhe shkolla mbajnë emrin e heroit të popullit Vasil Shanto (1913-1944) “heroizmi” i të cilit ishte vrasja e djalit të Isa Boletinit (1864-1916), major Adem Boletinit (___-1943), komandant i xhandarmerisë në Shkodër.



Falsifikimi i nënshkrimit të Bajram Currit: letër Leninit



Dr.Krist Maloki (1900-1973) ishte tronditur kur në muzeun e Shkodrës gjatë vizitës së tij si profesor austriak viteve të 60-ta, iu kishte prezantuar dokumenti i “nënshkruar” nga Bajram Curri (1862-1925) ku kinse ky i kishte dërguar letër “Hazreti” Leninit (1871-1924). Krist Maloku pohon se e kishte njohur personalisht Bajram Currin dhe se Bajram Curri ishte analfabet dhe kurr nuk kishte vënë nënshkrim. Natyrisht ky fakt nuk e zvogëlon rrolin e Bajram Currit në dërgimin nëpër shkolla të të rinjëve shqiptarë nga Kosova.



Falsifikimi më i dëmshëm: ai për Kongresin e Berlinit



Vargu i falsifikimeve është i gjatë, por më të dëmshmin na e provon Jusuf Buxhovi.

Ky ka të bëjë me qëndrimin “armiqësor” të Anglisë dhe Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në kongresin e Berlinit më 1878. Edhe pse Jusuf Buxhovi me prova të dorës së parë dëshmon se Anglia e Gjermania në Kongresin e Brerlinit kishin ndaj Shqipërisë qëndrim identik me atë çfarë patën këto vende ndaj Kosovës më 1999, prap se prap librat tona të historisë, nga ku mësojnë nxënësit e studentët tanë, vjellin vrer kundër Anglisë e Gjermanisë së asaj kohe. A nuk është dëmtim i shtyllës kurrizore të kombit falsifikimi i raporteve të kombit me miqtë më të mirë të tij: Anglinë e Gjermaninë?



Wikileaks. Viki-Çka?



Kur ka falsifikim të fakteve, atëherë komentimi i historisë bëhët akoma më banal. Ata që kanë shkruar historinë mbi bazën e fakteve dhe kanë komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit të teksteve të historisë. Ata që kanë falsifikuar klithin sllogane patriotike për të fshehur krimin qe kanë bërë.


Nga Wikileaksi nuk frikësohet askush që ka folur hapur, drejt e sinqerisht në çdo kohë e çdo vend. Për ata që gënjejnë e intrigojnë: Wikileaks, Viki-Çka?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty
MesazhTitulli: Re: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor   Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor EmptyMon Sep 19, 2011 6:01 pm

Nexhmedin SPAHIU


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty
MesazhTitulli: Re: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor   Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor EmptyMon Sep 19, 2011 10:28 pm

Arber cka na paske sjellur, sa po me dhimben keta 10 minuta qe shikova ket vidjo, toka e kosoves eshte e trashe cka nuk mban...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty
MesazhTitulli: Re: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor   Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor EmptyTue Sep 20, 2011 10:18 am

Arber te dy jane njesoje
edhe Ky Spahiu edhe ky Bujupi i kane mush gjepat per veti .
Ky fole ne veti ai tjetri si ka as 20 veta dhe nuk perfaqesojne askend fare.
Prralla na tregojne ketu ,po pse i kane ftue keta per debat qe skane vlere fare.
me njezet vete ska parti as levizje ..
Qka spo ma kjo toke.......Pune te kota me njerez te kote...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty
MesazhTitulli: Re: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor   Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e histor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TE NJOHIM HISTORINE
» Lutfi Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» Femra Shqiptare ne Historinë tonë.
» Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: