|
| PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
+9Femi Halimi fatlum Medalim arberia xhiti xhema BashKom Driniiiii Atdhetari 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue Apr 19, 2011 12:22 am | |
| Vrasjet e 21 janarit, jo nga armët e Gardës 17 PRI 2011
Marrë nga Gazeta Shqip Kur duhen edhe katër ditë nga tremujori i vrasjeve më 21 janar, policia shkencore nxjerr rezultatet paraprake të ekspertimeve të armëve të Gardës, për të cilat kishte dyshime se kanë qëlluar për vdekje katër demonstrues. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi asnjë prej pistoletave që janë dorëzuar në Prokurori dhe që janë dërguar për ekspertim nuk ka qitur gjatë ngjarjeve para Kryeministrisë. Hetimet 86-ditore nuk kanë zbardhur vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, ndërsa e vetmja ngjarje e zbardhur është vrasja e Ziver Veizit. Vetëm një armë ‘MP-5’ ka rezultuar “vrastare”, ndërsa armët e tjera po ‘MP-5’, kallashnikovët dhe së fundmi pistoletat kanë dalë të pafajshme, duke ngjallur dyshime se Garda e Republikës ka “fshehur” armët që kanë qëlluar ndaj demonstruesve më 21 janar. “Kanë përfunduar ekspertimet e armatimeve që janë dorëzuar nga Garda në Prokurori dhe më pas janë dërguar për ekspertim. Përveç armës së gardistit Agim Llupo, armët e tjera nuk kanë rezultuar se kanë qitur më 21 janar. I kemi kërkuar disa herë Gardës që të na servirte armët, por ato janë dorëzuar të ndara, me arsyetimin se ky institucion ‘çarmatoset’ dhe ka për detyrë që të mbrojë institucionet kushtetuese”, - thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila lë të kuptohet se bashkëpunimi me këtë institucion, i vënë nën akuzë pas 21 janarit, ka qenë tepër i dobët dhe me një frymë aspak zyrtare. I njëjti bashkëpunim ka qenë edhe me policinë shkencore, e cila varet nga Ministria e Brendshme, duke mos realizuar në mënyrë të shpejtë ekspertimet.
Disa ditë më parë përfunduan ekspertizat për 32 pistoleta të sekuestruara nga Prokuroria pranë Gardës së Republikës. Laboratori Qendror Kriminalistik ka dorëzuar në Prokurori konkluzionet përkatëse të ekspertimit të 32 pistoletave të sekuestruara në magazinën e Gardës së Republikës. Sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurori nga Laboratori Kriminalistik Shkencor, ka rezultuar se 32 pistoletat nuk janë armë me të cilat është shkaktuar vrasja apo plagosja e personave në demonstratën e 21 janarit. Armët janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e shtetasit Faik Myrtaj. Pistoletat janë krahasuar edhe me një numër të madh gëzhojash të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas ekzaminimeve shkencore, predha që vrau Faik Myrtajn nuk ka dalë nga asnjëra prej pistoletave. Ndërkohë, nga kjo predhë janë përjashtuar edhe 72 automatikë të shkurtër, model turk “MP5” që ishin marrë më parë në Gardën e Republikës për ekspertim. Armët në fjalë nuk janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e Ziver Veizit, pasi plumbi që i mori jetën këtij qytetari është përputhur me automatikun 9-milimetërsh që mbante në shërbim gardisti Agim Llupo më 21 janar, efektiv tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes. Ndërkohë, predha e viktimës tjetër, Aleks Nika, është mbajtur në një spital në Turqi, ku ai u kurua për më se një javë në gjendje kome, para se të gjente vdekjen. Nuk ka ende konfirmime për mbërritjen e kësaj predhe nga Turqia, ndonëse Prokuroria e ka kërkuar atë për ekspertim. Për viktimën e katërt, shtetasin Hekuran Deda, nuk është realizuar asnjë ekspertizë apo krahasim me armët e Gardës, pasi predha që i mori jetën atij nuk është gjetur. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 03, 2011 11:59 pm | |
| 7 Arsye Pse Edi Rama Nuk Meriton Pushtet Mbi Shqiptarët
1. Është pjellë e kastës para-bllokiste dhe bir i një komunisti të pushtetshëm. Kasta për të cilën flas ishte ajo shtresë byth-lëpirësish, spiunësh dhe shërbëtorësh të cilët vdisnin të asocioheshin me bllokistët dhe majat e piramidës enveriste. I quaj para-bllokistë sepse nuk kishin shumë pushtet por ishin ata që rrethonin dhe mbështillnin si mburojë zemrën e regjimit komunist. I ati i Edi Ramës ishtë një nga këta byth-lëpirës. Ai kishte gjithashtu edhe pushtet: ishte deputet i Kuvendit të asaj kohe. Mendjelehtët thonë se nuk ka rëndësi çfarë ishte I ati ose çfarë ka bërë ai. Unë them se ka rëndësi sepse ai nuk mund të dalë kundër natyrës së t’et. Ka rëndësi sepse në sferën politike ai është rreshtuar krahas vazhduesve të komunizmit dhe pjellave të tjera para-bllokiste. Ka rëndësi sepse ai nuk mund t’i sjellë Shqipërisë ndryshimet e duhura pikërisht sepse në kohën e errët të komunizmit ka qënë një nga të privilegjuarit. Ai nuk ka interes të dënojë mëkatet e komunizmit për sa kohë ai ka qënë një pinjoll I cili përfitonte pikërisht nga mëkatet e të atit.
2. Ka sjellë në Parlamentin shqiptar të vitit 2009 këlyshët e Byrosë Politike. Vetëm për këtë ‘vepër madhore’ Z. Fytyrsterrë duhet të ishte diskredituar nga publiku dhe media. Si është e mundur që 20 vjet pas rrëzimit figurativ të komunizmit ky birbo fut në Parlamentin e shqiptarëve këlyshët e Myslym Pezës dhe Xhelil Gjonit? I pari ka qenë kaçaku injorant dhe vrasës që ndihmoi të vinte në pushtet Enver Hoxhën. I dyti ka qenë një nga qentë më të egër të represionit që iu bë shqiptarëve ne vitet 70-80. Edi Rama duhet të ketë një lidhje tepër të veçantë me ish-Byronë Politike ose duhet t’i ketë miq për zemër këlyshët në fjalë. Cilado qoftë arsyeja, ai është tallur me shqiptarët dhe me nevojën që ata kanë për pastrim nga e kaluara.
3. Ka blerë Partinë Socialiste nga mentori i tij, Nano. Është absurde që asnjë media apo anal- ist nuk i ka bërë një shpjegim shqiptarëve: Si erdhi Edi Rama në krye të PëS-it? Çdo njeri që ka pak informacion dhe pak logjikë e di ose e kupton se një pazar i fëlliqur u krye midis Padrinos dhe nxënësit të tij të etur për pushtet. Por janë të paktë ata që e dinë se një shumë e stërmadhe është transferuar në llogarinë e Nanos nga Bojaxhiu i Tiranës si e vetmja mënyrë për ta larguar kryetarin historik nga karrigia aq e lakmuar. Nano nuk ka ikur nga lidershipi i partisë së tij sepse u ndje fajtor për humbjen, apo u bë civil dhe demokrat dhe vendosi t’i lërë rrugë të tjerëve për të mirën e Shqipërisë. Ky marksist-mafioz e lë pushtetin vetëm për atë gjënë tjetër që e ka të shtrenjtë: paranë. Prandaj ai u largua në 2005 pasi mori shumën e majme. Publiku shqiptar duhet ta dijë këtë të vërtetë dhe të mos besojë verbërisht legjendën se ky është lideri i kohës, apo e zgjodhi vota e socialistëve në krye. Paratë e vjelura nga parqet e pandërtuara, nga rrugicat e pazgjeruara, nga hapësirat e dhunuara, nga pallatet e pahipotekuara, nga transporti publik i parregulluar; pra, të gjithë paratë që i ka marrë mafies së shumëllojshme të ‘biznesit’ në Shqipëri, këto e sollën në krye të PëS-it Edi Ramën.
4. Ka futur në skenën politike dhe publike shqiptare një cinizëm të paparë. Rama nuk përfaqëson asnjë vlerë apo parim përveç egotizmit të tij të shfrenuar. Duke filluar që nga viti 2003 por akoma më tepër pas 2005 dhe sidomos pas 2009 ai ka injektuar një dozë të tmerrshme cinizmi në trupin e sëmurë të politikës shqiptare. Këtu kemi një politikan që nuk ka asgjë pozitive për të thënë apo për të bërë; një tallës i cili nuk shpalos asnjë vlerë të vjetër apo të re; një kryetar partie i cili në fakt nuk beson fare as në ideologjinë e partisë së tij as në elektoratin kryesisht fshataro-jugor të PëS-it; dhe një kryetar bashkie i cili ka më shumë se pesë vjet që Bashkinë e Tiranës e ka kthyer në shtab elektoral për zgjedhjet që synon të fitojë me çdo kusht. Cinizmi i tij nuk duket vetëm tek zgërdhitjet apo buzëqeshjet e sforcuara të cilat i bën i detyruar nga konsulentët e tij të PR-it. Por duket më qartë tek mënyra se si trajton kritikët, si sulmon kundërshtarët, dhe si fyen gazetarët. Cinizmi i tij duket edhe në mënyrën se si instrumentalizon deri edhe familjen e vet: martohet sepse sondazhet e firmës PR që ai paguan ia sugjerojnë kështu; përdor të birin në fushata publike kundër sëmundjeve; nxjerr të ëmën në TV për të luajtur telenovelën e rradhës. Lista është e gjatë.
5. Ka agravuar në maksimum konfliktin politik në Shqipëri. Ky është rasti i tipik i një jo-politikani që kërkon pushtet me zor. Është gati të bëjë çdo gjë për të fituar karrigen. Shqiptarët duhet te ruhen me shumë kujdes nga bastardë të tillë. Testi që duhet të kalojë një aspirant i pushtetit është përulja dhe modestia. Fatkeqësisht të gjithë sundimtarët e tokës sonë kanë qënë çdo gjë përveç të përulur dhe modestë. Por pikërisht për këtë kanë nevojë më shumë se për çdo gjë shqiptarët: liderë të cilët e marrin pushtetin jo me shumë dëshirë, ata që thjesht iu ofrohet sepse përfaqësojnë vlera. Por nuk është kështu me këtë birbo, ai e do pushtetin në mënyrë të sëmurë, neurotike. Dhe me çdo kosto. Përfshirë edhe jetë njerëzish. Rama ka prezantuar një mistrecllëk prej kokëshkreti në fushën politike. Është ky mistrecllëk që do të jetë edhe shkaku i rënies së tij.
6. Ka lënë pa pronësi dhe hipotekim mijëra qytetarë të Tiranës të cilët kanë blerë apartamente. Mjerisht, shumë pak njerëz e dinë se pse pjesa më e madhe e apartamenteve që janë blerë në Tiranë janë pa hipotekë. Dmth janë të pa regjistruara si pronë, dhe as nuk shiten, as nuk blihen, as nuk jepen trashëgimi, as nuk jepen si kolateral. Shkaku kryesor është se Z. Fytyrsterrë është tepër i lidhur me ndërtuesit dhe ai nuk është i interesuar që qytetarët të marrin hipotekë. Përse? Për dy arsye kryesore: 1. duke bllokuar hipotekimin, ai detyron ndërtuesit e vegjël që të ulen poshte tavolinës për t’i dhënë atij % e vet, kështu që ai t’i lejojë që ose të marrin hipotekimin e objekteve, ose të marrin leje të reja ndërtimi; 2. bllokimi i hipotekimit bën që të vetmet apartamente qe mund të blihen janë ato që vazhdojnë të ndërtohen, pra ato të ’miqve’ të Kryetarit. Jo vetëm kaq, por ndërtimet e shokëve të Ramës do të kenë edhe çmime katastrofale: kërkesë e lartë dhe ofertë e ulët, sjell rritje të çmimit. Dhe natyrisht që miqtë do t’ja shpërblejnë nderin Kryetarit në një formë ose në një tjetër. Rezultatet në fund të të gjithë kësaj meseleje: qytetarë të pambrojtur nga pushteti vendor; çmime marramendëse të apartamenteve; më pak para në xhepat e qytetarëve; shumë më tepër para për shokët e Fytyrsterrës; dhe si rrjedhojë më shumë pushtet për vetë Fytyrsterrën.
7. Shfaq një shkallë të rëndë çrregullimi të personalitetit. Rama nuk është thjesht neurotik, ai ka prekur cakun e të qënit psikotik. Shkalla e neurozave të këtij njeriu do të ishte sfidë për çdo gjigand të psikiatrisë dhe psiko-analizës. Tendencat më të dukshme të personalitetit të tij: arroganca, cinizmi, inati, mistrecllëku, shtirja, negativiteti, përdorimi i njerëzve, megallomania, dëshira për sundim – të gjitha këto mund të jenë kritere të duhura për të qënë një Princ makiavelist, por a janë ato tendenca që unë dua t’i shoh tek lideri i vendit tim? Kurrë. Dhe asnjë shqiptar nuk duhet t’i tolerojë këto tendenca tek ata që drejtojnë. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu May 05, 2011 9:04 pm | |
| Arber mir ramen e pahe permen . PO pse sal Komunistin psikopatin dhenderrin e serbise se ke permende ,Sala ka qen sekretare i LK , Po sistemi ka qen i till atehere. Po sala ishte shume i rrepte ,ky dha urdhera per vrasje ne ate kohe po edhe ne kete kohe. A po ju pelqen tradhtia e sales a...ky fali detin tokat shqiptare bashkpunoi me Millosheviqin,ky bashkpunon me fazliqin djali i tioje vajza me dajte serbe bashkpunojne e qka jo... Spo ju marre veshe patrriotizmin e e disave fare... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu May 05, 2011 9:41 pm | |
| @detektivi Ne kete rast une e perkrahu Salen , jo qe kam te drejt sepse e din shqiptari i Shqiperise me mire se une e ti ,por them nga ana kombetare per momentin eshte shume i demshem ky Edvin Kristaq Rama (mendoj une ) . Nese eshte ashtu siq shkruan ti me larte , dokumentoj detektivi ste ndal njeri , per ate edhe ekziston forumi , por nese qenka ashtu pse ky si "OPOZITE" nuk reagon pra asnjiher , sidomos kur jane ne pyetje "greket " ? Perndryshe , dje ne miting ne Himare kandidati i PS :
Himarë, kandidati i PS, si Bollano. Postera në greqisht
HIMARE- Ata janë katër. Që të katërt garojnë për mandatin e kryebashkiakut në Himarë. Që të katërt po bëjnë fushatë elektorale me postera, por vetëm njëri në shqip.Tre të tjerë kërkojnë votat shqiptare me parulla greke. Vasil Bollano i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Jorgo Goro, i Partisë Socialiste dhe Dhimitër Llazari, i partisë MEGA ndryshojnë vetëm logot nëpër postera, ndërsa thirrjet dhe alternativat që paraqiten aty, janë të shkruara me germa helene. Dy të fundit edhe i kombinojnë tek-tuk ato me ndonjë “sqarim” në gjuhën tonë. Për shembull, socialisti Goro ka shqipëruar sloganin. “Së bashku për një Himarë Europiane”, është parulla e Goros, e cila është e vetmja pjesë e materialit elektoral të tij që është përkthyer në shqip, pasi në çdo detaj tjetër gjithçka “shërbehet” në greqisht. Ndërkaq, Bollano nuk e njeh shqipen as për të shkruar emrin e tij. Ai ka stampuar identitetin me alfabetin grek, ndonjëherë dhe me atë anglisht, por në asnjë rast në gjuhën tonë. I vetmi që nuk ka pranuar greqishten në postera, është kandidati i Partisë Demokratike, Savo Prifti, por kudo që ndodhet ai, Bollano gjendet disa centimetra larg tij: majtas, djathtas ose më lart, por asnjëherë më poshtë… Pranë tyre Goro po zhvillon një fushatë të qetë posterash, ku ndryshe nga slogani i partisë mëmë “E vetmja rrugë”, paraqitet me parullën personale: “Së bashku për një Himarë Europiane”. Kjo është fushata e posterave grekë në Himarë, por ajo e klaneve politike duket se nuk njeh nacionalitet… PS-PBDNJ Shkaktoi sherr gjatë gjithë kohës, teksa partitë e mëdha rrekeshin të bënin koalicionet politike në Himarë, ku u tërhoqën pa asnjë aleancë, por edhe vijon të shkaktojë. Zyrtarisht ka dalë si përfaqësues i vetëm i PBDNJ-së me kryetar Vangjel Dulen, por praktikisht flitet për një mbështetje nga ana e Partisë Socialiste. Nga burime pranë këtyre dy partive, mësohet se kandidati i PS-së për Bashkinë Himarë, Jorgo Goro, është takuar me liderin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilët kanë bërë një pakt të fshehtë për devijim të elektoratit në favor të Bollanos. Një fushatë intensive socialiste në kërkim të votave për PBDNJ-në, ose… një fushatë të vakët e të cunguar për t’i lënë hapësira asaj. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, socialisti Goro mohon marrëveshjen, por pohon dëshirën për një takim me Dulen. “Nuk e kam takuar Vangjel Dulen, edhe pse do të kisha dashur që ta takoja”, thotë Goro, i cili ende nuk është promovuar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai realizoi ditët e fundit një turne në Sarandë dhe Gjirokastër, ku falënderimet publike për aleatin Dule i pati “me merak”, por jo edhe aq merak për Himarën, vetëm pak kilometra larg. Rama, i cili pothuajse ka shkuar tek të gjitha bashkitë për fushatë, nuk ndaloi në Himarë për të prezantuar kandidatin “rozë”, Goro. Në vend të tij, ai delegoi dy aleatët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Paskal Milo të Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, të Partisë Socialiste e Vërtetë ‘91 për të lobuar për Goron. PD dhe MEGA Në zgjedhjet e kaluara për qeverisjen vendore (2007), pas prishjes së koalicionit PS-PBDNJ, ishte PD-ja që mbështeti zyrtarisht Vasil Bollanon si kryetar bashkie në Himarë, ndërsa më 8 maj 2011 i duhet tashmë t’i marrë votat që i dha 4 vite më parë. Për këtë është zgjedhur demokrati Savo Prifti, i cili me sloganin personal “Të marrësh përgjegjësi, të japësh drejtësi”, pretendon të marrë Bashkinë Himarë. Beteja e tij është e shumëfishtë dhe jo vetëm për faktin se i duhet t’i rimarrë votat Bollanos, apo të përballojë mbase ndonjë aleancë të mundshme të sfidantit socialist me këtë parti, por sepse në garë është edhe një kandidat “brenda llojit”. Dhimitri Llazari, i cili në këto zgjedhje sfidon si konkurrent i partisë MEGA, në vitin 2007 ka garuar si kandidat i PD-së përballë Bollanos, duke fituar 710 vota. Tashmë ai po bën fushatën ngjitur me Priftin, po aq ngjitur sa posterat e tyre. Po kaq ngjitur u rri edhe kandidati i PBDNJ-së, sidomos afër Priftit. Ata gjenden së bashku në çdo shtyllë elektrike të qytetit të Himarës, por gjithnjë Bollano ndodhet “i ngjitur” më lart sesa kandidati demokrat. Edhe kur ky i fundit ka gjetur një vend që të qëndrojë më sipër, për shembull mbi tarracën e godinës blu të ish të përndjekurve politikë, Bollano rivalizon në ndërtesën ngjitur me të, ku mbi një mur ‘verdhacak’ të shpëlarë, posteri i tij me emër dhe mbiemër në greqisht, slogan greqisht, bën edhe thirrje elektorale në greqisht. Me publicitet më të vogël në përmasa paraqitet kandidati i MEGA-s, Dhimitri, por me Bollanon kanë të përbashkët gjuhën e posterave. Me të njëjtën gjuhë që përshkruan programin elektoral edhe kandidati socialist, Jorgo Goro. Sërish greqisht slogani, greqisht thirrja për votë, greqisht identiteti. Të gjitha këto, në Himarën tonë, tokën shqiptare. PS-PD, pakt në 2000 kundër Bollanos Nga të gjitha kandidimet e tij si kryetar bashkie, Vasil Bollano ka dalë vetëm një herë i humbur. Kjo ka ndodhur në vitin 2000, kur Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, për herë të parë nënshkruan një marrëveshje për Bashkinë e Himarës, duke dalë me një kandidat të përbashkët, Viktor Mato. Edhe pse në raundin e parë doli në balotazh me Bollanon, Mato fitoi në raundin e dytë me 70 për qind të votave. Më pas, në 2003-shin, Bollano fitoi Bashkinë e Himarës nën siglën e PBDNJ-së dhe i mbështetur nga PS-ja, në atë kohë në qeveri. Në 2007-n Bollano fitoi sërish, por këtë radhë u mbështet nga PD-ja, që ishte në pushtet. MEGA, akuza Bollanos Dhimitri Llazari, 58 vjeç, që vjen nga partia MEGA, garon për herë të dytë për Bashkinë e Himarës, pas humbjes në vitin 2007 kur përfaqësoi Partinë Demokratike. Ai kaloi si kandidat i MEGA-s, pas përplasjeve që pati me PD-në, ku kërkonte sërish të sfidonte Bollanon, gjë që u kundërshtua nga selia blu. Llazari premton të ndryshojë imazhin e minoritetit grek përballë qytetarëve shqiptarë, i cili, siç thotë Llazari, është përdorur politikisht nga klane të caktuara. Kandidati i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Dhimitri Llazari e ka cilësuar si tepër të nxehtë situatën politike në Himarë dhe për këtë, sipas Llazarit, përgjegjës është kryebashkiaku aktual, Vasil Bollano. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu May 05, 2011 9:43 pm | |
| Vazhdim | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat May 07, 2011 11:43 pm | |
| Pse paskit mbyllur temen e Berishes dhe keni len temen e keti shkerdhates. Forumi duhet te jet neutral. Tash po kuptoi pse Arberia nuk postoi asgje... Me mir te kemi tema se si nuset rrehi vjehrren hahahaha Maroi malsia Lek me nuk ka. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun May 08, 2011 5:22 pm | |
| Dhe un pra dot lutem qe te fiton L.Basha nji udbash i UNMIKU-T dhe i serrbis i cilli ju tregoj shtepin e verdh shkerdhatave, se pse tereni i thyer neper thepijt e maleve tona por mos ta humb rrugen te marret dhe bastardet Rus e Shkie ,qe shpiken gjiqka kunder nesh dhe ne ju ndihmojm pa hezitim. Po qe se nuk fiton LULI dot hidhrohen shkerdhatat tan...!!! | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 11:23 am | |
| OPINION Kur heshti politika e majtë, akteve të dhunës u mbaroi oksigjeni 08-05-2011 / Nga Lavdrim Lita
Kur hesht politika, hesht edhe dhuna. Në ditën e heshtjes zgjedhore të partive politike asnjë incident serioz nuk u regjistrua nga policia dhe media. Ky fakt tregon edhe një herë tjetër se incidentet e mëparshme, përgjatë muajit të fushatës elektorale, ishin të frymëzuara nga një strategji tensioni qartësisht me qëllime politike. Flirtimi i politikës me dhunën është një dashuri me kontratë të përkohshme. Sa herë politika ka nevojë për një hutim dhe pështjellim të situatës thirr nën armë profesionistët e dhunës dhe ndez oxhakun e kombinatit të shpifjes. Për të ndezur atmosferën përdoret baruti i zi i urrejtjes, si shprehje klasike e kapsollës sociale. Kështu ndodhi fiks me 21 janar. Detonimi i realiteti erdhi siç dihet nga një video e montuar në studiot e opozitës socialiste, që manipulonte me zë dhe figurë pjesëtarë të lartë të qeverisë në momente jo dhe aq tipike. Përcaktimi i demonstratës së të premtes së 21 janarit, në bulevard do të ishte i dhunshëm përderisa të enjten Edi Rama, me 20 janar do të deklaronte se populli mund të “tejkalojë opozitën”. U tha, u bë. Shthurja e gjuhës, çoroditja e mendimit nga kërcënimet, mallkimet, kërcitjet dhëmbëve, thirrjet për dyluftim, të gjitha këto prodhuan hyrjen “në skenën politike të vdekjes” (I. Kadare). Inskenimi i dhunës erdhi jo vetëm si frymëzim për marrjen e pushtetit, por edhe pse Egoarkut i duhesh një tjetër kauzë që të zëvendësonte rutinën e hapjes së kutisë. Me 21 janar u gjet kauza e “gjakut”. Prandaj Edi Rama përgjatë fushatës elektorale përdori shprehjen se duhet të “marrim hak”, edhe me votë. Kjo e fundit shoqërohej shpesh në çdo rrugicë që shkelte këmbalja guerile “votë në lule të ballit”, që është një kalk i shprehjes komuniste “armikut, plumb në lule të ballit”. Kuptohet vetiu se nënndërgjegjja politike e Ramës nënkuptonte se opozita ishte në gjak me qeverinë Berisha, prandaj, si në çdo gjakmarrje teatrale përdoret vota si simbol i plumbit. Kësisoj është e pashmangshme stimulimi i zgjidhje përfundimtare, jo vetëm me votë, por edhe me plumb. Afërmendsh plumbat i mbajnë në torbë “Ushtria e votës” së krijuar pranë shtabit të luftës socialiste. Kundërthënia demokratike “ushtri” si masë e gjerë, dhe “votë” individuale, është një pasqyrë reflektuese e kundërthënies së vazhdueshme të udhëheqjes socialiste, përtej së majtës dhe së djathtës, pra askund. Si çdo kundërthënie tjetër, edhe kjo e Ramës vjen jo vetëm prej inkoherencës së qëndrimeve ekstreme politike, por edhe qëndrimeve personale fataliste dhe viktimiste. Historia e mos pranimit të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit shkaktoi kalvarin e bojkotit, të protestës, të grevës së urisë, të bllokimeve të akseve kryesore dhe demonstratave të dhunshme është një akt që do të regjistrohet në analet e punëve të demokracisë shqiptare. Mirëpo në syprinën aktuale gjithçka që u sprovua përgjatë dy viteve të opozitës ishte një refuzim i humbjes, ç’ka u përkthye në një refuzim të realitetit dhe të votës në Shqipëri. Sidoqoftë sot ne votojmë për të ardhmen e administrimin e komuniteteve lokale. Apeli im është i qartë: të heshtim me votë dhunën dhe të thërrasim në skenë punën, si domosdoshmëri për të afruar Europën në Shqipëri. Sepse Shqipëria nuk shkon në Europë duke bërë valixhe politike, por zbarkon jeta prej europiani në jetën e përditshme. Dhe kushdo që ka pak respekt për veten kupton se ka ardhur momenti për të parë interesin e jetës sonë, duke zgjedhur ofertën më të leverdishme për të zgjidhjen e problematikave konkrete dhe jo hamendjet abstrakte të luftës politike për pushtet. Kështu që konkrete është një program alternativ që bazohet në metrin për qytetarin dhe jo për pushtetarin. Cilido kandidat që ka vënë të parin qytetarin është i denjë për t’u votuar, dhe kushdo që ka vënë politikën e madhe si metër duhet refuzuar. Sepse madhësia s’është madhështi.
... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 11:24 am | |
| OPINION Kapet në flagrancë, duke prodhuar alibinë e mospranimit të rezultatit... 08-05-2011 / Nga Ilir Nikolla
Ashtu siç kujtova dje, forcat që kërkonin të bllokonin rotacionin me votë në bashkinë e Tiranës s’kishin takat të prodhonin një lëvizje që do prishte procesin e do të bindte publikun se votimet ishin trukuar. Në sytë e të gjithëve, procesi (veçanërisht në Tiranë), ishte në sytë e publikut e të vëzhguesve ndërkombëtarë e vetëm hipoteza për delegjitimimin e votimit si proces s’mund të ngriheshin. Por në vend të këtij normaliteti, mbrëmë afër mesnatës, asistuam në rastin e paprecedentë të prodhimit të lëvizjes politike të mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Edi Ramës. Ishte një proces që ka nisur me improvizim, me një mosnjohje flagrante të realitetit dhe që s’dihet se ç’pasoja politike mund të ketë për atë vetë, për PS-në e për të ardhmen e vendit. Në mënyrë parapolitike, Edi Rama shtiu fall në mesnatë se i kishte fituar zgjedhjet dhe se procesi i votimit kishte qenë më i shëmtuari i mundshëm, porse vetë 8 maji kishte prodhuar për televizionet zgjedhjet më të suksesshme të vendit. Pra, me fjalë më të thjeshta, prishja e procesit kishte ndodhur jashtë syve të publikut, por ai do t’ia vërtetonte këtë publikut në të ardhmen e afërt. Leximi është fort më i thjeshtë. Loja me detyrim e përcaktim e Edi Ramës me kandidimin për të gjitha funksionet politike e publike, pa pranuar të marrë përsipër përgjegjësitë, e ka sjellë kryetarin e PS-së në derexhenë që të mos ketë asnjë prognozë se si do të vejë aveniri i tij politik, por edhe të luajë mbijetesën (politike) nëse e humbet sfidën. Nga ky pozicion parapolitik, krejt i papranueshëm për dinamikën e demokracisë në Shqipëri, mbrëmë në ora 11, Edi Rama kishte vetëm një përgjigje për publikun: Unë s’do ta pranoj humbjen, por se si do ta kontestoj atë, do ta shoh në ditët në vijim. Rezultatet e dala prej plebishitit të kryeqytetit ishin të lexuashme edhe për një student që ka njohuri për statistikat e zgjedhjeve (këtu përjashtohen analistët e paguar veç për të mbrojtur rrogëtarin Rama) dhe rrjedhimisht, plebishiti kishte përçuar tek Rama mesazhin e gijotinës politike. Prej këtij momenti duhet dalë menjëherë dhe Edvini s’e ka më luksin e 2009-s kur iu desh të fabrikonte një proces të “ndërprerjes së mandatit” të kryetarit të partisë, para se të ndërmerrte procesin e delegjitimimit të parlamentit. Prandaj, këtë herë, sjellja politike u shfaq para kamerave, ndërkohë që merrej vendimmarrja. Mbrëmë ishte një situatë krejt parapolitike e paradoksale në të njëjtën kohë, kur Edi Rama i ofroi publikut mekanizmin se si i merrte vendimet politike, krejt personalisht e krejt për personin e tij. Mbrëmë, Edi Ramën e zuri në flagrancë humbja plebishitare dhe mundi të jepte veç hallkën e parë të alibisë së mospranimit të rezultatit. Për fazat e tjera të alibisë duhet parë në ditët në vijim, por kjo ka lidhje me paranojën ekzistenciale në të cilën endet Edvini...
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 12:16 pm | |
| Tiranë, grushte në një qendër votimi Tërhequr më 09 Maj 2011
Shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën e Komisionerit të Subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, të cilët kanë siguruar deklarimet e të dëmtuarve dhe po punojnë për dokumentimin e mëtejshëm procedural dhe hetimor të kësaj ngjarjeje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimet e menjëhershme në vendngjarje, dyshohet se autor janë shtetasit Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët ndërkohë janë shpallur në kërkim. /Start/
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 1:03 pm | |
| Koment Si të menaxhohet humbja e Ramës?
Vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshi Drejtroin e OSBE/ODIHR si dhe europarlamentarët kanë pasur rastin dje të shohin një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare. Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve pohoi se ka qenë një ndër fushatat më të qeta të 20 viteve të fundit, ku numri i incidenteve ishte i papërfillshëm dhe shifra ishte në nivelin e 0.1%.
Qytetarët dëshmuan një kulturë demokratike të admirueshme dhe po kështu komsionerët bipartzianë të qendrave të votimit ishin rojtarë jo vetëm të partive, por mbi të gjitha të ligjit dhe votës së qytetarëve. Pjesa e parë e betejës së 8 majit përfundoi me një fitore të standardeve, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe beteja e dytë, ajo e numërimit.
Arbitrat ndërkombëtarë kanë pasur rastin të shohin dje dy tablo të ndryshme të këtij vendi, ku normalitetit të një procesi zgjedhor, iu kundërvu në orët e mbrëmjes anormaliteti i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, i cili në një rast flagrant dhe unikal në historinë jo vetëm të demokracisë tonë e theu heshtjen zgjedhore me një fjalim dogmatik, dhe më vonë i konsideroi zgjedhjet si "më të këqiat që ai kishte parë", duke paralajmëruar në të njëjtën kohë dhe terrenin për të mos njohur humbjen e pritshme të zgjedhjeve.
Problemi më i madh gjatë ditës së sotme dhe ditëve të ardhshme duket se do të jetë mënyra se si duhet të menaxhohet humbja e Ramës. Njeriu që ende pa u hapur kutitë e votimit konteston rezultatin që gjendet brenda tyre po jep një dëshmi kundër votës. Ajo cfarë Rama po thotë është se nuk do të njohë verdiktin e sovranit, dhe kjo për të dytën herë brenda dy viteve. Nëse standardet e zgjedhjeve ishin prova e qeverisjes, menaxhimi i humbjes së Ramës është tashmë jo vetëm një problem shqiptar. Fatmirësisht arbitrat ndërkombëtarë janë këtu për të monitoruar, për të dhënë receta, por edhe për të nxjerrë me karton të kuq atë që nuk njeh dhe nuk respekton rregullat e lojës.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 1:31 pm | |
| Edi Rama është plotësisht i vetëdijshëm se dita e djeshme ka qenë dita e fundit e tij në zyrën e kryebashkiakut Publikuar më 09-05-2011 / Gazeta 55
Edi Rama thyen heshtjen zgjedhore, propagandë dhe sulme politike ditën e votimit
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan dje se kryetari i Partisë Socialiste shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propagandë politike. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen e Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e mazhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti “propogandë”. “Në shkelje të ligjit bëri propagandë në periudhën e heshtjes zgjedhore. Nuk ka ndodhur asnjehërë që të shfrytëzohet ky moment të bëhet fushatë dhe propagandë elektorale. Ne të gjithë pamë që në një letër që nxori edhe pse tentoi të bënte kujdes, mendoj se pavarësisht nga forma në thelb ajo ishte shkelje e hapur e nenit 77 pika 2, pra të heshtjes zgjedhore”, tha Kosovrasti. Ai vijoi duke deklaruar se, “i bëj thirrje bordit të monitorimit që ta shikojë këtë çështje dhe në raportin që do përgatisë ta ketë si një pikë kryesore të tij”. “Edhe pa propozim të bordit ju nuk mund ta lini këtë pa e marrë parasysh. Pasi është një vjedhje e hapur që prish procesin dhe në të ardhmen krijon precedentë”- theksoi Kosovrasti. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vuri në dukje gjithashtu se “nuk ka ndodhur ndonjëherë, që një drejtues i një partie politike të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë”. Sipas tij, z.Edi Rama është i demoralizuar nga humbja e pritshme. “Shenjat e dëshpërimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën”, tha Kosovrasti. Edi Rama doli para mediave menjëherë pasi kishte votuar dhe në vend që të përshëndeste procesin si dhe të inkurajonte qytetarët e Tiranës të merrnin pjesë në votimi, thuri një varg të gjatë shprehish brengosëse, propagandë e zezë si dhe tendencë për të sulmuar politikisht kundërshtarin. Dse, ishte një ditë reflektimi jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërisë. Vota e tyre është tregues i maturisë demokratike dhe kurrsesi indicje për propagandë marksiste, siç improvizoi Edi Rama. Megjithatë, ajo që përçoi kryetari në largim i bashkisë, Edi Rama, s’është gjë tjetër veçse shenja e një dëshpërimi të gjallë, të një frike të pashmangshme se sot është dita e fundit e tij në zyrën e Kryebashkiakut. Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani propozoi që kreu i PS-së të gjobitej me shumën prej 500 mijë lekësh të reja siç parashikohet në kodin zgjedhor, gjë që nuk u morr parasysh.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 2:49 pm | |
| Basha krimineli banditi serbi e hanger ,,populli i njef kriminelet vrasesit e tije . Sala para gjygjyt te popullit me bashe vrasesin e popullit... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Mon May 09, 2011 11:27 pm | |
| Sipas te dhenave te TV Vizioni Plus , ne shume vende ka fituar PS edhe ne ato vende ka fituar qe s'ka fituar kur me heret qe sot i ka marre , kurse per Tiranen nuk dihet akoma , per momentin udheheq Edi Rama per me nje perqindje te vogel .. Si duket ju plotesua deshira Detektivit dhe Xhemes :) , dhe une ju uroj fitoren edhe pse mendoja qe Edi Greku do te merr ate qe e meriton kesaj radhe ,qe per fat te keq doli e kunderta qe une mendoj per te perkrahur nje politikan si "EDVIN KRISTAQ RAMA" nuk mund te jesh shqiptare e bir shqiptari , por siq po shifet nuk me eshte realizuar deshira dhe qe jemi large nga nje Bashkim i trojeve shqiptare aq me shume kur e udhehqin Vllehet e "Greket" nje parti te madhe sikurse qe eshte kjo e PS. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 12:45 am | |
| ARBER- pse pom nguc shokit se ti e din shum mir dhe sa her qe e kam cek se une qendroj te nji shtres ndryshe e politikajve, por ska dert, ndoshta e ke me te drejt ket qe thua por, net flasin punet e veprat e tyre tash,dhe nese dot te dali keshtu, pra SALA prap esht pra fajtor. Se ka udheheq politik te gabuar, dhe per te ia dhen shancin pra ktyre te fitojn,prap esht aj fajtor, kur e dinse qfar opozite ke, pse pra sillesh dhe ben vepra dhe politika te gabuera qe te mos votoj populli, kshtu mendoj un...)) Un mendoj se Kristaqet ne fundament- (dhe gjera fundamentale) jan ma patriota se kta te tjeret . jo per diq tjeter por vetum se jan te dhanun shum mbas interesit,dhe nuk lshojn pe kur te vjen puna e interesit, dhe mu aty qendron dhe fillozofija,EDI ndoshta esht pro grek e ku ta di un por kur vjen puna te interesi tij, nuk i intereson askush, siq e deshmuan me kufijt Detar qe e quan punen ne kushtetut.... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 1:04 am | |
| Jo per Bese , nuk e pata qellimin me te nguc , me fal ksaj radhe , sinqerisht . Sidoqofte ne pergjithsi e shkrova me shume nga inati qe fitoj ky , jo per ty as per detektivin . Me fal edhe njiher . | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 1:19 am | |
| Ska problem shokit pershendetje nga DARDANIA ne ILIRID ,klm | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 1:23 am | |
| | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 11:19 am | |
| ja ç'ben PS-ja e Edvin Rames:
Bashkia Durrës, Partia Socialiste mban të bllokuar proçesin e numërimit të votave
Partia Socialiste nuk ka dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit listën e numëruesve dhe dokumentacionionin përkatës, gjë që është duke sjellë zvarritjen e proçesit.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, forcat politike duhet t’i dorëzojnë listat e numëruesve dhe dokumentacionin e nevojshëm për secilin prej tyre me qëllim që, kur përfundon proçesi i votimit dhe i dorëzimit të kutive të votimit pranë KZAZ-së, proçesi i numërimit të nisë menjëherë. Bashkia e Durrësit përfaqëson Zonën e Administrimit të Zgjedhjeve nr. 8.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 1:04 pm | |
|
Subashi i kundervihet KQZ, PS nuk e njeh rezultatin tuaj Ne kontrast me perfaqesuesit e mazhorances, gjuha e urrejtjes dhe akuzave nga me te ndryshmet me doza te ekzagjeruara dyshimesh per manipulime, eshte perdorur serish dje nga opozita. Kete radhe eshte shfrytezuar perfaqesia socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, me emrat e "mirenjohur" te Deshira Subashit si dhe te aktoreve te tjere te kesaj vale akuzash.
Gjithcka nisi me daljen para mediave te Deshira Subashit e cila ndonese fliste nga selia e KQZ dhe pavaresisht statusit si nenkryetare e Komisionit, ka bere akuza te forta per punen e institucionit qe bashkedrejton. Subashi tha se KQZ po publikon te dhenat per fituesit dhe humbesit ne zgjedhjet vendore, pa transparence dhe vleresoi se ne keto kushte PS nuk mund te njohe rezultate te tilla te shpallura nga KQZ.
Subashi tha me pas se "procesi per Tiranen, eshte relativisht ne nivele te uleta" dhe shtoi: "Ajo qe perben problematiken eshte se media te ndryshme e transmetojne kete rezultat ne menyra te ndryshme", - tha Subashi. Kurse shtoi: "Une si zevendeskryetare e KQZ-se nuk jam ne dijeni, pervec tabelave qe shfaqen ne ekranet e KQZ-se per rezultatin. Por, se cfare qendrash votimi pasqyrojne rezultatet qe shfaqen ne ekranet e KQZ-se, pa diskutim qe u mungon pjesa e transparences. Nuk pasqyrohen cilat qendra votimi jane vendosur ne rezultatin qe jep KQZ. Kjo perben nje mungese transparence", - tha Subashi.
***
Gjate mbremjes se djeshme, ka pasur debate te ashpra ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per nxjerrjen live te te dhenave nga ky institucion. Madje PS hodhi dhe akuza per te dhena false te fituesve ne monitor. Perfaqesuesi socialist ne KQZ, Genci Gjoncaj, akuzoi gjate mbledhjes se KQZ ka deklaruar te dhena mbi rezultatet, qe nuk jane te verteta. Kjo akuze rriti tensionet ne komision, ku kreu i KQZ-se, Arben Ristani, kerkoi prova per t'i verifikuar, akuzat dhe shpifjet sic i cilesoi ai, te shprehura nga perfaqesia socialiste. "Nese ke ndonje te dhene gabim qe paska dhene KQZ, ma thuaj tani dhe ta verifikojme ne data-base te te dhenave dhe pasi ta bejme verifikimin ose une ose ti do dalim te kerkojme falje", reagoi Ristani. Sipas tij, akuzat e Gjoncaj jane te pabaza dhe pa asnje fakt, shpikje qe vijne prej tij.
"Me jep te dhenat, per cdo qender votimi ketu dhe numrin e votave dhe flasim", replikoi Gjoncaj. Ai u ankua edhe per pranine e punonjesve te KQZ-se ne disa qendra te numerimit te votave.
Debatet vijuan edhe mes kreut te komisionit dhe nenkryetares Deshira Subashi. Kjo ndodhi ne perfundim te mbledhjes se radhes te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku u diskutua per problemet gjate procesit te numerimit te votave. Sipas Ristanit, Subashi nuk duhet te lejohet me te perdore komisionin per te bere deklarata politike te cilat i jepen dhe nuk i ka te saj. Reagimi erdhi pasi Deshira Subashi, vetem nje ore me pare doli para mediave per te deklaruar se nuk po behet transparence me procesin e numerimit te votave. Ne debat e siper Ristani vleresoi se deklaratat e Subashit nuk jane si perfaqesuese e ketij komisioni por si perfaqesuese e Partise Socialiste. Ristani theksoi se Subashi nuk duhet te flase me ne emer te ketij institucioni dhe me keto fjale ka mbyllur edhe mbledhjen.
Gjate mbledhjes se pasdites, u diskutua edhe ne lidhje me problemet qe ende vijojne te kene disa zona te numerimit te vota. Nder problemet e ngritura, jane prania e perfaqesuesve politike ne zona numerimi, si dhe pushimet e gjata te anetareve te grupeve te numerimit.
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue May 10, 2011 2:02 pm | |
| un mendoj se ky EDI dot te dij ta tregoj vehten ne raste dhe kohra te veshtira per kombin, dhe mu aty dhe ne ato raste tregohet atdhetari, nese nuk devijon...! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed May 11, 2011 9:10 pm | |
| po valla do tja tregoje rrugen sales per serbi greqi... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed May 11, 2011 9:16 pm | |
| Une mendoj se per shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise nuk na ka hije te sulmojme Sali Berishen e ti japim krahun nje psihopati-sadist , qe ky i pari (Saliu) punoi, loboi pa nderpe per Kosoven , kurse ky tjetri (Kristaqi) jo qe nuk viziton kurr Shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise por as kurre nuk e e degjuam nje fjale per ne ,e per serb e sllav , bile ata me te njohurit si antishqiptare i beri me QELS TE TIRANES .
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed May 11, 2011 9:38 pm | |
| valla atdhetare je...!!!!! si perkrahni tradhtarin e shqiptareve dhenderrin serbe salen ,haaaaa patriote eshte ai se ka shit shqiperin serbise greqise ka vra popullin e vet ka djeg bshqiperin. ka vra ushtare te uck.se etj etj,haaaaa atdhetare na knaqe me pseudopatriotizem...Rama socilaistet ishin me atdhetare se sala ,keta mbrojten detin ,ndimuan uck.ne ,apo je kunder uck.se Lv se perkrahe as salen as Rugove tradhtarin... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed May 11, 2011 9:51 pm | |
| Ti kur ske me ken te kapesh ateher fillon me vetvehten :) Cka ke sjell pervetem se te postimet e tuja kete "SALI SLLOBODANKA ", qe edhe ate nuk e ke dokumentuar kurr .. Ne gjdo postim e ke te njejten , ose me mire shkurte thuj "PO QOJ INATI ME JU " se ashtu kam qef , mbaje tashti Ramen se ke per tia pa hajrin .
Edituar për herë të fundit nga Atdhetari në Thu May 12, 2011 11:02 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
| |
| | | | PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |