Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:24 pm

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 5 (17) Viti II i botimit

MAJ 2011

“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:25 pm

LZHK, e përjashtuara në heshtje nga zgjedhjet.
KZAZ, moderatorja e skenarit
Kzaz Gjirokaster fsheh procesverbalin e ke-shilltareve te bashkise Gjirokaster, duke thene se s’kemi vendim e kemi nisur on line ne KQZ. Kjo ndodh per moskryerjen e ankimimit te ankuesve, permosadministrimin e zgje-dhjeve e numerimit te votave, ku 2 komisionere: A.Koça dhe E.Balili dhane vote kunder ne proces-verbalin mbylles. Aty shprehin problemet ne nume-rim dhe mosnumerimin e 18 kutive te fundit. LZHK rezulton me e diskriminuara dhe e vetmja e djathte momentalisht ne jug te vendit, forcë e dyte ne Tepelene e ne Gjirokaster, me krenare per punen e voten e saj ne Lopez, me kryetar. Jemi ketu me ze-rin tone ndryshe (majtas dja-thtas, “sallate horjatiko”, i tho-te populli kesaj). Ne jemi, zeri ndryshe zeri juaj. PD e PS, me qark te mbyllur, nuk duan prishjen e interesave te tyre, nuk duan nje ze ndryshe me prane realitetit ne baze e nje te djathte te vertete popullore. E kane zgjidhur ne tavoline “4 vite ti e 4 vite une” dhe vetem sa tallen me popullin.
Ndaj perjashtimi i LZHK nisi qe me 25/03/2011 nga KZAZ Gjirokaster. Edhe nje here u pa se principata e jug-ut eshte ne dore te ngushte drejtuesish. Fatkeqesia me e madhe eshte privatizi-mi i politikes e me pas cdo gje behet siç flet bajraktari (deputeti). Diskriminim eshte gjuha e zyrtareve qe vijne me vote te vjedhur. Ketu nis dhe mbaron zgjuarsia jote, o popull, qe nen emrin tend sundohet qarku yne prej 20 vi-tesh demokraci. 3 ministra ka Gjirokastra, ç’te mire te bene, sot kujt i qane hall. Por do vijne prap te ju. Erdhen zgjedhjet parlamentare. Prape vjedhje e prape ju ne rruge. LZhK eshte zeri juaj, gjithmone opozita juaj.
LZHK ka denoncuar ne kohen e duhur dhe me forcen e saj te gjitha padrejtesite dhe manipulimet qe u bene me voten e lire. Dhe do vazhdojme.


Thënie nga Fan Noli për krahinat e Shqipërisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:25 pm

Merr e zgjidh
A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës t’i vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.
 
A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujar e burrërorë
Shko ne Kukës, i ke në dorë
 
A të duhen sharlatanë,
Që lëpihen në çdo sahanë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash tropojanë.
 
A do njerëz për aheng,
Per tryeza e për kuvend?
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër
 
Njerëz të zgjuar me lezet,
Që i gjen në çdo anë
që të bëjnë muhabet,
Këta janë mjeshtrit dibranë.
 
A te duhen budallenj,
Ca gomerë e ca kopukë
Hajdutë, kaçakë e batakçinj,
Shko e merri m’u në Pukë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:26 pm

A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo venë,
Gjumi pa i zënë t’mos flenë,
Për tre mirditorë bëj benë.
 
Këta matjanë, burra të zotë,
Që dikur kanë bërë barot,
Se i njeh gjithë vendi mbarë,
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandarë.
 
A te duhen gënjeshtarë?
Matrapazë e kokëtharë?
Kripën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë
 
Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiq hall
të rreshtosh nja tri taborrë,
Tiranasit t’i zgjedhësh me dorë.
 
Po qejflinj a të duhen,
qe me jevga dinë të krruhen
Zonja që pjellin cdo vit,
veç Elbasani i rrit.
 
Në do burra llafazanë,
që çudisin gjithë dynjanë
Që rrinë tërë ditën rrugës,
Nga këta gjen plot në Durrës.
Po kerkove kokëpalarë,
Kryengritës dhe gomarë,
Që punët të shkojnë vaj,
shko e merri në Kavajë.
 
Kërkon hoxhë e kërkon prift,
mos bridh e mos u ngjit,
Se si këta që bëjnë mëkat,
i gjen vetëm në Berat.
 
A do urtë njerëzit të rrinë,
Nën komandë të kesh ushtrinë,
në tabjate të kesh njerëzinë,
Merre të gjithë Labërinë
 
Do për punë, një korçar?
i ke bujq e ustallarë,
me gra bashkë e hapin varrë
krahë e kokë s’u kanë të sharë
 
Do budallenj,që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
pasuri që s’dinë të venë
Merr shetit gjithë Myzeqenë.
 
A do të ruash florinë?
katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë,
Ec e merr gjirokastrinë.
 
A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret,
pastërti e për yzmet,
te tille gjen veç në Përmet.
 
Do ministra kolonjarë?
Se mbahen burra për mend,
Duan kudo të jenë të parë,
në mexhlis e në kuvend.
 
Hall i madh me skrapallinj,
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë,
se na duhen dhe pa tru.
 
Ore të gjorë, harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i venë kapak.

Fan Noli (1924)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:26 pm


Ndërkombëtarët, shpëtimtarët??
Koment Politik nga Thoma Nika

U duk sikur keto zgjedhje do te ishin nje ndarje nga praktika e keqe e numerimit mbrapsht te votave, qe fshe-hin verdiktin e atij qe shpesh e quajme Sovrani. Vetem ne Shqiperi nuk ndodh qe Sovrani te jete Sovran, pasi me voten ndodh si ne nje fabrike perpunimi, ku futet mish e del sallam. Asgje e ndryshme nuk ndodhi edhe pas 8 ma-jit, kur procesi i numerimit iu nenshtru-a procesit te vjedhjes, qe ne fakt duhej te ishte i numerimit.
Tirana eshte shembulli me I qarte I kesaj dhe i zvarritjeve e pengesave pa fund, qe i vihen numerimit nga politika.
Ne se duhet te pranojme se per here te pare zgjedhjet vendore tek ne u shpalosen si nje gare e paster, uji u turbullua ne numerim. LZHK ne Gjiorokaster, ne Sarande e ne mjaft bashki e komuna te vendit, ka rezultuar me e viktimizuara nga subjektivizmi dhe vjedhja e dokumentuar e votes, duke e deformuar ne menyre skandaloze vullnetin e votuesit.
Ne Tirane ende vazhdon numerimi i vonuar i votave, aq sa as-kush nuk di se kur do te kete nje re-zultat zyrtar te gares zgjedhore per Tiranen. Ne keto dite kemi pare perpjkeje te vazhduesh-me qe procesit te numerimit dhe zgji-dhjes se enigmes t’i jepet fund duke nderhyre nderkombetaret.
Trojka e amabsadoreve me te re-ndesishem ne Shqiperi: ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu, kreu i misi-onit të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian Etore Sequi, jane bere si pjese e selive te PD e PS, apo si keshilltaret paszgjedhore te ka-ndidateve Rama e Basha.
Ata jane takuar edhe me Presidentin Topi dhe prononcimet ne media. Kane folur “shqip” ne gjuhe te huaj, por fatkeqesisht edhe perkthimet qe I kane bere krahet e politikes mesazhe-ve te tyre, kane qene te ndryshme e te tilla qe I mbajne mbethyer ne “fortesat” e veta. Kjo eshte aresyeja qe nderhy-rja e tyre nuk ka qene “shpetimtare” e situates, megjithese fjala e nderkombetareve ka ardhur si nje keshille e ur-te per menyren se si duhet kapercyer ky impas, qe eshte produkti I radhes qe bie politika ne mbyllje te nje procesi zgjedhor per qeverisesit vendore.
Serish urtesia shqiptare nuk duket te adoptohet nga politikanet dhe te vije e t’i jape fund kesaj historie. Lemshi paszgjedhor, qe nuk po shplekset ne Tirane dhe ai qe deformoi voten e shqiptareve edhe ne kurriz te LZHK ne Gjirokaster e gjetke, beri qe presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, te shmange Shqiperine nga axhenta e vizites ne rajon, ndersa neve te na mbetet “lemshi” prej aspirates se integrimit ne Europe. Te gji-the pyesin: dhe per te numeruar nderkombetaret do na rrine tek koka???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:27 pm


Kadare: letër e hapur Lulëzim Bashës

Nga Çerçiz Loloçi

Shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe Ismail Kadare, pas vëzhgimit të situatës aktuale poli-tike, i ka dërguar një letër te ha-pur kandidatit të koalicionit "Ale-anca per Qytetarin", Lulzim Basha, me shpresën për të gjetur një zgjidhje. Letra e plotë vijon si më poshtë:
“I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papri-tur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.
S`është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rre-ziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj, por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo ve-tëm mund t`ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S`është nevo-ja këtu t`ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.
Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t`ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për krye-tar bashkie.
Nuk e kam vështirë të marr me mend, në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj poli-tik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t`ju thoshja se prej kohësh ato s`më bëjnë asnjë pershtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t`ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.
Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çë-shtje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundër-shtarit tuaj politik. Propozimin për tërheqje mund t`ia bëja secilit prej jush, por mendova se tër-heqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.
Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shume se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjys-më kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t`i dukej egocentri-zëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.
Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t`ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të e-mancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, në se këmbëngulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi.
Desha t`ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I. Qemali, më 1912, ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhë-shtor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.
Mendoj se Shqipëria nuk du-het t`i harrojë këto shenja të më-dha të qytetërimit të saj. Ajo du-het t`i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.
Gjesti i juaj do të jetë një me-sazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke perfshirë edhe atë të politikanëve.
Çdo gjest i tillë, përpara se te nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.
Jemi mësuar me shprehjen "turp i përbashkët", që mirë a keq, e kemi perjetuar gjatë shu-me viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër: "nder i perba-shkët".
Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj”, përfundon letra e Kadaresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:27 pm

Basha: “E kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve”

Kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi. “Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pa-sojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, - shprehet Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin e madh.
“Votuesit e kanë shprehur ta-shmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës. Qy-tetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin. E gjithë filozofia e fushatës sime ë-shtë mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qyte-tarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qyte-tarëve, të cilët i janë përgjigjur po-zitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqyte-tit të shqiptarëve”, shprehet nder te tjera Lulezim Basha.
Ai sqaron me tej se “Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit, sesa një garë e munguar”- shprehet Basha, I cili konsideron se “duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri”, arrin ne perfundimin ka-ndidati demokrat per bashkine e Tiranes, Lulezim Basha.
Sipas tij, “Sistemi ynë demokra-tik është më mirë të përballojë sfi-da të vështira, sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedh-je. Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa ro-tacioni politik, që është baza e çdo demokracie.
“Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pa-sojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të i-shte i kompromentuar”- shkruan Basha ne pergjigjen e vet ndaj Ka-darese. “Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që ka-në votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respe-ktoj ata që po presin si qytetarë të vërtetë europianë, perfundon letra e pergjigjes se Lulezim Bashes, drejtuar shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:27 pm

Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar
Diplomacisë Botërore

Nga Uresa F. Syla

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:28 pm

Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drej-tësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë?
Peticioni ynë është gjithë-përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar.
Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot.
Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë.
Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:28 pm

LZHK u votua, por nuk u numërua

Ne kemi gjithçka të dokumentuar. Zgjidhja “e artë”: votimi në mënyrë elektronike
ZGJEDHJET 2011
Ndryshe u votua, ndryshe u numërua

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:28 pm

Nje ze ndryshe ne Gjirokaster e real ne problemet e qytetit te gurte, ku zien media mes PD, LSI e PS, por populli del me zor ne manifestime me fytyra te konsumuara e me nje varferi e me mosmbajtje premtimesh. E se fundi me zgjidhje te mbyllur ne tavoline.
LZHK qarku Gjirokaster ish-te e vetmja force qe u prezantoi votuesve gjirokasterite nje ka-ndidature si ajo e Marenglen Koçiut, teresisht te djathte, I cili garoi i vetem mes tre te majteve: Flamur Bime, Genc Sinojmeri dhe Vjollca Çekani. Realisht kanidatura e Koçiut eshte me e votuara ne popull, por deformimi erdhi nga pabarazia e kandidateve ne konkurim. Mospatja e komisionerit dhe numeruesve ne te gjithe ve-ndin, solli tjetersimin e votes. Papritur, nunumeruesit na u kthyen ne doganiere. Pra, u grabiten votat tona ne menyren me te pamerituar nga njerez qe kane mberthyer strukturen e administrimit te zgjedhjeve dhe duke patur dhe ndikimin e njerezve me shume pushtet e shume flamu-re, Ne kemi ankimuar me fakte dhe presim vendimin e KQZ dhe te kolegjit zgjedhor.
Jemi te sigurt se do te jemi prezent dhe te perfaqesuar ne keshillin e ri bashkiak te Gjirokastres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:29 pm

Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, në sfidën e radhës

Kushtetuta dhe kodi zgjedhor jane lirite tu-aja, jane e ardhmja e femijeve tuaj, eshte krenaria e kombit, ketu fillon e mbaron gjithcka. Ne 20 vjet mediat e varura nga politika, in-stitucionet e pavarura me ligj nga politika, qe vertet varen nga ajo, sic po i shohim, jane bere shkaterrimi i vendit, pava-resise se tij e identitetit kombetar. Ndaj thirja jone si LZHK e qarkut te Gjirokastres eshte: mos, mos, boll, boll lojera vje-dhje dhe modele majtas-djath-tas, Ngelem me “edukatore” ne koke, u lodhem, na qeshin dhe nderkombetaret e ambasado-ret. LSI po shkateron voten e vendin, dhe te djathten. Pyetjet s’kane pergjigje, fiton gjithmone me i forti. Me sa duket ne kete pike ka kuptim te thuhet se “e vetmja rruge” dhe zgjidhja “e arte” eshte votimi dhe numerimi elektronik I votave,
Keshtu nuk do te vihet ne dyshim vota dhe Kushtetuta e Kodi zgjedhor do te respektohen. Modelet jane te gatshme, nuk ka nevoje te shpikim ne: shtete me numer votuesish 10 here me shume se ne, ia dalin te nxjerrin rezultatin ne kohe re-kord. Kancelarite europiane e boterore, te tronditura nga situ-ata paszgjedhore tek ne, rekomandojne pa fund, por ne nuk du-am te degjojme dhe nuk e kemi per gje te veme identitetin kombetar ne nje rrezik real.

Thelbi i ankimimit tonë nis me refuzimin nga KZAZ Nr. 52 te kandidimit te LZHK neper komuna. Incidenti nisi ne Dropullin e Siperm. KZAZ bllokoi dokumentat e kandidateve tane per keshilltare, duke u perpjekur ta nxjerrin jashte afatit. U desh ribotimi I letrave te kandidimit tone per kryetar bashkie dhe keshilltare, me urdher te posaçem te KQZ. 9 procesverbale te KZAZ ishin pa siglen e LZHK. Perveç kesaj u debuan vezhguesit tane. 18 kuti votimi nuk u numeruan dhe kjo thuhet edhe ne vendimin Nr.2091/1 I dates 12.5.2011, I KZAZ Nr. 25.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:29 pm

109 shtetas braktisin shtetësinë shqiptare

Në rritje vazhdon të jenë kërkesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët braktisin shtetësinë shqiptare, pasi me sa duket, kanë humbur çdo shpresë për zhvillimin e vendit tonë.
Nga fillimi i vitit e deri më datë 19 prill, kreu i shtetit Bamir Topi ka firmosur katër dekrete, ku sipas ligjit u ka dhënë shqiptarëve mundësinë të lenë shtetësinë shqiptare.
Behet e ditur se keto dekrete vijne në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”. Bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm, eshte dekretuar lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre te 109 personave. Burime te gazetes “Udhet e Kombit” thane se ka edhe qindra kerkesa te tjera per lenie shtetesie, qe preisn te plotesohen, si refleks i situates jonormale qe po kalon vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:30 pm

Mesazhi më i fundit:

BARROSO: BE gati të ndërmarrë rolin kryesor në stabilizimin e rajonit

Ballkani Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, i cili deklaron se BE ka patur qëndrim unik për Kosovën dhe misionin e ri atje.
Barroso këto komente i bëri në një intervistë për javoren vieneze “Profil”. Në këtë intervistë ai deklaron se shpre-son që do të vazhdojë kursin e saj drejt Evropës. Lidhur me Kosovën, presidenti i KE-së lavdëroi Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare për suksesin rreth marrëveshjes për ba-shkërendimin e përbashkët të reagimeve. “BE ka treguar uni-tetin dhe është e gatshme për të ndërmarrë rolin kryesor në stabilizimin e plotë të rajonit. Ky është një përparim i madh duke parë situatën viteve të kaluara”, theksoi Baroso. Për reagimet ruse, presidenti i Komisionit Eu-ropian,
Barroso deklaroi se beson që Rusia do të shmangë atom-sferën e tensionuar për shkak të pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se shpreson në bashkëpunimin e ngushtë mes BE dhe Rusisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:30 pm

Baba Haxhi Salia

“Të diturve bindju, me injorantët hesht”.
Haxhi Bektash Veliu

Baba Haxhi Salia ka lindur në fshatin Ninësh të Mallakastrës, në 10.X.1936, në një familje me trafdita atdhetare dhe klerikale.
Familja ku lindi Baba Haxhiu ishte një familje e madhe, ashtu siç ishin në atë periudhë familjet shqiptare dhe që konsideroheshin si familje patriakale. Konsideroheshin familje patrarkale sepse jetonin, nënë një streh disa breza, ku përfshiheshin, gjyshërit, stërgjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë, nipër e mbesa numri i të cilëve ndonjëhere arrinte edhe mbi 50 veta. Djali, i biri i Gjyshit, siç e quanin babane e shënjtorit, tregoi shumë shpejt aftësi mistike, dëshirë për të mësuar, gu-xim, shkathtësi e mprehtësi, si dhe një memorje për t’u admiruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:30 pm

Ndofta ndonjë ëngjëll ja kishte shtire në vesh pri-ndërve të Baba Haxhiut emrin Haxhi, emër i cili ka një kuptim të thellë në fenë Islame. Për të siguruar këtë emër çdo individ që hyn në rrugën e besimit si klerik e ka të detryrueshëm Haxhillëkun. Grada e haxhillëkut fi-tohet kur besimtari kryen peligrinazhe në kryeselinë e besimit Islam, në Mekë. Koha vërtetoi se Baba Haxhiu e meritoi emrin Haxhi me punën e tij si klerik gjatë vteve 1991 dhe në vazhdim.
Viti 1945 dhe 1946 ishin vitet fatëkeqë në një kohë të turbullt për djalëshin dhjetë vjeçar. Për ndjenjat nacio-naliste i pushkatohet babai, ndersa nënë e sëmure dhe pa përkrahjen e të shoqit nuk mundi të rronte më tepër se një vit. Kthetrat e vdekjes nuk patën mëshirë për katër fëmijte e mbetur pa baba. Ajo u mori edhe nënën duke u shtuar jetimëve kalvarin e vuajtjeve, duke u rritur përgjegjësin për jetën, që i burrëroi para kohe, dhe për njeritjetrin, se zoti vet i kishe ndar dy motra e dy vëlle-zër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:31 pm

Arsimin fillor e kryeu në fshatin e lindjes, në Ninësh, mësuesi megjithëse e dinte se Haxhiu tetë vjeçar ishte djali i një nacionalisti të pushkatuar nga partia kur pa aftësit e tij i thoshte shpesh, “ule dorën o Haxhi, se nuk vjen behari me një lule”, “të lumtë, si ti, ti kisha të gji-thë”. Personaliteti i këtij djali të mbetur jetim erdhi në rritje, ai e mbaroi shkelqyeshëm filloren dhe uniken e asaj kohe në fshatin e lindjes, por nuk mundi të vazhdo-nte më tej për shkaqe biografike. Hyri në medrese, dhe në moshën 18 vjeçare shkoi në Teqenë e Harakopit në Krahës të Tepelenës, ku mori dorë nga Baba Hasim Shehi i cili ishte një Baba me reputacion të veçantë në zonën e Tepelenës në atë periudhë.
Baba Haxhiu shërbeu për disa vjet në teqetë bektashia-ne të Harakopit, Rabijes, Çorrushit, kohë e cila ishte edhe një mundësi për të vazhduar studimet në dy drejti-me: Në drejtimin e përvetsimit të gjuhëve të huaja, ku mësoj persishten dhe arabishten dhe në fushën e fesë, ku veçanrisht u thellua në fushën e misticizmës bekta-shiane. Biblotekat e pasura, baballarët që zoteronin di-sa gjuhë të huaja, bisedat e njerëzve të shquar të kohës që vizitonin teqetë dhe vullneti i Baba Haxhiut ishin fak-torët që ndikuan në formimin e Baba Haxhiut si klerik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:31 pm

Baba Haxhiu në intevistën e tij dhënë revistës bekta-shiane “Urtësia”, deklaron: “në vitin 1954 kam shkuar në selinë e shënjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, për t’u shkolluar...Shkollimi në Kryegjyshate ka qënë i domosdoshëm për mua”.
Nëpër teqetë bektashiane Baba Haxhiu shfaqi aftësi të rralla, me anën e të cilave tërhoqi vëmëndjen jo ve-tëm të klerikëve me grada më të larta, por edhe të besimtarëve që vzitonin teqetë bektashiane. Në vitin 1958 Baba Sherifi i Teqesë së Çorrushit i propozoi Baba Ha-xhiut të vishej dervish, propozim të cilin Baba Haxhiu e priti me gëzim të madh, sepse bënte realitet dëshirën e brendshme të tij dhe ligjëronte futjen në rrugën e misticizmës, për të cilën kishte lindur. Ligjet për shërbimin ushtarak që nxorri qeveria në atë perudhë, e detyruan dervishin pasionant të hiqte dorë nga ëndrra e tij, nga rruga e klerikut, që shkote në gjurmët e klerikëve të sek-tit bektashian shqiptar, e cila ishte rrënjosur gjatë shekujve tek ne dhe që njhet si rruga e Haxhi Bektashit. Pasi kreu për dy vjet shërbimin ushtarak, 1960-1962, Baba Haxhiu u këthye në vendlindje dhe nuk mundi të vazhdonte aktivitetin fetar. Kjo ishte koha kur disa teqe bektashiane ishin mbyllur. Për arsye se disa klerike ki-shin ndërruar jetë dhe shteti që kontrollonte emërimet e klerikve e vononte procesin ose e bllokonte me prete-kse të ndryshme. Nderkohe, objektet e kultit bektashian u uzurpuan prej reparteve ushtarake, këtu filloi faza e ofensivës për eliminimin e objekteve të kultit. Nga viti 1965 deri në mars të vitit 1991 Baba Haxhiu jetoi në fshatin e lindjes, në Ninësh, ku vazhdoi të predikoje në mënyrë të fshehte parimet e larta të fesë bektashiane. Në gazetën “Dita Jug” lexojmë: “Mohimi i ekzistencës fetare pas vitit 1967 edhe Baba Haxhiut ia ndërpreu zhvillimin e rrugës mistike të bektashizmit, ...prej parimeve të larta fetare bektashiane dhe rrugës mistike të bektashizmët Baba Haxhiu nuk hoqi dorë as në vitet e presekutimit fetar”.
Baba Haxhiu e rifilloi rrugën e misticizmës bektashia-ne në vitet e demokracisë dhe u rivesh në shtator të vitit 1991 në Elbasan prej Baba Sherif Canometit.

Prof. Asoc.Dr. Shyqyri Hysi

vijon në numrin e ardhshëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:31 pm

Disa veçori të së folmes të Lazaratit

Për shkak të kushte-ve të ve-çanta his-torike e gjeografi-ke, edhe dukuritë e së folmes së Laza-ratit pëbëjnë një material të pasur e me interes për gju-hësinë. Kjo e folme ruan forma të her-shme të shqipes. Në vështrim krahasues ajo shfaq afëri jo aq me komunitetet fqinje rrethuese shqipfolëse, se sa me ato përtej kufirit të tyre. Kjo tende-ncë konservative edhe në fushën e gjuhës është rrjedhojë e faktorëve të lartpërmendur dhe e për-pjekjeve për ruajtjen e identitetit kulturor e historik të këtij komuniteti, brenda identitetit të përgjithshëm krahinor e kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:31 pm

E folmja e Lazaratit është pjesë e së folmes së Toskërisë Jugore. Kjo e folme në përgjithësi i përket dhe ka afëri me ato të krahinës së Kurveleshit e Bregdetit të Posh-tëm. Afëritë vihen re në fonetikë, leksik, morfologji, sintaksë, sinoni-mi, etj. Megjithatë kjo njësi krahinore në të folmen e vet ka edhe veçoritë e saj të dallueshme. Një vështrim i përgjithshëm mbi këto veçori paraqet interes për dy arsye. Së pari, Lazarati është njësi krahinore e pagjurmuar, hetuar e vrojtuar deri tani në fushën e veço-rive të gjuhësisë së folur. Së dyti, kjo do të zgjojë interesin e inte-lektualëve të Lazaratit (dhe më gjërë), veçanërisht të mësuesve të gjuhës shqipe për vëzhgime, hulumtime, mbledhjen e materialeve gjuhësore e përpunimin e tyre si-domos në hetimet e kërkimet dia-lektore, fjalë të rralla, etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:32 pm

Për hershmërinë e të folmes së Lazaratit dëshmojnë edhe shprehje e frazeologji që e kanë zana-fillën në besimin pagan. Kështu shprehje të tilla si: “për atë diell”, “për këtë zjarr”, “për atë që vete lodhur”, “për këtë vatër”, “mi bëfsh hi”, etj., nuk komunikojnë me as-një religjon, qoftë katolik, ortodoks apo musliman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:32 pm

Në të folmen e Lazaratit zano-rja – Y– ruhet e paprekur pothuaj-se në të gjithë leksikun aktiv, si: syri, pylli, ylli, qytet, dyer, njyej, (ngjyej), thyej, lyej, mbër-thyer, etj. Ndërkohë që në komunitetet fqinje si qyteti i Gjirokastrës, e disa krahina e njësi krahinore të Labërisë, Bregut të Poshtëm e Çamërisë ajo zëvendësohet me –I, si: siri, illi, qi-tet, dier, ngjiej, thiej, liej, mbërthier, etj. Në përgjithësi zanorja - U, përdoret në huazimet turke si: burek për byrek, dufek për dyfek, gjuveç për gjyveç, musafir për mysafir, surgjun për syr-gjyn, etj. Megjithatë kjo nuk përbën dukuri përgjithësuese. Kështu në këtë të folme përdoren format: dyshek e jo dushek, gjyle e jo gjule, qyp e jo qup, bylyk e jo buluk, që përdoren në të folmet e Kurveleshit të Si-përm apo të Bregut të Poshtëm. Por ka edhe fjalë të shqipes (jo turqizma) që preken nga kjo dukuri, si rrjedhojë e trysnisë së huaj. Megjithatë në toponimi ajo nuk shfaqet në asnjë rast, gjë që flet për qëndresë gjuhëso-re, por edhe shpirtë-rore e vetëdije shoqë-rore vetënjohëse. Në të kryerën e thjeshtë zanorja e patheksuar fundore – ë, bie në të folmen e përditshme si: ham, lam, qam, etj. Në këtë rast zanorja fiton një gjatësi të dukshme si plo-tësim i rënies së – ë-së. Disa herë në format pësore të foljes vihet re rënia e –h-së si: u prëva për u pre-ha, u prëmë për u prehëm u fshe-më për u fshehëm, u ngremë për u ngrehëm, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:32 pm

Disa folje zgjerojnë tonin e shu-mësit duke zbërthyer zanoren e temës të së kryerës së thjeshtë në togun zanor – ua si: muarrëm për morëm, dualëm për dolëm, mbuallëm për mbollëm, vualëm për volëm, etj.
E kundërta ndodh në shumësin e së kryerës së thjeshtë në disa folje, ku togu zanor -ua rneduktohet në-o, si: blojtëm për bluam, lojtëm për luajtëm, krojtëm për kruam shkrojtëm për shkruam, shojtëm për shuam. Disa fol-je si: gjej, vij, fle, mbetem, prehem, e bëjnë vetën e parë njëjës me aorist si-gmatik, si: gjeç(ë), arç(ë), fleç(ë), mbeç(ë)? Kjo trajtë grama-tikore është e vjetër dhe ndeshet edhe në disa fshatra të tjerë të Toskërisë Jugore, tek arbëreshët e Italisë e në disa të folme veriore. Në disa treva të tjera të jugut kjo dukuri shtrihet në shkallë më të gjerë, si: thaç(ë), raç(ë), paç(ë), laç(ë), etj., për thashë, pashë, rashë, lashë, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:32 pm

Pak folje që në të kryerën e thjeshtë dalin me temë në - t, asi-milojnë ba-shkëtingëlloren – t dhe zanoren - ë , duke dhënë -I , si: brita për bërtita, kri-ca për kërcita, duke qënë kështu më afër formës emërore fillestare, si: britmë, kri-cmë, (krismë) ose krisje. Në të folmen e përditshme forma e pas-kajores ia lë vendin formës lidhore kur paraprihet nga foljet - vij, nis, shkoj, përgatit, si: vajta të punoja, nisa të them, shkova të lajmëroja, u përgatita, ta prisja, etj.
Në të folmen e Lazaratit, si në gjithë toskrishten jugor zanoret e theksu-ara - a, e, para tingujve hundorë - m, n, nj, errësohen në - ë. Këtu përfshihen edhe emërtimet toponimike dhe huazimet turke. Dalin kështu format: qën, dhën, dhëmb, fëmër, gjëndër, gjëmb e ënjte, e prëmte, nën, Osmën, az-gën, etj. Zanorja – e, errësohet e-dhe para bashkëtingëlloreve dridhëse: r, rr, dhe para - h, si: shërra, njërëzit, plëhu, prëhem. Kjo dukuri vërehet edhe tek arbëreshët e Italisë dhe në Kurvelesh. Në dallim nga gjithë toskërishtja jugore, ku shprehja njëri dje, njëri të martën, në Lazarat kjo shprehje del me zanoren - e, si: njeri dje, njeri të martën.
Në të folmen e Lazaratit pothuaj nuk shfaqet dukuria e ruajtjes së zano-res – ë, si para edhe pas theksit. Kjo dukuri shfaqet në Himarë e fshatrat e tjera si në të Labërisë e madje edhe në fjalët me theks parafundor e tejfu-ndor, si gjarpër, të martënë, udhënë, djalinë, Maja e Çikësë etj.
Edhe në Lazarat , ashtu si në Kurvelesh e Bregun e Poshtëm, zanoret e gjata vihen re në rrokjet e hapura fundore, si: be, rrrufe, nome, hobe, vë-ri, si, dhi, etj. Kjo dukuri shfaqet edhe në foljet e vetës së dytë njëjës në urdhërore. Kjo, për shkak të shkrirjes së grupeve të zanoreve - ae, oe, si: ngarko- ngarkoe, qëllo- qëlloe, shiko- shikoe, ha- hae, la- lae, vre- vrae, etj. Në këtë rast zanorja është më e tejzgjatur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   EmptyMon May 23, 2011 1:33 pm

Interes paraqet dukuria e disa fol-jeve njërrokëshe të të tre zgjedhimeve në vetën e dytë njëjës. Aty vihet re bjerrja e – j- së, së vetës së parë dhe e -h-së, karakteristike të kësaj forme foljore, duke dalë në togun - ie dhe ae. Zanorja në këtë rast nuk e mbart gja-tësinë e vet si në shëmbujt e përmend-ur më sipër. Përkundrazi ajo shfaqet e prerë. Kështu dalin format fshij (fshie), grij (grie), rrah (rrie), vras ( vrie), ha (hae), pi (pie)..
Ashtu si në shumë fshatra të Tos-kërisë Jugore dhe në të folmen e Lazaratit nuk ruhen togjet e bashkë-tingëlloreve -mb, nd, ng, ngj, si: shkun (shkund), mase (mbase), mëne (me-ndje), na (nga), konjill(kongjill), etj. E njëjtë është edhe dukuria e rënies së- n-së, në rastet: daj (ndaj), darje(ndarje), dava (ndava), dau (ndau). Në ndajfoljet - andej, këndej, vihet re asimilimi i grupit të vjetër - nt (më vonë -nd) në -n si : anej, këtej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT    "UDHET E KOMBIT Nr. 17,  MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT   Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT Nr. 26 SHKURT (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT
» "UDHET E KOMBIT"NR.18 QERSHOR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011
» "UDHET E KOMBIT" NR. 13, JANAR 2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: