Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: PROFIL POETEJE: HASIJE SELISHTA KRYEZIU "PEGASI" KOSOVA Fri Apr 13, 2012 2:48 am | |
| Hasije Selishta (Kryeziu), Presidente e Lidhjes Internacional "Pegasi" Kosova, anëtare e Lidhjes së Potëve Bashkëkohorë (WPS), pjesmarrëse e gjithe evente kombëtare dhe fituese e shumë Çmimeve Kombëtare dhe Çmimit Angelos Sikelianos për njohjen dhe vlerësimin e përsosmërisë në poezi (Kongresi WPS-2011), poete dhe shkrimtare vizionare, ideuse dhe organizuse e eveneteve Ndërkombëtare në Kosovë, shëmbëlltyrë e gruas intelektiale shqiptare sot dhe iniciuese e Letërsisë postmoderne në Kosovë. Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Vite të tëra punoi si juriste në OP Xiq “Karacevë” në Kamenicë, duke ushtruar detyrën e përfaqësuses së Organizatës dhe Udhëheqëse e Shërbimit Juridik. Tani ushtron detyrën e zyrtarit ligjor në Agjencionin Kosovar të Pronës në Prishtinë, ku dhe vepron e jeton. Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më vitin 2005. Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Themeluese dhe Kryetare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Kosova. Anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Bashëkohor ( World Poetes Society). Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë. Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë” në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve. Në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë , Çmimi i tretë në “100 vjetorin e Kongresit të Manastirit” Në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” , është shpërbyer për poezi, Çmimi i dytë Si dhe në vitin 2010, shpërblimi në poezi , 5mimi i dytë. Në Kamenicë(2009) “Lulëkuqet e prillit” është shpërblyer për prozë (vendi i dytë dhe i tretë), ndërsa për poezi, 5mimi i tretë Në Kumanovë - Maqedoni (2009) në “Takimet poetike të Karadakut”, çmimin e tretë për poezi. Në Përmet -Shqipëri (2009 ) nga Lidhja Ndërkombëtre e Poetëve , Shkrimtarëve “Pegasi” Albania ka marë çmimin special për poezi. Gjithashtu edhe në vitin 2010 nga LNPSHA “Pegasi” Albania në Tiranë është nderuar me çmimin e tretë për poezi. Më vitin 2011 në Kongresin e 22 ndërkombëtar të poezisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Bashkohor (W .P.S.) ka marë çmimin e Angelos Sikelianos për njohjen dhe vlerësimin e përsosmërisë në poezi. Më vitin 2011 nga LNPSHA “Pegasi” Albania është shpallur NDERI i “Pegasit”Albania, me motivin për kontribut në zbatimin e parimitetit për letërsi të mirëfilltë dhe për shkë mbim universal vlerash në fushën e letërsisë bashkohore. Poezitë e saj janë përfshirë edhe në disa Antologji botërore . Njëra ndër to është përkthyer në disa gjuhë. Gjithashtu edhe disa poezi të saj në mënyrë vetanake janë përkthyer në disa gjuhë të botës . Në Simpoziume ndërkombëtare të poezisë është prezentuar me disa punime letrare shkencore. Bibliografia: 1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi 2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi 3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi 4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi. 5. “Lule ajri” , 2009, poezi 6. ”Fërshëllimë floku”, 2010, prozë poetike 7. ” Il fuoco mitico”, “Zjarri mistik”2011, poezi e përkthyer në italisht 8. “Mystical visdom”- “Urtësi mitike”, 2011, poezi e përkther në gj. Angleze 9. “Ο Ρυθμός της αναπνοής”- “Ritmi i frymëmarrjes”, 2011, poezi e përkthyer në gj. Greke 10. “ Da ne kaze Bog”-“ Mos thuaj Zot”, 2012, poezi e përkthyer në gjuhën kroate.
Flamur MALOKU Esencat shënjuese/diskursive Poezia e Hasije Selishtës Kryeziut, formulohet duke e krijuar një sistem të ligjërimit/figurimit. Ligjërimi, në tekst bëhet ligjërim i figurshëm i shtresuar në variante, që njëherësh bëhet shenjë e identifikimit për tekstin-poezinë, gjithnjë duke e përforcuar figurën e tekstit, e cila bëhet shenjë themelore e kuptimësisë. Figurat formësohen në diskursin e tekstit, gjithnjë në funksion të semantikës. Poezia sa vjen e bëhet më e hapur si tërësi estetike në lexim. Shenjat kuptimore të shtresuara në formë të diskursit/poezisë, gjatë leximit e interpretimit bëhen shenja universale. Këtu, bota personale bëhet botë universale. Dihet se diskursi universal i poezisë jeton gjithnjë duke shënjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndërlidhen, çdoherë në sintetizim të idesë/tematikës. Mbi këtë parim mundësohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjë më qëllim të identifikimit të vet strukturës poetike. Struktura e tekstit analizohet përmes esencave shënjuese, të cilat reflektohen në poezi. Esencat shënjuese artikulohen në tërësinë e shkrimit fiksional, çdoherë duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve tematike. Zbrazëti/vetmi Variantet e shumta personale shtresojnë tema/mitema, të cilat në poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut artikulohen nga një gjendje shpirtërore me përplot emocione. Gjendja shpirtërore-subjektive portretizohet përgjatë realizimit të shkrimit fiksional. Individualja bëhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila në poezi paraqitet me një dhembje e dëshpërim. Pra, jepet dhembja e dëshpërimi, karshi kohës e situatës. Koha dhe situatat e përjetuara në shpirtin e subjektit bëhen zbrazëti/vetmi. Kjo edhe më shumë e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatën, padyshim në strukturën e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalë shndërrohet në përjetim të rëndë. Përjetimet e figuruara marrin gjithnjë dimension të theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bëhet përfaqësim e theksim i Botës/Jetës/Ekzistencës. Lufta personale dhe ballafaqimi për një ekzistencë jetësore, bëhet preokupim shpirtëror e fizik. Mbi këtë ide subjekti ndërton e rindërton vuajtjen e madhe. Jo rastësisht ligjërimi identifikohet e figurohet më mollën e rënë para kohe; Nën degë molla e rënë/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Këto mendime të shprehura në tekst, japin atë që quhet vuajtje e brendshme individuale, që del ashtu në heshtje personale, përballë vështirësive jetësore e të qenit femër. Zbrazëtia e krijuar shpirtërore, dhe pamundësia e veprimit, e bën poeten të ligështuar dhe të ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi këtë mungesë të veprimit, lindin në diskurs edhe kontrastet ideore, të cilat në përgjithësi të sistemit ndërtojnë figurën, duke u bërë para së gjithash edhe shprehje e një revolte subjektive. Kontrastet e shumta në strukturën e tekstit venerohen dukshëm, të cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundësisë. Edhe pse pamundësitë janë të shumta në jetë, e përgjatë jetës, shprehja personale-subjektive gjithmonë rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e poezive. Venerim përmbyllës Duke i parë të gjitha thyerjet shpirtërore në jetë, dhe pamundësitë e veprimit, e të qenit femër, poezitë në esencë nuk e japin asnjëherë dorëzimin personal karshi jetës. Vuajtja njihet si shenjë personale, e cila gjatë shkrimit bëhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese për (Tjetrin), kjo bëhet edhe status i kodit llojor, përgjatë kategorizimit/shkrimit. Hapësirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnë përherë në të mirë të diskursit/tematikës. Kërkimi i vazhdueshëm i shtresave të përvojës autentike në të gjithë poezinë, bëhet themelor/përcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e përforcohet. Mbi këtë, autentikja nis e hapet në diskurs të përhershëm. I gjithë pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, në kohë përjetimi, formohet në shenja e variante të relativizuara. Pra, jeta relativizohet në rikthim kah figura, në variante të shumta. Në këtë mundësi të shprehjes, skema thyhet, ku jeta bëhet figurë/shkrim. Duke qenë kështu, vargu i poezisë nuk mbingarkohet në kuptimësi, përgjatë një bote fiksionale. E gjithë kjo poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut e bën të jetë më pranë lexuesit të dashuruar në diskursin e poezisë. Prishtine Pergatitur nga; Agron Shele, Sekretar i pergjithshemi LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
| |
|