Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POETI dhe FJALA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

POETI    dhe    FJALA Empty
MesazhTitulli: POETI dhe FJALA   POETI    dhe    FJALA EmptySun Nov 29, 2009 12:51 pm

POETI dhe FJALA








[size=18]Enigmatikja e vjetër






Letrës gërvish gërma të thinjura.....,.....,



Me kohë ndarë e takuar, mbetur dëshmi,



Tërheq penën, që lodhur përtyp lakime gërmash në bardhësi,



.....,.....,dhe mbytur ikën mendjes një klithmë vështrimi !



Vazhdoj
ende të gërvish mbi letër....,....,




Kohëve...., pas kohe, si një enigmatike e vjetër !













E thëna e pathënë
!







Nxirë si kamxhiku, mbeti fjala e pathënë,



Të thënat mbaruan...,ka vetëm të pathëna,



Të thënat u harruan...,(po as) të pathënat s’kujtohen më.



Mbeti e pathëna, u nxi në gojën e kyçtë,



Tek njeriu që ngatërron të tjerë me të tjerë,



si të
thënën me të pathënë !










Njeriu dhe
fjala !!











E ndjeva heshtjen të ecte çakërdisur,



Në sytë e tu, vështrimi këputi lodhjen.



Lëvrijnë të gjithë...,dhe me këmbë të shtyjnë,




të lënë pak emër.




E pash mërzitjen në zërin tënd,



Rrotulluar si laku që s’këputet kurrë,



As të flisje s’të linte me ato kthetra,



Mbërthyer INATI të binte pas krahëve,



Rënë prej shkallëve, hiqej zvarrë...,ende e korruptuar nga pak



....,....,po TI s’harroje, se njeriun e bën NJERI—fjala e mirë !









Mëngjesi
i këputur !







Më iku buzëqeshja në orët e tua mëngjes....,....,



Aty më ngeli, shtrydhur si rëra prej dallgëve,



....,dhe vala përkëdhelej nga rrezet e para,



....,dhe bregu hapte krahët, si të priste mysafir.



Mëngjesi m’u këput...., e fund thellësive të tua det, ra!








Detit!













Ti
rri mbështjellë nga gjijet e shumtë,




Shtruar,
përtyp pas vetes valët e tua.




Një
hije për nga malet zbret rëndë-rëndë.




Dhe
e jeshilta që përzihet me gurët,




Mbetet
pasqyra jote në hapësirën det.
















Portreti
i gurtë !









[size=12]

Më heshti vështrimi mes lartësive të tua,



Maleve të Dukatit priteshin pishat, thikë në gurë,



Dhe një dorë dhe’ mora aty...,...,



Aty në Dukat-fshat, fluturimthi një tufë zogjësh



m’a trembën mendimin.



E unë u ktheva mbi letër të hidhja portretin e gurtë.




[/size]






Më tepër
se mall














Gurëve
flenë trungje-trungje pemët shekullore,




Nëpër
kthesa mblidhet shtëng një gur malli,





të ndarë mes dy maleve, thellësia




bëhet
më tepër se mall !




























Kufomë
dhembje...., fallse !!











Sirena e trenit përplaset në buzëqeshjen time të thinjur,



....,....,dhe një lot i ngrohtë këputet në shikimin e fundit.



U ngatërruan ditët në memorien e kalendarit kufomë...,



Era trazuar me shijen e hidhur që mbjell ndarja në ikje,



Lë në rafte mendimi fraza të gjysmuara, të pambyllura ende...,



Harresa gjak-prishur, gjak-gjakut përtypet falls,



Dheut me dhe’ gropos fjalët...,ndjekur nga frika...,s’ngreh kokë.



Me kohën që ikën shkatërrohet ditë pas dite hija jote....,



E kthen në kufomë skelet-mallin e tretur të qënies tënde !



Unë e mbetura e dy shpirtrave, mbjell lule në dy varre malli !!













Në greminat
e poezive !!











Nuk më dhemb hija që do të ngelet me vitet,



As kujtimi i tyre i ngrirë në një cep të regjur letre...,



Lagështira do të hyjë thellë e do t’ia përpijë synë e malltë !!



Dëshmi fatale, kyçur nga burgu i harresës—humbje memorie !



Një tjetër letër do të ndrijë nga lindja e jetës së re,



Koha do mbetet dëshmimtare e fundit në gërmat e asaj dite!



Nuk më dhemb, jo s’më ngacmon ai kujtim i regjur...,...,



Ku shkrirë mbetet përgjithmonë krah frikës njerëzore....,!!



Fryma e penës do t’a hedh në greminat e poezive të mia .









Thirrja
e Gjakut !!











Netët s’do të përtypin si më parë yje të virgjër,



Qielli do të errësohet në çdo sekond akrepash,



Dhe dita do të këputet në agim të ditës, në heshtje,



Ç’virgjëruar nga frika, kërrusur nga njerëzit....,



Përshëndetje s’do të ket’mëngjesit që do të shkojë zvarrë.



Në thirrje të gjakut, do të ndez një qiri mbarësie për ty,



Asnjë, asgjë, askush, s’do t’a fik atë qiri në kishë....,....,



Ti s’mund të hysh aty, je tjetër fe, ke mëkatuar,



Ti s’mund t’i afrohesh kurrë derës së saj, ke mëkatuar,



Ti s’mund të shkelësh brenda saj, ke mëkatuar,



Gënjeshtra është mëkati i parë ndaj të pasurit shpirt-njeriu...,



Të më pasurit “vajzë”, mëkati më i madh brenda teje !!
[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POETI dhe FJALA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POETI dhe FJALA
» Fjala e huaj në vend të fjalës shqipe
» Poeti/ja e preferuar
» Çka tha poeti - Din Mehmeti
» POETI YNË SADIK KRASNIQI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: