|
| PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
+9Femi Halimi fatlum Medalim arberia xhiti xhema BashKom Driniiiii Atdhetari 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 12:16 pm | |
| Me ndihëm e ktyre bandave dhe kriminelve e mbajti rama deri tash Tiranën dhe po me ndihën e tyre i ka mbushur kontot e veta ,dhe prap mmundohet me ndihëmën t tyre të mbes akoma siq duket nuk e ka mbushur ende llogarit me lek,euro e dollar ,ose aq i lidhur aq ngusht me ta që nuk guxon të lëshoj postin se do i dalin dollaveret në fush dhe nuk mund të udhëheq bizniset me ta . | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 12:23 pm | |
| Ktu esht edhe esanca, pasi qe KRISTAQI qenka kriminel e qka jo, e SALA esht pushteti dhe e len nuk nderrmerr asgje ndaj ktyre vrastarve dhe kriminelve qe veprojn kunder ligjit,pra qka qenka dhe qfar rroli luan ky njeri ,ky shizoid i quajtur SALA....) | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 12:26 pm | |
| Krisatqi kriminer ,e Sala hala ma i keq , ta pin gjalun me pamuk , se krimineli ose te vëret ose te fal, e ky i dyti as nuk te vret e as nuk të fal po ta nxjerr shpritin kadal dale . | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 12:40 pm | |
| sal komunisti psiopat i prishte ne shpirt e bashkpunetore i serbise greqise dhenderr i serbile me sllobodanka berishen duhet vjerre ne konop ne mejdis tiranes dhe trupin me ja que ne serbi ta vorrosin si qen kete komuniste kriminel qe vret popullin per qdo vjet dhe te gjithe kundershtaret e tije- sepse ky do te kalle shqiperine siq kalli deri tani. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 4:48 pm | |
| POLITIKË Humbja e Ramës, humbje e dhimbshme financiare 02-06-2011 / Nga Leonard Quku
SHBA zbardhi dje arsyet pse Edi Rama e ka të vështirë të pranojë rezultatin e 8 majit. Në një seancë dëgjimore pranë Komisionit Amerikan të Helsinkit, drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Janush Bugajski theksoi se humbja e postit sjell humbje të mëdha financiare, prandaj edhe i pamundësohet humbësit të zgjedhjeve që të pranojë rotacionin e pushtetit
Kreu i misionit të vëzhguesve, Stonstreet
Rezultati për Tiranën ishte shumë i ngushtë – do vinte në vështirësi administratën e çdo vendi demokratik
Analisti i njohur amerikan Janus Bugajski ngriti dje si shqetësim atë që mban sot të bllokuar politikën shqiptare, e cila sipas tij është “klientela politiko financiare”. Duke ju referuar kundërshtimit të pranimit të rezultatit të humbjes nga ana e Edi Ramës, Bugajski theksoi se, “Të humbasësh një post në Shqipëri, është financiarisht e dhimbshme”. Shqetësimin e tij Bugajski e bëri prezent në një seancë të posaçme që Komisioni Amerikan i Helsinkit zhvilloi dje mbi zgjedhjet në Shqipëri, ku është informuar nga shefi i misionit të vëzhguesve të huaj, Jonathan Stonstreet. Me pjesëmarrjen e kongresmenëve, diplomatëve dhe analistëve, KAH diskutoi për situatën para dhe pas zgjedhore në vendin tonë, duke u fokusuar në specifikat që solli procesi si dhe mbarëvajtjen e tij deri në publikimin e rezultatit zyrtar. Sipas tij, ky binom nuk i jep të “drejtë” humbësit të zgjedhjeve të pranojë rezultatin si dhe të pranojë rotacionin e pushtetit. “Në Shqipëri, debatet mes partive nuk zhvillohen mbi baza ideologjish por mbi bazën e besnikërisë ndaj grupit. Klientelizmi dhe favorizimi politik janë dy problemet e mëdha që sundojnë sot politikën. Të humbasësh një post në Shqipëri, është financiarisht e dhimbshme. Prandaj në Shqipëri ekziston hakmarrja politike”, u shpreh analisti Bugajski. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë instrumente të drejtpërdrejta për të ndihmuar Shqipërinë dhe duke pasur parasysh reputacionin që ato kanë në Shqipëri, mund të luajnë rol më të madh për ta ndihmuar vendin të përmirësojë zhvillimin e zgjedhjeve në të ardhmen.
Ndërkaq, kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonstreet, ka folur përmes një video-konference nga Parisi, duke u shprehur se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, u zhvilluan të qeta dhe se nuk ka pasur incidente të rënda të cilat mund të cenonin integritetin e procesit. Kreu i misionit të vëzhguesve ka deklaruar se rezultati zgjedhor për Tiranën ishte shumë i ngushtë dhe kjo situatë bëhej jashtëzakonisht e vështirë jo vetëm për administratën zgjedhore në Tiranë, por në çdo vend të botës. Sipas tij, rezultati prej 10 votash diferencë erdhi në një kohë kur në KQZ ndodheshin një numër i madh ankesash për rinumërim si dhe numërimin e votave të kontestuara. Sipas tij, një numër i madh votash për kryetarin e bashkisë, u gjetën në kutitë e gabuara. “Një rezultat kaq i ngushtë, me 10 vota diferencë, do të vinte në vështirësi çdo administratë zgjedhore, në çdo vend të botës. Shumë vota u gjendën në kutitë e gabuara dhe kjo u konsiderua si gabim njerëzor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori një vendim për të numëruar fletët e kontestuara dhe menjëherë më pas e sqaroi atë. Ky vendim tashmë është bërë publik, por nuk dua ta komentoj atë pasi është Kolegji Zgjedhor që pritet të shprehet për këtë çështje”, u shpreh kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonstreet. Duke folur për situatën zgjedhore, ai kujtoi se situata u karakterizua nga një polarizim i skajshëm, por në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë u treguan të maturuar duke respektuar procesin deri në fund. Ai kujtoi se gjatë ditës së zgjedhjeve, në 8 maj, nuk ka pasur incidente, ndërsa gjatë fushatës elektorale janë vërejtur konflikte banale mes militantëve. Në këtë pikë, Stonstreet ka shtuar se para dhe pas procesit të 8 majit, Partia Socialiste, si forcë kryesore e opozitës, ka sulmuar sistematikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si organ të varur politikisht. “Që në fillim të fushatës nga partitë politike në Shqipëri pati përplasje mes tyre, ndërsa u ngritën akuza ndaj anëtarëve të KQZ-së duke krijuar mosbesim tek ky institucion që në fillim të procesit. Opozita e konsideroi institucionin e zgjedhjeve si organ politik, duke çuar kështu në mos besimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit ne nuk mund t’i japim ende”, tha Stonstreet. Të pranishmit në seancë, mes të cilëve Robert Benxhamin i Institutit Demokratik Kombëtar me qendër në Uashington, kanë vlerësuar se procesi i 8 majit ishte i lirë dhe i ndershëm. Ata shtruan si domosdoshmëri rinisjen e dialogut politik mes faktorëve, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë përpara aspiratën e integrimit Evropian. Sipas tyre, zgjedhjet vendore treguan te demokracia në Shqipëri funksionon dhe si e tillë politika duhet të qëndrojë larg akuzave tendencioze ndaj institucioneve ligjore. Robert Benxhamin i Institutit Demokratik Kombëtar me qendër në Uashington tha se është e nevojshme që dy partitë politike kryesore të bëjnë një hap prapa, duke nënkuptuar se ato nuk duhet të ndërhyjnë në proces. Gjithashtu, tha ai, dy kandidatët për Tiranën duhet t’u shmangen deklaratave triumfaliste. Ai përmendi zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në Shtetet e Bashkuara, ku rezultati ishte tepër i ngushtë, dhe tha se situata u zgjidh pa probleme pasi zyrtarët treguan mjaft transparencë dhe maturi në veprimet e tyre. “Asnjë zgjedhje në botë nuk është e përsosur, tha Benxhamin, por kryesorja është që qytetarët të kenë besim tek procesi”. Komisioni i Helsinkit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e vlerëson tensionin politik që po shoqëron situatën pas-zgjedhore në Shqipëri, si vazhdim i krizës politike të nisur që nga viti 2009, për këtë arsye Komisioni i ka kërkuar partive politike më të mëdha në vend PS-PD që të bëjnë hapa konstruktivë, pasi zgjedhjet janë për fitimin e besimit të publikut.
| |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Jun 02, 2011 8:10 pm | |
| pse e lodhni trurin me fol per kete idiotin qe eshte çdo here kunder Popullit SHQIPËTAR
Ju kisha lutur qe ty mbyllni keto tema per keta njerez qe mundohen ne çdo moment me shkatërru Shqipërine | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Fri Jun 03, 2011 10:01 am | |
| mos e lodhni trunin hiq ju servile shqiptare se Ai eshte sali sllobodanka berisha kunder interesave te popullit shqiptare dhe ju qe e perkrahni ra saliu fiton shqiperia ,me saliun humbe shqiperia dhe forcat atdhetare
Levizja per shpetimin kombetare
lvshk-ndjek qdo levizje ,qdo hap te personave ne trojet shqiptare ,kushe per ke ,qka punon,kushe ishin dhe kushe jane ata persona ,qka kane bere ne te kaluaren te tashmen ,kushe ishte kunder UCK-se per ke punuan keta persona .per ke punojne. JU perpara ne mbrapa jush ne rruge ne shitore ne shtepi ne kafe ne tubime! lvshk-ka njerezit me te mire te kombit antare te tije ,me pervoje experience dhe te afte te komunikojne me njerez ,hulumtojne ,zbulojne dhe identifikim.
Kujdes,kujdes kujdes! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Fri Jun 03, 2011 10:54 am | |
| DETKTIVI- more kjo po tingllon si diqka e re, ew ew shkas po del, me qense po tingllon mir......! | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Fri Jun 03, 2011 2:41 pm | |
| [b][i]Lexoni me kujdes,ju lutem:
POLITIKË Griselda, një skenar ogurzi i Edi Ramës 03-06-2011
Tronditja publike s’mund të kalohet me një letër bakalli, që njofton dështimin e skenarit të opozitës. Pyetjet e rënda kërkojnë përgjigje lidhur me anulimin e konferencës së shtypit të Edi Ramës, tek shtëpia e Elvis Roshit në Kavajë, por edhe ndjesa publike nga vrasësit me pagesë që nëpër media majtiste, nxituan të ngrenë pluhurin e një vrasjeje shtetërore.
-- Hetimi inteligjent i Policisë së Shtetit e hodhi në erë projektin e Edvinit “kush vjedh votat, vjedh edhe foshnjat”, por investigatorët duhet të orientohen tek enigmat e ditës së djeshme: Pse prokuroria ishte e para që e shpërndau lajmin qysh në mesditë? Si u zgjodh Henrik Ligori, burri i deputetes edviniste, Shegush Ligori, për të “hetuar” skenarin? Si dështoi përgatitja e rumunit Boshtinaru për të dënuar “regjimin foshnjevrasës” të Tiranës
S’ka të ndalur përpjekja jomorale, poshtë brezit e llogores së Edi Ramës për të ndalur normalizimin e politikës në Shqipëri. Griselda Roshi, gruaja e Elvis Roshit, kandidatit socialist që ka fituar bashkinë e Kavajës, denoncon rrëmbimin e saj në muajin e nëntë të shtatzanisë si dhe detyrimin për një lindje të detyruar, çka pandehej se kishte sjellë edhe rrëmbimin e foshnjes. Deklarata ishte si një rrufe në qiell të kthjellët dhe pa një pa dy, ia shkrepi përgatitja revolucionare e PS-së për t’u shndërruar në establishment të lëvizjes më të fundit edviniste, “kush vjesh votat, i vjedh edhe foshnjat”. Ajo nisi me angazhimin e mediave opozitare, të cilat kishin privilegjin që të parat të merrnin prej prokurorisë, që paraditen e 1 qershorit, njoftimin se “gruaja e parë e kryebashkiakut të Kavajës ishte rrëmbyer, detyruar të lindtte me forcë dhe i ishte grabitur foshnja”. Pas disa orësh, kur u pa se lajmi ishte shumë i rëndë dhe askush s’guxonte të dyshonte, lëre më të hetonte, Edi Rama, gruaja e tij e fundit, Erion Veliaj, Arta Dade dhe të tjerë faktorë sensibël në PS për çështje të tilla, u shfaqën në Kavajë në “pritjen zyrtare” që Elvis Roshi dhe mediat do t’i bënin themelimit të lëvizjes më të fundit politike, asaj që do të intimidonte deri në asht Kolegjin Zgjedhor të Tiranës, themelimit të lëvizjes “kush vjedh votat, grabit edhe foshnjat”.
Ky skenar ogurzi që premtonte veç trazira, në klimën inkandeshente që prodhuan zgjedhjet-fotofinish të 8 majit në kryeqytet, mori viston e Partisë Socialiste, pasi i gjithë establishmenti mediatik i saj mori urdhër që të kërrente elegjitë për “foshnjën e Griseldës”, por edhe që do të duhej të jepte kushtrimin e nisjes së lëvizjes antiberishiane “kush vjedh vota, grabit edhe foshnja”. Brenda orës, dërgata u shfaq në Kavajë, e përgatitur që në të gjitha rrethanat, të niste kushtrimin kundër regjimit “foshnjevrasës”. Për të kontrolluar të gjithë operacionin që duket se ishte gatuar në të njëjtat kuzhina që prodhuan 21 janarin, me të njëjtët protagonistë, tashmë në dëshpërim e sipër, nga prokuroria ishte caktuar që “dosjen hetimore” ta udhëhiqte Henrik Ligori, që rasti e do (për lexuesit që hutohen përmes germave) që prej vitesh është bashkëshorti i Shegushe Ligorit, njërës nga deputetet më fanatike të PS-së.
Kryqëzata ndaj regjimit “foshnjevrasës” u ndal në fazën e vet më kruciale, pasi grupi hetimor i Ligorit, njoftoi “qendrën” se “skenari” s’qendronte e se këmbëngulja do të sillte veç “dëme politike”. Pas kësaj fraze, ndodhi edhe anulimi i konferencës për shtyp të Edi Ramës në Kavajë, një ndryshim kurbe që ndoshta mund të shmangë implikimin formal të PS-së, por që s’ndal dot dëmet e konsumuara deri në atë moment. Dhe numërimi i tyre s’është fort i vështirë. Në ndërkohë, urdhri ishte dhënë për analistët dhe veglat e tjera publicistike që dje janë turpëruar sa s’ka më kur kanë lexuar komentet e tyre për “regjimin foshnjevrasës” që qenkësh instaluar në Shqipëri. Tonalitetet ishin të ndryshme, që nga ish-të rehabilituarat e Zvicrës e deri tek kodoshët e divorcuar rishtas të publicistikës labe, por thelbi ishte porosia partiake se “rrëmbimi i foshnjës” ishte konsumuar me urdhër të Berishës, për shkak se ai s’e duroka dot humbjen elektorale të Kavajës. Për shkak të procedurës, këto viktima të profesionit, u demaskuan sot prej të tërëve, por mbetet në ndërgjegjen e tyre të shpikin metoda të tjera “profesionalisht korrekte” që të mos i nxjerrë kaq gafil, e në mënyrë kaf flagrante, pothuajse krejt njëlloj siç I ndodhi presidentit të republikës me kutinë tiranase 1968.
Por kinetika e këtij demaskimi është edhe më interesante. Ndërkohë që dërgata partiake ishte në Kavajë për nisjen e lëvizjes “kush vjedh vota, grabit edhe foshnje”, standard që tashmë ishte shitur edhe tek disa agjenci ndërkombëtare lajmesh, nga Prokuroria e Tiranës, atje ku ishte caktuar Hektor Ligori për “mbarëvajtjen e operacionit” duket se erdhi sinjali se ky skenar s’kishte asnjë mundësi realizimi e se sa më shpejt të braktisej ai, aq më pak dëme do të sillte për nomenklaturën e përbashkët. Zbulimi i taksistit si dhe i kamerës që kishte filmuar Griseldën në klinikën private, teksa ajo ishte për një pretendim “intoksikimi” kishin qenë gurët e paplanifikuar në tabelën e shahut, prandaj edhe rruga për në Kavajë kish qëlluar së prapthi e prej saj duhej dalë me sa më pak humbje. Zbulimi inteligjent i Policisë e hodhi në erë projektin e Edvinit “kush vjedh votat, vjedh edhe foshnjat”, prandaj edhe vendimi më i matur në këtë rast mbetej që analistët e paguar dhe përpunuesit e kësaj strategjie “ta hanin”, mjaft që partia të mos kishte dëme më të mëdha sesa mban. Edhe Kolegji Zgjedhor le t’ua japë mandatën, mjaft që të mos merret vesh skema e prodhimit të “revolucionit foshnjevrasës”.
Ata që ngritën pluhurin e një vrasjeje shtetërore ishin zgjeruar së tepërmi, jo veç në mediat tona, por edhe në Bruksel, atje ku korrespondentët raportuan se eurodeputeti rumun Boshtinaru ish bërë gati për konferencën e radhës për shtyp, që do të denonconte regjimin e Tiranës. Punë e madhe – thanë ata që ndiqnin skenarin në Tiranë, ai është mësuar me të tilla ndryshime plani. Skenari ogurzi ligështoi dje mijëra zemra shqiptarësh, të cilët nisën t’i bënin pyetje vetes nëse shoqëria jonë ishte aq demokratike sa të prodhonte forcën që do të thyente forcat “foshnjevrasëse” që guxuan të shfaqen ditën për diell para shikimit të të gjithëve.
Por në fund të ditës, e vetmja forcë që perceptuam ishte ajo e irritimit, që vjen nga një mazhorancë shqiptarësh që ndjehet evropiane dhe që s’duron dot të nërpërkëmbet nga një vullnet qiraxhi, që vjen prej bashkëpunimit të nomenklaturës komuniste dhe forcave më përfaqësuese të malavitës.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Fri Jun 03, 2011 11:56 pm | |
| hahaha e hihihhi,Edi vajti ne shtepi ne shtepi atje ne Peze tuj u fut ne nje qymez ne nje qymez me pula plot edhe Edi qe qan me lot po qan edi bashke me dash bashke me dashin dhe erionin me erione dhe gramoze lelele c'i ka gjet sot kjo BAshkia ju hiku kot hahahaha e hihihihi te gjith po qeshin me edi...
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Jun 04, 2011 2:53 pm | |
| Fituanb servilet dezertoret e luftes se uck dhe bashkpunetoret e serbise ldk-se dhe ldd-se. Dhendoret serbe dhe miqt e fazliqit e serbise.. urime urime per keta tradhtare
levizja per shpetimin kombetare | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Jun 04, 2011 8:41 pm | |
|
hahaha e hihihhi,Edi vajti ne shtepi ne shtepi atje ne Peze tuj u fut ne nje qymez ne nje qymez me pula plot edhe Edi qe qan me lot po qan edi bashke me dash bashke me dashin dhe erionin me erione dhe gramoze lelele c'i ka gjet sot kjo BAshkia ju hiku kot hahahaha e hihihihi te gjith po qeshin me edi...
Po Edvini,c'fare ka? Turfullon dhe derman s'ka, s'ka c'te beje dereziu fajin e ka Saliu Wink Derezi dhe ditezi, c't'u desh politika ty? Politika do mend shume , ty t'kane rrjedh ne lume, Mire ishe atje ne France, ku s'te njihte askush , pervec Anrit-lepurush,....
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Jun 04, 2011 9:13 pm | |
| Agim Doçi, Kadaresë: Përsëri një "Letër e Hapur"! “Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare O gjeniu ynë i madh, Kadare! O populli ynë “i vogël” shqiptar! Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë... M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!). E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit. Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh. Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?! Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit... Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë. “Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj. Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve! Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty. Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë. Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie. Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!. Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë. Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?! Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”. I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre. Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale? Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. Çuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë? Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha Çelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!) Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”. Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”... Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.” Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit. Ra, pra, vota me notën dhjetë! Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 11:16 am | |
| PS, kërkesë-ankimore për pavlefshmëri 05.06.2011, ora 10:02
Partia Socialiste do të dorëzojë në Kolegjin Zgjedhorë të martën kërkesën ankimorë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të Tiranës, këtë herë për pavlefshmëri të rezultatit të shpallur nga KQZ-ja.
“Kërkojmë pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së për të urdhëruar ndryshimin e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit të njëmbëdhjetë KZAZ-ve të Tiranës, ndryshimin e vendimit 711 të KQZ-së, duke miratuar rezultatin e tabelave përmbledhëse të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë, në bazë të tabelave të nxjerra nga grupet e numërimit deri më 16.05.2011, duke u shpallur fitues Edi Rama i Aleancës për të Ardhmen” pritet të jetë formulimi i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, raportoi të dielën Panorama.
Të martën është dita e fundit e afatit pesë-ditor nga rrëzimi i kësaj kërkese nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk ka vendosur nëse do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të goditur vendimin e KQZ-së, i cili rrëzoi kërkesën e tyre për të përfshirë në rezultat edhe votat që dolën nga 24 kutitë që hapi KQZ-ja. /albeu.com/
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 12:31 pm | |
| Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë nga BAJRUSH MORINA
Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.minsitren Edit Harxhi. Tri libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto Libra kishte shkruar: Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulëzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulëzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
LULI-sa interesant se si arrihet ne maje te karrieres,i 5 vend pune mbrenda vitit pikrisht duke i shkatuar vehtes popullit vet humnera dhe bruqkulla te lloj lojshme, pra vetum keshtu shqiptaret prekin majen e" AJFELLIT", por asesi ne menyr demokratike, n´baz te standarteve dhe etikes rregullave te lojes . LULI esht nji nga dizajneret e e kamofllazhit te shitjeve te organeve serrbesh kinse nga faktori UCK, dhe aj global gjith shqiptar.
---------------------------------------------------------- Po referohem titullit, "FUNDI PERANDORIS KUQE" Por qte bejm tash me fillimin e "PERANDORIS ZEZÉ" Kur dihet se mu sALA esht ai i cili fill me ardhjen ne pushtet filloj lidhjen dhe bashkpunimin e faktorit LDK nji shtres tITISTESH kOMUNIST uDBASH.
Me ket sALA ben rehabilitimin e ksaj struktore mostruoze nen petkun "DEMOKRACI" e cilla veproj me dekada ne DARDANIN ANTIKE ,qe i sherbej te gjitha regjimeve, deri te aj i fundit pra mILLOSHEVIQIAN, po thuaj se shkatrruan dhe plandosen per tok shtresen atdhetare ne DARDANI si ENVER .H ne shqipri,keshtu qe mund te konkludojm se kjo ka vetum nji emer:
PERANDORIA E ZEZÉ
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 2:11 pm | |
| Kushe eshte mark Krasniqi tregon vte perkrahja e tije udbasheve dhe bashkpunetoreve te serbise ky eshte ne listen Amerikane si shpijun i serbise ky person njifet per te berat e tije ne dem te shqiptareve gjate kohes se titizmit dhe te uck-se ne mbeshtetje te udbasheve dhe serbise. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 6:12 pm | |
| Orban: Votat, te rinumerohen sic u be ne Amerike Rozeta Rapushi Kryeministri Hungarez, vendit qe ka presidencen e radhes te Bashkimit Evropian, Viktor Orban, sugjeroi dje qe Shqiperia te ndjeke shembullin e Amerikes, per vleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha siguroi se do te njohe vendimin e dhene nga Kolegji Zgjedhor per kete ceshtje. Deklaratat te dy kryeministrat, i bene gjate takimit dhe konferences se perbashket per shtyp. "Une nuk dua qe t'i fyej shqiptaret duke nderhyre ne punet e tyre te brendshme, por e vetmja gje qe mund te themi ne parim eshte ne te tilla raste ju lutem mund te beni ate qe kane bere amerikanet. Ka ndodhur nje here, apo jo. E keni pare ne televizor, une e kam pare ne televizor. Ju duhet te shikoni votat, te numeroni votat, fletet e votimit", keshilloi Orban. Sipas tij, eshte gje e mire qe edhe televizioni tashme i trajton keto ceshtje. "Pas kesaj, ju duhet te mbeshteteni rehat-rehat ne karriget e kolltuket tuaja e te lejoni gjykatat te marrin vendimin perkates. Kjo ndodhi ne Amerike. Me falni, por une nuk kam ndonje keshille, sugjerim me te mire, sesa kjo praktike amerikane", theksoi ai. Ndersa kryeministri Sali Berisha, siguroi se krahas zhurmes politike ne Shqiperi, shteti ligjor funksionon normalisht, institucionet e tij garantojne zbatimin e ligjit. "Ceshtja e votave ne kutite e tjera, numerimi i tyre eshte nje ceshtje themelore ndergjegjeje. Politikani, si cdo njeri, ka per detyre te qendroje prapa bindjeve te ndergjegjes se tij. Kjo eshte praktika e vendeve te qyteteruara. Kjo eshte praktika e vendeve qe kane nje tradite 200 vjecare ne zgjedhje dhe nje sistem drejtesie me te fortin", tha Berisha. Sipas tij, edhe mbi bazen e ligjit shqiptar, i cili ne te gjitha percaktimet e tij nuk i perfshin keto vota ne vota te pavlefshme, u kerkua numerimin e tyre. "Por ne themelin e cdo sistemi, ligji baze eshte numerimi i cdo vote. Sot eshte nje gjykim dhe nuk ka asnje medyshje se shteti ligjor do te respektohet ne cdo rast. Pra ne qofte se ne mbrojme bindjet tona, bindja jone me e thelle eshte se nje shoqeri nuk mund te jete e lire pa funksionimin e shtetit ligjor. Keshtu qe ne qendrojme ne respektimit te plote te vendimit te institucioneve, edhe kur na pelqejne edhe kur nuk na pelqejne", beri te qarte kryeministri. Ndersa per sa i perket, historise se bojkotit te Kuvendit nga opozita, kryeministri Hungarez, tregoi nje eksperience te ngjashme ne shtetin e tij. Por qe u zgjidh pas mos pagimit te rrogave pas bojkotit ne Kuvend. Orban theksoi se palet ne Shqiperi duhet te zgjidhin situaten e tensionuar politike ne vend, pavaresisht keshillave te shumta qe behen.
Historia Hungareze me bojkotin e opozites
Bojkoti i deputeteve ne Kuvend, duket se nuk eshte nje praktike e nisur nga opozita shqiptare. Por ne rastet e tjera nuk ka shkuar aq mire. Ne Hungari, ka ndodhur e njejta gje. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha dje se ne zgjedhjet e fundit partia e tij fitoi 2/3 e Parlamentit dhe ishte ne gjendje te miratonte nje Kushtetute te re. "Opozita donte te na bllokonte ne kete nisme, por nuk kishin forcen. Atehere ata vendosen qe te mos merrnin pjese, dolen nga Parlamenti. Por ne fund ne e miratuam dhe kryetari i Parlamentit, thjesht nuk i pagoi deputetet e opozites, meqenese ata nuk kishin marre pjese", rrefeu ai. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 6:16 pm | |
| AKTUALITET Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve 05-06-2011 / Gazeta 55Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve
Përmes një deklarate zyrtare trojka e ambasadorëve në vendin tonë i apelon faktorit politik të respektojë vendimin e Kolegjit si dhe verdiktin e votuesve shqiptarë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Ëollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku se vendimi i Kolegjit respekton të drejtën e votuesve për të zgjedhur. Sipas kësaj deklarate, në 8 maj qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.
Deklarata e 3 ambasadorëve “U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak. Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultetet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre. Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike. Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 6:18 pm | |
| OPINION Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë 05-06-2011 / Nga Bajrush Morina
Më 8 maj në Tiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Partia Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë. Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalingradit” socialist. Në ditën e votimit më 8 maj në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë. Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.ministren Edit Harxhi. Tre libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto libra kishte shkruar: “Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se do të fitoj!” Por Lulzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu? Lulzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash. Lulzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu! Lulzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate. Lulzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie! Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “çerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit i dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”. Lulzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë. Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha. Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulzim Basha. “Bota sot” | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 6:24 pm | |
| Ne perkrahje te sales ish titistet dhe bashkpunetoret e serbise | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 11:45 pm | |
| | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Jun 05, 2011 11:49 pm | |
| E ne perkrahje te PS dhe Edi Rames kush jane...? E di ti detektivi? Bota ka sy, dhe qe ai qe she me larg se hunda, e di mire se si ishte shqiperia socialiste, leri keto prralla se poplli shqiptar di te ndaj te bardhen nga e zeza. Historia na meson se kush ishte cdo her kunder zhvillimit, dhe proceve demokratike, e integrimit shqiptra ne BE, keta njerz edhe sot me aleatet e tyre mundohen me cdo kushte ta izoloin Shqiperin. Por shqiperia po leviz per te mire , eshte duke kaluar edhe veshtersite e fundit nga keta njerz ce me cdo kushte mundohen ta izoloin edhe nje her SHqiperin. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon Jun 06, 2011 1:37 am | |
| Shpresojm se shpejti te dal nji val e re e politikajve ndryshe nga keta siper.! Te cilet me devotshmeri dhe dinjitet dot i qojn gjerat n´te mir te kombit shqiptar, dhe te dalim nga keto katrahura e aleshvereshe partiake pozit-opozit ju raft nji shit, qe jemi shum afer nji trgjedie katrahure, te shkatuar po thuaj prej partive tona, kinse te zgjeghur nga populli por kurr jo,por te vet zgjedhur dhe duke i vjedhur voten ngjitha metodat e mujshme. Besoj se ka njerz te devotshem dhe atdhetar por shtir esht te deportohet nga keta matrapazet te cilet vdesin per pushtet por jo per shtet. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon Jun 06, 2011 3:11 pm | |
| Drinii po me te mire se sala jane socialistet qe perkrahen uck dhe ju strehuan familjet shqiptare. Mbrojten faljen e detit nga sala grekeve dhe mbrojne interesat e shqiperise. Sala dhenderr serbe ,me 1996 i ofrojke kosoves autonomi nen serbi ishte kunder uck-se kalli shqiperine me 1997 kalli gerdecin vjedhi votat me 2009 vjedhi votat me 2011 edhe humbi te gjitha qytetet ku e kishte pushtetin tashe mundohet me hajni dhe force bile tiranen ta mbroje sepse ka interes fazliqi qe keshtu te perfitojne pasuri ne emer te familjes se tije Ky njeri perveq qe eshte nje komuniste i eger ,eshte edhe tradhtare po edhe psikopat. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon Jun 06, 2011 3:23 pm | |
| e po ore po asaj mendjeje beji yzmeti ti ,dedektiv,po na behesh me katolik se papa ,ti dhe ndonji tjeter ketu...jeni duke na e shpif fare forumin....... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
| |
| | | | PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |