|
| QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:47 pm | |
| Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër Nr. 6 (18) Viti II i botimit QERSHOR 2011 “Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm” Eqerem Çabej Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:48 pm | |
| Shqipëri-Izrael, miqësi unikale, akt bese dhe virtyti Shqipëria e vitit 2011 gjendet dhe ndjehet më afër se kurrë ndonjë-herë me kombin e shtetin hebraik. Është një histori e tërë që na afron e na ba-shkon dhe një e sotme që reflekton dhe frymëzohet nga vite e kohëra të vë-shtira të ekzistencës, për-veç mbeshtetjes së hebrejve që jetojnë në Shqipëri. Tirana zyrtare krenohet me marrëdhëniet me kombin hebraik. Një sinagogë ballkanike në Tiranë do të tho-të shumë pas 20 vitesh demokraci, që u organzua personalisht nga zoti Sokol Pira, me mbështetjen e posaçme të kryeministrit Sali Berisha. Tani Tirana ka arësye të krenohet që është për-zgjedhur pikërisht ajo për të qenë qendra ballkanike e simbolit të kombit izraelit. Dëshmi e kësaj preferen-ce është sinagoga e parë, e promovuar si e tillë në kryeqytetin shqiptar. Rabinin Yoel Kaplan është emë-ruar nga qendra hebraike në Izrael nga vetë Rabini Izraelit, Shlomo Amar. Iniciator i këtij evenimenti his-torik organizatori i përzgjedhur personalisht prej tij, është zoti Sokol Pira. Sinagoga e parë do të fu-nksionojë për të gjithë ata izra-elitë që ndo-dhen në Tiranë e Ballkan. Ne, shqiptarët ndjehemi të vlerësuar, ndër-sa miqtë tanë historikë, izraelitët të lehtësuar, pasi, siç thonë edhe vetë, në një mënyrë shqiptarëve u kthejnë “borxhin”. Përtej këtij funksioni religjioz, ajo mbart dhe përfaqëson një miqësi të madhe e të fortë, që merr konkretësi e shprehet në hapësirat bashkëpunuese e integruese në mjaft fusha. Përfaqësu-esi i simbolit hebra-ik, sinagogës, Sokol Pira, bën publike projekte të mëdha që do ta çojnë më përpa-ra këtë bashkëpunim integrues. Përparësi kanë indu-stria minerare, telekom, farmaceutikë, energjitikë, te-knologjia e informacionit etj. Qysh sot janë atashuar në Shqipëri dhe në vijim do të jenë dhe më shumë të pranishëm. LZHK e Gjirokastrës dhe nç shkallë vendi qëndron në mbështetje të kombit izraelit, me nisje nga ajo pjesë e historisë që evokon dhimbjen e ma-dhe me emrin Holokaust. Marenglen Koçiu Ekskluzivisht për gazetën “UDHËT E KOMBIT
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:49 pm | |
| Për herë të parë delegacion i nivelit të lartë në Tiranë - Axhenta përmban takime edhe në Gjirokastër e Sarandë Me ftesë te veçante te kryeministrit shqiptar z Sali Berisha viziton për herë të pa-rë Shqiperine një delegacion i nivelit te larte hebraik, i kryesuar nga zë-vendës-kryeministri izraelit Dan Meridor, si dhe nga Avigdov Lieberman, minister i jashtëm, Ky delegacion viziton Tiranën nga 28-30 qershor. Pjesë e delegacionit është edhe një grup bisnesmenësh nga disa fusha, si: industri, bujqësi etj., të cilët do të vendo-sin kontakte dhe do të përcaktojnë drejtime bashkëpunimi me biznesmenë shqiptarë të fushave përkatëse. Axhenta e delegacionit izraelit nis me takime zyrtare me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, si dhe me trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë. E ftuar për të marrë pjesë në takime është edhe një perfaqesi e LZHK, kryesuar nga numri një I saj, Dashamir Shehi, si dhe kryetari i kësaj force politike për Qarkun e Gjirokasrës, Marenglen Koçiu. Në takimet miqsore, me karakter ekonomik etj., që do të organizohen, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të tjerë, si qeveritarë e grup biznesmenësh shqiptarë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:51 pm | |
| Drejtësi e munguar LZHK e qarkut Gjirokastër doli totalisht e zhgë-njyer nga zgje-dhjet e 2011-ës. Numë-rimi i votave pati problemet e veta: ankimime, mosrakordime dhe the-tërsim të votës. KZAZ e Gjiroakstrës, është ide-ntifikuar tashmë si mo deratorja e manipulimit. Drejtësia e munguar u bë objekt shqyrtimi deri në KQZ, ku kundershtarja jone po-litike, zonja Deshira Subashki ngriti doren per rinumerim, por e djathta rrezoi te djathten. Na u desh ta ço-nim kontestin tone edhe në Kolegj-in Zgjedhor. Por paaftësia ose ur-dhërat bënë që 18 kuti të panumë-ruara dhe 9 kuti të numëruara të rezultonin pa siglën e LZHK. Siç u shpreh juristja ligjore e KQZ në Kolegj, “një lapsus është mospatja e sig-lës së LZHK-së në procesverbalin e QNV-së”. Megjithatë, duke parë situatën e ngarkuar të Tiranës, që vërtetë-sisht lëkund besimin e zgjedhësve në administrimin e votës, ne si LZHK, nuk vazhduam më ankimin tone. Por drejtësia e munguar bëri punën e vet. Forca jonë politike u godit jo vetëm në Gjrokastër, por në të gjithë vendin, duke patur dhe një marrëveshje koalicioni mes kryetarit të saj, Dashamir Shehi dhe përfaqësuesit të PD, deputetit Florjan Mima. Sipas kësaj marrë-veshjeje, LZHK konfirmohet si parti parlamentare. Por vjedhja e kësaj force ishte në maksimumin e mu-ndshëm. Qarku i Gjirokastrës, në situa-tën më të mirë në këto zgjedhje, rezulton forcë e dytë në Tepelenë, me kryetar të komunës së Pisko-vës, Reshat Zika, me Argjir Çela, kandidatura fituese në komunën Lopës, Tepelenë, gjë që sjell një situatë nga më të mirat e qarkut në shkallë vendi. Gjirokastra rregjistroi mbi 3 mijë vota për këshilltarë, Tepelena 1370 vota, mbi 2000 vo-ta të Lopësit, që bashkë me votat e fituara në zonat e tjera të Qarkut, kalon në 5 mijë vota në Qark. Kjo rritje është tregues vlerësues i ele-ktoratit në përkrahje dhe mbësh-tetjen tonë. Është ky rezultat, megjithëse i deformuar, pasi vota e vërtetë she-tit si fëmijë i birësuar në PD e PS, pse jo edhe në subjekte të tjera, pa formë e pa emër. Jemi te qete dhe ballehapur me votuesit tane, sepse ne ndermorem çdo veprim ligjor qe lejohet per te kerkuar te drejten tone. Falnderojme elekto-ratin qe na votoi, duke ju thene se do te jemi prane tyre. Pavaresisht rezultatit, zeri yne eshte i madh ne mbrotje te interesave te tyre. LZHK Gjirokaster gjen rastin t’i falnderoje edhe publikisht mbeshtetesit e saj me vote ne qarkun e Gjirokastres. Vlerat tona jane fuqia juaj. Përfundimisht urojmë që zgje-dhje të tilla në Shqipëri të mos ndodhin më, t’i vihet kapak njëhe-rë e mirë tjetërsimit të votës dhe rrëmbimit të të drejtës më universale në botë, që është liria e votës. Le të marrim shembull nga shtete më të mëdhenj e më të vegjël, por do të përmendja këtu Spanjën, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë. Me këtë Kod Zgjedhor kurrë nuk ka për të patur drejtësi e votë të lirë. Ju urojmë humbësve kurajo në zgjedhjet e ardhme të punojnë më shumë, por edhe të mbrojmë më mirë votën, sikundër fituesve u u-rojmë angazhim serioz për të kthy-er në realitete ato që u premtuan zgjedhësve. Le të jenë këta njerëz ata që tregojnë vlerat shqiptare gjatë dy dekadave të fundit kundrejt këtij elektorati. Së fundmi, janë shqiptarë dhe përparësi e tyre duhet të jetë patjetër jeta sociale dhe prirja kombëtare. Klodjana SANXHAKU
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:51 pm | |
| HIMARA: shtëpia e “fosforinës” shqiptare Supriza rilindasi i gjalle Lefter Çipa legjende e vertete, tregon se me vargje, me flamur ko-mbetar dhe shpirt shqiptar ndertoi legjenden e ndjenjes se gjalle. “Fosforina” i thote ke-nges labe, vargjeve qe kur ke-ndohen ulin zotin ne toke. Kjo eshte magjia e dashuria ku dhe perendia te ulet ne sofren e “fosforines”- tregon Çipa, njeriu qe theu regjimet, njeriu qe di dobesite e isheve dhe sot kur vargu te ben te nxjerresh lot. Po lot gezimi e me kenge mbrojtem vatane. Rilindasi Lefter Çipa jep nje interviste ekskluzive per gazeten “UDHET E KOMBIT”. Mistere, supriza, kombi, rilinda-sit e pse jo sekrete qe vertet njeriu eshte vet misteri nga Himara, nga kalaja Çipa, me flamurin kombtar dhe me lotet shperblim i dhimbjes. Pse jo dhe te gezimit. Duhani, rakia miqte qe me shoqerojne ne jeten plot me mbresa por ne mbarim, kur po largoheshim na tregoi per lulen e Naim Frasherit, te mbjelle ne Sarande me doren e tij. Idhulli yne kombetar mbeten rilindasit. Ai jep vleresim per Kadarene e shume e shume supriza, qe na bejne ta quajme “çudia himariote” . Ke-nga e ka engjellin mbi supe. Po e nise jeten me kenge, edhe ne varr do kendosh. Kenga te pleks me te mire e te fisme, te jep djem e vajza. Kjo eshte kenga, “fosforina”, thote rilindasi lefter cipa poi po si thote po filloj kenga fosforina shqiptare zbresin perendite poshte jugu eshte vend perendisherilindasi ka ne bibloteken e tij gjen tere kombin pa dallim dje dhe sot 22 libra te botuar 10 vellime te pa botuara 47mije kenge te pa botuara 300qind cop per kombin jane te gjitha smar gje me vete kjo lanete raki me ha koken por me rinon eh himare eh laberi cdjen e puesim mall mall per femijet jo jo mire ikam si desha e cdesha arita me ta trevat e mencura i zura vajza po cvajza e pyesim djente te njohim sandrin ,beni ,te gjithe me kane nderuar por apostulli im eshtenbaim vjershetori si ai bejtexhiu kombetari e shkepusi me gezuar goten e rakise sa mire se me zbertheve je i vetmi po dhe me kenaqe pi pi se eshte e mire per fosforine lanetia eh mor djale artistet ne shqiperi jane te deklasuar dhe dje dhe sot 200 vjet po varferia i deklason rilindasi gjen rast te pergezon dje jemte kuq ezi ju lumte djema ka nevoje kombi merak ka kombetari rilindasi gjitonetr e liq akoma me ligjin e luftes po ku vene xhanem skagje do kthehen prap te ne brodhen bote shqiptaret dhe sdruan emer greku dhe sot po emer e kombesi po vazhdon po koha do flase me mire se mua une i kam plotesuar detyrat familjare shoqerore e kombetare,,,, le te vdes ja kam kaluar zotit ne lumturi zoti ulej me mua e me fosforinen time e te tere laberise ne breza fosforina ndricoizotin kombin e me pas tere ata qe me te ne goje mbrojten e cliruan ndertuan e po lulezojne vatane ndjehet krenar me vleresimin qe kadare me ka bere kadare ta dini ju ,,ka natyre mitologjike eshte shkembi qe nxjer lumin, ai eshte shkembi ai eshte lumi ky eshte kadare kadare e rexhep qosen i krahasoj me sami frasherin ,,pse ata grinden,, po po me degjo thote z cipa aty eshte e vecanta ,, 2 male perballe shikojne njeri tjetrin nen vetull......krijojne eren dhe ja dergon malit perballe dhe mali perballe qe eshte me i mencur e paqesor derdh boren e shtron sofren e paqes po vazhdojme z cipa flet per lidhjet zakonet krushqite mistere pa mbarim cte degjosh zerin e tij kumbus e rakia mishi e leku hedhin hallin fosforina me beri te bredh boten meraqet e mia kosove ,cameri kombi ah shpirti im me celi trendafili ne shpirt por kam besim dhe te trendafili i camerisedo me mbije se e ndjej ,e njoh mire dhe politiken kombetare une tund djepin e kombit dhe aty ne vdekje do ta tund djepin e patriotizmit pena kenga shpirti im jane djepi flamuri me shtizen diligjon kombin me mera e premti lame shume pa thene me z lefter cipa rilindasi do te rikthehemi perseri ne udhet e kombit te kombetari cipapleks me te mire e te fisme, te jep djem e vajza kjo eshte ke-nga, “fosforina”, thote rilindasi Lefter Çipa. Po filloi kenga, “fosforina shqiptare” zbresin perendite poshte jugu eshte vend perendish. Rilindasi ka ne bibloteken e tij gjen tere kombin pa dallim dje dhe sot. 22 libra te botuar, 10 vellime te pabo-tuar, 47 mije kenge te pabotuara, 300 cope. Per kombin jane te gjitha, s’marr gje me vete, kjo lanete raki me ha koken, por me rinon. Eh, Himare, eh, Laberi, Kur e pyesim per djemte, Sandrin , Benin , thote: “Te gjithe me kane nderuar, por apostulli im eshte Naim “vjer-shetori si ai”, bejtexhiu, kombetari”. E shkepusim me gezuar goten e rakise. –Sa mire, se me zbertheve, je i vetmi, po dhe me kenaqe. Pi, pi se eshte e mire per “fosforine”, lanetia. Eh, mor’ djale, artistet ne Shqiperi jane te deklasuar dhe dje dhe sot 200 vjet. Po varferia i deklason rilindasit. Gjen rast te pergezoje djemte kuqezi. “Ju lumte, djema, ka nevoje ko-mbi”. Merak ka kombetari, rilindasi “gjitonet e ligj”. “Akoma me ligjin e luftes, po ku vene, xha-nem? S’ka gje, do kthehen prap te ne, brodhen boten shqi-ptaret dhe s’nderruan emer. Greku dhe sot po vazhdon, po koha do flase me mire se mua. Une i kam plotesuar detyrat familjare, shoqerore e kombetare... le te vdes, ia kam kaluar Zotit ne lumturi Zoti ulej me mua e me fosforinen time e te tere Laberise ne breza. Fosforina ndricoi Zotin, kombin e me pas tere ata qe me te ne goje mbrojten e cliruan ndertuan e po lulezojne vatane”. Ndjehet krenar me vleresimin qe Kadare me ka bere. Kadare, ta dini ju, ka natyre mitologjike, eshte shkembi qe nxjerr lumin, ai eshte shkembi, ai eshte lumi. Ky eshte Kadare. Kadare e Rexhep Qosen i krahasoj me Sami Frasherin. Pse ata grinden? Po, po, me degjo thote Lefter Çipa, aty eshte e veçan-ta. Dy male perballe shikojne njeri-tjetrin nen vetull, krijojne eren dhe ia dergon malit perba-lle e mali , qe eshte me i me-n-cur e paqsor, derdh boren e shtron sofren e paqes. Çipa flet pastaj per lidhjet, zakonet, kru-shqite, mistere pa mbarim. Ç’te degjosh zerin e tij kumbues e rakia, mishi e leku hedhin hall-in, “fosforina” me beri te bredh boten, meraqet e mia: Kosove, Çameri, kombi ah shpirti im me çeli trendafili ne shpirt, por kam besim dhe te trendafili i Çamerise do me mbije. Tund djepin e kombit e aty ne vdekje do ta tund djepin e patriotizmit. Pena, kenga, shpirti im jane djepi, fla-muri me shtizen dirigjon kombin. Th.Nika
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:53 pm | |
| Të gjitha partitë shqiptare Nga Ali PODRIMJA Gazeta “Rilindja Demokratike” E enjte, 9 nëntor 1995 Nacionalizëm nuk është të duash abetaren, gjuhën, historinë, shkrimtarin, mitet, perrrallat, atdheun tënd; nacionalizëm nuk është t’u këndosh prijësve të tu të gjallë ddhe të vdekur, të dëshmosh origjinën e lashtësisë tënde, të grithësh kujtesën e popullit, për ta mbajtur të zgjuar. Nacionalizëm është t’ia mohosh ekzistencën një populli, t’ia ngushtosh hapë-sirën jetësore, kulturore, t’ia përdhosësh gjuhën, historinë, shko-llën, t’ia rrënosh majat, vlerat, identitetin, krenarinë kombëtare, t’ia imponosh memorocidin, harresën. Nacionalizmi në faqen e dheut nuk sheh tjetër pas vetes, është një narcisoizëm me obstruksion të thellë negative. Në një mbrëmje letare në Mynih, kisha thënë edhe shumëçka tjetër rreth kësaj fatkeqësie njerëzore, e cila rrënon jo vetëm atë, që e ushqen dhe e ndal “tufën” nga qytetërimi, por edhe atë që i prek përreth… Në një qetësi olimpike, nën një çati bavareze, lexoja Memoaret e Hasan Prishtinës. Përpiqesha t’i gjeja fijet e këputura të fatit tragjik, shkaqet e dramës kombëtare, laj-hitjet, shkapërdredhjet e etnisë. Dredharake të përgjakura të vite-ve 1912 për të cilat mendonte të shkruante një liber tribuni ynë, i ka endur hamendjeve, dyshime-ve dhe burrërrisë, që nuk kish-te qene e paktë në një pyll ballka-nik. Rruga e Hasan Prishtinës mbeti rrugë tragjike. Ishte etikuar sharë dhe lavdëruar ngjashëm, siç veprohet në mjedisin tonë sot me shumë intelektualë e aktivistë. Harrojmë se lufta speciale kundër një populli bëhet kryesisht duke e përçarë atë e duke e pushtuar nga brenda. Sidoqoftë princa shqiptarë, kishte ecur një rrugë, të cilën e kishte mbyllur me vrasjen e tij nga dora e huaj. Brezat e mëvonshme e kuptuan dhelpëri-në, prandaj i dhane vend meritor atij që kishte larë me gjakun e vet rrugët e Selanikut, qytet ky i vilajetit të Janinës i mbyllur fort ky me kujtesen e burrave të mençëm të kombit. Brenda oborrit kosovar, Brenda këtij vilajeti të errët, siç e quajnë shumë historianë, Hasan Prishtina , kurrë nuk e shtroi, as nuk e pa çështjen shqiptare. Kërkesa e parë dhe e vetme e tij mbeti: Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqypnis. Kurrë nuk kish-te ëndrruar një Shqipëri xhuxhe prej 28 mijë kilometra katrore, as nuk mund ta merrte me mend, atdheun e vet ai e shihte të shtrirë në të katër vilajetet: të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës. Ideja e tij për etnikun nuk ishte një kërkesë e një romantiku të vonuar, apo utopi kombëtare formimi i shtetit nacional, me copëzimet trojeve shqiptare që nuk ia lini t’ua shohë fytyrën tamam apetitet e fqinjve. Pas ca vitesh më ra në dorë prapë Me-morandumi i 1986 i Akademisë serbe. Prapë e lexova. Qartë shi-hej projektimi i një Serbie të madhe, pa të tjerët, krijimi i shtetit nacional serb. Asnjë të keqe, pro anakronike, diçka iluzore, kundër-vënia “kundër rendit të ri bortëror” Keq me të gjithë” një budallëk që vetëm serbët dinë ta bëjnë”. Getoizmi i tyre shihej në horizont se melgalomania paralajmëronte tra-gjiken e tyre të mëvonshme. Rëndë ishin atakuar popujt, deri dje “vëllezër”. Kërkohet pasaçë-risht në Kosovë” një luftë totale” me të ashquajturin agresionin am-pofashist shqiptar”. Aq larg shkilet deri te kontrolli i shtimit natyral të shqiptarëve. Kokat e “mençura” serbe konkludonin se lufta speciale e irredentes kundër popullit “hyjnor” serb, bëhej me natalitet. Pra, atë duhet rënuar me çdo gjë.. Mirëpo, ç’ngjet me partitë tona këndej e andej Murit të arbërit? Asgjë, do të thoshte Remarku. E të valojë sa më lart bajraku i fisit do të shtonte mediokri ynë. Nuk mendoj se partitë shqiptare duhet të kenë memorandume dhe programe nacionaliste çfarë i kanë fqinjët, nacionalizmi është e zeza e vetvetes, nuk mësohet qyte-tërimi a evropianizmi, nuk troket në dyert tona të nxira, nuk jam as për krijimin e bibliotekave të urrejtjes ndaj të tjerëve, por çështja kombëtare nuk bën të zgjidhet në mënyrë parciale pa një organizim mbarëkombëtar. Ka nisur të thellohet harrimi i burrave tanë të devotshëm: kur çështja kombë-tare ishte në rrezik, harroheshin hasmëritë dhe bajraqet, oxhaqet dhe gjaqet. Prej tyre dilte populli i gjakosur, i uritur, i ndjekur, i sare.. në lëvizjen tonë ka përjashtime e nisiativa të mençura, por do të dëshiroja pjesa dermuese e anë-tarësisë në partitë tona të mos të lërë përshtypjen se në to kanë zënë vend vetëm për ndonjë turizëm politik, që vjen dhe erë e leverdisë personale. Po ashtu partitë nuk mund të shndërrohen në klinika për shërimin e komplekseve dhe egove. Egocentrizmi shpie tek tehu qejsimi, përçarjet dhe keqpërdorimi i lëvizjes gjithë-nacionale. Është mjeruese Kosova e gjakosur, e shkelur, e rrahur, e helmuar dhe e sakatosur ende të mos i bashkojë partitë shqiptare tej murit të Arbërit! Ç’duhet të ndodhë me Kosovën që të jeiu ynë i kthjellët se ajo që ndodhi vjen erë asimilim, kolonizim, tkurrje të atdheut. Kosova fatkeqësisht përdoret si xhoker, gjatë zgjedhjeve, e njollosjeve ndërmejt partive ose kur kërkohet të rrënohet një rend shoqëror. Trembëdhjetë parti u mblodhën në Tiranë për të nënshkruar një kumtesë të përbashkët kundër rikonolizimit të Kosovës me serbët tragjikë të krahinës. Dhe siç shkruan M. Baze në gazetën “BUJKU” për ironi të fatit ajo që nuk i bashkonte partitë në Shqipëri ishte Kosova. Dhe çudia e Zotit: Brozi peshonte më rëndë se Kosova martire. Shkrimtari i veprave madhore “Ali Pashë Tepelena” dhe “Skënderbeu”, zoti Sabri Godo ishte i vetmi, që ngriti zërin, e di shkrimtari i nderuar nuk shkilet, as atdheu nuk mbrohet duke mbajtur vetëm flamurin e fisit…por, Shqipëria, more zotëri, nuk ka vetëm një Sabri Godo. Ku janë gjithë ata shkrimtarë intelektualë, q ë nderohen dhe çmohen nga intelektualët e institucionet e Kosovës? Debatet e tyre të mos shndërrohen në tribuna nacionaliste, siç vepron Lidhja e Shkrimtarëve të Serbisë, por mendoj, se megjithatë, duhet mbrojtur dinjiteti kombëtar, guximi intelektual, nje-rëzorja, zëri I aresyes, lëvizja e rendit të ri botëror. As, në Promemorjen e 76 intelektualëve, nuk pashë emrat e atyre që më së shumti bëjnë zhurmë për do opcione fisnore në gazetat bulevardeske shqiptare. Kam përshtypjen se ne shqiptarët sillemi me veten thuajse jemi një popull më i madh se kinezët dhe se kemi shumë atdhe…., sa ai shtrihet deri te Oqeani Pacifik. Ne patjetër duhet të gjejmë drejtpeshimin kombëtar. Të bëhet kjo edhe për hir të qetësimit të fqinjve. Po qe se gjallërojmë prapë në këto pesë shtete, do të thotë se partitë tona kanë qenë të paafta, se organizimi ynë ka qenë zero. Ky është primitivizëm acinal që mund të krahasohet vetëm me getoizimin serb. Në fund të shekullit të XX nuk mund të kemi edhe një Toplice e Çamëri. Apo duhet të pajtohemi se nuk mudemi të gjallërojmë pa lak në qafë, pa robëri.. Në momentin e pikërihem; më mirë le të valojë bajraku i popullit, se i partive tona…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:53 pm | |
| Heshtja e intelektualëve Po heshtin intelektualët shqi-ptarë? Cili është dinjiteti dhe vetdija e tyre? Kush dreqin i ka shka-lafitur, hutuar, përdhunuar dhe po-shtëruar deri në ankthin e pamatë të pasigurisë, madje dhe të frikës, të depersonalizimit absurd? Ku ka shtegëtuar liria dhe forca arsyetuese e tyre? Kush i marrosi dhe i instrumentalizoi ata barbarisht dhe djallëzisht për të firmosur vetëm manifestet e servilizmit më të pashembëllt vetëm e vetëm për klanet intelektualfob? Shkencëtarët dhe akademikët ja-në kthyer në mjeranë. Kanë disa vjet që nuk kanë asnjë rëndësi dhe rol në shoqërinë e tramatizuar shqi-ptare. As botojnë dot. As gu-xojnë t’i kundërshtojnë mediokrit partiakë që janë në krye të institucioneve shkencore, pothuaj të vdekura. Shkrimtarët dhe artistët janë për-çarë. Vuajnë ekonomikisht, kanë humbur personalitetitn, masda-kro-hen nga sharjet delirante nëpër ga-zeta, merren nëpër këmbë nga disa “talente” nën mesataren, por me delire të pakufishme. Pranojmë t’i duartrokasin kata hi-çër, duke humbur respektin për veten dhe krijimtarinë e tyre të vër-tetë. U shkatërrua opinioni shkencor dhe artistik. Ka vetëm klane që për-mendin emra të caktuar, krejtësisht të dyshimtë, absolutisht të përkohshëm. Katastrofa e intelektualëve është sa materiale aq dhe shpirtë-rore. Është një imoralitet i rëndë këlthitës, vajtimtar. Ajme! Një komb me intelektualë të tillë është i humbur. Ky është një barbazëm i barazvlefshëm primitiv. Intelektualë? Vetëm dinjiteti, vetëm e vërteta është shpëtimi, ringjallja dhe ngritja nga humnera e rignatës së detyruar të kohës paradoksale, që po jetojmë!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:53 pm | |
| Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar Diplomacisë Botërore Nga Uresa F. Syla Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drej-tësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë? Peticioni ynë është gjithë përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar. Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot. Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë. Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:54 pm | |
| Dola në Pazar njëçikë... Gjirokastra gdhiet nen cicerimen e zogjve, bir-bilave e te atyre pak dyqanxhinjve qe hapin kafenete e Qafes se Pazarit. Jane Çoçolate, dy vellezerit profesore, qe heret presin me shume dashuri miq-te e sabahut. Eshte Aurel Kotoni, me lart, me ne qender Totoli, djali i Manalatit, nip bektashi e pastaj ne te dja-thte Sinua, fis gjirokastrit, me kulture e dashuri. Nje moshe pensioni te pret e te percjell me shume respekt e gjirokastritllek e vazhdojme ne te djathte te Qa-fes se Pazarit, me ate qe Xheku i thone, djali i Hekuran Xhekos. Edhe ky me kulture, tradite, por dhe me dy universitete. Maj-tas e djathtas dyqanet e artizanatit: Muedin guregdhe-ndesi, Makriu perballe, tradita e zones se Antigonese, riparuesi i televizoreve etj. Qendra e Pazarit, e ndare ne 5 rruge, gumezhin nga ustallaret qe ulen e presin pune te Shefki Karagjozi, te Kashahu, te Shemja, te Flamur permetari, te 2 kafenete e turizmit, tradita e vjeter e byrose se qytetit. Vazhdojme me kafenene-tra-dicionale “Rrapi”, atje ku nder vite mblidhet paria e te moshuarve, ku gjen vertete ato muhabete e histori qe dhe librat s’i thone dot. Vazhdojme me kafenene “Freskia”, e kohes se de-mokracise. Eshte ballkon i Gjirokastres. Ne se dikush te vjen, nderohesh te pish kafene, nga ku mund t’i tregosh 70 perqind te Gjirokastres e kjo rruge perms se ciles varesh per ne “11 Janari”. Jane dhe shume dyqane te tjere qe kompensojne nje metropol te vogel te 5 rruget ndahen: 1 per ne xhami, 2 per ne turizem te Çeçua, siç i thone, 3 per ne kala, 4 per ne “11 Janari” e 5 pesta 5 per ne obelisk ose kasapet e vjeter i thone kaderdhemet e pastruar lulet e potisura, fjala “si u gdhive” lindi, vdiq a u martua. Ketu e merr vesh cdo gje te mire a te keqe, si i thone, mer fjala dhene. Nga te moshuart jane shume, por Hader Topullin 78 vjeç, Tomor Kotrocin 93 vjec, vellezerit Çocoli 70 vjec e Bajo 70 vjec, vjen hekurkthyesi 69 vjec, po dhe Sherifi, qe zevendesoi qoftet e Cile Mukes, si dhe Hamza Ku-ka te Rrapi, ku ish tregu i gjese se gjalle ne kohe te Zogut. Gjen 23 berberanat: Sulua nga Dunavati, Afrimi nga Palortoja e nje njeri te urte e te vuajtur dajkua i Blecajve, gjen Artin, telofona-rregulluesin, Mirin, dyqanin e digitalit, gjen kancelarine e manalatasve Vre-njajt, gjen mengjesoren po te Vrenjaje, ve-llai tjeter. Gjen Ladin me takeme te vjetra tradicionale, bakere e te tjera. Eshte dhe byrektorja e Geni Kasapit, gjen Sedatin nga Dunavati, cigareshitesin, gjen dhe shitesin e floririt Zylalin, gjen furrerxhiun e vetem ne Pazar nga Manalati e keshtu ky qytet me rutinen e tij gjalleron pjeserisht, po me ate kapacitet cdo dite, po dhe me ata njerez cdo dite. “Ç’te bejme- thone gjiroklastritet- i zeme kafete me radhe, kemi tarafe, detyrime e cdo dite vemi nga nje here tek te gjithe, ne menyre qe te mos i ngelet qejfi, pa le qe ndodh qe kafene turke e ben te mire Çocole, ekspresin Shefki Totoli” e keshtu mblekset muhabeti. “Kur jane te tretat, te vemi, se hidherimi do njerez- thone-se gezi-min e ben dhe vetem”. Po keshtu dhe te punesuarit ne shtet eshte qarku, bashkia, gjykata e apelit disa Banka qe ope-rojne ne Pazar, “Rroba-qepsi Niko” e harruam, minoritari i urte. E keshtu Gjirokastra, ne se do dhe ke ndonje hall, patjeter do vish ne Pazar, se “o coc o gjesh, o coc o te gjeje”. Sabau me i mire- thone pleqte- me vone vlon rakia, fillon kenga, o-ra 11 mbushet pazari, ka-lojne gjimnazistet e “Asim Zenelit”. Ulu ne mes te pazarit, do gjeç ate qe kerkon, te da-shur, me shakate e tyre te gjendur. Ulesh e degjon tarafet, lidhjet e Gjirokastres, mistere te cuditshme ne tere krahinat e s’njohin dhe dibrani Rexhep Suti “jam gjirokastrit-thote- u rrita ketu (rritur dy shoke bash-ke...shih sa bukur...luanin shah. Dhe i thote njeri shokut - Shah-mat -Jo- i thote tjetri- s”jam shah - Po , po, shah-mat - u perserit disa here. Njerezit perreth thane u zune, por tjetri ja kthen: -Ç’ke, mor vella, 25 vjet u rritem bashke ne uzine. U puth e u perqafuan me te qeshura. Ketu vlen te rrish, te degjosh, te mesosh, se vertet Gjirokastra eshte citë mende. Nje vjershe e vjeter “Dola ne pazar nje cike/jo nje cike, por gjysem dite,/ nga sarajet hodha syte/ pash nje vashe, pash nje drite/ pash nje vashe, pash nje drit/ e ne gjokse varur stolite/ Tjeter: araj-maraj, Kokalaraj, trima xhaxhiajt, te mire kallaxhiajt e Dobajt, kenge, kenge evlemende, historine e gjirokastrine me bujtine mban shtepine. E keshtu s’mbaron thesari gjirokastrit, zien kasabaja. Dhame pak nga nje e perditshme e Gjirokastres se Ka-darese, Çabeit, Musunese e Dino Çiços. Nje e perditsh-me, gazete ne kohen e Zogut, shante qeverine dhe ne fund thosh: JAM GAZETA “PIF PAF”, DAL NE GJIROKASTER BRENDA, SE JAM ME KAPITALE TE RENDA. Ndaj dhe ne “Udhet e kombit” sollem nje grimce ose nje kokodashe me therrimet e nje dite pazari te Gjirokastres. Moj Gjirokastra me vule/ ç’e bere Shemo hajdune/ Ose Demo Lengo Dunavati, Brahim Sino Manalati, ose “ndrikull, ooo ndrikul ooo/ koha per te ikur oooo/ ndrikull ooo ndrikulll oo/ koha per ta mbyllur ooo/ Keshtu mbylleshin dasmat, keshtu dhe ne shkrimin, per t’u takuar me hollesisht me Pazarin e historise me kalane e aty nga lindi e me burrat me takeme e me fi-set e renda, qe dhe sot eshte qender e trurit, labrint qe te cudit, vetem ne Gjirokaster, ne se merr nje qershi nga shporta, te vijne dhjete vete, se keshtu jane te li-dhur mistershem, krushqite e miqesite te vjetrit e ruaj-ne shume. Kristo STOJA
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:54 pm | |
| Adem Demaçi: bashkimi i shqiptarëve Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, vlerëson se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të ndodhë në të ardhmen, në se Beogradi nuk ndryshon politikën ndaj Prishtinës. “Mund të ndodhë që shqiptarët edhe të bashko-hen, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë nëse Serbia do të jetë një pe-ngesë për afirmimin dhe njohjen e Kosovës. Pra, ba-shkimi kombëtar nuk mund të përjashtohet në të ardh-men. Nëse shqiptarët tregohen të organizuar, atëherë bashkimi kombëtar do të jetë realitet”, theksoi vep-rimtari Adem Demaçi. Përsa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Demaçi tha se ato po zhvi llohet pa vullnetin e koso-varëve. Sipas tij, dialogu i është imponuar Prishtinës nga Bashkimi Europian. “Ne s’kemi pas qarë pa bërë bisedime, sepse të njëjtat janë aranzhuar nga BE-ja dhe OKB-ja. Europianët, Serbisë i bëjnë lë-shime sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE, nga që Serbia është një faktorë më i rëndësishëm se sa Kosova”, deklaroi Adem Demaçi. Lidhur me tensionet ndëretnike në Maqedoni, Demaçi tha se ato nxiten nga disa struktura serbe të instaluara në institucionet e Maqedonisë, të cilët janë të interesuara të ruajnë armi-qësinë me shqiptarët. Demaçi këto komente i bëri në Shkup në një manifestim të organizuar me rastin e 30 vjetorit të protestave të studentore në Pri-shtinë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:54 pm | |
| Baba Haxhi Salia Prof. Asoc. Dr. Shyqyri Hysi vijon nga numri i ardhshëm Baba Haxhiu u vesh Baba në Kryegjyshatë, prej Krye-gjyshit, Shënjtë-risë së Tij Dede Reshat Bardhit, në 20.06.1994 dhe njëkohësisht u emërua gjysh i zonës së Gjirokastrës. Me veprimet e tij mis-tike, me shërbesat perfe-kte fetare, që ky shenjtor i bënte besimtarëve që fre-kuentonin Teqenë e Zallit, me mënyrën se si Babai e ka organizuar Teqenë, ka bërë që personaliteti i këtij kleriku t’i kaloie kufijte e trevës jugore dhe të besimit bektashian. Sinjfikative janë vizitat që bëjnë tek ky klerik besimtarët syni dhe ortodoksë. Një nënë nga Mursia e Sarandës u shpreh: “U-në nuk jam bektashiane, por këtu në këtë derë të shenjtë gjeta derman për vajzën, ndaj e dua hapur këtë derë sa herë të kem nevojë”. Me fondet modeste të Teqesë, me donacionet e besimtarëve të ndryshëm dhe me dhuratat e për-ditshme që hedhin në tyrbe besimtarët, Baba Ha-xhiu ka riparuar gjthë ambjentet e Teqesë së Zallit. Teqeja e Zallit ka tetë vjet që është kthyer në kantier ndërtimi. Aty nuk ka vënë dorë ndonjë inxhiner apo arkitekt, por çdo gjë është ideuar dhe projektu-ar prej arkitektit klerik Baba Haxhiut. Megjithëse bektashizmi nuk ka mundësinë e një financimi nga jashtë, për aresye se qendra e bektashinjëve kudo në botë është kryegjyshata e Tiranës, shteti shqiptar nuk ka dhënë as një kontri-but financiar, sado modest, për riparimin e Teqesë së Zallit, të cilën shteti e shfrytëzoi për disa vjet. Në ndërtimet që janë bërë në Teqenë e Zallit ë-shtë përdorur një material ndërtimi tradicional, guri, llaçi me gëlqere, druri dhe dërrasat e gurit, për të mbuluar çatite. Gjatë ndërtimit është ruajtur kompozicioni i elementëve klerikale dhe janë përshta-tur me gjithë kompleksin muzeal të qytetit të Gjirokastrës. Nga këto ndërtime të bien në sy portat me qemer dhe harqet me gur të gdhëndur, çardakët, çatitë me dërrasa guri dhe kalldrëmet e gurta. Sekretari i Kryegjyshatës e mbyll kështu inter-vistën me Baba Haxhiun: - Baba si i jeton këto vite? “ - Jetoj dhe respektoj të parët e mi, vëllezërine ti-me. Jetoj e respektoj besimtarët që vijnë në këtë prag urtësie, jetoj e respektoj shënjtërine e tij Krye-gjyshin botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhin”. Kur isha duke hedhur në kompju-ter materialet për Baba Haxhiun, më mori në telefon, bu-rri i Zylfisë, Lili: “shi-ko, fola me Turqinë, Babai e bëri operacionin, për katër o-rë, nga tetë që u planifikua. Më tha Medini është shumë mirë”. M’u kujtua ç’i ka thënë Baba She-rifi, në vitin 1993. “Ti, Baba Haxhi, do kalosh një siklet, po, po e hodhe do vesh 100 vjeç”. Uroja çdo ditë të vërtetohej profecia. Dhe Baba Haxhiu ta kalonte sikletin. Po kjo, fatkeqësisht, nuk ndodhi. Në datën 22.X.2003 në spitalin e Ankarase zemra e mistikut bektashian, Baba Haxhiut pushoi së rra-huri, por shpirti i tij fluturoi për në Pirevi. Në datën 24.X.2003, trupi i Baba Haxhiut u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit dhe në orën 19 e 20 mi-nuta mbriti në Teqenë e Zallit, në shtëpinë e shënj-torëve të mëdhenj të bektashizmit, përkrah Baba Asimit, Baba Aliut, Baba Selimit etj. Shenjtorët e pranuan me ëndje në botën e përjetshme dhe për të nderuar mistikun e fundit të Teqesë së Zallit që shkoi në Xhenet, si dhe punët e shkëlqyera që Ai bëri në këtë jetë, ata kishin “thirrur për ta pritur gjithë shënjtorët e mëdhenj bektashiane”. Siç na informoi një ëngjëll, “në ceremonine e pritjes ndo-dheshin gjithë misjonarët e Haxhi Bektashit, Sari Salltiku, Baba Resuli, Baba Shememiu i Krujës, Baba Nasibiu e Baba Abedini të Frashërit, Baba Abdullaj i Korçës, Baba Ahmeti i Koshtanit dhe Ba-ba Ahmeti i Turanit të Tepelenës. Biografinë në gjuhën e perëndive për Baba Haxhiun e lexoi Baba Ali Tomorri. Kryeshenjtëria e tij, vetë Haxhi Bektash Veliu, me fjalën e tij i shenjtëroi shpirtin dhe i akordoi Ba-ba Haxhiut gradën ALIFE, me motivacionin: “për punë të shkëlqyer në mbrojtjen, zhvillimin dhe konsolidimin e vlerave mistike të bektashizmit, në një kohë të trazuar në Shqipëri”. Myrshidi i tij Baba Sherifi, lexoi “telegramin” për besimtarët bekta-shiane në botën e dukshme dhe e mbyllte atë me sentencën “ i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:55 pm | |
| Disa veçori të së folmes të Lazaratit vijon nga numrin i ardhshëm Në të folmen e Laza-ratit pothuaj nuk shfa-qet dukuria e ruajtjes së zanores – ë, si pa-ra edhe pas theksit. Kjo dukuri shfaqet në Himarë e fshatrat e tjera si në të Labërisë e madje edhe në fjalët me theks parafundor e tejfundor, si gjarpër, të martënë, udhënë, djalinë, Maja e Çikësë etj. Edhe në Lazarat, ashtu si në Kurvelesh e Bregun e Po-shtëm, zanoret e gjata vihen re në rrokjet e hapura fundore, si: be, rrrufe, nome, hobe, vëri, si, dhi, etj. Kjo dukuri shfaqet edhe në foljet e vetës së dytë njëjës në urdhërore. Kjo, për shkak të shkrirjes së grupeve të zanore-ve - ae, oe, si: ngarko- ngar-koe, qëllo- qëlloe, shiko- shikoe, ha- hae, la- lae, vre- vrae, etj. Në këtë rast zanorja është më e tejzgjatur. Interes paraqet dukuria e di-sa foljeve njërrokëshe të të tre zgjedhimeve në vetën e dytë njëjës. Aty vihet re bjerrja e – j- së, së vetës së parë dhe e -h-së, karakteristike të kësaj forme foljore, duke dalë në togun - ie dhe ae. Zanorja në këtë rast nuk e mbart gjatësinë e vet si në shëmbujt e përmendur më sipër. Përkundrazi ajo shfaqet e prerë. Kështu dalin format fshij (fshie), grij (grie), rrah (rrie), vras ( vrie), ha (hae), pi (pie).. Ashtu si në shumë fshatra të Toskërisë Jugore dhe në të fol-men e Lazaratit nuk ruhen togj-et e bashkëtingëlloreve -mb, nd, ng, ngj, si: shkun (shkund), mase (mbase), mëne (mend-je), na (nga), konjill (kongjill), etj. E njëjtë është edhe dukuria e rënies së- n-së, në rastet: daj (ndaj), darje (ndarje), dava (ndava), dau (ndau). Në ndajfoljet - andej, këndej, vihet re asimilimi i grupit të vjetër - nt (më vonë -nd) në -n si : anej, këtej. Rotacizmi, si dukuri e vjetër parasllave, ka vepruar në gjithë Toskërinë Jugore, si ranë-rërë, bënë-bërë, gjalpër – gjarpër, etj. Por në të folmen e Lazaratit ende ruhet forma më e her-shme: gjjalpër, e paprekur nga rotacizmi. Por si në shumë treva të ju-gut edhe në të folmen e Laza-ratit, rotacizmi jo vetëm ka vep-ruar, por edhe prapavepruar gjuhësisht. Kështu veta e dytë e urdhërores së disa foljeve del në format: biri (bini), ziri(zini), fliri(flini), viri(vini), etj. Asimilimi i – n-së vihet re e-dhe në format e vetës së dytë shumës të urdhërores së disa foljeve del në format e vetës së dytë shumës të urdhërores, si: ngrihi (ngrihuni), brihi (brihuni), krihi (krihuni). Në fushën e morfologjisë përbëjnë interes trajtat e vjetra të së pakryerës në dëftoren shumës. Kështu, folja mbaj del në format unë maj, flij, ecij, qaj, veta e parë njëjës dhe: ne majim, flijim, ecim, qajim, lajim, etj. Përdorimi i – ç-së, në vend të –sh-së para bashkëtingëlloreve të shurdhëta është tjetër dukuri në këtë të folme, si çpoj, çpengoj, çkatërroj, çpejt,etj. Ende vihet re përdorimi i –ç-së në fund të përemrave vetorë njëjës në kallzore, si: muan, tyan, atian. Po kështu edhe zë-vendësimi I ndajfoljes – ku, pas pjesëzës treguese –ja, përbën rast të veçantë në të folmen e Toskërishtes jugore, si: ja tuk jam, ja tuk më ke, në vend të: ja ku jam, ja tuk më ke. Si në shumë fshatra të tjerë të trevës jugore, edhe në Laza-rat veta e tretë njëjës e foljes –dua, përdoret e ngurosur në formën e foljes pavetore - duhet si: do menduar, do thënë, do ruajtur, do qëlluar, etj. Këto dukuri gjuhësore e të thera përbëjnë për sot e për të ardhmen një fushë të pasur vë-zhgimesh, hulumtimesh, heti-mesh, gjuhësore e studimesh. E folmja e Lazaratit me veçoritë e saj përbën një material të pa-sur për studime të thelluara me karakter historik e përgjithë-sues. Glosari në formën e një fjalorthi që mendoj se do të botohet në numrat e ardhshëm të gazetës do të plotësojë më te-për tablonë e përgjithshme të së folmes së Lazaratit në veço-ritë e saj dalluese. Duke paraqitur veçoritë da-lluese të kësaj të folmeje natyrshëm do të dalin në pah edhe aferitë e saj më të spikatura me të folmet e trevave të tjera të Toskërisë Jugore. Kjo do të ndihmojë drejt-përdrejt edhe për të ndriçuar çështjet më thelbësore të histo-risë së komunitetit të Lazaratit. Beqir Mamo
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" Sat Jun 25, 2011 2:55 pm | |
| Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT” Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU Kryeredaktor: Thoma NIKA Gazetarë: Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastrës Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com www.bashkimikombetar Udhet e Kombit Marenglen Kociu Gjirokaster Telefon: 068 543 8888 Qendra e Pazarit, Gjirokastër, Albania Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" | |
| |
| | | | QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT" | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |