Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT NR.11

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT  NR.11 Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT NR.11   UDHET E KOMBIT  NR.11 EmptyWed Dec 15, 2010 6:19 pm

Ëndrra shqiptare

Shqipëria në festë

Gëzoni vëllezër, mot-ra, baballarë e nënat tona! Sot klasa poli-tike ndihet keq. Liria e kërkuar në ’91 sot ju troket. E do, s’e do Berishën, sot e u-ron: ”Urime, zoti Kryeministër!” Urime të gjithëve atyre, që kon-tribuan dhe treguan se shqip-tarët janë vërtet të fundit, por gjithmonë ne mbyllim dhe ha-pim historinë e Ballkanit e më gjerë. Sot do të derdhim lot....
Sot do të ndezim qirinj, por sot ne do të këndojmë. Sot ne jemi ata, që ishim dje dhe ba-shkë do të jemi kurdoherë. Shembullin më të mirë i më pu-nëtorëve e tjerë...Evropa prapë ndërroi mendje, por Zoti e bi-ndi. Fajon, vajzë e palodhur. Europa plakë të lodhi, por ju e dinit dhe i thatë: “...Se pa shqi-ptarët nuk bëhet histori!” Kalu-am aq shumë, u lodhëm aq shumë, vuajtëm aq shumë, por sot, të gjithë bashkë e fillojmë ëndrrën e lënë në mes nga Mbretëria. Hodhëm poshtë dik-taturën dhe sot gëzon gjithë Shqipëria.
Shiu që bie në skenat tona na përkëdhel. Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Tirana, Korça, e gjithë Shqipëria feston lirinë. Qeverisë sot i themi se ajo u di-plomua dhe bashkë me të mi-rat, kaloi dhe të këqija. Këtu fi-llon një jetë e re. UDHET E KO-MBIT janë të hapura. Rinia e ëndrrave t’i gëzojë. Vitet do ka-lojnë, bashkëjetuesit do t’i kuj-tojnë fëmijët tanë, pasardhësit e pellazgëve dhe të ilirëve do të gëzojnë.
Të dashur, vëllezër dhe mo-tra shqiptarë, kudo në nderin e Kombit, ju ftoj të tregojmë se ne dimë të jemi të qetë, të urtë, të ligjshëm, vlerë për vendin, për Kombin. Kombi është frymëma-rrja jonë dhe e marrim me vete kudo ku jemi, kudo ku udhëtoj-më. Fjalët dhe veprat tuaja janë lumturia e familjeve tuaja. Nde-rim dhe respekt Kombit shqip-tar në çdo pëllëmbë të Euro-pës. Kudo ku jeni, të nderojmë veten e Atdheun. Demokracia është ligji i të drej-tave dhe i lirive. Të kuptojme se kemi shu-më për të bërë tani. Falnderoj-më diplomacit botërore e euro-piane, që na nderuan e respe-ktuan vlerat që ne i ruajmë me fanatizëm:ndershmërinë, trimë-rinë dhe mikrpitjen. “Popujt janë të pafajshëm, kudo ku janë !”

Mos e shpërdoro lirinë !

“UDHËT E KOMBIT “ urojnë shqiptarët dhe i këshillojnë të mos na turpërojnë. Të jemi të parët të respektuar në faqet e mediave botërore, por të jemi të parët dhe në zbatimin e ligjit. Këtu është sfida, fisnikëria dhe krenaria kombëtare. Tani e tutje t’u tregojmë medias së shkruar dhe vizive se jemi gjak ariani dhe fisniku, intelektuali dhe profesori, punëtori të ndershëm, që dimë te nderojmë veten, vendin dhe Ju...
Ju ftoj që qetësia dhe urtësia e ligjit të mbizotërojë në çdo udhëtimin tuajin ja-shtë, sepse ju të gjithë e dini “Nëntori, dy herë një ditë, çudi në histori!”. 8 Nëntori dje dhe 8 Nëntori sot...
Prandaj nderojmë veten, familjen dhe Atdheun me sjelljen tonë.


Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit në Konferencën e 33 Botërore për liritë fetare

Delegacionit shqiptar iu bë një pritje e nivelit të lartë perso-nalisht nga vetë lideri Dalaj Lama. Këtu interesimi ishte i madh për këtë fe të Paqes. Kurioiziteti ishte për të mësuar rrugën e ecjes së Bektashizmit, si dhe misioni që ai për-mbush. U përmend problemi i fundit me Maqedonine e më gjerë dhe se de-tyra është mbrojtja nga zaptimi i tro-jeve bektashiane nga të tjera sekte.
Iu përcollën urimet e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi, për liderin Dalaj Lama. Në fjalën e mbajtur nga Baba Edmond Brahimaj, theksohej se ne shqiptarët e bektashi-anët nderohemi e krenohemi që kemi një Nënë Terezë, Nobeliste e Paqes, si dhe me fakti qe sekti bektashian e ka qendrën ne Shqipëri.
Konferenca zgjati tri ditë, me pjesë-marrjen edhe të liderëve fetarë nga e gjitha Bota. Urtësia, mençuria dhe largpamësia e këtyre njerëzve u mani-festua nga qyteti i KOHIT, qyteti që tregoi një pritje tradicionale indiane. Përfaqësuesit bektashianë shqiptarë u larguan nga ky takim madhor me autoritetin e Nënë Terezës e Bektashi-zmit, që në mbarë botën mbjell paqe dhe dashuri.
Korrespodenti i “UDHËT E KOMB-IT” udhëton për në Kryegjyshatë, pas këtij takimi historik. Vizita jonë ishte e qëllimshme për t’u takuar me Kryegjy-shin Botëror, Haxhi Dede Reshat Bar-dhi. Ai na mirëpriti, siç të pret më e ëmbla dashuri. Urtësia e shikimi i tij të jep fuqi. Kryegjyshata, me ndryshimet e saj dita-ditës zbukurohej dhe njerëzit venin e vinin në shtëpinë e Zotit.
Kryegjyshi thotë: “Bir, detyra jonë është të mbjellim paqe, të duam Ko-mbin! E sotmja e nxorri lirinë e besimit në dritë, ku i takon çdokujt të zgjedhe dhe të besojë”.
Në minutat e pakta të takimit me Kryegjyshin, ai kerkoi qe permes gaze-tës sonë gjithë shqiptarët e gjithë bek-tashinjtë, kudo në botë t’I uroje të kenë mbarësi dhe dashuri.
Takuam gjithashtu Dervish Saliun, një njeri që Kryegjyshin e ruante si dri-tën e syrit. Takuam dhe zotin Nuri Çu-rri, njeriun që punon dhe zbaton ur-dhërat e Kryegjyshit për Bektashizmin në të gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë.
Këtu shprehja e tyre e përbashkët ishte nderim dhe respekt për klerikët e feve në Shqipëri, që u bënë fli për li-rinë dhe pavarësinë e saj, si dhe për klerikët, që humbën jetën nën terrorin komunist, sepse nuk pranuan të mo-hojnë idealet e tyre kombetare dhe fetare. Thënie kjo nga Baba Rexhepi.

QENDRA HISTORIKE E GJIROKASTRES

Mes problemeve dhe zgjidhjeve

Epoka e Globalizmit dhe Turizmi

Ne kohen e sotme te globalizmit, ku cdo gje pothuajse po nderkomb-tarizohet, shume karakteristika e krenari ekonomike te vendeve te ve-canta, si pa u kuptuar, duke mos i rezistuar konkurences se tregut, po falimentojne duke ngelur vetem si fakte librash dhe statistikash. Nje fat pak a shume te ngjashem po peson edhe industria e turizmit. Turizmi balnear, si me i frekuentuari, nuk e-shte me monopol ose krenari e ve-ndeve te vecanta, sic ka qene dikur. Me mjetet e shpejta te transportit dhe me paketat turistike ekonomike, europianet kane filluar te frekuen-tojne me shume plazhet ekzotike, se sa ato mesdhetare. Ne kete kon-tekst, edhe Shqiperia nuk mund te pretendoje se, me venien ne eficen-ce te turizmit detar, do te kete nje bum te madh zhvillimi. Ketu duhet patur parasysh edhe koha e gjate qe do te na duhet per te kapercyer pro-blematikat qe ka bregdeti shqiptar lidhur me pronesine, abuzivizmin dhe infrastrukturen. Prej te dhenave statistikore te vendeve te ndryshme per turizmin, rezulton se turizmi kul-turor eshte i vetmi qe ka njohur rritje dhe stabilitet per vendet me vlera hi-storiko-kulturore dhe po transformo-het me shpejtesi ne nje aktivitet me interes te madh ekonomik. Kjo, mbi te gjitha, fale funksionimit ne cdo sti-ne te vitit, por edhe interesit gjithnje ne rritje qe njerezit kane per te njo-hur vlerat e vecanta historiko-kultu-rore te popujve te tjere. Pra, procesit te nderkombetarizimit me shpejtesi te gjithckaje, por dhe perspektives sone te zhvillimit mund t’i bejme ba-lle vetem me valorizimin dhe perfek-sionimin e te vecantave ekonomiko-kulturore.

Problemet e lidhura me Qendren Historike te Gjirokastres

Gjirokastra, per fat, perben nje vecanti kulturoro-historike ne konte-kstin shqiptar, rajonal dhe ate bote-ror. Fale vecantive te vlerave te saj, ne korrikun e vitit 2005 ajo hyri ne listen e pa-surive boterore qe mbro-hen nga Unesco. Ajo fitoi vemend-jen e vendeve qe e vleresojne dhe po kontribuojne per te mbajtur te gjalle kete pasuri qe shekujt kane krijuar. Ne kete kendveshtrim, celesi per zhvillimin perspektiv te Gjirokas-tres ngelet tek ruajtja dhe valorizimi i Qendres Historike ose “Gjirokastres se vjeter”. Ajo permban brenda saj banesat karakteristike, keshtjellen, pazarin, kalldremet, traditat, ku-zhi-nen, njerezit e shquar dhe gjithe vle-rat e tjera qe koha i krijoi dhe qe qy-tetin e bene te vecante jo vetem ne Shqiperi e Ballkan, por ne tere bo-ten. Te gjitha keto te vecanta jane padyshim baza dhe potenciali ku mund te mbeshtetemi per te nder-tuar infrastrukturen e zhvillimit dhe ku, padyshim, turizmi kulturor duhet te kete vendin prioritar. Per te mos ngelur thjesht te deshirat ose fanta-zite, natyrshem lind pyetja: A eshte sot Qendra Historike e Gjirokastres nje realitet qe permbush standartet per te pasur nje turizem kulturor bashkekohor ? Pergjigjja realiste per momentin, do te qe jo shume pozi-ti-ve. Kjo, pasi ne kete qender histori-ke, per fat te keq sot mbizoteron a-koma fenomeni i shkaterimit te vle-rave, si dhe mungesa e infrastruk-tures normale per te perballuar pritj-en dhe trajtimin e turisteve.Edhe pse kohet e fundit nuk kane munguar perpjekjet dhe nderhyrjet prej Mini-strise se Kul-ures, Drejtorise Rajo-nale te Monumenteve, Bashkise, si dhe Enteve dhe organizmave te hu-aj, per te shpetuar vlerat qe po rre-nohen, prape situata vazhdon te jete jo shume e kontrolluar. Pra, nuk e-shte arritur akoma tek minimalja, qe eshte procesi emergjent i frenimit te shkaterrimit te monumenteve. Pa ekzagjerim, sot ky qytet I ngjan nje realiteti qe cdo dite konsumon vle-rat e veta. Ky fakt perforcohet kur a-nalizon situaten, duke pare studimin e fundit, te realizuar prej specialis-teve italiane te Rajonit te Markeve. Shifrat na tregojne se pothuajse gjy-sma e monumenteve te kategorise se pare ka demtime te renda dhe pjesa me e madhe e atyre qe kane gjendje disi te mire, po degradohen me shpejtesi, per arsye nga me te ndryshmet, ku me kryesori ngelet braktisja. Nje situate e tille, me te vertete preokupante, kerkon te pak-ten nderhyrje te natyres e-mergjen-te, per te frenuar rrenimin e monu-menteve. Nese ritmet, aktoret dhe faktoret do te funksionojne si deri me sot, fatkeqesisht Gjirokastra do te humbase vlerat e saj dhe pas nje dhjetevjecari do ti ngjaje me shume nje qendre arkeologjike te periudhes mesjetare, se sa nje qyteti mesjetar, ku mund te kete jete normale.

Politika te reja konservimi dhe valorizimi


Ne situaten aktuale Qendra His-torike e Gjirokastres ka nevoje per politika te reja konservimi dhe valo-rizimi, te tilla qe shikojne larg atyre qe deri tani na kane prodhuar izolim nga investitoret dhe si konsekuence shkaterrim te vlerave. Nuk eshte e veshtire qe ne baze te situates qe eshte krijuar ne Qendren Historike te kuptosh se jo cdo demtim eshte fryt i abuzivizmit dhe i mosrespektimit te ligjeve. Me dhimbje duhet pranuar dhe korrigjuar fakti se sot monumen-teve te Gjirokastres po i shkaktohet nje dem i madh prej mungeses se politikave fleksibel lidhur me thithjen dhe aplikimin e financimeve, si dhe nga decentralizimi i politikave lidhur me mirembajtjen e monumenteve. Me pak largpamesi dhe deshire per nje jete me te mire dhe per me shu-me zhvillim, Gjirokastra duhet te shkeputet sa me pare nga proble-met qe njerezit cdo dite komentojne dhe diskutojne. Duhet sa me shpejt ti bashkangjitemi eksperiencave ba-shkekohore te vendeve rreth nesh, si dhe normativave qe zbatojne ve-ndet e zhvilluara te Europes.
Le te mendojme pak me serio-zisht per Gjirokastren, pasi koha qe na ka ngelur ne dispozicion eshte e kufizuar. Cdo dite qe kalon prodhon shkaterrim. Gjirokastra ka nevoje per dashamiresi dhe impenjim te te gjithe faktoreve dhe aktoreve. Gjiro-kastra duhet te funksionoje si nje re-alitet i hapur, ku cdo person, vendas apo i huaj, duke respektuar ligjet ba-shkekohore, por edhe duke mos u penguar prej ligjeve dhe normave te ”forta”, te inkurajohet qe te kontri-buoje ne valorizimin dhe zhvillimin e qendres historike. Duke qene ne ke-te pike i frymezuar dhe prej eksperi-ences se vendeve me turizem kultu-ror te zhvilluar, do te shihnim me vend per zhvillimin e ardhshem te qendres historike aplikimin e disa politikave stimuluese zhvillimi, ku pervec rikuperimit te monumenteve, te punohej edhe per propagandimin e tyre. Ne funksion te kesaj sot del i domosdoshem botimi i guidave, rea-lizimi i Websiteve ne internet, si dhe ngritja e agjencive dhe zyrave te promocionit dhe informacionit turis-tik.

Pazari
Pazari eshte nje hapesire qe me nje projekt kompleks restaurimi, si-pas normativave te Planit te Rikupe-rimit te Qendres Historike, mund te filloje te funksionoje si nje realitet shumedimensional per qytetaret dhe turistet. Mjediset karakteristike mund te perdoren per tregtimin e prodhi-meve artizanale, suvenireve, veshje-ve, agjencive te kembimit e ato turi-stike, bareve, zyrave te perfaqesimit konsullor etj.

Kalaja
Kalaja perfaqeson nje mjedis me vlera historiko–arkitekturore unikale. Per pozicionin dhe shtrirjen qe ka, me ane te nje projekti te vecante re-staurimi dhe menaxhimi, mjediset e kesaj kalaje, pervec funksioneve te natyres muzeale, mund te kthehen ne ambjente spektaklesh, koncer-tesh e konferencash kombetare dhe nderkombtare. Kalaja i ka te gjitha mundesite per t’u kthyer ne nje ishull model te turizmit kulturor cilesor.

Shtepite Karakteristike
Pervec te qenit vlere ne vetvete, te krijuara nga historia, mund edhe te rijetezohen nepermjet vendosjes ne ambjentet e tyre te muzeumeve, institucioneve arsimoro—kulturore, qendrave studimore. Shtepite karakteristike te Gjirokastres i kane te gji-tha mundesite qe te jene edhe me funksione hotelerie te sistemit B&B, ristorante me kuzhin karakteristike, bibloteka etj.
Pervec elementeve karakteristi-ke, qe perbejne Qendren Historike, ne funksion te zhvillimeve te ardh-shme ne fushen e turizmit kulturor, Gjirokastra do te kishte nevoje edhe per infrastruktura te tjera ndihmese si:
-Rivenia ne funksion e aeroport-it, pasi perben nje potencial te madh komunikimi me tregjet turistike nder-kombtare.
- Lidhja e Gjirokastres me akset kryesore rrugore te vendit.
-Celja e kurseve ose degeve te reja prane universitetit me drejtim restaurim–turizem– arkeologji.
-Venia ne funksion e agjencive qe me perparesi kreditimin e nder-hyrjeve restauruese dhe aktivitetet turistike.
-Aplikimi dhe pjesmarja ne Pro-jektet dhe aktivitetet e Komunitetit E-uropian dhe Unesco-s per monu-mentet.
-Ringritja e muzeumeve qe kane ekzistuar duke shtuar edhe te rinj, sic mund te jete Muzeu arkeologjik, Muzeu i Baneses gjirokastrite, mu-zeu i kultures popullore etj.
-Organizimi i festivaleve te ndryshme kombetare dhe nderko-mbe-tare.
Duke perfunduar, mund te thuhet se Qendra Historike e Gjirokastres, edhe pse ka shume probleme, do te mjaftonte vetem vullneti i mire dhe mentaliteti konstruktiv i aktoreve ve-ndas, per ta transformuar ate pas pak vitesh ne nje shembull te turizmit kulturor.
Fluksi i madh turistik i viteve te fundit na tregon te gjitheve intere-si-min ne rritje per vlerat e qytetit dhe rajonit tone. Celesi i suksesit qe-ndron ne mirefunksionimin e infra-struktures turistike, e cila ende eshte shume larg standarteve qe kerkon koha.
Teodor BILUSHI


Rruga e bukur dhe me furtunë e një gazete

Reportazh
Nga Kristo Stoja, Publicist
Që të nxjerrësh një nu-mër gazete, kërkon mu-ndim, kërkon të vra-posh, do art të të shkru-arit, do bashkëpunim, do pasion. Dhe të gjitha këto shpërblehen me kënaqësi, kur ke nxjerrë diçka të bukur, diçka interesante, të ci-lën lexuesit ta pëlqejnë. Por, që gazeta të ndërtohet e tillë, duhet që të gjithë elementët e saj të ko-mpozohen hijshëm, në vendin më të përshtatshëm, që ajo të flasë vetë, akoma pa e lexuar.
E tillë ishte dhe puna e kontri-buti per nxjerrjen e numrit të fu-ndit të gazetës “UDHËT E KO-MBIT”. Shkrimet për këtë numër ishin përgatitur. Në çantë, ndarë në dosje të veçanta, qëndronin “pa belbëzuar” informacione, ko-mente, shkrime problemore, por-trete, skica, reportazhe, dokume-nte, njoftime. Këto materiale, të mbledhura me kujdes nga gaze-tarët, të ilustruara dhe me foto-grafi, do t’i nënshtroheshin proce-seve të fundit të botimit. Redak-sia, ishte lidhur me Shtypshkro-njën e Sarandës, nga e cila kishte ngelur shumë e kënaqur prej pu-nës cilësore të botuesve të saj.
Për t’i dhënë një fytyrë më të larmishme dhe më të kulturuar gazetës, drejtori i saj, Marenglen Koçiu, i ishte lutur dhe kishte marrë me vete në makinë për Sarandë dhe intelektualin e mirë-njohur të Gjirokastrës, Presiden-tin e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artis-tëve “PEGASI” ALBANIA”, poetin dhe shkrimtarin, Kristaq F. Sha-banin. Të dy, së toku, një mes-ditë dimri, po udhëtonim drejt qy-tetit bregdetar, perlës së jugut... Drejtuesi i gazetës ndihej pak konfuz. Dukej sikur kishte marrë shumë detyra dhe nuk ishte i si-gurt se mund t’i “kopsiste” të gji-tha.
Makina e drejtorit, duke dre-dhuar lehtë kthesat, mbi Jergu-cat, ngjitej ëmbël e pa u ndjerë në Qafën e Muzinës...
-Në një nga numrat e gazetës tënde kam lexuar një përshkrim “Gjirokastra i buzëqesh diellit”. Më ka pëlqyer shumë ai shkrim i qëndiisur nga një penë e ëmbël, me fantazi dhe me figura letrare, i thotë bashkëbiseduesit Kristaqi.
- Bo, bo...Ç’më the?! Mirë që ma kujtove. Po unë, jam në ve-te?! Ç’gabim paskam bërë?! Kris-ton duhej ta merrja me vete Si harrova?!
Më fal një minutë, - dhe mori celularin, duke i rënë butonëve me shpejtësi dhe i përqëndruar.
- Kristo Stoja je?
- Po, unë jam, – iu përgjigja pak i habitur prej ankthit të tij .
- Të lutem, të lutem... Do të më falësh njëmijë herë. Duhet të njoftoja para një ore, se kemi një punë në Sarandë, por problemet e shumta më bënë që të harroj. Unë jam nisur me zotin Shabani dhe tani kemi ndalur te Qafa e Muzinës...Ku je tani? Duhet të vish patjetër.
- I dashur Marenglen. Unë tani kam pak, sa erdha pranë familjes. Sa vesha rrobat e shtëpisë. Kohë dreke... Ju vazhdoni. Unë vij një herë tjetër.
- Të lutem, të lutem...Do të vish patjetër, ashtu është puna. Mos ma prish. Do të bëjmë një punë të mirë, që të mbahet gjatë.
- Si “urdheron”! Ju aty pritmëni. Unë po nisem në këmbë. Për gjashtë orë më keni, - ironizova me shaka unë.
- Për të ardhur, mos u sëkëlldis. Vetëm vishu shpejt dhe për pesë minuta, përpara pallatit do të të presi një taksi.
Shiu jashtë binte me gjyma. Zigzaket e zjarrta digjnin rrobën e errët të qiellit. ”Artieleria”me gjëmimet e rënda, trondiste tokën dhe xhamat e shtëpisë, gati sa s’thyheshin.
- Ku do të vesh, more burrë, nuk e sheh se ç’bën?!- më kthehet e alarmuar gruaja. – Nuk e shikon që e ktheu përmbys?!
- Nuk pyesin burrat nga shiu dhe furtuna!… Të parët tanë kanë luftuar në kushte më të vështira se këto dhe nuk janë trembur…
Një zhurmë makine u ndje poshte dritareve të mia. Zbrita me nxitim.
- Futu shpejt se u bëre ujë, - m’u drejtua taksixhiu, duke më hapur derën në krahun e tij të djathtë . Unë bashkë me çadrën, që rridhte çurg, zura vend në sedilje, përkrah tij…
Gjirokastra vërshon kudo nga ujërat. Litarë shiu godasin pa mëshirë xhamat e parë të makinës. Asfalti vende - vende është “mbytur”. Furtunë. Fshirësja e xhamave, me gjithë shpejtësinë prej lavjerësi, nuk arrin t’i shmangë ujërat e pandërprera. Pamja tepër e kufizuar para nesh e vështirëson në maksimum orientimin. Mjaft makina, duke u ndodhur në këto kushte, kanë ndaluar anës së rrugës në pritje që, mbase i del inati qiellit, që po “shkund brekët”.
Unë, me udhëtime me rreziqe, nuk kam arritur ta kuptoj, pse kam qejf të sfidoj. Nuk kam frikë. Siç duket shoferi i taksisë, Krenar Tauzi, më kuptoi dhe, i qetë, i përqëndruar në timon dhe me shikimin në ekranin e dritareve të para, e nget “kalin e harbuar”, sikur është nisur për betejë!
Makinat para nesh “zvarriten” ngadalë dhe me drita të ndezuara. Ne vazhdojmë të parakalojmë, pa harruar të rikthehemi në korsinë tonë. Fshatrave të Dropullit, sikur dikush u ka hedhur përsipër një perde të errët. Mezi duken. Rruga dhe fusha dallohen vetëm prej sinjalistikës fosforeshente.
Kur ishim poshtë Terihatit, motin sikur e preu dikush me thikë. U ndërpre menjëherë rrebeshi.
Vetëm dielli mungonte në rrugën në vazhdim.
Në Grapsh, pak kilometra më tej, një makinë xhip, ngjyrë gri, me bllokazh ndezur, na priste. Ç’të ishte!? Shikojmë automjetin “LAND ROVER”,me targë Gj 20-33, të zotit Koçiu. Kuptuam që ai ishte kthyer prej Qafës së Muzinës, për të na dalë përpara.
Falënderova Krenarin, zbrita nga “BENZI” dhe zura vend në sediljen e pasme të mjetit luksoz të drejtorit të gazetës “Udhët e Kombit”.
Mbasi përshkoi për të dytën herë një pjesë të autostradës së Dropullit, makina jonë, duke gjarpëruar i qepet malit të zhveshur, grykës përpjetë, duke dalë sërishmi te Qafa e Muzinës. Më vonë “LAND ROVER” nisi dredhat në zbritjen e asfaltit të lagur, ndërsa pyjet e dëndur dhe të pafund na shoqëronin në të dy anët e rrugës.
E pamë të nevojshme që, për të thyer pak urinë, të hanim një pilaf të gatuar me shumë shije te “Klubi i Shoferit”, një lokal ky i fshehur midis pemëve dhe pranë ujërave gurgulluese.
Marengleni e drejtonte “luaneshën e zbutur “, sikur luante me të. Muzika e bukur dhe humori i këndshëm na e shkurtuan pa kuptuar rrugën. Por , “luanesha”, në një moment, “u habua”. “Vithet” e saj, për pak, sa dolën nga rruga. E, ndërsa i zoti, i tërhoqi “frerët”, në këtë moment ajo nisi të “tërbohej” e papërmbajtur nga “turiri”. Falë zotësisë, përvojës dhe qetësisë në drejtim të shoferit, “luanesha” u rikthye paqësisht në rrugën e mëparshme. Shpëtuam, se mund të kishim rënë në greminë. Zbritëm poshtë. Ç’të shikojmë?! Një sipërfaqe vaji reflektonte neë asfalt.
- Na shpëtoi Zoti,- iu thashë shokëve.
- Bëmë mirë që bëmë kryqin te Shën Parashqevia në Terihat, - vazhdoi Kristaqi.
- Dhe akoma më mirë bëmë që hodhëm ndonjë lekë te konizma, - shtoi Marengleni.
Duke ecur midis pemëve, burimeve, anës kanalit të madh të hidrocentralit të Bistricës dhe midis fushave të gjera, morëm përpjetë për në Gjashtë. Nga “Qafa e Gjashtës” na u shfaq pa mbarim një det gjysmë i egërsuar, i turbullt e plot dallgë.
Midis rrugëve paralele të qytetetit të Sarandës ne ndoqëm atë rrugë, që na afronte te TV “Riviera”, pranë së cilës ndodhej edhe shtypshktronja. Në studiot e kësaj media elektronike të re dhe shumë të ndjekur në këtë rreth, u takuam me drejtorin e saj, Agim Mato, dhe gazetarin e mirënjohur, Thoma Nika. Agimi, veç punës në TV, administronte dhe shtypshkronjën, për të cilën kishim nevojë të botonim gazetën “UDHËT E KOMBIT”.
Njeriut i ndodh që, kur mendon të shkojë në ndonjë institucion, përfytyron se do të përballet me nëpunës të ngrysur, të veshur me klas e fjalëpak.
E kundërta ishte ajo, që konstatuam në takimin tonë të parë. Dy burra të veshur thjesht, buzagas dhe tepër komunikues. Biseduam për materialet e sjella, gjinitë dhe kombinimin e shkrimeve, titujve dhe fotografive gjatë faqosjes. Sa bukur rrjedh biseda midis njerëzve të letrave! Ata kanë një botë plot fantazi, një botë me vizion. Ata kanë një shpirt të butë, një shpirt njerëzor. Por, veç po nuk i shkele në kallo. Nëse ata ndjejnë se dikujt i bëhet padrejtësi, kujdes! Prej tyre, prej shpërthimit të pallogaritshëm, si vullkan, llava përvëluese i merr përpara e ua djeg kartrat e pista atyre.
Këto cilësi u përvijuan gjatë asaj bisede të ngrohtë midis miqsh, pas pune, në darkën e shtruar në atë restorant të thjeshtë, por me klientelë të shumtë. Me verë të bardhë dhe peshk të freskët. Kristaqi nuk rreshti së treguarai për krijimtarinë e Pegasit dhe veprimtaritë që kjo lidhje vijon të bëjë brenda dhe jashtë vendit. Agimi na njeh me programacionin dhe shtrirjen e TV, që ai drejton, si dhe me perspektivën, që mendohet për të ardhmen. Thomai, sa i vëmendshem dhe aq i çiltër nga përvoja e vet, tregon episode gazetareske. Marengleni, ky njeri i thjeshtë dhe plot humor, s’harron që në bisedë me miqtë t’i hedh edhe pak “kripë” gjellës (muhabetit). Unë më shumë dëgjoj dhe flas rrallë. Nga kjo merr shkas Marengleni dhe me humor thotë sentencën e një miku tim: “Kristua më shumë flet pa folur!”.
E gjithë bota ishte ulur me ne bajtash në atë tavolinë të tejmbushur. Kamarierja, një vajzë e bukur bjonde, dukej sikur cicëronte, kur fliste me atë shqipe të ngatërruar nga vitet në kurbet.
Bashkëbiseduesve u kishte lezet fjala. Nuk kuptoje ngutje në bisedë. (M’u kujtuan debatet në tryezat e organizuara nga tevizionet qendrore, ku gjatë “duelit” nuk merr vesh i pari të dytin, ndërsa teleshikuesi i shkretë, nuk arrin të mësojë asgjë. Ai, në këtë rast, nervozohet, duke i ndjekur dhe ndërron kanal). Pra, e kisha fjalën që, në tavolinën tonë, gjithsecili fliste me radhë, me kulturë dhe kishe kënaqësi t’i ndiqje argumentat. Ndërkohë, humori dhe tregimet interesante gurgullonin si uji i burimit, kur zbret nga mali. Pak më vonë, një kafe buzë detit, poshtë palmave madhështore me krahë të shtrira, si këmbët e palloit. Pranë valëve ngjyrë bakri, që ”vrapojnë “ të kapin njëra-tjetrën. Të gjitha këto na bëjnë të mos ndiejmë, si vrapon koha. Miqtë ngulin këmbë të qëndrojmë këtë natë, por ne, gati me imponim, u lutemi të na lejojnë të kthehemi. Një ditë tjetër u premtojmë se do të qëndrojmë. Në kthim, përsëri këngë, përsëri humor. Komente mbi përjetimet e orëve të gëzuara, që kaluam me “njerëzit e detit”, kolegët e dashur dhe bujarë.
E pabesueshme, por e vëretë! Sa kaluam Terihatin, nis një rrebesh. Po ç’rrebesh! Kokrrat e breshërit, sa një kokërr arrë. Suferina të zinte frymën. “Luanesha“ e ngalëson vrapin. Dritat e gjata të ndonjë shoferi, që s’do të kuptojë nga rregullat e qarkullimit, të verbojnë. Vetëm intuita në këto çaste, mund ta mbajë mjetin në “brazdë”.
Kështu, me kujdes e shpejtësi të ulët, arrijmë në qytetin tonë të gurtë.
Ç’ka Zoti me Gjirokastrën që e “mbyti”?!
“Natën e mirë!”
“U gdhifshi mirë!”
“Nesër, siç ju thashë, në orën 9.00, do të punoj për numrin tjetër...”.

dreke...Ju vazhdoni. Unë vij një herë tjetër.
- Të lutem, të lutem... Do të vish patjetër, ashtu është puna. Mos ma prish. Do të bëjmë një punë të mirë, që të mbahet gjatë.
- ”Si urdhëron”! Ju aty pritmëni. Unë po nisem në këmbë. Për gja-shtë orë më keni, - ironizova me shaka unë.
- Për të ardhur, mos u sëkëll-dis. Vetëm vishu shpejt dhe për pesë minuta, përpara pallatit do të të presë një taksi.
Shiu jashtë binte me gjyma. Zigzaket e zjarrta digjnin rrobën e errët të qiellit. ”Artileria” me gjëmi-met e rënda, trondiste tokën dhe xhamat e shtëpisë, gati sa nuk thyheshin.
- Ku do të vesh, more burrë, nuk e sheh se ç’bën?!- më kthehet e alarmuar gruaja. –Nuk e shikon që e ktheu përmbys?!
- Nuk pyesin burrat nga shiu dhe furtuna!… Të parët tanë kanë luftuar në kushte më të vështira se këto dhe nuk janë trembur…
Një zhurmë makine u ndje po-shte dritareve të mia. Zbrita me nxitim.
- Futu shpejt, se u bëre ujë,- m’u drejtua taksisti, duke më ha-pur derën në krahun e tij të dja-thtë. Unë, bashkë me çadrën, që rridhte çurg, zura vend në sedilje, përkrah tij…
Gjirokastra vërshon kudo nga ujërat. Litarë shiu godasin pa më-shirë xhamat e parë të makinës. Asfalti vende-vende është “mby-tur”. Furtunë. Fshirësja e xhama-ve, megjithë shpejtësinë prej la-vjerësi, nuk arrin t’i shmangë ujë-rat e pandërprera. Pamja tepër e kufizuar para nesh e vështirëson në maksimum orientimin. Mjaft makina, duke u ndodhur në këto kushte, kanë ndaluar anës së rrugës, në pritje që, mbase i del inati qiellit, që po “shkund bre-kët”.
Unë, me udhëtime me rreziqe, nuk kam arritur ta kuptoj, pse kam qejf të sfidoj. Nuk kam frikë. Siç duket shoferi i taksisë, Kre-nar Tauzi, më kuptoi dhe, i qetë, i përqëndruar në timon dhe me shikimin në ekranin e dritareve të para, e nget “kalin e harbuar”, sikur është nisur për betejë!
Makinat para nesh “zvarriten” ngadalë dhe me drita të ndezura. Ne vazhdojmë të parakalojmë, pa harruar të rikthehemi në korsinë tonë. Fshatrave të Dropullit, sikur dikush u ka hedhur përsipër një perde të errët. Mezi duken. Rruga dhe fusha dallohen vetëm prej sinjalistikës fosforeshente.
Kur ishim poshtë Terihatit, mo-tin sikur e preu dikush me thikë. U ndërpre menjëherë rrebeshi.
Vetëm dielli mungonte në rru-gën në vazhdim.
Në Grapsh, pak kilometra më tej, një makinë xhip, ngjyrë gri, me bllokazh ndezur, na priste. Ç’të ishte!? Shikojmë automjetin “LAND ROVER”, me targë Gj 20-33, të zotit Koçiu. Kuptuam që ai ishte kthyer prej Qafës së Muzinës, për të na dalë përpara.
Falnderova Krenarin, zbrita nga “BENZI” dhe zura vend në ndenjësen e pasme të mjetit luksoz të drejtorit të gazetës “Udhët e Kombit”.
Mbasi përshkoi për të dytën herë një pjesë të autostradës së Dropullit, makina jonë, duke gjarpëruar i qepet malit të zhveshur, grykës përpjetë, duke dalë sërish-mi te Qafa e Muzinës. Më vonë “LAND ROVER”-i nisi dredhat në zbritjen e asfaltit të lagur, ndërsa pyjet e dëndur dhe të pafund na shoqëronin në të dy anët e rru-gës.
E pamë të nevojshme që, për të thyer pak urinë, të hanim një pilaf të gatuar me shumë shije te “Klubi i Shoferit”, një lokal ky i fshehur midis pemëve dhe pranë ujërave gurgulluese.
Marengleni e drejtonte “lua-neshën e zbutur” sikur luante me të. Muzika e bukur dhe humori i këndshëm na e shkurtuan pa ku-ptuar rrugën. Por, “luanesha”, në një moment, “u harbua”. “Vithet” e saj, për pak, sa dolën nga rruga. E, ndërsa i zoti, i tërhoqi “frerët”, në këtë moment ajo nisi të “tër-bohej” e papërmbajtur nga “turiri”. Falë zotësisë, përvojës dhe qetë-sisë në drejtim të shoferit, “lua-nesha” u rikthye paqësisht në rrugën e mëparshme. Shpëtuam, se mund të kishim rënë në gre-minë. Zbritëm poshtë. Ç’të shiko-jmë?! Një sipërfaqe vaji reflek-tonte në asfalt.
- Na shpëtoi Zoti,- iu thashë shokëve.
- Bëmë mirë që bëmë kryqin te Shën Parashqevia në Terihat, - vazhdoi Kristaqi.
- Dhe akoma më mirë bëmë që hodhëm ndonjë lek te kondi-zma, - shtoi Marengleni.
Duke ecur midis pemëve, buri-meve, anës kanalit të madh të hidrocentralit të Bistricës dhe mi-dis fushave të gjera, morëm për-pjetë për në Gjashtë. Nga “Qafa e Gjashtës” na u shfaq pa mbarim një det gjysmë i egërsuar, i tur-bullt e plot dallgë.
Midis rrugëve paralele të qy-tetit të Sarandës ne ndoqëm atë rrugë, që na afronte te TV “Rivi-era”, pranë së cilës ndodhej edhe shtypshktronja. Në studiot e kësaj media elektronike të re dhe shu-më të ndjekur në këtë rreth, u ta-kuam me drejtorin e saj, Agim Mato, dhe gazetarin e mirënjohur, Thoma Nika. Agimi, veç punës në TV, administron dhe shtyp-shkronjën, për të cilën kishim nevojë të botonim gazetën “U-DHËT E KOMBIT”.
Njeriut i ndodh që, kur me-ndon të shkojë në ndonjë institu-cion, përfytyron se do të përballet me nëpunës të ngrysur, të veshur me klas e fjalëpakë.
E kundërta ishte ajo, që kon-statuam në takimin tonë të parë. Dy burra të veshur thjesht, buza-gas dhe tepër komunikues. Bise-duam për materialet e sjella, gji-nitë dhe kombinimin e shkrime-ve, titujve dhe fotografive gjatë faqosjes. Sa bukur rrjedh biseda midis njerëzve të letrave! Ata kanë një botë plot fantazi, një bo-të me vizion. Ata kanë një shpirt të butë, një shpirt njerëzor. Por, veç po nuk i shkele në kallo. Nëse ata ndjejnë se dikujt i bëhet padrejtësi, kujdes! Prej tyre, prej shpërthimit të pallogaritshëm, si vullkan, llava përvëluese i merr përpara e ua djeg kartrat e pista atyre.
Këto cilësi u përvijuan gjatë a-saj bisede të ngrohtë midis miqsh, pas pune, në darkën e shtruar në atë restorant të thje-shtë, por me klientelë të shumtë. Me verë të bardhë dhe peshk të freskët. Kristaqi nuk rreshti së tre-guari për krijimtarinë e Pegasit dhe veprimtaritë që kjo Lidhje vijon të bëjë brenda dhe jashtë vendit. Agimi na njeh me progra-macionin dhe shtrirjen e TV, që ai drejton, si dhe me perspektivën, që mendohet për të ardhmen. Thomai, sa i vëmendshem dhe aq i çiltër nga përvoja e vet, tre-gon episode gazetareske. Mare-ngleni, ky njeri i thjeshtë dhe plot humor, s’harron që në bisedë me miqtë t’i hedhë edhe pak “kripë” gjellës (muhabetit). Unë më shu-më dëgjoj dhe flas rrallë. Nga kjo merr shkas Marengleni dhe me humor thotë sentencën e një mi-ku tim: “Kristua më shumë flet pa folur!”.
E gjithë bota ishte ulur me ne bajtash në atë tavolinë të tejmbu-shur. Kamarierja, një vajzë e bu-kur bjonde, dukej sikur cicëronte, kur fliste me atë shqipe të ngatë-rruar nga vitet në kurbet.
Bashkëbiseduesve u kishte le-zet fjala. Nuk kuptoje ngutje në bisedë. (M’u kujtuan debatet në tryezat e organizuara nga televi-zionet qendrore, ku gjatë “duelit” nuk merr vesh i pari të dytin, ndërsa teleshikuesi i shkretë, nuk arrin të mësojë asgjë. Ai, në këtë rast, nervozohet, duke i ndjekur dhe ndërron kanal).
Pra, e kisha fjalën që, në tavo-linën tonë, gjithsecili fliste me ra-dhë, me kulturë dhe kishe këna-qësi t’i ndiqje argumentat. Ndër-kohë, humori dhe tregimet intere-sante gurgullonin si uji i burimit, kur zbret nga mali.
Pak më vonë, një kafe buzë detit, poshtë palmave madhë-shtore, me krahë të shtrira, si kë-mbët e palloit. Pranë valëve ngjy-rë bakri, që ”vrapojnë “ të kapin njëra-tjetrën. Të gjitha këto na bë-jnë të mos ndiejmë, si vrapon ko-ha.
Miqtë ngulin këmbë të qëndro-jmë këtë natë, por ne, gati me imponim, u lutemi të na lejojnë të kthehemi. Një ditë tjetër u prem-tojmë se do të qëndrojmë.
Në kthim, përsëri këngë, për-sëri humor. Komente mbi përje-timet e orëve të gëzuara, që ka-luam me “njerëzit e detit”, kolegët e dashur dhe bujarë.
E pabesueshme, por e vëretë! Sa kaluam Terihatin, nis një rre-besh. Po ç’rrebesh! Kokrrat e bre-shërit, sa një kokërr arrë. Suferi-na të zinte frymën. “Luanesha“ e ngalëson vrapin. Dritat e gjata të ndonjë shoferi, që s’do të kuptojë nga rregullat e qarkullimit, të verbojnë. Vetëm intuita në këto çaste, mund ta mbajë mjetin në “brazdë”.
Kështu, me kujdes e shpejtësi të ulët, arrijmë në qytetin tonë të gurtë.
- Ç’ka Zoti me Gjirokastrën që e “mbyti”?!
- “Natën e mirë!”
- “U gdhifshi mirë!”
“Nesër, siç ju thashë, në orën 9.00, do të punoj për numrin tjetër...”.
Kristo STOJA
Publicist

Rrugëtim Profil “Pegasi” Internacional

Në fokus: Petro Dudi, poet, shkrimtar, publicist, studjues

Më 6 Nëntor 2010, në mjediset e Liceut Artistik “Feim Ibrahimi”, në Gjirokastër, nën kujdesin e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimta-rëve dhe Artistëve “PEGASI”, Albania, u zhvillua një veprimtari e bukur letra-re, me vlera për krijimtarinë me titull ”Rrugëtim Profil “Pegasi” Internacional Albania, kushtuar poetit, shkrimtarit, publicistit, studiuesit dhe botuesit Pet-ro Dudi.
Në këtë veprimtari merrnin pjesë krijuesit më të spikatur të Lidhjes Ndë-rkombëtare “PEGASI” Albania të De-gëve: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë dhe Tiranë. Asistonin gjitha-shtu si të ftuar Drejtori i Liceut Artistik “Feim Ibrahimi”, Kujtim Dule, si dhe kompozitori Jorgo Roze, këngëtari i ta-lentuar dhe mësues në këtë shkollë, baritoni Xhelal Angoni.
Veprimtaria u çel me ligjiratën ana-lizë të Kryetarit të Lidhjes Ndërkombë-tare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Ar-tistëve “PEGASI” ALBANIA, poetit dhe shkrimtarit Kristaq F.Shabani I.Ë.A, Ë.P.S “Rrugëtimi Profil, gjetje dhe di-namikë shumplanshe e Lidhjes sonë”. Në të u fol për veprimtarinë dhe krijim-tarinë e Petro Dudit, gjinitë, numrin e veprave të botuara, vlerat e tyre etj. Krijuesi i shumë gjinive Petro Dudi tre-goi për fillesën e krijimtarisë, vështirë-sitë, frymëzimin, llojet e shkrimeve, nu-mrin e veprave, dashurinë për krijues-it, dhe kënaqësinë që ka ndjerë, kur a-rritjet e tij janë mirëpritur. Kryetari i De-gës së LNPSHA “PEGASI”, Gjirokas-tër, publicisti Kristo Stoja, mbajti kum-tesën “Mendime kritike dhe meditime poetike”, duke marrë shkas nga mesa-zhet, që jep libri me poezi “Unë urdhrat i marr nga zemra” të poetit Petro Dudi.
Nënkryetari i lidhjes, Dino Çiço, foli për karakteristikat e krijimeve të Petro Du-dit. Folen edhe Sekretari i Përgjith-shëm i LNPSHA “PE-GASI” Albania, poeti Agron Shele Ë.P.S. si dhe krye-tari i degës së Tepelenës, poeti Islam Kalemi. Publicisti Astrit Reçka, ardhur nga Tirana, zhvilloi një intervistë me Petro Dudin.
Veprimtaria u përshëndet nga shkri mtarët: Jorgo Telo, Isuf Çela, Sotiraq Paskali, Pandeli Suli, poetja Elefteria Kallojeri, kompozitori Jorgo Roze, kë-ngëtari Xhelal Angoni e tjerë. Poetja e përkthyesja Aleksandra Shabani dhe Marjola Brahaj recituan në shqip, ang-lisht dhe italisht poezi nga më të buku-rat të poetit. Baritoni Xhelal Angoni, i shoqëruar në piano nga Jorgo Roze, këndoi një këngë për Gjirokastrën dhe një tjetër për Nënë Terezën. U inter-pretuan arie nga opera “Princesha Ar-gjiro”, me libret të Petro Dudit. Gjatë veprimtarisë u dhanë vlerësi-me për veprimtarët më të mirë, ku, pa dyshim, ai që u vlerësua në mënyrë të veçantë, ishte Petro Dudi. Kryesia e LNPSHA “PEGASI” AL-BANIA, duke falnderuar drejtorinë e Liceut Artistik për bashkëpunimin dhe impenjimin në këtë veprimtari, i dhuroi atij për biblio-tëkën e shkollës libra të autorëve të LNPSHA “PEGASI”.
Petro Dudi, njeriu me dhunti e pa-sion të rrallë, u ndriçua nga pjesëma-rrësit edhe si piktor, libretist muzike, poet, publicist, shkrimtar, madje dhe si skenarist filmi të animuar. Ai ka shkru-ar gjithsej 27 libra. Petroja është bash-këthemelues dhe emblemë e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA.
Shkrimtarët, poetët, artistët, pjesë-marrës në këtë event, vizituan mjedi-set e shkollës së Mesme Artistike “Fe-im Ibrahimi” të Gjirokastrës. U befasu-an nga ekspozetë me punime në pik-turë, skulpturë të nxënësve të talen-tuar të kësaj shkolle.
Kristo STOJA,
Kryetar i Degës së Gjirokastrës të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

AGO RABI: Njeriu i kontributeve
Gjakovë

Agua merrej me hapjen e shkollave shqip në radhët e migrantëve, me kompletimin e arsimit dhe për vete ai iu fut punës për hapjen e gazetave shqip si: “Përparimi” “Emigranti” në NEW YORK, Boston, si dhe duke furnizuar me kronika nga punët e aktivitet e degë-ve të emigrantëve në shtete të ndryshme, gazetën “DIELLI”, organ i shoqatës “VATRA”.
Agua dëshironte të informohej se ç’bëhej në Atdhe. Ai u ngazëllye, kur mësoi se në Lazarat në vitin 1915, mësuesi arbëresh Signore Tozoli kishte filluar shkollën shqipe. Në letrën, që i kishte dërguar drejtorit të “Omonias” që dilte në Gjirokastër më 1915-1916, thuhet: “I nderuar, zoti Dilo! Mora vesh se zotëria juaj botoni një gazetë në Gjiroka-stër, greqisht. Meqënëse unë di greqisht dhe jam nga Lazarati, ju lutem më dërgoni disa numra. Me këtë veprim ju i shërbeni vëllazërimit të krish-terëve e myslimanëve, pavarësisht kritikave të ish- kajmekamit, editorit të “Diellit”(Bahri Omarit).
Pas luftës së Parë Botërore monarkitë fqinjë dhe Italia mezi prisnin të zbatohej “Traktati i fshehtë i Londrës”. Shqiptarët e Amerikës u organizu-an në Partitë Politike Shqiptare. Udhëheqja qënd-rore e kësaj partie i dërgoi Presidentit të SHBA, Wudro Wilson këtë “Promemorje” 85 vjet më parë

Boston Mas U.S.A 4.5.1919
Promemorje
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Wudro Wilson
I nderuari, zoti President!
Duke qenë se së shpejti do te shkoni si përfa-qësues i Amerikës fitimtare në Konferencën e Pa-qes: Duke qenë se Shqipëria është në rrezik nga një traktat për copëtim nga fuqitë fqinje aleate. Duke qenë se ju keni dhënë një deklaratë që Vlora dhe krahinat përrreth mund t’i mbeten Italisë: kërkojmë nga Shkëlqesia juaj që ta konside-roni dhe një herë këtë deklaratë Tuajën. Pasi, po të marrë Vlorën dhe krahinat përreth Italia, atëhe-rë Adriatiku bëhet liqen i mbyllur italian dhe për sa i përket Vlorës, sa mund të rrojë njeriu pa mushkëri, aq mund të jetojë Shqipëria pa Vlorën.
Kemi shpresë te shkëlqesia juaj se do të mbro-jë në atë Konferencë të drejtën shqiptare.
Për Partinë Politike Shqiptare
Kryetar Kristo Dako
Financier Rexhep Demi Filati
Kontrollor
Ago Rakip Lazarati

Presidenti Wudro Wilson u deklaroi autoritete-ve të emigracionit shqiptar, me Fan Nolin në krye, ku bënte pjesë dhe Ago Rakip Lazarati, se “Shqi-përia do të ketë një zë në atë konferencë, që ta mbrojë dhe ai zë jam unë”.
Pas formimit të qeverisë së Sulejman Delvinës, dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe pranimit të Shqi-përisë në Lidhjen e Kombeve, Agua u kthye në at-dhe më 1921. Thirrjes së Fan Nolit për pjesëmarr-je në administratë iu përgjigj: “Rëndësi për mua ka që u bë Shqipëria!” Agua jetoi gjithë kohën e Zo-gut në aktivitetin e tij privat, jashtë politikës. Përjetoi me dhimbje pushtimin nazist e fashist dhe të vendit dhe ishte për luftën nacional- çlirimtare. Ish-te kundër politikës servile ndaj Titos, që mbanin krerët e regjimit. Dhe këtë e shprehu haptas në popull, me rastin e vizitës së Enverit në Beograd në vitin 1946. Fjalëve të bukura për Titon të agjitatorit të Frontit iu përgjegj: “Po, more, po! I mirë ë-shtë serbi Tito, por për Shqipërinë është Shejtan Mulliri!” Në vjeshtë të vitit 1948 atdhetari Ago Rabi burgoset në burgun e Gjirokastrës se nuk pagoi detyrimet. E pas një viti lirohet. Ai vdiq në dhjetor të vitit 1950. Megjithatë nga regjimi nuk iu njoh as-një nga kontributet e tij dhe nuk u përmend kurrë për vlerat.


Krijimtari – Krijimtari -Krijimtari

Poezi nga Dino Çiço

Atdheut
Unë nuk marr baltë
nga balta jote.
Asnjë copëz guri
me vete s’marr.
Në çdo skaj të Globit
që të ndodhem,
zemrën ma zhurit një mall.

Nuk di ç’mall...
nuk di ng alind!
Një si humnertë e kam në shpirt.
Një lëmsh i zjarrtë më zë në fyt
Dy lot m’i përvëlojnë sytë.

Në mend të kam për çdo minutë
dhe në harrofsha…
gjë që s’mund!
Malli yt që ke për mua,
sa fort
nga supet që më shkund.



Flamuri
Në çdo kohë
unë
flamurin e mbaj në çantë,
kudo ku shkoj në botë,
në çdo kontinent.
Kur ul pak kokën…
« Ngrije kokën lart ! »
më flet shqiponja me zën’ e saj të rreptë.

Kur ndiej dhimbje
në shpirtin tim të vrarë
dhe zemra thyhet ën ca mijëra copë,
nga palët e tij
më dërgon nëj fllad,
më pëshpërit në vesh :
« Bëhu më i fortë !:

Kur më futen kaçubenjtë në kokë,
nga inati i madh,
flakë marr…

« Mos harro, -
Flamuri, sikur thotë :
“Kush është trim,
ai do të falë!”

Kur kam dashur të bëj ndonjë punë të pistë,
(pse ta fsheh! Dhe kam menduar!)
Ooo!
Ç’dritë
Shqiponjës
i lëshonin sytë!
“Moos! Mos më turpërooo!”
-më thotë e shqetësuar.

Në çdo çast që kam pas siklet,
Flamuri më ndodhet
kaq pranë,
Por në çantë,
s’kam flamiurin thjesht,
Gjithë Atdheun
brenda
unë kam.

Unë nuk marr baltë
nga balta jote.
Asnjë copëz guri
me vete s’marr.
Në çdo skaj të Globit
që të ndodhem,
zemrën ma zhurit një mall.

Nuk di ç’mall...
nuk di nga lind!
Një si humnertë e kam në shpirt.
Epigrame nga Nuri Kokalari

Një lëmsh i zjarrtë më zë në fyt
Dy lot m’i përvëlojnë sytë.

Në mend të kam për çdo minutë
dhe në harrofsha…
gjë që s’mund!
Malli yt që ke për mua,
sa fort
nga supet që më shkund.

… tek ky libër, miku im
Veten sheh si në pasqyrë,
Dhe në çast nxjerr një mendim
Je i pastër, a i ndyrë…

Të shtirët

E ke kot që hiqesh
si yll përmbi ne,
O bëhu si shitesh,
o shitu si je!

*
Çdo njeri në jetë,
S’duhet të harrojë,
Armiku i vet
I qëndron në gojë!
O moj pronë
e shkretë

Engjëll Fino

O moj pron’ e shkretë,
Ç”na u bëre sporo,
Ca bluhen në gjyqe,
Ca të marrin dhoro.

Të tjerët na grihen
Për një fije bari,
Për një gardh në arë,
Për një copë kanali.

S’guxojnë të kullosin,
Dhëntë në lëndina,
Jo është e jotja,
Jo është e imja.
Fillojnë të sharat,
Shahen fis e farë,
Gjyshe e stërgjyshe,
Nën’ dhe baballarë.

Brihen për kanale,
Brihen për avllira,
Gjersa vjen dajaku

E kërcet martina.

Pa le Parlamenti
Thot: “Do të kthehen,
Presin të vendoset,
Pronarët zhgënjehen.

Kur do të vejë prona
Vallë te i zoti,
Apo prit të presim,
Mot edhe pas moti.

Mos harxhoni kohën,
Zotërinj deputetë,
Mbyllni këtë plagë
Që e hapët vetë.

Vëllezër shqiptarë,
Jemi të një gjaku,
S’na nderon prarja,
Nuk zgjidh dajaku.

Marrë nga vëllimi “VARGJE NE RRJEDHEN E VITEVE”

Epitaf për keqbërësin

Kur pranove e të prunë,
Të groposesh te ky vend,
As ish kjo e para punë,
Që në jet bëre me mend?!

Adapti

Shkollë s’ka shoku Sedat,
Por punon si avokat
Dhe Samiu që s’di të shkruaj,
Jep mësim në gjuhë të huaj.

Parafabrikati

Udha jote për karrierë
T’u pat çelur që pa lerë,
Jo prej trilleve të fatit,
Por prej bëmave të atit!

Pluralizëm familjar

Plot parti familja jonë
Dhe mes jush ndarë më së miri
Se, larg qoftë, humbet zotrote,
Fitimtar të del i biri.




FJALë Të URTA

• “Zotin dhe ligjin e ka krijuar njeriu për me iu ba rob”. Prishtinë
• “Zanatçiu është miku i miletit, nëpunësi miku i Dovletit”. Skrapar
• ‘Vetë gurin, vetë arrën” . Rrëzë Përmet
• “Vetë Ali, e vetë Kadi”. Korçë

• “Të ruhet Zoti nga dimri kërthi, fukurallëku në pleqëri dhe zabit axhami” Burbullimë Lushnjë

• “Paraja të prêt litarë” Tërbaç, Vlorë
• “Përpara topit dhe prapa mushkës dhe përpara të madhit
• mos dil kurrë”. Berat

• “ Punën e bën gomari dhe tagjinë e ha kali”. Vlorë

• ”Pula është dhia e fukarasë”. Kuç,Vlorë
• “Priftit i thanë “Mirëmëgjesi“ sa pati mjekër“. Jug
• “Kur varfërohet zor e ka zatnatçia” Jug
• “Fukarasë nuk i shitet fjala”. Veri
• “Gani beu në Karkanjos, vetë shkruan vetë vulos”.Skrapar
• “Mësoje një zanat, pa lëre: Kur t’ia kesh nevojën zëre”. Vlorë
• “Ke zanat, ke derman”. Gjirokastra
• “Në fshatin e të marrëve, i urti është i çmendur”. Jug
• “Nga njeriu pa cipë, hiq dorë” Gjirokastër
• “ Kush nxitohet , pengohet”. Përmet
• “Nusen shije të hënën dhe jo të dielën”. Erind, Gjirokastër
• “Barku s’ka veshë”. Jugu
• “Kalemi i të mençurit ndan fijen e flokut”. Shkodër
• “Mos e humb besën, se të humbet varri”. Vlorë

Abonohu

“UDHËT E KOMBIT”


I dashur Lexues !
Të kujtojmë se nisën abonimet për vitin 2011 në gazetën
“UDHËT E KOMBIT” ,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerësimin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT NR.11
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: