|
| Che Guevara | |
|
+28Riga Eklips Gjura Muja e Halili Tigrina paioni PeriiKeputur Fjona istogalia zeriatdheut Nezir Myrta Epik Orfe@ naqeta tom sojer echo Lejla besim78 Guximi xhavo_ rolling fatlum Ago Muji Eva0506 Leka i Madh E_Bukura Sofra Beton 32 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Jul 30, 2008 9:43 pm | |
| Data e lindjes ne çertifikatin e tij te lindjes . | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Sun Sep 07, 2008 3:29 pm | |
| Duhet te pajtohemi te mesohemi me faktin se CHE ,ishte faktor i ikzistences,edhe jo qe vete fakti tregon ,por jashte atyre te jeterave tjera humane qe rindertoj nje te mire per jeten e tyre ,gje qe ishte dhe u zhvilluar per nje realita naturale . | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Sun Sep 07, 2008 9:05 pm | |
| che guevara, adem jashari dhe themeluesi i IRA qe quditerish nuk po me kujtohet emri jane simbole te flijimit per te liri | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 6:58 pm | |
| Che Guevara renditet perkrah revolucionareve me te medhenje te Amerikes duke filluar nga Simon Bolivari, Tupaku i tupamarosve, Augusto Sandino, Emiliano Zapata, Jakobo Arbenzi. Salvador Alende etj.
Keta emra jane frymezim per cdo ke sepse vepra e tyre qe e frymezume prej te drejtes. Samiu yne ka thene: 'Mjere ai qe mbahet me te fortin, se i forti shkon e vjen e ty te le ne balte, kurse lum ai qe behet me te drejten'.
Keta revolucionare nuk u ben me te fortin, por u bene me te drejten. Ndaj dhe jane te pavdekshem. | |
| | | istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 8:30 pm | |
| une nje gje nuk po e kuptoj pse po i kushtohet rendesi kaq te madhe che guevares i cili ka luftuar kunder amerikes dhe kunder demokracis e quditshme... | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 8:34 pm | |
| Kunder Demokracis? - apo me mire te themi kunder Shtypjes, Shfrtezimit klasor, kunder terrorizmit e te gjitha rrymave ideologjike qe krijon kapitalizmie te cilat jane teper negative.
Che Guevara nuk shkoi ta pushtoi Ameriken, ai vetem luftoi dhe dha jeten per pushtetin popullor komunist.
Tung. | |
| | | istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 8:46 pm | |
| aha popo e kuptova sepse ende paska komunist kosova ok me faleni a | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 8:50 pm | |
| Nuk ka prblem istoglia sepse ne ketu per bisede kemi ardhur, por komuniste ka dhe do te kete gjithmonë cdo vend boteror, e cdo shoqeri njerezore, sepse komunizmi eshte sistemi dhe mekanizmi drejtues i vetemi, i drejte per njerezimin.
Kalofsh mire. | |
| | | istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 22, 2008 8:55 pm | |
| - xhavo_ shkruajti:
- Nje terheqje paralelje e tille eshte e pakuptimt. Mos thuj admirim po dashuri. E ne kemi mjaft njerez qe na frymezojne per liri. Po pse nuk thua ti qe je kelysh komunist-enverist?
faliminderit xhavo per pergjigjje une ende jam i habitur se si ne kosov ka aq shum perkrahs te nje njeriu qe nuk vlen te flitet per te xhaxhi enver....ndersa ne shqiperi eshte e kunderta as fotagrafi nuk dojn me pa...sepse ka vrar njerz pa pike lidhje vetem qe ka dashte te ik nga aj sistem i eger komuniste dhe te humb diku ne shtete demokratike,,.,.,. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 29, 2008 5:51 pm | |
| Disa thenie te Ernesto Che Guevares:
- Duhet te jemi te forte, pa e humbur kurre embelsine.
- Duhet te paguajme cfaredolloj cmimi per te pasur te drejte te mbajme lart flmurin tone.
- Kush lufton mund te humbase, kush nuk lufton eshte i humbur….
- Besoj ne luften e armatosur, si zgjidhje e vetme per popujt qe luftojne per liri.
- Perpara gjithe paragjykimeve, perpara gjithe kercenimeve, agresioneve, sabotimeve, para te gjithe fraksionisteve dhe forcave qe kerkojne te na frenojne, duhet te demonstrojme edhe nje here akoma, aftesine e popullit per te ndertuar historine e tij.
- Ne revolucionaret jemi romantike, eshte e vertete. Por pak ndryshe, jemi nga ata te gatshmit te japim edhe jeten per ate qe besojme.
- Asnje nuk eshte i lire, perderisa edhe nje njeri i vetem ne bote do te jete ne zinxhire.
- Eshte e domosdoshme te veprojme si njerez te mendimit dhe te mendojme si njerez te aksionit.
- Cdo njeri i vertete duhet te ndjeje ne fytyren e tij shpullen qe merr cdo njeri tjeter.
- Per te mos luftuar do te gjenden gjithmone shume pretekste ne cdo lloj rrethane, por kurre ne cdo rrethane, ne cdo epoke nuk mund te arrihet liria pa luftuar.
- Kur enderron vetem eshte vetem nje ender, kur enderron vete i dyte fillon te behet realitet.
- Ne rast se une vdes mos qaj per mua, bej ate qe beja une dhe do te vazhdoj te jetoj tek ti.
- Jemi te afte t’i mundim idete e kunderta, duke diskutuar, prandaj duhet t’i leme te tjeret te shprehen. Nuk eshte e mundur t’i kundershtojme idete e kunderta me force, sepse kjo bllokon zhvillimin e lire te inteligjences.
- Ia vlen te luftojme vetem per gjerat pa te cilat nuk ia vlen te jetojme.
- Vlen miliona here me shume jeta e nje qenieje njerezore sesa pasuria e njeriut me te pasur te botes.
Che Guevara | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Sep 29, 2008 11:29 pm | |
| - istogalia shkruajti:
- une nje gje nuk po e kuptoj pse po i kushtohet rendesi kaq te madhe che guevares i cili ka luftuar kunder amerikes dhe kunder demokracis e quditshme...
Mos eshte e kunderta? Che Guevara nuk ka luftuar aspak kunder Amerikes, por kjo e fundit e ka luftuar Che Guevaren. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Sep 30, 2008 2:20 am | |
| istogali nese mendoni se kjo munde te jete nje fakt qe te ka fyer Premtimi nuk besoj ,sepse Premtimi analizon ne gje e ti nje tjeter une shume mire te kuptoi ti kur thua se pse i kushtoin rendesi kaq te madhe Che Guevares i cili ka luftuar kunder Amerikes dhe demokracis se quditshme .
Sepse Amerika ndodhese ishte ajo qe gjithe pasurin e ideologise se Che Guavara-se e bejeke per veten e kjo ishte e keqja pse Che Guvara kerkoj dhe u bind te kryjon nje revuluzion kunder Amerikes se pa drejt . | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Sep 30, 2008 2:40 am | |
| amerika i vret ne emer te drejtesise te gjithe ata qe ja prejne rrugen, i madhi Che ka qene nje nga ata. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Oct 31, 2008 12:56 pm | |
| Kjo kronike emocionuese e Ernesto Che Guevares nuk ishte e perkthyer ne shqip deri me sot. E kam perkthyer vetem per kete Forum te nderuar.Ernesto Che Guevara Gurët Kjo është një dëshmi e çmuar, një kronikë e Ernesto Çe Guevarës në Kongo, e shkruar në 10 faqe të bllokut të tij të shënimeve, në versionin origjinal dhe direkt, pothuajse pa korrigjime. Shkak për këtë shkrim është bërë njoftimi i vdekjes së mundshme të Celias, nënës së tij. Është shkruar rreth datës 22 Maj 1965.Osmany Cienfuegos i sjell atë ditë Çe-së....«lajmin më të hidhur të luftës. Në një bisedë telefonike nga Buenos Aires njoftojnë se nëna ime ishte shumë e sëmurë, me një lloj toni që të linte të kuptoje një njoftim përgatitor...do të duhet të pritet një muaj në këtë pasiguri të trishtuar, për të pasur një përgjigje që e marr me mend, por gjithmonë me shpresën e një gabimi të njoftimit, derisa të marr konfirmimin se nëna ime kishte vdekur.« Në mes të kësaj pasigurie të trishtë Çe Guevara shkruan këto shënime me një ton në të cilin gjenden refleksione filosofike, ironi, dhimbje dhe ëmbëlsi. Bëhet fjalë për shkrimin më origjinal, intensiv dhe mallëngjyes të Çe-së. ...Ma tha ashtu siç i duhen thënë këto gjëra një burri të fortë, një të përgjegjëshmi dhe për këtë i jam mirënjohës. Nuk donte të më shkaktonte preokupim dhe dhimbje dhe unë kërkova të mos demonstroj as njërin dhe as tjetrën. Ishte kaq e thjeshtë...!Përveç kësaj duhet të pres konfirmimin për të qenë zyrtarisht i trishtuar. Pyeta veten nëse do të mund të qaja pak, por nuk e besoj sepse një udhëheqës nuk i takon më vetvehtes, nuk është se i mohohet e drejta për të ndjerë, por nuk duhet ta demonstrojë atë që ndjen brenda tij. Mund të shfaqë ndoshta vetëm trishtimin për ushtarët e tij, ndonjëherë.Ishte një mik i familjes që telefonoi se nëna ime ishte shumë rëndë, por unë atë ditë isha jashtë.- Rëndë për vdekje?- Po!- Ju e dini se duhet të më njoftoni për çdo gjë!- Është gjithshka që di, por nuk ka shpresa, mendoj.Mesazheri i vdekjes kishte ikur dhe unë nuk kisha konfirmim. Të prisja ishte gjithshka që mund të bëja. Me njoftimin zyrtar do të vendosja nëse kisha të drejtë ose jo të demonstroja trishtimin tim. Por mendoja se jo.Dielli i mëngjesit ishte shumë i nxehtë mbas shiut. Nuk kishte asgjë të çuditshme. Çdo ditë binte shi dhe pastaj dilte dielli dhe ngrohte, duke bërë të avullonte lagështia. Mbasditja, pastaj, do të ishte si qelq, edhe sepse atë ditë nuk kishtë rënë shumë shi nëpër male. Ishte thuajse normale.Thoshin që më 20 Maj shiu do të pushonte dhe deri në Tetor nuk do të binte as edhe një pikë ujë.Thoshin.....por thonë shumë gjëra që nuk janë të vërteta!Pastaj natyra shkon sipas kalendarit, sipas stinëve... Eh, kujt i bëhej vonë nëse natyra shkonte sipas stinëve. Në përgjithësi mund të thuhej që nuk më interesonte gjë prej gjëje. As inaktiviteti i sforcuar, as kjo luftë idiote pa objektiva. Mirë, pa objektiva jo, por gjithshka ishte kaq e vakët, e shpërndarë, saqë dukej e paarritshme, si një ferr surealist në të cilin ndëshkimi i përjetshëm ishte pritja. Sigurisht që më bëhej vonë. Duhej gjetur një mënyrë për ta thyer gjithë këtë, mendova dhe ishte e lehtë të mendoje....njeriu mund të zhvillonte një mijë plane duke tentuar, më pas një seleksionim i më të mirëve, duke bashkuar dy – tre në një, duke thjeshtëzuar gjithshka, duke e hedhur në letër dhe pastaj duke e dorëzuar materialin. Kështu përfundonte gjithshka dhe duhej nisur pastaj po gjithshka nga e para. Një burokraci më inteligjente se normale, në vend që t'i arkivonte të gjitha, i zhdukte.Kisha dëshirë të pija duhan dhe mora pipën. Si gjithmonë ishte në xhepin tim. Unë nuk i humbisja pipat e mia si ushtarët, për mua ishte e rëndësishme që t'i kisha me vete. Gjatë rrugës së tymit mund të rimontohet çdo lloj distance, do të thosha se mund të krijosh plane dhe të ëndërrosh fitoren, pa t'u dukur një ëndërr, por vetëm një realitet i mjegullt per shkak të distancës dhe për shkak të tymosjes... shumë shoqe e mirë është pipa; si mund ta humbasin ushtarët një gjë kaq të nevojshme? Sa kot!Në fakt nuk ishin kaq kot! Kishin punë, aktivitet fizik dhe ishin të lodhur. Pastaj nuk kishin për të menduar dhe atëhere për çfarë shërben një pipë nëse nuk duhet të mendosh? Por ama shërben për të ëndërruar! Po, mund të ëndërrohet, por pipa është e rëndësishme kur ëndërron nga larg për një të ardhme, rruga e vetme drejt së cilës është tymi, ose një shteg kaq i largët, ku është e nevojshme të përshkohen të njëjtat ndjesi. Por ushtarët kërkojnë dhe ndjejnë me pjesë të tjera të trupit, kanë këmbë të forta dhe sy të rinj, nuk kanë nevojë për ndihmën e tymit. Ata i humbisnin pipat, sepse nuk i kishin të domosdoshme, sepse nuk mund të humbasin kështu gjërat e pazëvendësueshme.A kisha ndonjë gjë tjetër të këtij tipi? Kisha me vete fasha garze, por ishte ndryshe sepse m'i kishte dhënë ajo, nëqoftëse do të plagosesha në krah apo në këmbë, për shembull. Do të kishte qenë një lak dashurie. Vështirë do të kishte qenë të përdorej nëqoftëse do të plagosesha në gjoks. Në të vërtetë duhet të fashohesha me të dhe të isha besnik deri në vdekje. Me tymin kam përshkruar rrugët e mia të vjetra dhe kam shkuar në këndet më intime të frikës, gjithmonë e lidhur me vdekjen, si një hiç që të turbullon dhe nuk shpjegohet. Dhe që ne marksistë leninistët e shpjegojmë shumë mirë me një hiç, dhe përse ky hiç? Asgjë. Një shpjegim më i thjeshtë dhe bindës është i pamundur. Hiçi është hiç. Shuhet truri yt, e mbulon një vello e zezë, nëse do - le të themi një qiell me yje të largët dhe ky është hiçi, ose pafundësia.Nuk do të doja kurrë të jetoja mbas fëmijëve të mi. Ata as që më njohin mirë. Për ta jam një trup i huaj që ndonjëherë turbulloj qetësinë e tyre dhe ndërhyj ndërmjet tyre dhe së ëmës. E imagjinoj tim bir të rritur dhe ajo me flokë të bardha, që i thotë me një ton qortues – babai yt nuk do ta kishte bërë kurrë këtë apo atë. Dhe kam ndjerë brenda meje, si bir i tim eti, një rebelim të tmerrshëm. Unë si bir, nuk e di nëse është e vërtetë apo jo që im atë nuk e ka bërë kurrë këtë apo atë gjë të keqe, jam ndjerë i persekutuar, i tradhëtuar për këtë kujtim timin, si baba që më tërheqin zvarrë në çdo moment. Djali im do duhet të jetë një njeri dhe asgjë më shumë, më i mirë apo më i keq se unë nuk ka rëndësi, veç një njeri. Unë do të dëshiroja nga babai im përkëdheljen të tij të ëmbël, pa shëmbuj. Dhe nëna ime? E gjora nëna ime! Zyrtarisht nuk kisha të drejtë, duhej të prisja konfirmimin...Kështu ecja nëpër rrugët e tymit, kur më ndërpreu, i lumtur që po bëhej i dobishëm, një ushtar.- Keni humbur ndonjë gjë?- Asgjë – i thashë, duke ia bashkuar asgjënë asaj që po ëndërroja. /size][size=12]- Mendohuni mirë...Kontrollova xhepat. Gjithshka ishte në rregull.- Asgjë. - Dhe këto gurë...? I pashë në lavaman...- Ahh....Ndjenja e fajit më goditi me një forcë të egër. Jo, nuk mund të humbasë asgjë e nevojshme. Jetohet nëse nuk është e nevojshme? Si bimë po, por një qenie morale, nuk e besoj, të paktën.Ndjeva rrymën e kujtimeve që më përshkonin, duke kontrolluar xhepat e mi, ndërsa lumi i errët në tokën malore më fshihte sekretet e tij. Pipa, para së gjithash, ishte atje. Fashat, pena, blloqet e shënimeve, çakmaku, gjithshka në rregull. Merrja me vete në beteja vetëm dy kujtime të vogla: fashën e garzës të gruas sime dhe një mbajtëse çelësash me gurë të nënës, pastaj gurët u shkëputën dhe unë i mbaja në xhep.Ja lumi... Ishte vallë impersonal ose hakmarrës, si një udhëheqës, lumi? Nuk qan sepse nuk duhet apo sepse nuk mundet? Nuk ka të drejtë as që të harrojë që është në luftë? Është e nevojshme të kamuflohet nga maska e akullt?Nuk e di, vërtet nuk e di, di vetëm që ndjej nevojën fizike të shoh nënën time dhe ta vë kokën në prehrin e saj të dobët dhe ajo të më thotë: - Plaku im – me ëmbëlsinë e saj, të ndjej në flokë dorën e saj pa peshë të më përkëdheli, me ëmbëlsinë që i del nga sytë dhe nga zëri dhe që më rrethon, duke më bërë që të ndjehem kaq shumë mirë, kaq fëmijë dhe kaq i fortë. Nuk është e nevojshme t'i kërkosh të falur: ajo kupton gjithshka dhe njeriu e ndjen, duke dëgjuar këtë: Plaku im...- Është duhan i fortë ky? Edhe mua ma bën këtë efekt, dje pothuajse jam rrëzuar, kur doja të ngrihesha në këmbë. Ngaqë nuk e thajnë mirë, besoj...- Është një plehrë, jam duke pritur atë që kam kërkuar, për të parë nëse do ma sjellin të grirë, ashtu siç duhet... Njeriu ka të drejtë të tymosë edhe një pipë, i qetë dhe në paqe apo jo? | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Oct 31, 2008 1:10 pm | |
| spo du me dal prej temes te historis e qka ka bo e sene vene po veq shum tip u kan che guevara.. | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Oct 31, 2008 6:22 pm | |
| nese ti e lavdon che guevaren une e hjeki foton ahaahh | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Oct 31, 2008 6:26 pm | |
| - rolling shkruajti:
- nese ti e lavdon che guevaren une e hjeki foton ahaahh
Po Guret te pelqeu? Po e hoqe avatarin nderroje me foton qe solla une per Guevaren... | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Che Guevara Fri Oct 31, 2008 11:06 pm | |
| CHe Guevara nje revulucionare nje shembull i luftes guerile per nje popull te robruar dhe te sakatosur nje njeri si CHe qe frimzoje djem me luften e ty te paster per liri qe frimzoje popuj qe te ngrene grushtin ndaje robnise qe te jene te zote te tokes se vet ky Revolucionare eshte per te respektuar sepse i frimzoje shume gjenerata qe te luftojne kunder robnise Lavdi Legjendes CHe GUEVARA | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Nov 03, 2008 1:43 am | |
| http://it.youtube.com/watch?v=_88TDL0hHNA | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Nov 03, 2008 1:44 am | |
| | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Mon Nov 03, 2008 11:40 am | |
| Nje video per Che Guevaren e shoqeruar me kengen shume te njohur Hasta siempre Comandante, kenduar nga Carlos Puebla.
https://www.youtube.com/watch?v=VciQi_3sd7Y | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Wed Dec 24, 2008 12:05 am | |
| Ernesto Guevara lindi me 14 qershor te vitit 1928 dhe jetoi e luftoi ne shekullin e 20-te, ne shekullin e vuajtjeve e te luftrave te medha; ne shekullin e aspiratave dhe realiteteve te medha, ne shekullin e endrrave dhe deshtimeve. Do te kalojne vite e shekuj e njerezit do te thone: "Vertete mund te kete jetuar nje njeri i tille, qe jeten e kthehu ne "arme"ne duart e popullit per te siguruar nje shoqeri me te denje per gjithe popujt e botes?!"
Ndjehemi dhe duhet te ndjehemi krenare qe nga rradhet e forcave te majta doli nje njeri me permasa te nje shenjti njerezor.
Ndjehemi dhe do te ndjehemi krenare qe Ernesto Guevara ka qene e mbetet njeriu - embleme, qe gjithcka ia fali vetem njerezve te shtypur, te mjeruar dhe kauzes se revolucionit.
Ndjehemi e do te ndjehemi krenare qe shekulli i 20-te fiksoi ne historine e vet nje njeri te atille, si Guevara, qe u be simbol i shpreses se pavdekshme, simbol i optimizmit per te ardhmen, i cili u be mit, qe nuk perendon. Kujtimi i vepres se tij do te mbetet i pavdekshem ne celuloidin e kujteses njerezore sepse ai i takon nje kohe, qe e duan te gjithe njerezit e mire e te neperkembur nga padrejtesia dhe kapitali. Ai mbetet personifikimi i politikanit te pakorruptueshem.
Prandaj per te shkruhen male me libra, por ato do te mbeten teper te lehta per t'iu renduar ideve te jashtezakonshme te tij, te ketij njeriu unikal ne moralin e vet dhe universal persa i perket dashurise.
Dyzete vjet mbas renies heroike ne Bolivi, miti i Che Guevares eshte shume i rrenjosur ne shpirtin kolektiv te brezit te tij, por po kaq frymezues ai mbetet edhe tek brezi i ri, tek ky brez i lodhur nga vuajtjet dhe i zhgenjyer nga hipokrizia. Miti i tij lindi nisur edhe nga nevoja natyrale per t'u udhehequr dhe per t'u ushqyer nga ide me te mira nga c'jane aktualisht. Nisur nga njohja me e thelle e historise kolektive dhe te asaj personale, brezat kane nevoje te kene rrefyes nje force frymezuese ne rrugen drejt ndryshimeve, qe deshirohen.
Vrare qe me 9 tetor 1967, ne Valle Grande te Bolivise, Che Guevara jeton i gjalle ne idete, qe mbartin sidomos te rinjte me moral te paster dhe romantike revolucionare dhe kurrsesi aventuriere. Nuk eshte aspak rastesi qe shume njerez te brezit me te ri, figuren e Guevares e kane simbol, e kane idhull ne jete.
Vitet kalojne dhe figura e Che Guevares behet me e dashur per nje gjenerate te tere. Behet me e nderuar sepse shohin te ai njeriun idealist, qe, per te miren e nje populli, me sakte, te te gjithe popujve, shkriu gjithcka kishte me te shtrenjte, edhe jeten. Te rinjte e te rejat, qe po e shohin fare qarte se cili eshte rendi i ri boteror, se cilat jane te "mirat"e tij, qe po jetojne plaget me te tmerrshme te shoqerise: krimin e organizuar, drogen, korrupsionin, trafikun klandestin, prostitucionin, papunesine masive, mungesen e perspektives "therrasin" Che Guevaren. Ata ulin koken te mesojne nga jeta dhe veprimtaria revolucionare e heroit latino - amerikan. Che Guevara ishte nje njeri i thjeshte, i arsimuar dhe me nje pervoje, qe erdhi duke u pasuruar ne fushen e revolucionit. Ai i pati kembet ne toke; jetoi dhe punoi mes popullit, ishte nje midis atyre mijera dhe miliona njerezve, qe enderronin, shpresonin e luftonin per te miren e tyre. Kesisoj guerilasi - legjende nuk ishte nje revolucionar aventurier, sic e paraqesin disa kundershtare te ideve te tij. Mbi te gjitha ai ishte nje intelektual me forca te pashtershme njerezore, si dhe nje vizionar, qe shikonte mjaft larg.
"Po qe se nuk urren - thoshte Che Guevara, - nuk mund te triumfosh mbi nje armik brutal". Dhe me tej shtonte:
"Eshte e pamundur ta imagjinosh nje revolucionar autentik pa ndjenja te fuqishme dashurije."
Duke njohur idete e Che Guevares te shprehura ne artikujt dhe librat e tij te shumte si : "Pasazhe te luftes revolucionare", libri i tij "Lufta Guerile", "Ditari i Bolivise"vjersha e bukur "Plaka Marie" dhe sidomos, duke njohur perpjekjet e tij per transformim, miliona njerez ne bote shikojne tek ai njeriun e dashur, udheheqesin me profil miresije, me profil drejt progresit dhe prosperitetit. Ne kete menyre, ata shohin ne shembelltyren e Che Guevares tribunin e vegjelise , "dirigjentin"njerezor te te gjithe njerezve te varfer e te shtypur te botes.
I formuar me ideale te medha, duke njohur deri ne rrenje Karl Marksin dhe duke e perqafuar ate, Che Guevara vleresonte ne maksimum rolin percaktues te masave. Kete rol ai e shihte te pashkeputur, madje te lidhur shume ngushte me rolin e individit frymezues dhe drejtues. Ai mbartete ne vehtevete forca te jashtezakonshme idealesh te pasterta, te cilat i jepnin edhe force fizike deri ne sakrifica te pabesueshme. Nga kjo pikepamje, ai sot eshte simboli i qendreses per qellime te larta dhe misione te shenjta. Che Guevara ndjente se rridhte dhe i perkiste familjes se vendeve te shfrytezuara te botes, keshtu qe nuk humbi ne debate te kota intelektualesh, qe pretendonin ti jepnin vlefshmeri verdikteve te vjetra te borgjezise. Ai shprehte esencen e mesazheve te lirise ne formen e tyre me te qarte e me te drejtperdrejte.
Si njeri me ide transformuese ngulte kembe mbi nevojen e fitores shkencore mbi bazen e analizave te fakteve historike, politike, sociale e ekonomike.
Si njeri karakterizohej nga nje shpirt i gjere dhe gjithnje sillej me etike. Kembengulte per dhenien e shembullit personal, duke e konsideruar kete si nje akt te madh per te terhequr pas vehtes te gjithe te tjeret. Tek ky shembull, ai shikonte masen e guximit e te trimerise per te perballuar dhe shpartalluar armiqte. Sigurisht, Che Guevara nuk pati abuzuar kurre me cka bente dhe me cka arrinte. Gjithcka e jepte ne popull si dicka te natyrshme. Duke mos u shtene se ishte ai, pa kryheshin veprime revolucionare ne dobi te popullit. Megjitheate, ne syte dhe mendjen e shume njerezve, ai dukej "nje i shenjte".
Udheheqesi legjendar i gueriljeve latino - amerikane nuk kish dashur kurre te paraqitej si mbartes i komunizmit romantik apo ireal. Ai nuk do te kishte dashur kurre qe figura e tij te mund te shndrrohej qofte edhe ne nje ikone te bukur, me te cilen te mund te zbaviteshin shtypesit, per te cilet ushqente nje meri te jashtezakonshme. Ai do te kishte dashur te mbeste, sikur dhe mbeti, thjeshte nje njeri, qe iu kushtua vetem Revolucionit.
Djaloshi i bukur argjentinas, qe luftoi kunder padrejtesise ne Guatemale, Kube, Kongo, Bolivi etj, i dha shume energji, shkelqim e drite revolucionit, sidoqe ky i fundit ka cmimin e rende te vuajtjeve e te kurajos se jashtezakonshme. Filozofia e dashurise per njerezit e mjeruar e detyroi Che Guevaren per te luftuar ne keto vende, kur dihet qe ne vitet 60-te sundonin juntat ushtarake diktatoriale si ajo e Combes dhe Mobutus ne Kongo, e Barrietos ne Bolivi, e Kastillo Armes ne Guatemale etj.
Che Guevara nuk mbeti figure ne ikone, por ishte vete "ikona", tek e cila vijne e do te shkojne per jete miliona e miliona njerez per t'u shmallur, sepse ai dha gjithcka per nje qellim te shenjte. Prandaj hyri ne shenjteri per te mbetur ne rradhen e shenjtoreve njerezore. 40 vjet nga vdekja e tij - megjithese brezat ndjekin njeri - tjetrin dhe shperthimi i papermbajtur nis historine, miti i heroit te mitologjise revolucionare, Ernesto Che Guevara dela Serna, nuk shuhet. Perkundrazi, rritet dhe lartesohet gjithmone e me shume, ne te gjithe boten, duke prezantuar shpresen, shembullin dhe stimulin ne luften per nje shoqeri me te mire.
Per Che Guevaren jane shkruar e botuar qindra libra dhe dhjetra kenge.
Rralle here, ndoshta kurre, nje figure, nje emer, jane bere kaq universale shume shpejt e me nje force plot pasion. Ja perse Che Guevara misheron ne formen e tij me te paster e pa interes shpirtin internacional. Fotografia e pavdekshme e Che Guevares, e bere nga i famshmi fotograf kuban, Alberto Korda, eshte vleresuar nga Instituti Nderkombetar i Fotografise ne Nev Jork si fotografia me e bukur e shekullit te 20-te.
Nga Jovan JANO | |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Jan 20, 2009 1:06 am | |
| Che Guevara eshte po ashtu heroi i shekullit 20 Kishte nje karakter te veqant veshtire se do te dal ndonje njeri si ai . Sa kam degjuar une Che-ja ne nje mbledhje te qeverise presidenti Kastro Tek zgjedheshin ministrat e ri, Fidel Kastro pat pyetur kush eshte Ekonomist i mire per ta bere minister te ekonomise.Che-ja mendoi se Kastro tha kush eshte Komunist dhe qoi doren keshtu qe u zgjodh Minister i Ekonomis. Ndryshe Che-ja njihet per udhtimet e ti me motoqiklet ku ka pershkruar tere Ameriken Jugore me Motoqiklet.. | |
| | | paioni Anëtar i ri
Numri i postimeve : 128 Registration date : 15/05/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Jan 20, 2009 1:19 am | |
| Ernesto Che Guevara (1928-1967) Djaloshi i porsa diplomuar per mjek nga Argjentina, e njohu Kastron ne vitin 1954 ne Meksike.Fidel Kastro njihet ndryshe si udheheqesi i revolucionit kuban ne vitet 1956-1959.Direkt pas revolucionit Guevara mbajti mbi supet peshen e disa detyrave teper te renda sic ishte ajo e drejtorit te bankes se shtetit dhe ministrit te industrise.
Pas perfundimit te mandatit te tij ne administrate shteterore kubane, ai filloi te kritikonte burokracine e shtetit sovjetik te Nikita Hrushovit, dhe e drejtoi vemendjen e tij drejt organizimit te revolucionit permanent i cili sipas Guevares ishte absolutisht i nevojshem ne Ameriken Latine dhe ne Afrike.
Gjate fushatave te tij revolucionare neper kontinent, ai shkroi “Mesazhin per Trikontinentalen” (1967) ne te cilen kritikonte ashper dhe fare hapur Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te cilat si dy superfuqite me te medha te kohes, po mbanin peng hemisferen veriore te globit dhe nderkohe po shfrytezonin ate jugore (duke pasur parasysh ketu Afriken,Ameriken Latine,vendet arabe etj).Ernesto Guevara admironte revolucionin popullor ne Vietnam dhe e mbeshteste fuqimisht ate.Gjithashtu ai i bente thirrje te gjithe popujve te shtypur te ndiqnin shembullin e Vietnamit.
Ne 1965, Che e la Kuben per tju drejtuar Kongos dhe me pas Bolivise, ku krijoi dhe levizjet guerrile te cilat ishin shkendijat e para te revolucionit ne vendet perkatese, por ne tetor te vitit 1967 ai u vra ne Bolivi nga forcat qeveritare ne bashkepunim me sherbimin inteligjent amerikan (C.I.A). | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Che Guevara Tue Jan 20, 2009 1:46 pm | |
| Aforizma te Ernesto Che GuevaresVlen nje mije here me shume jeta e nje njeriu te vetem se sa gjithe pasurite e njeriut me te pasur te botes. Duhet te jemi te forte, por pa e humbur kurre embelsine. Behuni te afte te ndjeni padrejtesine ndaj cdokujt, ne cdo pjese te Botes. Revolucioni i vertete fillon brenda nesh. Ose duhet te jemi te afte te arrijme te kundershtojme idete e bashkebiseduesit, me ane te diskutimit, ose duhet ta leme te shprehet. Nuk eshte e mundur te zhduken idete me anen e forces, sepse kjo bllokon zhvillimin e lire te inteligjences. Revolucionari i vertete eshte i udhehequr nga ndjenja te medha dashurie. Neqoftese une vdes - mos qaj per mua. Bej ate qe beja une dhe atehere une do te vazhdoj te jetoj tek ty. Perballe te gjitha rreziqeve, perballe te gjitha kercenimeve, agresioneve, blloqeve, sabotimeve. perballe te gjitha fraksioneve, te gjithe pushteteve qe kerkojne te na frenojne, duhet te demonstrojme nje here e mire aftesine e nje populli per te ndertuar historine e tij. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Che Guevara | |
| |
| | | | Che Guevara | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |