Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 22, 2009 7:23 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



MULLA HAXHI ZEKA

(1832-1902)



Myderriz, Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët…

Myderriz, Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët…

Lindi në vitin 1832, në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës.

Emri i tij është Zenel, ndërsa Myderriz, Mulla janë titujt e tij, siç janë edhe titujt të tjerë të tij: Hoxhë e Haxhi…

Është djali i Mehmetit, të Byberajve, që ishte djali i Abedinit, që ishte djali i Hysenit, burra të Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën Shqipnisë…!

Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Malsia e Gjakovës…

Mësimet fillestare i kreu në mejtep, në Pejë. Si nxënës, ishte një fëmijë shëndetlig, por një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:



”Kur të rritet ky djal ka me ba namin

Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”



Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës, e cila i ka dhënë dritë krejt Kosovës…

Mulla Haxhi Zeka, përveç që kreu studimet në Gjakovë, aty u martue me Rukijen, të bijën e familjes së njohur Canhasi të Gjakovë dhe më vonë shkoi në Pejë për të punuar, me atë njohuri që kishte mësuar, studiuar…

Në fillim ka shërbye si hoxhë, imam, mësues, në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës…

Të gjitha këto shërbime edhe pse kanë rëndësi, por nuk kanë aq rëndësi sa ka shërbimi i tij që bëri për Kosovë, për Shqipni…!

Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhë, Haxhi, ky burrë trim malsorë, luftoi me pushkë n’dorë, për liri, për Shqipni…

Ka qenë jo vetëm pjesëmarrës, por ndër udhëheqësit kryesor në dy besëlidhjet shqiptare, të cilat e zgjuan vetëdijen kombëtare, siç ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejës” (Besa-Besë” (1899)…

Për këto ngjarje madhështore, përveç dëshmive historike, ka edhe shumë këngë, vargje, poezi, ku përmendet Haxhi Zeka, si luftëtar për bashkim, për liri…

Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, vetë prift katolik, françeskan, por për këtë hoxhë, që luftoi për vatan, për bashkim, për liri, për Shqipni, ndër të tjera, shkruen në këte poezi:



”Dil e piqu n’Haxhi Zekën

Grish Kosovën, bashko Rekën

Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë

Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”



Ndërsa në një këngë popullore me titull:



NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT
(Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekës),


Këndohet, shkruhet e thuhet:

N’grykë t’Pejës, more, u dhez rrfeja
Shqiptarisë, more, ju forcue beteja.
N’kam na u çue, o vëllazën, Haxhi Zeka,
Nisi fjalë, more, shqiptarëve po u man:
- Ngoni knena, o vllazën shqiptarë,
N’kit ven juve o qi u kam marrë,
N’kit ven juve o qi u kam thirrë;
Fjalë me dhanun, besa-Besëb me lidhë.
Për me lidh-o ni Besë të Zotit,
M’i dal n’ball, more, o anmikut t’sodit
si n’kohën e Gjergj Kastriotit.
Na kti veni duhet m’i dalë zot;
Dy syt, more, ju mbushën me lot.
Atëherë Isa koka çue n’kam:
- Ngo mor Zekë, unë çka po t’tham,
I madh e i vogël, tanë n’kam m’u çue,
Për tokë tonë kena me liftue,
Me derdh’ gjakun, more, bash si prrue!
Kem m’u kallë tan’, more, si cigare,
s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare!
Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekë
Nxuerr alltin, more, paj qiti përpjetë:
- Ktu koftë lidhë, more vllazën, Besa-Besa.
E na u nisën trimat, more, çeta-çeta,
shkon t’u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
O për Kosov’ o n’luftë ma i pari.




Për veprimtarinë e tij për bashkim, për liri, për një Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe për disa vjet në Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetësue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri në Mal të Zi, për Plavë e për Gusi…

Haxhi Zeka, përveç se ishte dijetar, atdhetar, luftëtar, ishte humanist, bamirës, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenë, vendet shenjta, Mekkën dhe Medinën, në Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri në histori…

Me 16 shkurt 1902, në Pejë, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisë, që thonë se ishte argat i Sërbisë…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë













Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
» SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)
» Haxhi si obligim ?
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
» HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: