Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tok

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tok Empty
MesazhTitulli: Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tok   Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tok EmptyThu Aug 04, 2011 1:46 am


Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tokë

SHKRUAN: Thimi Samarxhiu 03-08-2011

Bulqizë Gjendja jashtë “Zonës D” është e nderë. Dhjetëra minatorë qëndrojnë aty, në pritje të lajmeve të reja nga drejtuesit e sindikatës, por edhe nga nëntoka, ku shokët e tyre luftojnë me urinë, lagështirën e mungesën e ajrit. Greva 1 000 metra nën tokë ka hyrë në ditën e dhjetë të saj, ndërsa numri i minatorëve të ngujuar ka zbritur në 13, për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Një tabelë me mbishkrimin “Greva e urisë e minatorëve të Bulqizës” është pamja e parë që ndesh, sapo afrohesh me derën e galerisë. Askush nuk lejohet të hyjë pa marrë leje më parë tek drejtuesit e grevës. Jo vetëm tek ata të nëntokës, por edhe të mbitokës. Pas telefonatave të shumta, më në fund marrim miratimin për të zbritur 1000 metra nën tokë.

Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tokë

Udhëtim 1 mijë metra nën tokë

Nisemi drejt galerisë, por minatorët e sprovuar nxitojnë të të ofrojnë kush një xhup, e kush një kapele mbrojtëse e ndriçuese njëherazi. Një tjetër më sjell një palë çizme të gjata llastiku e ma kthen: “Nuk hyn dot kështu siç je o çun, pasi është baltë e madhe. Vishi këto dhe ik i qetë”. I pajisur për nëntokën e ashpër, shtyjmë derën e hekurt, së bashku me një tjetër njoftim, që ndalon hyrjen e njerëzve të paautorizuar. Në fytyrë të përplaset menjëherë një valë ajri i ftohtë, përzierë me erën e lagështisë që të mbyt. Drita e kapeles ndizet, pasi është e pamundur të shohësh në errësirën e galerisë. Ecim pak metra mes baltës dhe ujit e gjendemi përballë një ashensori, i cili do të na zbresë 500 metra nën tokë. Shoqëruesi ynë është Ferit Duka, i cili për 31 vjet ka punuar në minierën e Bulqizës. Tashmë ai është në pension, por si nënkryetar i Konfederatës, ka ardhur sërish në ish-vendin e tij të punës, për t’u gjendur pranë ish-kolegëve të tij. Dera e ashensorit mbyllet dhe nis zbritja drejt të panjohurës; drejt zemrës së tokës, nga ku dëgjohen thirrjet e 13 minatorëve për vëmendje. Pikat e ujit sa vijnë e shtohen dhe ajri pakësohet gjithnjë e më shumë. Pas gati 3 minutash, gjendemi në Nivelin 10: 500 metra nën tokë. Një minator tjetër qëndron aty për të pritur “lajmësit” që vijnë nga lart. Dera e ashensorit hapet me vështirësi dhe sapo shkelim në tokë, këmba zhytet disa centimetra në llucë. Jemi ende larg vendit të grevës, e për të zbritur edhe 500 metrat e tjera i drejtohemi ashensorit të dytë. Gjatë rrugës, shoqëruesi ynë, Ferit Duka tregon historitë e minierës, të cilat zënë pjesën më të madhe të jetës së tij. “Kam kaluar 31 vjet në këtë minierë dhe di me sy mbyllur çdo skutë dhe çdo cep të saj. Edhe pse kam dalë në pension, sërish kam ardhur këtu për të qenë pranë minatorëve, të cilët me të drejtë janë futur në grevë dhe kërkojnë plotësimin e kushteve të cilat janë thelbësore në punën e tyre” – tregon Duka. Biseda ndërpritet nga përshëndetja e dy minatorëve të tjerë, të cilët presin tek dera e ashensorit. Një telefon i vjetër është i vetmi mjet komunikimi mes grevistëve dhe pjesës tjetër të botës. Dera e ashensorit mbyllet sërish dhe nis zbritja. Ajri sa vjen e rëndohet dhe lagështira bëhet gjithnjë e më e padurueshme.

Niveli 14: paralajmërimi i grevistëve

Pak minuta të tjera dhe gjendemi në Nivelin 14, aty ku prej 10 ditësh janë ngujuar 13 grevistët. Asgjë nuk dëgjohet, veç kollitjeve dhe rënkimeve të herëpashershme të tyre. Ajri i rëndë bëhet gjithnjë e më i fortë, sapo i afrohesh stacionit të pompave. 13 burra, të cilët për vite të tëra kanë gërmuar tokën në kërkim të kromit, dergjen në krevatë të improvizuar, pa dhënë shenja jete. I vetmi që arrin të flasë është kryetari i grevës, Baki Bajraktari, i cili me zë të mbytur tregon se gjendja e grevistëve është e rëndë dhe se nuk dihet se si do jetë në orët në vijim. I ofrojmë një cigare, por Bakiu refuzon. “Jam me Ramazan dhe nuk e prish agjërimin me ujë dhe cigare”, - të kthehet ai. Kur ndodhesh 1000 metra nëntokë, arrin të kuptosh se puna në atë ambient është në kufijtë e të pamundurës. Qëndrimi pa ushqim për 10 ditë rresht i kapërcen këta kufij. E megjithatë, ndryshe nga grevat e urisë, që hapen e mbyllen pa asnjë rezultat, kjo e minatorëve të Bulqizës, 1 mijë metra nën tokë, synon të ketë një tjetër rrjedhë. Marrëveshja e ofruar nga kompania ACR, për rritjen e pagave me 20 %, është cilësuar e papranueshme nga minatorët. Akti tjetër i kësaj drame pritet të luhet sot. Minatorët-grevistë thonë se nuk ka një ditë tjetër paskëtaj e të lodhur nga indiferenca e pafuqia, kërcënojnë sërish me mbytjen e nivelit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryetari-i-greves-së-minatorëve-agjerim-1-mijë-metra-nën-tok
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Montohet kryqi 7 metra i lartë në Rudare
» Lajme nga Shqiperia
» Lutfi coka/Kush zgjedh populli apo kryetari
» Masakra e Tivarit
» Thaçi, Surroi e Shala, 160 mijë euro paga...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: