Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Dokumentet më të vjetra të vakëfeve... Sat Oct 20, 2012 11:41 am | |
|
--------------------------------------------------------------------------------
Botime të reja: DOKUMENTET MË TË VJETRA TË VAKËFEVE NË GJUHËN ARABE NË JUGOSLLAVI
”Dokumentet më të vjetra të vakëfëve në gjuhën arabe në Jugosllavi” është titulli një i një libri të ri që doli këtë ditë nga shtypi në Prishtinë, Kosovë. Ky libër me vlerë është vepër e orientalistit, etnografit e historianit shqiptar dr.Hasan Kaleshi (1922-1976).
Libri ka këtë përmbajtje: Librin e botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shtëpia botuese "Dituria Islame" Biblioteka "Botime të veçanta" Për botuesin: Mr. Nairn Tëmava Titulli në origjinal: Dr. HASAN KALESi NAJSTARIJI VAKUFSKI DOKUMENTI U JUGOSLAVIA NA ARAPSKOM JEZIKU Përktheu: Ismail Rexhepi Redaktor: Resul Rexhepi Redaktor gjuhësor: Ferid Selimi Korrektor: Ramadan Shkodra Kopertina & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica Katalogimi në botim - (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Në fillim të librit është një Shënim i përkthyesit, Ismail Rexhepi, faqe 7-9, pastaj është Parathënia faqe 11-14. Libri ka tetë kapituj, ku autori dr.Hasan Kaleshi ka trajtuar dokumentet më të vjetar që kanë të bëjnë me vakëfet në gjuhën arabe në ish-Jugosllavi. Në faqet e librit janë paraqitur për lexuesit, studiuesit edhe tekstet origjinalet të vakufënameve që autori i ka marrë në shqyrtim si dhe faksimile të vakfënameve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me vakëfet. Po ashtu në libër janë dhënë edhe foto të objekteve të vakëfeve, që ia shtojnë vlerën e rëndësinë librit. Në fund të librit janë edhe këto shkrime, shkrimi Përfundimi, faqe 375-381, Rezyme në gjuhën gjermane, faqe 383-399, Burime dhe literatura, f.401-409. Libri ka ballinë të bukur, të fortë, kurse brenda ballinës ka 412 faqe interesante. Interesant është edhe shënimi i përthyesit, Ismail Rexhepi, i cili në pas vitit 1990 qe larguar nga Arkivi i Kosovës në Prishtinë nga Masat e dhundëshme nga Kuvendi i Serbisë. Një kohë ka shërbye si imam në xhaminë kryesore të Gjakovës, në Xhaminë e Hadumit dhe në Mejtepin e “Halil Efendisë” po në Gjakovë, ku ende flitet me simpati për te...! Ismail Rexhepi në parathënie të librin, ndër të tjera, shkruan: Vepra e dr. Hasan Kaleshit "Najstariji vakufski dokumenti u Jugo- slaviji na arapskom jeziku" (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi), e cila në të vërtetë është teza e doktora- turës së këtij studiuesit të mbrojtur në Beograd, është botuar në kuadër të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës, "Studime", nr. 23, në Prishtinë më 1972, me recensentë akademik Mehmed Begoviç dhe dr. Hazim Shabanoviç. Sot ndërkaq, ky libër i ofrohet lexuesit shqiptarë nga shtëpia botuese "Dituria Islame" që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë. Në kohën kur është botuar, kjo vepër ka zgjuar një interesim të madh në qarqet shkencore dhe akademike të orientalistikës në shumë qendra shkencore, jo vetëm brenda federatës artificiale të quajtur Jugosllavi, por sidomos në ato evropiane. Dhe jo vetëm në qendrat shkencore të orientalistikës, por edhe të historisë, gjuhësisë etj.. Libri i Dr. Hasan Kaleshit "Dokumentet më të vjetra të vakëfit në gjuhën arabe në Jugosllavi", vjen në gjuhën shqipe si i vetmi studim shkencor i këtij lloji, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirat shqiptare, dhe se paraqet një kontribut të çmuar për shkencën dhe kulturën shqiptare dhe më gjerë. Roli i institucionit të vakëfit dhe themeluesit e vakëfeve ndër shqiptarët për ndërtimin e një varg objektesh sakrale dhe profane, madje edhe në ndërtimin dhe themelimin e qyteteve tona, deri më sot, nuk ka qenë objekt studimi i shkencës shqiptare. Prandaj botimi i librit të Dr. Hasan Kaleshit, përveç të tjerash, merr vlerë dhe rëndësi ku e ku më të madhe dhe paraqitet më se i nevojshëm, sidomos kur e gjithë problematika e shqyrtuar, ka të bëjë me vakëfet dhe vakëflënësit shqiptare në trojet shqiptare. Sido që të jetë, me rastin e botimit të këtij libri në gjuhën shqipe, duhet t'i theksojmë disa gjëra: E para, edhe përkthyesi edhe botuesi, me gjithë dilemat, janë pajtuar që titulli në gjuhën shqipe i kësaj vepre të mbetet ashtu siç është në origjinal, pavarësisht se krijatura e ashtu quajtura Jugosllavi tashmë nuk ekziston. Shpresojmë dhe jemi të bindur se lexuesi i rëndomtë do të ketë mirëkuptimin dhe aty ku shkruan Jugosllavi do ta lexojë ish-Jugosllavi, kurse lexuesi shkencor e ka të qartë se çfarë nënkuptonte Jugoslavia e asokohshme. E dyta, për sa i përket transkriptimit të terminologjisë orientale, i jemi përmbajtur në plotni transkriptimit të cilin e ka respektuar autori dhe ashtu siç e ka dhënë në tabelën e transkriptimit në fillim të librit, përveç shkronjës (s), të cilën e kemi shkruar me shkronjën tonë (sh). E treta, duhet të theksojmë faktin se ky libër vjen në shqip 40 vjet pas botimit tij të parë dhe në 90-vjetorin e lindjes së dr. Hasan Kaleshit. E katërta, botimi në origjinal në fund ka rezymenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane. Ndonëse rezymeja në gjuhën shqipe nuk është e shkruar sipas standardit të shqipes, (sepse është shkruar akoma pa u zyrtarizuar Standardi i Gjuhës së Sotme Shqipe), e kemi përfshirë në botimin tonë ashtu siç e ka dhënë autori. Këtë e kemi bërë për korrektësi shkencore dhe historike, por edhe për të njohur nivelin gjuhësor të parastandardit të shqipes tek ne. E pesta, tekstet arabe dhe osmane, përveç të vakëfnameve, janë rishkruar, kurse teksti i vakëfnameve është skanuar ashtu siç është shkruar nga autori, për shkak se ka ekzistuar frika se sikur të rishkruheshin ato, do të mund të bëheshin gabime, sepse edhe në vetë tekstin e shkruar nga autori, për shkak të mungesës së mjeteve teknike kur është shkruar kjo vepër, janë përvjedhur disa gabime, si p.sh. mungesa e pikave diakritike etj. Rishkrimi i këtyre teksteve do të lëntë mundësinë për të bërë gabime të dyfishta nga ana jonë. E gjashta, në ballinën e pasme të këtij botimi kemi sjellë disa konstatime të studiuesve të ndryshëm për Dr. H. Kaleshin, të thëna në kohë dhe rrethana të ndryshme. E shtata, natyrisht përkthimi i një vepre të këtillë, nuk është një punë e lehtë, prandaj për ndonjë lëshim të mundshëm, kërkojmë mirë- kuptim.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Dokumentet më të vjetra të vakëfeve... Mon Oct 22, 2012 10:43 pm | |
| More nbaz te punve si po i qojm e po na shkojn aj ktrej trojet mos jan vakaf,se kshtu vetum ne pa liri pa te drejta.sit behet mir diqka sa do pak kerset dikun diqka me sap i kem dikujt hak a zoti ta dij veq,spo dij qka mej than ksaj hallakame veq po verehen pshjetllim trishtim er lufte frig Zoti e beft mir.......!?
| |
|