Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Che Guevara

Shko poshtë 
+28
Riga
Eklips
Gjura
Muja e Halili
Tigrina
paioni
PeriiKeputur
Fjona
istogalia
zeriatdheut
Nezir Myrta
Epik
Orfe@
naqeta
tom sojer
echo
Lejla
besim78
Guximi
xhavo_
rolling
fatlum
Ago Muji
Eva0506
Leka i Madh
E_Bukura
Sofra
Beton
32 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 12:40 am

e ti xhavo mos harro qe keto ide guerile e kaen cliruar gati gjithe ameriken latine

dhe albin kurti eshte nje njeri qe e kerkon me te miren e popullit me cdo ksuht ashtu sic ka bere i madhi che guevara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 12:41 am

e ti xhavo mos harro qe keto ide guerile e kaen cliruar gati gjithe ameriken latine

dhe albin kurti eshte nje njeri qe e kerkon me te miren e popullit me cdo ksuht ashtu sic ka bere i madhi che guevara



por po e shoh se as une as kurrkush nuik mund te te binde per kete pune ty se je zhytur shume thelle ne propaganden e fese


Edituar për herë të fundit nga rolling në Tue Jun 03, 2008 12:43 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 12:43 am

Deshten apo nuk deshten kundershtaret e Che Guevares ai eshte simbol nga shumica e rinise ne mbar rruzullin qe ne jetojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:08 am

SHkrova kete mesazh dhe nuk pendohem,se komentatoret me aktiv ketu jane ekstremista te majte,thjesht pengje te historise qe i ka humbur busulla(si ata ushtare te humbur ne xhungel qe nuk e dine se lufta ka mbaruar me kohe) Me te vertete nuk arrij te kuptoj,mbaruar levdatat per CHE,tjeter çfar duhet te shtosh,medoemos kapercen ne dege tjeter,flet per komunizmin ne pergjithsi. Me vjen per te qeshur se ne i hoqem mbi kurriz,ishte nje popull i tere vullnetarisht i mbledhur,gjithe studentet e Tiranes,kur hodhen poshte bustin e xhaxhit,jo si heret e tjera kur i merrnin me pahir te mbanin parulla.E BUKURA citon xhaxhin "MBROJTJA ATDHEUT detyre mbi detyrat", Po pse nuk citon dhe te tjera psh:"Te thellojme luften e klasave" "TA zhvillojme luften e klasave edhe ne gjirin e familjes". Troç lufte civile, baba te spiunoje tek sigurimi te birin,nana gocen e vet,e anasjelltas.AI premtoi token fshatarit me parullen "TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON". Atehere perse beri kooperativat bujqesore dhe i ktheu argate te shtetit dhe jo bujq si premtoi?Perse i mori bagetine ne 1981 dhe beri tufezimin? Deri atehere bujqit mund te shitnin ne qytet prodhimet e tyre,por pas tufezimit dhe heqjes se oborrit vetjak filloi renia e panderprere ekonomike e vendit.Besoj se jane argumenta jo pallavra.Pallavrat i thoni ju qe s'dini çfar flisni.Ka disa fshatra me kosovare muhaxhir ne SHqiperi te ardhur pas viteve 20 nga DRENICA per shkak te represionit serb, ne s'ju pelqejne fjalet e mija shkoni dhe i pyesni per jeten qe kane bere.AH isha vetem 17 vjeç kur u largova nga SHqiperia,ishte thjesht nje sqarim per disa admirues te Spaçit dhe Burrelit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:12 am

Premtim, zotni keni folur fjale te mëdha, per te cilat gjithsesi jeni përgjegjës. Atë që e vranë Zoti, atij ska kush që i gjen qare.

Guevara ështe simbol i njerezve naiv e te paditur, i tinejxherëve që nuk e kanë kuptuar ende jetën, e lërë më punën e Che Guevares.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:17 am

lene ju demokratet qe nuk e dini qka eshte kjo per madheshtine e Che Guevares vetem ju mundeni me dyshu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:21 am

krejt
postimi9 i besimit e ka kete kuptim
Cito :
SHkrova kete mesazh dhe nuk pendohem,se komentatoret me aktiv ketu jane
ekstremista te majte,thjesht pengje te historise qe i ka humbur
busulla(si ata ushtare te humbur ne xhungel qe nuk e dine se lufta ka
mbaruar me kohe)

po
mu me duket qe ne pengjet e historise dhe ushtaret qe kemi humbur ne
xhungell me kalimin ekohes do te shohim qe kjo lufte ne te cilen po
luftojme en xhungel ka qene nje fitore e madhe e jona.

historia do ta tregoje madheshtine e enver hoxhes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:48 am

Ernesto Che Guevara 1928 - 1967

Ernesto (Che) Guevara ose siç thuhet më thjeshtë Komandante Che, hero i Amerikës Latine dhe një nga figurat më shumë-njohura të shekullit të 20-të. Argjentinas në origjinë mori pjesë në revolucionin e Kubës në krah të Fidel Kastros më 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista. Lindi më 14 Qershor 1928 në Rosario të Argjentinës dhe vdiq më 8 Tetor 1966 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjend dhe simbol për miliona të rinjë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempe! - Deri në fitore përgjithmonë. Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara ç'do të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij.


Kronologjia :
• 1928- Lindi në Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch.Vuan nga asma dhe familja e tij detyrohet të trasferohet në Alta Gracia ku klima është më e butë.
• 1945-1952-Trasferohet në Buenos Aires bashkë me familjen e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjeksi.Në vitin 1952 në moshën 23 vjeqare vendos të bëjë udhëtimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e amerikës latine bashkë me mikun e tij Alberto Granado.
• 1953-Diplomohet për mjeksi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër këtë herë me një shok tjetër Calica Ferrer.Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t’i afrohej ideve marksiste.
• 1954-1956-Njihet me një peruviane Hilda Gadea që më pas martohet me të më 1956. Do të kenë një femijë e quajtur Hildita.Trasferohet në qytetin e Meksikës atje njihet me Fidel Kastron.
• 1957-1958-Krijon kolonën e dytë revolucionare me Fidel Kastron.
• Merr pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clares.
• 1959-1960-Bëhet qytetarë kuban dhe merr pjesë në qeverinë e Kastros si ministër i industrisë dhe president i Bankës Nacionale.Martohet me Aleida March.
• 1961-1964-Merr pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.
• Vihet në komandë të mbrojtjes gjatë krizës së Gjirit të Derrave.
• Merr pjesë në Moskë për festimet e aniversarit të 47 të Revolucioni të Tetorit.
• Merr pjesë në asamblenë e OKB-se në New York. Me këtë rast jep edhe një intervistë televisionit amerikan (cbs). Niset për një udhëtim për në Afrikë
• 1965-Në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Me 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga kuba .Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
• 1966-Me një emër fals shkon në Bolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”
• 1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga partia komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevaren dhe me 8 Tetorë plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 Tetorë me urdhër të CIA-s vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë me të gjitha nderimet ushtarake.
Fëmiria
Ernesto Che Guevara lindi në Rosario (Argjentinë).Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch me origjinë spanjolle, dhe Celia de la Serna me originë angleze.
Megjithëse vuante nga asma, iu dedikua sportit ky ishte Rugby dhe Futbolli. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati .Në moshën 12 vjeqare merr pjesë në shumë turne shahu. Gjatë adoleshencës u tërhoq pas poezise duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i: Jack London, Jul Vern, Sigmund Froid. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 regjistrohet në Universitetin e Buenes Aires për mjeksi ku diplomohet në vitin 1953.
Udhëtimi në amerikën latine
Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në ameriken- latine . Në vitin 1951 një shok i tij , Alberto Granado i kërkoi Guevares që të merte një vit pushim nga shkolla për të ndërmarrë një udhëtim përgjat amerikes - latine .Kështu në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta Gracia me një motor Norton 500 cc(motorit ja vunë emrin: ("E Fuqishmja II").Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje) nga ku në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motoçikletës”
Pasi pa varfërinë masive të amerikës- latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja menyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të amerikës - latine.Udhëtimet e tij përgjatë amerikës- latine e bindën se Amerika jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njejtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë të një Amerike - Latine të bashkuar dhe pa kufi , e lidhur me të njejtën kulturë.
Në Guatemala
Më 17 Qershor të vitit 1954 në Guatemala fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz, e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-se e cila kishte stërvitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasaden e Argjentinës (ku më pas largohet për në Meksikë), e cila e regjistron si një “element komunist”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:54 am

Revolucioni Kuban

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionarë Kubanë të larguar nga Kuba përfshirë edhe Raul Kastron. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për t’u vedosur në Meksiko City.Atje vëllai i tij e prezanton me Guevaren. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjen e 26 Korrikut” e cila kishte si synim përmbysjen e diktatorit kuban Fulgencio Batista. Edhe pse ishte vendosur se Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit .Më 25 Nëntor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me qëllim për të mbërritur në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo kuban në bordin e anijes. Më 2 Dhjetorë zbarkojnë në La Playa de las Coloradas.Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batistës. Më pas u vendosën në malet e Siera Maesta për të filluar luftën guerrile kundër regjimit komunist të Batistës.
Guevara u bë një lider në grupin e rebelëve, një Komandant (major),i respektuar nga shokët për trimërinë e tij por edhe për egërsinë e tij. Ishte shkaktarë për vrasjen e shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin që ishin informatorë ose spiun.
Në ditët e fundit të Dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kollonenë e tij “Skuadra vetvrasëse”(një repart që zgjidhte misionet më të vështira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara .Qe një nga betejat më vendimtare e revolucionit. Më 28 Dhjetor Che Guevara mbrrin në Santa Clara atje vendos një komando provisor në Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pikë strategjike.Guevara e di se në këtë linjë do të udhëtojë një kolon e ushtrisë së Batistës me një tren me 18 vagona, në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatime dhe municione.Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit.Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me shumë zjarr dhe tym. Santa Clara kujton këtë betejë.Vagonat e rrëzuar janë akoma në të njejtin pozicion ku ishin atë ditë dhe dëshmojnë fitoren.Në një shesh të madh, ngjit me muzeun e dedikuar Che-së, ngrihet një statujë bronzi e Che Guevares ,sepse asnjë nuk duhet ta harrojë. Në 2 Janar të vitit 1959 kolona e Che Guevares futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një shkollë për analfabetët e ish-ushtrisë revolucionare.
Në qeverinë Kubane
Më 7 Shkurt të 1959, qeveria e re i jep Guevares titullin “Qytetarë Kuban”.Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, ku në fakt ishin ndarë që para se të nisej me anijen Granma. Më pas martohet me Aleida March, një kubane që ishte pjestare në “Levizjen e 26 korrikut” (ku me të do të ketë katër fëmijë: Aleidita, Camilo, Celia, Ernesto). Guevara bëhet ministër i industrisë. Me këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Në librin e tij “Mbi guerrilen”,Guevara mbështet modelin Kuban të revolucionit, e filluar nga një grup i vogël guerrilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdha të cilët do të mbështetnin rrebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevares do të dështonte më pas në Bolivi). Në teorinë e tij El socialismo y el hombre en Cuba mbështet nevojën për të krijuar një “njeri të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist.
Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk morri pjesë në luftimet, sepse Kastro e kishte vendosur në komandë më në perëndim të Kubës, në Pinar del Rio, atje Guevara zbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, e krijuar për të tërhequr vëmendjen kubanëve nga vendi i vërtetë i sulmit që ishte Gjiri i Derrave). Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të Raketave bërthamore sovietike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze Guevara deklaroi se Raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së. Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillimin dhe modernizimit e ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore. Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndajë detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vite si ministër (pas shumë disfata) miqtë e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara i përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”
Largimi nga Kuba
Në Dhjetorë 1964 Guevara shkoi në New York si shefi i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në këshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ Face the Nation i cbs. Më 7 Dhjetorë shkoi në Paris, mbas tre muaj shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania.
Guevara pasi vuri re ishte më i aftë për një rol si revolucionar sesa të një detyre ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros vendos që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve.
Në Kongo
Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 Marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që Che-ja të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbngulur që Che-ja të pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos). Gjatë misioneve afrikane Guevara u ndihmua nga kapo guerrilas Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilen si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgjë nuk më bindë se ai është personi i duhur në këtë moment”
Guevara i mësonte taktikat guerrile forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e qliruar në perëndim të liqenit Tanganica për stërvitjen e kongolezëve.Guevara ishte 37 vjec dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrise formale.Asma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë. Megjithëse kishte eksperiencën e marrë gjatë revolucionit kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clares.
Mercenar afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevares. Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Paftësia, dhe luftrat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri-tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mbas shtatë muaj, i sëmurë, i vuajtur nga asma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë. Në fillim Guevara donte që të qonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta.
Guevara nuk donte që të kthehej si humbës në ishull dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas këtyre muajve Kastro i kërkoi Guevares që të rikthehej në Kubë por Guevara pranoi që të kthehej vetëm për disa muaj, sa për tu bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-latine dhe prezenca e tij në ishulli duhet të ishte tepër sekrete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:54 am

Në Bolivi

Pasi i kthye në Kubë Guevara filloj planet për të sjellë revolucionin në Bolivi. Më 3 Nëntor të 1966, Guevara niset për në Bolivi me një pasaport Urugainane me emër Mena González, profesioni tregtarë. Reparti i guerrilasve përbëhej nga 50 persona, ishte i paisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcave boliviane.
Guevara në planin e tij për të nxitur revolucionin në Bolivi bazohej nga supozime që dolën më pas të gabuara.
Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushrisë vendase, të pastërvitut edhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së morri vesh për prezencën e tij në Bolivi, dërgoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Ushtria boliviane u stërvitur nga këshilltarë të Forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion RANGERS ekspertë për luftimet në xhungël. Ndoshta edhe reparetet e SHBA-së morrën pjesë në luftime. • Mendohej se partia koministe e bolivisë do të ndihmonte Guevaren, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa antarë të partisë morën pjesë si guerrilas. • Guevara priste që të rrinte në lidhje me radio me Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi trasmetuesi me valë të shkurtra që i’a dhanë doli që ishte i prishur, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.
Kapja dhe ekzekutimi
Forcat boliviane lokalizuan vendodhjen e Che-së pas ndihmës qe i dha një dezertor. Më 8 Tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në një këmbë dhe pasi pushka e tij iu prish nga një plumb. CIA sapo morri vesh kapjen e Che Guevares dha urdhër që të ekzekutohej menjëherë.Vrasësi ishte Mario Teran një ushtar i zgjedhur me short. Se qfarë ndodhi më pas ka disa versione. Disa thonë se Teran ishte tepër nervoz aq sa doli disa herë nga shkolla dhe e futën përsëri me zor. Për disa të tjerë Teren nuk pati kurajë të shikonte Guevaren në fyryrë dhe për këtë e goditi në fyt, plagë që do të ishte fatale.Versioni më zyrtarë është se Guevara morri disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Për të mos bërtitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se ku Teren futet në dhomë Guevara i thotë “E di je këtu për të më vrarë.QËLLO pra , je duke vrarë vetëm një njeri”.Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në 13:10 të 9 Tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u qua në Vallegrande dhe trupi i tij i’u tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-se si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande.Më 15 Nëntorë Kastro njohu vdekjen e Che Guevares dhe shpalli 3 ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë. Më 17 Nëntor të 1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një muzeum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja decizive e revolucionit kuban.
Monumenti i Che-se ngrihet nga një statuje që shkruan “Hasta la victoria siempre” dhe nga një lapidar që shkruan urdhërin e famshëm që më 21 Gusht të 1959 Fidel Kastro i ngarkoi detyrën, kolonel "Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde".
Ikona Revolucionare
Në fund të viteve 60 Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, El Che, del si fugura e një heroi ideal. Edhe nëse përjashtojmë bindjet e tija politike, imazhi i tij i një rebeli të përjetshëm, i një ëndrimtari që në realitet jentonte në një botë plot me padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevares bëhet më e dashur për një gjeneratë të tërë .Bëhet më e nderuar sepse shohim te ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më saktë, të të gjithë popujve, shkriu gjithqka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehemi e do të ndjehemi krenarë që shekulli i 20-të fiksoi në historinë e vet një njeri të atillë, si Che Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmen, i cili u bë mit që nuk perëndon. Ai mbetet personifikimi i politikanit të pakorruptueshëm. Njerëzit progresivë, kudo në botë, e adhurojnë atë. Adhurojnë sakrificën, që ai bëri për drejtësinë shoqërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 12:32 pm

xhavo_ shkruajti:
Premtim, zotni keni folur fjale te mëdha, per te cilat gjithsesi jeni përgjegjës. Atë që e vranë Zoti, atij ska kush që i gjen qare.

Guevara ështe simbol i njerezve naiv e te paditur, i tinejxherëve që nuk e kanë kuptuar ende jetën, e lërë më punën e Che Guevares.

Xhavo, jeni ju dhe ky besimi qe e devijuat temen. Keshtu qe, tani lereni Che-n me nje ane dhe me flisni ju per ata shqiptare qe kan qen dhe jane produktive per kombin tone, sepse te gjithe ata qe une i kam thene nuk qenkan sipas teje. Po pres kete pergjigje, dhe jo llafe kotesh ketu, mire?

Pergjegjesit per tjerat me takojne mu dhe jo ty apo dikujte tjeter. Jepi tani na thuaj ca emra qe ti i mendon. Nisja nga zogiqi deri tek rugoviqi, cilet jane tjeret? Dhe njekohesishte dua qe perveq Enver Hoxhes, ka plote emra tjere qe i kam permendur, mi hudhe poshte te gjithe nese mundesh.

Dhe, te lutem kurse ketu "Zotin" dhe keto perrallat rreth tij, kur te mbarojm kete debat, flasim edhe per ate dhe gjithqka tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:17 pm

THua qe jemi ne qe devijuam temen,por tani eshte zoteria jote qe po na fton te nderrojme teme dhe mos te flasim per Che por per shqiptare te tjere te medhenj,si ka mundesi qe ti ta besh kete ftese,apo komandon ti dhe duhet me te marre lejen ty.Komunistet keshtu kane qene gjithmone,po si shkove mbas fijes i ke punet keq.Une dhashe disa argumenta pak me siper.pse i anashkaloni?Jane te verteta ato qe shkruajta?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:23 pm

Premtimi shkruajti:
xhavo_ shkruajti:
Premtim, zotni keni folur fjale te mëdha, per te cilat gjithsesi jeni përgjegjës. Atë që e vranë Zoti, atij ska kush që i gjen qare.

Guevara ështe simbol i njerezve naiv e te paditur, i tinejxherëve që nuk e kanë kuptuar ende jetën, e lërë më punën e Che Guevares.

Xhavo, jeni ju dhe ky besimi qe e devijuat temen. Keshtu qe, tani lereni Che-n me nje ane dhe me flisni ju per ata shqiptare qe kan qen dhe jane produktive per kombin tone, sepse te gjithe ata qe une i kam thene nuk qenkan sipas teje. Po pres kete pergjigje, dhe jo llafe kotesh ketu, mire?

Pergjegjesit per tjerat me takojne mu dhe jo ty apo dikujte tjeter. Jepi tani na thuaj ca emra qe ti i mendon. Nisja nga zogiqi deri tek rugoviqi, cilet jane tjeret? Dhe njekohesishte dua qe perveq Enver Hoxhes, ka plote emra tjere qe i kam permendur, mi hudhe poshte te gjithe nese mundesh.

Dhe, te lutem kurse ketu "Zotin" dhe keto perrallat rreth tij, kur te mbarojm kete debat, flasim edhe per ate dhe gjithqka tjeter.


Rri ti kënaqu me këta idhujt tu, qe je bërë rob i tyre, se unë nuk te jap pergjigje ty, duke ndjekur mësimet e Zotit tim (që jam rob vetëm i tij) qe te polemizoj me njerez ashtu si është mëse miri. 

Duke qenë vetëkritik përkujtoj ketë ajet të Kur'anit: "Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). (6:108)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:25 pm

besim78 shkruajti:
Me vjen keq,kujtova se ishte forum i bashkimit kombetar dhe jo internacionalja komuniste,ju shqiptareve nga Kosova te djegur per Enver Hoxhen,ecni dhe çojini neper shtepite e juaja,nga nje bunker ose tunel,strehimi ka qene problemi me madhor per shqiptaret,por bunkera kishim secili te vetin,i merrni ju si trashegim prej Enverit,se nuk ka ngel tjeter gje.Parate i kane femijet e tij SOKOLI,PRANVERA dhe ARBENI(sot jane biznesmene pronare te DEKES)Babai i tyre kushedi si mallkon ne varr per kete herezi.

Besim, ky eshte shkrimi juaj i pari dhe qe e keni deviju temen plotesishte. Ktheu dhe lexo para ketij shkrimi tuaj, nese sheh diku qe une ( Komunisti) kam deviju temen apo kam dhen urdher qe te fliet jashte teme????

Te pakten une jam Komuniste, po ti qfare je?? E njeh veten?

Besim, per ty ndiej keqardhje, asgje me shume. Sepse nuk ke ide se per qfar po shkruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 1:31 pm

xhavo_ shkruajti:
besim78 shkruajti:
Me vjen keq,kujtova se ishte forum i bashkimit kombetar dhe jo internacionalja komuniste,ju shqiptareve nga Kosova te djegur per Enver Hoxhen,ecni dhe çojini neper shtepite e juaja,nga nje bunker ose tunel,strehimi ka qene problemi me madhor per shqiptaret,por bunkera kishim secili te vetin,i merrni ju si trashegim prej Enverit,se nuk ka ngel tjeter gje.Parate i kane femijet e tij SOKOLI,PRANVERA dhe ARBENI(sot jane biznesmene pronare te DEKES)Babai i tyre kushedi si mallkon ne varr per kete herezi.

Ashtu është o Besim. Këta po ia flliqin emrin "bashkimit kombtar" e "çështjes kombtare" me ideologji e emra që kanë qenë faktikisht kundraproduktive ndaj qështjes sonë kombtare shqiptare. Prandaj edhe unë si ti, them se duhet ta ndrroj emrin ky forum nga "bashkimi kombtar" në "bashkimi i proletarialit" apo "internacionalja komuniste".

Xhavo, lexo kete shkrim qe gjithashtu menjeher pas Besimit, keni deviju temen, tani une qendoj tek ky shkrim dhe riperseri dhe do ta riperseris se kush jane ata shqiptare qe kan qen produktive per qeshtjen kombetare dhe qe une i kam anashkalu?? Dhe gjithashtu perveq Enver Hoxhes, per te cilin kemi fol shume e shume, vazhdo hudhi poshte dhe thuaj se s'kan qen produktive per qeshtjen kombetare. Po i permend edhe disa te tjere: Adem Demaqi, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Ukshin Hoti etj. Mund te thuash se keta s'kan qen produktive per qeshtjen komebetare??? Me pas vazhdoj edhe me emra tjere...

Ec tani t'ja qesim piken ketij diskutimi njeher e mire, dhe leri perrallat per "Zotin" jane temat perkatese dhe mund te diskutojme aty dite-nate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 2:00 pm

Jam patriot,jam shqiptar,pa asnje grupim,thjesht zog i lire qe kerkon te fluturoje ne horizonte te hapura,jo ne kafaze te mbyllura ideologjike.Keqardhja eshte reciproke,sesi vajze e re si ty shperdoron rinine e saj me keto enderra ne diell. Flasim per Skenderbeun,Isa Boletinin,Dede GJolulin,Ismail Qemalin,Abdyl dhe Naim Frasherin,Fan Nolin,At Gjergj Fishten,Faik Konicen,Cajupin,Ali Pashen,Azem dhe SHote Galicen, Flasim per ata burra qe shkrine jeten e tyre per memedheun,qe i falen gjakun shqipes,jo per gjakataret e kombit. Ky me shume eshte nje mesazh per stafin drejtues qe me ftuan se ishte nje forum nacionalist,kombetar,sesa per ty, ti je thjesht nje utopike dhe jorealiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyTue Jun 03, 2008 2:06 pm

forum me nacionalist ska si te behet me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 10:56 am

Besimi 78, me vjen keq te ta them, por ti jeton ne nje kafaz akoma edhe me te keq. Edhe ti je i mbyllur ne nje kafaz dhe po je klostrofobik keq e ke. Kafazi ne te cilin ndodhesh ti quhet: "Urrejtje + Hakmarrje". Populli ka nje shprehje: "Uthulla enen e vet prish."

Une jam kunder Hitlerit, por kur dalin ketu simpatizante te tij dhe e mbrojne, po mire, kjo eshte pikpamja e tyre. Cfare ka ketu per te reaguar si reagon ti? Nderkohe qe ata flasin per Enver Hoxhen, qe do ti apo nuk do ti, i perket nje populli, mire a keq, i perket historise, dhe na beri komb me identitet.

Ti nuk je dakord sepse ke ca arsye te tuat. Okej na e thuaj mendimin kunder dhe je ne rregull, por kjo nuk do te thote se duhet te shkruash cte duash e te thuash cte duash. Kete lloj demokracie kerkoje ti?

Che Guevara ishte nje komunist boteror qe shkaterroi veten e tij per nje ideal. Sot ai eshte idhull sepse veprimin e tij e marrin si nje rebelizem, por askush nuk harron se ishte komunist.

Cili eshte ideali i politikaneve qe udheheqin Shqiperine sot? Te ashtuquajturit demokrate (anti)komuniste qe na solli demokracia qe na e paska kerkuar populli bashke me Xhavon e Besimin. A mos do te thoni qe kjo eshte e perkohshme? Kjo e perkohshmja perse nuk ka marre fund ne Amerike e kudo ne vendet e ashtuquajtura demokratike? Sepse nuk ka demokraci gjekundi. Ishte vetem sebepi per te rrezuar pushtetin e popullit dhe per te ardhur ne pushtet hajdutet, kopuket, zuzaret, hakmarresit, kriminelet ... qe te bejne ca pare ... shume pare ... maje kalit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 1:46 pm

Tom Sojer te siguroj qe klaustrofobine ma ndjellin njerez qe e mendojne si ti . Nuk pershkohem nga asnje lloj ndjenje urrejtje aq me keq hakmarrje,thjesht ju ka kaluar koha,keni bere deme kudo qe keni drejtuar pushtetin me dhune dhe terror.Demokracia nuk eshte perfeksioni,kete e kuptoj fare mire,por a njeh ndonje forme tjeter drejtimi?Te pelqente partia unike,monizmi,brohoritjet idiote dhe histerike pa kuptim,parullat dhe slloganet demagogjik? Normal qe do shkruaj ate qe dua une,per kete me pelqen demokracia,pa patur frike te them ate qe mendoj,apo duhet te kerkoj miratimin e partise dhe te shokeve komunist per te shprehur mendimin tim? Po te lexonit se çfar shkruajne sitet(linket) komuniste italiane lidhur me shqiptaret dhe ne veçanti me KOSOVEN dhe shqiptaret kosovare duke i trajtuar si terrorista,trafikante droge,armesh.. etj. Ju siguroj nuk mungon asnje duke filluar nga Ramush Haradinaj cilesuar si kriminel lufte,Agim Ceku,Hashim Thaçi e shume te tjere,qe s'me vine ndermend emrat.Me titullin KOSOVA eshte SERBI keto site bejne nje propagande te poshter dhe ofenduese ndaj gjakut te derdhur,TURP te keni dhe ju qe beheni bashkpunetoret e tyre.TOM SOJER ne te gjitha shkrimet e mia kam dhene prova,provat perpara vertetohen,pastaj hidhen ne kosh,ju beni te kunderten. JU keshilloja te gjitheve i hidhni nje sy ketyre linkeve qe sapo lartpermenda edhe stafit drejtues,po ashtu (SOFRES,ROLLINGUT,USHTARITTELIRISE,TE BUKURES dhe shume te tjereve)eshte propaganda komuniste italiane antishqiptare,jo e imja.Pasi ti lexoni TURP T'JU VIJE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 5:43 pm

Beso, c'ne kaq i revoltuar ti? Po ke dale nga tema more cun! Turpin tregojua atyre qe te kane prishur qetesine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 6:44 pm

O Tomi po ç'neh keshtu,ti zakonisht shkruan hartime,ndersa tani me pergjigjesh me 2 rrjeshta?C'me thua per ato qe te kerkova,a i vizitove ato linke qe te porosita "Ramush Haradinaj ose Hashim Thaçi terrorista" e te shohesh miqte tuaj komunist si ty me yllin me 5 cepa ç'mendojne per ne shqiptaret,qe KOSOVA eshte toke serbe,qe ne jemi terrorist islamik,narkotrafikante,qe Serbia eshte djepi i Europes. E di dhe une qe dola nga tema,por Lejla e shkroi te gjithe biografine e CHEse e s'ke çfar te shtosh,e siç e thashe me siper dalja eshte e pa evitueshme.Ne vend qe te me pergjigjesh,e te shoh se çfar mendon per keto linke te lartpermendura qe bejne nje propagande te ndyre dhe te poshter antishqiptare me shkruan dengla,por une e di se per ju vjen perpara ideali,ideologjia,dhe pastaj memedheu(o hiç fare).E pra per mua SHQIPERIA MBI te gjitha dhe çeshtja mbare kombetare, e shikon e them me qetesine me te madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptySat Jun 07, 2008 10:40 am

Besim mos fol per dengla. Nuk te ben emri komunsit o Besim, e para. E dyta, na e thuaj ate gozhden tende qe te fleme mendjen te gjithe me ty. Se ty po te kundershtove folkerke dengla.

Dy rreshta se hartimet jane jashte botes tende dhe fundja ti i thith ne ajer gjerat me dy rreshta. Mbase ata "komunistet" italiane, nuk e di une cilen race shqiptare kane parasysh kur flasin. E di ti? Beso o Beso ...

Te humburit jane gjithmone te humbur ... Jane te humbur sepse e humbasin toruan per jete te jeteve dhe shume breza. Kurse Che Guevara jeton ... po ashtu si Enver Hoxha, perjetesisht.

Terbohen dhe pervelohen humbesat nga emra te tille si Che Guevara. Po vezen e tyre nuk e bejne dot humbesat qe vetem glasa pule mund te prodhojne per te qelbur dynjane rreth e qark. Kjo eshte jeta ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptySun Jun 08, 2008 6:08 pm

O TOMI vazhdon te me pergjigjesh kodra mbas bregut.Raca shqiptarit eshte nji dhe e pandare,jane ata si ty qe na ndajne dhe perçajne.Enverin mbaje ti per zemer,une mbaj prinderit e mi qe me kane rrit. Revistat online jane tibereide,pane-rose,oservatorio dei balcani,rinascita balcanica,senzasosta,altrenotizie,campo antimperialista,mund te vazhdoj pa fund,jane stalinista si ju,miq te serbise dhe armiq te Amerikes,jane gati te shkelin mbi nenen e tyre vetem Amerika te zhduket nga faqja dheut. ZOTI BEKOFTE AMERIKEN DHE POPULLIN SHQIPTAR !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptySun Jun 08, 2008 7:05 pm

Besim, e paske shpreh nje mllef, por asgje nuk ke thene konkretishte! Edhe pse ty te duket qe jeni duke thene diqka te madhe, apo qe jeni duke perdorur argumente. Mirepo, e gjitha qe mundem te theme( per momentin) eshte se, nuk e njihni historin aspak. E keni permendur Skenderben, Abdyl Frasherin, Isa Boletinin etj., por me sa e shof vetem keni degjuar per keta emra dhe aspak nuk i njihni, se kush ishin, si luftuan dhe perse luftuan!! Sikurse, te ishte e kunderta qe e shoh une tek ty, ateher do flisje pak me ndryshe dhe do e vlersoje Enverizmin edhe nga kendet tjera, dhe jo vetem duke e cilesuar si komuniste, apo marksiste-leniste. Historia nuk e ka ne kete menyre ( Besim), qe ta mesoni vetem aty ku ty te teket.

Besim, jeni ju dhe ky Xhavo, qe te dyte ata te cilet e keni devijuar kete teme, dhe aq mendje lehte jeni sa guxuat t'me akuzoni mua se une jam nje komuniste i cili ben qfar te doje neper tema te ndryshme. Shiko me larte dhe shife veten, po dukesh sikur nje fashiste.

Besim, mund te te bej nje pyetje. Pse Amerika eshte sot ne Irak, Avganistan...?

Pres nje pergjigje te shkurter dhe te thjeshte, ne menyre qe ta kuptojne te gjithe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 EmptySun Jun 08, 2008 7:10 pm

Besim, mund te te bej nje pyetje. Pse Amerika eshte sot ne Irak, Avganistan...?

I bashkangjitem pyetjes se Premtimit, besoj se nuk ja ke iden si te pergjegjesh, sepse po shihet se paske shume pak njohuri rreth atyre se cfare bene Amerika sot neper bote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Che Guevara - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Che Guevara   Che Guevara - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Che Guevara
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: