Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptyFri Mar 07, 2008 6:16 pm


Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut



Gjatë shekujve, Ulqini dha shumë trima, burra të besës dhe luftëtarë të shquar të detit, si: Bego Boboti, Likaceni, Hysen Reizi, Haxhi Alia etj. Ata ishin kapedanë dhe mbrojtës të Adriatikut shqiptar. Kishte nga ata kapedanë që mjeshtërinë e detit e të betejave detare i mësuan vetë dhe u bazuan tek eksperienca e tyre dhe e paraardhësve, por kishte edhe nga ata që mbaruan shkolla dhe akademira dhe që e njihnin sesi funksiononte edhe Detaria ushtarake. Një prej këtyre të fundit ishte edhe Haxhi Ali Ulqinaku. Ai ka hyrë në histori si kapedan e si trim, i cili lufoi për mbrojtjen e brigjeve shqiptare. Haxhi Ali Ulqinaku është një prej gurëve që qëndrojnë në traditën shqiptare të Detarisë.



Haxhi Ali Ulqinaku ishte një nga kapedanët më të shquar të detit Mesdhe. Ai u lind në Ulqin, por origjinën e kishte nga shqiptarët e Kalabrisë. Lindur rreth vitit 1569 në Ulqin, në vitet 1587-1593, kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare osmane. Gjatë viteve 1594-1597, vazhdoi studimet në shkollën ushtarake të Detarisë në Stamboll. Disa vite shërbeu në Flotën Detare Ushtarake të Perandorisë Osmane në Mesdhe. Në ato kohë Mesdheu rrihej kryq e tërthor nga piratët e huaj: italianë, grekë, portugezë, spanjollë e francezë që popullli i njihte me emrin “frëngj”. Pikërisht të njëjtën gjë rrëfen edhe misionari italian De Camilis, udhëtues në brigjet tona e gati në gjithë Mesdheun. “Gjatë udhëtimit tim në këto vise nuk hasa pengesa , megjithëse Deti Mesdhe gjatë asaj kohe ishte plot me piratë”, do të shkruante ai, për udhëtimin e tij në brigjet tona. Bëhet fjalë për vitin 1668, kur De Camilis udhëtoi nga Italia për në Dhërmi e Himarë, ku edhe shërbeu si misionar. Në vitet 1609-1624, në Kepin e Karaburunit, Haxhi Ali Ulqinaku u vendos së bashku me te birin dhe dy testana (anije me vela), që përdoreshin nga detarët shqiptarë në shekujt XVI-XVIII. Ai luftoi kundër Ushtrise franceze e veneciane që kërkonin zotërimin e brigjeve të Adriatikut e Jonit. Në të dy anët e Karaburunit, Haxhi Aliu bashkëpunoi me kapedanët himariotë të detit dhe me barinjtë vendas kundër piratëve të huaj që sulmonin këto brigje. Pylli i Karaburunit ishte furnizuesi i Haxhi Aliut me lëndë druri për ndërtimin e anijeve luftarake, anije, të cilat me veprimtarinë e tyre ishin përqendruar kryesisht në mezokanal. Sipas gojëdhënave, Haxhi Aliu me anijet e tij të shpejta rrihte brigjet veriore te Afrikës deri në Misir e Spanjë. Rreth viteve 1623-1624, në brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe të Anglisë, në një ekspeditë ushtarake të pabarabartë, e cila kishte për qëllim eleminimin e të gjitha mjeteve lundruese rebele nga brigjet e Mesdheut. Megjithëse ata ishin të shumtë e të pajisur me mjete të fuqishme lundrimi, Haxhi Aliu u rezistoi dhe ata nuk arritën ta thyenin apo ta zinin rob. Kjo qëndrese ndaj një fuqie të tillë u përhap gojarisht brez pas brezi. Pleqtë tregonin se, anijet pirate e ndiqnin për ta vrarë këtë detar trim dhe shoket e tij , sepse i pengonte të grabisnin brigjet shqiptare. Çdo dimër në Ulqin e Tivar bëheshin kaq dasma, martoheshin kaq vajza të varfra me ndihmën e Haxhi Alisë. Megjithë trimërinë që kishte dhe zotësinë e rrallë në njohjen e detit, fati i tij nuk kishte vendosur që ta thyente atje ku ai kaloi shumicën e betejave. Ishte stina e verës së vitit 1625 dhe barinjtë kishin dalë në male me kopetë e tyre. Karaburuni kishte mbetur pa njeri ato ditë dhe Haxhiu ndodhej në det. Aty ai do të ndeshej me disa anije pirate, të cilat ishin superiore në numër e në njerëz. Aliu arrin që të çajë rrethimin dhe e çon anijen afër bregut duke arritur kështu që të zbriste në tokë. Megjithatë edhe piratët e vazhduan ndjekjen pa u shkëputur asnjë çast. Beteja që ndodhi në det u pasua nga ajo e tokës, në të cilën Haxhiu u vra tek vendi i quajtur “Maja e Frëngut”. Kur u mësua lajmi i zi, barinjtë derdhën lotë, sepse u kishte vdekur shpata e mburoja e brigjeve shqiptare. Në vjeshtën e atij viti , barinjtë vendas në shenjë zie, respekti e nderimi u hoqën bagëtive zilet e këmborat, gjë që ndodhte rrallë në këto anë , veç në ndonjë gjëmë të madhe. Heshtja mbuloi Karaburunin, por jo zemrat e banorëve vendas, të cilët e përjetësuan Haxhi Aliun trim në këngët e tyre. Që nga ajo kohë nga detarët e bë zakon që kur kalonin afër shpellës, i binin sirenave të anijeve, hidhnin në det buke e shishe me vaj në kujtim të Haxhi Alisë. Ishte hapur fjala se e kishte varrin në Ishullin e Sazanit , por gojëdhënat thonë se varri i tij ndodhet në det të hapur , aty ku nxin fundi i detit midis Kepit të Karaburunit e Ishullit të Sazanit.



Shpella e Haxhi Aliut

Mrekulli natyrore dhe djep historie

Ajo, e cila sot e kësaj dite gëzon privilegjin e të qënit banesa më e sigurt e Haxhi Ali Ulqinakut është shpella, e cila mban edhe emrin e tij. Është me e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60m mbi nivelin e detit . Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës. Por sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Shpella iliriane e përdorur nga detari me famë, ulqinakasi, Haxhi Aliu, është një dëshmitare interesante e historisë. Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60m e orientuar sipas VP-JL dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit ) rreth 40m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100m .Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10.4m drejt anës VL të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të perzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun . Reth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratet frëngj për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptyFri Mar 07, 2008 7:26 pm

me vjen mire Ago Muji qe solle keto fakte te reja, qe per bese me pare nuk i dija. kam ditur se Ulcini yne kreshnik ka dhene trima te degjuar larg per trimeri, te lypur larg per menquri. Si Ago Ymeri i legjendes, ate te cilin Mitrush Kuteli e perjetesoi ne tregimet e tij te mahnitshme shqiptare. Eshte e vertete se Ulqini duke qene i puqur me detin ka dhene detar te zot. Bile - bile per interesin e forumisteve po ju tregoj dic goxha interesante: Migel de Servantesi - gjiganti spanjoll i letrave ka qen rob i rene nder duart e nje ulqinaku - i cili kishte flote te shquar ne ujerat e Mesdheut. Ky lundertar shqiptar e shpetoi Servantesin nga vdekja e sigurt ne duart e pirateve algjeriane te cilet donin ta mbysnin shkrimarin e hajthem spanjoll. Madje njera nga personazhet e himnizuara te Don Kishotit, e bukura e glorofikuara Dulqinja ishte pikerisht nga Ulqini prej nga rrjedh edhe emri i saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptyFri Mar 07, 2008 9:24 pm

ti na kenaqe zemren me kete koment o luboten,faleminderit e mbec me shendet o shok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptySat Mar 08, 2008 3:29 am

Ne kete bregdet,ku ndihet pushteti i krenaris ai ishte biri i kesaj toke,per te gjithe shqiptaret,edhe mrekullia qe ka bere Zoti,shkrihet me mrekullite qe nderton njeriu shqiptare dita pas dite.

Pershkrim fantastik Ago Muja

Vazhdim te mbare ne teme ju uroi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptySun Mar 09, 2008 3:59 pm

SHPELLA E HAXHI ALIS

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut 451216


Edituar për herë të fundit nga Ago Muji në Sun Mar 09, 2008 9:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut EmptySun Mar 09, 2008 4:03 pm

kjo ne vijim qe solle Ago Muji eshte hyrja e Shpelles se Pirateve, objekti qe e frymezoi Petro Markon per romanin me te njejtin emer Shpella e Pirateve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut   Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Haxhi Aliu, “dallga” rebele e Mesdheut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU
» IMAM ALIU (R.A.) PËRCJELL PËR MUAJIN RAMAZAN
» Haxhi si obligim ?
» HAXHI IDRIZ VUÇITËRNA (1950-2004)
» HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: