Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 22, 2009 7:26 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



MULLA HAXHI ZEKA

(1832-1902)



Myderriz, Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët…

Myderriz, Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët…

Lindi në vitin 1832, në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës.

Emri i tij është Zenel, ndërsa Myderriz, Mulla janë titujt e tij, siç janë edhe titujt të tjerë të tij: Hoxhë e Haxhi…

Është djali i Mehmetit, të Byberajve, që ishte djali i Abedinit, që ishte djali i Hysenit, burra të Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën Shqipnisë…!

Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Malsia e Gjakovës…

Mësimet fillestare i kreu në mejtep, në Pejë. Si nxënës, ishte një fëmijë shëndetlig, por një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:



”Kur të rritet ky djal ka me ba namin

Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”



Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës, e cila i ka dhënë dritë krejt Kosovës…

Mulla Haxhi Zeka, përveç që kreu studimet në Gjakovë, aty u martue me Rukijen, të bijën e familjes së njohur Canhasi të Gjakovë dhe më vonë shkoi në Pejë për të punuar, me atë njohuri që kishte mësuar, studiuar…

Në fillim ka shërbye si hoxhë, imam, mësues, në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës…

Të gjitha këto shërbime edhe pse kanë rëndësi, por nuk kanë aq rëndësi sa ka shërbimi i tij që bëri për Kosovë, për Shqipni…!

Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhë, Haxhi, ky burrë trim malsorë, luftoi me pushkë n’dorë, për liri, për Shqipni…

Ka qenë jo vetëm pjesëmarrës, por ndër udhëheqësit kryesor në dy besëlidhjet shqiptare, të cilat e zgjuan vetëdijen kombëtare, siç ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejës” (Besa-Besë” (1899)…

Për këto ngjarje madhështore, përveç dëshmive historike, ka edhe shumë këngë, vargje, poezi, ku përmendet Haxhi Zeka, si luftëtar për bashkim, për liri…

Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, vetë prift katolik, françeskan, por për këtë hoxhë, që luftoi për vatan, për bashkim, për liri, për Shqipni, ndër të tjera, shkruen në këte poezi:



”Dil e piqu n’Haxhi Zekën

Grish Kosovën, bashko Rekën

Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë

Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”



Ndërsa në një këngë popullore me titull:



NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT
(Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekës),


Këndohet, shkruhet e thuhet:

N’grykë t’Pejës, more, u dhez rrfeja
Shqiptarisë, more, ju forcue beteja.
N’kam na u çue, o vëllazën, Haxhi Zeka,
Nisi fjalë, more, shqiptarëve po u man:
- Ngoni knena, o vllazën shqiptarë,
N’kit ven juve o qi u kam marrë,
N’kit ven juve o qi u kam thirrë;
Fjalë me dhanun, besa-Besëb me lidhë.
Për me lidh-o ni Besë të Zotit,
M’i dal n’ball, more, o anmikut t’sodit
si n’kohën e Gjergj Kastriotit.
Na kti veni duhet m’i dalë zot;
Dy syt, more, ju mbushën me lot.
Atëherë Isa koka çue n’kam:
- Ngo mor Zekë, unë çka po t’tham,
I madh e i vogël, tanë n’kam m’u çue,
Për tokë tonë kena me liftue,
Me derdh’ gjakun, more, bash si prrue!
Kem m’u kallë tan’, more, si cigare,
s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare!
Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekë
Nxuerr alltin, more, paj qiti përpjetë:
- Ktu koftë lidhë, more vllazën, Besa-Besa.
E na u nisën trimat, more, çeta-çeta,
shkon t’u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
O për Kosov’ o n’luftë ma i pari.




Për veprimtarinë e tij për bashkim, për liri, për një Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe për disa vjet në Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetësue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri në Mal të Zi, për Plavë e për Gusi…

Haxhi Zeka, përveç se ishte dijetar, atdhetar, luftëtar, ishte humanist, bamirës, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenë, vendet shenjta, Mekkën dhe Medinën, në Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri në histori…

Me 16 shkurt 1902, në Pejë, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisë, që thonë se ishte argat i Sërbisë…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë













Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyWed Jun 24, 2009 1:31 am

Ky Haxhi Zeka ish vrare per megj bre shqiptar,mozamakeq burrin e kurit kajta !Dhe ly kishte propozue qe shqiptaria te jete zone e anglise dhe pakes ketu sherri!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sylë Maksutaj
Fillestar/e
Fillestar/e
Sylë Maksutaj


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 73
Vendi : Studenicë KKK Istog
Registration date : 01/05/2009

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 12:21 pm

E Haxhi... HAXHI ZEKA NUK ESHTE VRAR PER MEGJ PO PER ARDHE , SIKUR KOSOVA TE KISHTE PATUR SHUMN H.Z. SOT ISHIM NJE SHQIPERI ETERE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 1:18 pm

Lexo ma shume se çenke i manget ne historin shqiptare!Une nuk them se nuk ka luftue Skenderbeu as Haxhi Kuçi as per ty as per kerkend,si kemi luftue i kemi dhe punet!Shume folim e pakes veprojna,pos me sharkija ja kemi zanat me luftue a po po besa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sylë Maksutaj
Fillestar/e
Fillestar/e
Sylë Maksutaj


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 73
Vendi : Studenicë KKK Istog
Registration date : 01/05/2009

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 3:42 pm

Te thuash se Haxhi Zeka ka luftuar per megja eshte me shum se mkat , se sa kemi luftuar ne gjeneratat e tanishme ,secili e din per vete , por kuptohet edhe historija ka shenuar , me fal nuk po te njof , por bazuar ne letren tuaj del se ose ke lexuar pak apo e shtremberon historin, pra ne Shqiptaret ne te gjitha trojet shqiptare duhet perkulur pra trimave si H. Z. e te tjeret qe dhane Jeten dhe pasurin per lirin e tokave shqiptareqe ne e gezojm sot....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 7:09 pm

Per vdekjen e Haxhi Zekes ndryshoin shkrimet por ja nje shkrim,por sidoqofte nuk perputhet dhe aq me te verteten sepse vrasesi i haxhi Zekes internohet ne Shkup dhe krali serbise qe ja premton tokat tradhetarit Zajmi nuk ja jep fare dhe krali thote kete tradhetar shqiptar qe e vrau njeriun e vete per interesa serbe nuk duhet me varare e as dhene dhurate tokat,por kete duhet me mbylle ne vetmi pa buke e pa uje dhe keshtu vdiq tradhetar zajmi nga uria si shperblim !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 7:09 pm

SI U VRA HAXHI ZEKA ME 1901

Katundi Isniq i rrethit te Gjakoves e ka pase ble bjeshken ( kullotojen
) e katundit Bellopoje te rrethit te Pejes. Por pejanet, me pretekst se
bjeshka na takon neve e jo katundeve te rrethit te Gjakoves, e
kundershtojne kete shitblerje. Here mbas here ndermjet paleve ne
konflikt behen edhe luftime. Secilen here ceshtja zmadhohet sa qe te dy
anet kerkojne ndihme prej perkrahsve te vet. Irzniqi si te fisit
shaljan perkrahej prej Isniqi.
Konflikti merr perpjestim dhe ma te gjane, pse pajanet perkraheshin nga
Haxhi Zeka , Adem Zajmi i Pejes, si shaljan, merr anen e Shales.
©️r shkak te mosmarreveshjes, ndonse paret ishin pague, ceshtja e
bjeshkes kishte ngele pezull bukur gjate. Gjyqe e stergjyqe dolen pa
rezultat. Ateherenderhyni qeveria. Né️ ate kohe komandantet dhe
perfektet ne Peje ishte Sulejman Pashe Çerkezi. Ky me shume pari ban
nji mbledhje te gjane, ne bashkepunim me keshillin administartiv, per
zgjidhjen e ceshtjes. Mbas shume bisedimeve, Haxhia, tue pa se shumica
po i nep te drejte katundit Irzniq, thote: "Ne nji mbledhje qe merr
pjese Adem Zajmi une nuk rri "dhe del. Adem Zajmi i shkon mrapa e i
thote: "Te lutem, Haxhi Baba, mos ta lame punen lart, a po sheh se po
vriten gjindja?" Haxhija pa nji dy i pisket: "Largohu, kopil" dhe i
sjell cader kokes. Atehere ky ne moment i bjen allti ( revolver ).
Percjellsi i Haxhise Ram Feka, i bjen Ademit dhe e plagos rende. Plagos
dhe Hamza Gjyken. Percjellsit e Ademit e vrasin Ramen. Adem Zajmi
mbyllet ne kulle, ku mbas pak kundershtimi qe i ban ushtrise qe e
kishte rrethue, dorzohet dhe internohet ne Aqa Kala, ku edhe vdes ne
burg i denuem per jete per kapricon e te dyve, njeri i pari i
Krasniqes, tjetri i Shales. Keto dy fise ja kane pa sherrin armiqesise
per shume kohe tue u vra nder veti. Dhe vazhdimisht shkojne me meni me
shoqi - shoqin.
©️nyra e vrasjes ne keto rrethana asht zhvilluar. Pé️r sa asht folur
se Adem Zajmi per kete krim ka qene i shtytur nga jashte, deri tash ky
supozim ende nuk asht vertetuar konkretisht. Duhet theksue se konflikti
ne mes te Krasniqes e Shales ka pase fillue qysh me ceshtjen e
Turkjakes, porse vrasja e Haxhise e ashpersoi edhe ma teper, sidomos me
katundin Strellce qe ishin fqinj."
Keto shkruhen ne keto kujtime, mendoj se paraqesin pikerisht ate
psikoze qe perpiqeshin te perhapin sa me gjere dhe sa me besueshem
qarqet antishqiptare per te shperla personalitetet me te larte
shqipatre ne opinjon, por edhe per te maskuar veprimet kriminale per
asgjesimin e prijesve, duke sajuar per kete edhe "shkaqe" per grindje
banale. ( Tafil Boletini: Prane Isa Boletinit, kujtimet 1, Tetove,
1996,fq.242 - 243.
Per shkakun dhe qellimin e vrasjes se Haxhi Zekes studiusi Zekeria Rexha ka argumentuar keshtu:
"Aktiviteti i gjere qe u zhvillua ne vende te ndryshme te shqiperise
pas mbledhjes se Pejes, forcimi i tendecave autonomiste ne radhet e
levizjes e tremben sulltanin dhe Porten e Larte, te cilet i kishin ende
te fresketa ngjarjet e Lidhjes se Prizerenit. Pé️r ta u be menjehere e
qarte se, sikurse me pare, edhe tashti nuk do te mundonin ta fusnin
Lidhjen Shqiptare ne kanalin e interesave te politikes se tyre.
Prandaj, ata menjehere u hodhen ne sulm kunder Lidhjes se re qe po
formohej. U ndaluan te gjitha perpjekjet dhe pergaditjet qe po beheshin
per mbledhjen e perfaqesuesve te te gjitha krahinave. Filloi ndekja dhe
persekutimi i patrioteve te Besa - Bese. Ne luften kunder ketij hovi te
ri qe po merrte levizja jone kombetare, krah per krah me osmanlijte, ne
menyre aktive, vepronin edhe qarqet shoviniste te monarkive fqinje.
Keshtu qeveria reaksionare e Sulltan Hamidit, ne kompicitet te plote me
ate te Belgradit dhe Cetines, kujtuan se do ta shuajne levizjen per
autonomi te popullit shqiptar, duke kurdisur me komplot te perbashket
vrasjen e udheheqsit Haxhi Zeka, me 20 shkurt 1902.,21 Sepse Haxhi Zeka
me guxim te rralle zbatonte vendimet e Lidhjes, duke thirrur per heren
e fundit ne kuvend kombetar kreret e Kosoves ne *** Babinos, *** te
cilet vendosen edhe futjen e gjuhes shqipe ne shkollat dhe
administratat e vilajetit.,22 ( Zekeria Rexha: Rryma Politike...
Konferenca e ll e studimeve Albanologjike ll, Tiranè 1969, fq. 67, 68).
Studijusi Shukri Rrahimi e ndjek fillin kèshtu:
" Per t'a prere hovin kesaj levizje, e cila shprehej ne rezidencen
kunder pushtetit, turqit filluan t'i burgosin dhe t'i arrestojne ne
Turqi e vende te tjera disa njerez qe gzonin autoritet ne popull. Ne
kete drejtim vepronte edhe propaganda e shtetve kapitaliste evropiane,
te cilat ishin te interesuara ta ruanin teresine e Perandorise Osmane.
Per kete dalloheshin Austro - Hungaria dhe Rusia, por edhe Serbia. Keto
shtete kerkonin me kembengulje te largohen nga territoret ku vepronte
propaganda e tyre, njerezit qe luftonin kunder propagandes se tyre.
Porta e Larte nen presionin e ketyre kerkesave larguar nga Kosova e
Dukagjini disa njerez te "Papelqyeshem " per pushtetin. Agjentet e
ketyre shteteve shkonin dhe me larg, ata i paguanin disa shqipatre te
perfituar per interesat e politikes se tyre rrembyese, qe t'i vrasin
disa patriote shqiptare, te cilet benin perpjekje per shkeputje dhe
pavaresi prej Turqise. Sakrifice e kesaj politike u be edhe Mulla Zeka
nga Peja, i cili ne keto vite lozte rol me rendesi ne levizjen
shqipatre per shkeputje nga Turqia. ( Shukri Rrahimi, "Gjurmime
Historike te Rilindjes Kombetare", Prishtine 1986, fq.168).
Ndersa ne kujtesen popullore krimi i vrasjes se Haxhi Zekes pershkruhet keshtu nga Zymer Neziri:
"Megjihtkete, aktiviteti i mbretit Aleksander Obrenoviq per organizimin
e likujdimit te H. Zekes nuk pushoi. Obrenoviq, pasi takohet ne Beograd
me Adem Zajmin nga Peja, ne pranveren e vitit 1901,,23 konkludon se me
ne fund kishte gjetur dore te sigurte qe do te vriste Haxhi Zeken,
prandaj i fal shume te holla, ia blen alltin dhe e konsideron si
agjentin me te favorizuar.,24 Haxhiu ishte ishte i informuar mire per
kurthet qe i pergaditeshin. Miqte dhe shoket e informonin prore se kush
ishin ata qe kishin marre persiper ta vrasin, por ky gjithnje u
pergjigjej:
"- Jo, ky s'mundet per me m'vra, as ky, as ky". Kur i treguan se Adem
Zajmi kishte marre per detyre ta vriste, ai ishte pergjegjur: "- Po,
Ademi mundet per me me vra! Edhe, ndoshta ai ka me m'vra, se e rrita
n'buke teme dhe e deshta si djalin tem.,25 Sipas kujtimeve te Azis
Bekqelit nga Peja, kur u nis Haxhiu per here te fundit per te shkuar ne
Leshan, me veti e mori Kurte Nushin, si percjelles. "Kuer duelen Pertej
Peje, tuj bo muhabet, Haxhiu u kot n'kali e i ra martina n'toke . Tha:
pade Kurte ate martine se nuk e kam larg deken! - Pse, Haxhi? - Qe ni
jave m'hupi ni drite e bardhe qi m'prijke perpara. Po m'dhimet ky
popull qi pé️ la, se s'ka kush i prine".
Edhe naten e fundit te jetes se tij, kur ne konak i kishin ardhur shume
shoke, ia terhoqen verejtjen qe te ruhej pak, sepse per qellimin e A.
Zajmit ishte marre vesh. Te nesermen, me 20 shkurt 1902,,26 Haxhiu doli
nga shtepia ne mengjes dhe u nis kah Bashkia e qytetit, afer Ures
Gurit. Doli i paarmatosur dhe me vete kishte vetem nje ombrelle shiu.
Megjithate, fshehtazi, pas tij u nis Ramadan Feka i Radavcit. Afer Ures
se Gurit, Adem Zajmi kishte organizuar priten me disa veta dhe vete i
doli perpara Haxhiut, e shtiu ne te me revole. Ne te njeten kohe arriti
Ramadan Feka dhe shtiu ne A.Zajmin. Pastaj, kersasin pushke te tjera,
nga prita, ne trupin e Haxhiut dhe te Ramadanit.
Vrasja e Haxhiut kumboi dhimbeshem ne te gjitha anet dhe u shnderrua ne
nje revolte te jashtezakonshme. Turbullira te medha, te percjella me te
shtena, u bene sidomos ne Peje, ndermjet fiseve Shale dhe Krasniqe. Nga
turma e revoltuar kerkohej varja e publikee Adem Zajmit dhe e shokeve
te tij. Ne Klicine te Lugut te Leshanit, ne mbremje, kur arriti lajmi i
vrasjes, lojen e kapucve dhe kengen e preu heshtja dhe loti i pleqve e
i te rinjve tha Bajram Zogu. Ne varrimin e Haxhiut, vazhdoi ai, moren
pjese mijera njerez prej te gjitha aneve, sepse ajo qe vdekja me e
madhe qe mbahet mend per ne. Para kufomes se Haxhiut, Kadri Bajri plak,
bashke me shoket, qante ne veti. Haxhiu u varros ne Peje, ne oborrin e
Çarshi Xhamise, ne hyrje, ne ané️n e djathte. Prane tij u varros edhe
percjellé️si i tij besnik Ramadani, qe u mundua ta mbronte me trupin e
vet nga plumbat e atentaoreve. Ne te njejtat varreza, shtatembedhjete
vjet me pare ishte varrosur edhe Ali pashe Gucia. Autoritetet turke e
burgosen Adem Zajmin. Pé️r ta qetesuar popullin e trazuar dhe per te
fshehur gishtin e vet te krimit, e graduan Jasharin, te birin e Osmanit
M. Abedinit, pashe.,27 ( Neziri, veper e cituar, fq 647, 648 ) Kurse
Dr.Muhamet Pirraku ne "Lidhja Shqiptare "Besa - Bese "ne burime serbe (
1893 - 1902 ), Prishtine 1966 shkruan:
Diplomacia serbe e kishte te qarte kete, andaj, e ndihmuar nga
diplomacia ruse, malazeze e greke, do tá aktivizoj makinerine
masonerike pansllave dhe ate evropiane per ta penguar ndarjen epaqesore
te Shqiperise, realiteti etnik dhe gjeopolitik josllav, jogrek dhe
joturk, nga Perandoria osmane, kurse ne terren Serbia do te punoj ne dy
binare qe takoheshin ne nje pike antishqiptare: pervetesimi i disa
krereve per nxitjen e revoltave e te kryengritjeve lokale dhe nxitjen e
hasmerive midis krereve shqipetare me autoritet, duke stimuluar
gjakmarrjen dhe hakmarrjen midis shqipetarve, me cka do te thehej e
perdhosej njeri nder vendimet kryesore te Kuvendit Shqiptar te Pejes,
postulat i Lidhjes Shqiptare "Besa - Bese".
Detyre mbi detyra do te vihet kompromitimi i Haxhi Mulla Zekes para
shqiptareve dhe ne fund, nese me ate do t'i dilet, te likujdohej
fizikisht, por gjithsesi permes "instucionit te hakmarrjes shqiptare!?".
Nisemi nga mendimi qe konsulli S.S.Simiq ne Prishtine e vuri ne gojen e
serbit Haxhi Vitko, i cili plot 30 vjet ishte anetar i Mexhlisit (
Bashkesise) te Prishtines:
"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 7:33 pm

Si do ta rishkruaj Sali Berisha historine e Shqiperise? [Arkiva ...

- [ Traduire cette page ]... psh anglin.. gje qe u deshmua se ajo ishte mike e popullit shqiptar. ..... është dyshuar që Ali pashë Gucia ka pas dorë në vrasjen e Haxhi zekës,,, A, ...
forum.kosova.de/forum/archive/index.php/t-15098.html - Pages similaires
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 7:34 pm

Haxhi Zeka e kishte pasur nje te lige qe kush do qe iu kishte ankue ndai dikujt i kishte thene vrajeni pa e gjykue pse ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) EmptyMon Jun 29, 2009 7:39 pm

kerkujt mos i beso nese te thote se e gjeta te verteten,por besoi atij qe thote e kerkoi te verteten!Me nje lexim apo me nje thenje mos me beso as mua as historive qe shkruain se ai apo ky ka qen patriote!
Per vete po them sa kam kontribue per shqiptarin edhe pulat le te lindin shqiptar se sa une qe kam kontribue mos u mundoni,por i tere mundi ne WC me shkoi dhe nga shqipoviqat u detyrova ta leshoi kosoven luften e uçkes!qe e dashta ma teper se veteveten dhe ja sot si nje qen jetoi jashte saj ,por sidoqoft syt nuk ua shofi qenave pisave tradhetareve qe populli u beson dhe ua jep apo sjav jep voten,pse populli nuk leviz e me ndryshue çdo gje por ata qe na qeverisen ne kohen e kralevinave e te titos dhe na udhehoqen e dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937)
» SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)
» Haxhi si obligim ?
» Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: