Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Empty
MesazhTitulli: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)   HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) EmptySat Jul 11, 2009 10:36 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

HAXHI YMER PRIZRENI
(1821-1887)

Haxhi Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…

U lind në vitin 1821 në katundin Zgatar të Opojës. Ky katund, një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, përmendet në një regjistrim që ka bërë administrate shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571.
Rrjedh prej një familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhë, myderriz. Hoxhë, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili është themelues i Xhamisë në katundin Zgatar, me 10 Maj 1814.
Haxhi Ymer Prizreni mësimet fillestare i kreu në Prizren, ku i mbaroi edhe ato të mesme në Medresenë “Mehmed Pasha”. Mësimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi drejtësinë, teologjinë dhe filozofinë.
Pas studimeve në Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku ka shërbye si Myderriz në Medresenë “Mehmed Pasha”, Imam në Xhaminë “Bajrakli”, Myfti i Prizrenit.
Në vitin 1877 zgjedhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të quhej me mbiemrin Prizreni…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë edhe Shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumë ulema të njohur të Prizrenit e të qyteteve tjera, ndër ta vlen të përmenden, Shuaib Agë Spahiu, Kryetar i Komitetit të Degës së Lidhjes së Lidjes së Prizrenit në Prizren, Myftiu i Gjakovës, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit të kësaj rruge shpirtërore:
“Njohuritë e jashtme janë për botën, ndërsa njohuritë e
brendshme janë për Zotin”.
Me këto dy njohuri, Haxhi Ymeri veproi në vazhdimësi, gjatë tërë jetës së tij, në dobi të çështjes kombëtare e fetare…
Mjerisht, për shkak të kompleksit të inferioritetit tek shumica e intelektualëve shqiptarë, shumica prej tyre të dominuar nga mendimi sekularist, që ka për themel degradimin e qenies njerëzore, prej një qenie metafizike, mënjanimi i vlerave fetare të individëve, grupeve apo një populli të tërë, duket që bëhet me qëllim, sepse këto vlera prej tyre konsiderohen si pengesë e zhvillimit, përparimit dhe civilizimit….
Civilizimi është formuar si mjet në shërbim të njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnë njeriun në përsosjen e tij shpirtërore e morale...
Në shoqërinë amerikane, po edhe të shumë vendeve të tjera perëndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanë maksimalisht të institucionalizuara , e ne pse të veprojmë ndryshe?!
Do të jemi të lirë vetëm duke i shërbyer së vërtetës...Të vërtetën duhet ta shpallim, se, megjithatë, ka njerëz që janë të gatshëm ta dëgjojnë e ta pranojnë...!
Haxhi Ymer Prizreni, pjekurinë, madhështinë e tij e dëshmoi kur përfaqësuesit e popullit arriti t’i bashkoi. I bashkoi si me qenë nji – në Xhaminë ”Bajrakli”, në Prizren, në t’madhnueshmin Kuvend…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit...
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën, sepse Shqipnisë, shqiptarëve ia kishin përgatitë gropën…
Ishte jehona e Lidhja Shqiptare të Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye me Haxhi Ymerin, e çoj , e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i udhëheqësit të saj, Haxhi Ymer Prizreni, që ishte mendja dhe zemra e kësaj Besëlidhje, përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Në një poezi, këngë trimërie popullore, që i kushtohet Haxhi Ymer Prizrenit, para betejës në Qafë t’Morinës, afër Gjakovës, pranverë, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur: mençuria, guximi, drejtësia dhe trimnija e Haxhi Ymerit…

Kush ja jep mretit ni plum

(Kushtuar: Myderriz Ymer Prizrenit)

Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi’ luftarë,
Tanë malsorë, n’plisa t’bardhë,
N’Qafë t’Morinës kokan dalë,
Sylejmani majti fjalë:
- Ngoni ju vllazën shqiptarë,
Do t’i dalim turkut përballë;
Dervish Pasha n’Gjakovë a ardhë,
Për m’i zanë krent, m’i vjerr’ vet,
Me coptue kët ven t’shkretë.
- Efeni, çka me ba,
A ban turkut pushkë m’i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
- Kur asht fjala për vatan,
Jo veç turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
Fjalët e hoxhës kur i nguen
Të tanë burrat n’kam u çuen,
Lidhën Besë e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonë s’ka pazarllaqe...!
S’njohim pashë, kral as mbret/
Venin tonë e sunojmë vet!”

Haxhi Ymer Prizreni ndrroi jetë në Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas një atentati, që iu bë te pragu i shtëpisë ku banonte, duke u kthye prej xhamisë, ku sapo kishte falur namazin e jacisë, teravisë, ishte muaji i bekuem Ramazan, 1304…
Në varrin, ku pushon trupi i Haxhi Ymerit, mbi një pllakë mermeri është skalitur në osmanisht ky mbishkrim:

”Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhí Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiçyn Elfatiha
Sene 1304”.

Në gjuhën shqipe do të thotë:

“ Zoti është krijues i të gjithave
I ndjeri i mëshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni për shpirtin e tij
Viti 1304 h”.

Unë jam shumë i vogël me shkrue për këtë burrë të madh, me gjithë këtë, Haxhi Ymer Prizreni, kurrsesi nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse kështu e fshehim të vërtetën, e harrojmë vetveten…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) User_online HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Reputation HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Vbim
vbrep_register("102768")
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Report
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Progress
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: