|
| Poezi nga poeti Hadër Mevlani | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Poezi nga poeti Hadër Mevlani Wed Jun 30, 2010 1:27 pm | |
| BUZËT
Mua shpesh, nuk më mjaftojne buzët,
(Këto dy buzë të vetme qe kam),
Për të kyçur me to gojën,
Për të burgosur shumë të pathëna,
Që dëshirojnë të thuhen,
Por që s’mund të thuhen !...
Japo, përkundër :
Për të thënë mijëra fjalë,
Që do t’i lodhnin çdo palë buzë !...
Mua, shpesh herë, s’më mjaftojnë buzët,
As për një puthje…
Ose, s’më duhen, kur i kam !...
……………………………………….
Se duhen shumë buzë,
Që të mund të heshtësh,
Sidomos kur të dridhet buza !...
……………………………………
Se të pengon,
Qoftë edhe një gjysmë buzë e plasur,
Që të mund të flasësh !...
……………………………….
……………………………….
Mua, gjithmonë,
Nuk më volitin buzët,
Dhe nuk e di,
Pse m’i kanë bërë ?!...
Prill 2010
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani Wed Jun 30, 2010 1:28 pm | |
| BUZËT
Mua shpesh, nuk më mjaftojne buzët,
(Këto dy buzë të vetme qe kam),
Për të kyçur me to gojën,
Për të burgosur shumë të pathëna,
Që dëshirojnë të thuhen,
Por që s’mund të thuhen !...
Japo, përkundër :
Për të thënë mijëra fjalë,
Që do t’i lodhnin çdo palë buzë !...
Mua, shpesh herë, s’më mjaftojnë buzët,
As për një puthje…
Ose, s’më duhen, kur i kam !...
……………………………………….
Se duhen shumë buzë,
Që të mund të heshtësh,
Sidomos kur të dridhet buza !...
……………………………………
Se të pengon,
Qoftë edhe një gjysmë buzë e plasur,
Që të mund të flasësh !...
……………………………….
……………………………….
Mua, gjithmonë,
Nuk më volitin buzët,
Dhe nuk e di,
Pse m’i kanë bërë ?!...
Prill 2010
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani Wed Jun 30, 2010 1:29 pm | |
|
EMPAS PER GJERAT…
Gjërat s’janë njësoj, s’janë njësoj, s’janë njësoj…
Dhe kur janë njëlloj, - ato prapë s`janë njësoj!...
Gurët edhe tullat që në mur qëndrojnë :
Ato që janë më poshtë - më shumë shtypje durojnë…
Te sipërmve ju thonë : “ Hajde, vendet t`i ndërrojmë !...”
“Po s`lëvizim dot, se nuk na lejojnë,
U lodhëm nga pritja , - tërmetet vonojnë !.. “
Të jashtmet - të brendshmet, njëra-tjetrën lakmojnë :
“ E dimë ne se ç`heqim , po nuk na besojnë !...”
Gjerat janë njësoj , dhe ndërkaq s`janë njësoj !...
……………………………………………………………
Njerëzit s`janë njëlloj, s`janë njëlloj, - janë njësoj !...
Dhe kur s`janë njësoj, - ata prapë janë njëlloj ,
I bardhi, i verdhi, i nxiri me bojë…
I miri, i keqi, me gojë e pa gojë,…
Viktima, xhelati, barabar lengojnë,
I pasur, i varfër, po njëlloj ankojnë…
Nuk rreshtin s`kënaqen, përpiqen, lakmojnë,…
Ç`të marrin, ç`të japin, nuk dinë ç`kanë, ç`kërkojnë ?!...
… Njerëzit janë njëlloj, janë njëlloj, jane njëlloj,
Dhe kur janë njëlloj, - ata prapë s`janë njësoj !...
Ata që rrinë – s`rrinë, dhe ata që udhetojnë,
Pandehin se ikin – por nëvendnumurojnë !...
Çajnë male e dete, e qiej kaptojnë,
… Por prapë në vend mbeten ,…dhe vonë e kuptojnë !...
………………………………………………
Gjërat jane njësoj, janë njësoj , janë njësoj!...
Dhe kur s`janë njëlloj, - ato prape janë njësoj…
Varsja, byzyliket, qe smeralde pikojnë !...
Njëlloj janë me prangat, zinxhirët, vargonjtë,…
Kyçet që i mbajnë , dhe qafën robrojnë !...
Njëlloj – burgaxhinë, hekurat zbukurojnë !...
Shkelqejnë si diamante, - qelinë e ndriçojnë,…
……………………………………………………..
Kohët janë të njejta, kur vijnë e kur shkojnë…
Ose s`vijnë , as nuk ikin, vetëm ne - thjesht kalojmë !...
Dhjetor 2009 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani Wed Jun 30, 2010 1:31 pm | |
|
EDHE KETË HERË…
Edhë këtë herë,
S`më lanë të liqtë
te çmallem me pranverën!...
…………………………………………..
Pak kohë qëndroi ajo,
Si një vajzë e bukur
në urbanin treleksh,
Që të gjithë e përpijnë me sy,
Dhe shtyhen , - si e si ta cikin …
Kurse unë, as që munda t’i afrohem…
……………………………………….
Stacionet erdhën shpejt,
- ajo se ku zbriti,
Dhe iku në punën e saj !...
Mars 2010
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani | |
| |
| | | | Poezi nga poeti Hadër Mevlani | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |