|
| PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:32 am | |
| Sabile Keçmezi- Basha: Përpjekjet e gazetës “Përpjekja Kosovare” në mërgim (II) E Hene, 10-01-2011, 07:59pm (GMT)
PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM II Organi kryesor i Lidhjes Kosovare “Përpjekja Kosovare”, bënë përpjekje të shumta për të sensibilizuar situatën e rëndë politike ndaj shqiptarëve në Kosovë Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha GAZETA “PËRPJEKJA KOSOVARE”, NR. 12. SHKRUAN PËR DHUNËN SHTETËRORE NDAJ SHQIPTARËVE Shumë vështirë ishte që të siguroheshin numrat e gazetës “Përpjekja Kosovare” që botohej jashtë Kosovës. Numrat e saj 3, 6 dhe 12 m’i ka huazuar Dr. Riza Sadiku, i cili merret me organizimin e shqiptarëve në mërgim, kryesisht që vepronin në SHBA. Dhe shfrytëzoi rastin që ta falënderoi përzemërsisht. Po ashtu edhe numri i dymbëdhjetë (12 ), i gazetës ka të njëjtin dizajn sikurse edhe numrat e më parëm, veç se tani faqet e gazetës janë të shtuara në 12 fletë të shkruara tekës dhe në të, temat me të cilën merren redaksia janë më të shumta dhe trajtohen dhe analizohen më gjerësisht. Ndërsa sa i përket autorësisë së shkrimeve, vazhdon e njëjta formë, pa emra, pa pseudonime dhe pa iniciale. Megjithëse, mendoi se kanë mundur bile të shënonin ndonjë pseudonim, për hir se sot kishte qenë më lehtë të deshifrohen autorët e shkrimeve. Por, mendoi se edhe rreziku ka qenë më i vogël për tu ndjekur dhe arrestuar, në krahasim me autorët e shkrimeve e gazetave që janë botuar ilegalisht në Kosovë. “Përpjekja Kosovare”, nr. 12, një vëmendje të posaçme i kushton kryesisht lajmeve që vijën nga Kosova. Në të gjitha ato shkrime përfshihet terrori i ushtruar ndaj shqiptarëve, por edhe arrestimet e shumta që bëheshin ndaj tyre. Sipas të dhënave që sjell gazeta vijmë deri tek të dhënat alarmante se vetëm brenda 6-7 muajve në Kosovë thuhej se janë arrestuar mbi 2.000 veta. Të gjitha këto të dhëna dhe informacione përmblidhen në shkrimin “Lajme nga Kosova”, me një nëntitull lemeritë: “Një valë e re terrori dhe arrestimesh ka shpërthyer mbi popullin e Kosovës qysh nga pranvera e këtij viti: deri më sot ma se 2.000 të arrestuar”. Në shkrim më tej thuhej se në natën e 6 qershorit, policia dhe UDB-eja kishin bastisur shtëpizat e shqiptarëve në të gjitha qytetet e Kosovës dhe kishte arrestua me qindra dhe persekutua me mija veta dhe kishte malltretuar popullsinë për rreth. Operacioni i arrestimeve informon gazeta se kishte vazhdua me ditë të tëra, dhe qysh se prej asaj kohe ka vazhdua herë pas here dhe nuk ndalet. Sipas informatave që kishte sigurua mërgata, thuhej se kishte arritur deri në 2.000 veta, persona shqiptar të arrestuar. Të arrestuarit ishin kryesisht intelektual në mesin e të cilëve kishte mësues, student dhe të tjerë, por kishte një numër të madh fshatarësh e punëtor.. Arrestimet kryesisht ishin kryer në qytete si: në Prishtinë, në Pejë, në Prizren, në Gjilan, në Gjakovë, në Vushtrri, në Podujevë e në Mitrovicë. Kurora e luleve mbi varrin e mësuesit Shaban Shala, shkak për arrestime Gazeta “Përpjekja Kosovare” vije në përfundim se arrestimet dhe përndjekjet ndaj shqiptarëve në Jugosllavi tani më janë bërë përditshmëri. Por, bënë pyetje Lidhja Kosovare, ç’i shtyri ata të zgjedhin këtë moment për t’u dhënë kosovarëve një grusht kaq brutal sa edhe të papritur. Thuhet se autoritetet përdorën si shkak gjestin që disa nxënës shqiptar kishin vu lule tek varri i një mësuesi shqiptar, Shaban Shala, i cili kishte qenë i arrestuar nga policia dhe kishte pas vdekur nga torturat më 13 prill, 1963[1]. Një gjë kaq e thjesht dhe aspak djallëzore, pushtetarët e interpretuan ndryshe duke thënë se ata kishin tentua të bënin demonstratë të madhe ndaj sistemit jugosllav. Më vonë në shkrim, thuhej se “pa mare parasysh se cila ka qenë vlera e këtyre preteksteve, e vërteta asht se arrestimet janë pjesë e një plani të kurdisur nga qeveria jugosllave me qëllim që me i zhdukë shqiptarët e Kosovës. Një pjesë tjetër janë reformat ekonomike, që po zbatohen në të gjithë Kosovën dhe që kanë për qëllim që të dëbojnë shqiptarët nga vendlindja e tyre dhe ti shpërndajnë anë e mbanë Jugosllavisë. Kooperativat bujqësore dhe fermat shtetërore po ja marrin tokat çdo ditë këtyre fshatarëve dhe po i braktisin si punëtor të thjeshtë. Fshatarët e fushës së Pejës për shembull janë dëbuar nga tokat e tyre, pse gjoja kjo fushë do t’u mbjellka rrepa sheqeri nga ndërmarrja shtetërore. Po këtë gjë e kanë bërë edhe fermat shtetërore me fshatarët shqiptar në fushën e Gjakovës, kurse malësoret e Rugovës, të cilët jetonin me shfrytëzimin e pyjeve, janë dëbua krejt nga fshatrat e tyre.[2] thuhej në gazetë. Gazeta vazhdon se “edhe për punëtoret shqiptarë nuk ka punë në Kosovë, pse gjoja ata nuk janë të specializuar. Kështu për shembull, në fabrikat e Obiliqit, pranë Prishtinës, ku punojnë më tepër se 50.000 punëtor, nuk pranojnë asnjë shqiptar. Kurse shqiptarëve të Shkupit iu është mohua edhe leja me rindërtua shtëpitë e tyre të shkatërruara nga tërmeti i vitit të kaluar. Kjo edhe është një nga masat më barbare dhe më të tmerrshmet që autoritetet jugosllave kanë marrë kundër viktimave të tërmetit.[3]
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19462/u1_PerpjekjaKosovare.jpg
Artikullshkruesi vije në konkludim se nga kjo del sheshit se vala e tashme e arrestimeve, që po vërshon mbi të gjithë popullsinë e Kosovës, është një pjesë e politikës jugosllave, që ka për qëllim zhdukjen e kësaj popullsie. Ç’do shkak shërben për të justifikuar këtë persekutim. Dhe nuk është fare e çuditshme, se këto ngjarje të këtij viti na kujton vitin 1956, kur policia jugosllave, duke pretendua se kishte zbulua armë të fshehura, lëshoi mbi shqiptarët e Kosovës një valë terrori aq të rreptë sa që tërhoqi edhe vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Shumë nga viktimat vdiqën nga torturat, të tjerët mbetën të gjymtë dhe disa vranë veten, që të shpëtonin nga duart e xhelatëve. Edhe tani po ndodhë e njëjta gjë. Autoritete jugosllave me çdo kusht po mundohen që të fshehin krimet e tyre. Mirëpo, gjaku i shqiptarit të derdhur pafajsishtë, kërkon drejtësi përpara gjithë botës. Një pjesë e shtypit të huaj nuk ka mund të hesht përpara këtyre persekutimeve. Gazeta i kërkon falje lexuesve që tani për tani nuk po mundet me dhënë një listë të personave të arrestuar dhe të persekutuar. Por ata besojnë thellë se të arrestuarit UDB-eja i ka dërgua në burgjet që ndodhen thellë në Serbi por, është e mundur se mund të ndodhen edhe në burgun e Pozharevcit. Edhe pse pushtetarët e Jugosllavisë, të arrestuarit i akuzonin se kanë lidhje me pushtetin komunist të Tiranës, ata mendon se një gjë e tillë nuk është e vërtet ngase pushteti i Serbisë po mundohet kot që në këtë mënyrë të fsheh krimin që ka bërë ndaj tyre, duke iu hedhur hi syve bashkësisë ndërkombëtare. Më tej në gazetë thuhej se “ të gjithë e din se shqiptarët e Kosovës nuk e duan komunizmin, qoftë i Beogradit apo i Tiranës. Një nga personat më me rëndësi ndër të arrestuarit, shkrimtari Adem Demaqi[4], pat kalua katër vjet në burg vetëm pse kishte shkrua romanin anti-komunist “Gjarpinjtë e gjakut”. Të tjerët si profesorë Mustafa Venhari[5], mësuesi Beqir Duraku[6], dhe Rahim Gashi[7], juristi Sabit Ratkoceri[8], gazetari Adem Beqiraj[9], studenti Zeqir Gërvalla[10], patrioti Ali Hoxha[11], Dilran Gashi[12] e të tjerë, të gjithë njihen për ndjenjat e tyre anti-komuniste[13]. Dhe shtrohet pyetja, poqese shqiptarët reagojnë nga ndonjë pakënaqësi, atëherë pushtetarët nuk duhet ndërmarr aksione terroriste e ndëshkues ndaj tyre por duhet kërkuar shkaqet e pakënaqësisë. Thuhej në fund të shkrimit. Shtypi i huaj për persekutimet ndaj shqiptarëve Për dhunën e terrorin që u ushtronte ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, shtypi i huaj nuk qëndroi duarkryq. Për të gjitha këto padrejtësi fal informimit të drejtë dhe të shpejt të mërgatës shqiptare reaguan edhe qendrat e njohura botërore. Duhet cekur se një vëmendje të posaçme kësaj fushate anti-shqiptare në faqet e veta i kushtoi edhe shtypi turk. Në shkrimin “Shtypi turk shkruan mbi persekutimet e shqiptarëve të Kosovës””, thuhej se Fletorja e përditshme turke “Cumhuriyet” (Republika), në numrin e 15 korrikut 1964, jepte këtë shkak për valën e re të persekutimeve, që po vërshon sot mbi popullin e Kosovës. Duke shtuar se në muajin prill të vitit të kaluar, flamujt kombëtar shqiptar kishin qenë ngritur mbi ndërtesat publike dhe godinat në rrugët kryesore të shumë qyteteve në Kosovë, si në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan, në Llap dhe në Mitrovicë. Po në këtë kohë ishin parë edhe pllakate me këto fjalë me shkronja të mëdha: “Këto krahina janë të tonat”, “Largohuni prej këtu!, “Ato janë tonat si nga historia ashtu edhe nga realiteti i tashëm!”[14] Në vazhdim shkruan gazeta se forcat e sigurimit kanë bërë shumë arrestime, sidomos në Prishtinë. Shumica e të arrestuarve janë profesor, studentë, mësues, nëpunës të radios lokale, shkrimtar dhe bashkëpunëtor të gazetës “Rilindja”, që botohej në Prishtinë. Në mesin e të burgosurve është edhe shkrimtari Adem Demaqi, profesori Mustafa Venhari nga Mitrovica dhe Ali Hoxha. Operacionet policore, arrestimet dhe ndjekjet vazhdojnë edhe sot në të gjithë Kosovën. Deri më sot janë arrestua më tepër se 2.000 veta. Të burgosurit janë transportua me mjete të ndryshme në krahina të largëta të Serbisë.[15] Ndërsa gazeta tjetër turke “Sabah” (Mëngjesi), në numrin e 19 korrikut, 1964, po ashtu i kushton vëmendje arrestimeve të shqiptarëve të Kosovës duke njoftuar opinionin turk se : Në Prishtinë (radio), Komiteti “Lidhja Kosovare” shpall se në Kosovë vazhdojnë turbullira serioze. Nijazi Saraçoglu dhe Shaban Jilldirim u arrestuan në Prishtinë kur po kalonin nëpër Jugosllavi, duke u kthye nga Gjermania. Sipas disa lajmeve të tjera komunikacionet me Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin e Gjakovën janë ndërpre plotësisht. Në Prishtinë shkollat dhe ndërtesat publike janë rrethua nga policia. Nxitësi kryesor i tërë kësaj thuhej se është Adem Demaqi, i cili kishte botua më 1958 romanin anti-komunist “Gjarpinjtë e gjakut”. Për këtë vepër ai edhe u dënua me katër vite burg deri më 1962”[16] shkruan gazeta “Sabah”. Aktiviteti i dendur i “Lidhjes Kosovare” në arenën ndërkombëtare Në gazetën “Përpjekja Kosovare”, veç ngjarjeve në Kosovë, opinioni i gjerë njoftohej edhe për veprimtarin dhe aktivitetin e mërgatës kosovare jashtë atdheut. Në dy faqe e gjysmë tekst njoftohej për pjesëmarrjen e Lidhjes Kosovare në kongresin 14-të të Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane. Në faqen e katërt të kësaj gazete, në shkrimin “Komiteti “Lidhja Kosovare”, merr pjesë në Kongresin e 14-të të BFKEE”, në të cilin thuhej se për të vazhdua me përpjekjet për të bërë çështjen e Kosovës të njihej më mirë në Perëndim, me qëllim që me sigurua pakicës shqiptare të shtypur në Jugosllavi të drejtat si mbas Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe Statutit Ndërkombëtar të Pakicave, Komiteti “Lidhja Kosovare” mori pjesë këtë vit në Kongresin e 14-të të BFKEE me një delegacion të plotë, të kryesuar nga z. Luan Gashi, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit. Kongresi i 14-të ishte mbajtur në qytetin e vjetër dhe historik të Regensburgut në Bavari të Gjermanisë Perëndimore, dhe u përshëndet nga personalitetet të shtetit të Bavarisë dhe të qytetit. Ndërsa në fjalimin e tij kryetari i Lidhjes Kosovare, kishte përmendur disa probleme me rëndësi, me të cilat ishte marrë kryesia e organizatës gjatë viteve qysh nga kongresi në Aosta të Italisë. Ndër këto, problemi i Kosovës nuk kishte ndryshua aspak, dhe një nga arsyet ishte pse qeveria jugosllave kishte refuzua përsëri të lejojë një komision të organizatës me e studiua këtë çështje në Kosovë vetë. Në raportin vjetor Sekretari i Përgjithshëm, z. Povl Skadegard, kishte theksua pengesën themelore, që ka asgjësua përpjekjet e organizatës me u ndihmua pakicave që përfaqësojnë. Kjo pengesë ishte bërë nga fakti se të gjitha organizata ndërkombëtare të tanishme, si Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Evropës, përmbahen nga shtetet dhe jo popuj, dhe se ligji ndërkombëtar, që rregullon punët e tyre, nuk lejon mundësin, që këtë përpjekje të japin përfundimet e duhura. Ai shtoi se për të pas sukses në të ardhmen, është e domosdoshme që ky ligj të ndryshohet. Kjo edhe ishte arsyeja kryesore pse përpjekjet e Bashkimit Federalist në lidhje me çështjen e Tirollit dhe problemin e Kosovës apo të Katalonëve nuk kanë pas suksesin që pritej. Me gjithë këtë, z. Skadegard theksoi se objektivi kryesor i Bashkimit Federalist nuk ka ndryshua dhe se përpjekjet do të vazhdojnë për një përmirësim. Evropa e nesërme mund të ndërtohet vetëm me bazë federale, ku të gjithë popujt, të mëdhenj e të vegjël, të jenë të lirë, të gëzojnë dhe të ushtrojnë të Drejtat e njeriut, duke përmbledhë edhe të Drejtën e Vetëvendosjes.[17] Në kongres, vazhdimisht sipas të dhënave për mbarëvajtjen e punës së kongresit, thuhej se këtij tubimi të madh i arritën shumë telegrame përshëndetjeje për punë të mbarë. Në mesin e telegrameve ishin më tepër se 12 telegrame të dërguar nga Dr. Nexhat Mitrovica, kryetari “Lidhjes Kosovare”, dhe nga degët e tjera të Lidhjes që vepronin në ShBA, në Francë në Turqi dhe pjesë të tjera të botës së lirë. Në seancën e pasdites, në mesin e shumë përfaqësuesve që raportonin për gjendjen e pakicave nga të cilave iu takonin. Në këtë seancë kishte marr fjalën edhe përfaqësuesi i delegacionit kosovar dhe kishte raportuar për popullin e Kosovës dhe për vetë këtë territor. Në mes tjerash ai kishte raportua për gjendjen që atje ka ardhur duke u përkeqësuar që nga kongresi i kaluar. Kjo është shkaktua nga zbatimi i statutit të ri të Jugosllavisë, i cili ka për objektiv me krijua një shtet sllavë të vetëm ku të gjithë popujt e tashëm do të shkrihen në një komb të vetëm. Duke qenë më e madhja dhe më e shëndetshmja raca jo sllave në këtë shtet, pakica shqiptare prej 1.500.000 vetash është bë viktima kryesore e fushatës së asimilimit, e cila ka për qëllim ta dobësojë fizikisht dhe kombëtarishtë, duke i shtrëngua shqiptarët të shpërndahen anë e mbanë Jugosllavisë duke i zëvendësuar me serb e malazezë[18] thuhej në fjalën e përfaqësuesit të Lidhjes Kosovare. Në vazhdim kryetari i Lidhjes Kosovare, tregoi edhe arsyet pse veprohej në këtë mënyrë me popullin shqiptar. E tërë kjo zhvillohej me një qëllim që sa më shumë fshatarë të futen në fermat kooperative dhe duke pushua nga puna shumë punëtor, Këta përbënin dy grupe. Grupi i parë ishte ata që formonin më shumë se 90% të popullsisë shqiptare në Kosovë. Me këtë rast ai kishte theksua natyrën dalluese të politikës jugosllave, duke iu shpjegua kongresit se qeveria jugosllave po e zbaton kolektivizimin vetëm në Kosovë, kurse në krahinat tjera të saja e ka pezulluar krejtësisht. Si gjithmonë që eksperimentet politike që bëheshin në Kosovë edhe kësaj here e kishin zgjedhë Kosovën si terrenin më të përshtatshëm për eksperimentimin e kolektivizimit, këtë e thoshin vetë udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë. Këtë e kishte deklarua vet Kardeli, se qeveria e Beogradit e ka zgjedhë Kosovën apostafat për të bë një eksperiment në kolektivizim. Duke zbatua ligje të “posaçme”, fshatarët kosovar humbin gjithë tokat dhe shtëpitë e tyre dhe pastaj rekrutohen nga komisione shtetërore dhe dërgohen në qendra industriale të Kroacisë dhe të Sllovenisë. Në tokat e tyre të braktisura vendosen me një herë me ndihmën e shtetit serb e malazezë. Këtë fat e pësojnë edhe punëtorët e Kosovës, të cilët pushohen, pse gjoja nuk janë të specializuar, dhe pastaj dërgohen në qendra të largëta të vendit ku shfrytëzohen pa mëshirë.[19] Sipas statistikave zyrtare jugosllave, i kishte njoftua delegacioni i Lidhjes Kosovare se, nga Kosova deri më tani janë dëbuar 89.000 shqiptarë nga Kosova dhe në vendin e tyre janë vendosur mbi 61.000 serbë e malazezë. Po ashtu nën maskën e statutit të ri fushata e dallimeve raciale dhe e persekutimeve po zhvillohet me tërbim edhe kundër rinisë shqiptare të Kosovës. Autoritetet jugosllave janë duke mbyllur mjaft shkolla shqipe dhe duke iu mohua kësaj rinie mundësit e arsimit në shkallë të barabartë me elementin sllav, kështu që pakica shqiptare të mbes gjithmonë e shtypur dhe në errësirë. Kryetari i delegacionit kosovar e mbylli raportin, duke theksua se kjo politik e cila shkel të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtat e pakicave bash në qendër të Evropës, në një kohë kur këto të drejta po u njihen popujve të Azisë dhe të Afrikës, është një zhvillim që i bije ndesh procesit të integrimit të lirë ekonomik dhe politik në Evropën Perëndimore si edhe çlirimit racial anë e mbanë botës. Dhe për gjithë këto arsye kjo është një politikë, që duhet ndryshua nga rrënjët,[20] thuhej në fund të raportit. Dhe pasi përfundoi fjalën, kryetari i delegacionit kosovar të pranishmëve iu drejtoi një lutje që kongresi të aprovojë me një zë, Rezolutën e “Lidhjes Kosovare”, e cila kërkonte që Qeverisë Jugosllave ti dërgohet një notë, që denoncon fushatën e dallimit racial kundër kosovarëve dhe që ngul këmbë që kësaj pakice ti akordohen po ato të drejta që gëzojnë pakicat e tjera Evropiane. Në ditën e dytë në punimet e Kongresit, u shqyrtuan rezolutat e ndryshme, të cilat iu paraqitën kongresit për aprovim.. Rezoluta e “Lidhjes Kosovare” i u referua më në fund kryetarit e sekretarit të përgjithshëm të Bashkimit Federalist, për të marr masat e përshtatshme . Dhe duhet shtuar se Kongresi i 14-të i mbylli punimet me 14 qershor 1964 me një fjalim të shkurtër nga kryetari i organizatës, i cili theksoi edhe një herë se mënyra më e mirë se si me ndërtua një Evropë të nesërme, është duke fillua me popujt e mëdhenj e të vegjël, si njësi themelore, dhe me të drejtën e vetëvendosjes si ligjin themelor dhe të paprekshëm[21]. Kongresi i 14-të i BFKEE, “Lidhjes së Kosovarëve” i dha një rast të volitshëm me e bë çështjen e Kosovës të njohur edhe më mirë nga bota e lirë Perëndimore. Simpatia dhe përkrahja, që Kosova ka fitua, bashkë me parimet themelore, që drejtojnë punën e Bashkimit Federalist, janë një ndihmë e paçmueshme për Lidhjen Kosovare dhe luftën e saj me shpëtua shqiptarët e Kosovës nga vala e persekutimeve dhe e dallimit racial dhe me sigurua për të tëra të Drejta e Njeriut.
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:34 am | |
| http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19462/u1_PerpjekjaKosovare.jpg
Propozimi i “Lidhjes Kosovare” në Kongresin e 14-të të BFKEE Gazeta “Përpjekja Kosovare”, në vazhdim na prezanton Rezolutën, të cilën e kishte propozua Lidhja Kosovare, Kongresit të 14-të, të BFKEE. Kongresi i 14-të i Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike të Evropës, i mbledhur në Regensburg të Gjermanisë Federale më 11-14 qershor 1964. Mbasi u informua mbi gjendjen në Kosovë nga raporti i paraqitur në Kongres prej delegacionit të “Lidhjes Kosovare” Mbasi u informua se letra, që Kryetari i Bashkimit Federalist i kishte drejtua Qeverisë Jugosllave, ku i kërkonte leje me dërgua në Kosovë një Komision hetues, ka mbetur deri më sot pa përgjigje. Duke marrë parasysh se përdorimi i Kosovarëve nga autoritetet jugosllave asht krejt në kundërshtim me të drejtat e Njeriut, me traktatet e tashme ndërkombëtare për pakicat, si dhe me Statutin e Bashkimit Federalist. Dhe duke marr parasysh në mënyrë të veçantë, se dëbimi i Kosovarëve nga Kosova dhe dërgimi i tyre në Krahina të tjera të Jugosllavisë e dëmton shumë rëndë këtë pakicë. Mori në konsideratë propozimet e Rezolutës, që ka parashtruar delegacioni i “Lidhjes Kosovare”. Vendos ti bëjë apel Qeverisë Jugosllave t’u japi fund dallimeve kombëtare, gjuhësore dhe kulturore kundër Kosovarëve, të respektojnë personalitetin e kësaj pakice dhe ti akordojë po ato të drejta, që gëzojnë sot popujt e tjerë të shtetit jugosllav, dhe në mënyrë të veçantë proteston kundër këtyre dëbimeve sistematike të shqiptarëve nga Kosova dhe zëvendësimit të tyre me elementin sllav, dhe kërkon nga qeveria jugosllave ta pres këtë proces dhe të krijojë në zonën e Kosovës konditat e nevojshme ekonomike, kështu që pakica shqiptare atje të mundi me gjet punë brenda zonës për një nivel jetese normale[22]., thuhej në Rezolutën e propozuar nga “Lidhja Kosovare” Referati që paraqiti “Lidhja Kosovare” në Kongresin e 14-të të BFKEE Në katër faqe të gazetës “Përpjekja Kosovare”, jepet për lexuesit referati i tërësishëm i “Lidhjes Kosovare” që është lexuar para pjesëmarrësve të Kongresit. Kryetari i “Lidhjes Kosovare” të pranishmëve iu drejtohet me Z. Kryetar, Zonja e Zotërinj, Gjatë vitit që kaloi qysh nga Kongresi i Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane, në Aosta gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi ka ardhur duke u keqësua shumë shpejt. Kjo do të ndodhte me doemos nga shkaku i zbatimit plot dallime të Statutit të Ri të Shtetit Jugosllav, qëllimi i të cilit është me krijua një shtet të vetëm, ku popujt e që e përbëjnë ta humbin identitetin e tyre kombëtar dhe të shkrihen në kazanin sllav. Sikurse e mbani në mend edhe ju, gjatë Kongresit në Flensburg, dy vjet më parë, delegacioni kosovar shfaqi në raportin e tij frikën se Statuti i ri, për të cilën po bëheshin bisedime qysh atëherë në Jugosllavi, ishte sajua si armë e re e regjimit, për të asimilua të gjitha pakicat jo-sllave, edhe se, kur të zbatohej, do të drejtohej kryesisht kundër pakicës shqiptare, duke shtua terrorin, masat shtypëse dhe vuajtjen. Sot po ju tregojmë se ç’ju thamë në Kongresin e fundit në Aosta, kanë dalë krejt ashtu si ja patëm frikën. Si grup etnik më i madhi dhe më i ngjeshur që jeton brenda kufijve të këtij shteti, kjo pakicë prej 1.500.000 frymësh po vuan dhe po shtyp tash nga një veprim sistematik për të asimilua. Duke i lanë pakicat e tjera të qeta, autoritetet jugosllave kanë fillua dhe po ndjekin me energji një fushatë çnjerëzore të shumë anshme dallimi kundër kosovarëve. I vetmi qëllim i kësaj fushate është që ta shtrëngoi këtë popull të humb identitetin e tij kombëtar, të cilin e ka ruajt gjatë shekujve. Kjo fushat po përdor tash metoda të reja, duke e prekë pakicën në çdo sektor të jetës së saj. Këta aktivitete ju i njihni fare mirë, me qenë se delegacioni kosovarë është përpjekë gjithmonë ta lajmojë kongresin për ngjarjet që kanë të bëjnë me fatin e vëllezërve tanë të shtypur në Jugosllavi. Mirëpo, këtë vjet veprimi i shtypjes ka shkua shumë larg, duke shtuar vuajtjet dhe mjerimin me një vrull të ri. Të gjitha këto po ndodhin në mes të një Evrope të qytetëruar dhe në kundërshtim të plotë me veprimin e bashkimit të Lirë, ekonomik dhe politik, që po zhvillohet sot me paqe në pjesën perëndimore të saj. Qëllimi imediat i kësaj fushate shtypjeje është me dobësua grumbullimin gjeografik dhe njësinë kombëtare të kësaj pakice., duke i shtrëngua shqiptarët e Kosovës që të shpërndahen në të katër anët e Jugosllavisë dhe duke ua zënë vendin me kolon sllavë, që dërgohen në Kosovë nga vise të tjera të shtetit jugosllav[23]. Kjo është taktik e vjetër, që regjimi i mëparshëm i Beogradit pat përdorur për të zhdukë këtë pakicë. Puna se regjimi i tashëm është duke përdorë të njëjtat metoda çnjerëzore nën mbulesën e të ashtuquajturës “politik ndriçuese të kombësive” tregon se kjo politikë ka dështua këmbë e krye edhe e ven regjimin në kundërshtim të plotë me zhvillimet raciale që po e ndryshojnë nga themeli strukturën shoqërore të botës së sotme. Por, ajo që bënë këtë fushat veçanërisht të rrezikshme është puna se po zbatohet me anë të metodave të reja dhe të përmirësuara të cilat janë përdorë më parë në vendet të tjera të kampit komunist dhe po përkrahen nga një terror i pamëshirshëm. Me statutin e ri veprimi i dallimit sistematik dhe të pamëshirshëm është zgjerua dhe është bërë edhe më i rreptë. Ndër viktimat e para dhe kryesore të kësaj politike kanë qenë nxënësit e shkollave. Qysh prej qershorit të vitit 1963 janë pushua nga puna edhe disa qindra arsimtar, të cilët janë detyruar ose të hyjnë në punë pa rëndësi ose të shkojnë si punëtor të thjesht nëpër fabrika dhe miniera. Shumë shkolla fillore dhe të mesme janë mbyllur ose janë shkrirë në shkolla serbe, me këtë mënyrë shkollat, ku gjuha shqipe është gjuha e parë, janë sot shumë më pak se sa 10 vjet më parë dhe nuk përfaqësojnë aspak përpjesëtimin e madh të popullsisë shqiptare të Kosovës[24]. Ndërkaq, dyert e institucioneve arsimore të larta po u mbyllen dal nga dal studentëve shqiptar, kjo po bëhet duke pakua numrin e bursave për këtë pakicë; me fjalë të tjera brezi i ri kosovar shtrëngohet të mbes në errësirë dhe mbrapa elementit sllav në lëmin e kulturës. Kjo bahet duke shlye nga tekste shkollore gjithçka që u kujton shqiptarëve këtë histori dhe që u vlen për të ruajtur identitetin dhe bashkimin e tyre si një komb jo-sllav që janë. Viktima e dytë e kësaj fushate është grupi fare i vogël i nëpunësve të shtetit si në administratën krahinore ashtu edhe në administratën federale. Një numër shumë i madh arsimtarësh i kanë pushua nga puna mbase zgjedhjeve të qershorit 1963, kështu që ky grup është zhdukë krejt- aq sa sot edhe në viset, ku elementi shqiptar përbënë më tepër se 90% të popullsisë, aparati administrativ është krejt në duar e sllavëve. Sa për organet e sigurimit, këta kanë qenë gjithmonë, dhe vazhdojnë të jenë, nën kontrollin e sllavëve. Por, me Statutin e ri, grupet ma të persekutuar ajanë katundarët dhe punëtorët e thjeshtë, të cilët së bashku formonin përmbi 90% të pakicës shqiptare dhe i japin fuqi fizike dhe unitetin etnik, me të cilat ajo ka kalua më tepër se një furtunë në të kaluarën. Fushata kundër tyre po bëhej me dy mjete: Me kolektivizimin e detyrueshëm kundër katundarëve dhe me dëbimin nga puna kundër punëtorëve. Dihet tashmë prej gjithë botës (dhe regjimi vetë nuk e ka përgënjeshtrua këtë), se bujqësia në Jugosllavi është kthye tash në sektorin privat, për arsye se kolektivizimi nuk ka dhënë përfundime që priteshin. Mirëpo, këtu ka një përjashtim të vetëm: zona e Kosovës. Në këtë zonë fushata e kolektivizimit po zbatohej me shumë vrull. Kjo masë dallimi, drejtua me qëllim kundër pakicës shqiptare, u pohua nga vetë Kardeli, dijetar i teorisë dhe krijues kryesor i planeve të regjimit. Ky shembull tash vonë se Kosova ishte zgjedhur me qëllim nga qeveria e Beogradit për shkak se ai e quajti “një eksperiment në kolektivizim[25]”; ai shtoi, pa caktua ndonjë datë të caktuar, se po të ketë sukses, ky eksperiment do të zbatohej edhe në vise të tjera të Jugosllavisë. Mënyra sistematike dhe e pashpirt e zbatimit të këtij plani nxjerr në shesh lakuriq qëllimin e vërtetë të “eksperimentit”; me i shtrëngua katundarët shqiptar të braktisin tokat e tyre dhe pastaj me i dërgua si “krah pune të lirë” në zonat industriale të shtetit, për t’i zhdukë në mes të shumicës sllave. Në referat cekej edhe kjo se regjimi po mundohej t’ia mbërrijë këtij qëllimi, duke përdor këto armë: e para, zbatimin arbitrar të të ashtuquajtur “ligj të posaçëm” të cilat i shtrëngojnë katundarët të hyjnë në ferma kolektive të kontrolluara nga sllavet. E dyta, caktimi në mënyrë djallëzore të çmimeve të prodhimeve bujqësore, të kuotave të dorëzimit të detyrueshëm, të qirave të makinerisë bujqësore dhe të rrogave të personelit teknik që fermat duhet të kenë, si dhe të taksave mbi çdo gjë katundarët kosovarë mund të shitshin. Merret me mend se mbas një kohe të shkurtër viktimat e kësaj fushate sistematike bënin gjithçka, me tokë dhe me shtëpi. Mbas kësaj fillon faza e dytë e këtij veprimi: katundarët e ç’pronësuar rekrutohen nga komisione të posaçme edhe dërgohen nëpër qendra të largëta industriale të Sllovenisë dhe të Kroacisë si punëtor krahu. Edhe, po në këtë kohë, vendosen kolon sllavë (serbë e malazezë), me ndihmën e shtetit në tokat e braktisura nga familjet shqiptare. Problemi i punëtorëve ne fabrika është më i thjesht: nën pretekstin se janë të pa aftë dhe se u mungon specializimi këta dëbohen nga puna me shumicë, dërgohen gjoja në kurse specializimi, pasandaj rekrutohen nga komisionet shtetërore dhe transponohen në qendra industriale të largëta. Këto metoda e kanë pakua përqindjen e punëtorëve shqiptar në më pak se 25% edhe në ato krahina ku elementi shqiptar formon ma se 80% të popullatës. Ky presion fizik pasohet me masa dallimi ekonomik: edhe në qendrat e reja ku dërgohen punëtorët shqiptar bëjnë punët më të rënda me pagesa të ulëta. Sipas burimeve zyrtare, një punëtor shqiptar paguhet mesatarisht prej 7.000 deri në 8.000 dinar në muaj për një punë, për të cilën një punëtor sllav paguhet prej 15.000 deri në 16.000 mijë dinarë.[26] Një tjetër faqe dëshpëruese e gjendjes së kësaj popullate është fakti se ajo nuk ka asnjë të drejte të ankohet, pranë autoriteteve jugosllave apo pranë ndonjë organizate ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Këshilli Evropian. Qoftë në nivelin federal apo në atë krahinor, përfaqësuesit e kësaj pakice janë shumë më pak se sa duhet të ishin në bazë të popullsisë. Por edhe këta të pakt zgjidhen me kujdes midis elementeve më servil ndaj regjimit. Përveç këtyre, organet e sigurimit kujdesen që kjo fushatë të zbatohet pa ndonjë pengesë, duke përdorur kundër popullatës kosovare të gjitha armët, që ka në dorë një shtet komunist si: frikësime, burgime dhe tortura. Deri edhe me e quajt veten shqiptar quhet nga policia si një akt kundër statutit të ri dhe dënohet si zyrtarisht ashtu edhe me mënyrë të tjera. Agjentët provokator të paguar bëjnë punën e tyre, në mes të popullatës shqiptare, duke spiunua dhe duke raportua pranë autoriteteve çdo element kundërshtar. Shqiptarët nuk lejoheshin të hynin në hotele e restorante Edhe në nivelin shoqëror shqiptar janë viktima dalluese nga ana e elementit sllav. Ata ndalohen shpesh herë të hyjnë në hotele, restorante apo vende dëfrimi dhe përbuzën, si një racë më e ultë[27], si e theksoi edhe Zotëri. P. Moulton Mayer, gjatë një vizite që bëri në Kosovë dy vite më parë. Sipas burimeve zyrtare përfundimi i këtyre masave ka qenë se deri më sot 89.000 shqiptar janë shtrëngua të shpërndahen anë e këndë Jugosllavisë dhe vendin e tyre e kanë zënë 61.000 serbë e malazezë. Ky fakt është pohua nga dy organe zyrtare të qeverisë jugosllave: Tanjug me 9 nëntor 1963, dhe 7 shkurt 1964, dhe Rilindja ( e përjavshme në gjuhën shqipe), më 24 maj 1963 dhe 7 qershor 1963. Përveç kësaj, është theksua zyrtarisht se fushata do të zgjerohet pa marrë parasysh tronditjen që po i shkakton jo vetëm pakicës shqiptare por edhe krejt ekonomisë së Kosovës. Kjo ishte pra gjendja të cilën e paraqitët Lidhja Kosovare për shqiptarët që jetonin në Kosovë dhe e ardhmja e tyre imediate. Të dyja janë shumë të zymta. Qëllimi i kësaj fushate, bazua mbi Statutin e ri të shtetit jugosllav, është me e zgjidhë problemin e Kosovës, duke shkombëtarizua 1.500.000 frymë dhe duke kolonizua vendin me elementin sllavë. Që një shkelje e tillë e të drejtave themelore të njeriut, e të drejtës së vetëvendosjes së popujve dhe të drejtave të pakicave të ndodhura në mes të Evropës, në një kohë kur këto të drejta po u jepen popujve ë Azi dhe në Afrikë, është një punë që shkon kundër procesit normal të evolucionit shoqëror e politik të këtij kontinenti. Dhe si e tillë duhet të ndalohet dhe të ndryshohet nga rrënja. Problemi që ka shkaktua ky dallim etnik i kryer me paramendim, duhet të trondit si Bashkimin Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane ashtu edhe ndërgjegjen e Evropës Perëndimore,prej nga janë shumica e delegatëve në këtë kongres. Ky problem është një mohim i konceptit të dinjitetit njerëzor, mbi të cilën bazohej puna e kësaj organizate. Shkurt, ky është një problem të cilit Bashkimi Federalist nuk ka se si ti shmanget. Duke u përpjekur ti gjejë këtij problemi një zgjidhje njerëzore dhe objektive, delegacioni i “Lidhjes Kosovare” i bënë një thirrje këtij kongresi të aprovoi njëzëri rezolutën cila kërkon që Qeverisë jugosllave ti dërgohet një notë, që denoncon këtë fushatë sistematike të shkombëtarizimit kundër pakicës shqiptare, dhe kërkon ti jepen kësaj pakice po ato të drejta, që gëzojnë edhe pakicat e tjera të Evropës. E çmojmë se problemi i Kosovës është një nga problemet më të vështira, që kjo organizatë ka përballua deri më sot. Mirëpo, vlera dhe prestigji i saj mund të rriten vetëm duke iu përvesh këtyre problemeve me vendosmëri dhe taktin e duhur dhe duke u qëndrua besnik parimeve themelore, që e frymëzojnë. Delegacioni i “Lidhjes Kosovare”,i është mirënjohës Bashkimit Federalist për kuptimin e treguam dhe ndihmën e dhanë, si edhe popullit dhe qeverisë së Gjermanisë Federale për bashkëpunimin e tyre dhe pritjen e mirë që na kanë dhënë të gjithëve.[28] Dhe krejt në fund duhet thënë se referati i përfaqësuesit nga “Lidhja Kosovare” u prit me duartrokitje të shumta nga të pranishmit. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:37 am | |
| GAZETA “PËRPJEKJA KOSOVARE”, NR. 14, VAZHDON ME TRAJTIMIN E TEMAVE NGA KOSOVA E ROBËRUAR NR. 14 Organi kryesor i organizatës politike atdhetare “Lidhja Kosovare” “Përpjekja Kosovare”, nr. 14, edhe më tej trajton tema nga më të ndryshmet nga trojet e robëruara nga ish-Jugosllavia. Numrat 14 e 15 i kisha sigurua rastësisht,duke biseduar me zotëri Emin Fazliun, atdhetar i shquar , i cili me një përkushtim të madh kishte mbledhur dhe grumbulluar çdo dokument, çdo shënim dhe çdo gazetë që kishte trajtua çështje nga Kosova, Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga të gjitha vendet ku jetonin shqiptarët, dhe tani në shtëpinë e tij ka një koleksion shumë të pasur nga të gjitha këto. Buletini “Përpjekja Kosovare”, ishte një gazetë që ishte botuar në Parisë, nga atdhetar të devotshëm. Zotëri Fazliu më huazoi vetëm dy numra të gazetës së shumë kërkuar numrin 14 e 15 të tyre. Gazeta “Përpjekja Kosovare”, nr. 14. në bazë të të dhënave që ekzistojnë në faqet e saja, është botuar me 15.10.1973, në Paris. Faqes së parë apo më mirë të themi në kopertinë është e skicuar harta e Shqipërisë Etnike por padrejtësisht e copëtuar nga Fuqitë e Mëdha. Po ashtu është e prezantuar shqiponja dykrenore por në sfondin e zi. Nuk dijë se autoret kur e kanë miratua që ta botojnë gazetën me këtë kopertinë a kanë pas ndonjë mesazh të caktuar në këtë. Numri i 14 i gazetës, hapet me një poezi të shkëlqyeshme që i kushtohet Kosovës, por si të gjitha revistat tjera të ilegales, edhe kjo vazhdon traditën e tyre të mëhershme dhe nuk shkruan në asnjë shkrim emrin e vërtet e as ndonjë pseudonim të caktuar. Autori me një dashuri dhe me një mall të pashuar Kosovën e quan “Gjymtyrë të Atdheut” dhe e ngrit ne majat më të larta me virtytet që kanë shqiptaret në atë pjesë të quajtur “Gjoks të Shqipërisë” si “ O tokë e bukur ku fjala burrneshë ilire ushton qysh me mjegull gojdhane! Gjoks i Shqipnisë, ku e ndrymë si luaneshë ndër hekura gjëmon zemra Dardane.”[29] Dhe, nga një pesimizëm dhe nga një dëshpërim i madh nga padrejtësitë historike, autori i poezisë vije duke iu shtuar besimi në realizimin e drejtësisë dhe këndon: “Andej na priret shpirti i fortë me hove, t’dalldisuna ngadhënjimi, ushton jehona: O vllezën, nalt ju ballin! Prej Kosove der n’Çameri Shqipnija asht gjithë e jona”.[30] Përfundim i përkryer nga dora e një mërgimtari që ka dhe dëshiron Shqipërinë në kufijtë e saj etnik. Veç shkrimeve poetike, në të kryesisht përfshihen dhe trajtohen temat e nxehta politike nga Kosova, por edhe aktiviteti i madh i organizatës “Lidhja Kosovare” që vepronte jashtë trojeve shqiptare. Informata të vlefshme për mërgatën Në mesin e shkrimeve vend të rëndësishëm zë edhe informata që e jep Komiteti Qendror i Lidhjes Kosovare, që në mënyrën më të drejt dhe më demokratike njofton anëtarët e saj se Lidhja Kosovare po organizon dhe do të mbaj Kongresin e saj : Kongresi i Lidhjes Kosovare në Chicago të Amerikës (kumtesë), njoftonte anëtarësinë e vet se : “Komiteti Qendror i Lidhjes Kosovare lajmon se me 24 dhe 25 të Vjeshtës së Tretë, 1973, ka me u- mbledhë Kongresi i Lidhjes, në Chikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kongres kanë me marrë pjesë përfaqësuesit e kësaj organizate si edhe personalitete të botës politike shqiptare edhe miq të huaj”. Në këtë informatë, Komiteti Qendror informon anëtarët e saj se “Kongresi i 22-të i Federatës së Komuniteteve Ethnike Evropiane, ku banë pjesë edhe Lidhja Kosovare, ishte mbajtur me 24-27 maj të vitit 1973[31], në qytetin St. Malo të krahinës së Bretagne-s të Frances. Në vazhdim të shkrimit na prezantohen të dhëna të rëndësishme për pjesëmarrjen e Lidhjes Kosovare dhe delegacionin e saj të përbërë prej 15 vetash të kryesuar nga Përndershmi Hafiz Jusuf Azemi, i cili njëherë edhe ishte anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Kosovare. Veç z. Hafiz Azemit, anëtarë të delegacionit ishin edhe : z. Kadri Bajram Gashi, nga SHBA, Rexhë Gashi dhe Halil Hysenaj nga Franca[32], si edhe të tjerë nga Belgjika, Gjermania e Zvicra. Në revistë, na ofrohen edhe shumë të dhëna për e 22-të dhe mbarëvajtjen e punëve në të. Në vazhdim thuhej se Kongresi kishte filluar punët para dite, me 24 maj, 1973, nga kryetari i Federatës, senatori Volgger i Pakicave Austriake në Itali. Në kongres fjalën e kishin marrë edhe shumë personalitetet të tjera të rëndësishme për komunitetet evropiane si Kryetari i Bashkisë së St. Malo-s, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, z. Skadegard, si edhe disa profesor për çështje të pakicave . Kongresi punimet i kishte vazhdua edhe pas dreke të asaj dite. Ndërsa ditën e shtune (25 maj), delegatet bënë vizita në disa pjesë të Bretagne-s dhe në fund të ditës shikuan një program të pasur artistik. Ndërsa, me 26 maj në kongres u bënë propozimet dhe zgjedhja e zyrtarëve të rinj. Kryetar u zgjodh Z. Jorgensen, përfaqësues i Danezëve të Gjermanisë, Sekretar i përgjithshëm u zgjodh përsëri Z. Skadegard[33]. Duhet cekur se nga raportet e grupeve që merrnin pjesë në kongres u lexua vetëm raporti i Lidhjes Kosovare, që kryesisht ishte i drejtuar kundër burgosjeve të shumta që bënte pushteti jugosllav ndaj shqiptarëve. Dhe duke u nisur nga këto të dhëna tmerruese, nga të pranishmit u vendos që Sekretaria e Përgjithshme e kongresit të ndërhyjë te qeveria jugosllave për të burgosurit politik shqiptarë në Kosovë. Po ashtu u vendos që edhe shumë anëtarë të kongresit në mënyra private të ndërhyjnë në shtetet e tyre për arrestimet e shqiptarëve në shtetet e tyre, ku nënkuptohej që dorë kishte pasur më herët qeveria jugosllave si në Danimarkë e Suedi. Nga të dhënat që kemi vijmë në përfundim se delegacioni nga Lidhja Kosovare ishte shumë aktiv në kongres sa në fund u arrit që të gjithë delegatëve t’iu shpërndahet raporti dhe nga një hartë e Shqipënisë Etnike. Prezantimi i tmerreve të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve Në vazhdim të shkrimit do iu prezantojmë raportin që paraqiti delegacioni i LK, në Kongresin e 22-të FKEE. Delegacioni shqiptar që merrte pjesë në kongres veç tjerash mendonte se LK mund të llogaritej pa hezituar si njëra ndër themelueset e Bashkimit Federalist të Komuniteteve Evropiane. Kjo organizatë njëherë njihej edhe si bashkëpunuese e mirë me të gjitha grupet që janë anëtare të kësaj Federate dhe çdoherë ka qenë konstruktive në debatet që ka bërë dhe çdoherë ka qenë në anën e linjës së drejt të saj. Lidhja Kosovare në mënyrën më të drejtë dhe më konstruktive, me argumente e fakte para kongresit çdoherë ka bërë prezantimin e gjendjes së shqiptarëve nën okupimin jugosllav, e në mënyrë të veçan ka bërë krimet dhe burgosjet e shqiptarëve në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Për të vazhduar më tej referuesi i delegacionit se “Thëniet tona për gjendjen e mase dy milion Shqiptarëve në Jugosllavi kanë qenë vërtetua gjithnjë me fakte edhe kanë qenë pranua si të vërteta dhe të besueshme”[34] Nga ana e delegacionit kosovarë u përmend rasti i dy bujqve shqiptar, që kishin dal para gjyqit dhe u dënuan me shumë muaj burg si : Sadush Velija dhe Rexhep Nuredini, nga Dobrosha e Maqedonisë, të cilët gjykatësit maqedonas në Shkup, me 20 të Vjeshtës së Dytë, 1972, se kishin marr pjesë në Kongresin e 21-të të BFKEE, në Karlstad të Suedisë, më 19-22 të majit 1971[35]. Nga foltorja e kongresit, përfaqësuesi i grupit të delegacionit nga Lidhja Kosovare, kërkonte që ti përkrahmi ata, bijë të shqipes, që në momentin kur kishin hyrë në kongres e kishin të qartë se qarqet shoviniste jugosllave kurrë nuk do ti falnin dhe në rastin e parë do i dënonin. Dhe ndodhi kështu, thoshte përfaqësuesi duke iu kujtua të pranishmëve të kongresit se “Këta qenë anëtar të dërguarës së Lidhjes Kosovare, në atë kongres edhe ju zotni delegat, i keni njoftua edhe keni fol me ‘ta dy vjet më parë. Ata ishin vullnetar të guximshëm që morën pjesë në atë Kongres edhe vunë në rrezik lirin e tyre. Edhe sot, kurse ne, në Botën e Lirë, përpiqemi për të drejtat e pakicave kudo që të jenë, ata të dy vuajnë në burg, vetëm pse guxuan të marrin pjesë në Kongresin tonë! “Krimi” i tyre është se guxuan të përpiqen për të drejtat fillestare të njeriut![36] thotë referuesi. Gjendja politike në Ish-Jugosllavi Në pjesën e referatit “Gjendja e tanishme”, rëndësi të veçantë i kushtohej situatës politike në Jugosllavi, por me theks të veçantë ndaleshin në pjesën shqiptare të quajtur Kosovë. Siç dihej vlimet politike që kishin përfshirë Kroacinë, delegacioni kosovar vinte në përfundim se ato kishin përfshirë edhe tokat shqiptare ku jetonin shqiptaret. Dhe thuhej në referat se tri qendrat që nuk e durojnë dot, robërinë në Jugosllavi janë: Kroatet, Shqiptaret (në Kosovë) dhe Hungarezet në Vojvodinës[37]. Në referat vinin në përfundime shumë të rëndësishme dhe tejet interesante se Titoja duke u shqetësuar nga mosha e shtyrë që po kalonte dhe duke u bindur për çdo ditë se Federata Jugosllave të cilën e kishte formua dhe rregullua ai vet, me gjasë nuk po tregonte se edhe më tej do të qëndronte si një e tanë. Dhe se përpjekjet e tij për me e vu partinë komuniste mbi kombin që nuk ekzistonte dhe që ishte iluzore një mendim i tillë, dhe tentimi për me i lidhë sa më ngushtë popujt në baza ideologjike ishte i kot. Dhe thoshte referuesi se ndonjë person apo gazetar i nxituam doli edhe me tezën se eksperimenti i Titos doli i suksesshëm, por më vonë u dëshmua se ishte i gabuar, se bashkëjetesa me dhunë në mes kombesh e grupesh të ndryshme që përbënin Jugosllavin dolën krejt ndryshe. Manifestimi i shpeshtë i pakënaqësive që shprehen në mes Kroatëve e Serbëve dhe në mes Shqiptarëve e serbëve dëshmojnë se në mes tyre nuk mund të ketë edhe “bashkëjetesë” të gjatë. Lidhja Kosovare njofton të pranishmit se Krahina e Kosovës ndodhet në Republikën Serbe, kurse krahinat e Shkupit, të Dibrës, Manastirit, Resnes dhe Tetovës, të banuara me shqiptar, gjinden të ndara në republikën e Maqedonisë, edhe pjesë të tjera krahinash shqiptare gjinden në republikën e Malit të Zi, me gjithë se popullsia malazeze nuk asht as sa një e katërta e popullsisë shqiptare. Në Jugosllavi situata është asisoj sa dy milion shqiptar nuk janë marr as parasysh që të kenë së paku një republikë të vetën, por se me prapaskena e dhunë politike e me gjenocid të paparë janë ndarë e copëtuar në tri republika jugosllave. Po ashtu edhe partia komuniste e Kosovës u shtrëngua me u kënaq me një krahinë “autonome” brenda në Republikën Serbe. Vizioni i Lidhjes Kosovare, më vonë u dëshmua se ishte i saktë, se në atë kongres doli se ata që do ta pësojnë më së rëndi pas vdekjes së Titos , thanë se do të ishin kosovaret, të cilët qe 60 vite jetojnë të robëruar në atë shtet. Nga gazeta “Përpjekja Kosovare” del mesazhi që bota duhet me kohë t’a kuptonte se nuk mund të ketë paq të qëndrueshme në Evropë, derisa pakica shqiptare aq e madhe dhe aq e rëndësishme të mos bashkohet me Kombin e vet, prej të cilit janë ndarë me pahir”[38] Prezantimi i arrestimeve të shqiptarëve Gazeta, veç programit dhe platformës politike të organizatë, ajo në faqet e veta bënte edhe prezantimin e arrestimeve të shqiptarëve që ndodhnin nga udbashët në Jugosllavi. Të dhënat që i ofron gazeta kryesisht janë të grumbulluara nga shtypi jugosllav që i jepte kohë pas kohe. Ndërsa gazeta e Shkupit, (por nuk cekët se cila gazetë), më 21 tetor 1972, ofron këto të dhëna: Rexhep Nuredini dhe Sadush Velija u gjykuan nga Gjykata e Shkupit, sepse kanë marr pjesë në Kongresin e Bashkimit federal të Komuniteteve Etnike Evropiane në Karlstad të Suedisë, më 19-22 maj 1971. Gjykata e dënoi Rexhep Nuredinin me tri vjet e gjysmë burg të rëndë dhe Sadush Veliun me dy vjet burg të rëndë[39] Për të vazhduar me komentimet që i japin gazetat jugosllave se , policia jugosllave edhe pas këtij viti po përdor dhunë e terror si në kohën e Rankoviqit, gjoja për të shtrënguar shqiptarët që ti dorëzojnë armët. Për të shpëtuar nga torturat që aplikonin udbashët, ata janë të detyruar që të blejnë armë në tregun e zi ku i shesin serbët dhe maqedonët, pastaj po të njëjtat t’ia dorëzojnë policisë. Vetëm në muajt e fundit të vitit 1973, janë rrahur e malltretuar në fshatrat e rrethit të Tetovës këta qytetar: Ilmi Nuhiu, 37 vjeç, Rushit Rushiti, 39 vjeç, Arun Osmani, 27 vjeç, Nafi Shabani, 27 vjeç, Estref Rushiti, 30 vjeç, Ixhet Sylejmani, 24 vjeç, Aqif Adili, 24 vjeç, Bexhet Bexheti, 24 vjeç, Jashar Jashari, 45 vjeç, Mefail Radusha 35 vjeç[40] shkruan gazeta. Ndërsa sipas gazetës “Rilindja” që botohej në Prishtinë, botua me 27 prill, 1973, në komunën e Serbicës (Skenderaj), thuhej se është organizua një mbledhje e Partisë Komuniste serbe, dhe aty është kritikua ashpër udhëheqësit komunist shqiptarë në Kosovë, gjëja se nuk i kanë përkrahur vendimet e Mbledhjes së Katërt të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për të përjashtuar udhëheqësit kroat. Në gazetë cekët emri i njërit nga shqiptarët që kishte vend të rëndësishëm në administratën e komunës, por që ka rrezik të humbi atë vend, duke e përjashtuar nga Partia Komuniste, por shtrohet pyetja se a do të përfundoi me kaq, poçes merren masa partiake ndaj Musli Tahirit. Artikullshkruesi komenton se arsyeja që shqiptarët mbajnë anën e kroatëve është se ata janë kundër serbëve të cilët donë të sundojnë tërë Jugosllavinë. Dhe më tej ceket se vetë Titoja kishte cekur në një fjalim të mbajtur me 8 maj të vitit 1973 se në Republikën e Serbisë ka ngre kokë dhe po shfaqet haptas një dëshirë për të sundua dhe po paraqitej i rrezikshëm një shovinizëm i fortë i serbomëdhenjve. Atëherë shtrohet pyetja poqese nuk janë këto element që po manifestohen pse po kapen me kroatët, shqiptarët dhe me kombet tjera që kërkojnë barazi dhe të drejtat e veta në një shtet që i thonë federatë dhe nuk duan me të drejtë të sundohen nga serbet dhe maqedonët. Në vazhdim jepen të dhëna se në fshatin Ostroc ( në krahinën e Krajës Shqiptare, që ka ngel nën Malin e Zi), kanë dashtë që të festojnë ditën e Flamurit me këngë kombëtare. Por policia posa ka dëgjua e ka ndalua manifestimin. Megjithatë të rinjtë e fshatit, në mënyrë të organizuar dalin në rrugët e fshatit, dhe brohorisin këngë atdhetare dhe parulla të ndryshme si: “ Rroftë Liria”, “Poshtë shtypja Komuniste”, “Rroftë Shqipëria Etnike”, “Rroftë Shqipëria e Lirë”[41],. Pas këtij organizimi spontan në formë demonstrate, ka ndërhyrë policia duke i rrahur pjesëmarrësit dhe i ka arrestuar shumë fshatar dhe ende vazhdojnë arrestimet. Po ashtu, gazeta informon se kohëve të fundit ka fillua një fushat edhe ndaj punëtorëve që janë në vende udhëheqëse, duke i përjashtuar ata nga puna, dhe vendet e tyre për ti plotësua me serb e malazezë të ardhur nga Serbia dhe Mali i Zi. Rasti më i freskët i përjashtimit është se në ndërmarrjen “Higjieno-Teknika” është përjashtuar nga puna drejtori i saj Jakup Mustafa, dhe referenti i higjienës publike Azem Osmani[42]. Gazeta komenton se këto ndryshime bëhen me të vetmin qëllim që punëtorët shqiptar të jenë sa më shumë nën vrojtimin e serbëve dhe malazezëve. Të dhëna tmerruese jep gazeta kur shkruan se mbi 800 punëtor shqiptar që punonin në minierën e Radushit, që ndodhej në mes të Tetovës dhe Shkupit, janë pushua nga puna. Të gjithë punëtorëve të larguar nga puna nuk iu kanë pagua as rrogat për gjashtë muaj e fundit. Pushteti jugosllav në barbarin e tij nuk lente pa përfshi edhe klerin mysliman të Kosovës, duke i akuzuar se ata po bëjnë propagandë kundër sistemit dhe Serbisë. Më 14 dhjetor 1972, gazeta “Rilindja” shkruan se hoxhallarët i thërrasin besimtarët duke iu thënë: “Nëse doni t‘i qëndroni besnik Kombit Shqiptar, duhet të mbani kësula të bardha...” dhe athua vallë aq larg kishte shkrua urrejtja ndaj shqiptarëve sa pushtetarëve iu pengonte edhe plisi i shqiptarit. Në fletoren komuniste të Maqedonisë “Nova Makedonia”, që botohej në Shkup, më 8.12.1972 autoritetet e Tetovës kanë dënua Ekrem Kadrin me 8 muaj burg të rëndë, sepse ky paska pas shkrua vjersha në gjuhën shqipe, pa i thurë lavde komunizmit e sistemit. Sipas informatave që kishte sigurua “Përpjekja Kosovare” i njoftonte lexuesit e vet, se në Maqedoni përsëri kanë filluar arrestimet ndaj popullsisë shqiptare. Dhe këtë e dëshmon me të dhëna se Gjykata e qarkut në Shkup kishte dënua dy shqiptar nga Gostivari, që njëri ishte profesor në Shkollën Ekonomike, Mexhit Kita, dhe Adem Xhelalin[43], mësues i shkollës fillore në Gostivar. Ata akuzoheshin se kishin shkruar parulla armiqësore kundër shtetit jugosllav. Ndërsa njoftimi tjetër bëhej nga Agjencia e Tanjugut dhe gazeta “Rilindja”, ku shkruanin se në Shkup, më 22 janar 1972, ka filluar një tjetër proces gjyqësor kundër gjashtë shqiptarëve, katër prej të cilëve janë studentë të Universitetit të Prishtinës: Rafi Halili, Gafurr Loki, Rushit Nesimi, dhe Elmaz Ademi; dhe dy janë punëtor: Nasuf Dauti dhe Ajet Ademi. Të gjithë këta shqiptar aktakuza i ngarkonte se gjatë dy viteve të fundit kanë shpërndarë në fshatrat e Maqedonisë trakte me përmbajtje armiqësore. Edhe pse në historinë e popullit të Kosovës, periudha nga viti 1966 njihej si një periudhë më relaksuese, megjithatë, të dhënat që na i ofron gazeta “Përpjekja Kosovare” dëshmon të kundërtën, ngase jeta për shqiptarët në Jugosllavi dita më ditë bëhej edhe më e padurueshme. Sidomos sulmet ndaj popullsisë shqiptare erdhën në shprehje kur Titoja kishte urdhërua që të hapet luftë ndaj çdo gjëje që është nacionaliste, dhe siç pritej grushti më i madh iu dha si gjithmonë shqiptarëve se arsye e pa arsyeje ishte se policia nuk kishte besim në ta. Serbet e malazezet ne këtë periudhë megjithatë përsëri kishin filluar që të merrnin administratën në Kosovë, dhe mu kjo përsëri tek populli shqiptar kishte nxitur pakënaqësinë e madhe. Derisa në Kosovë situata politike dukej më e qetë. Në Maqedoni dhe në Mal të Zi, kishte fillua një fushat e paparë. Shumë shqiptar në këto dy republika pushteti i kishte arrestua dhe ndaj tyre shprehte mllefin në mënyra e metoda të ndryshme. Ata qëndronin në burgjet hetuese me muaj e vitet të tëra pa iu tregua shkakun e arrestimeve. Kryesisht arrestoheshin shqiptarët që punonin në botën e jashtme si në Suedi, Gjermani, Belgjik, Francë, Holandë e vende të tjera perëndimore. Ata vinin gjatë festave të ndryshme në familjet e tyre, por kishte raste kur më nuk mund të ktheheshin në vendet e punës. Se pasi i arrestonin, iu merrnin pasaportat dhe i fusnin në burg. Në vazhdim gazeta “Përpjekja Kosovare”, na sjell emrat e disa personave të cilët ishin arrestua në Ulqin, si : Basri Lula, Osman Dibra, Qamil Luli, Ibrahim Pelniku; Në Dibër ishte burgosur: Rexhep Tartaj, korrespodent i gazetës “Rilindja”; Në katundin e Nerashtit të Tetovës por edhe nga katundet tjera u arrestuan :Vahit Merxhani, Aqif Adili, Rasim Elezi, Xhelil Ejupi; Në burgun e Idrizovës gjendën këta persona: Mehmet Gega, Nevzat Jonuzi (34 vjeç), u dënua me 18 muaj burg të rëndë. Fikri Salihu (40 vjeç), u dënua me 8 muaj burg të rëndë, Mustafa Loçi, u dënua me 6 muaj burg të rëndë.[44] Edhe pse zyrtarisht ishte lejuar dhe kishte fillua punën Universiteti i Kosovës, megjithatë, kryesisht mësimdhënësit që ligjëronin në këtë Universitet ishin nga Serbia dhe qytetet tjera jugosllave, dhe mësimi kryesisht zhvillohej në gjuhen serbishte. Po ashtu gazeta që botohej nga mërgimtarët tanë në Paris, njoftonte opinionin se Gazeta “Rilindja” që botohej në Prishtinë, me 2 mars 1972, kishte botua protestën e një shqiptari, të cilit nuk i kishin pranua në spitalin e Shkupit, një dëshmi , se arsyeja ishte se ajo ishte e shkruar në gjuhën shqipe. Edhe pse de jure thuhej se dy milion shqiptar i kanë të gjitha të drejtat e barabarta me popujt tjerë që jetojnë në Jugosllavi, e përditshmja shqiptare dëshmon të kundërtën se shqiptaret në vendin e vet nuk kanë të drejt të përdorin gjuhën e tyre në punët zyrtare, edhe pse me kushtetutë iu garantohet një gjë e tillë. Dhe, krejt në fund të referatit, Lidhja Kosovare i falënderon të pranishmit, që në një mënyrë apo tjetër kishin kontribuar në respektimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, po ashtu ata kërkojnë që Kongresi të ndërhyjë për ndalimin e ndjekjeve, arrestimin dhe dhunën që përdorej ndaj shqiptarëve. Duke iu falënderua atyre thuhej se jemi të sigurt se Bashkimi Federalist i Komuniteteve Etnike Evropiane nuk ka me i kursye përpjekjet e veta për qëllime fisnike.
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:39 am | |
| Jehona e shtypi për mbajtjen e kongresit Organizimit dhe mbajtjes së kongresit të Lidhjes së Kosovare në shtypin ilegal që botohej jashtë Kosovës i kushtohej rëndësi e veçantë në shtypin e organizatave të tjera ilegale. Fletorja “Flamuri”, i cili ishte organ i Ballit Kombëtar, më 3 tetor 1973, njofton opinionin e gjerë se : Në këtë nëntuer do të mblidhet në Chicago të Amerikës, Kongresi i pritun i Lidhjes Kosovare. “Kjo organizatë irredentiste[45] duel në sheshin ndërkombëtar në vjetin 1957, në mbledhjen qi bani në Bolzano të Italisë, Bashkimi Federalist i Komuniteteve Etnike Evropiane. Në këtë kuvend u ba i njohun edhe çështja e Kosovës në robërin Jugosllave! Atëherë ishte koha, kur 50.000 mijë kosovar ishin pushkatua a djegë të gjallë, kurse sa e sa vetë kishin vra nëpër tortura të tmerrshme. Ndërsa ndaj grave e vajzave kishin bërë ç’nderime të shumta. Ishte koha kur ministri i brendshëm serbë Aleksandër Rankoviq u thoshte me përbuzje korrespodentëve të huaj në Beligrad se : Këtu nuk ka shqiptar, por ka shiftar! Një racë ndoshta e zbritun nga hana”[46] Këtë lëvizje sipas fletores “Flamuri”, u formua nga ata që luftuan për lirin e Kosovës kundër nazizmit, kundër fuqive të Mihajlloviqit, i cili fitoi nishanin e mizorisë duke vra në Bihor mbi 5000 kosovar, sytë e nxjerr të tyre u dërguan me arka në Tiranë- kundër fuqive komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Nga kjo përpjekje titanike, në një kohë të errët, kur nuk shihej shpresë a përmirësim, duel në sheshin kombëtar dhe ndërkombëtar çështja e Kosovës Shqiptare. Kjo “çështje” jetësore u vu në peshën e luftës civile me komunistët në atdhe nga Balli Kombëtar, dhe po kjo “çështje” u ndihmua në mërgim me gjithë shpirt prapë nga Balli Kombëtar. Në vazhdim, për këtë shkruan gazeta se, për përkrahjen që i japim Lidhjes Kosovare shumë shqiptar na kritikojnë pse po interesohemi për një pjesë të kombit që është nën robërinë e sllavëve. Por thonë ata se me këtë, ata persona që drejtojnë gishtin nga ne, dëshmojnë se ende nuk janë bë shqiptar. Dhe ata që ende nuk janë bë shqiptarë dëshmojnë se nuk munden me i shërbye akoma Kosovës. Prandaj thuhej në shtyp, kjo është edhe arsyeja që në këtë kohë kanë lindur edhe disa aborte politike: “Me e ba Kosovën shtet më vete”, dhe pyesin ballistët pse athua se nuk i përkasin të njëjtit komb, ose “me u kënaq për “autonominë” që i dha Beligradi Kosovës pakë vjet ma parë”[47] Sipas shkrimit të prezantuar, thuhej se për çdo ndryshim të vogël që ka ndodhë në të mirë të shqiptarëve, duhet gjithsesi falënderuar organizatave ilegale që vepronin në Kosovë, por edhe atyre që me këmbëngulje punojnë dhe angazhohen me të madhe në emigracion si: Lidhjes Kosovare, Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë” dhe “Ballit Kombëtar”. Këto ishin ato organizata që në mënyrë të pareshtur sensibilizuan dhe propaganduan çështjen e pazgjidhur shqiptare në Kosovë, dhe kjo çështje fal angazhimit të tyre u bë temë trajtimi në çdo tryezë ndërkombëtare dhe duke i bindur ata se gjysma e popullsisë shqiptare është e robëruar dhe bëjnë një jetë të padurueshme prej robi. Ndërsa më 1959, në Kongresin e Bashkimit Federalist në Aosta, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar, të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë :” Ndërsa ju, zotni kongresist, qani hallin e ndonjë pakice dhe kërkoni të drejtat e mohuara, na kërkojmë gjysmën e Kombit! Nuk ka as një vend në Evropë si Shqipnija, qi e ka të cungueme gjysmën e trupit kombëtar!”[48] Gjendja politike në Kosovë përmirësohej dukshëm pas demonstratave studentore e qytetare që ndodhën më 1968, në të gjitha qytetet shqiptare në Jugosllavi si në : Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Tetovë, dhe falë të gjithë atyre vajzave e atyre djemve që një ditë nëntori shpalosën flamurin kombëtar- flamurin e lirisë për të rënë në ballë të tyre. Veç gazetës” Përpjekja Kosovare”, udhëheqësit e organizatës politike “Lidhja Kosovare”, u angazhuan që të botonin edhe libra të rëndësishme nga historia e jonë e lavdishme. Një libër të tillë e botoi Lidhja Kosovare, si “Kosova- Djep i Shqiptarizmës”, nga autori Hamit Kokallari. Me një parathënie të shkruar nga prof. Abas Ermennji. Poashtu u botuan edhe disa numra të gazetës “Përpjekja Kosovare”. U botua në vëllimin ALBANIA, një studim i mirë për Kosovën nga prof. Ibrahim Kelmendi, që zgjoi interesimin, si të shqiptarëve po ashtu edhe të të huajve. Pastaj u dërguan ankesa, letra, telegrame gati të gjitha kancelarive në botë Me anën e tyre u fituan shumë miq të vlefshëm, sidomos në Amerikë, të cilët më vonë u angazhuan për çështjen e Kosovës. Çka do të thotë fjala “Kosovë”... Edhe më parë në shumë shkrime të shtypit ilegal kam hasur se çfarë thotë fjala “Kosovë” për shqiptarët. Po të njëjtën domethënie e kam hasur edhe në shkrimin e gazetës “Përpjekja Kosovare”, e cila trajton në mënyrë më të argumentuar termin “Kosovë”. Në faqet e saja ajo shkruan se ne shqiptaret kudo që ndodhemi jashtë e brenda tokave shqiptare, Kosovë nuk e quajmë vetëm Fushë Kosovën, por me këtë termë kuptojmë të gjitha ato pjesë të tokave shqiptare të Shqipërisë Etnike që traktatet ndërkombëtare i kanë njohur Jugosllavisë. Domethënë, me emrin “Kosovë” përmbledhim edhe pjesën e Maqedonisë shqiptare, Rrafshin e Dukagjinit, si edhe krahinat shqiptare në Mal të Zi me qytetet bregdetare Ulqin e Tivar. Këto krahina ku raca shqiptare ka mundur të qëndroi e të mbahet në kohët e vjetra ishin të gjitha atdheu i Ilirëve. Ana e Kosovës quhej Dardania pse banohej prej Dardanëve, një fis ilir i shëndosh e i fortë, që mbahej si shtyllë në mesin e Ballkanit dhe që iu patë dhënë perandorët më të mëdhenj: Konstantinin e Madhë-Romës, dhe Justinianin e madh- Bizantit.[49] Në po të njëjtin shkrim, autori i shkrimit bënë thirrje dhe bënë apel, duke iu drejtua : Shqiptarë! Kosova për ne nuk është një tokë e huaj që duam të pushtojmë, por gjysma e kombit, dhe duhet ta mbrojmë. Kombi ynë është një nga më të vjetrit në Ballkan dhe në Evropë. Ekzistencën e sotme e ka paguar nëpër shekuj me një derdhje gjaku që kapërcen çdo masë e çdo parafytyrim. Iu ka qëndruar të gjitha invadimeve gjatë historisë. U matë në një luftë për jetë a për vdekje me legjionet e Romës, dhe me kryengritjet e tij në kohën e Augustit tronditi gjithë botën romane të atëhershme. I qëndroi invadimit sllav duke e mbrojtur atë copë tokë pëllëmbë për pëllëmbë njëmijë vjet rresht. I qëndroi invadimit turk në një kohë kur popujt më të mëdhenj e më të organizuar kishin lëshuar armët për rrethe. Nuk duhet ta lëmë sot të vdiste dhe të humbas, sot që po dalin në jetën e lirë edhe ata popuj që s’kanë qenë kurrë komb dhe që s’kanë pasur një histori. Çdo shqiptar, i çfarëdo ideje politike qoftë, duhet të mendoi për Kosovën . Kosova është gjysma e jonë. Edhe pse kufijtë politikë na ndajnë prej saj, shpirti kombëtar që është një dhe i pandarë- duhet të na bashkojë. Duhet të ketë ndërmjet nesh dhe popullit të Kosovës një bashkim moral, bashkim shpirtëror, i cili duhet të shfaqet kudo, në letërsi, në lidhjet kulturore, në rrahje mendimesh, në bisedimet politike dhe familjare. Lufta e kosovarëve për bashkim me Shqipërinë duhet të jetë luftë e jonë. Kur flasim për Kosovën, flasim për veten tonë, flasim për gjysmën tonë. Duhet ta dimë, Shqiptarë, se jeta jonë, e ardhmja jonë si popull e si komb do të varet nga vullneti, puna dhe organizimi i ynë,[50] përfundon përshkrimin e rezistencës dhe të luftës së shqiptare në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. “PËRPJEKJA KOSOVARE”, NR. 15, VAZHDON LUFTËN MEDIATIKE Sikurse numri 14 i Gazetës “Përpjekja Kosovare”, po ashtu edhe nr. i 15-të, ka të njëjtën format dhe të njëjtin dizajn. I tërë numri është i shtypur në formatin A-4, dhe ka të njëjtin ballinë të dizajnuar me hartën e Shqipërisë Etnike, dhe Shqiponjën dykrenore. Letra është e thjesht ku janë shtypur shkrimet, fletët janë të kapura me kapëse, dhe nuk shkruan për ndonjë redaksi dhe anëtarët e saj. Shkrimet edhe në këtë numër nuk kanë emra autorësh, por nuk kanë as iniciale e as pseudonime. Në ballin të gazetës, veç hartës e shqiponjës jepet edhe e dhëna se kjo gazetë është Buletin i Komitetit “Lidhja Kosovare”, e cila Lidhje është edhe anëtare i Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane. Jepen edhe të dhëna për Drejtimin: 189-10 33rd Avenue, Flushing, N.Y., U.S. America. Dhe vazhdon 811 Jenny Lane, Aurora, Illinois. U.S. America. “Përpjekja Kosovare”, mban numrin 15, dhe ceket se botohej në mërgim, me 10.7.1974. dhe fillon me shkrimin “Kongresi i Parë Botnuer i Lidhjes Kosovare”. Mbajtja e Kongresit të Parë i Lidhjes Kosovare Kongresi i Parë i Lidhjes Kosovare u mbajt me 24 dhe 25 nëntor 1973, në hotelin e bukur Conrad Hilton të Chicagos. Kongresi i parë u angazhua me këmbëngulje dhe qëllim suprem i tij ishte që të mbrojë Kosovën dhe t’iu dal krah kosovarëve. Ky kongres ishte vulosja e punës dhe e flijimeve që bëjnë kosovaret, dhe bashkë me ta të gjithë shqiptarët vullnetmirë, brenda dhe jashtë Kosovës, për me iu dal në krye që shqiptarët nën Jugosllavi të bashkohen në një administratë, të drejtuar nga shqiptarët vetë dhe në gjuhën shqipe, në një administratë të zonjën me vendos ajo vetë për fatin e saj. Nuk u çuditem aspak, kur pamë në këtë kongres kosovarët dhe të gjithë shqiptarët të shfaqin të njëjtat ndjenja, të njëjtat dëshira, për Kosovën dhe Çamërinë, për bashkimin dhe mbledhjen e të gjithë shqiptarëve nën krahët e fuqishëm të Shqiponjës dykrenore, në Shqipërinë Etnike, të lirë e demokratike[51]. Pjesëmarrja në Kongres Në kongresin e Parë Kosovar sipas të dhënave që i jep gazeta, thuhej se në të merrnin pjesë delegat të shumtë si : nga Turqia, nga Franca, nga Gjermania, nga Kanadaja, nga Detroidi, nga Njujorku, dhe nga New Jersey. Në kongres dhe gjatë tërë punës sa zgjati ai, binin ne sy numri i madh i qelesheve të bardha dhe veshja kombëtare e tyre që kishin vu atdhetaret dhe që të mallëngjenin tej mase. Në mesin e shumë miqve vend të rëndësishëm zinin dhe që e nderuan kongresin me pjesëmarrjen e tyre dhe e përshëndetën në të njëjtën kohë ishin: Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë”, Profesor Abas Ermenji, i cili kishte ardhur enkas nga Franca për me qenë në mesin e kosovarëve, në këtë Kongres aq të rëndësishëm, profesori bëri një analizë të gjatë për historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.[52] Gjatë punës së kongresit u kryen edhe disa lutje fetare që i kryen hirësia e tij Baba Rexhepi, i Teqesë Shqiptare Bektashije të Detroitit, i Përndershmi At Ambros Martini, i ardhur nga San Franciscoja i Kalifornisë, edhe i Përndershmi Hafëz Muhamet Jumniu, i ardhur nga Vjena e Austrisë. Atë Ambrozie kishte sjellë edhe përshëndetjen dhe urimet e kryekapelanit shqiptar At Daniel Gjeçajt. Kongresin e parë të Lidhjes Kosovare më vonë e kishin përshëndetur edhe z. Qazim Prodani në emër të Kolonisë Shqiptare të Turqisë, z. Nimet Malo, në emër të grupit Çamë në mërgim, zonja e nderuar Fiqirete Shehu, e veja e kapitenit nga Çamëria fisnike, Haki Rushit Shehut, Dr. Ali Koprenska, anëtar i Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipënija e Lirë”, Dr. Nihat Bakalli, drejtor i Radios “Zëri i Shqiptarëve të Lirë” të Ballit Kombëtar, z. Ahmet Zherka, z. Xhemil Meqo, z. Ismet Lesko, z. Rizvan Banka dhe të tjerë. Rexhep Mitrovica Mbas përshëndetjeve të shumta dhe fjalimeve që mbajtën pjesëmarrësit, kongresi zgjodhi udhëheqësin e vet. Kryetar u zgjodh i Përndershmi Hafëz Isuf Azemi dhe sekretar u zgjodh Skender Taniku, Mustafa Henci dhe Sami Tetova. Prof. Luan Gashi Për angazhimin dhe punën e madhe që kishte bërë Lidhja Kosovare, u paraqit edhe referati kryesor nga Profesori i nderuar Luan Gashi, që njëherë ishte edhe sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Kosovare. Të gjithë të pranishmit ishin të entuziazmuar dhe të gjithë në një mënyrë apo tjetër u mundonin që të angazhoheshin në mbarëvajtjen e punëve të kongresit. Në kongres diskutuan edhe : Abdyl Henci, Skender Taniku, në emër të kosovarëve të Turqisë, Mustafa Henci, Kadri Bajrami, Rexhë Gashi në emër të kosovarëve nga Franca, Qazim Kërrqova, Fahredin Nushi në emër të kosovarëve të Kalifornisë dhe shumë të tjerë. Telegramet qe arritën ne kongres Në kongres u lexuan edhe shumë telegrame të cilët i kishin arritur brenda kohës së mbajtjes së kongresit. Telegram urimi kishte arritur nga Shtëpia e Bardhë, nga Ministria e Jashtme Amerikane, nga guvernatori i Shtetit të Ilionisit. Telegrame urimi kishin dërguar edhe senatorët amerikan : J.W. Fulbright, Adlai Stevenson, Philip Hart, Barry Goldwater, Robert W. Mitchler, Deputetët ZZ. Edward J. Derwinski dhe L.C. Arends, Kryetari i Bashkisë së Chicago-s z. Richard Daley, Kryetari i Bashkisë së New York-ut z. John Lindsay, Partia Republikane Amerikane (Dega e Rinisë), Kryetari i Misionit Amerikan (mbas lufte), në Shqipëri dhe ish-drejtori i Shkollës Teknike z. Harry T. Fultz, Bashkimi Federalist i Komuniteteve Etnike Evropiane si edhe shumë parti dhe organizata në mërgim të Evropës Qendrore dhe Lindore. Mbas këtyre urimeve , Prof. Luan Gashi lexoi përshëndetjet e dërguara nga prof. Vasil Andoni, Sekretar i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar dhe nga prof. Zef Pali dhe z. Halil Maçi[53], anëtar të Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar. Në vazhdim të punës në Kongres u vendos që kongresi ti dërgoi telegrame falënderimi kryetarit të ShBA-ve, z. Richard Niksonit, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara z. Kurt Wadheim, edhe Ministrave të Punëve të Jashtme të Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Nga organizatat shqiptare që vepronin në mërgim telegrame urimi kishin dërgua, Komitetet Krahinore të Ballit Kombëtar që vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Francë, në Angli, në Gjermani, në Australi, në Zelandën e Re. Telegrame urimi kishin dërgua edhe individët që tërë jetën ia kishin kushtua çështjes së Kosovës si : i Perndershmi Imam Vehbi Ismaili, Kolonel Muharrem Bajraktari, z. Dervish Duma, z. Gjon Pjetër Gjomarkaj, anëtarë i Komitetit Kombëtar demokratik “Shqipënija e Lirë”, Kosovarët e Izmirit, prof Hysni Hoxha, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Kosovare në Arabi e shumë të tjerë anë e kënd globit. Zgjidhet kryesia e re e “Lidhjes Kosovare” Kongresi në ditën e dytë të punimeve i kushtoi rëndësi punimeve në Komisione, të cilat paraqiten Rezolutën Politike, Kartën e Primeve , Statutin e Lidhjes dhe vendimin për shtypin dhe financat. Pas një analize dhe debati që u bë rreth këtyre materialeve, kongresi i miratoi një zëri. Pastaj në vazhdim, kongresi propozoi dhe zgjodhi Komitetin e Ri Qendror. Për sekretar të përgjithshëm u zgjodh prof Luan Gashi, ndërsa anëtar u zgjodhën : Abdyl Henci, Hafëz Isuf Azemi, prof. Hysni Hoxha, dr. Faton Gashi, Dr. Isa Sejdia, Skender Taniku, Mustafa Henci, Ndue Camaj, Ajet Rushiti dhe Kadri Bajrami. Nexhat Mitrovica Duhet cekur se edhe gratë shqiptare gjatë punës së kongresit nuk qëndruan duarkryq. Të prira nga zonja Nevrije Daut-Azemi, ato gjatë pushimit të drekës së ditës së dytë të kongresit, përgatitën specialitetet të ndryshme nga kuzhina shqiptare, dhe i qerasën pjesëmarrësit me drekë të begat në hotelin Aurora. Në sesionin e pasdites së ditës së dytë të Kongresit, iu kushtua vëmendje e veçantë gjashtëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare, Ditës së Flamurit. Fjalën kryesore në kongres për rendësin e kësaj dite e mbajti profesori i nderuar Abas Ermenji. Në fjalën e tij ai u përqendrua në luftërat e mëdha që kishin bërë shqiptarët nëpër shekuj dhe pas kësaj ai ceku edhe detyrat të cilat e presin shqiptarin në të ardhmen. Diskutimit të prof. Ermenjit iu bashkua edhe kroati Tomiç, i cili u tregua mbrojtës dhe mik i madh i shqiptarëve. Kryesisht ai u përqendrua në shkeljen e të drejtave që iu bëheshin kosovarëve nga ana e pushtetit jugosllav. Po ashtu në kongres foli edhe Dr. Karol Lipa, udhëheqës polak dhe kryetar i Federatës Polako-Hungareze. Në fund të diskutimeve, në mbrëmje vonë, zonja Zarije Qani-Telha nga një grup i vajzave e djemve kishte përgatitur një program artistik enkas për pjesëmarrësit e kongresit. Nga të pranishmit, programi u prit me duartrokitje. Përfundimi i Kongresit Kongresin e parë të Lidhjes Kosovare e përmbylli, udhëheqësi i porsazgjedhur, Prof. Luan Gashi. Ai të pranishmëve iu drejtua se ky kongres është i pari kongres botëror që po e mban Lidhja Kosovare. Të gjithë të pranishmit që kanë marr pjesë në këtë eveniment të madh kombëtar në një mënyrë na kanë nderua neve dhe veten e tyre. Ata të cilët nuk kanë mundur të jenë prezent këtu, na kanë ftua dhe na kanë urua punë të mbar dhe na kanë përkrah dhe na kanë premtua se edhe në të ardhmen do na përkrahin dhe do të jenë mbështetës të mëdhenj të çështjes sonë kombëtare. Mbi të gjitha, në kongres prof. Luan Gashi tha se urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta iu janë bërë Kosovës dhe popullit të saj trim që po qëndron dhe po reziston në trojet e veta. Gjashtëdhjetë vjetori i copëtimit të tokave shqiptare Profesori në fund të kongresit bëri një lloj rekapitullimi për të gjitha ngjarjet historike dhe aktuale që kishin ndodhur në tokat shqiptare. Në mes tjerash ai shtoi ”se janë mbushur këtë vit gjashtëdhjetë vite qysh se e ndanë, e cunguan Kosovën trime nga trupi i Shqipërisë së pambrojtur”[54] Profesori u ndal për të bërë në pika të shkurtra termin “Kosovë”, duke theksuar se me fjalën “Kosovë” kuptojmë mbarë tokat e mbetura nën Jugosllavi. Ky dhe dhe ky mëmëdhe, nuk është një ishull në Jugosllavinë e krijuar me copa kombesh, por është vazhdim i Shqipërisë, është vazhdim i kombit Shqiptar, i cili nuk i ka rrëmbye kujt asnjë pëllëmbë toke, por është copëtua vetë në Kongresin grabitqar të Berlinit, së pari në Konferencën e padrejtë të Londrës, më vonë[55] thotë profesori. Vazhdon profesori për të elaboruar padrejtësitë e shumta që iu bënë këtij populli liridashës se edhe tani e themi me zemër të plasur se më 1913, nuk doli një “Lidhje e Prizrenit”, për t’i tregua botës vullnetin dhe qëndresën e nevojshme. Për fat të keq, kombi i ynë, i ndarë nën pushtime ushtarake të ndryshme, pësoi tragjedinë më të madhe, pa mund me bë luftën më të madhe për shpëtimin e Kosovës dhe të Çamërisë[56]. Për të vazhdua, më vonë profesori, se, tragjedia e popullit shqiptar nuk përfundon këtu, por qeveritë që parakaluan në skenën e Shqipërisë politike nuk qenë në gjendje për të mbrojtur tokat që u grabitën nga ajo, por përkundrazi ndodhi edhe ajo që Jugosllavisë iu falën edhe pjesë të tjera të Shqipërisë si Shënë Naumi dhe Vermoshi, vetëm e vetëm që në duart e tyre të kenë edhe më tepër fuqi. Shtrohet pyetja athua vallë, nuk mjaftonte e keqja që na kishte ndodhur më 1913, por i shtonim edhe telashe të tjera këtij kombi fisnik. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:42 am | |
| Angazhimi i Ballit Kombëtar dhe i Komitetit “Shqipëria e Lirë” Në kongres, profesori në vija të shkurtra prezantoi edhe angazhimin e madh që kishte bërë Organizata e “Ballit Kombëtar” në mërgim lidhur me organizimin e Lidhjes Kosovare, dhe po ashtu bëri prezantimin e angazhimit të Komitetit “Shqipëria e Lirë” për ndihmën që kishin dhënë për Lidhjen Kosovare. Në mes tjerash, thuhej në kongres, se i ra hise Ballit kombëtar, i cili u krijua menjëherë pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, nga i biri i Abdyl Frashërit, Mithat Frashërit, me e naltësua mbi qatin e qëndresës Flamurin e Shqipërisë Etnike. Edhe të gjithë miqtë dhe armiqtë, ata që panë dhe ata që sdeshën me pa, me sa shpirt, me sa vrull, me sa flijime, e mbrojtën Ballin Kombëtar thanësin Kombëtare. Jo vetëm se u shtri në Kosovë, tue zgjua dhe tuje shkund botën për provën e madhe, jo vetëm që dërgoi ushtrin e rinisë së tijë në luftën kundër çetave të gjeneralit Mihajloviq si edhe kundër komunistëve serb, por tronditi botën me gjendjen e Kosovës, me të drejtat e Kosovës.[57] Në diskutim e sipër referuesi të pranishmëve iu tregoi edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, kur Mithat Frashëri në një konferencë shtypi që e kishte organizua më 1949, në Londër, e prishi ngase nga udhëheqësit e konferencës ishte lutur që mos të flasi për Kosovën. Edhe sot, thotë profesor Luan Gashi , Komiteti “Shqipnija e Lirë” që e udhëheq Prof. Abas Ermenji, e ndjek po të vyejtën rrugë. Në çdo mynxyrë, në çdo arrestim dhe ndjekje e përndjekje që ndodhë në Kosovë, në këtë komitet ngritët zëri me këmbëngulje ndaj të gjitha padrejtësive që ndodhin atje. Nga e tërë kjo që u tha më lart, vijmë në përfundim sikur anëtarët e ballit Kombëtar, po ashtu edhe anëtarët e Komitetit “Shqipnija e Lirë” po ashtu edhe “Lidhja Kosovare”, kanë dhënë prova dhe janë betuar dhe iu kanë qëndruar konsekuent deri më sot, që çështjen kosovare me e bë çështjen e parë të përpjekjes kombëtare[58]. Dhe nga zemra dhe me përulësin më të madhe profesori iu falënderua të gjithëve. Mëkatet e Partisë Komuniste Në kongres vëmendje e veçantë iu kushtua mëkateve dhe qëllimeve destruktive të Partisë Komuniste që vepronte në Jugosllavi. Gjatë diskutimit u tha se fajin kryesor që Kosova ka ngel nën thundrën jugosllave dhe nën pushtetin e Titos e bartë Partia Komuniste e Shqipërisë. Nuk është e vërtet se qëllimet e PKJ-së nuk kanë qenë të njohura gjatë luftës së Dytë Botërore. Ngase qysh në Konferencën e Mukjes u zbuluan qëllimet grabitqare të kësaj partie. Dhe vetëm në këtë rast u bindën atdhetarët se në anën e atdheut po qëndronte vetëm Balli Kombëtar me qëndrimet e veta. Dhe kjo luftë idesh nuk shkoi gjatë dhe u shndërrua në luftë civile dhe zgjati mase një vit. “Atëherë ishte shovinizëm, për shqiptarët me e mbajt e me e kërkua Kosovën, kurse ishte patriotizëm vetëm për Serb e deri për Komunistët e Jugosllavisë mos me e lëshua Kosovën. Ka ngel një njollë e pashlyeshme në histori fakti që brigada komunistesh shqiptarësh me yll në ballë shkuan dhe shtruan çetat kryengritëse në Kosovë për me ia dorëzua pa mundime Mareshalit të Beligradit tokën e braktisur nga regjimi komunist i Tiranës. Jo vetëm kaq, po në këtë tokë të martirizuar u pushkatuan me dhjeta mija djelmosha shqiptar, ndër ta edhe kolonel Fuat Dibra[59] dhe sa e sa oficer akademistë, që kishin të vetmin faj se donin me e bashkua Kosovën me Shqipërinë. Formimi i Lidhjes Kosovare Në këto kushte e rrethana lindi dhe u formua organizata në mërgim “Lidhja Kosovare”. Lidhjen Kosovare e formuan të gjithë ata që luftuan dhe rezistuan në luftën për liri dhe bashkim kombëtar të Shqipërisë. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, nuk përfundon edhe lufta në Kosovë. Populli i ndarë për gjysmë ishte i pakënaqur, andaj gjenerata e gjenerata vazhdonin qëndresën e tyre. Duhet kujtuar me pietet edhe dëshmoret e rënë si prof. Ymer Berishën, Haki Tahën dhe qindra e mija të tjerë që dhanë jetën për Shqipërinë e Bashkuar. Sipas profesorit Luan Gashit, Lidhja Kosovare në mërgim lindi kur mbi 50.000 mijë të vrarë nga regjimi komunist i Beligradit kërkonin një zë të vetëm në mërgim, kërkonin një dorë vëllai për t’iu dalë në ndihmë në shtrëngatën e gjakut të pashterur. Me ndihmën e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik ”Shqipënija e Lirë”, kërkuam që të lidheshim me një organizatë ndërkombëtare që merrej me çështjet e pakicave etnike të Evropës. Në fund të vitit 1956 Lidhja Kosovare u pranua në Federatën e Komuniteteve Etnike Evropiane. Me pranimin e saj në këtë organizatë, u arrit edhe qëllimi suprem i saj që çështjen kosovare ta bëjë të njohur në botë. Nëpër mes këtij asociacioni ndërkombëtar Lidhja Kosovare, aty u tregoi gjendjen tragjike të të gjithë një populli dhe parashtroi me energji aspiratat e gjysmës së kombit shqiptar. Kauza e drejtë, guximi dhe veprimtaria e arritur në atë shkallë konsiderimi, sa që në Kongresin që u mbajt në Aosta, kjo Federatë të gjithë sytë e qindra kongresistëve u drejtuan kah Lidhja Kosovare. Ishte pesëdhjetëvjetori i robërisë së Kosovës. Me propozimin e Lidhjes Kosovare, për të parën herë në historinë e mërgimit iu dërguan protesta të gjitha Ministrive të Punëve të Jashtëm të botës, Kombeve të Bashkuar, Lidhjes Evropiane dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare. Përshtypja dhe jehona që pati kjo protestë detyroi që Ministri i Arsimit i Aostës tha gjatë darkës madhështore në Saint Vincent se vetëm Kosovarët paraqitën të fortë dhe të vendosur, me shpresën për një të ardhme ma të drejtë.[60] Edhe pse në rrugën e zhvillimit dhe të organizimit, Lidhja Kosovare pati edhe peripecitë e veta, megjithatë, ajo në mënyrë të shpejt u përhap tek mërgimtarët, dhe në mënyrë të rrufeshme përhapi qëllimet dhe idetë e veta si tek mërgata po ashtu edhe tek vendet demokratike në botë. Lidhja Kosovare për ditë e më shumë zgjerohej dhe propagandonte dhe sensibilizonte problemet e shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi. Situata politike në Kosovë Referuesi për gjendjen politike në Kosovë nuk u ndal edhe gjatë ngase theksoi se atë situatë ne të gjithë edhe pse jemi larg atdheut ne e përcjellim me vëmendjen më të madhe. Këtu do të ceki vetëm se ndarja e tokave shqiptare në tri republikat e Jugosllavisë u bë me qëllim të caktuar. Qysh në fillim, regjimi i Beogradit kishte mendua keq me e nda elementin shqiptar në tri pjesë, për me pengua çdo përpjekje bashkimi të këtij elementi si bashkësi kulturore dhe etnike. Me shpalljen e Krahinës së ashtuquajtur Autonome të Kosovës, Beogradi vazhdon të mos e përfill ose ta përçaj edhe më tepër kompaktësinë Shqiptare. Po ta nderonte regjimi i Titos këtë kombësi, e pakta gjë që do të bënte do të ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve të Jugosllavisë në një administratë të vetme dhe njohja e të drejtave politike dhe kulturore të tyre me Shqipen si gjuhë administrate. Porse Beogradi , që shfaqet kundër kolonizimit në kontinente të tjera, brenda në Jugosllavi ushtron imperializmin e tij kolonial kundrejt shqiptarëve[61]. Por kjo gjendje nuk do të qëndroi gjatë ngase vullneti i popullit liridashës është tjetër fare. Ndoshta pas rënies së Rankoviqit, dhe pas aksionit të mbledhjes së armëve dhe shpërnguljes së popullatës shqiptare për Turqi e ka pakua intensitetin porse kjo edhe duhet të jetë një arsye më shumë që pushtetarët duhet të kenë kujdes se një ditë do të ndryshoi gjendja tërësisht dhe athua vallë ku do të shkonin ata që i bënë keq këtij populli. Nga kongresi del edhe mesazhi se shqiptarët që jetojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi nuk duhet të lëshojnë tokën e tyre[62]. Duhet të qëndrojnë aty ku janë, të punojnë aty ku janë, të luftojnë atje ku janë për të mbrojt lirinë, gjuhën, kombësinë dhe të drejtat e tyre. Më 1913 nuk qenë të gatshëm shpirtërisht për të ndalu copëtimin e tokave të tyre. Në vitet që kanë me ardhur duhet të jemi gati, brenda dhe jashtë Kosovës, për me e ndreqë padrejtësinë e kryer 60 vjet më parë. Fjalimi i Prof. Abas Ermenjit Në Kongresin e Parë Botëror të Lidhjes Kosovare që u mbajt me 24-25 nëntor të vitit 1973, në Chikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një fjalë rasti e mbajti edhe Profesori i nderuar Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Demokratik “Shqipërija e Lirë”, që zgjati mbi çerek ore. Fjala e profesorit u pranua me brohoritje nga të pranishmit dhe zgjoi interesim nga të huajt se me një gjuhë të argumentuar shkencore prezantoi historikun e shqiptarëve në përgjithësi dhe të tokave shqiptare të okupuara nga Jugosllavia në veçanti. Në vazhdim, profesori tha se: ndjehet kryelarta që merr pjesë në Kongresin e Parë Botëror të Lidhjes Kosovare në mërgim. Sepse Kosova, për ne shqiptarët, është një Shqipëri tjetër, e mbetur jashtë kufijve politik të atdheut. Me fjalën “Kosovë” ne kuptojmë jo vetëm Fushën e Kosovës, po edhe rrafshin e Dukagjinit, Maqedoninë shqiptare dhe pjesët shqiptare në Mal të Zi. Të gjitha këto toka përbëjnë pothuajse gjysmën e Shqipërisë Etnike. Me humbjen e Kosovës shteti shqiptar doli si një trup i këputur më dysh, si një krijesë artificiale, i ndarë prej pjesës më të shëndosh të tij si tokë pjellore dhe si element njerëzor. Dhe vetëm me bashkimin e Kosovës Shqipëria mund të gjejë ekuilibrin e saj të natyrshëm për tu bë një shtet i plotë dhe i qëndrueshëm në Ballkan. Më vonë, profesori vazhdoi duke theksuar se siç e dini, Kosova pat qenë qendra e Lëvizjeve Kombëtare për Lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Pikënisja e ringjalljes kombëtare pat qenë Lidhja e Prizrenit, e cila u mblodh në Prizren sepse ky qytet shikohej si kërthiza e Shqipërisë. Veprimet ushtarake të Lidhjes së Prizrenit u zhvilluan sidomos në Kosovë, që ishte pjesa më e kërcënuar po edhe më e shëndosha e Shqipërisë. Kryengritjet më të mëdha shqiptare kundër Turqisë ndërmjet viteve 1909 dhe 1912, ndodhën në Kosovë, sepse Kosova ishte bërë flamurtarja e Shqipërisë. Mbledhja e 20.000 kosovarëve në Ferizaj, më 1908, e detyroi Sulltan Hamitin të shpallte Kushtetutën dhe t’iu lëshonte fuqinë Xhon Turqëve. Hyrja e 20.000 kosovarëve në Prishtinë dhe në Shkup, në korrik e gusht të vitit 1912, e rrëzoi qeverinë e Stambollit dhe e detyroi Turqinë të vinte në marrëveshje me shqiptarët duke iu njohur këtyre disa të drejta në të katër vilajetet. Ky qe edhe shkaku i Luftës Ballkanike e cila u organizua dhe e shpalli pikërisht për të ndalur formimin e një shteti shqiptar dhe për të copëtuar tokat shqiptare.[63]Profesori në këtë kongres demantoi edhe të dhënat serbe, duke krijuar një histori të gënjeshtërt duke thënë se gjoja kosovarët janë të vajtur në Kosovë prej Shqipërisë së sotme, në shekullin 18-të, kur patë qenë shpërngulur patriku Pejës.. Kurse kosovarët ndodhen në ato vende qysh në agim të historisë. Në kohët e lashta, mu në qendër të Kosovës mbahej si shtyllë fisi Ilirian i Dardanëve, që iu ka dhënë emrin Dardaneleve. Prej vendeve të Kosovës patën dal disa nga perandorët më të shkëlqyer të Romës dhe të Bizantit si Konstantini i Madh që e njohu krishterimin si fe zyrtare, Justini dhe Justiniani i Madh. Duke e përmbyllur fjalën e vet, profesori bëri një përmbledhje të historisë së Kosovës gjatë periudhave të ndryshme deri në ditët e sotme. Ai referoi se Kosova ka qenë gjysma e Shqipërisë ku është formuar kombësia shqiptare me gjuhën dhe karakteret e sotme, pas dyndjes së sllavëve në Ballkan. Se toponimet e atyre vendeve janë plotë me emra që tregojnë qenien e vazhdueshme të shqiptarëve në ato treva. Emrat e disa qyteteve si Nishi dhe Shkupi (siç i quajnë shqiptarët), vijnë nga forma latine nëpër ligjet fonetike të shqipes. Se pushtimi i Kosovës prej mbretërisë Serbe të dinastisë Nemanja, sidomos prej Uroshit të II Milutini dhe prej Stefan Dushanit, pat qenë një pushtim ushtarako-politik ose dinastie (si shumë pushtime të Kohës së Mesme), dhe spat mundur tua ndryshonte fizionomin etnike atyre vendeve . Shpejt pas vdekjes së Stefan Dushanit, familja princërore shqiptare e Balshajve i spastroi viset e Kosovës prej sundimit sllav. Se legjendat dhe folklori serbë rreth luftës kundër Turqëve që u bë afër Prishtinës, më 1389, nën komandën e përgjithshme të Kral Llazarit të Serbisë, nuk provojnë asgjë për sa i përket bërjes etnike të Kosovës në atë kohë. Ajo luftë qe një kryqëzat ku merrnin pjesë të gjithë popujt e krishterë të Ballkanit dhe ku shqiptarët u dalluan ndër të tjerët. Se kemi shumë dokumente që vërtetojnë qenien e Shqiptarëve në Kosovë që prej kohës së mesme dhe gjatë gjithë sundimit turk. Një pjesë të diskutimit profesor Ermenji ia kushtoi lëvizjeve dhe kryengritjeve në Kosovë për autonominë e Shqipërisë prej Lidhjes së Prizrenit deri më 1912. Në mënyrën më të drejt paraqiti martirizimin e saj prej ushtrive serbe gjatë Luftës Ballkanike dhe shpjegoi rrethanat e vendimit të padrejtë të Konferencës së Londrës më 22 mars 1913, që vulosën në një mënyrë robërinë e asaj gjysme të Shqipërisë. Ndërsa periudhën e kaluar nën sundimin e mbretërisë Jugosllave ndërmjet dy luftërave botërore dhe të përpjekjeve të Jugosllavisë për kolonizimin e Kosovës nën mbulesën e një të ashtuquajtur “reformë agrare”, qëllimi i së cilës ishte shpërngulja e shqiptarëve prej vatrave të tyre dhe mbushja e atyre vendeve me serbo-malazezë. Regjimi i dobët shqiptar, i imponuar i Jugosllavisë , në dhjetor 1924, nuk ka mundur kurrë të hapte gojën për mbrojtjen e të drejtave të kosovarëve deri sa u hodh jashtë, në prill 1939, prej Italisë fashiste. Paria tradhtare komuniste, që u krijua dhe u organizua gjatë Luftës prej agjentëve jugosllav si një degë e pansllavizmit., nuk mund të fliste natyrisht kundër Jugosllavisë që ishte mbrojtësja dhe metropoli i saj. Kështu, pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova mbeti përsëri nën Jugosllavinë e ashtuquajtur “federale” dhe “socialiste” e cila vazhdoi vrasjet në masë, shtypjet dhe kolonizimet si në kohën e Mbretërisë. Vrasja e nja 60.000 mijë shqiptarëve , në fillimin e marrjes së Fuqisë prej partisë komuniste jugosllave dhe shpërngulja pastaj në Turqi e nja 350.000 të tjerëve ishte një nga periudhat më tragjike të historisë së Kosovës: Tragjedi që arriti kulmin e shtypjes dhe të krimeve më çnjerëzore kur në Beograd sundonte Rankoviqi.[64] Ndërsa nga viti 1925 e deri më sot, kishte shtua profesori e vetmja organizatë ose parti që e ka vënë çështjen e Kosovës si një çështje jetësore për kombin shqiptar dhe që e ka paraqitur gjithmonë atë çështje si një pjesë të pandarë të problemit të Shqiptarisë ka qenë dhe mbetet Balli Kombëtar. Dhe jam kryelartë që të konkludoi, tha profesor Ermenji, se Komiteti Kombëtar- Demokratik “Shqipëria e Lirë” në mërgim, të cilën kam nderin ta kryesoi, e ka vënë gjithmonë çështjen e Kosovës shqiptarëve dhe botës së jashtme si një problem që kërkon zgjidhje, ashtu siç e pat vënë Balli Kombëtar në Mbledhjen e Mukjes në gusht të vitit 1943.[65] Me këtë rast, profesori të pranishmëve iu bëri me dije se përveç qëllimit final që për shqiptarët e Kosovës, mbeti si i vetëvendosjes së popujve në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të organizatës së Kombeve të Bashkuara, përpjekjet e kosovarëve sot për sot duhet të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, administrative e kulturore të shqiptarëve të Jugosllavisë brenda kuadrit të shtetit federalist jugosllav. Në një shkallë të barabartë me të drejtat që Kushtetuta Jugosllave iu njeh gjithë kombësive të tjera të atij shteti. Dhe këto të drejta nuk mund të mbrohen, shtoi z. Ermenji, deri sa shqiptarët e Jugosllavisë mbetën të ndarë, siç kanë qenë copëtuar, në një krahinë të ashtuquajtur autonome ngjitur republikës së Serbisë, në një tjetër pjesë të rëndësishme ngjitur republikës së Maqedonisë dhe në një pjesë të tretë që shkon me Malin e Zi. Përse ky copëtim administrativë ndaj shqiptarëve pyet profesori, kur asnjë kombësie nuk iu është bërë një ndarje e tillë. Kjo padrejtësi është bërë me një qëllim të caktuar përgjigjet ai, duke shtuar se këtë padrejtësi shteti jugosllav duhet ndrequr në qoftëse pretendon të jetë vërtetë federalist dhe njohës i të drejtave dhe lirive kombëtare. Pa bashkimin e të gjithë shqiptarëve të Jugosllavisë, domethënë të atyre të Kosovës, të Maqedonisë, të krahinave të Malit të Zi, në një tërësi administrative më vete ose republikë autonome, e ashtuquajtura “zgjidhje e problemit të kombësive” aq fortë e trumbetuar në Jugosllavi, mbetet gjithmonë si një mit. Dhe krejt në fund, profesori e përfundon fjalimin drejtuar të gjithë shqiptarëve me një thirrje duke iu drejtuar: Kosovarë, gjithë shpresat duhet t’i kini në punën dhe qëndresën e organizuar që mund të bëni ju vetë dhe që mund të bëjmë të gjithë ne. Asnjë popull nuk është çliruar pa luftë. Lirinë nuk ta falë askush; liria merret me forcë, me përpjekje dhe me gjak. Në këtë botë vetëm popujt e fortë çlirohen, mbahen dhe zhvillohen. Të dobëtit bien. Është turp për ne shqiptarët të biem poshtë në kohët e sotme, ne që jemi popull më i vjetër në Ballkan dhe që jemi tregua një nga popujt më luftëtar të botës gjatë tre mijë vjetëve histori. Pra përpara, me shpresë dhe me guxim. Nga ky Kongres i Lidhjes Kosovare në mërgim duhet të dali më i forcuar shpirti i qëndresës shpirti dhe organizimi i luftës për çlirimin e Kosovës. Kur dy milion shqiptarë të Kosovës dhe dy milion të Shqipërisë politike të bashkojnë forcat e tyre, armët e tyre, për një qëllim të vetëm, atëherë sigurisht do të thyhet zgjedha e robërisë dhe do të plotësohet dëshira shekullore e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë Etnike.[66] E mbyll fjalimin e vet Profesor Abas Ermenji. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 9:43 am | |
| Telegramet që i dërgon kongresi personaliteteve të kohës Gjatë punës së kongresit u vendos që disa personaliteteve të njohura botërore t’iu dërgohen telegrame falënderimi. Në mesin e të propozuarve ishte kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkelqesia e tij Richard Nixonit. Në telegram që i kishin shkruar pjesëmarrësit e kongresit në mes tjerash kishin shkruar edhe këto fjalë: “Shqiptarët në mërgim pjesëtar të grumbullit kombëtar Shqiptar në Jugosllavi, të mbledhur në Kongresin e tyre të parë botor në hotelin Conrad Hilton të Chicagos, më 24 dhe 25 Nëntor 1973. Ju përshëndesin me nderim edhe e çmojnë me të madhe zërin e lartë që keni. Duke folur në emër të mase dy milion vëllezërve tonë në Jugosllavi që nuk mund të hapin gojën, dëshirojmë, zotni Kryetar, t’ju shfaqim se sa të shqetësuar jemi për fatin e tyre, mbasi atyre u janë mohua ma të shumta të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare qe kanë grumbujt e tjerë kombëtar në Jugosllavi. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj shumë të çmueshme për me e përmirësua gjendjen e tyre”[67] Telegram përshëndetës i dërguan edhe Kurt Waldheim, Sekretar i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ashtu telegrame i dërguan edhe ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të Amerikës, të Britanisë së Madhe, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë. Kongresi miratoi Rezolutën e Lidhjes Kosovare Në kongres veç diskutimeve e debateve që u zhvilluan në të, po ashtu u miratua njëzëri Rezoluta e parë të Lidhjes Kosovare. Mbasi të pranishmit shqyrtuan gjendjen në Kosovë në përgjithësi, punët e kryera nga Lidhja Kosovare dhe veprimet e ardhshme, vendosi një zëri që të ndërmarri edhe këta hapa të mëtejshëm: 1. Edhe më tej të ndiçet me kujdes çdo zhvillim i gjendjes së brendshme në Jugosllavi; 2. Të vihet në dukje se autonomia si është sot, e mbërthyem republikës serbe dhe e ndamë nga krahinat e tjera shqiptare që gjenden pa liri, pa autonomi, në republikën Maqedone dhe Malazeze, përbën një tjetër copëtim të mase dy milion shqiptarëve që janë shkëput nga kombi i tyre 50 vjet më parë. 3. Të theksohet se me fjalën Kosovë nuk quajmë vetëm Fushën e Kosovës, por përmbledhim edhe pjesën shqiptare të Maqedonisë, Rrafshin e Dukagjinit si dhe krahinat shqiptare të përpirë prej Malit të Zi me qytetet bregdetare të Ulqinit e të Tivarit. 4. T’i njoftohet botës mbar padrejtësia e konferencës së Londrës, e cila më 22 mars 1913, vendosi ta ndaj përgjysmë tokën shqiptare, pa pyetur banorët shqiptar të asaj krahine, bile t’ue shkua kundër vullnetit të tyre dhe t’ue mos përfillë luftërat e tyre për liri, për vetë sundim dhe plotëni kombëtare. 5. Të caktohet ky mot, si “Vjet zije kombëtare”, për të kujtua gjashtëdhjetë vjetorin e cungimit të Shqipërisë, të padrejtësisë ma të madhe që është krye në Evropë. 6. Të njoftohet bota se imperializmi nuk ka ekzistua vetëm në Afrikë dhe në Azi, por ka ekzistua dhe ekziston ende edhe sot mu në zemër të Evropës siç ashtë rasti i ma shumë se dy milion shqiptarëve nën sundimin e Jugosllavisë dhe nën sundimin e Greqisë. 7. T’u kujtohet shqiptarëve nën Jugosllavi dhe të gjithë shqiptarëve në botë se të drejtat tona duhet t’i fitojmë na vetë me qëndresën tonë, me punën tonë, me sakrificën tonë, me përpjekjen tonë të vazhdueshme dhe zoti ka për të na ndihmua[68]. Karta e Parimeve të Lidhjes Kosovare Po ashtu në Kongres u miratua edhe Karta e Parimeve që gjithsej u rrumbullakosua në pesë pika kryesore: 1. Lidhja Kosovare është një Lëvizje e gjanë që kërkon me i bashkua Kosovaret në mërgim dhe me i bashkërenditur përpjekjet e tyre për me mbrojt të drejtat kombëtare. 2. Qëllimi i Lidhjes Kosovare është me i dhanë zemër qëndresës së grumbullit etnik shqiptar në Jugosllavi për me mbrojt të drejtat e veta kundër shtypjeve të autoriteteve Jugosllave. 3. Lidhja Kosovare do të kërkojë që të gjithë shqiptarëve në Jugosllavi ( domethënë Krahina autonome e Kosovës, krahinat shqiptare në Maqedoni, Krahina shqiptare në Mal të Zi, dhe krahinat shqiptare të ngjitura Republikës së Serbisë, të mbledhura të gjitha bashkë), t’u njihet e drejta e formimit të një administrate autonome në një shkallë të barabartë me kombësitë e tjera, sipas kushtetutës së Shtetit Federativ të Jugosllavisë. 4. Lidhja Kosovare do të kërkojë që një bashkim të këtillë të të gjithë shqiptarëve në Jugosllavi t’i njihej e drejta e vetëvendosjes së popujve, sipas parimeve të shpallura me Kartën e Atlantikut dhe të pranuar prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 5. Lidhja Kosovare fton çdo Kosovar, shqiptar në Jugosllavi, të marri pjesë në përpjekjet e saja për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjitha këto dokumente të rëndësishme u pranuan një zëri nga të gjithë të pranishmit e Kongresit të Parë Botëror të Lidhjes Kosovare, të mbajtur në Chikago të Amerikës, në Hotelin Konrad Hilton, më 24 e 25 nëntor 1973. Përmbajtja e Statutit të Organizatës së Lidhjes Kosovare Në Kongres u miratua edhe statuti i Lidhjes Kosovare në të cilën përfshiheshin 15 pika nga angazhimet dhe veprimtaria e Organizatës së Lidhjes Kosovare. Këto ishin : 1. janë anëtarë të Lidhjes Kosovare, të gjithë shqiptarët që pranojnë edhe i binden me vullnet e me ndërgjegje Statutit edhe programit të Lidhjes Kosovare. 2. E përkrahin Lidhjen Kosovare të gjithë shqiptarët që duan edhe e kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në liri, pavarësi dhe demokraci. 3. Lidhja Kosovare mbështetë dhe i rregullon veprimet e veta të brendshme në Partinë demokratike. 4. Kongresi është forumi më i lartë i Lidhjes Kosovare, i cili mblidhet çdo katër vjet. 5. Vendimet e marra në Kongres do të jenë rruga e lidhjes Kosovare dhe do të zbatohen nga organet që zgjidhen nga Kongresi. 6. organet e Lidhjes Kosovare janë : a) Komiteti Qendror; b) Degët; c) Ndërlidhësit dhe përfaqësuesit. 7. Komiteti Qendror, i dal nga kongresi, zbaton vendimet e Kongresit, sipas kushteve të tashme dhe të ardhshme të mërgimit. 8. Komiteti Qendror përbëhet prej gjashtëmbëdhjetë vetash, nga të cilët katër vende lihen hapët për me u plotësua në një kohë të volitshme me njëzë që Komiteti Qendror i sheh të përshtatshëm. 9. Komiteti Qendror cakton Sekretarin e Përgjithshëm edhe përgjithësitë e financës, të organizmit, të shtypit edhe të informatave. 10. Komiteti Qendror ngarkohet nga kongresi të caktojë Këshillin e gjerë të përbërë prej tridhjetë vetash, mbasi të jetë këshillua me degët dhe me ndërlidhësit. 11. Detyrat e Këshillit të gjanë është me ndihmua dhe këshillua Komitetin Qendror në veprimtarin e tij. 12. Lidhja Kosovare ka edhe degët dhe ndërlidhësit edhe përfaqësuesit e vet në çdo anë të botës. 13. Aty ku ka ma shumë se pesë anëtarë të Lidhjes Kosovare, mund të krijohet Dega e Lidhjes Kosovare, e cila zgjedhë në gjirin e vet, Kryetarin, arkëtarin dhe sekretarin. Kryetari i degës ashtë ndërlidhës me Komitetin Qendror. Zgjedhjet në Degë do të bëhen çdo vjet. 14. Kongresi ngarkon Komitetin Qendror të caktojë Ndërlidhësit dhe Përfaqësuesit, të cilët edhe i udhëzon për punën që do të bëjnë. 15. Organi zyrtar i Lidhjes Kosovare është “Përpjekja Kosovare”. Shtypi dhe Informimi në Lidhjen Kosovare Lidhja Kosovare, shtypin e sheh si mjetin më të përsosur për të bërë sensibilizimin dhe propagandimin e punës së saj në opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar. 1. Lidhja Kosovare e sheh të arsyeshme t’i mbështes parimet e veta me anën e shtypit dhe çdo trajte të jetës komunikimi. 2. Organi zyrtar i saj është “Përpjekja Kosovare” 3. Ngarkohet Komiteti Qendror që të organizojë dhe të bashkërendojë veprimet për me i bë të ditur popullit shqiptar dhe botës të vërtetën për gjendjen, ngjarjet dhe aspiratat e shqiptarëve nën Jugosllavi. Financimi i Lidhjes Kosovare 1. Lidhja Kosovare i bënë thirrje çdo shqiptari të ndihmojë duke dhënë një pagesë të rregullt dhe në rast nevoje, të jashtëzakonshme, sipas fuqisë dhe vullnetit. 2. Ngarkon Komitetin Qendror, për administrimin e ndihmave, si të jetë nevoja. 3. Komiteti Qendror do të paraqes një pasqyrë të të ardhurave dhe të shpenzimeve, para çdo Kongresi, i cili do ti kontrollojë për pëlqim. Urimet të cilat arritën gjatë punës së Kongresit: Gjatë zhvillimit të punëve në kongres, kryesisë së saj dhe pjesëmarrësve iu arritën shumë letra dhe telegrame urimi. Në mesin e urimeve që kishin arritur po veçojmë vetëm disa nga ato si: Nga Shtëpia e Bardhë: “Ju faleminderit që me ftoni për të marr pjesë në Kongresin tuaj kombëtar më 24-25 nëntor . Më vjen keq që jam i zënë në ato ditë, por çmojë shumë festën tuaj. Ju uroi me zemër qi të keni një Kongres me sukses”[69] William J. Baroody, Jr. Ndihmës i Posaçëm i Presidentit Nga Departamenti i Shtetit: “Sekretari i shtetit ka porositur t’iu shfaq nga ana e tij se e çmon shumë qi e ftoni si mik nderi në darkën e Kongresit të Lidhjes Kosovare më 25 nëntor, porse i vjen keq që është i zënë atë ditë edhe nuk mundet me ardhur[70]. John A. Baker, Jr. Drejtor i Zyrës së Punëve të Evropës Lindore Telegram urimi Kongresit i kishte arritur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Chicago-s Në të shkruante: Më vije shumë keq që jam i zënë edhe nuk mundem me ardhur sonte te ju. Dashnorët e lirisë në të tërë botën i mbëshetisin dëshirat e Lidhjes Kosovare. Na në Chicago e kemi për nderë qi ju keni zgjedhë qytetin tonë për këtë hap shumë më rëndësi në udhën e lirisë. Me shumë të fala nga zemra.”[71] Richard J. Daley Kryetari i Bashkisë së Chicago-s Urime nga Senatori J.W. Fulbright “E kam marr telegramin tuaj të 24 nëntorit që ka të bëjë me gjendjen e mjeruar, në të cilën po vuajnë shumë Shqiptar në Jugosllavi. Ju faleminderit që më keni lajmua.”[72] J.W. Fulbrght Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit Nga senatori Adlai E. Stevenson III “Ju faleminderit shumë që më keni ftua në Kongresin Tuaj më 24-25 nëntor. E dijë se kjo mbledhje do të ketë shumë rëndësi edhe prandaj kam dashur me gjithë zemër ta pranofsha ftesën e juaj të mirë. Për fat të keq, sipas programit që kam pas të bëmë më parë, kam me qenë i zënë atë ditë. Më vjen keq që nuk mundem me ardhur në një mbledhje kaq shumë të vlefshme, por shpresojë të mos ma merrni për të keq. Ju faleminderit edhe një herë për ftesën tuaj”[73] Adlai Stevenson Nga Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte ardhur ky telegram urimi: Kongresi i Lidhjes Kosovare kishte marr edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara një përgjigje të nënshkruar nga Z, Jacob Th. Moller, drejtor i seksionit të të Drejtave të Njeriut. Kjo përgjigje thotë se në mbledhjen më të afërt të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të paraqitet një shkurtim i shkresës që iu dërgua Komisionit nga ana e Kongresit të Lidhjes Kosovare. Nga një kopje e asaj shkrese ka me iu dërgua edhe të gjitha qeverive të shteteve që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara[74]. Nga letra e Z. Harry T. Fultz, ish drejtor i Shkollës teknike të Tiranës edhe mik i çmueshëm i Tiranës. “... Me gjithë se kam dëshirë të madhe të jem bashkë me ju , largesa e madhe edhe vështirësitë e udhëtimit më ndalojnë me ardhur, prandaj ju lutem të më falni. Gëzohem kur shoh se Lidhja Kosovare asht plotë jetë dhe veprim edhe ashtë e zonja të organizojë dhe të mbledh një Kongres botëror në këtë kohë. Puna që po bëni ju le të jetë një shembull i mirë për organizatën dhe grupet të tjera shqiptarësh që punojnë për të mbajtur në këmbë unjisimin e Shqipërisë. Ju uroi të gjithëve që Kongresi i juaj të dali me faqe të bardhë edhe me plane për veprime të vlefshme në kohën e ardhshme.”[75] Harry T. Fultz Nga senatori PHilip A. Nart “Ju faleminderit që më keni thirr në darkën e juaj më 25 të nëntorit. Nuk kam asnjë dyshim se do të ishte gëzim i madh për mua ta kalofsha atë kohë bashkë me ju, porse, për fat të keq timin, jam i zënë gjetiu, edhe më vjen me të vërtet shumë keq që nuk mundem me ardhur. Ju faleminderit edhe një herë edhe ju uroi me gjithë zemër“[76] Philip S. Hart Nga deputeti L.C. Arends: “Ju faleminderit shumë që më ftoni të jem mik në darkën e Kongresit të Lidhjes Kosovare, në Chicago, më 25 nëntor. E çmojë shumë ftesën tuaj. Por më vjen shumë keq që nuk mundem me ardhur, mbasi jam i zënë me programe të mëparshme. Ju e dini mirë se kam qenë gjithmonë një nga ata qi e kanë përkrahur në Dhomën e Deputetëve lirinë e Shqiptarëve, edhe prandaj do të isha i kënaqur, po të kisha mundur me ardhur. Ju uroi me gjithë zemër.”[77] L. C. Arends Nga Këshilli i Kombësive të Partisë republikane: “Ju faleminderit që më ftoni në Kongresin Botëror të Lidhjes Kosovare. Për fat të keq, nuk mundem me ardhur, por ju lutem tu jepni urimet e mija nga zemra të gjithë atyre që vijnë në Kongres. Le të shpresojmë edhe le të punojmë të gjithë për një Shqipëri me të vërtetë të pavarur. Jam i sigurt se puna e pa kursyer e Lidhjes Kosovare ka me e bamë të vërtetë këtë ëndërr.”[78] Laszlo Pasztor Kryetari i Këshillit Nga Partia Katundare Polake: “ Partia Katundare Polake e përshëndet Kongresin e Parë Botëror të Lidhjes Kosovare edhe i dërgon urimet nga zemra për një veprim faqebardhë. Rroftë Shqipëria e lirë demokratike edhe Lidhja Kosovare.”[79] Boleslaw Krakovski Kryetar i Degës së Chicago-s Nga letra e të ndjerit Lutfi Spahiut: “Ftesën që ma bëni për Kongresin Botëror të Lidhjes Kosovare e mora edhe me zemër ju falënderoi. Për arsye shëndeti nuk mundem me marrë pjesë; i bindur se Kongresi ka për të pas rrjedhime të dobishme për të ardhmen e Kosovës e të mbar Shqipërisë, këtij i urojë suksese të plota. ... Si rrjedhim i përpjekjes së Shqiptarëve e sidomos të atyre të Kosovës, Shqipëria më në fund, e fitoi Independencën e vet, por mjerisht vetë Kosova mbeti nën një tjetër okupim ma të egër e më të rrezikshëm, nën okupimin serb. E pra Shqipëria pa Kosovë-burim jetësor për Atdheun- nuk mund të jetojë e lirë: bahet gjithmonë e kurdoherë preja e të tjerëve. Kosovën dhe Kosovaret i njoh. I njoh edhe vetëmohimin e tyre, patriotizmin e tyre, përpjekjet e tyre për tu bashkua me Shqipërinë Nënë. Dhe dita e hareshme pa tjetër, herët a vonë, ka me ardhur, por shpejtimi dhe plotësimi i këtij ideali varet te përpjekja e të gjithë shqiptarëve dhe sidomos te ajo e Kosovarëve vetë. Duke ju dëshirua edhe një herë suksese të plota me këtë shteg ju dërgoi urime të përzemërta edhe për 28 Nëntorin”[80] Lutfi Spahiu Nga letra e Z. Gjon Gjonmarkaj, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike Shqiptare edhe anëtar i Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë”: “... Nuk po më rrihet pa ju dërgua solidaritetin , prezencën morale, përshëndetjet dhe urimet e Lidhjes demokratike Shqiptare dhe të Degës së Komitetit Demokratik “Shqipnija e Lirë” për Siqeli, për një sukses të shkëlqyer në punimet e Kongresit dhe të programit kombëtar të Lidhjes Kosovare. ...Si pjesëtar i bashkësisë etnike Evropiane, Lidhja Kosovare u bë zëshme e Kosovës së robëruar dhe e dy milionëve shqiptar të veçuam me përdhuni nga Nëna –Shqipëri. Lidhja Kosovare jo vetëm që denoncoi botërisht padrejtësitë dhe persekutimet e vazhdueshme që bëhen kundër popullit të Kosovës kreshnike, por tregoi me fakte përpara miqve dhe armiqve se nuk mund të ketë kurrë Shqipëri pa Kosovë dhe as Kosovë pa Shqipëri. Forcat Kombëtare Demokratike Shqiptare, të mbledhura rreth Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë”, në Lidhjen Kosovare shohin një rreze drite çlirimtare për Kosovën Shqiptare dhe nuk ka me mungua edhe sot e mbrapa përkrahja dhe bashkëpunimi i këtyre forcave deri sa të bahet i vërtet ideali i sajë. Rroftë Kosova e lirë dhe e bashkuese me Nanën Shqipni! Rroftë Shqypnija Ethnike!”[81] Gjon Gjonmarkaj Nga letra e z. Kolonel Muharrem Bajraktarit, Kryetar i Lëvizjes Indipendente: “Në emër të bashkatdhetarëve të Lëvizjes Indipendente, urojmë Lidhjen Kosovare dhe Kongresin që mbahet më 24-24 nëntor 1973, për të drejtat e lirisë kombëtare të Kosovës, të Shqipënisë Ethnike, tuj shpresue qo Kongresi të ketë suksese në veprimet drejtë arratjes së çlirimit të Kosovës dhe të shqiptarëve të robnuem. Na, bijtë e Shqipes, vëllezënve të robnuem duhet t’u napim të gjitha ndhmat morale e materiale për të fitua lirinë kombëtare. Mjaftë makanë vuajtnën thundrrën epushtimit: e ardhmja pa dyshim ka me i bashkua me ***** Shqipëri”[82] Muharrem Bajraktari Nga letra e Prof. Hysni Hoxhës, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Kosovare: “... Shpirti fluturon në at vend ku jeni mbledhur e zemra qohet peshë për këtë nismë të madhe t’ua mbajt të parinë Kongres Botëror, për të mbrojtur Kosovën e dashur, që vuan nën zgjedhën jugosllave. Kjo jetë e zezë e Demostrata e Lidhjes Kosovare në Çikago 20 prill 1981
Djepit të shqiptarizmës na plagosi zemrën e na copëtoi shpirtin. ... Me vrasjen e Bajram Currit e me pushimin e Komitetit të Kosovës, pesëdhjetë vjet më parë,pothuajse humbëm shpresat. Mirëpo, në Luftën e Dytë Botërore, me daljen e të ndjerit Mithat Frashërit në skenën politike, përsëri shpresat u ngjallën. Mbasandaj edhe ky yll i fundit shkoi ena la, mirëpo, si i pari, e si i dyti, paskan lanë trashëgimtar. Bijë të denjë për të ndjek rrugën e tyre. Qe, pra, ju atje në vendin e lirë e të madh demokrat jeni t’ua bë vepra madhore. Ju shtrëngoi dorën e ju uroj me zemër, ju shkoftë mbar puna për lirinë e Kosovës. Rroftë Shqipëria Etnike.”[83] Hysni Hoxha Nga letra eZ. Ramadan Fetahut, ushtar i Ballit Kombëtar: “... Ju uroi punë të mbar në Kongresin e parë që po banë Lidhja Kosovare. Mbas gjithë këtyre përpjekjeve të gjata në mërgim, ky kongres do t’iu japi shpresë e zemër të gjithë Kosovarëve , kudo, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Dita e madhe ka me ardhur, sepse përpjekjet dhe mundimet e Lidhjes Kosovare nuk kanë me shkua kot. Rroftë Kosova kreshnike! Rroftë Shqipnija Ethnike!”[84] Ramadan Fetahu GAZETA “PËRPJEKJA KOSOVARE” EDHE NË GJUHËN ANGLEZE Gazeta “Përpjekja Kosovare”, veç që botohej në gjuhën shqipe, mërgimtarët tanë që jetonin në shtetet perëndimore kishin marr për obligim që çdo numër të saj që botohej ta përkthenin në gjuhën angleze. Qëllimi i saj veç se dihej. E rëndësishme ishte që e vërteta të depërtonte në qarqet ndërkombëtare dhe sa më shpejt e më mirë të njoftohej opinioni ndërkombëtar për ngjarjet e tmerrshme që ndodhnin në Kosovë. Gazeta “Përpjekja Kosovare” e përkthyer në gjuhën angleze, anëtarët e organizatës “Lidhja Kosovare” e kishin marr për obligim që ajo të shpërndahej në kancelarit e shteteve perëndimore. Po ashtu ajo shpërndahej tek të huajt, dhe në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Shtypi veç që kishte luajtur një rol të madh tek të gjithë shqiptarët që kishin mërguar në Amerikë, Evropë, Turqi e Australi, me përkthimin e saj, ishte bërë puna më e mençur e mërgimtarëve se nëpër mes të saj arriti suksesin më të madh që çështja e Kosovës dhe problemi i saj i pazgjidhur të sensibilizohej edhe më shumë në qarqet ndërkombëtare. Mund të themi lirshëm se shtypi i mërgatës, i përkthyer në gjuhën angleze, pati një jehon dhe një ndikim të madh tek bota e lirë dhe e qytetëruar. Kjo ishte ajo që u fut thellë në ndërgjegjen e tyre, dhe trokiti pa ndërprerë që duhet zgjuar, për të përmirësuar gabimet e mëhershme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
[1] Lajme nga Kosova, Përpjekja Kosovare, nr. 12. f. 2. 1964. Në megrim. [2] Po aty. [3] Po aty, f. 3. [4] Adem Demaqi [5] Mustafa Venhari [6] Beqir Duraku [7] Rahim Gashi [8] Sabit Ratkoceri [9] Adem Beqiraj [10] Zeqir Gërvalla [11] Ali Hoxha [12] Dilran Gashi [13] Lajme nga Kosova, Përpjekja Kosovare, nr. 12. f. 3. 1964. [14] Shtypi turk shkruan mbi persekutimet e shqiptarëve të Kosovës, Përpjekja Kosovare, nr. 12. f. 3. 1964. [15] Gazeta turke “Cumhuriyet”, 15 korrik, 1964 [16] Gazeta turke “Sabah” , 19 korrik, 1964. [17] Komiteti “lidhja Kosovare” merr pjesë në Kongresin e 14-të të BFKEE, Përpjekja Kosovare, nr. 12. f. 5. 1964. [18] Po aty. [19] Po aty. [20] Po aty, f. 6. [21] Po aty. [22] Rezolut, parashtrue nga Komiteti “Lidhja Kosovare”, Përpjekja Kosovare, nr. 12. f. 7. 1964 [23] Kongresi I 14-të I BFKEE, 1964, Përpjekja Kosovare, nr. 12. 1964 [24] Po aty. [25] Referati I Lidhjes Kosovare I lexuar në Kongresin e 14-të të BFKEE, më 19 [26] Po aty, f. 10 [27] Po aty, 10. [28] Po aty f. 11 [29] Poezia, “Kosova”, Përpjekja Kosovare, nr. 14, 1973, SHBA. [30] Po aty. [31] Kongresi i Lidhjes Kosovare në Chicago të Amerikës, Përpjekja Kosovare, nr. 14. 1973, 2. [32] Kongresi I 22-të I Bashkimit Federal të Komunitetevet Ethnikë Evropian, Përpjekja Kosovare, nr. 14, 1973, 2. [33] Po aty. [34] Raporti I Lidhjes Kosovare në Kongresin e 22-të, të BFKEE, Qikago, 25 maj 1973. Përpjekja Kosovare, nr. 14. 1973, 3 [35] Po aty, f. 3. [36] Po aty. [37] Referati I delegacionit I Lidhjes Kosovare në Kongresin e BFKEE, më 25 maj 1973. Përpjekja Kosovare, nr. 14. 3 [38] Përpjekja Kosovare, f.4 [39] Disa ngjarje me rendësi, Përpjekje Kosovare, nr. 14, f. 4, 1972 [40] Po aty. [41] Po aty, f. 5 [42] Po aty. [43] Po aty. [44] Po aty, f. 7. [45] Iredentizem, do të thotë…. [46] Jehona e shtypit, “Përpjekje Kosovare”, nr. 14, f 8. [47] Gazeta “Flamuri”, 3.10.1973 [48] Fjala e përfaqësuesit të Ballit Kombëtar në Kongresin e Bashkimit Federalist në Aos, më 1959. [49] Me fjalën Kosovë… Përpjekja Kosovare, nr. 14. f. 9 [50] Gazeta “Përpjekja Kosovare”, shkruan se këtë pjesë e kishte marrnga Parathëniae shkruar nga Prof. Abas Ermenji , Kryetar I Komitetit Kombëtar-Demokrat “Shqipnija e Lirë” për ribotimin e librit “Kosova djepi I shqiptarizmit”, shkruar nga Hamit Kokalarit. [51] Kongresi i Parë Botnuer i Lidhjes Kosovare,“Përpjekja Kosovare”, nr. 15, 1974, 1. [52] Po aty. [53] Përpjekje Kosovare, nr. 15, 2 [54] Përmbledhje e Raportit të Sekretarit të Përgjithshëm Prof. Luan Gashit, në Kongresin e Lidhjes Kosovare, Përpjekja Kosovare, nr.15. 4. 1974. [55] Gjashtëdhjetvjetori I coptimit, “Përpjekja Kosovare”, nr. 15. 4, 1974. [56] Po aty. [57] Balli Kombëtar edhe Komiteti “Shqipënija e Lirë”, Përpjekja Kosovare, nr. 15, 5, 1974. [58] Po aty. [59] Partija Komuniste, Përpjekja Kosovare, 15. 6. 1974 [60] Lidhja Kosovare, Përpjekja Kosovare, nr.15. 6, 1974. [61] Gjendja në Kosovë, Përpjekja Kosovare, nr.15. 7, 1974 [62] Po aty. [63] Fjalimi I Prof. Abas Ermenjit, Përpjekja Kosovare, nr.15. 9. 1974 [64] Po aty, f. 10. [65] Po aty. [66] Po aty, f. 11. [67] Telegrafe dërgue nga Kongresi I Lidhjes Kosovare, Përpjekja Kosovare, nr.15, 12. 1974 [68] Rezoluta e Kongresit të Parë të Lidhjes Kosvare, 24-25 nëntor , 1973. Përpjekja Kosvare, nr. 15, 13-14. [69] Telegrami i urimitnga Shtëpia e Bardhë, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 17, 1974 [70] Telegram nga Departamenti i Shtetit, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 17. 1974 [71] Telegra urimi nga Kryetari i Bashkisë së Chicagos, Përpjekja Kosovare nr. 15, f. 17. 1974 [72] Telegram urimi nga J.W. Fulbrght Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, Përpjekja Kosovare, nr. 15. f.18. 1974 [73] Telegram urimi nga senatori Adlai Stevenson, Përpjekja Kosovare nr. 15. f.18,1974 [74] Telegramnga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 18,1974 [75] Telegram urimi nga Harri Fulltzi, Drejtor i Shkollës Teknike [76] Leter urimi nga senatori Philip A. Nart, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 19, 1974 [77] Leterë urimi nga deputeti L.C. Arends, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 19. 1974 [78] Telegram urimi nga Këshilli i Kombësive të Partisë Republikane, Përpjekja Kosovare,nr. 15, f. 19. 1974 [79] Telegram urimi nga Partija Katundare Polake, Boleslav Krakovski, Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 20, 1974 [80] Telegram urimi nga Lutfi Spahiu, Përpjekja Kosovare, nr.15. 20,1974 [81]Nga letra e Z. Gjon Gjonmarkaj, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike Shqiptare edhe anëtar i Komitetit Kombptar Demokratik “Shqipnija e Lirë”: Përpjekja Kosovare,nr.15 f.21. 1974 [82]Nga letra e z. Kolonel Muharrem Bajraktarit, Kryetar i Lëvizjes Indipendente:Përpjekja Kosovare, r. 15, f. 21, 1974 [83]Nga letra e Prof. Hysni Hoxhës, anëtar i Komitetit Qëndror të Lidhjes Kosovare: Përpjekja Kosovare,nr.15. f.21, 1974 [84] Nga letra eZ. Ramadan Fetahut, ushtar i Ballit Kombëtar: Përpjekja Kosovare, nr. 15, f. 22. 1974 | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Tue Jan 11, 2011 8:55 pm | |
| PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM me fal Medalim po duhet te jete perpekja e shqiptareve te Kosoves ne mergim nuk kuptoje se si disa mundohen dhe na shiten ,,trima" duke e perdore termin kosovare nje term serb.. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 12:23 am | |
| xhiti edhe pse titulli temes duket pake si pa kupetim, une nuk di pse, qahtu ja ka negjite Profesoresha! Sa per materialet qe permebane permbreneda, tana jan te saketa , por ka qe munegojen edhe hsum gjena , perpjekje te shqypetareve ne mergim. Aty folet per negjareje te viteve 1946 e deri sa u shua zani atyne Burrave qe negriten zanin ne ate kohe, kur sunedonete ideologjia mbi te gjitha dhe sunedimi hasmit ne trojet tona te robenueme nga ai shka i paftyre e i pa bese. ne ate kohe nuk ndihej zani Kosoves dhe hallet e shqypetareve ne organizatat nderkombetare. sa do ku do ata Burra e negriten zanin aqe sa kishen mundesi, ishen bashke lufetar te Mehmet Gradices, Ymer Berishes, Xheme Hases, Mefailave kercoves, Mulla Idriz Gjilanit e shume burrave tjere qe ran per kauzen kombetare. Ne ate kohe ato burra qe shpetuan vdekjes, pushket i ulen por mendjen dhe shpiretin se rehatuan kurre tue negrit zanin per shqypetaret e robenuem nen jugosllavin titiste. Ketu folet per shqypetaret, veprimetaret e mergates vjeter, qe shum nga ne nga te dy anet i quajtem trathetar, duke mos dite relitetin e negjarejeve historike, nau kishte mesua historia ashtu si i konevinonete pushtuesit dhe komunistave shqypetar! ato Burra na mesuan se kosove quhet tane toka qe jan shqypetaret dhe ku flitet gjuha shqype. nese lexon me kujdes, aty shifet shume kjaret se gjenat nuk lavedrohen,hijeshohen si qe jemi mesu na ti ndegjojem, por krejte ne baze te ndodhive dhe munedesive qe kan pas. Une si Medalim si kam munedesit me ti spjegua me kjaret se sa qe shkruhen aty. per vete i di shume mire dhe jam deshimetar i shume rasteve qe shkruhet aty. mbete shum per te deshiru qe te zbaredhet e vereteta e historis tone qe nau ka imeponua dhe shite gjoja si e vertete! Kjo u mbetet gjeneratave te reja, akademikeve, shkenecetareve politik ta gjuremojen te verteten e historis tone. pershendeteje | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 2:13 am | |
| Sabile Keçmezi- Basha: Përpjekjet e gazetës “Përpjekja Kosovare” në mërgim E Diel, 09-01-2011, 07:59pm (GMT)
PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Organi kryesor i Lidhjes Kosovare “Përpjekja Kosovare”, bënë përpjekje të shumta për të sensibilizuar situatën e rëndë politike ndaj shqiptarëve në Kosovë Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_01/12625/u1_SabileBasha.jpg Gazeta “Përpjekja Kosovare” ishte organi kryesor i organizatës politike “Lidhja Kosovare”, që botohej në Paris të Francës. Numri i saj i parë u botua më 31 maj 1957. Në të, kryesisht trajtoheshin tema të ndryshme nga jeta e mërgimtarëve shqiptar, por që kryesisht vinin nga trojet e okupuara shqiptare që kishin ngelur nën okupimin e shtetit të Jugosllavisë. Edhe në vetë gazetën në shumë editoriale dhe në shumë fjalime të udhëheqësve të saj thuhej se qëllimi i botimit të kësaj gazete, ka qenë dhe ishte që në kancelarit evropiane e botërore të futej, të depërtojë dhe të sensibilizohej çështja e pazgjidhur shqiptare në përgjithësi dhe okupimi i Kosovës në veçanti. Numri i parë i gazetës doli më 1957, dhe kryesisht, të gjithë numrat që kam pasur rastin ti shfletojë, janë të shtypur në fletë A-4, dhe nuk bien në sy me ndonjë përgatitje të lartë teknike. Janë të shtypura në makina shkrimi dhe të shaptilografuara në shumë ekzemplar. Qysh në faqen e parë apo ballinë, bije në sy një hartë e Shqipërisë e copëtuar etnike dhe shqiponja dy krenare. Veç emërtimit “Përpjekja Kosovare” që është një simbolik e llojit të vet, në ballin shkruan edhe “Drejtimi” i saj, se ku botohej kjo gazetë: 85 Rue de la Solidariete Montreuil-sous- Bois Seine- France; 2525 Minesota Avenue, S.E., Washington 20, D.C., U.S. America; dhe Tarlabasi Caddesi 16, Taksim ISTAMBUL-TURQUIE. Nga këto të dhëna del se kjo gazetë është botuar në Francë dhe është shpërndar në SHBA dhe në Turqi. Ngase edhe Organizata Politike “Lidhja Kosovare”, kishte degët e veta gati në të gjithë globin, aty ku jetonin dhe vepronin mërgimtarët tanë që kishin ikur nga trojet shqiptare që kishin ngelur nën okupimin jugosllav. Përmbajtja e numrit të parë ( I ) të gazetës “Përpjekja Kosovare” Numri i parë ( I ) i gazetës ka gjithsej gjashtë ( 6 ) faqe dhe qysh në fillim vëmendjen të tërheqin shkrimet e shkurtra që trajtojnë tema të ndryshme nga jeta e kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Si një lloj editoriali, gazetës i prinë shkrimi “Thirrje Kosovarëve”, që iu bëhet një apel të gjithë atyre që të kenë kujdes dhe të jenë vigjilent për çdo ngjarje dhe për çdo dhunë që përdorët ndaj vëllezërve dhe familjarëve të tyre në Kosovë dhe në mënyrën më të shpejt të njoftohen dhe të ngritin zërin kundër padrejtësive të shumta që ndodhin në vendin e tyre prej nga vijnë. Shkrimet e kësaj gazete, sikurse në të gjitha gazetat ilegale që janë botuar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, bie në sy se të gjitha shkrimet janë pa emër të autorit, por është edhe më e çuditshme se këto shkrime nuk kanë as pseudonime, që zakonisht gazetat që botoheshin në ilegalitet të thellë brenda vendit ato i kishin dhe herë-herë në disa gazeta të tjera shkruheshin vetëm nismëtoret e emrit e të mbiemrit.
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19455/u1_1.jpg
Thirrje Kosovarëve
Thirrje Kosovarëve Shkrimi i parë “Thirrje kosovarëve”, fillon: Kosovarë, Ndjekjet dhe gjyqet që u banë në Kosovë vitin që kaloi, i rrëfyen edhe njëherë botës se në Jugosllavi gjendet gjysma e tokës dhe e popullit shqiptarë. Një popull që dallohet nga gjuha, zakonet dhe historia, nuk mund të shkrihen në kazanin e një kombi të huaj për shkak të traktateve të padrejta, prandaj qon zërin për me kërkua drejtësi kundër përjetësimit të shtypjeve. Por, “Drejtësia” që i fali regjimi komunist Kosovës, u pa në sallën e gjyqeve të Prishtinës, të Shkupit dhe të Prizrenit, ku u dënuan si fajtorë pse ishin shqiptarë[1] thuhej në editorial. Në vazhdim të shkrimit thuhej se këto dënime ishin shumë të rëndësishme ngase dëshmuan edhe njëherë se regjimi komunist i Jugosllavisë dhe ai i Shqipërisë nuk janë kundër njëri tjetrit sa herë që vriten, dënohen ose nxirren jashtë kosovaret nga trualli i tyre. Artikullshkruesi dëshmon se mu kjo kohë na bënë të vetëdijshëm se ne si demokrat që jemi duhet të angazhohemi me mish e me shpirt për ti dal zot tokës së robëruar dhe vëllezërve tanë që bëjnë jetë prej robi në Jugosllavi. Po ashtu mu në këtë kohë filluam të mendojmë se në qoftëse përpjekja për Kosovën është detyrë e të gjithë shqiptarëve, kjo detyrë u përket së pari kosovarëve. Prandaj, filluam të kërkojmë njëri tjetrin në mërgim, të bashkohemi dhe ti vihemi punës për me u bë edhe na, më të organizuar detyrën tonë[2] thuhej më tej. Suksesi dhe nderi që pat “Lidhja Kosovare” me u pranua si anëtare e “Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane”, është hapi më i rëndësishëm që është bë deri më tani. Tani e mbrapa duhet ti bëjmë më të dendura përpjekjet tona me mbledhje, me shtyp, me gojë, në çdo rast duhet qua zërin e Kosovës Shqiptare. Në shkrim jepen edhe qëllimet që janë paraparë të përfshihen në statutin e kësaj organizate: 1. Me i bashkua kosovaret në mërgim dhe me i rëndua përpjekjet e tyre duke pasur parasysh mbrojtjen e të drejtave të Kosovës. 2. Me i dhënë mbrojtje qëndresës së grumbullit etnik shqiptar në Jugosllavi kundër shtypjeve të autoriteteve jugosllave, kështu që të mundin me e ruajt dhe me e mbrojt të drejtat fillestare duke shpresua në një ndryshim të fatit të tanishëm të tyre. 3. Me e lajmërua botën e lirë për padrejtësitë, shtypjet, dallimet që po pëson populli shqiptarë në Jugosllavi. 4. Me luftua për çlirimin e Kosovës, domethënë për zbatimin e vetëvendosjes së popujve sipas frymës së Kartës së Atlantikut dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 5. Me luftua që Kombi Shqiptar, i liruam dhe i bashkuam, të gjejë pavarësinë e tij nën një regjim demokratik të zgjedhur lirisht dhe të bëhej faktor paqe në Ballkan në bashkëpunim të harmonishëm me shtetet fqinje. Harta etnike e Lidhjes Kosovare Dhe krejt në fund autori e mbyll shkrimin po me të njëjtën thirrje që e bënë edhe në fillim: Kosovar, Në një kohë kur qeveria e Beogradit fletë me aq guxim në favor të lirisë së popujve të kolonizuam të Afrikës dhe të Azisë, kishte me qenë një dobësi për ne mos me e qua zërin e me i thënë pa frikë Evropës se Kosova nuk ka dashur dhe as nuk donë në asnjë mënyrë të jetë koloni e Jugosllavisë. Duke kërkua të drejtat tona me këmbëngulje dhe pa u zmbrapsur para asnjë pengese, kemi arsye me shpresua që një ditë Kombi Shqiptar të bëhej një, i lirë dhe vet sundues. Ky shkrim mban firmën e Komiteti “Lidhja Kosovare” Çështja e Kosovës prezantohet në Kongresin e 7-të të Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane Në faqet e gazetës, në numrin e parë, rëndësi e veçanti iu kushtua mbajtjes së Kongresit të shtatë të Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane, dhe ndër qëllimet e para që i kishte para vetes Lidhja Kosovare, ishte, që kjo organizatë politike të pranohej në radhët e saja. Ky kongres sipas të dhënave që na iu ofron kjo gazetë, thuhej se u mbajt në qytetin Westerland të Gjermanisë Perëndimore, më 6- 8 qershor të këtij viti (1957). Në këtë kongres, njoftohej opinioni i gjerë se do të marri pjesë edhe një përfaqësues i Komitetit nga ”Lidhja Kosovare”, që në të njëjtën kohë do të paraqitet para të pranishmëve, dhe do të flasë për gjendjen dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Jugosllavi. Përfaqësuesi i “Lidhjes Kosovare”, që do të paraqes referatin kishte përgatitur një raport të gjithanshëm dhe me hollësi e të dhëna të dokumentuara do të vë në spikamë padrejtësitë e shqiptarëve si edhe qëllimet që kishin pushtetarët serbë në Kosovë. Ky raport sipas Komitetit të Lidhjes Kosovare, nuk do ti paraqitet vetëm Kongresit, por do t’iu dërgohet edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuar, Këshillit të Lëvizjes Evropiane, Qeverive të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës, si dhe shumë organizatave politike dhe instituteve shkencore dhe kulturore[3], në gjithë botën. Trajtimi i popullsisë shqiptare në Jugosllavi Komiteti i Lidhjes Kosovare, në faqet e organit të saj: “Përpjekja Kosovare”, bënë një analizë të popullsisë shqiptare në Jugosllavi duke dëshmuar se gjatë kohës së monarkisë serbe nuk kishte ndonjë statistikë të saktë. Shifrat e botuara atëherë mezi kalonin gjysmë milioni për këtë popullatë. Ndërsa, në regjistrimin e popullsisë që u bë në kohën e regjimit të Titos, më 1948, Kosova del me një popullsisë 750.000 shqiptarësh. Ndërsa nga ana tjetër pakica turke kishte vetëm 50.000 mijë veta. Më 1953, një tjetër statistikë qeveritare rrëfente se mbas pesë vitesh 750.000 mijë shqiptar ishin shtua vetëm me 12.000 veta, kurse 50.000 turqit ishin shtua me 200.000 veta dhe numëronin mbi 250.000 veta. Krahasuar këto dy regjistrime të popullsisë, statistikat janë alarmante, ngase numri i popullsisë në aspektin kombëtar ndryshon dukshëm në Jugosllavi: Duke e ditur se 50.000 turq nuk mund të shtohen e të bëhen 250.000 për 5 vjet, është e çart se ky numër i popullsisë është shqiptarë të cilët ishin shtuar arbitrarisht në pakicë turke, e cila me shqiptarët ka të përbashkët vetëm besimin dhe jo kombësinë. Popullata shqiptare në Jugosllavi, pra i kalon një milion vet dhe, është pothuajse sa gjysma e Shqipërisë Etnike në përgjithësi. Asnjë komb në Evropë nuk ka pasur fatin e keq të ndahet për gjysmë si u ndanë shqiptarët më 1913.[4] Vlen të përmendet se qysh më 1957, mërgata shqiptare kishte hetua rrezikun nga pushtetarët serb dhe kishte kuptua qysh me kohë dredhitë që iu bëheshin shqiptarëve për ti regjistruar sa më shumë turq e më vonë për ti shpërngulur nga trojet e veta. Angazhimi i Këshillit Evropian për të drejtat e pakicave Duke i parë padrejtësitë e shumta që bëheshin ndaj shqiptarëve në Jugosllavi dhe duke i pasur në tavolinat e kancelarive botërore ankesat e vazhdueshme nga mërgata shqiptare. Me 30 prill, 1957, Komisioni i Çështjeve Juridike dhe Administrative të Këshillit të Evropës, kishte vendosur që të caktoj një Nën komision të ngarkuar special për problemet e Pakicave Kombëtare Evropiane. Si anëtarë të këtij nën komisioni ishin emëruar përfaqësues të Këshillit të Evropës si: Z. Henri Rolin (Belgjikë), Kryetar u caktua Z. Fr. Bennet (Angi), Z. Flanagan (Irland), Z. Hermann Kopf (Republika Federale Gjermane), Z. Hermond Lannung (Danimark), dhe Z. Lujo Tonçiç (Austri). Me kalimin e viteve, ky komision kishte luajtur një rol të madh për sensibilizimin dhe deri diku kishte ndikua dukshëm në situatën e rënduar në Jugosllavi ndaj pakicave në përgjithësi, por, ndaj asaj shqiptare në veçanti.
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 2:16 am | |
| Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi Gazeta “Përpjekja Kosovare” në vitet 1956-1957 në faqet e saja rëndësi të madhe i kushtoi presionit dhe shpërnguljes së madhe të shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi. Më 1957, në një artikull kushtuar shpërnguljeve, në mes tjerash shkruan se: Ndjekjet e filluara qysh në vitin e kaluar (1956), në Kosovë kanë pas për qëllim jo vetëm që ti shtypin ndjenjat e shqiptarëve për liri, por edhe ta mërzisin aq shumë popullsinë shqiptare në Jugosllavi deri sa ta detyrojnë që ajo të lë vendin dhe tokën e vet dhe të ik e të emigroi në Turqi[5] dhe në vende tjera të botës. Duke shtuar më tej, thuhej se “Ky emigrim, sipas lajmeve që kishte Komiteti i Lidhjes Kosovare, ishte bë i mundshëm sipas një marrëveshjeje me gojë në mes Qeverisë së Beogradit dhe të asaj të Ankarasë. Sipas kësaj marrëveshjeje, nënshtetasit jugosllavë të kombësisë turke kishin liri dhe përkrahje për të emigruar në Turqi. Duke u nisur nga vet statistikat e qeverisë Jugosllave, më 1948 e nxirrte pakicën turke jo më shumë se 50.000 mijë, më 1953 kjo shifër u rrit si për çudi dhe u numëronte mbi 250.000 mijë banor. Nga këto të dhëna del se me një politikë perfide, Beogradi në radhët e turqve kishte futur edhe 200.000 mijë shqiptar, që i paraqiti si turq[6], dhe epilogu dihej se ajo ishte e interesuar në mënyrë institucionale ta zbrazte Kosovën dhe tokat tjera shqiptare nga popullata shqiptare. Dhe të dhënat e më vonshme thonë se për çdo ditë e më shumë shtohej popullata turke dhe zvogëlohej ajo shqiptare. Ajo që i shtynte shqiptarët që të deklaroheshin si turq ishte presioni i vazhdueshëm shtetëror që ushtrohej në mënyrë sistematike ndaj tyre, andaj ata ishin të detyruar që të merrnin rrugën e mërgimit për Turqi, të cilët ishin të detyruar të lënë vendin, tokën dhe tërë pasurin që kishin, vetëm e vetëm për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, vetë jetën. Me këtë rast, “Lidhja Kosovare” duke e parë se po zbrazej Kosova, kishte marr disa nisma. Anëtarët e saj, nëpër mes miqve iu kishin shpjegua Qeverisë Turke çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Por edhe nga ana tjetër, kishin porositur kosovaret që mos të shpërngulën nga tokat e tyre, ngase në këtë mënyrë po iu lehtësohej Beogradit puna që të bënte pastrimin etnik të tokave shqiptare. Komiteti në mënyra të ndryshme porosiste bashkëkombësit e vet, që të qëndrojnë të pa përkulur në tokat e veta dhe të rezistojnë, se zbrazja e Kosovës në një mënyrë është vdekja e gjysmës së Shqipërisë[7] porosiste mërgata shqiptare. Një shpallje e panjohur e Ministrisë së Punëve të Brendshme Turke për popullatën shqiptare Në Kosovë, shumë pakë ka qenë e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme Turke ka shpallur një njoftim se ata nuk kanë qenë të informuar se të shpërngulurit që vinë nga Kosova, nuk janë turq. Pas informatave që marrin nga Komiteti i Lidhjes Kosovare, ministria informon opinionin se të gjithë ata persona që vijnë në Turqi, porse nuk dinë të flasin gjuhën turke, dhe nuk janë turq, do të kthehen nga kanë ardhur. Dhe të gjithë ata që kanë dokumente false, do të kthehen në Jugosllavi[8]. Këtë informatë të rëndësishme, shtypi shqiptar në Kosovë dhe në Jugosllavi nuk e ka botuar dhe nuk e kanë dhënë as një agjenci për informim në Jugosllavi, porse Komiteti i Lidhjes Kosovare e ka pritë me gëzim dhe nëpër mes kanaleve të saja e vërteta ka depërtuar edhe në Kosovë. Prezantimi i të dënuarve politik shqiptarë në Jugosllavi Gjatë tërë kohës sa ishte Kosova e okupuar, Komiteti i Lidhjes Kosovare ishte i angazhuar që opinionin e gjerë botëror të njoftonte me padrejtësitë e shumta që iu bëhen shqiptarëve nga ana e Jugosllavisë. Në mesin e shumë informacioneve që i kishte grumbullua Komiteti në mesin e tyre ishte edhe ajo se të gjithë djemtë shqiptarë të dënuar politik në gjykatat e Prishtinës, Shkupit e të Prizrenit, mbahen nëpër burgjet më të rënda që ekzistojnë në Jugosllavi. Ato janë të errëta, kanë lagështi të madhe, të burgosurit ushqehen vetëm me pak bukë bajate dhe me ujë. Në këtë gjendje të mjerë që ndodhen, ata vazhdimisht torturohen, rrahën e përbuzën nga gardianet duke iu thënë: Ju doni ta ndani Kosovën nga Jugosllavia; Ju doni ta bëni Shqipërinë e Madhe; Ju doni ta kremtoni 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë Shqiptare, në vend që të kremtoni 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të Jugosllavisë; Ju kërkoni demokracinë shqiptare, në vend të komunizmit tonë[9] e shumë e shumë fjalë të tjera. Shkollimi i shqiptarëve frikëson Beogradin Duke e parë Beogradi se, nga kuadri arsimor dhe nëpër shkolla bëhej rezistenca më e madhe ndaj pushtuesve, ata kishin vendosur që nëpër shkolla të sjellin dhe të vendosin për drejtorë të tyre kuadër serb nga Beogradi e Serbia. Me të madhe kishte fillua një propagandë që fëmijët shqiptar, kishte qenë shumë më mirë të vazhdonin shkollat për zeje të ndryshme se sa të shkolloheshin e të vazhdonin shkollimin superior në fakultetet të ndryshme në vend. Qeveria e Beogradit, shkruan “Përpjekja Kosovare” shihte me ankth se shpirti i lirisë që kishte fillua të shfaqej nëpër shkollat e Polonisë e të Hungarisë, kishte fillua që të hidhte shtat edhe në shkollat ku mësonin shqiptarët e që kishin vazhdimisht presion nga dominimi serb[10] e ajo nga kjo situatë që u manifestonte në këtë shtete u frikësonte tej mase. Shtypi i diasporës lëvdon Komitetin”Lidhja Kosovare” Shtypi shqiptarë që botohej nga mërgata shqiptare lëvdonte Komitetin e Lidhjes Kosovare. Gazeta “Dielli”, organ i kolonisë Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gazeta “Besa”, organ i Shqiptarëve të Turqisë, si dhe gazeta “Flamuri”, organi i Ballit Kombëtar, kanë dhënë shumë fjalë të mira dhe lëvdata për Komitetin “Lidhja Kosovare” si dhe për sukseset e mëdha që pat duke u pranua unanimisht si anëtare në Organizatën ndërkombëtare të Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane[11]. Armiqtë e shqiptarëve përkrahin Beogradin Shpesh gjatë historisë ka ndodhur që armiqtë e një kombi përkrahin të tretin vetëm e vetëm për të qenë më të përbashkët në qëllimet e errëta ndaj një kombi tjetër. Kështu ndodhi edhe në mes serbëve dhe grekëve kur mendonin se shqiptarët i kishin armik të tyre të përbashkët. Një fletore qesharake e quajtur “Vorioipirotikos Agon” ( Lufta Vorioepirote), që botohej e shpërndahej nga agjentët grekë të ushqyer dhe të mbajtur nga “Megalo idhea” dhe nga drahmit e Athinës dhe nuk pushon së kërkuari copëtimin e Shqipërisë, flet për fjalimet dhe deklaratat e bëra në Kongresin e Ballit Kombëtar, në Napoli, të 10 marsit, 1957, dhe zënë me gojë kërkesat tona për sa i përket Kosovës, tokë shqiptare dhe e banuar prej Shqiptarësh[12]. Organi i agjentëve grekë është skandalizuar për kërkesat tona të ligjshme duke harrua se ata vetë nuk pushojnë së zbuluari kudo “pakica” greke dhe kërkojnë t’ia ngjisin “atdheut- nënë”. Vazhdon informimin e denjë “Përpjekja Kosovare” nr. 3 Organi i Lidhjes Kosovare “Përpjekja Kosovare”, nr. 3, sikurse edhe numrat e mëparshëm të saj edhe më tej kishte vazhdua traditën për të informuar në mënyrën më të drejtë botën e qytetëruar për politikën e dhunës që përdorej nga pushteti ndaj popullatës shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në tokat tjera shqiptare. “Përpjekja Kosovare” nr. 3, po ashtu ka të njëjtin format, A-4, sikurse që kishin numrat e mëparshëm të saja. Në këtë numër, vërehej vetëm një dallim, se kopertinat e numrit 3, kanë ngjyrën vjollce të mbylltë dhe vazhdon të trajton tema të ndryshme me karakter kombëtare. Sipas të dhënave që na ofrohen nga organi i organizatës politike, thuhej se është i botuar në Paris, me 28.11. 1957, dhe ende llogaritet se është viti i parë i botimit . Po ashtu edhe ky numër fillon me një letër drejtuar të gjithë kosovarëve brenda e jashtë atdheut. Në shkrimin “Letër Kosovarëve”, po ashtu është pa emër të autorit, pa pseudonim, por në të shkruhet: Kosovarë, sot mbushën plot 45 vjet që u ngrit në Vlorë, Flamuri i Shqipërisë. Në Kuvendin e popullit shqiptar që vendosi Lirinë e Pavarësinë e Kombit tonë. Murrën pjesë atë ditë edhe përfaqësuesit e Kosovës. E përfaqësoi Shqipërinë Etnike i biri i Abdyl Frashërit, punëtori i aftë i Atdheut, Midhat Frashëri, mori pjesë Rexhep Mitrovica, ngau me vullnetar Kosovarë Isa Boletini. Kosova nuk mund të rrinte larg Ditës së Flamurit, sepse qe ajo që në fillim të këtij shekulli, me kryengritjen e Mitrovicës, të Ferizajt, të Prishtinës, të Shkupit, bëni të ndihej në botë, me zë armësh e drejta e kombit shqiptar. Me sulmet e Bajram Currit e të Isa Boletinit u arri, më 1912 ke autonomia e pikave të Junikut, që kërkuan dhe shënuan njohjen e Kombit Shqiptar. Mirëpo fati i keq i Shqipërisë e deshi që bash Kosovës, e cila kishte derdhë gjakun ma të shumtë për liri të saj, t’i falesh nga Evropa, një vjet më vonë, fqinjit të veriut, pa pyet dëshirat tona, pa marr parasysh vullnetin tonë, pa shikua se me gjuhë e zakone e histori ishin pjesë e pandarë e Atdheut të humbur[13] thuhej në letrën drejtuar kosovarëve. Më vonë artikullshkruesi vazhdon: Kosovar, kanë kalua 44 vjet nga copëtimi i Kombit tonë edhe na ende jemi besnikët e Vendit tonë. Gjithnjë punojmë, gjithnjë luftojmë kundër padrejtësisë, gjithnjë shpresojmë për më të mirën.[14] Për të vazhduar se “po të mos ishte kështu, nuk do të derdhesh gjaku i Kosovës nëpër zagnat e lirisë shqiptare. Nuk do të dalshin dëshmorët e kohës sonë për me pohua shqiptarësinë e saj. Po të mos ishte kështu, gjyqi i Prishtinës, i Shkupit, i Prizrenit nuk do i dënonte në vitin e kaluar, djelmoshat guximtar të Kosovës pse kremtuan në robëri Ditën e Flamurit, pse ëndërruan lirinë si ushtarët e një atdheut. Se, kohën në të cilën po jetojmë na rrëfen gjithnjë se robëria nuk mund të përjetësohet mbi kryet e një populli të gjallë e të vendosur, se të drejtat fitohen me punë dhe me qëndresë. Për këtë ka dalë Komiteti “Lidhja Kosovare”. Për ti kujtua botës se kemi një Atdhe, një Flamur. Rroftë Shqipëria[15], dhe shkrimi mbante firmën e Kryetarit të Komitetit “Lidhja Kosovare”, Dr. Nexhat Mitrovica. Kush ishte Dr. Nexhat Mitrovica? Dr. Nexhat Mitrovica kishte lindur më 15 shkurt, 1912, në qytetin e Mitrovicës dhe në vitin kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Nexhat Mitrovica përndryshe ishte djalë i atdhetarit të madh të Kosovës , Rexhep Mitrovica. Shkollimin fillor e kishte filluar në Mitrovicë, për ta vazhduar në Shkup e Tiranë e për ta përfunduar në Vjenë. Po ashtu në Vjenë e kishte fillua dhe përfunduar gjimnazin. Nexhat Mitrovica duke e parë se populli shqiptar kishte nevojë për intelektual, por jo do si do. Me ndihmën dhe ndikimin e babait të tij Rexhep Mitrovica, ai kishte vazhdua shkollimin superior në Midvajda të Gjermanisë, duke studiuar një vit të fakultetit në drejtimin e inxhinierisë (Technique en Saks). Për shkak se i ndërpresin bursën, qe i detyruar që të ndërpres shkollimin , që më vonë kalo në Paris, ku studioi në Fakultetin e Elektroteknikës në Institutin Politeknik të Grenoblit. Veç kësaj ai paralel studionte dhe e përfundoi edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Paris. MË 1942, pas përfundimit të studimeve , u kthye në Shqipëri, ku qëndroi deri më 1944[16], ku po në këtë vit u largua përfundimisht për në Francë, për të mos u kthyer kurrë më në vendlindje. Nexhat Mitrovica gjatë tërë jetës pati vetëm një breng dhe një dëshirë shumë të madhe që ta shoh një ditë Kosovën e lirë dhe të pavarur, po ashtu kishte mall edhe babanë –Rexhep Mitrovicën i cili jetonte në Turqi. Në vitin 1949 duke e parë aktivitetin e madh atdhetar të Nexhat Mitrovicës, anëtarët e Organizatës politike “Lidhja Kosovare”, atë e propozuan për kryetar të saj. Gjatë kësaj periudhe, sa ishte kryetar i organizatës, Nexhat Mitrovica zhvilloi një aktivitet të dendur në drejtim të çështjes kombëtare dhe kudo që mundi, pati mundësi dhe iu krijuan kushtet ai asnjëherë nuk heshti por me një dashuri të pashoq ndaj Kosovës dhe Shqipërisë ngriti zërin dhe sensibilizoi çështjen e saj. Asnjëherë nuk pushoi duke propaganduar në kancelarit perëndimore padrejtësitë e mëdha që i bëri pushteti jugosllav, shqiptarëve dhe tokave të tyre të okupuara padrejtësisht. Tani jeton në Paris, ka dy vajza dhe një djalë. Informim i denjë për çdo gjë në Kosovë Në gazetën “Përpjekja Kosovare”, lexuesit njoftoheshin për çdo gjë, po them kështu, ngase lexuesi njoftohej për gjerat e rëndësishme që mund të vinin deri tek informatat e sakta, por që në të njëjtën kohë ishin edhe tejet të trishtuara. Në një faqe të gazetës, në shkrimin “Lirimi nga burg”, shkruhej për të burgosurit politik, anëtarët e “Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare”, të dënuar në Shkup më 1949, të cilët ishin lirua nga burgu me urdhër të autoriteteve maqedone. Porse të gjithë këta pas daljes nga burgu, kishin ngelur të pa punë dhe në vështirësi të mëdha përball jetës.[17] Ky shkrim ishte i shkurtër por me shumë simbolik, ngase njoftoheshin organizatat ndërkombëtare, se shqiptaret edhe pse për veprën e kryer ndëshkoheshin me shumë vite burgu, megjithatë kjo për pushtetin jugosllav nuk mjaftonte, porse pas daljes nga burgu për të burgosurit politik shqiptar ndëshkimi vazhdonte edhe më i rreptë, por edhe më i rëndë. E vështirë ishte për ata të burgosur jashtë qelive të burgut ngase për ta nuk gjendej askund ndonjë vend pune, që ata bile për vete dhe për familjen e ngush të tyre të siguronin ekzistencën. E kjo në vendet e civilizuara nuk ndodhte kështu. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 2:19 am | |
| http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19455/u1_PerpjekjaKosovare2.jpg
Dalja nga burgu me kusht Ndodhte në të shumtën e rasteve që të burgosurve politik shqiptar, daljen nga burgu iu kushtëzonin me plotësimin e kushteve të ndryshme, që për të burgosurit politik shqiptar ishin të pa pranueshme. Shpesh më ka rënë të lexoja në dosjet e ndryshme të të burgosurve, se si organet e ndjekjes atyre personave iu bënin shantazhe, iu bënin presione duke përdorur dhunën në skajshmëri, por edhe duke iu vënë këso kushtesh siç shkruan edhe kjo gazetë. Në shkrimin “Lirimi me kusht”, ceket se “Autoritetet Jugosllave të Kosovës kanë lajmua të gjithë të dënuarit e vitit të kaluar nëpër qytetet e ndryshme se të gjithë ata nacionalist që do të kërkonin emigrimin për në Turqi, kanë me u lirua menjëherë nga burgu. Të rinjtë shqiptar që ndodheshin në burgje anë e këndë Jugosllavisë, këtij kushti iu janë përgjigjur se pëlqejnë më shumë burgun se sa dheun e huaj sado mirëpritës[18] që janë, shkruan gazeta. “Vetëvrasjet” e shpeshta në burgjet e Jugosllavisë Në gazetë shkruhet edhe për “vetëvrasjet”, që viteve të fundit filluan të manifestohen si dukuri në burgjet jugosllave. Vetëm se shtrohet pyetja athua vallë, sa vërtet këto vrasje mund të quheshin “vetëvrasje” siç i quanin pushtetarët apo ndodhte e kundërta. Në burgjet jugosllave dihej se deri në ditët e fundit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë është punuar në mënyrë institucionale me elaboratet e Vasa Çubrilloviqit. Sa më shumë shqiptar të vdekur aq më i madh do të jetë patriotizmi ndaj atdheut, thoshin pushtetarët serb. Siç dihej, shqiptaret e burgosur politikisht në burgjet jugosllave edhe pse si popull për nga numri ishim populli i tretë, në burgjet jugosllave ishin shumicë, dhe mu nga ky fakt dëshmohet se shumë nga ata nuk arrinin që deri në fund të mbanin burgun, disa i paraqitnin si të sëmurë rëndë dhe “vdisnin” nga disa s’mundje që kurrë nuk ishte dëgjuar për to. E disa nga ata i mbytnin me dajak ose i helmonin në burg e më vonë i shpallnin si të “vetëvrarë”, e populli liridashës me kohë e kishte kuptuar lojën e tyre, dhe nuk iu besonte broçkullave të tyre. Për një rast nga mesi i shumë rasteve të tilla shkruante dhe njoftonte opinionin e gjerë edhe gazeta “Përpjekja Kosovare” me shkrimin “Vetëvrasje dëshpërimi”. Autori në këtë shkrim shkruante për një toger, Rexhep Mitrovica, që kishte përkrahur “Lëvizjen Nacional-Çlirimtare”, ai kishte qenë thjesht një njeriu i mashtruar si shumë të tjerë nga propaganda serbe e jugosllave se do ti jepej liria Kosovës, sipas parimeve të Leninit, ai ishte i dëshpëruar dhe kishte vrarë veten në burgun e Tetovës. Në një letër të shkrua ai kishte rrëfyer gjithë deziluzionin e vet për regjimin komunist në Jugosllavi, duke thënë se i jepte fund jetës, për me e ndëshkua veten, se kishte përkrah një “Lëvizje“ që punoi kundër shqiptarëve,[19] shkruan në letrën e Rexhep Mitrovicës. Ikja e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri Shtypi i mërgatës në vazhdim i kushton rëndësi të madhe largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Veç që në vitet 1953/56, me që ishte e intensifikuar shpërngulja për Turqi, në vitet në vijim vërehej edhe një ikje nga shqiptarët e Kosovës e sidomos të zonave kufitare që arratiseshin edhe për Shqipëri. “Të rrejtur nga fjalimi i Enver Hoxhës, Sekretarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili me vonesë dhe me interesa ruse, qoi zanin para disa kohe për me e mbrojt Kosovën e kosovaret nga shtypja e regjimit të Titos, disa të rinj janë arratisë nga Kosova dhe kanë hy në Shqipëri. Në mesin e tyre të ikurve kishte kalua fshehurazi kufirin edhe një redaktor i gazetës në gjuhën shqipe “Flaka e vëllazërimit” që delte në Shkup. Ky kishte marr arratinë ashk me motrën dhe të vëllanë që të dy arsimtar[20], shkruan në shkrimin “Arratisje prej Kosove në Shqipëri” Të gjithë kundër shpërnguljes për Turqi Gjatë viteve të egra nën pushtimin jugosllav dhe gjatë kohës së shpërnguljeve të mëdha për Turqi, atdhetaret e shumtë dhe intelektualët e pakt që ishin në atë kohë, ishin të organizuar dhe kishin marr hapa konkret që në një mënyrë apo tjetër të ndikonin që të ndalnin shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta. Armiku kishte intensifikuar në mënyrë të organizuar që tek popullata shqiptare të ndikonte në çdo mënyrë dhe të përdorte çfarëdo mjeti që sa më shumë shqiptarë të shpërnguleshin nga Kosova duke aplikuar metoda të ndryshme dhune e terrori. Jo rastësisht mu në këto vite u shpik aksioni i mbledhjes së armëve nga organet e sigurimit, pastaj u mbajtën shumë procese të montuara politike gjyqësore, dhe në fund u ripërtëri marrëveshja për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Atdhetaret duke e parë se vendi po zbrazej nga popullata, ata morën shumë aksione për ta ndalua këtë lum të gjatë të ikjes. Gazeta “Përpjekja Kosovare”, shkruan në numrin 3, të saj se “Në çdo qytet e katund të Kosovës janë ngarkua njerëz që të ndalojnë emigrimin e kosovarëve për në vende të tjera, duke iu dhënë zemër popullit me qëndrua e me durua të gjitha vuajtjet dhe persekutimet”[21] shkruan gazeta. Ndërpritet hovi i shpërnguljes Pas alarmimit që bënë mërgata shqiptare në qarqet ndërkombëtare, dhe pas ankesës që bëhej nga ana e tyre në Ministrin e Punëve të Brendshme në Turqi, pushtetarët turk pas këtij reagimi, filluan të kenë më tepër kujdes se kush shpërngulej dhe kush shkonte në Turqi. Ajo me të madhe pas kësaj filloi të ketë kujdes ndaj shqiptarëve dhe paraqiti disa kushte për ata që donin që të shpërnguleshin. Dhe me kohë, filloi qeveria Turke që të zvogëloi numrin e dhënies së vizave për në Turqi. Gazeta “Përpjekja Kosovare “ në artikullin “Konsullata Turke në Jugosllavi nuk u jep viza Kosovarëve” shkruan se “ Në kohët e fundit, konsullata turke në Beograd e në Shkup, sipas udhëzimeve të qeverisë së tyre, nuk iu japin viza kosovarëve edhe kur paraqiten me formalitete të kryera. Tash konsullatat bëjnë vet hetimet, u kërkojnë dokumentet e vjetra të tyre, i provojnë nëse e dinë gjuhën turqishte, e të tjera. Ata që ishin përgatit që të niseshin kanë fillua të thonë se po i gjen belaja e vitit 1936. Atëherë disa kishin shitë pasurinë e tyre në Kosovë, por në vend që të shkonin në Turqi, ngelën në vend, mbasi Ataturku largpamës, e prishi marrëveshjen Stojadinoviq-Aras. Edhe autoritetet jugosllave nuk janë duke i ndihmua e shty më Kosovaret për me ndërrua kombësinë. Kanë kuptuar ata se edhe kosovaret nuk janë të interesuar me u largua nga toka e trashëguar[22] shkruan në tekstin e gazetës. Intervistë me prapavijë të rëndë politike Në faqet e gazetës mund të ndodhte që të gjenden edhe komentimet e intervistave të ndryshme që jepnin udhëheqësit komunist shqiptar. Në mesin e shumë intervistave ishte edhe biseda që kishte bë Mehmet Shehu, në gazetën “New York Times”, në Njujork. Gazeta shkruan se “Ka bë një përshtypje të keqe në të gjithë kosovaret intervista që i dha më 28 të gushtit 1957, në Tiranë, kryeministri Mehmet Shehu, korrespodentit të “New York Times’, përsa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Kjo pjesë u vu në dukje në gazetat që botohen në gjuhën shqipe në Shkup e në Prishtinë. Mehmet Shehu deklaroi se marrëdhëniet me Jugosllavinë janë çështje të një familjeje socialiste, e cila mosmarrëveshjet i zgjidhë brenda gjirit familjar[23]”, thotë Mehmet Shehu. Mërgimtarët kosovarë dhe aktiviteti i tyre Mërgimtarët shqiptar e veçanërisht ata që ishin me prejardhje nga Kosova, edhe pse ishin larg tokave të tyre assesi të harronin se nga vinin. Andaj ata ishin të vetëdijshëm se familja , të afërmit dhe vet tokat shqiptare po vuanin si askush në botë nën dhunën serbe. Për të ndihmuar dhe për të përkrahur vëllezërit e tyre të ngelur në Kosovë, ata kishin marr dhe kryer shumë aktivitete që propagandonin situatën tepër të rëndë, tek personalitetet dhe organizatat e fuqishme e me ndikim në botë. Nënkomiteti i “Lidhjes Kosovare” që vepronte në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu kishte drejtua një letër z. Senatorëve Paul H. Douglas dhe Everett M. Dirksen, duke ua theksuar gjendjen e popullit shqiptarë në Jugosllavi. Në vazhdim po japim disa pjesë të saja: “ Vendasit shqiptarë të Ilinoisit, shfaqin mospëlqimin e tyre për ndihmën ushtarake dhënë regjimit jugosllav si dhe për vizitën që ka ndërmend ta bëjë Tito në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe daljen e tij në televizor. Dëshirojmë t’iu shpjegojmë se ka mbi 1.300.000 shqiptarë që rrojnë nën regjimin komunist në krahinën e Kosovës. Kësaj popullsie nuk i kanë dhënë asnjë të drejtë vetëmbrojtjeje si grup kombëtar dhe si njerëz. Që prej nëntorit 1944 e deri në maj 1945 regjimi i Titos ka vra ma se 45.000 mijë shqiptar dhe ka djegë qytete e katunde të tëra duke masakruar gra e fëmijë të pafajshëm. Në maj 1945 komunistet jugosllav morën me mija të rinj shqiptar dhe i detyruan që të shkonin në Serbi e Mal të Zi. Më se 35.000 nga këta të rinj, nuk u kthyen në shtëpitë e veta. Nga këta, 3.500 u vranë me mitraloz në Mal të Zi, dhe 2.000 të tjerë u mbytën me gaz helmues. Ky terror ende vazhdon në Kosovë. Më 1956 me mija njerëz u rrahën me dru, u burgosën e u mbyllën në kampe përqendrimi. Torturuan njerëzit dhe mbyllën shkollat e pakta”[24] shkruan në vazhdim mërgata kosovare. Rëndësi e veçantë në letër iu kushtohet organizimeve të proceseve gjyqësore gjithandej ku jetojnë shqiptaret. Veçantë flitet për proceset politike gjyqësore që mbahen në Prishtinë, në Shkup, në Prizren që ishin organizua në vitin e kaluar ndaj shqiptarëve. Të gjithë këta u dënuan me vite marramendëse burgu të rëndë vetëm e vetëm gjëja se kishin marr pjesë dhe kishin qenë anëtar të një organizate ilegale që kishte veprua në trojet shqiptare të okupuara, me qëllimin e vetëm që ti mbronin popullin nga shtypja jugosllave. Më se 36 shqiptarëve iu kishin shqiptua dënimet në këto gjykatore të okupuesit. Veç që dënoheshin me vite burgu, ata kishin edhe metoda të tjera dhune shtesë, si mos lejimin në vendet e punës, pengimin në shkollimin e mëtejshëm, ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe, ndalimin e përdorimit të flamurit në festa kombëtare, shtetërore e familjare etj. Në letër thuhej edhe kjo se qëllimi i politikës jugosllave, jo vetëm i kësaj të tanishmes por edhe të asaj së kaluarës, kundër popullit shqiptar të Kosovës është një politikë kolonizuese dhe shfarosëse pa asnjë kujdes për të drejtat e njeriut ose marrëveshjet ndërkombëtare që i caktojnë statutin e pakicave etnike.[25] Thuhej në shkrimin “Aktiviteti i Kosovarëve në mërgim”. Shtypi i huaj përkrah kosovaret Shtypi i huaj veç problemeve që trajton e që ishin aktuale për kohën, shpesh në faqet e tyre mundë të gjeje edhe shkrime që përkrahnin çështjen e pazgjidhur shqiptare në ish-Jugosllavi. Gjatë leximit të gazetës së mërgimtarëve tanë “Përpjekja Kosovare” në shumë faqe të saja kam hasur shkrimet dhe komentet që ishin të huazuar nga gazetat e popujve të tjerë që jetonin dhe vepronin në mërgim e që ishin me origjinë nga Jugosllavia e formuar artificialisht. Në këtë drejtim duhet cekur shkrimet e gazetës të mërgimtarëve kroat “Danica” që shkruan në superalativë për angazhimin dhe punën e madhe që bëjnë mërgimtarët shqiptar. E aq më tepër duhet cekur se kjo gazetë çmon lartë punën e shqiptarëve dhe iu jep të drejt dhe i përkrah në qëllimet e tyre. Në mes tjerash gazeta “Danica” gazetë e mërgimtarëve kroat, që botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 7 gusht 1957, botoi edhe këtë shkrim: “Komiteti Shqiptar “Lidhja Kosovare”, që përfaqëson Shqiptarët e Fushë Kosovës, ka filluar të botoi në Parisë buletinin e tij “Përpjekja Kosovare”. Në numrin e saj të parë, buletini lajmon se “Lidhja Kosovare”, është pranua si anëtare e “Bashkimit Federalist të Pakicave Etnike Evropiane”. Komiteti ka këto synime : 1. Me i bashkua Kosovaret në mërgim dhe me i rendua përpjekjet e tyre për mbrojtje të Kosovës; 2. Me i dhanë zemër qëndresës së grumbulluar etnike shqiptare në Jugosllavi kundër shtypjeve ; 3. Me lajmua botën e lirë për padrejtësitë dhe shtypjen që bahet pakicës shqiptare në Jugosllavi; 4. Me luftua për çlirimin e Kosovës; 5. Me luftua që kombi shqiptar, i lirues dhe i bashkuam të gjejë pavarësinë e tij në një regjim demokratik dhe të jetë faktor paqe në Ballkan. Simpatia e të gjithë kroatëve është në anën e shqiptarëve të lirë dhe demokratë. Prandaj ne do të ndihmojmë që krahinat shqiptare në Jugosllavi të çlirohen në bazë të vetëvendosjes së popujve dhe të bashkohen në një Shqipëri të lirë dhe demokratike, e cila është aleati i ynë i natyrshëm në luftën tonë kundër imperializmit dhe idesë mendjemadhe serbe,[26] përfundon gazeta kroate “Danica”. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 2:29 am | |
| Përkujtim heronjve të kombit Në faqet e veta “ Përpjekja Kosovare”, njofton lexuesit e vet se me një pietet të lart ajo nderoi dhe nuk i harroi heronjtë e kombit të vet. Me 6 të vjeshtës së Dytë Kosovare, në NewYork, kishin shkua tek varri i Midhat Frashërit, bashkë Mithat Frashëri
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19315/u1_MithatFrasheri.jpg
me grupe të tjera shqiptare, për me përkujtua shqiptarin e madh. Në emër të Komitetit “Lidhja Kosovare”, kishin vu një kurorë me lule me këtë mbishkrim : Lumo Skendos- Atit të Shqipënis së Vërtetë”[27], Lidhja Kosovare. Vazhdon me traditën e informimit edhe nr. 6, i “Përpjekjes Kosovare” Sikurse edhe numrat e parë të gazetës “Përpjekja Kosovare” edhe ky numër 6 (gjashtë), vazhdon të botohet në formatin A-4, me kopertina me ngjyra, dhe në 6 faqe tekst. Ky numër është i botuar me 25 shkurt, 1959, në Paris. Sipas të dhënave është viti i tretë i botimit. Proteston mërgata shqiptare Faqes së parë i paraprin shkrimi “Arrestime të reja në Kosovë”, po ashtu sikurse edhe shkrimet tjera nuk kanë emër të autorit dhe as iniciale. Në vazhdim Lidhja Kosovare shkruan se :”Sipas lajmeve që kemi, me 25 të Nëntorit të kaluar policia Jugosllave ka arrestuar nja 80 veta në Kosovën e robëruar nga Jugosllavia. Arsyeja e kësaj vale së re arrestimesh është se autoritetet komuniste të Beligradit i kishte zënë frika se do të bëhej një demonstratë e madhe në të tanë Kosovën, me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor.[28] Thuhet në organin informativ të Lidhjes Kosovare. Sipas gazetës thuhej se qendra e këtij organizimi të ri kundër pushtimit të huaj mbahej në Ferizaj, ku autoritetet jugosllave, me gjithë se nuk kanë dhënë asnjë komunikatë, pretendojnë se kanë gjet arsenale armësh: 20 mitraloza të rënda dhe shumë pushkë. Dhe të arrestuar të shumta kryesisht ishin nga Ferizaj, nga Gjilani, nga Prizreni dhe nga Prishtina. Sipas të dhënave, thuhej se kryesisht të arrestuarit ishin intelektual si: arsimtar, student, por në mesin e tyre kishte edhe anëtar të partisë komuniste e këshilltar komunash. Të arrestuarit kryesor në këtë periudhë ishin : Metush Krasniqi[29], Mark Gashi[30], Nihat Maksuti[31], Qemal Kallaba[32], Xhemal Shaqiri[33], Sylë Dajkofci[34] etj. Gjykatat e Qarqeve ku ishin arrestuar të akuzuarit, akuzoheshin nga organet përkatëse se gjoja kanë qenë në lidhje me autoritetet komuniste të Shqipërisë për të organizuar një kryengritje në Kosovë. Ndërsa, gazeta thoshte se : “ tërë bota e di se faji më i madh i një milion kosovarëve është se kanë guxim t’i thonë vetes shqiptar, të kërkojnë flamurin e tyre dhe t’i dalin zot gjuhës, traditave dhe të drejtave të tyre, si grup etnik”[35] njoftonte gazeta. Lidhja Kosovare nëpër mes organit të saj të informimit “Përpjekja Kosovare”, shpreh revoltën dhe informon opinionin e gjerë botëror se ajo me anëtarët e vet që veprojnë në mërgim, si edhe të gjithë shqiptarët, janë zemëruar shumë për këto masa shtypëse të qeverisë së Jugosllavisë kundër pakicës shqiptare në Jugosllavi. Mbase persekutimeve të tmerrshme edhe proceseve gjyqësore që u mbajtën dy vite më parë, tash po përsëritet po ajo punë, po zbulohen gjoja armë dhe po bëhet kryengritje”.[36] Në vazhdim thuhej se “Ne po protestojmë kundër këtyre metodave shtypëse dhe u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në botën e lirë, me e ngritur zërin për me i mbrojt vëllezërit e tyre në Kosovën e robëruar[37]” reagon Lidhja Kosovare. Amnistitë që nuk i fitojnë shqiptarët Zakonisht ndodhte që para festave shtetërore jugosllave, pushtetarët të bënin amnisti ndaj të burgosurve. Një amnisti të tillë, pushteti i Beogradit e kishte aplikua në prag të festës së 29 nëntorit, festë kombëtare e Jugosllavisë. Edhe pse amnistia vlente për të gjithë, pa dallim kombi apo gjinie, sipas gazetës “Përpjekja Kosovare”, në mesin e të amnistuarve nuk ndodheshin intelektualët shqiptar, të cilët ishin burgosur e arrestuar sepse kishin kundërshtuar hapjen e shkollave në gjuhën turke për nxënësit shqiptar, e disa nga ata ishin dënuar se kishin festuar ditën e flamurit[38], festën më të madhe shqiptare, duke shpalosur flamujt kombëtar. Edhe një “margaritar” i pushtetit serb që haptas ishte futur në sistem. Në gazetë, lexuesi mundet me has edhe në informata të shkurtra por që kanë një peshë të madhe, ngase në mënyrë të shkurtër informohet lexuesi për padrejtësitë e shumta që bëhen ndaj popullit shqiptar në Jugosllavi. Një informatë e tillë vlen të cekët edhe ajo e shkrimit “Përvjetori i shkollës tetëvjeçare të Gjakovës”, ku thuhej se : ”Me 2 të dhjetorit të kaluam u kremtua përvjetori i Shkollës tetëvjeçare të Gjakovës. Gjakova, qendra e lëvizjeve kombëtare që dy vite më parë kishte organizua demonstratat nëpër rrugët e qytetit për “Liri e Shqipëri”, është dënua duke e bërë ndërrimin e emrit të shkollës nga emri i një shqiptari në emër të një luftëtari të Luftës së Dytë Botërore: “Voja Vllakçeviç”, edhe pse në këtë qytet popullata kryesisht, 100% është shqiptare[39], thuhej në shkrim. Investimet false në Kosovë Shpesh ndodhte në Jugosllavi dhe politika e saj false, të përhapte lajmin se shteti jugosllav do të investoj në Kosovë aq e aq para. Por shpesh ato të dhëna të premtuara u harronin dhe Kosova e pranuan o se pranuan pushtetarët, ngeli pjesa më e pa zhvilluar e Jugosllavisë. Në Kosovë investohej aq sa okupuesit i nevojitej sa për të shfrytëzuar resurset e pasura natyrore të saja, dhe ato që të gjitha përfundonin të përpunuara në tregun e brendshëm e të jashtëm Jugosllav. Mërgata shqiptare e kishte kuptuar me kohë lojën që po bënte politika shkombëtarizuese e Beogradit, andaj edhe bënte sarkazëm me fjalët që i kishte përhap Beogradi se gjoja ajo do të investojë në Kosovë mbi 80 miliard dinar për me industrializua Kosovën[40] dhe shkruante më tej se ende nuk dihej mirë se ky lajm i hapur është i vërtet apo është vetëm sa për propagandë.[41] E këso lajmesh në shtypin e Beogradit gati-gati ishin të përditshme, po kush besonte në shkrimet e tyre.
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19455/u1_PerpjekjaKosovare3.jpg Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi Në gazetën “Përpjekja Kosovare”, në vitet e 1953-1960, me të madhe gjenden shkrimet që i kushtojnë rëndësi shpërnguljes së madhe të shqiptarëve për Turqi. Edhe ky numër i gazetës ( nr. 6), në faqet e saja ka bërë një përmbledhje të gjerë për shpërnguljet e familjeve shqiptare për Turqi. Në shkrimin “ Emigrimi për në Turqi”, gazeta shkruan se në muajt e fundit dukshëm vërehet një ngadalësim i shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi. Sipas shtypit të Jugosllavisë thuhej se vetë autoritetet kanë fillua vetë mos me lejua shpërnguljen e tyre, ngase bota ka reaguar ashpër për këtë dukuri si brenda edhe jashtë saj, dhe me kohë kanë filluar reagimet nga jashtë. Por, për të arritur qëllimin e vet shkombëtarizues, pushteti ka ndërmarr masa të tjera për t’ia arritur qëllimit. Megjithatë edhe pse kanë reaguar forcat ndërkombëtare, qëllimi i jugosllavëve ishte që shqiptaret në një farë mënyre t’i quanin Turq. Gazeta në faqet e saja sjellë edhe lajme të cilat janë të argumentuara në mënyrën më të mirë, siç është rasti i Tetovës. Në Tetovë me të madhe shtrëngohen prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla turke duke iu kërcënua se nuk kanë me i punësua. Në katundin e Tearrcës , fshat me mbi 500 shtëpi, nga shkaku i 20 familjeve të turqizuara të mbetura nga bazat e vjetra të ushtrisë otomane, i tanë fshati i quanin si kombësi turke dhe si të tillë e kanë futur në planin e ministrisë për ta emigruar në Turqi.[42] E njëjta gjë thuhej se i ka ndodhur edhe fshatit të Çiflikut, prej 100 shtëpish, në të cilin fshat nuk ka asnjë turk. Edhe fshatin e Miletinës prej 150 shtëpish krejt shqiptare, e quajnë turk dhe e kanë futur në planin e emigrimit për në Turqi.[43] Fshati Zhelinë, në rrethin e Tetovës, me 300 shtëpi i banuar me shqiptarë, edhe ky fshat quhej turk nga autoritetet maqedonase, sepse një lagje e vogël “Çajan” përbëhet nga familjet e sejmenëve të bejlerëve turq të kohëve të shkuara dhe nuk dinë shqip[44]. Vrapishti, një fshat i komunës së Gostivarit, me afër 500 shtëpi shqiptare, edhe ky quhej si fshat i populluar me turq, dhe është paraparë nga autoritete që të shpërngulej për Turqi. Se edhe këtu, sikurse në fshatrat e përmendura më herët, ka ndoshta dhjeta veta që flasin gjuhen turke. Për këtë dukuri dhe për këtë shkombëtarizim të hapët që ushtron pushteti jugosllav, Lidhja Kosovare protestonte haptas duke e ngritur zërin lart dhe duke njoftuar opinionin e gjerë për padrejtësitë e shumta me të cilat bëhej presion tek popullata shqiptare në trojet e tyre etnike në Jugosllavi.
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM Wed Jan 12, 2011 2:29 am | |
| Reagimi i Beogradit ndaj Ballit Kombëtar Pushtetarët e Beogradit duke e parë aktivitetin e madh të organizatës politike “Lidhja Kosovare”, dhe duke e parë se reagimet që i bënte ajo për padrejtësitë e shumta që i bëheshin popullit shqiptar nga pushteti okupues dhe duke e vërejtur se të gjitha reagimet që i bënte kjo organizatë ishin me ndikim në politikën ndërkombëtare, ajo në radion e Beogradit kishte ndërmarrë një fushat për të deklasuar dhe denoncuar haptas një politik të tillë duke thënë se Balli Kombëtar po përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë. Në shkrimin “Radio Beogradi padit “Ballin Kombëtar” se gjëja se po përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë”, thuhej se “Me 3 dhjetor të vitit të kaluar, Radio e Beogradit ka sulmua Ballin Kombëtar”, i cili interesohej me të drejtë për Kosovën dhe shqiptarët, ajo i quan të gjitha këto se ai po përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë. Nga ana tjetër Mareshali Tito, në një fjalim që kishte mbajtur, ka thënë se shtypi shqiptar në emigracion ka botuar deri më sot mbi 170 shkrime mbi Kosovën duke dashur me vërtetua se kosovarët iu janë mohua të drejtat më elementare. Kurse sipas udhëheqësit jugosllav, pakica shqiptare në Jugosllavi i paska të gjitha të drejtat dhe paska shkolla në gjuhën shqipe, të cilat shkolla nuk i ka pas në kohën e regjimit monarkist[45] e të tjera. Të gjitha këto fjalë që i kishte thënë Tito-ja, me gjasë askujt nuk ia mbushin mendjen, ngase shkrimet e mëparshme që i kishte botua gazeta “Përpjekja Kosovare”, dëshmonin të kundërtën dhe gënjeshtrat nuk krahasoheshin me argumente të verifikuara mirë siç ishin botua për fshatrat shqiptare të Maqedonisë. Artikullshkruesi thoshte se :” ne duam që shqiptarët e Jugosllavisë të kenë po ato të drejta që i gëzojnë kombësitë e tjera atje. Por këtë duhet me na provua me fakte dhe jo me fjalë. Duhet që të lëshojnë nga burgu të gjithë të burgosurit politik, të mos bëjnë më presione mbi fshatrat shqiptare për t’u deklaruar turq, të mos iu bëjnë presione ekonomike dhe të tjera popullsisë dhe ta lënë krejt të lirë dhe të plotë arsimimin e mësimin në gjuhën shqipe. Vetëm atëherë mund të themi se fjalët e Mareshalit Tito kanë njëfarë vlere.[46] Ndërsa sa i përket reagimit ndaj “Ballit Kombëtar”, nuk mund të thuhej se po përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë, sepse Balli Kombëtar nuk po bënë tjetër gjë veçse po e ngrit zërin e vet për me u dal zot të drejtave të ligjshme të pakicës sonë në Jugosllavi, të drejta që janë caktua nga Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut edhe nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare[47], thuhej në shkrimin e gazetës “Përpjekja Kosovare”. Shtypi i mërgatës kroate shkruan për Kosovën Sikur që e kemi cekur më herët, shtypi i mërgatës kroate çështjes dhe problemeve të shqiptarëve që jetonin të okupuar nën Jugosllavi vazhdimisht i kushtonte rëndësi në faqet e saja. Kështu kishte ndodhur edhe më 1958, në numrin 10-11, të gazetës “Danica”, që botohej në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo botonte intervistën e kryetarit të Lidhjes Kosovare, të Dr. Nexhat Mitrovicës, që më parë e kishte botua gazeta “Besa” që u botonte nga mërgata shqiptare e Stambollit, në gushtin e vitit të kaluar (1958). Pasi që botonte intervistën, gazeta “Danica”, shtonte edhe këtë: “Deklaratës së Z. Mitrovicës dëshirojmë t’i shtojmë se edhe populli kroat e ndjek me simpati luftën e shqiptarëve të Kosovës për një vetëvendosje, edhe do të gëzohej kur këto krahina, të cilat janë pa dyshim shqiptare, do ti bashkohen një shteti Shqiptar, të lirë, demokratik dhe antikomunist”.[48] Thuhej në gazetën “Danica”. Radio Londra i kushton vëmendje të madhe Ditës së Flamurit shqiptarë Gazeta “Përpjekja Kosovare” në dy faqe tekst jep të dhëna se si Radio Londra i kushton rëndësi të madhe ditës kombëtare të ngritjes së flamurit shqiptar. Gazeta nuk e jep në tersi fjalën e lexuar në emision të Radio-Londrës, por pjesë-pjesë e boton edhe fjalën që u dha për Kosovën dhe popullin e robëruar të saj. Ajo fillon duke treguar gjendjen e rëndë të kosovarëve që jetojnë të robëruar dhe historikun që e solli Kosovën në kthetrat e ish-Jugosllavisë, se:“Sot na shqiptarët në mërgim festojmë përvjetorin e 46-të të Ditës së Flamurit. Nesër, ju në Shqipërinë e robëruar do të shtrëngoheni përsëri me marrë pjesë në demonstrata për nderë të 29 nëntorit... Si e dimë të gjithë , 29 nëntori është dita e shpalljes së republikës Jugosllave. Sa për pretendimin e Tiranës se kjo është edhe dita , kur ushtari i fundit gjerman u largua nga toka shqiptare, nuk ka asnjë provë dhe nuk ka asnjë fakt. Është vështirë me e marrë me mend se çka e shtyri ushtarin e fundit gjerman të largohej nga Shqipëria bash atë ditë kur Mareshali Tito kishte bërë planin me proklamua republikën e tij. Por, nga kjo del edhe shpjegimi fare i thjesht se Shqipëria ishte caktua nga Stalini të bëhej, me kohë, republika e shtatë e Jugosllavisë federative. Për të arrit këtë qëllim, ishte nevoja me farkua jo vetëm lidhjet vitale ekonomike, ushtarake e politike, si lidhja doganore, lidhja e valutave, standardizimi i forcave ushtarake dhe koordinimi i planeve ekonomike, por edhe disa lidhje historike, të cilat do të sheshonin rrugën për bashkimin e dy shteteve. Kjo është origjina, kuptimi dhe qëllimi i ditës së 29 Nëntorit, 1944, të cilën udhëheqësit e Tiranës po e reklamojnë edhe një herë si ditë çlirimi. Për Mareshalin Tito ky ishte një kurth shumë tinëzar. Për Hoxhën dhe Shehun servilitet dhe tradhti. Prandaj ata kanë nevojë kohë më kohë të fshehin fytyrën e tyre të shëmtuar prapa patriotizmit, si e bënë vitin e kaluar dhe si mund ta bëjnë edhe në të ardhmen[49], komenton Radio Londra. Më vonë vazhdon Radio-Londra, shton se :”Në rrethanat e tanishme, kur Shqipëria është bërë pararojë e fushatës antijugosllave, një ngjarje historike e tillë ka rreziqet e saja. Prandaj, për t’i pakua kokëçarjet, Hoxha dhe Shehu kanë gjet një fushë tjetër, ku të shiten si patriot. Tash ata po na mburrën si mbrojtës të Kosovës. Por, edhe këtu faktet flasin kundër tyre. Me qenë se Jugosllavia përbëhet nga kombësitë e ndryshme , Kremlini orvatet ta shfrytëzoi problemin e pakicave , për ta shtrëngua të bjerë në gjunjë. Si dihet, ky problem i ka sjell Evropës, dhe sidomos Ballkanit, shumë ngatërresa vjet me radhë. Problemi vetë i ka rrënjët në padrejtësi të kryera gjatë historisë moderne dhe si i tillë ka qenë shfrytëzua vazhdimisht nga fuqitë totalitare, ndër të cilat Rusia mban rekordin. Nga ana tjetër, Bota e Lirë është mundua gjatë këtyre 30-40 vjetëve ti gjejë një zgjidhje të drejtë me anë të Lidhjes së Kombeve dhe Kombeve të Bashkuara, bazua në parimin e vetëvendosjes së popujve dhe në idenë e një Evrope të Federueme. Kurse Rusia Sovjetike është mundua ta zgjidhë problemin me depërtime dhe shfarosje popullsish, si depërtimi i Tartarëve të Krimes, i Kalmukve etj. Dhe i një pjese të popujve të Baltikut. Prandaj, ankimi i Hoxhës për fatin e Kosovës tingëllon ashtu si asht: fund e maje hipokrit. Dhe aq më tepër, kur ngjarjet e zhvilluara në skenën shqiptare në këta 15 vjet tregojnë se sa çnjerëzore, negative dhe oportune ka qenë dhe është qëndrimi i komunistëve të Tiranës kundrejt problemit të Kosovës.[50] Më tej vazhdon Radio Londra, se kur Italia fashiste ishte në kapitullim e sipër, një konferencë me rëndësi u mbajt në Mukje të Tiranës, me 1 e 2 gusht 1943, ndërmjet Ballit Kombëtar, e kryesuar nga patrioti Midhat Frashëri dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare, ashtu si quhej atëherë Partia Komuniste e Shqipërisë. Mbas bisedimeve të gjata , një marrëveshje me gjashtë pika u lidhë dhe u nënshkrua nga përfaqësuesit e të dy palëve. Nuk zgjatë shumë as një javë, kur marrëveshja u prishë nga Komiteti Qendror i kësaj partie mbledhë në Labinot, me urdhër të emisarëve të Mareshalit Tito, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi. Ata kundërshtuan rreptësisht sidomos pikën 3 të Marrëveshjes, që thoshte : “ Të dy palët do të punojnë për një Shqipëri etnike të pavarur”. Që donë të thotë se të dy palët japin besën me vazhdua përpjekjet për një zgjidhje të drejtë të problemit të Kosovës.[51] Nga mbarimi i luftës komunistët e Shqipërisë dërguan një brigadë të tanë, për të ndihmua Titonë të nënshtronte shqiptarët e Kosovës. Deri më 1948, për Hoxhën dhe regjimin e tij ky problem ishte zgjidhë një herë e përgjithëson. Vetëm mbas 1948-ës, e sidomos mbas prishjes së marrëdhënieve në mes Jugosllavisë dhe shteteve komuniste, filluan komunistët e Tiranës të bëjnë shumë zhurmë për një zgjidhje të drejtë të këtij problemi. Po të shikojmë të kaluarën sovjetike, është kollaj me marrë me mend se çfarë zgjidhje mund të jetë kjo- një zgjidhje sipas kallëpeve komuniste, të cilën asnjë shqiptar nuk e dëshiron. Një problem si ky nuk zgjidhet duke derdhë lot krokodili. Problemi ekziston dhe të gjithë të interesuarit e pranojnë. Zgjidhja është shumë e vështir, por jo e pamundur. Nacionalizmi shqiptar këtë e kupton fare mirë dhe mbështetë në parim dhe metodat e demokracisë Perëndimore në përpjekjen e tij për një zgjidhje të drejtë të çështjes së Kosovës. Prandaj , orvatjet e kuislingëve të Tiranës me e shitë si mbrojtës e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare, qoftë duke mbrojtur të drejtat e Shqiptarëve të Kosovës, qoftë duke reklamua 29 nëntorin si ditën e çlirimit, janë dënua të dështojnë. Dita që na shqiptarët, kudo që gjendemi, po festojmë sot, 28 Nëntorin 1912, është dita që u sjell popullit tonë lirinë dhe pavarësinë e vërtetë. Kjo liri dhe kjo pavarësi u shkelën më 7 prill 1939 dhe nuk janë rifitua ende. 29 Nëntori 1944 e shtrini zgjedhën nga tirania fashiste në territorin komunist. Sot shqiptari, qoftë në Shqipëri, në Kosovë, apo në Botën Perëndimore, përulet me përbujtësi përpara Altarit të Atdheut edhe përkujton Etnitë, që lanë jetën për të.[52]
[1] Thirrje kosovarëvet, Përpjekja Kosovare, nr. 1. f. 2. 1957. Washington, SHBA [2] Po aty. [3] Kongresi i 7-të i Bashkimit Federalist të Komuniteteve Etnike Evropiane, Përpjekja Kosovare,nr. 1. f. 3.1957. [4] Rëndësia e pakicës shqiptare në Jugosllavi, Përpjekja Kosovare, nr. 1, f. 4, 1957 [5] Shpërngulja e kosovarëve për Turqi, Përpjekja Kosovare, nr. 1, 4. 1957 [6] Po aty. [7] Po aty. [8] Një shpallje e Ministrisë së Brendshme te Turqisë, Përpjekja Kosovare, nr. 1. 5.1957 [9] Jeta e Kosovarëve të dënuar, Përpjekja Kosovare, nr. 1. f. 5. viti 1957. [10] Zgjimi arsimor në Kosovë frikëson Beogradin, Përpjekja Kosovare, nr. 1. f. [11] Gazetat shqiptare përjashta lavdojn Komitetin”Lidhja Kosovare”, Përpjekja Kosovare, nr. 1. f. 6. 1957 [12] Agjentët e imperializmit grek mbrojnë imperializmin komunist të Beligradit, Përpjekja kosovare, nr. 1. f .6, 1957. [13] Letër Kosvarëve, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f.1. 1957, Paris [14] Po aty. [15] Po aty, [16] Monografia “Rexhep Mitrovica, 2008 [17] Lirimi nga burgu, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f. 2. 1957, Paris [18] Lirime me kusht, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f.2. 1957, Paris. [19] Vetëvrasje dëshprimi, Përpjekja Kosvare, nr. 3. f. 3. 1957. Paris. [20] Arratisje prej Kosove në Shqipëri”, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f. 3. 1957. Paris [21] Propagandë për qëndrim në Kosovë, Përpjekja Kosovare, nr. 3, f. 3. 1957. Paris [22] Konsullatat turke në Jugosllavi nuk u japin viza kosovarëve, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f. 4. 1957, Paris [23] Intervist e Mehmet Shehut gazettes” New York Times”, Përpjekja Kosvare, nr. 3. f. 4. 1957, Paris. [24] Aktiviteti I Kosovarëve në megrim, Përpjekja kosovare, nr. 3. f. 4. 1957. Paris [25] Aktiviteti I Kosovarëve në megrim, Përpjekja Kosovare, nr. 3. f. 4. 1957. Paris. [26] Nga shtypi ndërkombëtar, Përpjekja kosovare, nr. 3. f. 5. 1957. Paris [27] Lidhja Kosovare ven kurorë mbi varrin e Midhat Frashërit, Përpjekja Kosvare, nr. 3. f. 5. 1957, Paris. [28] Arrestime të reja në Kosovë, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 2. 1959. Paris [29] Metush Krasniqi [30] Mark Gashi [31] Nihat Maksuti [32] Qemal Kallaba [33] Xhemal Shaqiri [34] Sylë Dajkofci [35] Arrestime të reja në Kosovë, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 2. 1959, Paris. [36] Po aty. [37] Po aty. [38] Një amnesty nga e cila nuk fitojn shqiptarët, Përpjekja Kosovare, nr. 6. .f, 2. 1959. Paris. [39] Përvjetori I shkollës tetëvjeçare të Gjakovës, Përpjekja Kosovare, nr, 6. f. 3. 1959. Paris. [40] Industrializimi I Kosovës, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 3. 1959. Paris [41] Po aty. [42] Emigrimi për në Turqi, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 3. 1959, Paris [43] Po aty. [44] Po aty. [45] Radio Beogradi padit “Ballin Kombëtar” se përzihet në punët e brendshme të Jugosllavisë, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 4, 1959. Paris [46] Po aty. [47] Po aty. [48] Gazeta kroate “Danica” shkruan për Kosovën, Përpjekja Kosovare, nr. 6. f. 4. 1959, Paris. [49] Emisioni I Radio-Londrës për ditën e Flamurit, Përpjekja Kosvare, nr. 6. f. 5. 1959, Paris. [50] Po aty, f. 6. [51] Po aty. [52] Po aty. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM | |
| |
| | | | PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |