| "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:05 pm | |
| Hasije Selishta Kryeziu
LULE AJRI
poezi | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:05 pm | |
| Hasije Selishta Kryeziu
Lule ajri
poezi
Boton
Fondi për Letërsi, Art e Kulturë
“Brezi 81”
Redaktor
Merxhan Avdyli
Recensentë
Flamur Maloku
Mehmetali Rexhepi
Lektor
Nebih Bunjaku
Ballina Planetagrafike-
Brahim Behluli | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:11 pm | |
| Flamur MALOKU
Esencat shënjuese/diskursive
___________________________________
Poezia e Hasije Selishtës Kryeziut, formulohet duke e krijuar një sistem të ligjërimit/figurimit. Ligjërimi, në tekst bëhet ligjërim i figurshëm i shtresuar në variante, që njëherësh bëhet shenjë e identifikimit për tekstin-poezinë, gjithnjë duke e përforcuar figurën e tekstit, e cila bëhet shenjë themelore e kuptimësisë. Figurat formësohen në diskursin e tekstit, gjithnjë në funksion të semantikës. Poezia sa vjen e bëhet më e hapur si tërësi estetike në lexim. Shenjat kuptimore të shtresuara në formë të diskursit/poezisë, gjatë leximit e interpretimit bëhen shenja universale. Këtu, bota personale bëhet botë universale. Dihet se diskursi universal i poezisë jeton gjithnjë duke shënjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndërlidhen, çdoherë në sintetizim të idesë/tematikës. Mbi këtë parim mundësohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjë më qëllim të identifikimit të vet strukturës poetike. Struktura e tekstit analizohet përmes esencave shënjuese, të cilat reflektohen në poezi. Esencat shënjuese artikulohen në tërësinë e shkrimit fiksional, çdoherë duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve tematike. Zbrazëti/vetmi Variantet e shumta personale shtresojnë tema/mitema, të cilat në poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut artikulohen nga një gjendje shpirtërore me përplot emocione. Gjendja shpirtërore-subjektive portretizohet përgjatë realizimit të shkrimit fiksional. Individualja bëhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila në poezi paraqitet me një dhembje e dëshpërim. Pra, jepet dhembja e dëshpërimi, karshi kohës e situatës. Koha dhe situatat e përjetuara në shpirtin e subjektit bëhen zbrazëti/vetmi. Kjo edhe më shumë e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatën, padyshim në strukturën e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalë shndërrohet në përjetim të rëndë. Përjetimet e figuruara marrin gjithnjë dimension të theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bëhet përfaqësim e theksim i Botës/Jetës/Ekzistencës. Lufta personale dhe ballafaqimi për një ekzistencë jetësore, bëhet preokupim shpirtëror e fizik. Mbi këtë ide subjekti ndërton e rindërton vuajtjen e madhe. Jo rastësisht ligjërimi identifikohet e figurohet më mollën e rënë para kohe;Nën degë molla e rënë/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Këto mendime të shprehura në tekst, japin atë që quhet vuajtje e brendshme individuale, që del ashtu në heshtje personale, përballë vështirësive jetësore e të qenit femër. Zbrazëtia e krijuar shpirtërore, dhe pamundësia e veprimit, e bën poeten të ligështuar dhe të ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi këtë mungesë të veprimit, lindin në diskurs edhe kontrastet ideore, të cilat në përgjithësi të sistemit ndërtojnë figurën, duke u bërë para së gjithash edhe shprehje e një revolte subjektive. Kontrastet e shumta në strukturën e tekstit venerohen dukshëm, të cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundësisë. Edhe pse pamundësitë janë të shumta në jetë, e përgjatë jetës, shprehja personale-subjektive gjithmonë rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e poezive.
Venerim përmbyllës
Duke i parë të gjitha thyerjet shpirtërore në jetë, dhe pamundësitë e veprimit, e të qenit femër, poezitë në esencë nuk e japin asnjëherë dorëzimin personal karshi jetës. Vuajtja njihet si shenjë personale, e cila gjatë shkrimit bëhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese për (Tjetrin), kjo bëhet edhe status i kodit llojor, përgjatë kategorizimit/shkrimit. Hapësirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnë përherë në të mirë të diskursit/tematikës. Kërkimi i vazhdueshëm i shtresave të përvojës autentike në të gjithë poezinë, bëhet themelor/përcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e përforcohet. Mbi këtë, autentikja nis e hapet në diskurs të përhershëm. I gjithë pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, në kohë përjetimi, formohet në shenja e variante të relativizuara. Pra, jeta relativizohet në rikthim kah figura, në variante të shumta. Në këtë mundësi të shprehjes, skema thyhet, ku jeta bëhet figurë/shkrim. Duke qenë kështu, vargu i poezisë nuk mbingarkohet në kuptimësi, përgjatë një bote fiksionale. E gjithë kjo poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut e bën të jetë më pranë lexuesit të dashuruar në diskursin e poezisë. Prishtinë, 5 mars 2009 | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:12 pm | |
|
Ndarja
Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi
Kur nga terri janë lodhur
Një pjesë e kanë prej shiu
Një pjesë e vetullës
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetër në Ulqin
Njëra dorë në Rozafë
Tjetra në Shkup
Po çamëria
Më the kam gishtin
E bukur për unazë
Por unë jam shumë larg
Si mund të përqafohemi
Kur trupi është ndarë
Mos më thuaj se më ke harruar
Kur unë yllëza jote jam aq larg | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:12 pm | |
| | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:13 pm | |
| Kahe
Kemi mundur
Të mos e prekim robërinë
Nën pushtet
Të mos digjemi për liri
Kemi mundur
Të provojmë vdekjen
Si kemi lindur
Të mos na merr zjarri
Dhe të jemi dëshmitarë
Për të gjithë ata që ranë | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:14 pm | |
| Këmishë robërie
Në këmishën e robërisë U pikturuan petalet e luleve Me gjethet duke rënë
Lëkura ndizet në mua Nga gurëzimi i etjes Mes mureve të ftohta Marr frymë
Në derën e vjetër Ajkuna e bardhë digjet Ende hetimet vazhdojnë Ato janë sekrete | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:14 pm | |
| Kur nuk isha në Berlin
Nga Molla e Kuqe
Ma ndryshuan kufirin
Nën mollë kam ëndërruar
Hënën e yjet
Nata duke i ruajtur
Por nuk e di
Pse nuk isha zgjuar | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:15 pm | |
| Po thahem shqip
Në një gotë pritjeje
Jam djegur
Së bashku me luleborën
Kam shumë etje
Po thahem shqip
Nëpër muret e zeza
Ende nuk dihet
Cilat gota
Mbushen nga shiu
Aktori rri para Teatrit
Me duar në xhepa
Çka më duhet
Heshtja e tij
Dhe ëndrrat | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:15 pm | |
| Gota e dëshpërimit
Nëpër dhomën time
Zjarri udhëton
Sa pushteti e egër jam
Shumë vite
Frymëmarrja ime
Është avulluar
Mos më pyetni
Se cili trëndafil i bardhë
Ka pirë ujë
Në gotën time të dëshpërimit
Pezull
Në kulmin e lartësisë
Ëndrra e sajuar shpresashumë
Derëhapur luan në përbashkësi
Trungu i pemës mollën mban
As e verdhë as e pjekur
Në dilemë jam a ta marr
Para meje gota përgjysmë
Përzihen mendjet në avullim
Ta zbraz gotën a ta mbush plot
Këpuca ma vrau këmbën
Dora është ngrirë
Si ta hap dritaren
Që ajëri të mos ngulfat
Si ta kap atë lartësi
As në tokë as në qiell
Pezull rri
Vallëzim gurësh
Doli një thërmi prej guri
Dhe u fut në rërë
Guralecët tjerë
Pas tij filluan vallëzimin
Gurët do të vëllazërohen
Rëra motërzohet
Në përbashkësi
Vallëzimi madhërohet
Tharja
Kur kam parë defektet
Si shndërrohen në përparësi pushteti
Kam filluar të thahem
Si për vetëvrasje
Egërsia më pikturon
Me ngjyrë të zezë
Mos të më sheh askush
Se si po thahem
Do të lodhem shumë
Nëse lulet vyshken
Nuk mund të ik
Pa e matur vesën e tyre
Para se të vetëvritem nga tharja
Do t’i zhduk defektet
Për të rifreskuar gjethet
Që kanë filluar të zverdhen
Melodi tjetër
Tërë jetën jam lutur
Që të rrëzohen muret e larta
Të krijuara
Nga marrëzitë e stepura
Një letër kam shkruar
Pa i vënë pikë askund
Për të paralajmëruar
Kohën e vrarë
Në portën e alarmuar
Ajri po mbyllet
Nuk e deshifrova
Nëse ajri sërish prishet
Apo kujtesa avullon
Kur të gjitha këngët
Janë gati për t’u kënduar
Mendjefikurit bërtasin
Për melodi tjetër
Avullimi ëndrrave
Jam lodhur nga ëndrra
Duket edhe ajo e egër
Kur pyes veten diçka
Dhe nuk mundem t’i përgjigjem
Shumë herë thashë diçka
Të gjitha ëndrrat u avulluan
Në mes një kafazi
Mbetur kaherë | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:16 pm | |
| Ikja e çasteve
Të gjitha udhët
E hijendjekjeve
Të njëjta janë
Çastet më ikin | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:21 pm | |
| Robëria më pikturon
Ende zgjohet robëria Dhe më pikturon Të mbyllur në kornizë
Nuk e deshifrova Nëse frymëmarrja ka ndryshuar Në grevën e urisë
Në të gjitha rrugët mure
Mozaiku i tyre mashtron
Nuk ka kë tjetër
Pos skeletit
Epitaf
Para se të udhëtoj Do të shkruaj epitaf
Ndërsa nga një trëndafil të bardhë Do t’ua var të gjitha stinëve Kam ëndërruar Me të gjithë duke u përqafuar Ndërsa kur dola nga porta E një kështjelle Me rërë kam mbuluar gjethet Dielli të mos i djeg
Këmishën prej shiu Kam veshur me njerëzit e mi Në çdo ndarje e robëruar isha Para lindjes së diellit jam lutur Për të gjithë
Nën pushtetin e ftohtë
Të mos e përjetojë askush dramën Derisa të pendohet të presë E të largohet nga lëkura e zezë
Nuk di të frymojë në asnjë kohë Dhe kurrë të përgjigjet
Por vetëm të pyes
Në të gjitha mënyrat e çmendisë
Në njërën pjesë të memories së saj
Është rritur etja
Të mos zgjohem
Ndërsa në pjesën tjetër
Të jetoj e mekur
Në fund të epitafit
Do të shkruaj se Pema që e desha aq shumë Të mbetet stacion komunikimi
Dheu
Nuk di ku ta mbjell këtë farë Në cilën arë Kudo shoh dhe E dheu si u nda | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:21 pm | |
| | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:23 pm | |
| Grimca rëre
Silueta ime shtrihet përmbys
Ethet e revoltës
Zgjojnë zemrimin nga dehja
Që të luajnë me kujtesën mbrapshtë
Thuase në duele humbasin
Për grimca rëre
Ëndrrat lozin me teke faraonësh
Grimca rëre në buzën time
Nuk duroj dot
Lule ajri
Një lule prej ajri
Çdo natë hapë dritaret
Nga dhoma ime e gjer te hëna
Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit
Në përbashkësi aromash
Për të rifreskuar zalisjen
Në të gjitha ngjyrat
Pikturohet hëna e tretur
Në një kafaz universi
Përbrenda luleve rri në kornizë
Një syth pret rritjen
Lulja e ajrit të shumohet
Pika shiu
Në mes mbushjes e zbrazjes
Gota dridhej
Një ëndërr e thinjur
Në dridhje
Vetëm disa pika shiu
Mbi tavolinë mbetën
Afër tavolinës tjetër
Kamarieri priste porosinë
Grindjet
Në katin e parë banon uji
Në të dytin ajri
Në të tretin
Dielli dhe hëna
Grindeshin
Lulja e universit
Çka më duhet kjo ditë
Kur nuk më shuhet etja
Nuk më duhet pushteti i askujt
As ëndrra që po digjet
Kur ëndrrat shpërngulen
Nga toka në qiell
Pluhuri nuk do të ngrihet
Çel lulja e universit
Gjethet janë akumuluar
Përbrenda shpirtit
Të thara nga dielli
Të ngrira nga bora
Jam lodhur
Nga rënia e gjetheve
Kur pakujdesshëm përditë bien
Duke vjedhur imazhin e trungut
Një lule universi po rris
Jo vetëm hijëz
Për të dhënë ngushëllime
Por të notojë
Edhe në valët e detit
Qoftë edhe në trazimin e tij
Pikëpyetje
Kosovë
Nuk e di
A jam lule
A pacienti yt
Zbrazëtia
Muret kaloj në anën tjetër
Hapa dritaren
Boshësia m’u vu pas
Edhe derën hapa
Ajri ngrirë
Më trishtoi për largim
Nuk arrita të hyja brenda
Zbrazëtia gojëhapur
Do të ishte e thiktë
Dëshirë
Hija ime në terr
Nuk di ku mbetën këmbët
A mos
Humbën pas vrapit
Letra e shqyer
Ulur përballë murit
Gris letrën
Zarfin le përmbi
Duke kërcitur dhëmbët
Emblema e letrës rri varur
Në duart që po dridhen
Ritmi i çrregulluar i frymëmarrjes
Nga egoja në superego humb
Postieri shikon me habi
Në korsi të mbyllur rri
Shpërthen sajesë memece
Nga pjerrësi labirinthi
Përfundimi
Dallgë e valë
Mbi njeri
Në breg
Ishte ulur
Fillimi
Priste
Llogaria
Në vend të kafesë
Një gotë ujë porosita
Kur mora llogarinë
Nga çmimi i lartë
Uji në fyt më mbeti
Naiviteti
Në ditën e vogël
Paqartësi e madhe
E nesërmja
Do të jetë e thinjur
Para kohe | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:26 pm | |
| Thinjësi
Pas perde zalisja stërkëmbth
Thyhen ndjenjat nga vetëtima
Kur prapa mbyllet dera
Bredh mendja në marrëzi
Dufi i shpirtit në shi rri
Me inat mbyllet dhe dremitet
Për të parë finalen
Mban dietë egoizmi
Nga thinjësia
Nuk ka mund të identifikojë
Kush ka mbetur
E kush ka ikur
Zjarri mistik
Kurmi i furtunës venitur në vetëtimë
Zjarrmon përdalur
Prishë urtësinë në rrugëtim
Shpirtit i digjet ndjenja e trëndafiltë
Kur bluan të gjitha medikamentet
Zgjatet dora e shpirtit
Zjarret numërova
Piremanët në mënyrë cinike
Përvetësojnë përgjumshmërinë
Me vogëlimë shpirtërore
Të ekuilibruar dirigjojnë
Një qiell një diell
Nuk i ngroh të gjithë njësoj
Lëkundje
Pema shkundet
Pa u vërejtur nga askush
Degët këputen nga lëkundja
Trungu plak
Asnjëherë nuk lëvizë
ÇATIA E GRUAS
Dështimi
Herë kthehesha
Herë ndalesha
Shekujt shtangeshin
Në të njëjtin vend
Sa herë ecja
Dështoja
Sa herë fjeta
Më gjykoi vdekja
Dorë universi
Çka më duhet këmisha
Prej gjetheve
Kur gjellën ma zjenë
Epilepsia
Nën degë molla e rënë
Para kohe
E papjekur po kalbet
Me dorën time prej universi
Kam drejtuar trupin e lodhur
Në mes të një loje
Më shfaqet Eva
Nuk më kujtohet
Frymëmarrja e saj
Prej gruaje
A më kishte prekur
Ia kishte lënë pushtetin Adamit
Ose dridhej para kohe
Kur i thanë se prej trupit të saj
Prej çdo pushteti
Do të kërkohet autopsi
Ndoshta Adami do të hidhërohet
Pak para lutjes
Shikoj hijen se si derdhet
Nga trupi
Hëna më dëftohet
Liria po ecën
Prej një reje në tjetrën
Thonë se ka pushuar te Guri i Madh
Në burim ka pirë ujë
Dhe prapë ka shkuar
Te Molla e Kuqe më ka shikuar
Kur kam zgjatur dorën
Më ka thënë se nuk e di
A do të përqafohemi
Hëna më ka pëshpëritur
Eva po digjet
Në pritje
Në lojën e Universit
Eva shtrenjtë e ka paguar mollën
Në rrugën e gjatë
Kam pasur temperaturë
Dhe kam qenë e uritur
Duke ngrënë mollën e një klithme
Sytë e mi prej universi
Po digjen si Eva
Nuk e di se kush është i çmendur
Dhe kush prej kujt i ndjekur
Nëse kërkoj azil
Ndoshta Adami do të hidhërohet
Eva dhe plakja
Shpirti paqtor i Eves
Ishte plakur në pritje
Të fluturimit të Zogut
Nuk më kujtohet
Kishte parë ndonjëherë
Adamin duke ardhur
Trupi i tij prej gjenerali
Sa e sa herë ka urdhëruar
Pushtimin
Ishte lodhur
Nga molla dhe grila e Evës
Cili ishte mashtrimi i radhës
Mbeta në mes tyre
Si të dal nga zjarri
Ndërsa unë ende
Po tretem në kafaz
Loja e kafazit
Nën këmishën e robërisë
Një grua pret
Para dritares së reklamave
Brenda vetes
Herë zgjohet
Herë vdes
Mitet thonë se në njërën
Pjesë të saj
Janë përmbysur
Të gjitha liritë
Në pushtetin e mureve
Kur të hapet porta
E përshëndetjeve
Këmisha e saj vjetrohet
Përsëri shkon diku
Pa e ditur se kalon grilave
Të gjithë jemi njësoj
Para se të humbim sytë
Në pyllin e egër
Vazhdon loja e kafazit
Kush do ta mbyllë i pari
Teatri
Jam më e etur
Se të gjithë ata që i njoh
Dridhem para një gruaje
Që pështyn Teatrin
Nuk jam e huaj
Nëpër qytet shikoj reklamat
Kaloj afër dritares
Njerëzit brenda darkojnë
Nuk jam e uritur
Ndonëse nuk kam ngrënë
Ngopem me aromë gjellërash
Si një e huaj në kalim
Zjarrmon lakuriqe ëndrra
Syri mbetet larg
Çatia e gruas
Kurrë nuk e dita
Cila ishte
Çatia ime prej gjilpëre
Libri i ngushëllimeve
Në fund të rrugës
Është hapur libri i ngushëllimeve
Miqtë e mi u nënshkruan
U nënshkruan të gjithë njerëzit
Që e panë
Duke bartur shpresën
Si ajrin e heshtur
Shi i egër
Më le të qetë
Vetminë time ta ruaj
Si një rojtar besnik
Ti ende kërkon
Në mënyrë të egër
Dhe dita ditës më dukesh i tillë
Kur në mua pikturon engjëllushen
Nën akullin tim
Etja moliset
Asnjë formë
Nuk më pëlqen
As fjalët që digjen në syrin tënd
Unë kam parë etjen tënde
Por nuk e di
Pse s’të lagë shiu im i egër | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:26 pm | |
| Mes antonimit
Jemi ulur pranë një tavoline Të heshtur rrimë
Kemi porositur dy pije të ftohta Ta shuajmë etjen tonë
Kamarieri bie dy kafe të nxehta Ne edhe më tutje heshtim
Baraspesha
Gruaja është e lindur Në ditën e shërbëtorëve Tabaku në duart e saj të qara Ruan baraspeshën për shpifje
Burri pi kafenë e mëngjesit Me gotën e ujit plot E ku ta di unë sa është e rëndësishme Të tregohet diçka Asaj i duhet edhe buzëqeshja
Të arrihet baraspesha
Vajza e trëndafili
Në rrugë takova vajzën
Nga dora trëndafili i ra
Kalimtari pa e hetuar
E shkeli
Unë e vajza
Për një çast
Shputës i dhamë rast
Vesi
Përbrenda vetes shkëputem
Me gjilpërë qep lëkurën
Që e tëra të mbes
Një ditë nga kllapat kur të ikë
E tëra do të jem
Por me ves
Dinjiteti
Thyeje pasqyrën
Mesditën mos e vërtit pranë meje
Nën çadrën e kuqe të tejdukshme
Mos u çmend para gjyqit
Mos u përul pranë jetës së ngratë
Digje gjymtyrën e thatë
Të trungut tënd të njomë
Mos e zbulo zbraztinë e qypit
Gota e zbrazët
Pi verën
Lë pak
Në fund të gotës
Bie rreze e hënës
Pasqyrohet
Pi edhe pak verë
Të mbetur
Dhembja e njëtrajtshme
Zbrazet
Kanuni digjet
Edhe pak forcë
Më duhet të ngritem
Që të mos veniten mendjet
Po më duhet aq ujë
Sa të lotoj mbi temperaturën
Që po digjet
Në një pikë shiu
Kam hapur rrugë për lagje
Ndërsa në rrudhat e mia prej gruaje
Kanuni digjet
Lule loti
Një flutur në ajër
Shpërndan aromën e saj
Në një lulebore le ngjyrat
Pastaj e djeg bryma
Kur atmosfera ndërron
Parimi i egër përsoset
Në derë të mbyllur
Shkelet lulja prej pluhuri
Unë me lulen pëshpërita
Lulja ende
Nuk e ka parë
Lotin si avullohet
Pa e fshirë mbishkrimin
Me ngjyrë të zezë
Që shkruan çertifikatën e vdekjes
E buta e vrazhdësisë
Në rrugë të hapur
Drita e një vajze të vogël
Shkëndijon
Se si gjendet
Në një kapërcyell ferri
Avulloi në një ëndërr të pakryer
Kapakun i vë heshtja e terri
Ec si era
Me nurin e ndritur
E ngrohtë dashuri e saj
Më e butë se butësia
Nga lart pikon shiu
Bie në ballë
Këpucët mbeten në baltë
Gruaja
Rrokulliset nëpër kohë
Nën lëkurë
Heshtjet e çrregulluara
Vdesin çdo ditë nga pak
Dikush tregon përrallën
E gjithçkaje
Shurdhshmërinë kryeneqe
Heq zvarrë veshëve
Kur ta mata të vërtetën
Guri ra në fund të detit
Kurrë nuk arrita ta di
Sa vdekje ka në art
Në pafund fjala tretet
Pa e thënë asnjëherë
Qëndron në thellësinë e konservuar
Përballë gjithësisë memece
Rruga është pa emër
Gjithmonë në të njëjtën pikë
Domosdo duhet të ecësh
E shpesh nuk di as ku shkon | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:27 pm | |
| Janë hapur dhembje Të gjitha gjethet bien Dhembshëm
Ranë në tokë Pa e ditur pse
Prapa mbrëmjes Janë hapur dhembjet
Gjithçka është nisur Pritet përsëri të lulëzojë
Një erë
Buzëqesh në ajër
Nuk e di
Më duhet më shumë
Buzëqeshja a ajri
AROMË SHPIRTI
Lutjet e së dielës
Me ty do të zgjas çastin
Të mbushë orët plot dashuri
Pasioni pak nga pak
Të pushojë në faqet e tua
Të ndez xixëllonjën time
Që të mundim vetminë
Në mënyrë poetike
Të palosim puthjet
Në shpirtin e bardhë
Kur prehet 5iltërsia
Fluskat e çastit të shumohen
Nga lutjet e së dielës
Letër bukurisë
I shkruaj letër reve të bardha
Të mbeten gjithherë të bukura
Sikurse sot
Kur unë të përshëndetem
Kujtimet të jenë të bardha
I shkruaj letër trëndafilit
Përditë t’i japë aromë universit
Kur ta pikturoj
Të mos e ndërrojë ngjyrën
I shkruaj letër detit
T’më falë pak kaltërsi
Dhe kripa të mos jep etje
Kur unë buzëqesh
I shkruaj letër diellit e hënës
Të mos xhelozohen mes veti
Për vallet e detit
I shkruaj letër shiut e borës
Për bukurinë e tyre të lagur
Kur shkruaj letër
Pyetjet dhe përgjigjet rrjedhin si ujëvara
Bashkë me ylberin
Deri vonë
Shkronjat i kam shtrydh
Kohës t’i lë hirë
Etjen për ta lëpirë
Tani më nuk është me rëndësi
Nëse do të shkruaj letër ose jo
Mjafton që syri të sillet rreth fshehtësisë
Dhe ajri të del nga kafazi
Kam pritur që të marr një copë qiell
Dhe deri vonë
Të qëndroj mbi hënë
E të shoh se si vezullojnë yjet
Unë jam toka qielli
Jam hëna ylli uji lulja
Jam mrekullia
Kur rri përballë gjithë kësaj gjithësie
Dhe bëhem nusja e saj
Takimi
Vezullojnë dy drita
Në shtigje të largëta
Numërojnë
Tik-takun e orës
Në zonën e qetë
Kemi vetëm një dëshirë
Ora të mos ecën
Të dua
Nëse dashuria
Shkumëzon në valë
Nga fluskat e saj avullohet
Në mënyrë krejtësisht të egër
Sërish do të dua
Edhe kur ti kthehesh
E nuk do të përqafohemi
Edhe kur ikin dallëndyshet
Nuk do të ndërrojë asgjë
Kur trupi humb peshën
Do të mbetem në një akuarium
Pa ajër duke pëshpëritur
Të dua
Pasioni
Kam dëshirë të kem afër
Egoizmit tim
Mos ta sajoj heshtjen
Gjithçka që të prek ty
Unë do ta kap
Do ta ledhatoj Shpallje
Askujt mos ia merrni
Këtë natë
Jepuni të gjithëve
Nga pak
Dhe në fund shpalleni
Bukurinë e saj
Vetëtimë dashurie
Shkëndijë që xixëllon
Etja zjarrmon
Në vështrimin e trëndëfiltë
Përcjell në vetëtimë dashurinë
Fluturimthi në ëndërrim
Bredh lakuriqe
Në kurmin e derdhur të mendimeve
Pas duelit të ndjenjave
Aroma e shpirtit
Ngopet në shpërthim dehës
Përmblidhen të gjitha puthjet
Në një zjarrmi
Etja zjarmon
Shkëndijë që xixëllon
Kur më erdhe ti
Më vjen
Si nga një planet tjetër
Duke ndriçuar
Si xixëllonja
Copëzat regëtijnë
Unë shkrihem
Në pasionin tënd Aromë shpirti
Më pëlqen bashkë të rrimë
Kur më do dhe kur s’më do
Por më pëlqen jeta edhe pa ty
Më pëlqen kur muza harliset
Më lodh drobit më përgjunjë
Në fund i ve fitilin zjarrit
Më pëlqen kur ka pëshpëritje
Qetësi zhurmë 5aste në pritje
Gjithnjë verbërisht pëlqej
E dua shiun e flokët më qullen
Ky çast sidoqoftë
Është aromë shpirti
Aromë shpirti është hapur
Për hir të qarkullimit të lirë
Është akumuluar në zemër e pastër
Shpërndahet në ajrin pa mëkate
Pas mesnate
Pas mesnate
Të gjitha ëndrrat janë
Të një hëne
Kur e merr
Dorën time
Do t’i shohësh ngjyrat e yjeve
Kam ëndërruar
Para shumë kohe
Më ke përqafuar
Bashkë me heshtjen tënde
Atëherë nata i ka mbyllur
Të gjitha pikturat
Në faqet e mia
Dora ime pret
E shtrënguar
Digjet | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:27 pm | |
| SYRI KA MBETUR LARG
Syri ka mbetur larg
Rrudhat po shumëzohen
Në bazë të ritmit të frymëmarrjes
Në Kështjellë të Hamletit
Dëshpërohen
Si Titaniku thellohen
Në buzëqeshjen e harruar
Nën mollë
Kur e more zemrën time
Syri mbeti larg
Duke pikturuar ëndrrën e vjetër
Udhëtimi i lotit
Shpirti im
Eja
Fshije lotin
Në syrin tim
Mos më thuaj
Se loti
Udhëtoi gjer te ti
E s’ka kush ta fshijë
Mekje
Është e pamundur të ik
Por e pamundur edhe të vij
Nga larg shikoj se si dikush në heshtje
Para një portreti meket
Çka më duhet mëngjesi
Këmba e djathtë pret
Të majtën në heshtje
Çka më duhet mëngjesi
Kur në fillim të vetmisë
Kam harruar trupin
Mbështetur në hijen e mollës
Në gjethet e njoma
Kam pirë ujë universi
Për shpirtin e ngrohtë jam lutur
Të kthehet në kopshtin e Edenit
Kur lulet çelin
Do të shikoj përqafimin
Më lini të pikturoj jashtë një kornize
Pastaj nuk më duhet qielli hëna uji
As mëngjesi
Borë vetmie
Borë e heshtur bie
Trotuaret ka mbushur
Asnjeri nuk shoh
Në dritë të llambës
Bora shndrit
Gjithçka vazhdon në heshtje
Dhe është e bardhë
Kaq memece kjo borë
Në qafë kam mbështjell një shall
Këpuca ka lëshuar borën
Sa shumë ndiej ftohtësinë
Borë po bie pandërprerë
Pëllumbi
Pëllumbi i kthyer
Në oborr të shtëpisë sime
Mbi një degë jargavani rri
Rri qetë
Së bashku me plagën
E fshehtë
Vetmi
Në vetmi
Padurimi
Si në morg
Kaq e vdekur
Kjo kohë
Në supe
Ftohtësia
Më rri
Trokitje vetmisë
Kur gjethet bien
Shkunden
Unë do të trokas
Në vetminë tënde
Të ndjej pikëllimin tënd
Të shoh shkëlqimin e kristaleve
Qoftë për të fundit herë
Tharja e gjetheve
Kur gjethet thahen
Rreth meje sillet një erë e egër
Në të gjitha pëshpëritjet
Rënia
Kur dielli perëndon
Një ngjyrë hiri i sjell dhembjes
Nuk e di
Ku mbeti pema ime
Që ta shkruaj epitafin tim
Epitaf i gjetheve të rëna
Në mermerin e bardhë
Epitaf shkruajnë gjethet e rëna
Në mbrëmje
Kur hëna veshë këmishën e artë
Merre dorën time
Dhe mblidhi gjethet e rëna
Epitafin ruaje kujtim
Dëshmitar do të kesh hënën
Merri gishtat e mi
Dhe numëro të gjitha vjeshtat
E kur t’i palosësh
Ëndrrat mos i harro kurrë
Në faqet e mia të bardha
Bora digjet
Trupin tënd e kam pikturuar
Me etje të madhe
Në një copë druri të tharë
Me ngjyrë të verdhë
Dhe ajrin që ndryshon
Të gjitha kujtimet
Në të gjitha ëndrrat
Që lexohen pa u nisur
Kur kemi pikturuar së bashku
Ti më the se në pikturën tënde
Edhe bora po digjet
Treni
Në stacion përshëndetemi
Si një shtrigë
Bileta ka hyrë në mes
Sa shumë vite udhëtim
Kthimi është solemn (Vërjetje nga Stafi Shkrimet më afër .) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Mon May 31, 2010 10:28 pm | |
|
Shënim për autoren
Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë(Dardanë). Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më 2005.
Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtare e Lidhjes Shoqatës së Poetëve Ndërkombëtar( World Poets Society).
Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë. Vlen të përmendet se në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë, ndërsa në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” dhe në Kumanovë në “Takimet poetike të Karadakut”- 2009, ka marrë çmime për poezi.
Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë”, në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve.
Poezitë e saj janë përfshirë edhe në Antologji, ku janë prezentuar edhe shumë autorë tjerë ndërkombëtarë. Njëherit dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës si ajo angleze, greke, italiane etj.
Veprat e botuara nga e njëjta autore:
1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi
2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi
3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi
4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU | |
| |
|
| |
| "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU | |
|