Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Takimi i kardinalëve në përballje me priftërintë imoralë Sun Nov 28, 2010 3:01 pm | |
| Takimi i kardinalëve në përballje me priftërinjtë imoralë
Vatikan-
203 kardinalë të Kishës Katolike nga e gjitha bota me ftesë të Papa Benedikti i 16 janë mbledhur në Vatikan në një takim të veçante kushtuar përballjes me priftërinjtë që shkelin normat morale. Ky takim nga njëra anë përbën një veprim të paprecedentë nga ana e Vatikanit, ndërsa nga ana tjetër dëshmon për seriozitetin e degjenerimit të priftërinjve dhe shkeljen e normave morale prej tyre, si dhe për numrin e madh të viktimave të abuzimit seksual nga ana e priftërinjve. Në fillim të këtij muaji, viktimat e abuzimeve seksuale të priftërinjve të mbledhur nga 13 vende të botës, kanë protestuar përballë Vatikanit duke kërkuar dënimin e priftërinjve që kanë abuzuar seksualisht me këto viktima.
Kjo është hera e parë që viktimat e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve janë mbledhur përballë Vatikanit, për të çuar zërin e tyre protestues deri tek papa Benedikti i 16. Papa Benedikti i 16 në reagim ndaj publikimit të rasteve të abuzimit seksual të priftërinjve me fëmijët në Amerikë, Gjermani dhe Irlandë është mjaftuar vetëm me shprehjen e keqardhjes, por pas përballjes së tij me protestat masive në vizita të ndryshme në vendet e tjera, papa bashkë me kardinalët e kishës katolike, duke organizuar takime të ndryshme mbi çështjen e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve është munduar të ulë valën e gjerë të protestave. Mirëpo edhe takime të tilla nuk kanë ulur në valën e protestave sidomos të viktimave të këtij abuzimi, sepse kësaj here këta persona janë mbledhur përballë Vatikanit për ti dërguar direkt papës, mesazhin protestues të tyre.
Vlen të theksohet se kardinalët kanë një ndikim të madh në kishën katolike dhe janë pikërisht ata që bëjnë zgjedhjen e papës apo shkarkimin e tij. Zakonisht takimi i këshillit të kardinalëve kryhet me dyer të mbyllura dhe ky këshill e lejon papën të këshillohet për çështjet e politikës themelorë të Vatikanit. Por edhe takimi i këshillit të kardinalëve në përballje me abuzimet seksuale nga ana e priftërinjve nuk është pritur pozitivisht sidomos nga viktimat e këtyre abuzimeve. Barbara Blin kryetarja e rrjetit të viktimave të abuzimeve seksuale, përpara takimit të këshillit të kardinalëve ka thënë: Ne këto takime i konsiderojnë pozitive vetëm nëse do të vërejmë marrjen e masave konkrete, sepse dhënia e vetëm disa deklaratave është tradhti ndaj fëmijëve dhe atyre personave me të cilët priftërinjtë kanë abuzuar seksualisht. Ajo gjithashtu ka shtuar se çdo njëri prej pjesëmarrësve në këtë takim mund të jetë pjesë e abuzimeve seksuale dhe me këto fjalë znj. Blin i është drejtuar William Zhozef Lavada, kardinali amerikan i cili drejton takimin e këshilli të kardinalëve në Vatikan. Vlen të theksohet se kardinali Lavada është akuzuar për fshehjen e rasteve të abuzimeve seksuale mbi fëmijët në kishën e San Franciskos.
(IRIB)
| |
|