Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
+9
Femi Halimi
fatlum
Medalim
arberia
xhiti
xhema
BashKom
Driniiiii
Atdhetari
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyWed Mar 23, 2011 4:54 pm

Arberi si je a je mire ,te pershendes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:08 am

Rama takim me Ivanov i dhuron celesin e Tiranes

Presidenti maqedonas Georgie Ivanov , ne diten e dyte te vizitites se tij ne Tirane u takua me liderin e opozites, kryebashkiakun Edi Rama. Pas nje bisede qe ka zgjatur me shume se 30 minuta, Rama i ka dorezuar presidentit te Maqedonise, celsin e qytetit, nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne bashkine e Tiranes.


http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php? ... s_start=20PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 41425


http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?IDCategoria=2687&IDNotizia=58140&res_start=20

Qysh e shef Detektivi edhe Xhema (tash vlojn gjakrat :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:12 am

ky eshte tu ja ba si Rugova gurt..haaaa
Po sala edhe me keq fal det e fal tok ,miq serbet e djali vet e vajza e tije shkojne me fazliqin ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:16 am

Ky eshte i dyti antishqiptare qe shpallet "qytetar nderi i Tiranes " Detektiv , ai para tij ishte GORAN BREGOVIC qe organizonte demonstrata neper rruget e Beogradit kunder shqiptareve te Kosoves ...

Cito :
Po sala edhe me keq fal det e fal tok ,miq serbet e djali vet e vajza e tije shkojne me fazliqin ..

Pse nuk reagon opozita kur ben gabime Qeveria ?
Mos ndoshta keta jane ata qe dhurojne ?
Nese jo ateher duhet reaguar bile njihere vetem , sidomos per regjistrimin mbia baza etnike e fetare ,e sidomos kur jane greket ne pyetje , opozita si gjdo here shujne . PSE ?
PSE antishqiptaret i ben qytetare nderi te Tiranes ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:19 am

KTUALITET
Shtohen përpjekjet e PS për të delegjitimuar 8 majin – Braçe e Gjoni, kamikazët e Edvinit për njësinë numër 3
23-03-2011 / Gazeta 55Shtohen përpjekjet e PS për të delegjitimuar 8 majin – Braçe e Gjoni, kamikazët e Edvinit për njësinë numër 3

Incident në minibashkinë nr 3, pas përpjekjet antiligjore të deputetëve socialistë Braçe e Gjoni për të marrë me forcë listat zgjedhore. Haset në rezistencën institucionale të kryetarit në detyrë, Ilir Kokona. Presidenti Topi deklaron se s’përzihet me zgjedhjet, por fton që ato të mos jenë politike

Dy deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni janë përfshirë në një incident me kreun e minibashkisë numër 3 në Tiranë Ilir Kokona. Incidenti është provokuar nga deputetët edvinistë, të cilët kanë shkuar në minibashkinë numër 3 dhe kanë kërkuar konfiskimin e listave zgjedhore, edhe pse një të drejtë të tillë s’ua njeh ligji. Kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin institucional të kryetarit në detyrë të minibashkisë, Ilir Kokonës. Debati mes dy deputetëve dhe kreut të minibashkisë numër 3 Ilir Kokona për pak nuk ka degjeneruar në dhunë fizike, por kjo s’e ka shmangur zhurmën e porositur të mediave edviniste, të cilat janë vënë në shërbim të alibisë se zgjedhjet s’po i arrijnë standardet e se ato po manipulohen pikërisht nëpërmjet listave zgjedhore. Vlen të përmendet se për të plotësuar skenarin, bashkë me deputetët e PS-së para zyrave të Njësisë Bashkiake kanë qenë dhe disa dhjetëra qytetarët mbështetës së Partisë Socialiste.

Presidenti Topi lan duart nga zgjedhjet e 8 majit, por kërkon që ato të mos jenë politike

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe korrekte ku të shpalosen vlerat dhe platformat më të mira për qytetarët, duke folur për zgjedhjet lokale. Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e pushtetit vendor duke theksuar se shpeshherë ka nënvlerësim nga qeveria qendrore. Topi ka kritikuar ndikimin e politikës e cila ka interferuar në disa kompetenca të pushtetit vendor duke bërë që projekte të caktuara të dështojnë. “Bëj apel në lidhje me zgjedhjet e datës 8 maj. Është momenti më i rëndësishëm që këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi të plotë, pas një situate të tensionuar politike, gati në pozicionin e një konfliktualiteti të shprehur. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në korrektësi sipas ligjit, ku pjesëmarrja e qytetarit duhet të jetë e madhe. U bëj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Komunikimi zgjedhor nuk duhet të jetë negativist. Uroj që të dalin fitues njerëzit më të mirë. I bëj thirrje të gjithëve të bëjnë një fushatë profesionale”, deklaroi Topi. “Roli i qeverisjes vendore është i jashtëzakonshëm. Është ai pushtet që ne ndjejmë më afër. Ky pushtet, ndonëse vetë politika qendrore i ka dhënë mundësi të zhvillohet, në mjaft raste edhe nënvleftësohet. Është bërë progres, por besoj se qytetarin ne duhet ta ndihmojmë me politika bashkëpunuese në nivel qendror”, është shprehur Topi. “Një qytetar i thjeshtë e ka të vështirë të ndajë tematikën e politikës qendrore me atë lokale. Ndërkohë që në vendet që ne dëshirojmë të shkojmë, politikat kanë një ndarje shumë të qartë. Dëshiroj që politika të jetë më profesioniste dhe specifike për qytetarin. Duke përdorur terma të përditshme, rrezikojmë t’i shkëputemi elementëve të rëndësishëm që i interesojnë njerëzve. Shqipëria demokratike ka një kompozicion shumë të larmishëm ku ka edhe njerëz indiferentë dhe neutralë, ku të gjithë së bashku jetojmë në një shoqëri që duhet të gëzojnë të gjitha frytet e taksave që paguajnë”, tha Topi. “Rastin ekstrem e kemi në Tiranë kur ka një projekt të miratuar që në 1989 dhe vjen viti 2011 dhe ende polemizohet për një çështje që ka të bëjë me një element infrastrukturor ku do të kalojnë të gjithë, të majtë e të djathtë. Do dëshiroja që edhe transferimi i pronave të vendoset në funksion të pushtetit vendor”, theksoi Topi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:20 am

POLITIKË
Edvin Rama ngre gijotinën financiare për zgjedhjet e 8 majit
23-03-2011 / Gazeta 55Edvin Rama ngre gijotinën financiare për zgjedhjet e 8 majit

Ngarkohet Arben Ahmetaj për hartimin e listës së biznesmenëve, të cilët do paguajnë haraçin e zgjedhjeve vendore tek arka private e Edi Ramës, por deputeti edvinist, përveç listës partiake, po shpërndan edhe faturat e pagesave personale, që do t’i duhen atij, pas 8 majit, kur edvinizmit do t’i duhet të përballet me pensionin politik

Edvin Rama, i ndërgjegjësuar tashmë për humbjen e sigurt në 8 maj, është hedhur në sulmin final, të përfitojë çfarë të mundet (kupto) financiarisht.
Pasi ka shpallur prej kohësh dhe “po mban varur”, përfundimin e “tenderit” për shpalljen e kandidatëve të PS-së, në pritje të ofrimit të shumës më të madhe të kandidatëve për kandidatë fitues, njëherazi Edvin Rama, këtë tendencë të tipit “gjobvënie”, e ka zhvendosur edhe te biznesmenët.
Për këtë, Edvini, duke mos pasur mundësi, por edhe duke mos dashur të dalë vetë në skenë, ka përzgjedhura dhe ka ngarkuar deputetin Arben Ahmetajn për hartimin e listës së biznesmenëve që duhet të paguajnë haraçin për aventurën e fundit, para pensionit politik të Edvinit.
Nga ana e tij, Arben Ahmetaj aq ka dashur e ka nisur hartimin e listës. Në këtë vullnet për të kryer porositë e kryetarit, Arben Ahmetaj ka nisur me njëherë nga puna, sigurisht duke pasur si “busull orientimi”, plotësimin e “kushteve’ të kryetarit. Dhe kushtet e kryetarit, janë me “dy zëra”, për partinë e Edvinit dhe për Edvinin qehaja.
Në historinë e mbijetesës së tij në politik, Edvin Rama, ka pasur si praktikë të zakonshme, sigurimin e financimeve “informate”, që sigurisht nuk do të thotë asgjë më shumë se sa vjeljen e taksës, kundrejt “ndereve” (lexo tenderave), që ju mundësonte biznesmenëve të oborrit të tij. Këto “të ardhura”, Edi Rama më pas i “qarkullonte”, për efektet propagandistike, për “kurimin” e imazhit të tij.
Kjo është njëra pjesë, e thënë ndryshe edhe drejtim i punës së Arben Ahmetajt.
Pjesa, tjetër, e thënë ndryshe drejtimi i punës së Arben Ahmetajt, është pjesa e “të ardhurave”, që shkojnë për llogari dhe vetëm në xhepat e Edi Ramës. Këtu nuk është fjala për 3 mijë eurot që ai ka deklaruar (të paktën para dasmës së fundit), se përbëjnë pasurinë e tij.
Fjala është për pjesën e padeklaruar...
Në këtë kontekst, Arben Ahmetaj, sigurisht në përmbushje të kushteve të Edi Ramës, po rend andej e këndej, për të mundësuar kontaktimin e biznesmenëve, të listës së oborrit të Edvin Ramës, duke mos harruar ti gënjejë, “në emër të fitores”..., por që ata duhet edhe të kontribuojnë për rehatinë “personale” të Edvin Ramës.
Ende nuk ka të dhëna, për “donacionet” që ka grumbulluar Arben Ahmetaj..., dhe ca më tepër, ende nuk ka të dhëna se si janë shpërndarë këto “donacione” të mundshme, në pjesën “për partinë” dhe në pjesën “për Edvin Ramën”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 10:44 am

AKTUALITET
Shtohen përpjekjet e PS për të delegjitimuar 8 majin – Braçe e Gjoni, kamikazët e Edvinit për njësinë numër 3
23-03-2011 / Gazeta 55


Incident në minibashkinë nr 3, pas përpjekjet antiligjore të deputetëve socialistë Braçe e Gjoni për të marrë me forcë listat zgjedhore. Haset në rezistencën institucionale të kryetarit në detyrë, Ilir Kokona. Presidenti Topi deklaron se s’përzihet me zgjedhjet, por fton që ato të mos jenë politike



Dy deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni janë përfshirë në një incident me kreun e minibashkisë numër 3 në Tiranë Ilir Kokona. Incidenti është provokuar nga deputetët edvinistë, të cilët kanë shkuar në minibashkinë numër 3 dhe kanë kërkuar konfiskimin e listave zgjedhore, edhe pse një të drejtë të tillë s’ua njeh ligji. Kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin institucional të kryetarit në detyrë të minibashkisë, Ilir Kokonës. Debati mes dy deputetëve dhe kreut të minibashkisë numër 3 Ilir Kokona për pak nuk ka degjeneruar në dhunë fizike, por kjo s’e ka shmangur zhurmën e porositur të mediave edviniste, të cilat janë vënë në shërbim të alibisë se zgjedhjet s’po i arrijnë standardet e se ato po manipulohen pikërisht nëpërmjet listave zgjedhore. Vlen të përmendet se për të plotësuar skenarin, bashkë me deputetët e PS-së para zyrave të Njësisë Bashkiake kanë qenë dhe disa dhjetëra qytetarët mbështetës së Partisë Socialiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 4:36 pm

POLITIKË
Çetat e halabakëve të Ramës sulmojnë minibashkitë demokratike
24-03-2011 / Gazeta 55


Edi Rama shpall gueriljen kundër institucioneve shtetërore, me shpresë se do të arrijë të njollosë njollosë zgjedhjet dhe të shmangë përgjegjësinë për humbjen e pritshme. Si nën efektet e drogës, Saimir Tahiri sulmon minibashkinë nr 6, ndërkohë që çetat e halabakëve në njësitë e tjera i kanë kryesuar Braçe, Shalësi, Shamku e Dokle. Prishja e zgjedhjeve po tentohet faqe ndërkombëtarëve, por sovjetët e Edvinit s’mund të ndalin fundin politik të pinjollit të Bllokut

I tmerruar nga afrimi i humbjes, halabakëria në grupin parlamentar socialist, me urdhër personal të Edvinit sulmoi dje minibashkitë e qeverisura demokratikisht. Mësymjet e Erion Braçes e Ilir Gjonit te Njësia Bashkiake Nr. 3, mësymja e Saimir Tahirit te Njësia Bashkiake Nr. 6, mësymja e Eduart Shalësit te Njësia Bashkiake Nr. 8, apo edhe mësymja e Namik Dokles te Njësia Bashkiake Nr. 11, i ngjanin dje mësymjes së Shkëlqim Metës, kandidatit për kryetar të PS-së, që dikur protestonte në “sloganin” “dua formularin”, pikërisht në oborrin e PS-së.
As më shumë e as më pak, këtë bënin dje Erion Braçe, Ilir Gjoni, Saimir Tahiri, Eduart Shalësi dhe Namik Dokle, por jo para selisë së PS-së, por para godinave të minibashkive që nuk i kontrollojnë vetë në Tiranë. Nën sloganin “duam listat”, deputetët e PS-së, sulmuan disa minibashki të Tiranës. Sigurisht, në këtë sulm, ata nuk ishin vetëm, sepse, sepse, nuk janë aq trima, të marrë veç e veç... Por, shoqëroheshin nga halabakë e huliganë, që megjithëse nuk dinë të lexojnë, sërish, edhe ata (halabakët e huliganët) “kërkonin lista”, për të cilat po të kishin kërkuar sqarime, do të kishin mësuar se ato lista, prej kohësh dhe rregullisht ju vihen në dispozicion edhe deputetëve të PS-së.
S’ke çfarë ti bësh...
Aq dinë, aq bëjnë halabakët e huliganët, që nuk e kanë për gjë, ta lejojnë veten të keqpërdoren nga deputetët Erion Braçe, Ilir Gjoni, Saimir Tahiri, Eduart Shalësi dhe Namik Dokle, deri në nivelin e talljes së bythës. Për ata (halabakët e huliganët), me sa duket, është gjë e madhe dhe e rëndësishme, që një deputet të tallë bythën...
Nejse, kjo është çështja e (mungesës) karakterit, për pjesën e vulgusit, të keqpërdorur nga ana e deputetëve të PS-së.
Sepse, sepse, çështja tjetër ka të bëjë me uljen e deputetëve në nivelin e huliganëve e halabakëve, që ata kishin marrë me vete si trima dje, këtë herë në raport me Edi Ramën, i cili sipas “ligjit të kalimit”, atë që ai (Edi Rama) ju punonte dje deputetëve të vetë, që i ndërseu nëpër minibashki, po atë, deputetët e vetë, ju punonin halabakëve dhe huliganëve, që kishin marrë me vete, për ti ndërsyer mbi minibashkitë.
Në këtë “mësymje” ndër minibashki, ku Edi Rama ua fut deputetëve të vetë dhe deputetët e tij, ua fusin ca halabakëve e huliganëve, tentativa i shërben një qëllimi të vetëm..., prishjes së zgjedhjeve, deligjitimimi të procesit dhe mospranimit të rezultateve zgjedhore.
Edi Rama, duket, mendon se, atë që nuk bëri në 21 janar, do të mund ta arrijë me inskenime skenash të 21 janarit, por këtë herë para minibashkive. E sigurt, që i gënjen mendja..., për një arsye të thjeshtë dhe banale, sepse nuk mund të vazhdojë të njëjtët skenarë me revolucione, duke përdorur guerisla, që i trajton si zarë (me nder të themi deputetë), apo, apo, ca më keq akoma, të përdorë zarët e zareve (me nder të themi vulgusi i halabakëbve e huliganëve).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 4:51 pm

POLITIKË
“Listat përfundimtare, të sakta dhe pa dublime – kopjet paraprake i janë dorëzuar zyrtarisht PS-së”
24-03-2011 / Gazeta 55


Flet Armand Teliti, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, konfirmoi dje në një konference për shtyp se, "ne përpilimin e listave të zgjedhësve do të respektohet ligji dhe në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, bashkitë, komunat dhe njësitë bashkiake, lista përfundimtare e zgjedhësve do të jetë një listë e konsoliduar, e saktë dhe pa dublime".
Duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Socialiste ne media për "manipulim te listave të zgjedhësve" dhe në përgjigje të kërkesave nga PS për vënien në dispozicion të listave paraprake, Teliti sqaroi se "vetëm një jave pas shkresës që PS dërgoi më 19 nëntor të vitit të kaluar, ku kërkonte një kopje elektronike të listës paraprake për zgjedhjet vendore, Drejtoria e Gjendjes Civile ia ka vënë në dispozicion listën paraprake të zgjedhësve në shkallë vendi, në format elektronik".
Në 23 shkurt 2011, sqaroi më tej Teliti, PS ka kërkuar kopjen e bazës së të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile në formatin MS Akses, kërkesë që, sipas tij, është plotësuar nga DPGJC në 3 mars 2011, duke i vënë në dispozicion listën paraprake të zgjedhjeve në shkallë vendi, në format elektronik.
PS ka kërkuar dhe kopjen e përditësuar të listës paraprake të zgjedhësve në format elektronik MS Akses, në 11 mars 2011, kërkesë e cila është plotësuar nga institucioni që drejton Teliti, katër ditë më pas, në 17 mars 2011.
Teliti tha se, “në bazë të nenit 57 të Kodi Zgjedhor, DPGJC është e detyruar të verë në dispozicion të subjekteve zgjedhore listat paraprake dhe ato përfundimtare" dhe "ky Kod, tha ai, nuk e njeh konceptin e listës paraprake të përditësuar, por vetëm listat paraprake, si edhe listat përfundimtare".
DPGjC shpreh gatishmërinë të vërë në dispozicion të çdo subjekti zgjedhor listën përfundimtare, pas shpalljes së saj sipas nenit 54 të kodit zgjedhor.
Lidhur me punën e bërë deri tani për dublimet në listat e zgjedhësve, Teliti tha se lista e dublimeve përmban 12.713 rekorde dhe në datën 4 mars të këtij viti u shpërndanë në njësitë e qeverisjes vendore listat e personave të dyshuar si të dubluar, të mbetur akoma në listë.
Kjo listë, sipas tij përmbante 4501 rekorde, ndërkohë që nga njësitë vendore vazhdon të vijë informacioni për personat e ndryshëm apo ato binjakë të pranishëm në këto lista.
Teliti tha se nga regjistrimi i tyre, rezulton se deri sot ka më shumë se10800 rekorde, të cilat përfaqësojnë persona të ndryshëm apo binjakë, që procedura e dublimeve i konsideron si dublime të dyshuara.
Lista e mbetur e dublimeve, sqaroi më tej Teliti, është më pak se 1900 rekorde ose rreth 850 persona dhe kjo listë po zvogëlohet çdo ditë pas çdo infomacioni të ardhur nga njësitë vendore.
Gjithashtu lista e mbi 100 vjeçarëve, që pretendon PS në kërkesën e saj në 14 dhjetor të viti të kaluar, përmbante 6599 rekorde. Pas çregjistrimit të personave, për të cilët u gjetën dokumentet që vërtetonin vdekjen, sipas regjistrit të Gj.C, ky numër zbriti me 957 persona.
Për personat e tjerë, që sipas infomacionit të njësive vendore, dihet se janë të vdekur, por mungon dokumentacioni i nevojshëm, pas shpalljes publike të listës, sipas udhëzimit të Ministrit në 9 mars të këtij viti, tha Teliti, pranë njësive të qeverisjes vendore është dërguar kërkesa për bllokimin në sistem e listës së mbi 100 vjeçarëve dhe deri tani janë bllokuar 4013 persona, ndërsa të tjerë po bllokohen çdo ditë nga njësitë e qeverisjes vendore, çka do të thotë se ato nuk do të jenë në listat përfundimtare të zgjedhësve.
Në fund, ai argumentoi se listat e zgjedhësve dhe kartat e identitetit e kanë kaluar testin e tyre dhe janë vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët..
“Kartat e identitetit përdoren gjerësisht nga qytetarët dhe institucionet e falsifikimi i kartave të identitetit është thuajse i pamundur”, përfundoi drejtori i Gjendjes Civile në ministrinë e Brendshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyFri Mar 25, 2011 2:42 pm

PS,ALEANCE ME NOSTALGJIKET E ENVERIT
Argument e Premte, Mars 25th, 2011

Kreu i PPSHR, Marko Dajti me Ilir Hoxhën
Partia e Punës e Shqipërisë së Riorganizuar është një nga 23 partitë që i është bashkuar koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 8 majit. Si pak parti të tjera PPSHR ka një faqe mjaft të pasur në internet.Sapo klikon në adresën http:www.ppshr.webs.com del një fotografi e Enver Hoxhës dhe në krah të saj një takim i PPSHR-së ku është duke folur kryetari i kësaj partie Marko Dajti.
Ndërkohë në krahun e majtë të fotografisë së ish diktatorit lexohet postulati “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Një tjetër botë është e nevojshme me paqe dhe miqësi. PPSHR”. Më poshtë faqja e internetit na bën të ditur se jemi vizitori nr. 2738 që e kemi klikuar. Në të njëjtën kohë siti është mjaft i mirëmbajtur dhe i pasuruar me shumë informacione. Nëse klikoni në rubrikën ‘fotografi’ pasqyrohen aktivitetet e partisë nga viti 2008 e më pas dhe në qendër të tyre janë disa foto të kryetarit të partisë, Marko Dajti me djalin e madh të Enverit, Ilir Hoxhën. Gazeta “Bashkimi” është një tjetër hapësirë ku mund të klikohet dhe të lexohen tetë numrat e fundit të saj. Në njërin prej tyre është botuar një fotografi e Marko Dajtit me bashkëshorten e Enver Hoxhës, Nexhmijen. Aleati më i ri i Edi Ramës, Marko Dajti tregon marrëveshjen me PS për zgjedhjet lokale.
Zoti Dajti, ju sapo keni nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me koalicionin e majtë. Keni rënë dakord për bashkëpunim në komuna e bashki apo vetëm për këshilltarë?
Jo vetëm për këshilltarë kemi rënë dakord dhe presim të marrim rezultatin që meritojmë, dhe që është i pritshëm për ne dhe të dimë se sa vota kemi në të gjitha Shqipërinë. Ne, kësaj radhe, do të mësojmë se sa vota kemi realisht në të gjithë vendin, sepse nuk janë bërë ndonjëherë votime ku të kemi numëruar votat vetë. Gjithmonë na i kanë numëruar të tjerët dhe na i kanë marrë.
Do të keni mbështetje për këshilltarët?
Ne nuk kemi kërkuar vota për këshilltarët, por kërkuam numërimin e votave me korrektësi, do të kemi vëzhguesit tanë në çdo vendnumërimi të votave. Ne do të votojmë për kryetarin e PS-së në komunat dhe bashkitë dhe për këshilltarët tanë. Kjo është ajo që kemi rënë dakord.
Sa anëtarë dhe mbështetës keni në të gjithë vendin?
Ne kemi bërë një sondazh dhe do të bëjmë punë intensive gjatë gjithë këtij muaji në propagandimin e programit të PPSHr-ë, duke u thënë njerëzve që jemi në aleancë me PS-në, shpresojmë që të arrijmë një rezultat të kënaqshëm, dhe do të isha i lumtur që në të gjitha ato vende që konkurrojmë, në 90% të tyre, të dalim parti e tretë në koalicion.
Sa është anëtarësia juaj?
Ne kemi rreth 4200 anëtarë në të gjithë vendin.
Para se të nënshkruanit këtë marrëveshje, keni kontaktuar vetë me zotin Rama, apo me sekretarët e tjerë të PS-së?
Unë jam ftuar nga PS-ja, nga koordinatori i PS-së, zoti Ndre Legisi, kemi biseduar dhe me zotin Rama dhe me partitë e tjera bashkarisht për këtë bashkëpunim.
Jo në pak raste, zoti Rama është deklaruar për t’u shkëputur përfundimisht nga periudha komuniste dhe ish-Partia e Punës..
Ne duhet të na llogarisin të gjithë. Jemi parti që kemi qenë për 50-vjet në pushtet dhe këtë s’duhet ta harrojë asnjë. Duam, s’duam ne, me të mirat dhe të këqijat që PPSH-ja ka pasur, kjo parti ka bërë edhe të mira dhe me këtë sy duhet parë.
Hapja e fushatës elektorale e 2009 nga koalicioni i majtë kishte në qendër shkëputjen nga periudha e Partisë së Punës, madje kishte pamje edhe të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ndërsa ju e keni në sloganin tuaj ish-udhëheqësin komunist. Ju ve në siklet kjo gjë?
Për mendimin tim ajo ceremoni dhe rrëzimi i bustit ishte një nxitim i Edi Ramës. Ju e mbani mend shumë mirë që në 2009 ata na përjashtuan dhe nga zgjedhjet dhe pse ishim regjistruar. Kjo ishte dhe një arsye e disfatës që pësoi PS-ja në zgjedhjet e 2009. Mendoj se kjo i përket së shkuarës. Ne jemi të majtë dhe mendojmë se duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Shoku Enver ka thënë “bashkimi bën fuqinë”.
Fakti që jeni në një koalicion me ish-të përndjekur politikë, Kurt Kolën, Spartak Ngjelën, përbën ndonjë shqetësim për ju?
Ata s’përbëjnë asnjë shqetësim për ne. Ata kanë bërë një gabim, e kanë shlyer dhe janë dëmshpërblyer për atë që iu është bërë. PPSHr-ja është për t’i riparë këto dënime, për ata që janë dënuar kot dhe jemi të gatshëm t’i kërkojmë edhe falje për këtë dënim. Por jo të dëmshpërblehen ata që janë dënuar se kanë punuar kundër atdheut, apo një hajdut i rëndomtë të dëmshpërblehet. Kjo duhet ndarë.
Në faqen tuaj të internetit, ju dukeni shumë të organizuar, më shumë edhe se partitë më të reja, madje keni dhe gazetën tuaj. Ju keni foto dhe me djalin e ish-udhëheqësit komunist, Ilir Hoxhën. Ai është anëtar i partisë suaj?
Iliri është simpatizant i PPSHr-së, sepse është partia e babait të tij, por është dhe mik imi i ngushtë.

Hysni Milloshi: PS na ka vjedhur votat

Kreu i Partisë Komuniste shqiptare, Hysni Milloshi, tha dje se nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me PS-në. “Ne nuk kemi asnjë bashkëpunim me PS-në. Është absurde sepse pranohet në koalicionin e PS-së një parti që ka në përbërjen e saj ish-figura të larta të PPSH-së, ish-anëtarë të byrosë politike dhe nuk pranohet partia komuniste që s’ka asnjë figurë të tillë. Përjashtimi nga koalicioni ne na bën nder, sepse nuk jemi në një bashkim partish ku nuk merret vesh kush është i majtë dhe kush është i djathtë. Do të kishim telashe më vonë me këtë gjë. Me këtë gjë PS-ja tregoi fytyrën e saj, ne kurrë nuk mundet të bashkëpunojmë më me Partinë Socialiste. Ajo me ne është sjellë në mënyrën më naziste, gjithmonë kemi marrë mbi 12 mijë vota, sepse na i ka vjedhur PS-ja. Në këtë koalicion partia komuniste do të dilte e treta ose e katërta. Ne nuk do të votojmë asnjë kandidat të PS-së. Të lutem shumë, për kë të votojmë?”, u shpreh Milloshi. Sipas tij, PS-ja ka luajtur me votat e PKSH-së, por në këto zgjedhje kjo nuk do të ndodhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyFri Mar 25, 2011 5:28 pm

Rama në koalicion me Hysni Milloshin?
Madhesia e germave: Gazeta Standard 24/03/2011 13:48:00

Kur dje u dorëzua në KQZ kërkesa për regjistrim të koalicionit të majtë “Alenaca për të ardhmen”, pa u bërë plotësisht të qartë të gjithë emrat e partive përbërëse të tij, mësohet se ekziston mundësia që PS-ja të ketë krijuar një bashkim me Partinë Komuniste të drejtuar nga Hysni Milloshi. Megjithëse një bashkim PS-PK duket shumë i parealizueshëm, sipas disa burimeve pranë selisë rozë, një koalicion i tillë ekziston vërtetë. Kështu, mësohet se kreu socialist Edi Rama me synimin e vetëm për të arritur sa më shumë vota në garën e tij për bashkinë më të madhe në vend, ka menduar të bashkohet edhe me komunistët. Edhe pse gjatë kësaj kohe kryesocialisti ka folur për një politikë të re, moderne, ndryshe nga ajo e kalura, të cilën ai vetë e ka quajtur “politika e vjetër”, tashmë është vetë ai që e kthen shumë herë mbrapa PS-në me këtë bashkim të tij me Partinë Komuniste. Një tjetër kontradiktë e madhe në këtë bashkim të PS-së me komunistët është edhe prezenca në koalicionin e majtë dhe opozitën e bashkuar në tërësi e disa partive me spektër të djathtë dhe njëkohësisht të disa emrave, të cilët kanë qenë pjesëtarë të krijimit të PD-së, si Preç Zogaj. Në një deklaratë të tij publike ditën e djeshme pikërisht në lidhje me këtë mundësi bashkimi, ish-deputeti Zogaj është shprehur se nëse në koalicionin e majtë do të afrohet PK-ja, e cila mbështetet ende tek figura e diktatorit Hoxha, atëherë vetë ai nuk do të bëjë më pjesë në “Opozitën e Bashkuar”. Mungesa e sigurisë në fitore në garën e zgjedhjeve të ardhshme vendore, duket se ka ndikuar aq shumë tek kreu socialist Rama sa që këtë herë ai ka krijuar një koalicion, ku në brëndësi të tij të jetë edhe Partia Komuniste, një parti e cila edhe në ditët e sotme mbështetet në figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha.


Ky eshte kryetari i PS -se dhe PS -ja...TURP,per ata socialiste te ndershem ,qe kane mbeteur brenda PS-se.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyFri Mar 25, 2011 9:55 pm

Te gjithe duhet bashkuar kunder sali psikopatit qe fal det e tokat shqiptare Grekeve e serbeve..
Me largue kete komuniste psikopat--
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:48 am

Berisha: Koalicioni PD-LSI realizoi premtimet

Publikuar: E hënë, më 05 korrik 2010


Tiranë, 5 korrik - Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi sot, si të suksesshme punën 1 vjeçare të koalicionit qeverisës PD-LSI, ndërsa theksoi se "koalicioni i integrimit ia doli të realizojë me seriozitetin më të madh programin dhe premtimet e tij".
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha përshëndeti përvjetorin e krijimit të koalicionit qeverisës. "Përshëndes në emër të maxhorancës të gjithë ata drejtues dhe veprimtarë të forcave politike të këtij koalicioni për vendimin e shkëlqyer që morën 1 vit më parë, për t’i dhënë vendit qeverinë me spektrin më të gjerë të mundshëm dhe për të mobilizuar në qeverisje forcat më eficente", tha Berisha, raporton BalkanWeb.
Ai deklaroi se opozita po i kundërvihet politikës sociale të qeverisë për rritjen e pensioneve dhe rrogave. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i qeverisë njëkohësisht kryetar i PD-së ripërsëriti disa herë se rritja e pensioneve është mbështetur në tregues ekonomik të cilët kanë rritje dhe se nuk ka prekur kursimet e shqiptarëve.
“Të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve është shprehje zemërimi i pashembullt dhe shpirtligësie”- tha sot Berisha duke iu referuar deklaratave nga selia rozë sipas të cilave rritja e pensioneve është bërë duke prekur kursimet e qytetarëve.
“Ju garantoj në mënyrë absolute se nuk kam prekur asnjë nga kursimet e tyre cka e kanë bërë paradhësit tanë”- nënvizoi Berisha, duke iu referuar qeverisë socialiste duke shtuar se “Kur erdhëm në qeveri gjetëm borxhin 72 % dhe tani e kemi 59. 5 %” .
Kryeministri ftoj socialistët tu referohen të dhënave të bankave, si dhe i kërkoi ministrit të Financave të paraqesë të dhënat dhe të bëhet bilanci i të ardhurave.
Berisha përsëriti se rritja ekonomike në Shqipëri është në rritje, dhe pranoi se kriza ekonomike botërore ka pasur ndikimin e saj “por ne nuk zgjidhim dot problemet e mëdha që ka euroja.”-sqaroi ai para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.
Kryeminisitri paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të grupit PD do të propozonte rritjen e rrogës dhe ftoi opozitën ta pranonte atë. Duke iu referuar koalicionit me LSI Berisha tha se ky koalicion realizoi integrim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 2:05 am

Me mir mu ul, me kuvendu si vellau me vllaun, se sa me u vra mes veti vllau me vllaun. Iu uroi sukse PD%LIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 2:10 am

Po f.l.m.,Drini ,ajo qe shkruan ,eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe ketu ne Shqiperi,por keta te Edvinit jane bere aq antishqiptare sa as vete nuk e kuptojne,kjo eshte e tmerrshme sinqerisht,ne cdo moment duan sherre pa motiv,dhe i vetmi motiv i tyre eshte te vine ne pushtet edhe me revolucion,por harrojne se jane jashte kohe dhe nuk i le bota te bejne c'te duan.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 2:23 am

Per fat, ata edhe revolucion nuk po din te bein, po doin viktima dhe me mira gjelatet, qe te vin ne pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 12:00 pm

valla ma sherr se sla sllobodanka qe eshte ti ba shqiptareve as serbia e greqia jo..
deri sa ka ,,shqiptare" qe perkrahin kete tradhtare kurre dite skeni me pa..
ma tradhtare e me i poshter me psikopat me komuniste me diktatore ska ba nana se kete njeri..Sala dhenderrin e serbise e mik te greqise qe fal det e toke greqise e serbise ,po ka ende psikopata qe perkrahin kete njeri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 10:41 pm

Je nje komunist i pashoq,mjere ti Crying or Very sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 2:18 am

Edhe ky edhe aji tjetri jan ba per te doktori i menve po spo ka kush mi qu se kan dal krejt meq , qysh nuk u ngopen deri tash , po e marin Popullin ne qaf e vet prap se prap ne fotele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 2:38 am

t'shkretet,m'dhimbsen Sad Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 2:46 am

POLITIKË
Militantë të PS-së, vërsulen si kamikazë te Liqeni për të penguar ndërtimin e Unazës së Madhe
26-03-2011 / Gazeta 55Militantë të PS-së, vërsulen si kamikazë te Liqeni për të penguar ndërtimin e Unazës së Madhe

Në një kohë kur u bënë disa javë që ka nisur nga puna ndërtimi i Unazës së Madhe të Kryeqytetit, dje, disa persona të dhunshëm të vetëidentifikuar pronarë të tokave ku po ndërtohet segmenti i parë i autostradës, janë përpjekur të bllokojnë punimet në veprën më të madhe të Tiranës. Ndërsa vetëquheshin banorë të Farkës, një grup të rinjsh të dhunshëm u konfrontuan me forcat e Policisë, për pretendime të tilla si, “jemi pronarë të tokës”. Argument të cilin Ministria e Punëve Publike e hodhi poshtë si spekulativ, pasi trualli ku po ndërtohet aktualisht Unaza e Madhe është pronë shtetërore. “Militantët e Partisë Socialiste u përpoqën të bllokonin punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, me pretendimin se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nuk ka bërë shpronësimet. Në qoftë se i referohemi pamjeve televizive të transmetuara duket qartë se ata që protestuan janë të njëjtën persona që u shfaqën një javë më parë, në protestën për prishjen gjoja të Kopshtit Botanik, gjë që tregon qartë, që gjithçka është e inspiruar politikisht nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili po bëhet pengesë, në mënyrë të qëllimshme, duke spekuluar që ndërtimi i Unazes së Madhe ka filluar pa u realizuar procedurat ligjore të shpronësimit. Punimet kanë filluar në atë pjesë të projektit në të cilin sipas konfirmimit zyrtar të dhënë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, pasuria, rezulton të jetë në pronësi të Shtetit dhe konkretisht me nr. pasurie 1/24, e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 8280 Sauk, dhe jo në pronësi private, sikurse pretendohet dhe spekulohet”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Punëve Publike. “Për sa i përket pasurive te paluajtshme në pronësi private, të cilat preken nga ndërtimi i këtij segmenti rrugor, sqarojmë, se po ndiqen procedurat përkatëse ligjore për shpronësimin e tyre si në çdo investim tjetër për interes publik. E ftojmë Zotin Rama të heq dorë nga lëvizje të tilla që nuk i kontribuojnë qytetit. Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër projektet më madhore të infrastrukturës, e cila do ti japi frymë kryeqytetit duke e çliruar nga kaosi në të cilën ndodhet”, përfundon deklarata e MPPTT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 2:47 am

OPINION
Le të zbavitemi me proselitizmin e Edvinit
26-03-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Shpjegimi i titullit ka të bëjë me “ç’them sot, them të kundërtën nesër”. Më saktësisht: “ç’mendoj sot, mendoj së prapthi nesër“ Akoma më saktësisht: „Si veproja e si veproj!“.
Për një gjë ka të drejtë ER-ja: që të gremisë çmenduritë e tij në „Refleksionet“. T’i zhdukë nga qarkullimi! Pabesueshmëritë e tij janë të regjistruara aty! Ashtu siç nuk njohu të birin, pjellën e tij, po ashtu e bëri def edhe atë libër, që ka autorësinë e vet. Më keq akoma: I pushkatoi ato „Refleksione“. Në kuptimin konvencional. Sepse ajo që del me shkrim, nuk zhbëhet dot. Hitleri, Stalini, Enveri, së paku dogjën librat e të tjerëve, jo librat e tyre. Lexoni atë fragment të Lasgushit kur përshkruan njërën nga fatkeqësitë e tij të mëdha. Me dyer të mbyllura me dryna të sigurt të shtëpisë, zhduku me lotët që i kullonin, librat e veta më të mira, të blera me aq sakrifica. I dogji fletë-fletë, me ndihmën e bashkëshortes Nafije, që pastronte vatrën duke mbushur thasët me hirin e thesareve të librave të urtësisë njerëzore. Por, ama, Lasgushi nuk po digjte librat e vet, siç bëri Rama!
Nga Ultimatumi i komunistëve të ndërliqur të Smokthinës, po riprodhoj vetëm këtë copëz, të atij dënimi me vdekje kundër „antikomunistit“ Edvin: „Ne përdorim metoda bashkëkohore, si aksident automobilistik, verbim me acid, helmim me kafe, rrëmbim fëmije, rrëmbim gruaje…“.
Është pak t’i quash terroristë këta vrastarë, njerëz pa din e pa iman.
Tani këta huliganë janë miqtë më të dashur të E. Ramës. Janë nën vartësinë e tij, për më tepër. Me këta bëhen për bukuri rrëmujat „demokratike“ rrugaçërore paqësore (para 21 janarit) dhe jopaqësore më 21. Kjo e fundit është pak të quhet jo e dhunshme. Është e karakterit të një gueriljeje urbane të planifikuar, të parapërgatitur. Me këtë çmenduri të radhës, ER-ja deshi të plotësojë dy synime. Së pari, të tërheqë këmbëzën e armës dhe harxhet e këtij veprimi kriminal t’i paguajnë të tjerët. Të nxjerrë edhe përfundime të përçartura: „Fajin e ka Berisha“! – në 100 stampa të njëllojta, në një ekran makroskopik. Si gjithmonë ai ndërron profesion: i jep vetes atributet e kryegjyqtarit të lashtësisë, Solonit! Marrëzia e gjithë atij ekrani që përmban dy fjalë e dy gjysma fjalësh që përsëriten 100 herë përfton, pa e ditur përdoruesi, funksionin eksponencial f(x) = bx , (ku x= 100 dhe b duhet lexuar: budallalëk!). Synimi i dytë është krijimi i një gjendjeje të jashtëzakonshme, që të sabotojë zgjedhjet e 8 majit. (Një byrek që s’është për mua, le të digjet në furrë, si “Refleksionet”). Tani faktori ndërkombëtar ia ka lidhur të dy këmbët në një këpucë dhe të llastuarit të vetvetes nuk i mbetet veçse të kërkojë garanci, që bien ndesh me ligjin: pasi i shpalli armiq të 20.000 komisionerët e tij (!), tani kujton se ka kompetenca që të shkarkojë nga detyra edhe të zgjedhurit me konsensus si anëtarë të KQZ-së, edhe ata që nuk janë të propozuarit e tij (siç janë Subashi e të tjerët), por ata që janë të propozuarit konsensualë të palës tjetër. Është si të dal unë e të kërkoj shkarkimin e tij si kryetar bashkie (!) dhe... merr fund ky muhabet zgjedhor i 8 majit...
T’u rikthehemi listave të zeza me kërcënime, siç janë zanatçinj terroristët e kuq. Tani ai vetë, ER-ja, ka bashkëpunëtorë autorët e listave të zeza, siç dua ta argumentoj me një episod tragjik. Nuk besoj që ta ketë lexuar librin e babait fatkeq të Saimir Lartit, kushtuar të birit. Pas rrëzimit të statujës së E. Hoxhës në Korçë, njerëzit e skutave me detyrë, filluan (si ata të Smokthinës) përgatitjen e listave të zeza kundër atyre që ishin regjistruar si më të spikatur në heqjen nga piedestali të Enverit në bronz, në qytetin e Korçës. Saimiri ishte regjistruar në radhët e para të listës. E marrin vesh familjarët e Saimirit dhe djaloshi çau kufirin dhe u bë kamerier në Greqi. Pronari grek e donte me shpirt, se e vuri ré që kishte të bënte me një djalë të ndershëm, të rregullt, punëtor pa hile. Dikur vajtën për kafe dy shqiptarë, të shtirë si emigrantë. Saimiri u shërbeu me shpejtësi e me përzemërsi, meqë flisnin shqip. Të ardhurit e ftuan në tavolinë. Saimiri u tha se mund të porositnin ç’të donin se ishin mysafirët e tij. Pinë raki, kafe e diçka tjetër. Gjatë kohës që djaloshi u shërbente edhe të tjerëve, “mysafirët” seç derdhën një si pluhur në gotën e Saimirit. Nuk vonoi që këtij t’i dhembte koka dhe t’i përzihej. Ndërkaq të ardhurit ishin larguar. Pronari, që s’kishte fëmijë dhe e donte sikur ta kishte birin e vet, u shqetësua tepër për gjendjen shëndetësore të Saimirit. Kërkoi menjëherë shërbimin e urgjencës ambulatore. Mjeku i ambulancës e gjeti të vdekur.
Tani Edvini është sup më sup me ata që helmuan Saimiri Lartin, siç u orvatën ta zhduknin nga kjo botë edhe Edvinin. Tani ata (ose ata të këtij kallëpi), do të jenë krah për krah me ish-antikomunistin me nam, Edvinin, në Asamblenë e PS-së, të cilën do ta kryesojë Edvini nesër, më 27 mars, nëse nuk ndërron mendje. E themi këtë se ai është i paparashikueshëm, domethënë mendje-mendje!
Në “Refleksionet” lexojmë për një polic (të R. Alisë, kuptohet) që ishte futur në sallën e ILA-s, ku Edvini e bënte fërtele komunizmin dhe diktaturën. Më tej, të vazhdojmë të lexojmë së bashku: “Një polic, i zhgënjyer nga diktatura e proletariatit (si puna e zhgënjimeve të ER-së), për pak desh bëri striptiz në sallë (do të thotë: u zhvesh nga rrobat e policit). Kolegët e tij e prisnin te porta për ta ekskomunikuar (për ta shkishëruar, për ta bërë zap, për t’i punuar qindin, siç bënte katolicizmi me të patenzonët!)”. Këto shprehje të letrarizuara, i keni në f. 8. Vini re stilin pseudoletrar antikomunist të ER-së. Po Edvini vetë, a nuk na del besëshkalë tani, që ndërroi kostumin antikomunist dhe bëri vetë striptizë (u zhvesh çipllak, në kuptimin konkret të fjalës, sipas huqit të tij?!). Se edhe ky u bë si ai i zhgënjyeri i “ Refleksioneve”, librit të tij që duhej rishtypur, jo varrosur!
Këtu nuk kemi të bëjmë me një apostazí, domethënë me një ndërrim të menjëhershëm të qëndrimit të tij politik. Kemi të bëjmë, në të vërtetë me një qëndrim aventurierësh politikë, aq më tepër kur deklarojnë se nuk janë politikanë!
Në f. 18 “Zëri i Popullit” përmendej si “Zuska plakë”. Tani kjo lavire plakë (e cilëson ai kështu, jo unë) e bën propagandën më bajate në dobi të atij, që ia mballosi nofkën më përbuzëse të mundshme. Se një zuskë plakë mund të gënjejë e të mashtrojë pa pikë galeje, të gënjejë e të mashtrojë pa iu skuqur faqja, ta quajë provokatorin të provokuar në manifestime huliganësh, (si të datës 21), ta bëjë të zezën të bardhë (si veprimtarinë e bashkisë, të cilën kryebashkiaku me korrespondencë e sheh me dylbi së prapthi) dhe anasjellas, të bardhën të zezë (me nihilizmin tërësor, sa nuk i sheh dot sukseset e Lulzim Bashës).
Tani populli u dashka t’i besojë edhe zuskës plakë, sipas fjalëve të denja për fjalorin e përçartur të Edvin Ramës! Dukuri shqiptare, me zgjeben përbrenda, që e zvarrit, por pa sukses, ecjen përpara të qeverisjes së qendrës së djathtë!
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 3:06 pm

Ja kush eshte ky Rama .

https://www.youtube.com/watch?v=X5d5tAt58-k&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptySun Mar 27, 2011 7:20 pm

hahahahaha,psikopati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 EmptyMon Mar 28, 2011 1:58 pm

Jane que ne kemebe Sailoviqet e ldk-istet ne forum dezertoret e luftes ,,farkiste" e dominuan forumin nga keta duke lavderuar sali tradhtarin dhenderrin serbe pa turp fare ,njeriun qe fal det e toke e jugun e sqiperise greqise ,ku sote e kane greket nen kontrolle te gjithe jugun e veriun ja ka fal miqeve te vet serb.
sk koment ,se serbia gjyshe mas gjyshi a babgjyshi e bab e djale ja la amenat njerezve te tyre qe kete tradhti kombetare ta vazhdojne deri ne fund .
Deri sa te shkaterrojne kombin shqiptare...
perhajr ju kofte ....
O Sali dhenderr i serbise ja lujte ***** shqiptarise...
Me bashkpunetoret e tu o qen i zi ,po na qon drejt e nen serbi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 14  Next
 Similar topics
-
» NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» UNE EDI RAMA JAM NGA TETOVA KERKOJ POST ADMINI OSE MODERATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: