Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984) Empty
MesazhTitulli: SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)   SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984) EmptyMon May 17, 2010 2:07 am


SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984) U1_MexhidYvejsiSHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)
“Sa të jetë mbi dhe teqeja,
aq do të jetojë dhe shkolla jonë shqipe.”
- Shejh Ali Hormova
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Ali Hormova është djali i dëshmorit Shejh Sheip Veip Hormovës, i cili u vra në Masakrën e Madhe nga shovenistët grekë në vitin 1914.
Në këto luftime të pashembullta kundër pushtuesve grekë nga çeta e Hormovës u manifestuan trimëri të pashembullta: Kënga popullore e përjetësoi trimërinë e Shejh Sheip Veipit, shejhut të Teqesë Halvetiane dhe të Selam Musait, ku ndër të tjera thuhet:
“Sheip Veipi mjekërbardhë
gjithnjë sulmoi i pari.
Selamit në krahë i qëndrojë,
në ballë tua numërojë.”
SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984) U1_AliHormovaU lind me 23 prill të vitit 1902 në katundin Hormovë në rrethin e Tepelenës. Rrjedh prej një familje fetare dhe atdhetare, prej së cilës kanë dalë pesë brezni shejhlerësh të tarikatit Halveti.
Ali Hormova, edhe pse kishte mbetur jetim qysh në moshën 12 vjeçare, arriti të shkollohet, të edukohet, të arsimohet.
Në vitin 1923, kur ishte në moshën 21 vjeçare, e hapi shkollën e parë shqipe në vendlindjën e tij, në Hormovë, ku ishte edhe mësuesi i parë në këtë shkollë, shkollë e cila zhvillonte mësimet nëpër disa oda të Teqesë Halvetiane.
Në Teqenë Halvetiane, ku shërbeu si mësues, Ali Hormova ishte pishtar i arsimit kombëtar, në rrethin e Hormovës deri në vitin 1930.
Prej vitit 1930 deri në vitin 1935, Ali Hormova ka shërbye, ka krye, detyra me rëndësi, me përgjegjësi nëpër Shqipni që nga Jugu deri në Veri. Ka qenë Kryetar Komune në Therepel të Skraparit, në Zharrës të Fierit, në Breg të Matës në rrethin e Lezhës.
Në rrugën shpirtërore u udhëzue nga Shejh Ibrahim Delvina, i cili ishte murshidi apo udhërrëfyesi i tij, të cilit i ka kushtue edhe një poezi, ku ndër të tjera shkruan:
“Kur piva shërbetin
në atë mejdan,
s’e harroj lezetin
hala në gojë e kam....”
Pas shtatë vjetëve shërbimi si mësues dhe pesë viteve shërbimi si administrues, në vitin 1936 Ali Hormova u gradue me titullin Shejh i Tarikatit Halveti në Teqenë e Hormovës, ku kishte shërbye babai i tij Shejh Veib Shehu, të cilin e kishin masakrue shovenistët grekë në vitin 1914.
Para Shejh Veibit, në Teqenë e Hormovës kanë shërbue edhe katër brezni shejhlerësh, prej të cilëve i pari apo themeluesi i Teqesë Halvetiane ka qenë Shejh Mehmet Hormova, të cilit Shejh Ali Hormova i kushton një poezi, ku ndër të tjera thotë:
“Vetë më dërgove
në të madhen derë,
ti u garantove,
të pata rehber...”
Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), Shejh Ali Hormova ishte pjesëmarës në luftë me armë në dorë kundër forcave pushtuese fashiste në Shqipni...
Në vitin 1950, Shejh Ali Hormova zgjedhet Udhëheqës i Tarikatit Halveti të Shqipnisë, ku shërbeu deri në vitin 1967, viti kur ndalohet feja, kur “Nëna Parti” e shpalli “shtetin e parë ateist në botë”, Nanën Shqipni....!
Shejh Ali Hormova ndrroi jetë në vitin 1984, në moshën 82 vjeçare, duke lënë gjurmë në jetën fetare-kombëtare... Për shërbimin e tij, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës i ka akordue titullin “Nderi i Qarkut”.
Shejh Aliu, përveç shërbimit në arsim, edukim, administratë, besim, udhëheqje në Tarikatin Halveti, është marrë edhe me krijimtari. Ka shkrue shumë vjersha apo poezi, në frymën e bejtexhinjve, me ngjyrë mistike-filozofike....Pothuejse, të gjitha vjershat, poezitë apo ilahitë e tij kanë porosi, ...Porosi plotë frymëzim, të cilat, mjerisht, mbetën në dorëshkrim...
Dorëshkrimet, më në fund, dolën në dritë, që lexuesve t’iu çelen sytë...
Deri më sot, janë botuar katër vepra të Shejh Ali Hormovës, të cilat janë:
1. “Këshilla e të Urtit”, poemë, “Pegasi”, 2002
2. “Era e Sabahut”, poezi, “M.Barleti”, 2004
3. “Masakra”, poemë, “M.Barleti”, 2007
4. “Çelma perdenë”, ilahi, “Jonalda”, Berat, 2007
Lexues i nderuar! Për të pasë pakëz njohuri, qe disa vargje nga ilahitë e tij.
Njësia e Allahut
Njësinë e Allahut
Me shpirt vërtetova
dhe Resul’Allahut
vërtet i besova.
Besoj Pejgamberë
që Zoti dërgoi,
me Esma thërras
Kur’anin në gojë!
Ditën e Gjykimit
e besoj si drita,
është dit’e shpëtimit
është e hollë si sita....
Ilahia e Teuhidit
Mblidhuni ju, dervishanë
hallk në kët mejdan,
La ilahe il-la’Allah
Muhammedur-Resul’Allah!
Ziqri ynë, o ashikanë
ndihet në Arshi Ala,
La ilahe il-la’Allah!
Në ziqer kush bën devran’,
Ai ësht dervish tamam,
La ilahe il-la’Allah!
Kush bën ziqrin me usull,
pa shybe i bëhet kabull,
kush ka ashk në këtë teuhid
ai e bën natën ditë....
Këto vjersha të kënduara apo ilahi janë nga përmbledhja e fundit me titull:
“Çelma Perdenë...”, botuar nga “Jonalda”, Berat, 2007, botuar me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Shejh Ali Hormovës...
Shejh Ali Hormova ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, në vitin 1984, kur ishte në moshën 82 vjeçare, duke na lënë vepra të cilat e pasurojnë kulturën islamike-shqiptare...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
» POROSI DJALIT-SHEJH ABDUL-KADIR EL-XHILANI
» SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859)
» SHEJH ALI KRUJA (1884-1976)
» SHEJH QAZIM HOXHA (1883-1959)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: