Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
tasholli
Fillestar/e
Fillestar/e
tasholli


Male
Numri i postimeve : 36
Age : 34
Vendi : prishtina
Registration date : 26/02/2009

Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë Empty
MesazhTitulli: Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë   Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë EmptyThu Feb 26, 2009 8:30 am

Te bisedojmë rreth ideve te Karl Marksit per Historine...????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë Empty
MesazhTitulli: Re: Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë   Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë EmptyThu Feb 26, 2009 9:42 am

Sapo pashe TASHOLLI mendova se je nje ai Tasholli,qe njoh une,qe jeton diku ne Gjermani,e qe eshte burre e jo pak burre,qe eshte besa edhe mjeshter i fjales.Por,jo,jo,ti nuk po me duket se je ai...,e,-kushedi,mund te ndodh te jesh edhe me i mire ng sa eshte ai.
Pres te thuash se kush je ti,dh se a njeh se pakut ate tjetrin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë Empty
MesazhTitulli: Re: Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë   Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë EmptyThu Feb 26, 2009 11:46 am

Vete vepra e Karl Marksit eshte historia e Europes, historia e kapitalizmit, demokracise dhe e lirise. Eshte historia e globalizimit. Qe lind pikerisht me Karl Marksin, qe u bind i pari per zevendesimin e nje shoqerie, nje tregu, nje politike boterore, mundesisht fale nderhyrjes se shkences dhe teknologjise, qarkullimit te mallrave, personave dhe ideve: Bota e bashkuar eshte per Karl Marksin alternativa e vetme, e mundshme per te predominuar interesat e me te forteve. Ndoshta ka ardhur koha te shtrohet pyetja: Tani qe marksizmi nuk funksionoi per shkak te aplikimit te tij ne menyre jo marksiste, a jemi ende ne kohe per te kuptuar Marksin?

Analiza e Marksit mbi historine i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në pratikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishmë dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shëmbull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shëmbull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.

Marksi me "lidhjet sociale të prodhimit" nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupe me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme indetifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shëmbull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shëmbull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.

Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të 'alienimit' por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin veshtirësi për t'ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë Empty
MesazhTitulli: Re: Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë   Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çfarë thotë KARL MARKSI për historinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: