Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859) Thu May 28, 2009 1:04 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
SHEJH DHU’NUN EL-MISRI
(796-859)
Shejh Dhu’Nun el-Misri është një personalitet i njohur për devotshmëri, një dijetar, sufi, një sufi i dashur, i urtë, shumë i ndershëm, nga sufinjt e hershëm.
Emri i tij i plotë është: Shejh Dhu’Nun Ebu Faid Thauban ibn Ibrahim el-Misri.
Lindi në vitin 796, në Ahmim, Egjipt.
Ka mësuar, ka studiuar tek dijetarët më të shquar. Kështu u bë një njeri i ditur, shumë i ngritur, u dallue për devotshmëri, u shque ndër sufi..
Tregohet, prej disave edhe pranohet, se ka pas një pozitë të lartë shpirtërore, aq sa krahasohet me Imam Xh. Bagdadiun (v. 910) dhe Shejh B. Bistamiun (v.874).
Si shumë dijetarë të tjerë sufi, Shejh Dhu’Nun el-Misri ka vizituar shumë vende e njerëz, shumë ka shetitur vetëm për t’u ndritur…Nga Egjipti nëpër Arabi, Palestinë e Siri, ku u burgos, kinse për herezi…
Qëndroi në burg në Bagdad, por me urdhër të Halifit u lirue, meqë u vërtetue se nuk kishte gabue, por e kishin keq kuptue…! Jo vetëm që nga burgu e liruan, por menjëherë e admiruan, e vlerësuan dhe e përcollën me nderime deri në Kairo, ku më vonë ndrroi jetë, në vitin 859.
Shejh Dhu’Nun el-Misri, përveç që ishte një dijetar i shquar, një sufi i dalluar, është marrë edhe me alkimi, ka pasë shumë njohuri në mjekësi, ka deshifruar heroglifet, që për të tjerët kanë qenë fshehtësi, ka qenë shkrimtar, poet, na ka lënë shumë këshilla, aforizma, urtësi, me të cilat ende shërbehet çdo brezni…
DISA KËSHILLA, URTËSI,
NGA SHEJH DHU’NUN EL-MISRI
SHENJAT E DASHURISË PËR ALLAHUN
Shenjat e dashurisë për Allahun janë:
Kur besimtari ndjekë gjurmët
E të dashurit të Allahut,
Muhammedit,resulullahut,
Në sjelljet sikurse ai,
Në virtytet, veprimet,
Ndalimet, urdhërimet e tij,
Në vazhdimësi….
DASHURIA HYNORE
Dashuria Hyjnore është:
Të duash atë që don Allahu,
Të urresh atë që urren Allahu,
Të bëni, veproni vetëm mirësi,
Të largohuni me nxitim, nguti,
Nga çdo gjë që t’pengon nga Ai.
KËNAQËSIA ME KRIJUESIN
Kënaqësia me Krijuesin është Dritë,
Dritë që të ndriçon, të shndritë,
Kurse kënaqësia me krijesat
Është, po ashtu, një kënaqësi,
Por, që pasohet me shumë mërzi. | |
|