Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë

Shko poshtë 
+4
Atdhetari
xhiti
Kostandin
Medalim
8 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Masakrat në Shqipëri para dhe pas asaj të Tivarit   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 EmptySat Oct 23, 2010 1:49 am

Bashkëfajtorë për krime edhe kreu komunist i shtetit shqiptar
Nga Luan Dode
Masakrat në Shqipëri para dhe pas asaj të Tivarit (4)
Një grup fatzinjsh ishin edhe oficerët shqiptarë nën komandën e Lidhjes II të Prizrenit, të ushtrisë e të xhandarmërisë, që nuk u larguan dot me kohë nga Kosova dhe kaluan në Shqipëri; autoritet shqiptare ua dorëzuan ata autoritetevee jugosllave të cilat i pushkatuan të gjithë.

Në dokumentet e zbuluara nga Komisioni Parlamentar i përmendur më sipër, flitet dhe për ekzekutime në masë të njerëzve që u ktheheshin forcërisht forcave jugosllave (Gazetat "55" dhe Koha Jonë të datës 10/10/2010).

Një grup fatzinjsh ishin edhe oficerët shqiptarë nën komandën e Lidhjes II të Prizrenit, të ushtrisë e të xhandarmërisë, që nuk u larguan dot me kohë nga Kosova dhe kaluan në Shqipëri; autoritet shqiptare ua dorëzuan ata autoritetevee jugosllave të cilat i pushkatuan të gjithë, shkruan Tahir Zajmi në librin Lidhja e II° e Prizrenit, ku rendit disa nga emrat.

Dorëzimi i Gani e Seit Kryeziu te jugosllavët u bë me urdhërin e Enver Hoxhës

Beqir Ajazi, ish i burgosur politik, dëshmon se në burgun e Tiranës ishin grumbulluar ata që kishin shërbyer si administratorë apo oficerë në Kosovë, si mësues, kryetarë komunash, prefektë, tregtarë, profesionistë të lirë, agronomë, mjekë, dentistë etj., të cilët i ngarkonin nëpër kamionë për në Kosovë. Përmenden prof. Selman Riza, kapiten Spiro Gjika nga Himara, Qazim Komoni, Hivzi Gjolja, Xhemshid Duraku etj. Një nga të arrestuarit në Durrës, veterineri Riza Ferri, nipi i patriotit të njohur Jakup Ferrit, pasi dëgjoi emrin, piu strikininën që siguronte një vdekje të sigurt dhe bëri një deklaratë ku tha, midis të tjerash, se nuk do t'ia jepte Titos kënaqësinë për ta pasur në dorë të gjallë (në librin Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, f. 320-322).

Shembullin për dorëzim njerëzish jugosllavëve e pati dhënë qysh në shtator 1944 personalisht Enver Hoxha cili, duke zbatuar një kërkesë të Velimir Stojniçit, pohon se kishte dhënë urdhër "që Ganiun e Seitin Kryeziun t'ua dorëzonin forcave partizane jugosllave" (në librin Rreziku Anglo-amerikan për Shqipërinë, f. 318).

Më 22 nëntor 1949, Qeveria shqiptare i ka drejtuar një notë asaj jugosllave, ku, midis të tjerash pohohet kërdia që jugosllavët kanë bërë mbi kosovarët, brenda territorit të Shqipërisë. Aty thuhet: "Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në mase, ilegalisht pa gjyq nga organet e UDB-s gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra të pashembullta të popullsisë së Kosovës ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e qeverisë shqiptare, tradhtari Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur, me cilësinë si ministër i brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së të pushkatoheshin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm".

Pjesa më e madhe e kuadrove komuniste të Shqipërisë u shërbente me devotshmëri jugosllavëve

Për këtë notë kemi dy vërejtje. Lidhur me hamendjet që janë ngritur në shtypin e përditshëm për numrin e viktimave, mendojmë se nuk ka rëndësi vendimtare rrumbullakimi në "një mijë" i "kosovarëve të pafajshëm" të vrarë. E dyta. Del qartë se ky hap i verbër ishte një bumerang i qeverisë shqiptare, e cila po me Enver Hoxhën kryeministër, ministër të Jashtëm, të Mbrojtjes, Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura etj., që, masakra me të tilla përmasa të kryera brenda territorit të Shtetit shqiptar, t'i faturoheshin një individi, qoftë ky dhe ministër i Brendshëm. Nga ana tjetër dihet se qysh prej Kongresit të Përmetit e deri në mars 1946 ministër i Punëve të Brendshme ka qenë Haxhi Lleshi.

E vërteta ishte tepër e hidhur. Përgjegjësit kryesorë gjendeshin në Byronë Politike, në Komitetin Qendror të Partisë dhe në organe të tjera shtetërore kyçe. Për shembull, Sekretari Organizativ i KQ të PKSh-së, figura numër dy e pushtetit në Shqipërinë e kohës, teneqepunuesi gjenerallejtënant Koçi Xoxe, fshihej në një post shtetëror të 'dorës së tretë', në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (paraardhësja e Sigurimit të Shtetit). Kurse kjo e fundit, deri në mars 1946 varej nga Ministria e Mbrojtjes, pra nga Komandanti i Përgjithshëm, nga Enver Hoxha. Siç dihet e siç del katërçipërisht edhe nga procesi hetimor e ai gjyqësor kundër K. Xoxes, një pjesë e madhe e krimeve gjatë viteve 1945-1948 janë kryer me miratim të Byrosë Politike të KQ të PKSH-së ose në bashkëpunim, me dijeninë e miratimin apo me urdhër të Enver Hoxhës.

Si është tashmë e vërtetuar, fatkeqësisht në ato vite pjesa më e madhe e kuadrove komuniste të Shqipërisë u shërbente me devotshmëri internacionaliste vëllezërve komunistë jugosllavë. Kurse një pjesë e madhe e kupolës komuniste, me Hoxhën në krye, kishte rënë në duart e tyre.

(Fund)

Kthehu | 22.10.2010

Në burgun e Tiranës ishin grumbulluar ata që kishin shërbyer si administratorë apo oficerë në Kosovë, si mësues, kryetarë komunash, prefektë, tregtarë, profesionistë të lirë, agronomë, mjekë, dentistë etj., të cilët i ngarkonin nëpër kamionë për në Kosovë. Përmenden prof. Selman Riza, kapiten Spiro Gjika nga Himara, Qazim Komoni, Hivzi Gjolja, Xhemshid Duraku etj. Një nga të arrestuarit në Durrës, veterineri Riza Ferri, nipi i patriotit të njohur Jakup Ferrit, pasi dëgjoi emrin, piu strikininën që siguronte një vdekje të sigurt dhe bëri një deklaratë ku tha, midis të tjerash, se nuk do t'ia jepte Titos kënaqësinë për ta pasur në dorë të gjallë.


Xhiti se kam ndermen te merrem me ty.
se paku mos e felliq kete teme qe ka qellim tjeter nga ai yti dhe fanezave enveriste.
nese nuk je lodhe tuj fole pa lidheje, e ke temen per sali berishen, shfryu aty si qe e ki zakon.
A nuk don te mesosh a nuk don t nish, nji halllle e kie, por keto tema nuk jan per komenete, nuk jan qeshtje partijash ose ndasish , Ketu mundohet te tregohet ajo qe nau ka ndalu per shume vjete, maskerimi i shqyptaris nga shkiet dhe bashkepunetoret e tyne komunista ne krye me fadil e enver hoxhet. Historia nuk ia fale kerkujena ase sales.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARJAN T RAMAJ
Anëtar i ri
Anëtar i ri
MARJAN T RAMAJ


Male
Numri i postimeve : 101
Age : 61
Vendi : kosov stubell viti
Profesioni/Hobi : ndertimtar
Registration date : 14/05/2010

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 EmptySat Oct 23, 2010 2:04 pm

KUR FLASIM PER MASAKREN E TIVARIT,NJI MASAKRE MAKABER MA E MADHE S AJA E AUSESHVICIT KU PER 28 MINUTA U EGZKUTUN 4258SHQIPRAR.O POPULL I NDERUAR PO KU JENI BRE BURRA QE SE NGITI ZANIN KISH PER TA DERI DJE SIKUR TE ISHIN KAN MUSHKONJA.KJO MASAKER TREGON QART SE KU JEMI KAN E KU JEMI.TE TILL JEMI KAM DHETE ATELL JEMI EDHE SOD. ATA QE ENDEROJN QESHTJEN KOMBTARE E PUNOJN PER KOMB DUHET ME VDEK PA E PA ASKUSH E NE QE FANTAZOJM PER VLERA KOMBTARE E SHIJOJM JETEN ME EPSHE TE PLOTA E ME VESE PA KURFAR IDEALI.DERI SA PO SHKRUJ KTU PO ME KUJTOHET FOTOJ E AGJES SE MASAKRUM DHE E AGES TJETER QE JETON ENDE NE MOSHEN 91 VJEQAR. SI KA NDODH DHE SI SKA MUND TA MARR ESHRAT KUR VLLAUT TE MASAKRUAR.EDHE PSE MBI 3 DEKADA JEMI PERPJEK ME ZBARDH KET MASAKER KA QEN E PA MUNDUR PREJ BOSAVE SHQIPTAR TE KOHES.JU LUTEM MAS SHKRUNI ME PARAGJYKIME E ME PARAEA NDJENJA E MI KEQPERDOR EDHE ATO VIKTIMA.KTU DOMINON SEKRETI I MKATIT TE VJETER DE DISA INDIVIDVE.QE KAN JETU PA NDJENJEN E MKATIT DHE TE MORALIT, MJERISHT PO JETOJM EDHE SOD NE DISA SHQIPTAR PA NDJENJEN E MKATIT EDHE TE MSHIRES POR PO ASHT EVIDEVTE VETEM FRIGA, VAVDI VIKTIMAVE TE TIVARIT DHE GJITH MARTIRVE TE KOMBIT. E DREJTA DHE REALITETI TRIUMFOFT SA MA PAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 EmptyWed Oct 27, 2010 9:21 am

Si u tradhtua Kosova nga komunistët shqiptarë dhe “Masakra e Tivarit”

Nga Tanush Kaso 26/10/2010 10:56:00




Kanë kaluar 65 vjet nga pranvera e zezë e vitit 1945, kur disa mijëra burra e djem atdhedashës kosovarë, dërgoheshin në “thertoren” e Tivarit, të përgatitur nga komunistët serbo-malazezë, me miratimin apo bashkëpunimin e “vëllezërve” komunistë shqiptarë.

Ajo ngjarje e kobshme u la në heshtje për një gjysmë shekulli; për aq kohë sa në Jugosllavi dhe në Shqipëri e kishin pushtetin autorët e saj. Por, vazhdimi i heshtjes prej varri edhe gjatë këtyre njëzetë vjetëve të fundit, për atë që ka hyrë në histori si “Masakra e Tivarit”, si edhe për krime të tjera të kryera në Kosovë, duket paksa e pakuptimtë. Një heshtje të tillë, një historian -në një debat televiziv për Himarën- e ka shpjeguar me mosnjohjen e historisë nga politikanët, të cilët po e drejtojnë shtetin tonë prej dy dekadash. Një tjetër mendon se kjo ka të bëjë edhe me mungesën e vullnetit politik të këtyre politikëbërësve, duke qenë se i lidhin shumë fije me të kaluarën komuniste dhe me pjesëmarrësit në ato krime. Frika e tyre se mos duke i ngacmuar ose operuar disa tumore kanceroze të historisë, mund të hapen plagë të tjera, i ka lënë të paprekura ato. Kësisoj, nuk është folur kurrë publikisht për gjenocidin e ushtruar mbi vëllezërit tanë kosovarë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbas saj. Nuk është shkruar asnjë fjalë për “Masakrën e Tivarit” dhe për krimet e tjera të kryera në Kosovë, as nëpër librat shkollorë dhe as në ata të historisë. Nuk është thënë e vërteta me paanësi, as në librat me kujtime të disa prej atyre “veteranëve të krimeve komuniste”, të cilët u dërguan në mbarim të vitit 1944 në Kosovë, nga Enver Hoxha, me kërkesën e Titos, gjoja “për të çliruar popujt e Jugosllavisë”!!

Në kushtet e demokracisë e të lirisë së shprehjes, ndonjëri nga pjesëmarrësit e divizioneve shqiptare që shkuan në Kosovë, si z. Sabri Godo, me prirje letrare, do të kishte mundur të tregonte përjetimet dhe mbresat e tij të asaj kohe. Por, nuk e ka bërë këtë; ndofta duke pasur parasysh proverbin “heshtja është flori”…

Ndër dy-tri librat e botuar në Shqipëri mbas vitit 1991, që trajtojnë krimet e kryera mbi shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi nga sllavo-komunistët gjatë viteve ’40, si dhe mbi qëndresën e armatosur të atyre bashkatdhetarëve tanë, vlen të përmendet “Ripushtimi i Kosovës” i studiuesit dhe historianit Lefter Nasi (ndonëse në disa raste, është i diskutueshëm këndvështrimi i tij). Në atë libër të botuar në Tiranë, më 1994, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (Instituti i Historisë), gjenden edhe disa faqe mbi “Mobilizimin e të rinjve shqiptarë dhe masakrën e Tivarit” (173-179). Ndërsa në Kosovë e Maqedoni, janë botuar me dhjetëra të tillë, që hedhin dritë mbi ato krime dhe mbi atë qëndresë heroike, por fatkeqe, të tradhtuar nga vëllezërit komunistë shqiptarë. Çuditërisht, ata libra nuk gjenden në Bibliotekën tonë Kombëtare.

Vetëm në vitin 1998, është botuar në Tiranë një libërth me pak fletë, i titulluar “Masakra e Tivarit” (Serbo-Malazeze), me dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarit të asaj masakre, z.Azem Ajdini. Por, ai kaloi pa ndonjë jehonë të madhe. Dhe përsëri pllakosi heshtja, e cila vazhdoi deri pak kohë më parë, kur dikush -thuajse rastësisht- e nxori përsëri në qarkullim këtë çështje.

U bë njëfarë zhurme mediatike. Madje, u krijua edhe një komision parlamentar, për hetimin e “Masakrës së Tivarit”, puna e të cilit thuhet se po vazhdon.

Shkak për këtë u bë njëri nga të akuzuarit kryesorë, Ramiz Alia, me provokimet e tij dhe me futjen e hundëve në politikën e sotme. Siç dihet, ai ishte komisar politik i njërit prej dy divizioneve shqiptare, që u dërguan dhe qëndruan në Jugosllavi, qysh nga mbarimi i vitit 1944 e deri në fund të vitit 1945. Si i tillë, ai është vënë në qendër të diskutimeve dhe të hetimeve rreth asaj ngjarjeje, të ndodhur në marsin e vitit 1945, në Tivar të Malit të Zi, ku u masakruan dhe u vranë barbarisht rreth 3760 djem e burra të Kosovës, të moshës 16-65 vjeç, të nisur forcërisht kinse për të luftuar gjermanët, por të paarmatosur!

Ata u nisën më këmbë nga Prizreni, të shoqëruar nga roje serbo-malazeze të armatosura dhe dolën në Kukës, duke vazhduar udhëtimin e mundimshëm deri në Shkodër, për të dalë mandej në Malin e Zi e deri në Tivar ku u torturuan e u pushkatuan ata që kishin mbetur gjallë nga keqtrajtimi gjatë atij rrugëtimi, që ishte më i tmerrshëm sesa ai Golgotës. Kohët e fundit janë gjendur dokumente arkivore, që vërtetojnë se ishte dhënë paraprakisht një urdhër, nga udhëheqja komuniste dhe shtabi jugosllav, ku thuhet shprehimisht se : “50 për qind e rekrutëve kosovarë, që nisen për të luftuar në frontin e Triestes, të likuidohen në territorin shqiptar.” (Arkivi i Kosovës, fondi OKKM, dokumenti 335, nr.1, faqe 4, dhe dokumenti tjetër respektiv në Arkivin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, që ndodhet në Dosjen e Koçi Xoxes). (Sipas gazetës “Standard”, e shtunë, 25 .09.2010, faqe 7).

Ajo tragjedi shqiptare, filloi dhe mbaroi gjatë kohës kur dy divizione të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (i 5-ti dhe i 6-ti), ndodheshin në Kosovë.

Mirëpo, natyrshëm lindin pyetjet:

Përse nuk iu ngrit Ramiz Alisë kjo akuzë vite më parë, kur u vu përpara Drejtësisë? Dhe pse u dënua për krime të tjera ordinere?

Si ndodhi që ai më pas mori “pafajësinë” dhe një dëmshpërblim të menjëhershëm në të holla, më të madh se sa ky që përcakton Ligji nr. 9831, dt.12.11.2007, për të dënuarit politikë të regjimit komunist?!

A mund t’i faturohet “Masakra e Tivarit” vetëm ish-komisarit të Divizionit të Pestë, Ramiz Alisë, kur dihet se ai divizion kishte edhe një komandant, i cili sot është gjithashtu shëndoshë e mirë dhe madje, i vlerësuar me disa tituj nderi e dekorata?

Po krerët e Divizionit të Gjashtë dhe të brigadave që i përbënin ato divizione, me shtabet përkatëse, nuk qenkan po ashtu fajtorë, për veprimet ose mosveprimet e tyre? Pse nuk përmendet asnjë nga ata?!

Ka masakra e krime të tjera, të kryera nga komunistët shqiptarë në Kosovë e në Shqipëri, për të cilat Ramiz Alia do të duhej të përgjigjej seriozisht përpara drejtësisë. Veçanërisht, ai mban përgjegjësi të plotë, për periudhën kur zëvendësoi diktatorin Hoxha dhe qëndroi në krye të Partisë e të shtetit, nga viti 1985 deri më 1992. Po kur bëhet fjalë për “Masakrën e Tivarit” dhe për krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi, janë edhe të tjerë bashkëfajtorë me R. Alinë, të cilët nuk mund të anashkalohen e të lihen në hije, për asnjë arsye. Asaj çështjeje duhet t’i shkohet deri në fund. Të dalë në dritë e vërteta dhe të ndëshkohen fajtorët, qofshin të gjallë apo të vdekur, ligjërisht dhe moralisht. Drejtësia dhe shtetarët e sotëm, duhet të veprojnë sipas motos së Sokratit të lashtësisë: “E kam mik Platonin, por dua më shumë të vërtetën”. Të mos fshihen “prapa gishtit” (siç po bëhet tani), disa nga fajtorët kryesorë të asaj masakre, të cilët sot hiqen si patriotë e demokratë të mëdhenj. Rishkrimi i historisë nuk duhet të bëhet me retushime, si dikur në Institutin e Marksizëm-Leninizmit. Le të dalin në shesh fytyrat e të gjithë urdhëruesve dhe zbatuesve të atyre krimeve të përbindshme: ish krerët e PKSH-së, të Sigurimit të Shtetit, të Shtabit të Përgjithshëm; ish-komandantët dhe komisarët e të dy divizioneve (të 5-të e të 6-të) si dhe të brigadave përkatëse; pa harruar edhe të tjerë aktivistë e propagandistë të asaj ushtrie, e cila u vu tërësisht në shërbim të sllavëve, kundër vëllezërve kosovarë dhe në dëm të interesave kombëtare. Të tillë ishin Mihal Prifti, Gafur Çuçi, Todi Naço, Subi Bakiri e të tjerë, të cilët më pas zunë poste të rëndësishme në shtetin komunist “për merita lufte”.

Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes se përse u dërguan në Kosovë dy divizionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, duhet parë nën dritën e sotme, gjendja e krijuar nga mbarimi i vitit 1944, kur Lufta e Dytë Botërore po merrte fund me disfatën e plotë të “Boshtit Berlin-Romë-Tokio”, i cili qe thyer qysh me kapitullimin e Italisë, më 8 shtator të vitit 1943. Japonia ishte kufizuar në mbrojtjen e vendit të vet. Ndërsa Gjermania kishte mbetur e vetme, me ushtrinë e saj të shpërndarë nëpër Evropë e deri në Moskë e Stalingrad.

Dihet se fatin e asaj lufte e vendosi ndërhyrja kundër forcave të “Boshtit” e dy prej shteteve më të fuqishme të botës, e SHBA dhe Anglisë, me epërsinë e tyre të jashtëzakonshme të forcave detare e ajrore. Zhvillimet e mëtejshme në Ballkan, në Shqipëri e Jugosllavi, ishin të ndërvarura nga lufta dhe fitorja e fuqive të mëdha, e aleancës Anglo-Sovjeto-Amerikane. Këtë të vërtetë, fillimisht ka qenë i detyruar ta pranojë edhe vetë Enver Hoxha (ndërsa më pas e mohoi rolin e anglo-amerikanëve).

Në “Udhëzime të KQ të PKSH…”, drejtuar “Komiteteve të Divizioneve, Komitetit të Shtabit të Përgjithshëm…”, më 15 janar 1945, flitet ndër të tjera për rolin vendimtar, që luajti “gjendja e jashtme: ofensivat e mëdha, të vazhdueshme të Ushtrisë së Kuqe, çelja e frontit të dytë…” Aty theksohet se “karakteri i luftërave pësoi një ndryshim të madh, si në Tiranë, në Qafën e Kërrabës dhe ajo e dy divizioneve, që vazhdoi me muaj në tokat e Jugosllavisë”. (PPSH Dokumente kryesore I Tiranë, 1971, faqe 300).

Vijon numrin e ardhshëm... Titulli i origjinalit: Kush duhet të përgjigjet për “Masakrën e Tivarit” dhe për krimet e tjera të kryera në Kosovë?*

standard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 EmptyThu Oct 28, 2010 8:57 pm

Tradhtia ndaj Kosovës, partizanët shqiptarë u vunë në shërbim të jugosllavëve
Madhesia e germave: Nga Tanush Kaso 27/10/2010 10:25:00
Urdhri i Titos për Enver Hoxhën të dërgonte në Kosovë divizionet e partizanëve shqiptarë dhe si u përdorën këta të fundit nga forcat serbe për të shtypur shqiptarët e Kosovës

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Thumbnail.php?file=Enver_Hoxha_dhe_Marshalli_Josip_Broz_Tito_gjat___vizit__s_s___vetme_t___Hoxh__s_n___Jugosllavi__n___23_qershor___2_korrik_1946_674231188
Në këto kushte, ushtrisë gjermane, të thyer në të gjitha frontet, në Rusi e në Evropë, nuk i mbetej tjetër veçse të tërhiqej me shpejtësi e me sa më pak humbje drejt atdheut të vet, ku duhej të bënte qëndresën e fundit. Kësisoj, autokolona të pafundme ushtarësh e mjetesh, futeshin nga toka greke në jug të Shqipërisë dhe duke përshkuar disa qindra kilometra arrinin në veri, prej nga kalonin në Jugosllavi, për të vijuar rrugën për në Gjermani. Ndërkohë, gjatë kësaj maratone tragjike, që vazhdonte me ditë e net, ajo goditej kohë pas kohe, nga prapa dhe anash, prej forcave partizane, me synimin që të dobësohej sa më shumë qëndresa e saj e mëtejshme në Gjermani. Praparoja gjermane u përgjigjej flakë për flakë sulmeve të forcave partizane dhe, për pasojë, mbeteshin shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Por dëmin më të madh ia shkaktuan ushtrisë gjermane në tërheqje, avionët anglo-amerikanë, me mitralime e bombardime, gjatë gjithë atij rrugëtimi të tmerrshëm.

Në Shqipëri, për t’u përmendur është goditja e autokolonës gjermane nga aeroplanët anglezë në rrugën Elbasan-Tiranë, tek vendi i quajtur Qafa e Kërrabës, ku ende sot gjendet një përmendore kushtuar “lavdisë së luftës partizane”. Aty u qëlluan nga ajri e mbetën të vrarë shumë ushtarë gjermanë dhe u dogjën e u shkatërruan një numër makinash e mjetesh të blinduara.
Të njëjtin fat pati autokolona gjermane edhe kur përshkoi rrugën e kthimit nëpër Jugosllavi. Ja si përshkruhen disa nga ato humbje, në faqet e një ditari me autor anonim, të ruajtur e të botuar (pjesërisht) në vitin 2006, nga ish-ushtaraku i Divizionit të 6-të shqiptar në Jugosllavi, Resul Bedo:
“2 janar 1945: Mot i rënduar, erë e furtunë. Brigada e 7-të marshon në drejtim të Jabllanicës. Rruga e mbushur me kufoma nazistësh dhe armë. Luftëtarët mbledhin armë e municione. Gjurmë të bombardimeve të aviacionit anglo-amerikan në Bioce...
4 janar 1945: Marshimi i brigadave kryhet nëpër luginën e lumit Tara. Kudo gjurmë luftimesh. Kolonat e nazistëve janë ndëshkuar rëndë nga aviacioni i aleatëve. Rifillojnë luftimet mes pararojës së Divizionit, me praparojën e nazistëve, në afërsi të Kolashinit...
5 janar 1945: Vazhdon të bjerë shi e borë... Ndeshen gjatë rrugës trupa të shumtë të kufomave, kamionë e mjete të shkatërruara, që kishin targa të Shqipërisë dhe të Athinës”.
(Resul Bedo: “Divizioni i 6-të “Sulmues” në fletët e një ditari” – Tiranë, 2006).
Pra, shihet qartë se ushtria gjermane po largohej vetë, si nga Greqia e Shqipëria, edhe nga Jugosllavia.
Këto vende po zbrazeshin, po çliroheshin, sepse Gjermania, e mundur dhe e thyer në frontet kryesore të luftës, nga forcat ushtarake të aleancës anglo-sovjeto-amerikane, nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar ende në Ballkan. Ajo tanimë po tërhiqej në atdheun e vet, duke i lënë të lira vendet e Ballkanit, që i kishte pushtuar “përkohësisht”, për nevojat e “luftës kundër anglo-saksonëve”, - siç kishte deklaruar kryekomandanti i forcave gjermane, sapo kishte shkelur në Shqipëri (shih gazetën “Kombi”, 28 shtator 1943). Kështu që -në të vërtetë- këto shtete nuk po i çlironin partizanët, pavarësisht se ata, qysh nga shtatori 1943 e në vazhdim, kishin bërë luftë çetash kundër forcave gjermane. Me pak fjalë: Është e qartë dhe e sigurt se Jugosllavia do të ishte çliruar edhe pa ndihmën e dy divizioneve shqiptare, të kërkuara me ngut nga Josif Broz Titoja. Po përse iu deshën, realisht, udhëheqjes së lartë sllavo-komuniste, ato forca ushtarake shqiptare në Jugosllavi, e veçmas në Kosovë (kur gjermanët ishin larguar andej)?
Në se do të pranonim versionin e propagandës komuniste se ato shkuan atje, të shtyra nga ndjenja internacionaliste “për të çliruar Jugosllavinë”, atëherë: përse kur dy divizionet po shkonin drejt Sarajevës, në ndjekje të gjermanëve, iu dha papritmas urdhri që të ktheheshin në Kosovë?
Ishte një urdhër i dhënë me fonogram nga Tirana, që i çuditi edhe krerët e Divizionit të 6-të, me të cilin kërkohej që:
“Divizioni i 6-të të ndërpresë luftimet në Bosnjë dhe të përqendrohet në Kosovë (në zonën Mitrovicë-Vuçitern-Podujevë.” . Ky urdhër i pabesueshëm bëri që radisti i Divizionit të kërkojë ritransmetim. Erdhi i njëjti njoftim: “Divizioni të ndërpresë luftimet në Bosnjë dhe të përqendrohet në Kosovë.”...Komandanti i Divizionit, kolonel Gjin Marku dhe komisari Njazi Islami kërkuan të dinin më tepër. Përsëri erdhën shpjegime të tjera. Divizioni duhej të kthehej në Kosovë. Po përse?” (Resul Bedo: “Divizioni i 6-të “Sulmues”, në fletët e një ditari”. Tiranë, 2006; faqe 183-184).
Përgjigjen e asaj pyetjeje, ata do ta merrnin menjëherë sapo të arrinin në Kosovë e të njiheshin me gjendjen e krijuar atje, me terrorin e pashembullt serbo-malazez mbi popullsinë shqiptare dhe me rezistencën e armatosur të burrave të Kosovës, për vetëmbrojtje. Kërkohej ndërhyrja e dy divizioneve shqiptare, si “amortizatorë”, për qetësimin e situatës, për shuarjen e qëndresës mbarëpopullore kosovare. Kjo fillimisht do të bëhej me propagandën mashtruese të “vëllazërim-bashkimit”; pastaj edhe me prerje në besë e tradhti të hapur, deri në ndeshje me armë, me kosovarët kryengritës.
Synohej vazhdimi i strategjisë së ndjekur në Shqipëri nga misionarët jugosllavë të tipit Mugosha e Miladin Popoviç, qysh me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, për të përdorur shqiptarët kundër shqiptarëve. Në këtë rast, komunistët e Shqipërisë do të duhej të vepronin mbi bashkëkombësit e Kosovës, për llogari të shovinistëve serbo-malazezë, të maskuar pas ideologjisë marksiste-leniniste dhe “internacionalizmit proletar”. Këtë “detyrë internacionaliste”, udhëheqësit komunistë të Tiranës (Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Haxhi Lleshi, etj...) si dhe krerët e përzgjedhur të dy divizioneve të dërguar në Kosovë, do ta realizonin plotësisht, me të gjitha format e mjetet, me mashtrim e dhunë. Ata u kthyen në kodoshë politikë, duke u përpjekur t’iu mbushnin mendjen kosovarëve se ujqërit serbë e malazezë me yllin e kuq, tanimë ishin kthyer në qengja.
Populli fisnik i Kosovës i priti me përzemërsi bashkëkombësit e divizioneve “nacionalçlirimtare shqiptare”; shpresoi dhe besoi në mbrojtjen e tyre. Por, dolën tepër të zhgënjyer, kur panë se ata i kishin humbur të gjitha cilësitë e mira të shqiptarit dhe ishin bërë njëlloj si sllavët.
Le të shikojmë disa nga çastet e mikpritjes së çiltër kosovare, sipas librit të përmendur më sipër, të R. Bedos, “Divizioni i 6-të “Sulmues” në fletët e një ditari”:
Faqe 201: “Brigada e 8-të dhe e 22-të parakalojnë në Mitrovicë, të brohoritura nga populli. Brigada e 22-të vazhdon marshimin në drejtim të qytetit Vuçitern. Vendoset në qytet dhe pritet me përzemërsi nga populli.”
Faqe 269: “Ardhja e Divizioneve tona në Kosovë, ndikoi për të zbutur goditjet e egra dhe raprezaljet ndaj shqiptarëve, ndikoi në ndalimin e vrasjeve masive nga ana e serbëve. Po ajo nuk ia arriti të shmangte tërësisht të keqen. Në ditët e mëvonshme ngjarjet rrodhën ndryshe.”.
Pra, dy divizionet shqiptare, edhe pse ishin në dijeni të plotë dhe i shihnin nga afër ngjarjet tragjike, nuk bënë asnjë veprim konkret për ta ndalur “të keqen”. Ato vetëm mbanin konferenca në popull, për “bashkim-vëllazërimin” dhe hanin pite Kosove. Nuk është aspak e vërtetë ajo që thuhet se “Ardhja e Divizioneve... ndikoi në ndalimin e vrasjeve”, sepse “Masakra e Tivarit” ndodhi bash në atë kohë, kur ato gjendeshin në Kosovë, në marsin e vitit 1945. Madje, kjo ngjarje as që përmendet fare në librin e shkruar “me partishmëri të lartë” nga ish-pjesëtari i asaj ushtrie, Resul Bedo.
Faqe269: “17 mars 1945: Sot në Podujevë, komisari i Brigadës 7-të, Qazim Kapisyzi, mbajti një konferencë, ku morën pjesë një shumicë e madhe vendësish. Batalionet zhvillojnë konferenca në popull”.
Faqe 270: “Në Bosnjë jetonim të uritur, me pak bukë elbi ose dy kokrra patate në ditë, kurse në Kosovë motrat tona na shtrojnë në sofër pite Kosove.”
Kjo na kujton vargjet e Naimit: “Buk’ e mëmëdheut i zëntë, tradhëtarët e pabesë!”. Sepse shumë prej atyre djemve e burrave të Kosovës, që me flamurin kombëtar ndër duar, u bashkuan me divizionet shqiptare dhe kërkonin shpëtim prej tyre, iu kthyen poshtërsiht forcave jugosllave, ku gjetën vdekjen. Diçka e tillë tregohet (pjesërisht), edhe në librin “Unë, Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”, nga i cili citojmë:
Faqe 35: “Ne morëm një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugosllave, që të dy divizionet tona të shkojnë në Kosovë... atje në atë kohë kishte lëvizje antijugosllave. Me pak fjalë, situata ishte shumë e turbullt. Më kujtohet, asokohe flisnin shumë keq për një brigadë malazeze, e cila bënte kërdinë në Kosovë”.
( Pra, komisari i Divizionit të 5-të, R. Alia, është në dijeni për atë që ndodh me vëllezërit kosovarë dhe nuk reagon fare, d.m.th. pranon në heshtje gjithçka. Dhe juridikisht e moralisht, mosveprimi dënohet).
Faqe 36: “...divizioni ynë nuk ka marrë pjesë në luftime. Por neve na kanë ardhur shumë kosovarë, e mbaj mend si sot, me flamur shqiptar duke thënë: -Në dorën tuaj...”.
Dhe Ramizi me shokë, i dërgoi ata në duart e kasapëve serbo-malazezë. Kjo është e pafalshme!
Komisari R. Alia dhe komandanti Rrahman Perllaku, i kanë qëndruar besnikë në krime, padronit të tyre, Enver Hoxhës, të cilit i raportonin gjithçka u kërkonte; dhe zbatonin me servilizëm urdhrat e tij.
Më 7 prill 1945, vetëm një javë mbas masakrës së Tivarit, nga Mitrovica ata i përcjellin Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, listën e kosovarëve të tjerë, që do të dërgoheshin drejt vdekjes. Në dokumentin që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, firmosur nga komandanti, n/kolonel Rrahman Perllaku dhe komisari, n/kolonel Ramiz Alia, shkruhet tekstualisht: “Bashkangjitun po ju dërgojmë listën emnore e të dorzuemve dhe të vullnetarëve kosovarë t’ardhun në radhët e këtij Divizioni.-“. (Gazeta “RD”, 21 shtator 2010).
Ndërsa me radiogramin e nisur nga Tirana, më 5 qershor të vitit 1945, urdhërohej: “Divizionit të 5-të. Të arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 (jugosllav- T.K.) -Enver.” (Gazeta “RD”, 22 shtator 2010).
Në “dëshminë e tij për historinë” si dhe në librat e tjerë me histori lufte, ish komisari i Divizionit të 5-të nuk thotë asnjë gjysmë fjale për “Masakrën e Tivarit”. Bën të padijshmin dhe i shmanget përgjegjësisë për atë ngjarje makabre.
Pa ndihmën dhe bashkëpunimin me komunistët shqiptarë, Titoja do ta kishte shumë të vështirë t’i shtypte revoltat në Kosovë. Dhe vetëm për këtë qëllim i kërkoi dy divizionet shqiptare, jo për të luftuar gjermanët e për të “çliruar Jugosllavinë”.
“Operacionet e organizuara me pjesëmarrjen e reparteve të shumta ushtarake jugosllave, kundër “forcave kundërrevolucionare”, filluan në ditët e para të dhjetorit 1944. Në botimet e ndryshme të publikuara në Serbi dhe në Jugosllavi, midis të tjerave, është theksuar se pas çlirimit të Kosovës, atje shpërtheu një qëndresë e armatosur me pjesëmarrjen e mijëra “kundërrevolucionarëve” dhe “brigadave balliste”... Sipas tyre, qëndresa e armikut ishte aq e fuqishme në disa rajone të Kosmetit (si në Drenicë), saqë çoi deri në luftime frontale.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovës” - Tiranë 1994, faqe 142).
“...nën pretekstin e mbledhjes së armëve dhe të shtypjes së reaksionit, repartet jugosllave filluan fushatën e terrorit, pa bërë asnjë dallim... Ata filluan ta torturonin dhe ta dënonin pa gjyq popullsinë, duke e akuzuar se kishte armë.” (Po aty, faqe 143).
“Në këtë operacion, krahas reparteve të UNÇ të Jugosllavisë, morën pjesë edhe formacione të UNÇ të Shqipërisë, të cilat në atë kohë vepronin në Kosovë. Sipas pohimeve arbitrare të Shtabit Operativ të Kosovës, Brigada e 5-të e UNÇSh do të vepronte në “vatrën e reaksionit”, në krahinën e Drenicës.
...terrori antishqiptar mori përmasa të gjera, të shëmtuara dhe, për rrjedhojë, ai provokoi revoltën masive të armatosur të popullit shqiptar për t’u vetëmrojtur.” (Po aty, faqe 144).
“Në mesnatën e 2 dhjetorit 1944 mijëra fshatarë të udhëhequr nga Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tërpeza, etj., sulmuan gadi nga të gjitha anët qytetin e Ferizajt. Pasi thyen qëndresën e forcave që ruanin qytetin, brenda një kohe të shkurtër ata marshuan drejt qendrës së qytetit dhe ndërtesës ku ndodhej shtabi i brigadës. Me fshatarët që sulmonin u bashkuan banorë të qytetit, si edhe një pjesë e të rinjve shqiptarë të mobilizuar në formacionet e UNÇ të Jugosllavisë...
Me kërkesën e shtabeve jugosllave, aty u dërgua me nxitim edhe Brigada e 25-të e UNÇSh, e cila deri në këtë kohë ishte e përqendruar në Gjakovë. Më 3 dhjetor ajo arriti në qytetin e Ferizajt, ku vazhdonin luftimet ndërmjet Brigadës së dytë kosovare dhe forcave që kishin sulmuar qytetin, të cilat arrinin në 2500 veta. Në mbrëmjen e asaj dite u fut në luftim batalioni i parë dhe i dytë i kësaj brigade (të 25-të, të UNÇ Shqiptare – T.K.). Rrethimi i qytetit u ça brenda një kohe të shkurtër, sepse forcat fshatare e lëshuan frontin... Forcat fshatare të përqendruara në atë sektor, u tërhoqën pa bërë asnjë qëndresë dhe “pa shkrehur asnjë pushkë”, sepse nuk pranuan të ndesheshin me formacionet e UNÇ të Shqipërisë.” (Po aty, f.145-146).
Janë edhe një varg revoltash të tjera të kosovarëve në Gjilan, Mitrovicë, Drenicë, Polluzhë, Vuçitern, etj.. Dhe pas shuarjes së tyre, për shkak të kolaboracionizmit të komunistëve shqiptarë me serbo-malazezët, vijojnë operacionet ndëshkimore dhe gjenocidi i vërtetë, që shtrihet edhe në fshatrat më të thella, në të gjithë Kosovën.
“Shtypja e revoltave u shndërrua në një kasaphanë të vërtetë, që synoi asgjësimin sistematik dhe të organizuar të popullit shqiptar. Nga të dhënat e dëshmitarëve të ngjarjeve dhe të dokumentave të kohës, del se gjatë dimrit të vitit 1944-1945 në viset shqiptare në Jugosllavi, u asgjësuan rreth 40.000 veta.” (L. Nasi: “Ripushtimi i Kosovës”, faqe 182).
Disa nga drejtuesit e UNÇ Sh dhe ata të LANÇ të Kosovës “i informuan drejtuesit kryesorë të PKSH për gjendjen e rëndë, për ndjekjet, raprezaljet e terrorin që mbizotëronte në Krahinë. Në atë kohë F. Hoxha (Fadil Hoxha, udhëheqësi komunist kosovar – T.K.), deklaronte hapur se në politikën e ndjekur në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, nuk shikonin ndonjë ndryshim me të kaluarën, se shqiptarët vuanin si në periudhën e Jugosllavisë së kralëve. Por drejtuesit e PKSH nuk patën kurajon e guximin për të ngritur zërin dhe për të kërkuar zgjidhjen e problemit kombëtar të popullit shqiptar, për të mbrojtur të drejtat e tij të ligjshme kombëtare, por as për të protestuar kundër shtypjes së egër të ushtruar në këto vise. Për më tepër, një nga drejtuesit kryesorë të PKSH, Koçi Xoxe, e informonte shefin e OZN-as për Kosovën, S. Gjakoviçin, për takimet dhe ankesat e paraqitura në atë periudhë nga F. Hoxha.” (Po aty, faqe 160).
“Pas qetësimit të gjendjes në këto vise, udhëheqja e Partisë Komuniste Jugosllave kërkoi largimin e formacioneve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, drejt kufijve jugorë të Republikës së Maqedonisë dhe më pas kthimin e tyre në Shqipëri.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovës”, faqe 183).
Kuptohet se mbasi i kishin përdorur siç deshën vetë dy divizionet shqiptare dhe mbasi e kishin arritur qëllimin e tyre kryesor: vënien e Kosovës nën kontrollin e plotë policor, për jugosllavët tanimë ato forca ushtarake ishin krejtësisht të panevojshme, madje “të bezdisshme”. Kishte mbaruar akti i fundit i tradhtisë ndaj popullit të Kosovës.

Vijon numrin e ardhshëm... Titulli i origjinalit: Kush duhet të përgjigjet për “Masakrën e Tivarit” dhe për krimet e tjera të kryera në Kosovë?*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhën kundër Kosovës   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 EmptyFri Oct 29, 2010 7:58 am

Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhën kundër Kosovës
Madhesia e germave: Tanush Kaso 28/10/2010 10:02:00
Jugosllavët nuk e patën të vështirë t’i fusnin shqiptarët në këtë rol, sepse punët në Shqipëri kishin ndryshuar në favor të tyre që në vitin 1943, pas Mukjes.

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Thumbnail.php?file=Enver_Hoxha_dhe_Marshalli_Josip_Broz_Tito_gjat___vizit__s_s___vetme_t___Hoxh__s_n___Jugosllavi__n___23_qershor___2_korrik_1946_674231188

Kjo është historia e vërtetë, “kurrë e shkrueme”. Dhe është mirë që këtë kanë filluar ta njohin edhe disa nga bashkatdhetarët tanë të nderuar kosovarë, të cilët më parë e adhuronin pa masë udhëheqësin kryesor të PKSH-së, shqiptar-vrasësin më të madh të të gjitha kohërave, Enver Hoxhën. Natyrisht, asokohe ata e shikonin Hoxhën si një simbol të shtetit amë, pa e ditur se ç’prapaskena kishte përgatitur ai me sllavo-komunistët dhe ç’gjëma u kishte shkaktuar shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit.

Njëri prej atyre vëllezërve kosovarë, është edhe atdhetari i shquar, z. Adem Demaçi, i cili vuajti për shumë vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë, për kauzën e drejtë të kombit shqiptar. Ja sa qartë shprehet ai tani, në një intervistë të botuar në gazetën “Ndryshe”, dt. 25 maj 2007, për atë pjesë të historisë:

“Pyetje: Në dimrin e vitit 1944, në Kosovë e Metohi dhe në disa nga trojet e tjera të shtetit jugosllav, hynë brigadat partizane shqiptare. Si e gjykoni ju rolin e tyre, ka qenë pozitiv, apo negativ?

Adem Demaçi: Shikoni, kjo është dinakëria e madhe e Titos. Pas fitores mbi fashizmin, jugosllavët llogarisnin në Kosovë një kryengritje mbarëpopullore, që ndoshta nuk do të kishte të pushuar deri në çlirimin e plotë të saj. Këtë kryengritje nuk do ta kishin të lehtë ta shuanin, sidomos në Drenicë. Një problem tjetër i madh për ta ishte se do të komprometoheshin para botës, në se do të hynin në luftë të armatosur e të përgjakshme kundër kryengritësve shqiptarë. Bash në këtë moment të vështirë e delikat, Enver Hoxha i bëri Titos një shërbim të madh. Ai dërgoi këtu brigadat partizane shqiptare, të cilat luajtën rolin e ftohjes së ngjarjeve dhe zbutjes së gjakrave. Sapo hynë ato, në të gjitha hapësirat e Kosovës, në të gjitha organizimet ushtarake të saj, u përhap fjala: “Shpërndahuni, vllazën, se nuk luftojmë vllau me vllaun...” Ai ka qenë grushti më i madh kundër Kosovës, lëre se si është interpretuar më vonë nga historiografia e politizuar shqiptare. Jugosllavët nuk e patën të vështirë t’i fusnin shqiptarët në këtë rol, sepse punët në Shqipëri kishin ndryshuar në favor të tyre që në vitin 1943, pas Mukjes”.

Po kush ishin krerët e dy divizioneve shqiptare, që Enver Hoxha dërgoi në Jugosllavi (d.m.th. në Kosovë), me kërkesën e Josip Broz Titos? Mbi çfarë kriteresh ishin përzgjedhur komandantët dhe komisarët e atyre formacioneve luftarake, të cilat - sipas marrëveshjes së fshehtë - kaluan kufirin verior, në fillim të dhjetorit 1944, dhe u futën në Jugosllavi, ku qëndruan deri në fund të vitit 1945?

Divizioni i 5-të komandohej nga koloneli Rrahman Parllaku, me përvojë të gjatë lufte, sidomos në jug të Shqipërisë (po edhe në veri), ku kishte dhënë prova besnikërie si kryetar i njësitit gueril, që vepronte në Vlorë, për asgjësimin e atdhetarëve antikomunistë.

Komisar politik ishte koloneli Ramiz Alia, të cilin “e kishte kalitur Partia” qysh në moshë të re dhe që vinte “internacionalizmin proletar” mbi idealet kombëtare shqiptare, të cilat nuk i njihte fare, për shkak të prejardhjes së tij joshqiptare.

Komandant i Divizionit të 6-të ishte koloneli Gjin Marku, i njohur si njeri i kompromiseve, si me gjermanët në Berat, ashtu edhe me sllavët. E veçanta e këtij është se kur kosovarët keqtrajtoheshin dhe niseshin drejt Masakrës së Tivarit, ai bënte dashuri me një korriere të ushtrisë jugosllave, të cilën më pas do ta merrte për grua.

Komisar i këtij divizioni ishte për një kohë koloneli Njazi Islami dhe më pas koloneli Myzafer Spaho.



Divizioni i 5-të përbëhej nga këto brigada:

E 3-a, me komandant major Hulusi Spahiun dhe komisar major Shahin Rukën.

E 5-a, me komandant major Shefqet Peçin dhe komisar major Hito Çakon.

E 23-a, me komandant major Hamit Keçin dhe komisar major Xhavit Qesen.

E 24-a, me komandant major Ndreko Rinon dhe komisar major Ethem Gjinushin.



Divizioni i 6-të përbëhej nga këto brigada:

E 6-a, me komandant major Jaho Gjolikun dhe komisar major Xhule Çirakun.

E 7-a, me komandant major Musa Dacin dhe komisar major Qazim Kapisyzin.

E 8-a, me komandant major Feti Smokthinën dhe komisar major Rasim Bazon.

E 22-a, me komandant major Sali Verdhën dhe komisar major Nimet Ymerin.

Brigada e 25-të, me komandant major Veli Doçin (Nimanin) dhe komisar major Nuri Arapin, u nda midis dy divizioneve.

Brigadat përbëheshin nga kompanitë, që kishin komandantët dhe komisarët përkatës. Ishin edhe shtabet e brigadave dhe të batalioneve, të divizionit të 5-të e të 6-të, me kuadrot përkatëse.

Mbi të gjithë këta, ishte Shtabi i Përgjithshëm, që kryesohej nga koloneli Gjin Marku, i cili mbante lidhje të drejtpërdrejta me Enver Hoxhën dhe përgjigjej për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e atyre forcave të armatosura.

Duke ndjekur rrugën e Divizionit të 6-të “Sulmues”, luftimet dhe ngjarjet e tjera, aq sa tregohen në pjesët e publikuara të “ditarit”, nuk mund të mos vihet re mosha tepër e re e mjaft prej të rënëve ndër luftime. Dhe natyrshëm vijnë pyetjet:

Kush i mobilizoi ata adoleshentë dhe i dërgoi nëpër atë dimër të llahtarit, që të luftonin në Jugosllavi? Kush i caktoi në vijën e parë të zjarrit, drejt vdekjes së sigurt, ata fëmijë? Përse komandanti Gjin Marku nuk tregoi kurrfarë kujdesi për ruajtjen e jetës së tyre? Përse u sakrifikuan ata djem dhe vajza shqiptare? Kush tjetër, përveç drejtuesve kryesorë të divizionit, duhet të përgjigjet për ato jetë rinore të humbura në dhe të huaj, për llogari të jugosllavëve?

Ky është një tjetër krim i kryer nga drejtuesit kryesorë të PKSH-së dhe të ushtrisë, të cilin nuk mund ta kalojë në heshtje historia e rishkruar.

Nuk ka zemër njerëzore që të mos preket, kur shikon ato fytyra fëminore, të pafajshme; kur lexon emrat dhe datëlindjet e atyre djemve dhe vajzave, që janë radhitur në fundin e atij ditari të përgjakur:

Seit Lesko Leskaj – Lindi më 1927 në fshatin Tatzat të Delvinës. Djalë i vetëm. Student i Liceut të Korçës. U vra në Mal të Zi, më 6 dhjetor 1944. (Pra: 1944-1927=17 vjeç).

Fanjo Thoma Çiçaku – Kjo vajzë lindi më 1928, në fshatin Leusë të Përmetit. U plagos rëndë në luftime, në Mal të Zi, në dhjetor 1944; dhe vdiq mbas disa ditësh. (1944-1928=16 vjeç).

Astrit Veip Selimi – Lindi më 1928, në fshatin Kalasë të Delvinës. Mbeti dëshmor në Bioçe të Malit të Zi, më 6 dhjetor 1944, në moshën 16-vjeçare.

Musa Tahir Abazi – Lindi më 1927, në fshatin Kuç të Kurveleshit. Ra dëshmor në Bioçe të Malit të Zi, më 6 dhjetor 1944, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Qebir Feti Balilaj – Lindi më 1927, në fshatin Rexhin të Kurveleshit. Ra dëshmor në Akullnajën e Verushës, në Mal të Zi, më 17 dhjetor 1944, kur ishte 17 vjeç.

Jahja Namik Alite – Lindi më 1927, në qytetin e Gjirokastrës. Ra dëshmor në dhjetor të vitit 1944, në Akullnajën e Verushës, në Mal të Zi. Ishte 17 vjeç.

Boço Mero Caca – Lindi më 1927, në fshatin Bolenë të Kurveleshit. U vra në Mal të Zi, në dhjetor 1944, në moshën 17-vjeçare.

Riza Avdyl Hoxha – Lindi më 1928, në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Ra dëshmor në malin Suhagora të Bosnjes, më 24 janar 1945, në moshën 16-17 vjeçare.

Boço Hamit Sinovarfi – Lindi më 1928, në fshatin Kuç të Kurveleshit. Ra dëshmor në malin Suhagora të Bosnjes, në janar 1945, kur ishte rreth 16-17 vjeç.

Niko Harilla Rrapo – Lindi më 1929, në Himarë. Ishte njëri nga vogëlushët e Brigadës së 6-të, që dallohej për zgjuarsi e trimëri. Ra dëshmor më 24 janar 1945, në afërsi të lumit Drin, në Jugosllavi, në moshën 15-16 vjeçare.

Koli Niko – Lindur në Vithkuq të Korçës, më 1927. Rënë dëshmor në Jugosllavi, më 20 janar 1945. Haki Plaku – Lindur në fshatin Galush të Peqinit, më 1927. Mbeti dëshmor në Jugosllavi, më 6 dhjetor 1944, në moshën 17-vjeçare.

Demir Milaqi – Lindur në fshatin Kokëlvorë të Shijakut, më 1929. Plagosur rëndë gjatë luftimeve në Jugosllavi dhe vdekur nga plagët, në vitin 1944, në moshën 15-vjeçare.

Kjo listë e dhimbshme është mjaft e gjatë dhe vazhdon me emrat e djemve dhe të vajzave shqiptare, të moshave 17, 18, 19 e 20-vjeçare, jeta e të cilëve u shua në dimrin e ashpër të viteve 1944-45, përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë, për llogari të sllavo-komunistëve të Titos e të Rankoviçit.

Shumë prej tyre nuk kanë arritur të bëjnë as një fotografi, në jetën e tyre të shkurtër e plot vuajtje. Disave nuk u dihet vendi dhe data e lindjes, po vetëm ajo e vdekjes.

Ky është një kapitull shumë i hidhur i historisë së popullit shqiptar, i cili nuk mund të mbyllet e të arkivohet pa u zbardhur mirë. Duhet të dalin njëherë e përgjithmonë në shesh fytyrat e atyre kriminelëve komunistë të Shqipërisë, të cilët në bashkëpunim të ngushtë me sllavët - armiqtë tanë shekullorë - shkaktuan aq shumë dëme njerëzore, materiale e morale, të pandreqshme, si tek ne ashtu edhe në Kosovë e ndër shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi.

Disa ish krerë të PKSH-së e të shtetit të diktaturës, të Sigurimit e të Ushtrisë, që ende rrojnë mes luksesh përrallore, duhet të japin llogari për të kaluarën e tyre kriminale.

Ata që nuk jetojnë, duhet të zbriten menjëherë nga altari i nderit, ku janë ngjitur padrejtësisht dhe të zhvishen nga titujt e lartë e dekoratat e pamerituara si “Hero Kombëtar”, “Nderi i Kombit” etj. Vendi i tyre është në koshin e plehrave të historisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ndarja e Shqiperise ne vitin 1919, zbardhen dokumentet e Was
» Masakra e Tivarit
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Dokumentet më të vjetra të vakëfeve...
» Zbardhen të panjohurat për Betejën e Kosovës 1389

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: