|
| Che Guevara | |
|
+28Riga Eklips Gjura Muja e Halili Tigrina paioni PeriiKeputur Fjona istogalia zeriatdheut Nezir Myrta Epik Orfe@ naqeta tom sojer echo Lejla besim78 Guximi xhavo_ rolling fatlum Ago Muji Eva0506 Leka i Madh E_Bukura Sofra Beton 32 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Che Guevara Tue Oct 09, 2007 6:43 pm | |
| Komandante Che, hero i Amerikes Latine dhe nje nga figurat me te shume-njohura te shekullit 20-te. Argjentinas me orgjine mori pjes ne revulucionin e Kubes ne krah te Fidel Kastros.etj etj. Ishte nje dite zije e manifestimesh dje ne Kuba e gjithe Amerikan Latine,ku perkujtonin Komandantin e pavdekshem Ernesto che Guaevara. Kush me te verte ishte che Guevara..??[ | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Thu Oct 11, 2007 11:05 pm | |
| Nje thenje thuhet ku eshte droga eshte Che guevara sa eshte e vertet kjo..? 1928- Lind ne Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch.Vuan nga asma dhe familja e tij detyrohet te trasferohet ne Alta Gracia ku klima eshte me e bute 1945-1952-Trasferohet ne Buenos Aires bashke me familjen e tij per te vazhduar shkollen e latre per mjekesi.Ne vitin 1952 ne moshen 23 vjecare vendos te beje udhetimin e tij te pare (rreth 4.500 km) per te vizituar kontinentin e amerikes latine bashke me mikun e tij Alberto Granado 1953-Dipllomohet per mjeksi dhe vendos te beje nje udhetim tjeter kete here me nje shoke tjeter Calica Ferrer.Fillon te interesohet per politiken dhe filloi ti afrtohej ideve marksiste 1954-1956-Njihet me nje peruviana Hilda Gadea qe me pas martohet me te ne 1956.Do te kene nje femije e quajtur Hildita.Trasferohet ne qytetin e meksikes atje njhiet me Fidel Kaston 1957-1958-Krijon kollona e dyte revolucionare me Fidel Kastron; Merr pjese ne pushtimin e Siera Maesta-s dhe ne sulmin e Santa Clares 1959-1960-Behet qytetare kuban dhe merr pjese ne qeverine e kastros si minister I industries dhe president I Bankes Nacionale.Matrohet me Aleida March. 1961-1964-Merr pjese ne konferencen te shteteve amerikane ne Punta del Este. Vihet ne komande te mbrojtjes gjate krizes se Gjirit te Derrave Merr pjese ne moske per festimet e aniversarin te 47 te Revolucioni te tetorit Merr pjese ne asamblene e OKB-se ne New York. Me kete rast jep eshe nje interviste televisionit amerikan (cbs).Niset per nje udhetime per ne afrike 1965-Ne mars rikthehet ne Kube dhe del per te fundit here ne public. Ne 1 prill ne nje leter Kastros deklaron arsyet e tij per largimin nga kuba .Me pas ne menyre te fshehte largohet per ne Kongo. Pas gjashte muaj kthehet perseri ne kube. Atje pergatit nje plan per te sjelle revolucionin ne Bolivi 1966-Me nje emre fals shkon ne bolivi. Atje fillon te shkruaj “Ditarin” 1967-Lufta guerrile ne bolivi nuk pati mbeshtetje nga partia komuniste boliviane dhe nga popullsine vendase, ushtria boliviane po e ndiqte guevaren dhe ne 8 tetore plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Me 9 tetore me urdher te CIA-s vritet. Varroset ne nje vend sekret ne Vallegrande dhe trupi i tij gjendet ne 1997 dhe rivarroset ne Kube me te gjitha nderimet . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Sat Oct 20, 2007 4:18 am | |
| Të gjitha këto luftëra, shfrytëzime të cilat po bëhen ndaj popujve të robëruar nëpër botë,tregojn se sa madhështorë ishin ata si Ernesto Che Guevara dhe disa udhëheqës shtetëror që luftonin për një Botë jo si kjo sot që është në të vërtet realisht kur për një ditë së paku vriten 100 jetra në ditë.
Andaj kur njerzt shikojn realitetin sot. Ata i madhështojn këta njerz si Che Guevara. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Oct 22, 2007 4:14 pm | |
| Ernesto Che Guevara, edhe sot e gezon vemendjen globale, dhe per kete jane te zemeruar disa... Per Che-n, jane shkruar shum e shum libra per nje kohe mes te shkurter dhe shum poet, muzikant nga e gjitha bota e kujtojn me admirim. Ne Itali u vune ne gare 14 autor kengesh dhe muzikant te shquar me temen:"Çe Guevara." Te till personalitete artistike si: -Domeniko Modugno dhe Silvanno Spadaccino me kengen: Ç'era un ragazzo dalla barba nera. -Sergio Endrigo-Usingolo me kengen: Anch io ti ricordero. -Loredana Berte-Pikoli-Bikaman u paraqiten me kengen:Il Komandante Çe Guevara. -Angelo dhe Luiza Branduardi u paraqit me kengen: Primo april 1965. -Ivan Kattaneo me kengen: Ça, ça, Çe Guevara.........Etj.etj. Pra, keto kenge nuk u krijuan thjesht per te frymezuar folklorin, por per te knaqur nje kerkes masash pertej imazhit qe shum njerz ne kete bote, kan per te. Per kete mit, per kete hero emblematik. Vjersha e Çe Guevares "Plaka Maria" keto vargje te shkruara nga dhimbja tregojn me mir se sa bote te pasur shpirterore dhe sa human ka qene Çe-a.Pra keto vargje denoncojn padrejtesin, genjeshtren dhe mjerimin.Gjithashtu ato jane edhe nje akt-akuze per keta...qe shkruajn se Çe Guevara ka qen "terrorist","rebel","aventurier","revolicionar romantik" e te tjera shpifje...per kete njeri-mit,per kete njeri-ikone,per kete njeri-embleme, qe koha e ka vendosur ne panteonin e njerzve me te dashur, qe ka nxjerre njerzimi,per te cilin Çe Guevara dha gjene me te shtrejte,jeten. Pra ky njeri vlersohet sepse sakrifikoj rinin e vet, familjen, dhe jeten per kauzen e shenjte te liris se popujve te shtypur dhe per drejtesi shoqerore. Ai braktisi kolltukun komod te ministrit te republikes se Kubes revulucionare, largoi vehten nga rehatia personale, u nda nga femijet e tij te dashur e te mitur, vetem e vetem se ishte i perkushtuar per mbrojtjen e njerzve te mjeruar , nepermjet luftes revolucionare.Gjitha keto i beri me vepra e jo me fjale. Keshtu eshte modeli i njeriut te ri. I vetmi "mekat" i Çe-s eshte se ai deshironte lumturi tokesore per te gjithe qeniet njerzore te botes. Çe-a, thoshte-"Komunist i vertete eshte ai, qe ndjen edhe dhembjen e atij, qe vuan ne vendet e mjeruar." Do e perfundoj me nje tjeter thenje te tij:"Kam aq shum vellezer sa nuk i numeroj dot dhe kam vetem nje moter te bukur, e ajo quhet liri..." | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Oct 22, 2007 4:56 pm | |
| Kurr ishet akoma i ri Guevara kaloi shume kohe duke udhetuar ne ameriken- latine . Ne vitin 1951 nje shok i tij , Alberto Granado i kerkoi Guevares qe te merte nje vit pushim nga shkolla per te ndermare nje udhetime pergjat amerike- latine . Keshtu ne vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta gracia me nje motor Norton 500 cc(motorit ja vune emrin: "E Fuqishmja II").Guevara pershkruajti kete udhetim ne librin "Latinoamericana" (Notas de viaje) nga ku ne vitin 2004 u be film i titulluar “Ditari i motocikletes” | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Nov 30, 2007 1:40 am | |
| | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Che Guevara Sat Dec 15, 2007 1:50 am | |
| Ernesto Çe Guevara, kam pasur raste te ndegjoj qysh heret, sidomos nga nje i aferm i imi, i cili ne ate kohe ishte student. Dikur me vone kam pasur fatin qe te lexoje nje liber per jeten dhe veprimtarin e Çe Guevares. Perveq kesaj kohen e fundit kam lexuar edhe neper internete dhe sot mund ta pranoj se e kam idoll, ndoshta ngase edhe une si qdo i ri kam shpirte revolucionar. Mirpo, e di se ka njerze qe nuk e ndajn te njejtin mendim sikur une per Çe Guevaren, gje qe eshte mese normale, ngase qdo kush gjykon nga kendveshtrimi i vete. Prandaj do te mundohem qe te sjell disa shenime ketu, qe ndoshta per dike-dike jane te panjohura.
Shqiptarët që njohën Çe Guevarën
Botimi i Jovan Janos tregon për lidhjet e simbolit revolucionar me personalitete të ndryshme të vendit
“Ai merrte pjesë rregullisht në festat që organizonte ambasada jonë në Kubë, me rastin e 29 Nëntorit”
Lajmi ishte tepër i fshehtë. Simboli i revolucionarëve në të gjithë botën, Çe Guevara do të vinte në Shqipëri për një vizitë. Gjithçka duhej të ishte sa më sekrete, për shkak se vendi ynë po përjetonte krizën e madhe të “divorcit” me Bashkimin Sovjetik. Pikërisht, 45 vjet më parë, në korrik 1960, Çe Guevara jo vetëm që erdhi në Tiranë, por takoi edhe kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu. E gjithë “aventura” e tij në Shqipëri kaloi në heshtje, por sot gati një gjysmë shekulli më vonë, shumë shqiptarë tregojnë për Çenë. Edhe pse e kanë njohur në vende dhe rrethana të ndryshme, përshtypjet e tyre jepen të përmbledhura në një libër autobiografik për Guevarën, që mban emrin e autorit Jovan Janos. Duke përzgjedhur pjesët më “pikante” të kësaj vepre, gazeta “Dita” boton kryesisht lidhjet që shqiptarët patën me mitin e revolucionit, Çe Guevara.
Shqiptarët dhe Çe Guevara
Marrëdhëniet diplomatike me vendin e bukur të Karaibeve gjatë viteve ’60 bënë që midis Shqipërisë dhe Kubës të kishte kontakte për probleme të ndryshme politike, ekonomike, kulturore, etj. Në këtë kuadër, shumë personalitete të këtyre fushave kanë patur rastin të takohen e të këmbejnë opinione me Çe Guevarën. Të tillë ishin: Mehmet Shehu, Josif dhe Evelina Pogaçe, Bilbil Klosi, Kiço Ngjela, Mihallaq Gjinikasi, Qemal Myrseli, Labo Abazi, Tiri Çollaku, etj. Madje, Pertef Hasanmataj ka takuar edhe të atin e Çesë, Guevara Lynch.
Mihallaq Gjinikasi
“...gjatë bisedës me ne, Guevara na tha se ndjehem shumë i gëzuar që ju takoj, sepse jeni përfaqësues i një vendi të vogël, por me histori të madhe. Di që edhe ju keni luftuar kundër shtypjes dhe mjerimit, sikundër edhe ne, kubanët. Kjo është një arsye më shumë që unë bëj vizita rregullisht në ambasadën tuaj... Pastaj shtoi se kur kish vizituar Bashkimin Sovjetik kishte mbetur disi i zhgënjyer. Pati takuar udhëheqës që flisnin në emër të popullit, por hallet e popullit nuk i njihnin fare, pale t’i zgjidhnin!... “Me ç’pashë, socializmi mund të rrezikohet – tregonte Guevara”. Fliste me zjarr për planet e ndërtimit të Kubës, por nuk harronte të theksonte dhe një gjë tjetër: “Luftarak është ai që lufton jo vetëm për të mirën e vendit të vet, por edhe për popujt e vendeve të tjera të shtypura.... A duhet të ndihemi të qetë, kur shikojmë se shumë popuj të Amerikës Latine dhe të Afrikës vuajnë nga shtypja dhe mjerimi?! Komunist i vërtetë është ai që ndjen edhe dhimbjen e atij që vuan në vendet e mjeruara”. Guevara, nga ç’kuptova gjatë bisedës me të, ishte një idealist i madh. Ndoshta – ndoshta, tek ai manifestohej ajo ç’ka i pat vënë në dukje ca më vonë, Fidel Kastro: Ecte “sipër” ëndrrave dhe përbuzte çdo rrezik”.
Qemal Myrseli
“...Nuk ishte si çdo udhëheqës tjetër. Ishte veshur thjesht. Shumë thjesht. Berreta me yllin e kuq, vendosur pak si mënjanë mbi kokë, ishte tejet e përdorur, për të mos thënë e vjetër. Këmisha e tij ishte nga ato, që me sa merrej me mend, ai e përdorte çdo ditë. Kështu edhe pantallonat apo këpucët. Dikush mund të mendojë se Çea ishte i pakujdesshëm ose moskokëçarës, qoftë edhe për paraqitjen e jashtme. Jo! Nuk ishte kështu. Nga ç’dëgjuam dhe mësuam në vizitat e shumta që bëmë në Kubë, dolëm në përfundimin se Çe Guevara nuk dëshironte të krijonte diferencim, deri edhe për veshjen. Ai synonte që të ndikonte në masën e gjerë të njerëzve me të gjitha mundësitë që i jepeshin, pra edhe nëpërmjet veshjes... Në ato 5 javë që ndenja si mik në Kubë, ai që m’u fut më shumë në zemër ishte Çea. Ky njeri i madh në zemër i gjithë kontinentit latino-amerikan kishte “shkuar” dhe kishte “gjetur” thjeshtësinë. Më mirë do ta mendoja tjetrën: Thjeshtësia kishte “lëvizur”. Në shumë njerëz të shquar dhe...kishte qëndruar pikërisht te Çea. Po, po, pikërisht te Çe Guevara!
Tiri Çollaku
Ndërsa zbrisja shkallët e hotelit “Havana Libre”, diku në një kat dëgjohej një zhurmë njerëzish. Kthej kokën, kur ç’të shoh?! Një grumbull të rinjsh e të rejash që përqafonin dikë. Afrohem dhe sytë më ngulen te Çe Guevara. Atë e kishin rrethuar dhjetra njerëz, ardhur posaçërisht nga Argjentina. Dhe çdokush prej tyre mundohej ta përqafonte i pari. Ishte vërtet një skenë prekëse. Në sytë e Çesë dalloheshin vetëm lotë. Lotë malli. Por, pse mos të themi dhe lotë dhimbeje. Për këta të rinj, të ardhur nga Argjentina e largët, Çe Guevara ishte simboli i dëshirave të zjarrta për lirinë dhe mirëqënien në të gjithë Amerikën Latine dhe në të gjithë botën. Në ato 3 vjet që qëndrova në Kubë si përfaqësues tregtar i Shqipërisë, Guevarën e pashë të marrë pjesë rregullisht në festat që organizonte ambasada jonë me rastin e 29 Nëntorit. Vinte jo se ishte më i ngeshmi. Përkundrazi, ishte ndër ministrat më punëtorë të qeverisë së Kastros...Çe Guevara ishte një personalitet mjaft i veçantë dhe i spikatur. Këtë gjë e vinim re në mjaft aspekte. Edhe pse ishim punonjës me një status të veçantë nuk e kishim të vështirë të kuptonim se në gjirin ePartisë Komuniste kubane kishte diversitet mendimi, gjë që bëhej publike në ekranin e televizionit. Por Çe Guevarën nuk e pamë asnjëherë të merrej me debate politike. Siç duket, ai i mbante sytë, mendjen dhe zemrën vetëm te populli...”.
Takimi i fshehtë i Mehmet Shehut me Çe Guevarën
Ky është tregimi i një diplomati shqiptar, që nuk pranoi të paraqitej i identifikuar. Ja çfarë thotë ai: “Për Ernesto Çe Guevarën nuk dija shumë gjëra. Kisha lexuar diçka nga shtypi i huaj, nga i cili informohesha në mënyra krejt të ndryshme. Shtypi perëndimor e paraqiste si “terrorist”, gati-gati të çmendur, ndërsa shtypi i vendeve të Lindjes e jepte krejt ndryshe: E paraqiste si një mjeshtër të gueriljeve, si një ndezës i shkëndijave revolucionare, si një revolucionar shëtitës...Kisha marrë detyrën që ta prisja në Tiranë. Ashtu bëra. Vizita e tij bëhej e fshehtë, sepse kështu ishte kërkesa e tij, por edhe rrethanat politike të asaj kohe e bënin edhe më të fshehtë këtë vizitë. Ishte koha kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin çekuilibruar. Aq sa dija ose më saktë, aq sa mund të dihej në atë kohë, kuptoja se Çe Guevara ishte me të vërtetë një revolucionar, por si të thuash një revolucionar i një tipi të veçantë. Afërsisht i atij formimi ishte dhe Fidel Kastro. Edhe revolucionin kuban, këta, bashkë me të tjerë, e udhëhoqën jo përmes një kryengritjeje të përgjithshme të armatosur, por falë frymëzimit, organizimit dhe drejtimit të një force të caktuar politike. Jo, në Kubë shkëndijat e ndezura nga gueriljet, duke gjetur një terren të gatshëm, përhapën një zjarr të madh, që çuan në shporrjen e diktatorit Batista. Le të kthehemi, aty ku e lamë: Teksa e takova në çastin që sapo mbërriti, Çe Guevara qëndronte i heshtur. Ndoshta ndjehej i lodhur. Ndoshta ndjehej i vetmuar, në një vend krejt të panjohur për të.
- Këtu në Shqipëri ndjeheni si në shtëpinë tuaj, - ndërhyra unë, kur vura re se Çe Guevara ndjehej si gjysmë i hutuar. Ishte fillimi i vitit 1960. Ai nuk ishte më shumë se 32 vjeç. Me fytyrën e tij plot qime dhe me sy të shndritshëm, ai mundohej të fuste në dritën e vështrimit të tij sa më shumë hapësirë nga natyra e Tiranës dhe sidomos nga masivi gjigand i malit të Dajtit....(vijon nesër) Përgatiti: Elisabeta ILNICA
JOVAN JANO
Autori që solli në shqip heroin e shumë popujve
TIRANË - Jovan Jano lindi në Libofshë të Fierit, më 1 korrik 1949. Është diplomuar në 1972, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Shqip dhe Rusisht. Ka punuar arsimtar dhe specialist i arsimit dhe kulturës, si studiues dhe publicist. Ka botuar vazhdimisht në organe të ndryshme të shtypit, kryesisht publicistikë, histori, skica letrare, ese, etj. Botimet kryesore të tij janë: “Ernesto Guevara, hero i mitologjisë revolucionare”, “Martin Luter King”, “Mahat’ma Gandi”, “Historia e doganave shqiptare”, “Kohëra dhe profile”, “Historiku i Ministrisë së Financave”.
VLERËSIMI/ Çfarë thonë historianët botërorë mbi heroin latino-amerikan
Miti, që sfidon në të gjitha kohërat
TIRANË – Ai është një simbol, një hero dhe një mit. Kështu është cilësuar Çe Guevara nga historianët më të mëdhenj të botës. Teksa, secili më vete është munduar që të bëjë autobiografinë e këtij revolucionari të madh, ajo çfarë ka dalë e përbashkët është rrënjosja e thellë e këtij personazhi në mendjen e brezave të rinj. Edhe pse ai ka vdekur që në vitin 1967, edhe sot e kësaj dite, miti i Çe Guevarës është shumë aktual. Të vjetër dhe të rinj, adoleshentë, madje edhe fëmijë, herëpashere tentojnë që të imitojnë rolin e revolucionarit në jetën e përditshme. Të zhgënjyer nga realiteti i përditshëm, këta njerëz kërkojnë shpëtim tek idealet e Çesë. Vrarë më 9 tetor, në Valle Grande, Çe Guevara jeton i gjallë në idetë, që mbartin sidomos të rinjtë me moral të pastër dhe romantikë revolucionare, por kurrsesi aventuriere. Nuk është aspak rastësi që shumë njerëz të brezit të ri, figurën e Guevarës e kanë simbol, e kanë idhull në jetë. Vitet kalojnë dhe figura e Çe Guevarës bëhet më e dashur për një gjeneratë të tërë. Bëhet më e nderuar, sepse shohin tek ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më saktë të të gjithë popujve, shkriu gjithçka kishte më të shtrenjtë, edhe jetën. Të rinjtë e të rejat që po e shohin fare qartë se cili është rendi i ri botëror, se cilat janë të “mirat” e tij, që po jetojnë plagët më të tmerrshme të shoqërisë: krimin e organizuar, drogën, korrupsionin, trafikun klandestin, prostitucionin, papunësinë masive, mungesën e perspektivës “thërrasin” Çe Guevarën. Ta ulin kokën, të mësojnë nga jeta e tij dhe veprimtaria e heroit latino-amerikan.
JETËSHKRIMI
Ernesto, djali që njihet vetëm me pseudonimin Çe
TIRANË – Në të gjithë botën, ai njihet si Çe, edhe pse emri i tij i vërtetë është Ernesto Guevara. Ai lindi më14 qershor 1928, në Rosario të Santa Fesë, një qytet ky mjaft i populluar në brigjet e lumit Parana, në Argjentinë. Ishte i pari fëmijë i familjes. Pas tij kishin lindur katër vëllezër: Celia, Roberto, Martin dhe Beatriç. Kur ishte vetëm dy vjeç, ai u godit rëndë nga astma. Familja e tij qe detyruar të largohej prej vendbanimit, në një zonë kodrinore me një klimë subtropikale, duke u vendosur në një zonë me klimë më të thatë. Këtu do të banonte në qytetin Alta Gracia, mbi Seria Kordoba. Tani, ai do të kishte kushte shumë më të mira për përmirësimin e shëndetit. Sëmundja që nuk i ndahej dhe shëndeti i dobët vonuan shkuarjen e tij në shkollë. Madje, edhe në vitet që pasuan, ai qe i shtrënguar të qëndronte në shtëpi, për periudha të gjata. Karakteristike për të, ka qenë mbajtja e një ditari, sidomos gjatë kohës kur u vu në krye të guerilasve. Në këto fletë vijnë detaje nga luftimet e përditshme, si dhe takimet e larta me personalitete të ndryshme të botës. Vdiq në vitin 1967.
Do mundohem tjeter her te sjell edhe ndonje matrial, kuptohet nese eshte e nevojshme. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Sat Jan 05, 2008 12:36 pm | |
| ju flm E_bukura Premtimi Sofra per kohen qe merni per te madhin Ce. Eshte knaqsi te lexoise keta shkrime per Che Guevara. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Thu Jan 10, 2008 1:54 pm | |
| Pershendetje per temen
Çe - ja rradhitet perkrah emrave te medhenje te revolucionit latinoamerikan ne hapesire e kohe. Amerika Latine nxorri pishtare te medhenje te clirimit duke filluar nga Simon Bolivari i cili cliroi Ameriken Jugore nga spanjollet, Emiliano Zapata prijesi i revolucionit meksikan, Revolucioni i rio Grandes me te madhin Bento Gonsalevs da Silva, etj, etj.
Çe ja shkelqen mbi shekuj. Nje jete e mbrujtur me vuajtje dhe perqapje per liri e clirim. Çe - ja shkelqen.
Por eshte dicka qe na lidh me shume me Ce - ne. Ato jane vizitat e shumta qe ia bente ambasades se nderuar shqiptare ne Kube (merreni me mend Shqiperia gjate socializmit ka pasur ambasada te shumta edhe ne amerriken latine) vecmas gjate festes sone kombetare, dites se flamurit 28 Nentori.
Çe - ja fliste ne superlativ per popullin shqiptar dhe historine e celikte te popullit tone. Çe - ja cmonte jashtezakonisht revolucionin e madh shqiptar partizan i cili shporri hitlericen gjermane dhe vendin e revolucionarizoj si kurre me pare.
Vajza e ambasadorit shqiptar ne Kube eshte pagezuar pikerisht nga Guevara. Emrin ia ka vene Suzana.
Ditari i Bolivise, i cili eshte i njohur ne mbare boten, i cili pershkruan ndodhite e Çe - se ne Bolivi, pershkruan edhe emra qe i perkasin vetem onomastikes shqiptare. Pra Çe ja ka pasur shoke shqiptare te cilet jane solidarizuar me te.
Por, me e mrekullueshmja eshte vizita e Çe - se ne Durres, vizite top sekrete. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Jan 23, 2008 9:58 pm | |
| Tema me e mire me pak e aktivizuar nga antaret e ketij forumi!!! Athu eshte ne pyetje mos informimi ndaj ketij njeri te MADHE apo cka? E habitshme te pakten te mos ken ndegjuar dicka nese jo me shume ateher duhet te keni ndegjuar per PERSONIFIKIMIN ME ADEKUAT TE POLITIKANIT TE PA KORRUPTUAR, per Ernesto Che Guevaren. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Jan 23, 2008 11:23 pm | |
| E_Bukura pershendetje ne kete teme,jam kurioz te dij edhe pse shume kam lexuar per Che-në para dy ditve edhe pse e kam pare shume her Filmin e kam shikuar me nje antare te kety Forumi bashke Filmi nga Rinia e tij.Deri udhetimin qe beri ne Chile,Bolivi,Kolumbien,Mexsiko etj ... nje revulucionar i vertet duhet te bere kete,qe te kete kontakt me civilet te bisedone me njerzit vete jeta e tij ishte dhe e kuproj qe ishte me te vertet nje revulucionar i vertet pas gjithe udhtimeve qe beri etj etj etj..
Por,ajo qe jam kurioz te dij,se nje thenje nga Rinia thuhet ''ku ishte Che Guevara ishte Droga'' nuk dua te them se ishte i koruptuar apo nuk dua te them se Ché u linde ne Amsterdam apo ne Zürich e aty ishte me drogen shok,por shume here e ndegjoje kete fjal se;
Ku ishte Che Guaevara ishte Droga ke spejegim te me thuash pse ne disa goja thuhet kjo thenje.!?
Me Mirkuptim. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Jan 25, 2008 9:47 pm | |
| Beton per her te pare e kam lexuar ne forumin"diskutimet" dhe e dyta nga ju, nuk e di vetem se jam e sigurt se kete e kan shpike dhe e kan perhap ata njerze qe kan qen kunder tij, qe ne nje menyre te mundohen t'ja njollosin emerin e Che Guevares dhe te ket ndikim per te keq ne rinin, por s'ja kan arritur aspaktttttt. Me shum nuk edi c'te them. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Jan 28, 2008 4:07 pm | |
| Urime per temen e mrekullueshme qe keni hapur Eshte vertet shume dinjitoze qe eshte hapur nje teme per Ernesto Guevaren ne kete forum shqiptar. Ne mbare boten eshte i nderuar dhe i respektuar, per vete jeten e tij te shkelqyer, per perkushtimin ndaj lirise se te gjitheve, per vetemohimin e tij ne kuptimin e vertete te fjales, per menyren e tmerrshme se si e futen ne kurth dhe per qendrimin heroik perpara vdekjes, per mendimin e tij intelektual, revolucionar dhe dialektik qe nuk eshte ende i botuar plotesisht per shkaqe te ndryshme politike, personale etj, per misterin me te cilin ende eshte e rrethuar vdekja e tij.. Deshiroj te perkthej per kete forum nje pjese te shkurter nga nje material i titulluar "Kenga intime" e Celia Hart, pedagoge e shkencave sociale"Kush mund te rezervoje te drejtat per arritjen e pranveres?Kush mund te pretendoje qe mund te bleje valet e kaltra te detit?Kush eshte pronar i kengeve te zogjve?Askush nuk eshte pronar i drites se qiellit. Vetem drita elektrike mund te tregetohet dhe askush nuk eshte pronar i yjeve. Ky per mua eshte Ce Guevara. Pranvera, Vjeshta e mbushur me ngjyra, dhimbja e te varferve te botes. Ai eshte perkrah Jezu Krishtit.... .....Ftoj te gjitha shtepite botuese prestigjiose te botes, te ndjejne jo vetem te drejten, por edhe detyren, per te shperndare idete e Ernesto Guevares, njeriut me te nevojshem te Tokes...."Por per te mund te gjesh materiale kudo ne internet. E dhimbshme eshte qe se bashku me te gjitha materialet informative te nevojshme has me urrejtjen dhe shpifjet e qellimshme kunder tij. Por eshte e natyrshme qe nje njeri mit si ai, qe e adhurojne aq shume njerez brez pas brezi, qe ka ndryshuar nje pjese te historise se botes me vepren e tij, te kete edhe armiq, si ata te cilet e vrane.Po e mbyll me nje thenie te tij:Askush nuk eshte i lire me te vertete, perderisa edhe nje njeri i vetem ne bote do te jete ne zinxhire. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Jan 29, 2008 12:55 pm | |
| I Perjetshmi
Erdha te te sjell nje mesazh Nga populli, qe eshte populli im Thote populli, Che Guevara Eshte nje genjeshter qe ti ke vdekur
Njerez si ty nuk vdesin As nga historia as nga koha E si mund te vdesin ata njerez Qe jane te perjetshem
Ishe me shume se nje njeri i thjeshte Ti ishte drite dhe shembull Keshtu ke per te jetuar ne perjetesi Ne zemren e popullit. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Jan 30, 2008 6:12 pm | |
| Kisha nje vella Julio Cortázar Kisha nje vella… Nuk ishim pare kurre Por nuk kishte rendesi
Kisha nje vella… Qe ishte ne male, ndërsa une flija
E kam dashur ne menyren time e mora zerin e tij te lire si uji eca ne gjurmet qe ai la kudo qe shkoi
Nuk u pame kurre Por nuk ka rendesi Vellai im rri gjithnje zgjuar, Ndërsa une fle
Vellai im Che Qe me ndriconte erresiren e plote te nates Me yllin e tij te madherishem | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Jan 30, 2008 8:26 pm | |
| Fjalët e fundit të Çe Guevarës
Fjalët e tua më kumbojnë si jehonë:
“…Nuk më bëhet vonë që po vdes,
Armët e mia do të vazhdojnë të qëllojnë…..”
Ndjej një brengë në zemër,
Që kohën nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalët e tua janë vetë forca:
“…..E di që keni ardhur për të më vrarë..
Qëlloni frikacakë,
Ju po vrisni vetëm një njeri.” | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Feb 06, 2008 8:29 pm | |
| "Nese une vdes, mos qaj per mua, beje ate qe beja une dhe une do te vazhdoje te jetoj tek ty"-thoshte Che Guevara. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Sat Mar 08, 2008 2:11 pm | |
| | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Sat Mar 08, 2008 2:14 pm | |
| | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Mar 12, 2008 7:49 pm | |
| Ju falemnderit forumist qe keni sjellur foto dhe thenie te te madhit revolucionar Guevares. Ai njemend qendron perkrah revolucionareve me te medhenje altinoamerikan duke filluar nga i perbotshmi Simon de Bolivar e deri te Emiliano zapata, revolucionari meksikian.
Une e lexoj vepren e Ce - se me padurim dhe ajo ne cdo rresht me ngjall delllin per revolucion. e Kam fjalen per librin e tij te mrekullueshem e gjigant Socializmi e Njeriu.
Nje monografi modeste ne kete drejtim ka bere edhe Jovan Jano nga Fieri e cila liber permbledh koronologjikisht te bemat e Ernestos.
Por eshte dicka qe na lidh me Ce - ne. Guevara dhe shqiptaret. Me teper se cdo populli ne Europe shqiptareve u takon merita se ne botekuptimet e Çe - se Shqiperia qe vendi me revolucionar ne Eurpope, me nje siperfaqe te vogel por histori te madhe - thoshte Ce per Shqiperine socialiste.
Jane teper senzacionale faktet e reja qe jane zbardhur per viziten top sekrete te Ce - se ne vendin tone. Dhe ate ne qytetin e Durresit ne nje ville ushtarake. Ce Guevara zbriti ne aeroportin e Rinasit i veshur tebdil per te mos e njohur te tjeret. Gjithcka ishte teper sekrete. Ne vitin 1960 ka ndodhur kjo. Qe prej zbritjes se Ce ne aeroport i bene pershtypje Dajti yne, mali kreshnik i Shqiperise sone.
Ai takohet me Mehmet Shehun dhe tre vete te tjere. Ata shkembejne mendime mbi revolucionin dhe pershendesin revolucionin e te dy vendeve. Mehmet Shehu i dhuron Guevares nje automatik, per cka Guevara impresionohet ne kulm dhe ne shenje nderimi ulet ne te dy gjunjet dhe e puth me afsh automatikun dhurate.
Kurse ambasadoret shqiptare dhe stafi diplomatik i ambasadesa shqiptare ne havane te Kubes jane takuar rregullisht me Ce Guevaren. Ata pohojne se Guevara ka ardhur per cdo 20 nentor ne lokalet e ambasades. bile bile ai e ka pagezuar edhe vajzen e diplomatit shqiptar ne Kube (M.K) me emrin tipik kubanez suzana. Suzana sot eshte e rrritur dhe ndjehet krenare qe pati fatin te pagezsohet nga njeriu i revolucioneve shoqerore. Ajo ruan me xhelozi nje kukull te kushtueshme porcelani qe ia kishte dhuruar Ce ja per ditelindje.
E mrekullueshme apo jo?
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Mar 12, 2008 9:53 pm | |
| Luboteni, keni sjellur nje shkrime shume te mire dhe me vlere. Eshte me shume se e mrekulluheshme dhe sigurishte kjo vajza me emrin Suzana, ndihet krenare dhe e previligjuar qe ka pasur rastin dhe nderin te pagezohet me kete emer nga nje njeri siq ishte Che Guevara. Luboteni, nje pyetje.E keni kete librin "Socializmi e Njeriu"? Nese po, ateher me thuaj se ku mund ta gjej? Sepse vetem e kam lexuar njeher, por qe e kam marrur ne Bibliotek. Nese me ndihmon se ku mund ta gjej, do te isha mirnjohes. |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Mar 12, 2008 10:13 pm | |
| Perparim falemdnerit per komentin. Sa i perket pyetjes suaj: une e kam librin e Ce Guevares 'Socializmi e njeriu' ma pat dhene nje shoqe imja perparimdashese. Me pat terhequr ky liber aq shume (me shume se shoqja hahahahahahahah) saqe kete livber e fotokopjova dhe e kam ne shtepi.
Perparim kete liber mund ta gjesh besoj edhe te shitesit ambulant te Grandi. Aty patjeter se mund ta gjesh sepse ka mjaft libra te vjeter. Nese nuk mund ta gjesh asesi, atehere mund ta huazoj une dhe ta lexosh. Si thua? | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Mar 12, 2008 10:37 pm | |
| Luboteni, hahahhah ta besoj ate qe thua, nganjeher na ndodhe te gjithve qe me shume t'na terheq nje liber i mire, se sa ndonje shoqe e zakonshme...Une kam pyetur ku kam mundur per kete liber, edhe aty para Grandit para nje kohe, por me kan then se nuk ka mbetur. Do te kerkoj keto dite neper te gjitha keto vende, nese nuk e gjej, ateher s'me mbetet tjeter veq te pranoj me knaqesi kete miresin tuaj. |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Thu Mar 13, 2008 3:28 am | |
| - Premtimi shkruajti:
- Luboteni, hahahhah ta besoj ate qe thua, nganjeher na ndodhe te gjithve qe me shume t'na terheq nje liber i mire, se sa ndonje shoqe e zakonshme...Une kam pyetur ku kam mundur per kete liber, edhe aty para Grandit para nje kohe, por me kan then se nuk ka mbetur. Do te kerkoj keto dite neper te gjitha keto vende, nese nuk e gjej, ateher s'me mbetet tjeter veq te pranoj me knaqesi kete miresin tuaj.
Per ne shqip nuk di ku mundet me siguru ket liber,nderkaq kam pa shum libra ketu neper Medvegje ne gjuhen serbe qe shiten me Gazeta mirpo shkaku i gjuhes nuk kam mund me marr. Tash mbas Pavarsis se Kosoves mendoj qe ka lind nje Chegevara te shqiptaret e ai padyshim se eshte i madhi ADEM JASHARI me moton Bac,u kry... Kerkoj ndjes nese dola pak nga tema | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Che Guevara Thu Mar 13, 2008 3:53 pm | |
| Fatlum, une e di qe ka edhe ne gjuhen shqipe, por eshte veshtire me i gjet. E thash se e kam lexuar kete liber ne shqip, por nuk e kam personale dhe do doja ta kem. Ndersa per Adem Jasharin, pajtohem edhe une mendimin tuaj, por edhe Che Guevara vazhdon te ze nje vend tek une, jo te zakonshem... |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Che Guevara | |
| |
| | | | Che Guevara | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |