Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHET E KOMBIT" NR.12

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT"  NR.12 Empty
MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT" NR.12   "UDHET E KOMBIT"  NR.12 EmptyWed Dec 15, 2010 6:22 pm

Urojmë të gjithë shqiptarëT:
“Gëzuar Vitin e Ri 2011!”

Prona,
gjykatë,
drejtësi
Trekëndëshi i Vermudhës
Qeveria në punë,
Zoti në hall,
Shqiptarët të ndarë.
Shteti pas Zotit
Për demokracinë USA !

Politikës i ka ardhur koha e ndryshimit

Larg kontrollit të Partive mbi pushtetin, mbi institucionet e gjithçka, për t’ua kthyer atë qytetarë-ve. Vullneti i popullit diktohet dhe shpërdorohet mbi bazën e interesave politike dhe individuale, po ashtu dhe ekonomike, të klaneve që kërkojnë pa kufi. Bazat janë të pakontrollueshme. Por dita ka ardhur të themi të vërtetën edhe kur është e hidhur, mbas 20 vjetësh demokraci. Reformat duhen kudo, sidomos aty ku pengohet zhvillimi i demokracisë së vërtetë. Debatet t’i kemi në funksion të zhvillimit. Korrigjim zhvillim real, por jo show televiziv për të arritur shumë që, fundi të jetë vërtet mbi vlerat shqiptare.
Në fakt ndeshim politikën e maceve dhe të minjve: u-naza, piramida, përmbytjet, greva, kuti, zgjedhje, pronë, fyerje, gjyqe, drejtësi, intervista dhe plot të tjera; fundi nuk i dihet. E djathta me pengesa shumë dhe pas 20 vitesh. Lereni Bonapartin shqiptar të punojë. E lodhët! Ky është i pashtershmi Berisha. Mos u çuditni! I vetmi që di që me ju të ecë mbi pengesat e pashtershme tuajat. Rama, nxënës i dobët në politikë.
Zhvillimi ekonomik është kusht për afrimin e nivelit të jetës në barazpeshë me shtetet e tjera evropiane. Duhen mbështetur bizneset vendase, të mëdhenj e të ve-gjël, që të kenë mundësinë e investimeve dhe regjimet fiskale t’i favorizojnë ato, duke mos përjashtuar investi-met e huaja, që luajnë rol të madh në ekonominë tonë.
Këtu çdo qeveri ngec, nuk pi i jepet zgjidhje. Kaq e vështirë. Janë të prekshme dhe të dukshme. Disponohen dokumenta. Mungon dëshira. Kritikat e ndërkombtarëve vijnë pambarim. AKKKP kemi lënë një drejtor kë-tu, që komandon një shtet që ka tronditur Botën, miliona euro varen në dorë të tij. Nuk është mundësia e një zgjidhjeje ndërkombëtare e një komisioni me përfshirje të gjerë të te gjitha grupeve të interesit, ku një vërtetësi prone të jetë e padiskutueshme, e kontrollueshme e në fund Kryetari i Qeverisë të këtë akseset ligjore të padis-kutueshme për ta kthyer pronën te i zoti. Prona është shumë delikate. Sot atë mund ta zgjidhë një politikan, një drejtues, një njeri, që disponon një post në pushtet. Por populli i thjeshtë mban radhën dhe nuk arrin dot ta marre atë, kur jashtë ta bien hipotekën në shtëp. Dënimi më i madh që i jepet njeriut që transformon origjinën e pronës, mjafton vetëm me largimin nga kreu i pronave.
Kuptohet, kur transformimi shkon në miliona euro në qendrat urbane, bregdet etj. Në të njejtën kohë sot kemi raste pa dallim, kemi dhe rastin e kryetarit të opozitës njëheresh dhe kryetar bashkie, kërkon që në pronë ka pronar dhe godinë, ndërton dhe nuk pyet. Pronari 74-vjeçar me 25 vjet burg, vëllai i vdekur 30 vjet burg, ngelet dyerve të gjykatave. Ç’presin shumë e shumë shqiptare? shpresojnë për një ditë më të mirë për të gjithë.
Vendi ka nevojë për një liri dhe demokraci reale, ar-sim dhe shëndetësi, pronë e jo me greva boshe. Rinia sot është e përgatitur për afrimi i tyre në administratë ë-shtë i vështirë. Mbipolarizimi ka dëmtuar shumë vendin në këto vite.
Duhet zgjidhje, duhet mbështetje në vërtetësi, bën vlera reale kombëtare për të mbledhur kapacitetet intelektuale brenda dhe jashtë vendit. Kemi kapacitete, duhet të largohemi nga Katovica e Ramiz Alisë, sepse ndryshimi i politikës së mentalitetit në vend, shiki-mi larg në projekte dhe ide që fëmijët tanë, brezat që vijnë të gjenden të lirë dhe komodë në këtë vend. Rinia sot kërkon një arsim modern, larg problemeve, qetësi, drita, ujë dhe infrastrukturë, kërkon një media vizive dhe të shkruar, model, reale dhe kombëtare.
Me thirrje nga zëri i këtyre, që mund të quajmë po-pull, i atyre që dha-në, i atyre që s’morën, i atyre që vu-ajtën, brezat që presin shpresën shqiptare, i atyre familjeve, që duan jetën dhe Atdheun.
Urojmë një demokraci shqiptare. T’i bashkohemi, t’i vëmë të gjitha fuqitë njerëzore për një të vërtetë demokratike dhe sociale. Shqiptarë, intelektualë brenda dhe jashtë në diasporë, mos heshtni, se geni dhe gjaku juaj i bindur se ju dhemb dhe shqetësoheni. Kombi do punë me penë, e pastaj ndjejmë detyrë ndaj thërresim: “Ejani me ne, të ndryshojmë vendin e bekuar nga Zoti, njerëzit e bekuar të këtij vendi”.

LZHK: një alternativë ndryshe nga e djathta në pushtet


Flet Dashamir Shehi: Do kandidojmë edhe për Bashkinë e Tiranës

Zoti Shehi: Si përgatitet LZHK për zgjedhjet e ardhsh-me vendore?
- LZHK është duke u përgatitur seriozisht për konkurrim di-njitoz në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Deri në ç’nivele parashiko-ni të zbrisni kanidatët tuaj?
- Ajo që mund t’ju konfirmoj qysh tani është zbritja e kandidatëve tanë në tërë territorn shqiptar, për kryetarë komu-nash e bashkish. Nuk është sekret t’ju them se ne do të ke-mi kandidaturën tonë shumë të spikatur, ambicioze dhe konku-rruese deri edhe për Bashkinë e Tiranës.
Cila do të jetë alternative juaj fituese?
- Mjafton të nënvizoj që LZHK është një alternativë ndryshe nga e djathta që është sot në pushtet.
Çfarë mendoni për ecuri-në e procesit të nisur?
- Ky është një proces që do të vazhdojë dhe do të fuqizohet dukshëm pas shkurtit, kur besoj që do të kemi edhe Kodin e ri Zgjedhor.
Çfarë e dallon kursin poli-tik të LZHK?
- Filozofia e politikës sonë është të ruajmë fizionominë e një force të qendrës së djathtë, e pavarur nga pozita e sotme.

Bisedoi Thoma NIKA

“Gëzuar!”
për lëvizjen e lirë, pa viza, të
shqiptarëve në hapësirën Shengen.
Prej 15 dhjetorit 2010, shqiptarët prekin një
dimension deri tani vetëm të ëndërruar.
Kjo na bën të themi me zë më të fuqishëm se kurrë:
“Po, ne jemi europianë!”.
Ta gëzojmë, respektojmë dhe
ta përdorim pa e shpërdorurar këtë liri të merituar
e aspak të dhuruar.
“Gëzuar!”.

ARSIMI DJE DHE SOT

RESHAT VISHE: Mbajeni arsimin si çelësin e shtëpisë dhe të trurit

Një nga pinjollët e ar-simit në Gjirokastër, Mësuesi i Merituar, Reshat Vishnje, sot në pension, eshte i fokusuari i gazetës sonë. 22.5 vjet Inspe-ktor i DAR Gjirokastër, 12 vjet mësues; një njohës i mirë i arsimit në Gjirokastër.
Që nga vitet e luftës tregon se Gjirokastra nuk e ka shkë-putur etjen për dije dhe kur ishte luftë (LANAÇL). Njeriu i tarafit gjirokastrit ka shumë kujtime. Duhen netë dimri, por ne mundëm të marrim diçka prej këtij njeriu të arsimuar, kontribut dhënës e të palodh-ur.
Sot ai është i mallëngjyer për shumë shokë e shoqe të tij, që këtij qyteti i dhanë jetë, zemër, Gjirokastrës, Tempulli i Dijes.
“Nuk mund ta mendoj ku-rresesi të preket Tempulli i Ar-simit!... Eh, sa shokë, thotë, të më falin, por po kujtoj disa: Sokrat Kutra, Alqi Kavo, Tajar Kokalari, Eleni Qendro, Ferhat Këri, Fotaq Kekezi, Idajet She-hu, Nezaqet Skënduli e shumë e shumë të tjerë. Ju kërkoj ndjesë, por kujtesa ime është e lodhur. Jeta bën të vetën. Megjithatë, ne bëmë një punë jashtëzakonisht të madhe me for-mat dhe mënyrat më demokratike të të mësuarit. Më kujtohen vitet ’52-‘53. Kam pa-sur fatin që të punoj me Aleko Panon, Mësuesin e Merituar, me të cilin kam punuar një kohë të gjatë. Ishte periudha më mbresëlënëse e arsimimit tim. Koincidencë sot, djali i tij, zoti Arjan Pano, është drejtor i DAR. Kjo është meritë, rrjedhojë e një familje, ku i ati i tij ka dhënë shumë në arsimimin dhe kulturën e këtij qyteti.
Ne të vjetrit, si quhemi sot, - vazhdon rrefimin Reshat Vi-shnje - njohim mirë brendinë, përmbajtjen e punës mësimore - edukative, metodat dhe format, që përdoren për arsimin dhe edukimin e nxënë-sve. Sot e ndiejmë shumë lu-hatjen e vlerave mësimore. Por prapë na vjen dhe mirë, kur shohim se niveli kulturor dhe intelektual i fëmijëve që ndjekin shkollat e të gjitha kategorive, është shumë më i mirë dhe, më se e vërtetë, më lart se dje. Ka ecur përpara jeta. Komunikimi sot është më i lirë, më i çiltër, pa ndrydhje, pa paragjykime. Na vjen mirë që Qarku i Gjirokastrës ka a-rritur nivele universitare. Por unë uroj që stafi i tij të justifikojë veten. Këtu ka dhe vërejtje! Por ato janë në të mirë të mobilizimit të arsimit, ndaj të mos t’ju vijë keq dhe unë vetë kam marrë dy vërejtje para Këshillit Pedagogjik. Më bënë mirë. M’u kujtua Vangjel Ko-staqi, i cili la gjurmë në formi-min tim si mësues.
E pyesim zotin Vishe, se mos i mbetet ndonjë gjë merak.
- Po, po kam dhe diçka. Agim Shehu, Sotir Vardhami e gjithë shokët dhe shoqet e mia dhe brezi i ri që e quaj unë, të cilët vinë gjithnjë pas nesh ja-në shumë, por duke qenë në këtë moshë pak do të kujtoj: Lavdëri e Latif Çoçoli, Muzafer Asllani, Muzafer Karagjozi, Ta-sim Gjokutaj, Tajar Kokalari, Taxhedin Sako. Tonia Hido, Y-zeir Poshi e Hënë e Hedo Har-shova, Qepsere Selimi.
Më vjen ndërmend gjenera-ta e mësuesve të harruar. Po, ne jemi gjithmonë pranë, të gjallë ose të larguar nga jeta. Por puna, zëri dhe veprat, që lanë do të thotë se arsimi mban kombin, historinë dhe është gjithmonë çelës i shtë-pisë dhe i trurit. Ndaj ne ju the-mi: “Të mbajnë lart vlerat, që janë arritur dhe t’i shpien më përpara”.
Kjo është detyrë dhe kusht, sepse sot është ndryshe. Janë kushtet shumë e shumë më të mira dhe se demokracia duhet ta vlerësojë më shumë arsimin e sidomos po flas për Gjiro-kastrën, këtëTempull të madh të Dijes.
Ne e falenderojmë zotin Vi-she dhe gjithë armatën e më-suesve të nderuar e të “harru-ar” të Qarkut tonë.
Dhe një pyetje për mbyllje: “Ç’do t’i thoje sot djalit të Aleko Panos?
Dhe mësues Reshati për-gjigjet:
“Jo vetëm në emrin tim, por në emrin e gjithë atyre, që ka-në punuar sinqerisht shumë, të kësaj armate të harruar, do t’i kërkoj të mbajë lart vlerat e arritura, e përsëris dhe t’i shpjere përpara.
E ka për detyrë, sepse ku-shtet janë ndryshe e shumë më të mira.
Politika duhet të jetë larg arsimit. Vendi dhe Kombi kër-kojnë njerëz të ditur, të lexu-ar”.

Sabri Kallajxhi, patrioti

që rrezikoi për shqipen

Nga Pranvera Karagjozi,
Mësuese pensioniste, Gjirokastër

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, midis shumë patriotëve të tjerë të Gji-rokastrës, ka qenë dhe zoti Sabri Kallajxhi. Lindi në Gjiro-kastër në vitin 1859. Mësimet e fillores dhe të qytetëses i mori në vendlindjen e tij, ndërsa në Sta-mboll mbaroi shkollën “Sulltanie” me sukses të plotë në vitin 1880.
Që në moshë të vogël dallohej për zgjuarsi dhe ndjenja të larta patriotike. Duke qenë student në Stamboll, shpesh herë largohej nga shkolla për të marrë pjesë në “Shoqërinë e të shtypurit të librave shqipe të Stambollit”, tek e cila, fillimisht, ishte anëtar i saj dhe pa-staj u zgjodh sekretar. Bashkëpu-nonte veçanërisht me kryetarin e Shoqërisë, Sami Frashërin. Megji-thatë, vazhdimisht kërcënohej nga qeveria turke e nga drejtoria e shkollës. Sabriu nuk e ndërpreu kurrë punën, por me zell të madh ndihmonte për shtypjen e librave shqip dhe zhvillonte një propaga-ndë të gjerë për të rrënjosur në zemrat e shqiptarëve dashurinë për Atdhenë, dashurinë për Gju-hën Shqipe. Duke vënë dhe jetën në rrezik, i vendosur dhe me gu-xim, ai shpërndante abetaret në shqiptarët e mërguar. U fliste me pasion për të mësuar me zell gju-hën amtare dhe kurrë të mos mo-honin kombësinë e tyre.
Pasi mbaroi studimet e larta në Stamboll, hyri nëpunës në policinë e Stambollit. Duke përfituar nga detyra që i kishte ngarkuar qeveria turke, i solli Shoqërisë shqiptare shërbime të mëdha, duke e mbroj-tur këtë nga rreziqet, që i kanose-shin herë pas herë. Por ndjekjet e autoriteteve turke, presioni dhe shantazhi, që ushtrohej mbi të, e detyruan të braktiste postin e nëpunësit dhe të shkojë fshehura-zi në Gjirokastër. Me vete tërhoqi 100 copë abetare shqip dhe doku-mente të tjera për t’i përdorur në vendlindjen e tij. Këtu i ndizet edhe më tepër dashuria për Atdhe dhe urrejtja për pushtuesit turq, të cilët i kishin mohuar të drejtat më ele-mentare të kombit shqiptar.
Prandaj kudo që vinte, cilido, që takonte i shpërndante abetaret shqipe për t’u mësuar bashkatdhe-tarëve të tij gjuhën e ëmbël shqi-pe. Në të njëjtën kohë, Sabriu u mësoi shkrim dhe këndim gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe të afërmëve të tij. Edhe bashkë-shortja e tij, fshehurazi nga e vjeh-rra, mësonte me kënaqësi vjershat e Naim Frashërit, Andon Zako Ça-jupit dhe shkrimtarëve të tjerë të Rilindjes; mbyllej në dhomë dhe, krahas punëve të shtëpisë, i mëso-nte ato me zë të lartë. Madje, një ditë, vjehra i tha Sabriut se nusja e tij diçka kishte pësuar, se mbyllej në dhomë e diçka fliste e murmu-riste me veten e vet… Me kënaqë-si të madhe mësonte nxënësit e zellshëm, si: Çerçiz Topullin, Idriz Gurin, Hamza Çiçon, Shemsho Hajron e tjerë.
Ja si i fillon kujtimet e tij patrioti Shemsho Hajro në librin “Mbi lëvi-zjen patriotike”: “Një ditë maji në vitin 1888, kur po këndonim labë-risht në të përpjetën e kalasë së Gjirokastrës, takuam një burrë me shtat mesatar, të shëndoshë, me flokë e mustaqe të thinjura, i cili na tha: “Shumë bukur këndoni, o dje-ma! Ju lumtë! Por pa më dëgjoni dhe mua pakëz”. Filloi të na rrë-fente një vajtim për Shefki Kallaj-xhinë e pastaj na lëçiti disa vjersha të tjera… Na pyeti nëse dinim të shkruanim e të lexonim shqip. Kur i thamë se nuk dimë, por kemi dëshirë të mësojmë, na porositi të shkojmë te Sabri Kallajxhiu e t’i thonim se na kishte dërguar Koto Hoxhi, për të na dhënë abetare dhe ndonjë libër tjetër shqip.
Sabriu vazhdon bashkëpunimin me patriotë të shquar si: Çerçiz Topullin, Jani Vreton, Koto Hoxhin, vëllezërit Frashëri. Shtëpia e tij shpesh bëhet çerdhe e mbledhje-ve të fshehta. Disa herë këto mble-dhje bëheshin në Teqenë e kodrës së Shtufit, me pretekstin se ishin muhibë, për të mos u ekspozuar para agjentëve turq. Si pasojë e veprimtarisë patriotike, burgoset për një farë kohe të gjatë në Sara-ndë, ku u kap me libra abetare shqip. Pas shumë e shumë mu-ndimesh lirohet nga burgu dhe kthehet në Gjirokastër, ku vazhdon përsëri përpjekjet për gjuhën shqi-pe e për Shqipërinë.
Si mbeti shumë kohë pa punë, me ndihmën e shokëve u emërua anëtar i Gjykatës, por pa e ndër-prerë për asnjë çast punën e tij fisnike për mësimin egjuhës shqi-pe. Shpesh librat dhe abetaret i dërgonte në shtëpinë e Thoma Pa-papanos, prej nga përcilleshin me persona të besuar në Qestorat, ku strehohej Koto Hoxhi. Ky i fundit në shtëpinë e Sabriut kishte lënë një valixhe me libra shqip dhe se-nde personale. Pas atentatit që iu bë Koto Hoxhit, porositi Sabriun që, librat dhe sendet e tij t’i dorë-zoheshin vetëm mbesës së tij, Zo-gullës, e cila qe martuar me një mjek nga Lunxhëria.
Pasi qëndroi gjashtë muaj në Gjirokastër, me kërkesën e Sami Frashërit, kthehet përsëri në Sta-mboll, ku i besohet detyra e më-parshme si sekretar i “Shoqërisë së shkronjave shqip”. Edhe këtu nuk qëndroi shumë kohë, sepse fi-lluan përsëri përndjekjet e patrio-tëve shqiptarë. Gjithashtu Patriar-kana dhe konsullata greke nuk e shikonin me sy të mirë. Kërcëni-met që i bëheshin herë pas herë e detyruan Sabriun që, së bashku me shokët e tij të shpërndajnë fshehtasi nëpër miq të besuar të gjitha dokumentet shqip. Si rrje-dhojë, kur u kontrollua zyra e sho-qatës nga policët e oborrit pera-ndorak të Turqisë, nuk u gjend as-një dokumnet që të fajësonte patri-otët shqiptarë. Në këto kushte, de-tyrohet të rikthehet përsëri në Gji-rokastër, ku vazhdon detyrën e mëparshme.
Në vitin 1895 autoritet turke për ta shkëputur nga lëvizja patriotike e transferojnë në Himarë me dety-rën e Kryesekretarit të gjykatës. I kallëzuar nga spiunët, si njeri i dy-shimtë, i bastiset shtëpia, ku ba-nonte, i gjendet korrespodenca me patriotët e tjerë, si dhe mjaft do-kumente në gjuhën shqipe. Për këtë arsye i hidhen përsëri prangat dhe dënohet me burgim 10 vjet, si njeri politik që i kundërvihej pera-ndorisë otomane.
Me ndërhyrjen e miqve u lirua para kohe, por iu mohua e drejta për t’u emëruar nëpunës. Mbeti kështu pa punë (tre vjet) në gje-ndje të rëndë ekonomike, por, plot shpresë e besim vazhdonte punën për idealin e tij të shenjtë.
Në vitin 1898 shkon Stamboll, ku merr pjesë në një konkurs, që organizoi Ministria e Drejtësisë dhe fitoi vendin e parë. Me këtë dëshmi iu krijua mundësia të e-mërohej nëpunës si pyetës (hetu-es) në Meçovë, prej nga më 1900 tranferohet në Skrapar e në Lu-shnjë, ku mbeti në të njëjtën de-tyrë gjer në vitin 1908. Këtu gjeti mbështetjen e Muço Çullit, Gani Butkës etj. Gjatë kohës që ishte në Skrapar zgjidhet anëtar i Komitetit shqiptar të Skraparit. Anëtarët e këtij komiteti ishin shumë të nde-ruar dhe të respektuar, që gëzonin simpatinë dhe mbështetjen e po-pullit. Në atë kohë Sabri Kallajxhiu shkruante midis të tjerave: “U ndez një zjarr që digjte dhe hapte rrugën për kryengritje”. Disa bashkëpunë-torë të hordhive turke nuk e shi-ko-nin me sy të mirë punën e tij, pra-ndaj ndërmjetësuan për ta inter-nuar familjarisht në fshatin Vërzhe-zhë. Nuk u mjaftuan me kaq, por disa kriminelë të paguar u orvatën ta zhduknin fizikisht, duke shkuar natën të armatosur rreth shtëpisë, ku ai banonte. Por zhurma e qen-ve, zgjoi njerëzit e shtëpisë dhe fqinjët, të cilët, nga respekti dhe nderimi që kishin për të, qëlluan me pushkë kundër kriminelëve, gjersa u larguan. Dashuria e zjarr-të që kishte për gjuhën shqipe, shprehet edhe në përgjigjen e dër-guar një shoku në Gjirokastër, i cili i kishte dërguar një lëtër të shkruar turqisht:
Letrën tënde e këndova,
Ishte e shkruar turqisht,
Asnjë fjalë s’kuptova,
Tjatër herë shkruaj shqip!
Në pragun e 28 Nëntorit 1912, Sabriu ikën nga Skrapari për t’u gjendur në Vlorë, në çastin e ngri-tjes së flamurit. Atje u aktivizua për punë parapergatitore në organizi-min e kësaj dite të shënuar. Që-ndroi disa ditë në Vlorë, ku u njoh për herë të parë me Ismail Qe-ma-lin. Ky, duke vlerësuar meritat e Sabriut, e emëroi si hetues në Du-rrës. Në qershor të vitit 1913 u kthye në vendlindjen e tij Gjiro-ka-stër, ku filloi detyrën si mësues i gjuhës shqipe. Në kohën e oku-pi-mit italian shërbeu si mësues në shkollën fillore të lagjes Pazar i Vjetër, ku kishte dhe shtëpinë. Pa-staj në shkollën mashkullore të la-gjes Varrosh e më vonë në shko-llën femërore të së njëjtës lagje, ku shërbeu si drejtor, gjer në vitin 1924. Për arsye të moshës së ka-luar dhe të keqësimit të shëndetit, largohet nga detyra e mësuesit në moshën 65 vjeçare. Qeveria e Fan Nolit e vlerësoi si patriot dhe më-sues të gjiuhës shqipe, i caktoi një pension pleqërie, të cilin e gëzoi vetëm katër vjet, gjer në vitin 1928, kur pensioni iu ndërpre nga qeve-ria e Zogut. Nuk kaloi shumë kohë, kur më 7 shkurt 1929 vdiq i pez-matuar, se nuk e la Shqipërinë, a-shtu siç e ëndërronte. Miqtë dhe shokët e tij e përcollën me nderime në banesën e fundit. Gazeta “Dri-ta”, e marsit të vitit 1929, nxorri në pah vlerat dhe përpjekjet për për-hapjen e gjuhës shqipe.

Pranvera Karagjozi,
Mësuese pensioniste
Një ëndërr
e realizuar


Kjo duhet studi-uar. Kur i me-nçuri të kup-tojë do të bë-het një ripërtypës ose dë-shirëhumbur e një ëndë-rrimtar humbur, ëndërrim-tar froni, do t’i duket i lehtë drejtimi me këta, që sot i njihni, por të të që-ndrojë te Meta e të tjerë, të dukshëm dhe të padu-kshëm.
Meta më kujton Nolin, se Noli i ka ndarë shqip-tarët në treva. Kanë kaluar rreth 70-80 vjet dhe psi-kologjia e tij e ndarjen në treva ekziston.

Hall i madh me skrapar-llinjtë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy-tre ministra le të rri-në,
se na duhen dhe pa tru.

Origjina është pikëpa-mja, ku Napolon Berisha qëndron shumë lart sot. Rrugën e konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, hyrja në NATO, lëvizja e lirë në Evropë, një vlerë-sim i njëzetë viteve të shkuara, ne këtu do të je-mi.
Ne dhe historia do të bëjnë me kohën dhe pu-nën e vet.
Gabime ka, por pa to nuk bëhet dhe nuk ku-ptohet kush është zgjidhja dhe avokati më i mirë në botë.
Ky është Berisha i so-tëm, me të mirat dhe të këqijat e tij...

Thënie e madhe bektashiane:



“Më i pazoti i të gjithë njerëzve është ai që nuk mund të gjejë njerëz të sinqertë gjatë jetës së tij. Por më i pazotë akoma është ai që e gjen një mik të tillë dhe pastaj ai e humbet”

HISTORIA NË ARKIVË
Pinjollët e gjallë: Vilson Topulli

Një takim rastësor kemi mundur te bejme me njeriun më të afërt të familjes së Topullarajve, kuptohet nga brezi i vjetër, qe ndodhet në Tiranë. Një grup intelektualësh po e dëgjonin me vëmendje. Rastësia e solli që korrespodenti ynë Al-ban Gjirokastra të prezantohej me të. Takimi qe shume i thjeshtë, por edhe Vilsoni një burrë i thjeshtë, shtalartë, me shumë rrudha të bukura në ballin e tij, vite që trego-nin fisnikëri dhe krenari.
Vilson Topulli, i datëlindjes 28 nëntor 1935, fjalëpak dhe me mall. Ai dëshiron të tregojë për ne:
Prej 20 vjetesh jeton në Kanada dhe sa here vjen ketu, thote se gjen një Shqipëri të ndryshuar. Gëzohet, çmallet dhe shpreson të rikthehet për të jetuar këtu. E merr malli për çdo pëllëmbë mali e toke, Gjirokastër e Dunavat, Manalat, Gjirokastra me Karagjozatë, Topulla-raj, Çiço e tjerë. Por edhe për shokë të tjerë ng Lazarati, nga Alikajt dhe nga Bocajt. Tregon se është takuar me Abaz Kupin, Bahri Omarin.
“I kam shërbyer…Kam qenë i vogël. Vajtën vite, por më kujtohet Jonuz Bocaj. Kam qenë çoban me dhi me të. Jonuzi s’kishte djem. Kishte vajza. Na jepte çdo gjë Nanaja, gruaja e Jonuz Bocit. E thërrisnin Dado. Na bënte byreqe, lakrorë, musaka. Oh , ç’të haje!.
E ç’të kujtoj më. Ishim të vegjel në Sarandë, loznim në shtëpinë që kemi atje. Shkonim dhe në Ksamil, në çifliqet tona. Ditët e fëmijërisë i kalonim bashkë me djem-të e xhaxhallarëve: Halitin, Myfitin, Karamanin dhe Bar-dho Topullin. Bëheshin 10 fëmijë. Te Pellgaqet, që rrinim, rrinim dhe në shtëpinë e Kordhocës, se babai ish-te në Itali, i dënuar nga Zogu, njëqind e një vjet. Po bvri gjashtë dhe me 1934 doli nga burgu. Shokët e mi të fë-minisë: Skënder Shtino, Baftjar Dobi, Lufti Sino e të tjerë. Omeri Nishani ma shpëtoi babanë, Presidenti i parë i Shqipërisë! Gjirokastra e penës dhe e pushkës, na pyet për rrugët, lagjet, çezmat dhe sokaqet.
“Kam shumë mall, thotë, dhe ne jemi Karagjozatë. Por një njeriu ynë luftoi shumë me top dhe na mbeti mbiemri “Topulli”. Me origjinë jemi nga Suli. Oh, sa shokë fëminie!
Na pyet : ‘”Rron filani, rron filani?”
Tarafet dhe fiset e Gjirokastrës është vështirë t’i zbu-losh. Janë të lidhura si qershitë. Kur merr një, merr dhje-të. Misioni i kryer i tij familjar. Fëmijët e tij të diplomuar jashtë shtetit, por brengat e rikthejnë në origjinë, pronat, malli, dëshirat, rinia e shkuar e tij.
Jetën e tretë të tij shpreson ta kalojë në vendin e tij. Shpresojmë të na thotë dçka dhe ai thotë: “E vlerësoj ec-jen përpara të vendit. Ndryshimet kanë arritur nota evro-piane”.
Vlerëson, pa dallim ata që luftuan me pushkë dhe penë. Gjithë ata atdhetarë e të persekutuar e tjerë, arsimtarë…
Demokracine e sotme e të brishtë mund ta bëjë ve-tëm një ekonomist. E mbështet atë. Po likujdon pronën, se boll vuajtën shqiptarët. Është i kënaqur me vështirë-sinë e lire që arritën. Është i kënaqur me qenien e Shqi-përisë në NATO.
“Tashti fillon koha që t’i tregojmë botës Evropës, kul-turën, trimërinë dhe fisnikërinë, historinë dhe demokra-cinë, që sot kemi arritur, dallimin sot dhe dje, qëllimi i arritur… Por duhet punë, bashkim kombëtar dhe vetëm kështu vlen mirësia për çdo shqiptar në shtëpi. Më shu-më informacion na dhuron librin kujtime nga Bajo To-pulli,vëllim i parë .
Një botë dhe histori e madhe. Do të gjeni shumë të vërteta dhe shumë gjera të pathëna. Vitet e mërgimit tim më zgjuan shumë mall. Eh, sa qeveri janë ndërruar qysh atëherë dhe të tërheq të jesh i vëmendshëm !”
Flet me emocion. Të bisedosh me të, nuk del dot nga tradita, historia, regjimet, sistemet, hallet dhe problemet e kaluara në misteret e rrudhave të tilla në ballë. Por edhe sytë e tij të bindin; zëri i tij është optimist. Është për vendin, flet për Shtëpinë e Topullaraj, shtëpinë e Çerçizit, si i thonë. Por shprehimisht thote se ndihet i vle-rësuar, i respektuar nga drejtuesit e qeverisë së sotme. Gjithmonë u thotë fëmijve: “Kthehuni dhe kontribuoni këtu, në vendin tuaj...Diplomat tuaja vlejnë shumë këtu. Të jenë aktivë në jetën e vendit. E përmallon Gjirokastra, i zgjon lidhjet e fisit dhe të gjakut. Saranda i kujton fëmij-ërinë dhe Tirana shkollën dhe Universitein...
“Gjirokastra është ëndrra ime. Aty gjej veten. Isha i vogël. Kujtoj kushërinjtë e nënës sime: Dine Loloçin, anenë Loloçi, Koçiajt dhe Gabajt, Kukaj dhe të tjerë”.
Nuk flet dot mallëngjehet.
Fatkeqësi, që nuk e zgjatëm dot intervistën, por shpresojmë që, pas kthimit nga Kanadaja, të flasim më shumë me këtë njeri të madh.


Gjirokastra e penës

Gazeta “Udhët e Ko-mbit” në Gjirokastër u ndal në Drejtorinë Rajonale të Arsimit (DAR) e Gjirokastrës me një fy-tyrë të re, tashmë me ndry-shime rrënjësore stafi, po dhe gjerësisht.
Në bisedë me Drejtorin e DAR, zotin Arjan Pano, me-suam se po punohet për zbati-min e udhëzimve të Ministrit, zotit Myqerem Tafaj dhe të Kryeministrit, personalisht për Gjirokastrën.
Drejtori i sotëm, djali i profe-sorit Aleko Pano, i angazhuar dhe i pasionuar tregon: “ Gjiro-kastra është e vogël. Tarafet bëjnë punën e vet, por ndryshi-met për një cilësi të mirë arsi-more, për një nivel më të lartë në arsim, në qark, po vazhdoj-në. Jemi drejt një rruge pa kthim mbivlere, mbi zbatimin e udhëzimeve të MASH, por gje-ndemi dhe pranë faktit se kemi ende shumë punë për të bërë. Ngarkesa vjen nga vitet e shku-ara, e cila ka bërë që të kemi probleme, por sot funksionojnë mbi vlerën, mbi profesionistin dhe mbi resepektimin e çdo te drejte, që nga fëmija e kopshtit e deri tek nxënësi parauniver-sitar.
Është privilegj të punosh në DAR, por, në të njëjtën kohë, puna të bën që, siç shihni, jemi në një lëvizje të gjerë në qar-kun tonë. Arsimi po konsolido-het, po zgjidhen problemet e mbartura. Tashmë problemet me shoqatat nuk ekzistojnë më. Specialistëve te fushave po ju gjendet vendi i tyre. Angazhimi dhe vlerësimi maksimal i Drej-torisë sonë ka bërë që të jemi në një nivel të kënaqshëm. Pro-blemet që kemi me kopshtet, me shkollat e me dimrin që po vjen, po luftojmë që t’i kalojmë sa më mirë, përgatitjet për ngrohjet dimërore”.
Takuam aty dhe zotin Adil dhe mësuam se detyrat ishin të mëdha të vështira, por të gjitha të mundshme. Të dy titullarët, djem të rinj, me vullnetin e tyre, kërkojnë t’i japin një fytyrë të re arsimit në qarkun tonë. Me pasion dhe dëshirë na premtoj-në se puna e tyre do të jetë e një cilësie dhe e një niveli të lartë.
Na ftojnë që më konkretisht të lidhemi përsëri ne si “UDHËT E KOMBIT”. Ndienin për detyrë zgjimin e vlerave të kuadrove të arsimit të dalë në pension dhe ne u kërkuam që zgjimi i tyre dhe një bashkëpu-nim me ta do të kishte një fryt-dhënie më të mirë në arsimin e Qarkut Gji-rokastër.
Urime dhe suksese! Kësaj radhe në DAR. Perkushtimi ynë ka të bëjë gjithmonë me të ar-dhmen më të mirë të fëmijëve të qarkut tonë.

Intervistoi: Alban Gjirokastra

Lufta e bandave në faqet e një libri

Pasi ke lexuar “Krimi dhe antikrimi” të Bujar Hoxhës

“E rëndë-sishme nuk është të kesh kaq shumë ide.
E rëndë-sishme ë-shtë të vësh në jetë njërën prej tyre”.

UGO BERNASKO


Te Bujar Sh. Hoxha, në librin e tij “Krimi dhe Antikrimi” gjej-më eksperiencën më të mirë shqiptare në luftën ku-ndër bandave dhe krimit në Shqipëri.
Vendosja e një korelacioni me të drejtë ndërmjet proble-meve të ngritura dhe zgjimi i ty-re, ka rëndësi thelbësore për një trajtim të plotë, objektiv sot e në të ardhmën nga shkollat dhe Universitetet e profilizuar.
Ky është Bujar Hoxha, njeriu që lindi në Kavajë më 08.04. 1955. Në vitin 1978 diplomohet në Shkollën e MPB; më pas përfundon Fakultetin e Drejtë-sisë dhe mban titullin Avokat. Drejtues dhe titullar në shumë rrethe të vendit. Aktualisht Shef Sektori në Drejtorinë e Krime-ve të Rënda.
Studimet e shkrimet e tij ja-në një shkollë që bota sot e vle-rëson për parandalimin e krimit dhe paralizimin e bandave. Shkrimet e tij kanë një harmoni brenda një shekulli në vend, Ballkan, Evropë dhe më gjerë. Mbart një eksperiencë të pazë-vendësueshme kombëtare dhe ndërkombëtare, që pa dyshim kërkon studim të thellë.
Këtu ngrihet lart puna e pa-lodhshme, vështirësitë, proble-met, përgatitja për parandalimin e krimeve dhe paralizimin e ba-ndave...Është tepër serioz zba-timi me rigorozitet i ligjit.
Sot bota kërkon të ngrerë një industri për parandalimin e krimit me njerëz të specializuar. Jeta e punonjësit të policisë ë-shtë e shtrenjtë, ndaj ne shpre-him vlerësim për punën e këty-re njerëzve të palodhur, për rrit-jen e demokracisë e lirisë së njeriut, nga dita e lindjes e deri tek ajo e ikjes nga kjo botë.
Këtu fillon dhe mbaron pu-na, kultura, dashuria e ligji te punonjësi i Policisë së Shtetit Shqiptar dhe më gjerë...
Qeveria shqiptare, sot krye-ministri i saj Prof. Dr. Sali Beri-sha është angazhuar dhe ne prioritetet e saj ka vlerësimin e punonjësit të policisë. Pady-shim, duke u mbështetur në ligje dhe konventa ndërkombë-tare për vlerat, virtytin, dashu-rinë dhe ndershmërinë e njeri-ut zbatues të ligjit, respektin dhe vlerësimin e tij të madh.
Ndaj, duke u mbështetur në eksperiencën shumëvjeçare në përballje me krimin, ia vlen stu-dimi i librit të zotit Bujar Sh. Hoxha.


Udhëtim në luginën e Kardhiqit

Të udhëtosh sot nëpër lu-ginën e lumit të Kardhiqit ka vetëm një “portë” nga ku mund të depërtosh dhe kjo është Qafa e Zeneles. Vetë lumi i Kardhiqit derdhet në Drino, afër kalasë së lashtë romake të Palokastrës. Por në fakt rajoni gjeografik i luginës së Kardhiqit, nuk di pse, por konsiderohet krahi-në qysh nga Ura e Kardhiqit, përbri së cilës kalon rruga nacionale Te-pelenë - Gjirokastër, e deri thellë mes maleve në Qafë të Skërficës.
Udhëtimi nëpër këtë krahinë aktualisht është kënaqësi dhe mu-ndim njëherësh. Çepuna dhe Ze-nelaj, dy vendbanime të jetësuara në gjysmën e parë të shekullit XX kalojnë lehtë. Janë fshatrat më shumë të banuar të zones, për shkak të afërsisë me rrugën nacionale, por kurrsesi nuk kanë peshën dhe rëndesën e fshatrave të tjerë të kësaj zonë si Plesati, Prongjia, Kardhiqi, Kakodhiqi, Zhu-lati dhe Fushëbardha.
Peizazhi natyror dhe peizazhi historik këtu shkrihen në një dhe vetëm, ndërsa rruga ekzistuese të lodh, ndërprerja e punimeve në rrugën e re që lidh Rëzomën me zonën e Kardhiqit, apo Gjirokast-rën me Delvinë-Sarandën, të trishton. Traseja e rrugës së re nuk është gjë tjetër veçse një shteg e korridor i lashtë rrugor mes maleve, që është përdorur në të gjitha periudhat e jetës njerëzore qysh nga prehistoria, antikiteti e mesjeta prej ilirëve, epirotëve, maqedona-sve, romakëve, sllavëve, turqve, grekëve, italianëve, gjermanëve. Por punimet për ndërtimin e rrugës së re që ka nisur në këto gjurmë të lashta qysh 3 vjet më parë, ka mbërritur deri në afërsi të Kardhi-qit, fakt që zona të vazhdojë të mbetet e izoluar nga bota. Banorët e pakët të mbetur në fshatrat gjysmë apo tërësisht të braktisur nuk mund të lëviznin lirisht. Në këto 20 vitet e fundit fenomeni i shpopullimit ndodhi me shpejtësi marramendëse. Fshatrat dikur “hi-jerëndë” me emër e histori me nga 200-300 shtëpi si Fushëbardha, Kardhiqi, Zhulati e Prongjia, sot janë katandisur në vendbanime pa jetë e gjallëri.
Ringjallja këtu pritet të vijë nga ajo rruga e re e lënë përgjysmë, rruga Ura e Kardhiqit - Sarandë me gjatësi 37 kilometra, ku deri tani ka vetëm 7 kilometra trase. Kësisoj shtegu i udhës së lashtë, nga ku rreth 2300 vjet më parë Mbreti Skerdilajd, kunati i Teutës së Durrësit, i solli fitoren mbi foinikasit Mbretëreshës ilire, vetëm sa ka zgjuar shpresat te banorët e mbetur dhe te bashkëfshatarët e ikur “në kurbete, e në qytete”.

Guri i lartë i Cepos dhe manastiri i kuvendeve labe

Për të udhëtuar është e vësh-tirë nga rruga, për të nisur reportazhin është e vështirë nga historia. Nga ta nisësh këtu, nga “po-rta e madhe” e krahinës, manastiri i Cepos, apo nga lavdia e dikursh-me e Kardhiqit, nga lashtësia e Zhulatit, apo nga historia e Fushëbardhës. Manastiri historik i Cepos nuk është vetëm një gjurmë e ndritur e krishterimit të hershëm të Labërisë, por edhe vendi i kuve-ndeve historike. Ai ndodhet poshtë një prerjeje shkëmbore të shpatit verior të Malit të Gjerë, në një nga pikat më strategjike të dy luginave, asaj të Kardhiqit dhe Luginës së Drinos. Përreth manastirit, ca tufa cangadhesh mërzejnë nën hijet e pemëve të rralla e të lashta. Ca fëmijë që luajnë bri tufave, ndërsa vështrimi ynë rrok një hapësirë të paanë që nis nga gryka e Dragotit dhe e Tepelenës, në Odrie e Lun xhëri, në Picar, Kolonjë e Golëm, dhe në perëndim në brendësi të fshatrave Prongji, Kardhiq dhe Ka-kodhiq, që shtrihen në të djathtë të rrjedhës së lumit Kardhiq. Tej qa-fës së Taroninës janë Fushëbar-dha, Zhulati dhe më tej Tatzati i Rrëzomës së Delvinës.
Zhulati, sot një fshat i zakonsh-ëm me dy mëhalla që u përkasin dy besimeve, me siguri dikur ka qenë një qytet. Për të mjafton të kujtojmë se është fshat me kësh-tjellën më të vjetër se ajo e Ka-rdhiqit dhe se është vendi ku lindi Kanuni i Labërisë. Një nga shoqëruesit tanë, kryetari i Komunës së Cepos, Dragush Logli, është zhulaqot dhe këtu nis shpërthimin e tij me legjendat dhe rrëfenjat e Zhulatit. Papa Zhuli, sipas tij, ishte një prift i mençur dhe atij i atribuohet grumbullimi dhe përpunimi i të drejtave zakonore të krahinës së Labërisë. “Ndonëse Kanuni i Labë-risë ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia atribuon Kanunin e njohur të Labërisë Papa Zhulit nga Zhulati, që mendohet se ka jetuar në shekullin XI. Për të gojëdhënat dhe dokumentet thonë se ka qenë prift dhe është njohur si prijës i Kurveleshit nga normanët gjatë pushtimit të tyre ndo-shta në vitin 1081”, tregon Dragushi. Në fakt edhe shumë historianë thonë se figura e Papa Zhulit i takon kohës së Bizantit, çka dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labë-risë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas monokanunit bizantin. Për këtë le-gjendë ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957), pavarësisht se ende nuk janë gjetur doku-mente të shkruara.
Një nga këngët më të vjetra dhe më të bukura në Zhulat është ajo e trimit Petro. “Lum, o bir, Pet-ro Zhulati /Kal i kuq sa gjysmë shpati / Me Bizant të zu inati / Ç’i bëre gjithë ata trima / Me kuaj si vetëtima / Jataganët vringëllima”. Një përplasje me përmasa të më-dha duhet të ketë ndodhur, derisa gojëdhëna që sjell kënga e moçme ruhet me fanatizëm për afro 9 she-kuj.
Me gjithë atmosferën legjenda-re dhe pamjet e papërsëritshme të peizazheve dhe dramave të naty-rës dhe historisë, përsëri ka trish-tim. Maleve të larta dhe të akside-ntuara nga rrëketë që presin si me thikë shpatet shkëmbore, forma nga më të çuditshmet të shkëmbit, bimëve dhe ujërave. Fushëza të gjelbra në hapësirën e ngushtë të maleve. Idetë përthyhen dhe me-ndimi rrëzohet në honet që të shfa-qen papritur ngado. Imazh i mah-nitshëm, pa limit e kufi ngjyrash. Brenda kësaj mrekullie të natyrës dallohet lehtë varfëria e sotme dhe aty-këtu edhe ndonjë shenjë e vo-gël nga lavdia e dikurshme. Bano-rët me urtësinë dhe thjeshtësinë e tyre fisnike të rrëfejnë historinë me këngët e tyre të vjetra. Zhulati ruan më shumë se kushdo tjetër në kë-të krahinë krenarinë e pamohuesh-me të origjinalitetit. Me krenari dhe sinqeritet të tregojnë “Mëhallën e të krishterëve” vendosur në shpa-tin përballë fshatit të sotëm. I fund-it i krishterëve është larguar nga fshati në vitin 1960.
vijon në numrin e ardhshëm


[justify]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHET E KOMBIT" NR.12
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT NR.11
» UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR
» QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT"
» UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010
» UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: