Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE Empty
MesazhTitulli: ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE   ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE EmptyTue Jun 15, 2010 2:12 am

Mexhid Yvejsi: Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve


ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE U1_MexhidYvejsiISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE
Arsyet e islamizimit dhe qëndrimi i kishës ndaj kësaj dukurie
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Ky është titulli i librit shkruar nga dr. Don Shan Zefi.
Botues:"Drita", Prizren, 2000
Në shenjë të 2000 vjetorit të krishtërimit: Klerit katolik dhe martirëve
shqiptarë që kanë kontribuar ta mbajnë në jetë krishterimin,
gjuhën, traditën .... (Autori)
Ky libër, i cili ka 316 faqe, është një studim historiko-juridik. Mbi 100 janë faksimile të relacioneve dhe disa harta, që nga vendbanimet e fiseve ilire deri te harta e Shqipërisë gjatë Krizës Lindore (1878-1881).
Libri fillon me shkurtimet, burimet e pabotuara dhe botimet e botuara, vazhdon me bibliografinë shumë të pasur, e cila ka shtatë faqe. Ndërsa përmbajtja e librit ndahet në katër pjesë themelore, të cilat janë:
Pjesa e parë: Krishterimi te shqiptarët ...
Pjesa e dytë: Islamizimi i shqiptarëve ... (Nga shekulli XV-XX)
1.Përhapja kohore dhe teritoriale e islamizimit
2.Arsyet e islamizimit...
Pjesa e tretë: Laramanizmi i shqiptarëve gjatë shekujve (islamizimi fiktiv nga shekulli XV e deri në ditët tona)...
Pjesa e katërt: Fenomeni i laramanizmit dhe i islamizimit në dritën e dokumenteve kishtare.
1.Qëndrimi i Kishës Katolike ndaj të laramanizuarve (islamizuarve)
2. Disa vrojtime ...
Këto ishin katër pjesët themelore të librit të dr.Don Shan Zefit me titull:"Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve" i cili përfundon me një: Përfundim...
Dr. Don Shan Zefi librin e vet e fillon me një hyrje, ku ndër të tjera shkruan:
"...Ata të cilët do të gjejnë pasaktësi, gabime e papërsosshmëri, janë të lutur t'i bëjnë të pranishme, që të mund me sugjerimet e tyre të përplotësohet edhe më tej ky studim që është
shtjelluar ekskluzivisht nga burimet që i kemi pasur në shqyrtim, sepse historiografia shqiptare meriton edhe më shumë të prehet në shtratin e saj të natyrshëm të së vërtetës".
Në librin e dr. Don Shan Zefit jo vetëm që ka pasaktësi, gabime e papërsosshmëri, por ka gënjeshtra, trillime, errësirë, mashtrime dhe mbi të gjitha një urrejtje e tërbuar mesjetare ndaj Fesë Islame dhe shqiptarëve të islamizuar...
Shqiptarët e islamizuar e pranuan me bindje fenë islame, prandaj, ashtu qysh janë, janë të lumtur në besimin e tyre… Ju, dr. Shan Zefi, para se të turreni pas diçkaje që ka ndodhur para pesë shekujsh e këtej, vëzhgoni me kujdes se sa të lumtur e të bindur jemi ndaj Zotit, që është Një!
Detyra e parë e një historiani, sipas Frud-it, është të ruhet nga simpatitë subjektive.
Ndërsa ju bëni të kundërtën, kur shkruani në faqen 51:
“Pra qe kristianizmi ai i cili e mbajti të mbijetojë Shqipërinë si komb autonom”
Kurse antipatitë i shprehni në faqen 62:
“Populli shqiptar do të mbetet nën dominimin turk, hiç më pak se plot 5 shekuj…
Kështu, pra vetë pushtimi që solli në fillim në shkatërrim të pamëshirshëm dhe rënien e moralit…, ky qe motivi i parë i islamizimit ose shenja paralajmëruse e islamizimit të egër te shqiptarët.”
Me gjithë shkatërrimet e pamëshirshme, rënien e moralit, që solli pushtimi turk, në tokat shqiptare, islamizmi i egër i shqiptarëve, siç shkruan dr. Shan Zefi, u shtri, u rrit shpejt.
Pse ndodhi kjo? Cilat ishin arsyet?
Në faqen 88, dr. Shan Zefi shkruan:
“Arsyet e shtrirjes ose rritjes relative të shpejtë të islamizimit… në tokat shqiptare nuk ishin drejtëpërdrejt të natyrës religjioze, por më tepër të natyrës juridike dhe ekonomike.”
A ishin arsyet e natyrës juridike dhe ekonomike ato që shpejtuan të islamizuarit e shqiptarëve? Jo, shkruan dr. Shan Zefi:
“S’ka dyshim se mungesa e klerit, madje papërgatitja adekuate e një pjese të klerit kontribuoi në të islamizuarit e besimtarëve të tyre …” (faqe:112)
Po në të njëjtën faqe shkruan:
“Nuk mund të befasohemi nëse niveli kulturor religjioz i një pjese të klerit katolik kishte qenë në dekadencë…”
Mos u befasoni as ju kur shtrohet pyetja: Me një kler në dekadencë kulturore e religjioze, si e mbrojti kristianizmi Shqipërinë? A është kjo shkencë, kulturë, besim?
Kardinali Faulhaber thoshte:”Kultura e shpirtit duhet të jetë shpirti i kulturës”.
Cili është problemi këtu?
Problemi këtu qëndron, siç do të thoshte, prof. Richard Schwarz, jo në zgjedhjen midis shkencës dhe besimit, por në zgjedhjen e mënyrës së besimit”.
Shqiptarët e zgjodhën mënyrën e besimit, e zgjodhën Fenë Islame, e cila i mbrojti edhe kombëtarisht, i mbrojti nga sllavizimi, greqizimi e latinizimi romak…!
Shqiptarët, jo 2/3 por nëntëdhjetë përqind u islamizuan e shpëtuan, mbijetuan! Me gjithë këtë, në librin “Islamizimi i Shqiptarëve gjatë shekujve” të dr. Don Shan Zefit, shqiptarët e islamizuar, me identitet të ri fetar e kombëtar, në libër quhen të pafe, turq!
Burimet e librit dr. Shan Zefi i ka marrë nga Roma ose nga ata që i shërbyen Romës. Nga liria lindi Roma, tha Pushkini, por u shkatërrua nga skllavëria.
Nën skllavërinë e Perandorisë Romake, Perëndimore dhe Lindore, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, në saje të Zotit, mbijetuan pa shkrim e lexim në gjuhën shqipe, qoftë edhe për nevoja fetare, për rreth 1500 vjet…!
Nuk mjafton të flasësh ose të shkruash për kulturën 2000 vjeçare te shqiptarët që mungon, por duhet thënë gjithnjë e vërteta, qoftë edhe kundër vetvetes. Vetëm e vërteta na bën të lirë, thoshte Krishti (Hazreti Isai, a.s.).
Besimi ynë i madh ndaj së kaluarës, për gjërat rreth të cilave dimë pak, është vetëmashtrim.
Dhe, përderisa ne dijmë pak për veten, siç do të thoshte Erik Hoferi, ne jemi gati të besojmë gjithçka që thuhet për ne. Ju lutemi, të largohemi prej fuqisë misterioze si të mburrjes, krenarisë, ashtu dhe të shpifjes.
Mburrja, krenaria dhe shpifjet janë mëkate. Mëkatet janë pengesë e fisnikërimit shpirtëror.”
Të tjerëve falju gabimet, por vetes kurrë, thoshte Seneka.”
Shqiptarët e përqafuan Fenë Islame me dëshirë, me vullnet, si një dhuratë nga Zoti, në një kohë që kishte zbrazëti, zbrazëti fetare e kulturore. Këtë e pranon edhe dr. Don Shan Zefi, por ai kurrsesi nuk i pranon shqiptarët e islamizuar. Jo vetëm që nuk i pranon, por i fyen, i gjykon!
Shqiptarët e islamizuar i gjykon – pse u bënë myslimanë! E fjala mysliman ka kuptimin: ai që i nënshtrohet Vullnetit të Zotit. Epikteri thoshte:
”Së pari mësoni kuptimin e asaj që do të flisni, pastaj flisni.
”Për ata që e kryejnë Vullnetin e Zotit, Jezusi tha:
” Ja, nëna ime e vëllazërit e mi! Sepse kushdo e kryen vullnetin e Hyut, ai është vëllai im, motra ime e nëna!”( Besëlidhja e Re, Marku, 3: 34-35).
Atëherë, pse na gjykoni? Kur ne jemi besimtarë, ne ende jemi vëllezër, përderisa i nënshtrohemi vullnetit, fjalës së Hyut!
Papa Pali VI, me 5 janar 1971, e shpalli “Porosinë Apostolike”, ku, ndër të tjera , thuhet:
“Nuk jemi ne ata që e gjykojmë Fjalën e Hyut, por ajo na gjykon ne.”
Papa Pali i VI i ka dhënë jetës së Kishës Katolike një dimenzion të ri, një stil të ri, duke hapur dialogun me të gjithë. Në Enciklikën “Ecclesian suam” fton besimtarët e çdo feje, që të bashkojnë orvatjet e tyre për të nxitur dhe për të mbrojtur një ideal të përbashkët të lirisë fetare, të vëllëzërisë njerëzore, të kulturës së shëndoshë, të drejtësisë shoqërore dhe të punës.
Ndërsa, Koncili i Dytë i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka përcaktuar qëndrimin e Kishës Katolike ndaj Fesë Islame, ndaj myslimanëve, ku thuhet:
“Myslimanët adhurojnë si ne një Zot të vetëm, të Mëshirshëm, që do të gjykojë njerëzimin në ditën e fundit.”
“Habent sua fata libelli “, thonin latinët: Çdo libër ka fatin e vet. Meqë libri yt bjen ndesh me “Porosinë Apostolike” të Papës Pali VI, me vendimet e Koncilit të Dytë të Vatikanit, atëherë, cili do të jetë fati i këtij libri?
Kur jemi te libri, Kardinali Flaulhaber thotë:
“Qëllimin e mirë e shkruan parathënia e librit, por pasthënien duhet ta diktojë gjakftohtësia. Jo libri ta mbizotërojë lexuesin, por lexuesi librin .”
Mua, si lexues, libri më bëri të qesh! Sigurisht, edhe Zotin e keni bërë të qeshë! Por, si mund të qeshë Zoti? Vudi Alleni e shpjegon kështu:
”Kur i tregoni Atij planet tuaja për të ardhmen!”
Planet tua për të ardhmen, që shqiptarët “myslimanë, laramanë, kriptokristianë, bektashianë” t’i kthehen edhe njëherë identitetit dhe dinjitetit të tyre fetar e kulturor” duken tallje …!
Kurrë mos u tall me gjërat serioze, thoshte Xh.Uashingtoni.
Sikur e pranoni se ka një Zot, duhet të pranoni se ne, shqiptarët, kemi dy fe. Ne, shqiptarët, siç ju tha Fishta dikur diplomatëve evropianë:
“Jemi popull me dy fe. Por nuk jemi popull me Shën Bartolome”
Nuk jemi popull me Shën Bartolome falë tolerancës së fesë Islame, të cilës i përkasin shumica e shqiptarëve.
Të mos e njohësh Fenë Islame, kur nuk ke patur mundësi, nuk është turp. Por, turp është të ngulësh këmbë me kryeneçësi në injorancën tënde tash e tutje…!
Çka, pra, të themi tjetër lidhur me këtë?
“Nëse Hyu na përkrah, kush do të jetë kundër nesh?” ( Besëlidhja e Re , Romakëve , 8: 31)
“Merre vesh çka dua të të them. Patjetër, vetë Zoti do të japë mundësinë t’i kuptosh të gjitha këto.” (Besëlidhja e Re, 2 Timoteut, 2;7)
Numri i shqiptarëve myslimanë po rritet kudo në trojet shqiptare. Po rritet edhe numri i myslimanëve në botë, veçanërisht në Evropën e krishterë…Kurse numri i krishterëve në Evropë po zvoglohet, sidomos numri i katolikëve!
Gazeta zyrtare e Vatikanit,”L’Osseervatore Romano”, me 28.4.1985, në faqen 4, shkruan:” Në Evropën e krishterë numri i katolikëve është zvogëluar prej 39% në 33,3%.”
Në Kur’an shkruan: “Besimtarët janë vëllezër.”
Zvogëlimi i numrit të katolikëve besimtarë duhet të na brengosë, sepse po pakësohemi si vëllezër ! Zvogëlimi i numrit të katolikëve, i të krishterëve në përgjithësi, është rrjedhojë e shoqërisë materialiste perëndimore. Selia e shenjtë e ka trajtuar këtë shoqëri materialiste si:
“ Derë për të hyrë në fundin e botës, ku do të zhdukemi të gjithë.”
Kurse Papa Gjon Pali i Dytë shoqërinë perëdimore e quan:
“Shoqëri materialiste, egoiste, shoqëri e abortit, e pornografisë, e krimit,mashtrimit…”
Kosovën e pasluftës, Shqipërinë më përpara, po e përcjellin shëmti të ndryshme, të cilat as që i ka përmendur kush: krimet, prostitucioni, droga, kontrabandë gjithëfarësh, grabitje, plaçkitje, akulturim-deri ne vetëshkatërrim!
Ne, si shqiptarë e besimtarë, duhet që t’i bashkojmë përpjekjet për t’i luftuar këto shëmti, të cilat po na shkatërrojnë fetarisht e kombëtarisht, të përpiqemi për të nxitur dhe për të mbrojtur idealin e pëbashkët: Të gjithë shqiptarët me Fe në një Atdhe…!
Dr. Don Shan Zefi, me kaq, mbetshi shëndosh!
Po përfundoj me atë që thotë shkrimi shenjt:
“Adhuro Zotin, Hyun tënd
dhe shërbeji vetëm Atij ! “
Amen! Amin!
Botuar në revistën “Frymëzimi”, Nr.9, Mars-Prill 2001, faqe: 10-11, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE GJATË SHEKUJVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendimi Shkencor Gjate Shekujve .
» O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
» Shqiptarët mes unitetit dhe përçarjes gjatë dy pavarësive
» Inteligjenca e lindur apo e fituar gjate jetes..!
» SI FUNKSION MENDJA GJATË KOHËS SË FRYMËZIMIT ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: