|
| HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sat Jul 11, 2009 10:34 am | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
Haxhi Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike… Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi… Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll… Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
U lind në vitin 1821 në katundin Zgatar të Opojës. Ky katund, një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, përmendet në një regjistrim që ka bërë administrate shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571. Rrjedh prej një familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhë, myderriz. Hoxhë, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili është themelues i Xhamisë në katundin Zgatar, me 10 Maj 1814. Haxhi Ymer Prizreni mësimet fillestare i kreu në Prizren, ku i mbaroi edhe ato të mesme në Medresenë “Mehmed Pasha”. Mësimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi drejtësinë, teologjinë dhe filozofinë. Pas studimeve në Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku ka shërbye si Myderriz në Medresenë “Mehmed Pasha”, Imam në Xhaminë “Bajrakli”, Myfti i Prizrenit. Në vitin 1877 zgjedhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të quhej me mbiemrin Prizreni… Haxhi Ymer Prizreni ka qenë edhe Shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumë ulema të njohur të Prizrenit e të qyteteve tjera, ndër ta vlen të përmenden, Shuaib Agë Spahiu, Kryetar i Komitetit të Degës së Lidhjes së Lidjes së Prizrenit në Prizren, Myftiu i Gjakovës, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit të kësaj rruge shpirtërore: “Njohuritë e jashtme janë për botën, ndërsa njohuritë e brendshme janë për Zotin”. Me këto dy njohuri, Haxhi Ymeri veproi në vazhdimësi, gjatë tërë jetës së tij, në dobi të çështjes kombëtare e fetare… Mjerisht, për shkak të kompleksit të inferioritetit tek shumica e intelektualëve shqiptarë, shumica prej tyre të dominuar nga mendimi sekularist, që ka për themel degradimin e qenies njerëzore, prej një qenie metafizike, mënjanimi i vlerave fetare të individëve, grupeve apo një populli të tërë, duket që bëhet me qëllim, sepse këto vlera prej tyre konsiderohen si pengesë e zhvillimit, përparimit dhe civilizimit…. Civilizimi është formuar si mjet në shërbim të njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnë njeriun në përsosjen e tij shpirtërore e morale... Në shoqërinë amerikane, po edhe të shumë vendeve të tjera perëndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanë maksimalisht të institucionalizuara , e ne pse të veprojmë ndryshe?! Do të jemi të lirë vetëm duke i shërbyer së vërtetës...Të vërtetën duhet ta shpallim, se, megjithatë, ka njerëz që janë të gatshëm ta dëgjojnë e ta pranojnë...! Haxhi Ymer Prizreni, pjekurinë, madhështinë e tij e dëshmoi kur përfaqësuesit e popullit arriti t’i bashkoi. I bashkoi si me qenë nji – në Xhaminë ”Bajrakli”, në Prizren, në t’madhnueshmin Kuvend… Haxhi Ymer Prizreni ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit... Lidhja e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën, sepse Shqipnisë, shqiptarëve ia kishin përgatitë gropën… Ishte jehona e Lidhja Shqiptare të Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi… Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye me Haxhi Ymerin, e çoj , e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i udhëheqësit të saj, Haxhi Ymer Prizreni, që ishte mendja dhe zemra e kësaj Besëlidhje, përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare. Në një poezi, këngë trimërie popullore, që i kushtohet Haxhi Ymer Prizrenit, para betejës në Qafë t’Morinës, afër Gjakovës, pranverë, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur: mençuria, guximi, drejtësia dhe trimnija e Haxhi Ymerit…
Kush ja jep mretit ni plum
(Kushtuar: Myderriz Ymer Prizrenit)
Ymer Efenija, trim shqiptar, Sylejmani ni komandar, I tubuan tre mi’ luftarë, Tanë malsorë, n’plisa t’bardhë, N’Qafë t’Morinës kokan dalë, Sylejmani majti fjalë: - Ngoni ju vllazën shqiptarë, Do t’i dalim turkut përballë; Dervish Pasha n’Gjakovë a ardhë, Për m’i zanë krent, m’i vjerr’ vet, Me coptue kët ven t’shkretë. - Efeni, çka me ba, A ban turkut pushkë m’i ra? Myderrizi kish pas thanë: - Kur asht fjala për vatan, Jo veç turkut e atij tjetrit, Po ni plum kush ja jep mretit, Ka me shkue n’lule t’Xhenetit! Fjalët e hoxhës kur i nguen Të tanë burrat n’kam u çuen, Lidhën Besë e pajtuen gjaqe, - Me ven tonë s’ka pazarllaqe...! S’njohim pashë, kral as mbret/ Venin tonë e sunojmë vet!”
Haxhi Ymer Prizreni ndrroi jetë në Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas një atentati, që iu bë te pragu i shtëpisë ku banonte, duke u kthye prej xhamisë, ku sapo kishte falur namazin e jacisë, teravisë, ishte muaji i bekuem Ramazan, 1304… Në varrin, ku pushon trupi i Haxhi Ymerit, mbi një pllakë mermeri është skalitur në osmanisht ky mbishkrim:
”Huvel el halaku el baki El merhum el magfur Prizrenli El-Haxhí Ymer Efendi bin Sylejman Ruhiçyn Elfatiha Sene 1304”.
Në gjuhën shqipe do të thotë:
“ Zoti është krijues i të gjithave I ndjeri i mëshiruar Prizrenasi Haxhi Ymer Efendiu, biri i Sylejmanit Lutuni për shpirtin e tij Viti 1304 h”.
Unë jam shumë i vogël me shkrue për këtë burrë të madh, me gjithë këtë, Haxhi Ymer Prizreni, kurrsesi nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse kështu e fshehim të vërtetën, e harrojmë vetveten…!
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| vbrep_register("102768") | |
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sat Jul 11, 2009 10:45 am | |
| I nderuar Mexhid, ju flm per ket shkrim te ymer Prizreni. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sat Jul 11, 2009 12:11 pm | |
| MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI I LIDHJES SHQIPTARE 1877-1887 Prof. dr. Muhamet PIRRAKU Pse Ora, pse Zemra, pse Shpirti dhe pse vitet 1877-1887? Ishte Ora e Lidhjes ne kuptimin e mirfillte,sepse ishte forca morale dhe shpetimtare e Lidhjes. Sukseset e Lidhjes korrespondonin me Oren, ne kuptimin mitologjik, te Myderriz Ymer Prizrenit. Sa here qe Lidhja rrezikohej, nga brenda dhe nga jashte, Myderriz Ymer Prizreni e shpetonte, e nxirrte me te forte. Ishte Zemra e Lidhjes, sepse Myderriz Ymer Prizreni i perfaqesonte ose i drejtonte, legalisht ose nga pozitat disedente, te gjitha mekanizmat drejtuse me kryesore te Lidhjes dhe i vinte ne levizje ato sipas kerkeses se momentit historik. Ishte Zemra e lidhjes ngase aty ku ndihej veprimtaria politike, diplomatike e luftarake e Lidhjes ne dobi te mbrojtjes se teresise se Shqiperise dhe autonomise politike e shteterore te saj, ishte porosia dhe urdhri i Myderriz Ymer Prizrenit. Ishte Shpirti i Lidhjes per faktin se ne themele te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ishte mesimi dhe aktiviteti politik dhe organizues i Myderriz Ymer Prizrenit per nje dekade te tere. Dhe, sa here qe Lidhjes i ngushtohej gabzherri i frymemarrjes nga dhuna politike e ushtarake osmane e nderkombetare, autoriteti madhor dhe aktiviteti politik prej urtakut guximtar te Myderriz Ymer Prizrenit i vinte si akt i riaktivizimin dhe riorganizimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, roje kujdestare per mbajtjen gjalle te frymes se saj. Nderkaq, vitet 1877-1887 shenojne nje dekade te qenies se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nen udheheqjen shpirterore, politike e ushtarake te Myderriz Ymer Prizrenit. Ne themele te Lidhje Gjitheshqiptare, me 10 qeshor 1878, ne fakt eshte mbi nje vit i aktivitetit politik, organizues dhe luftarak i Beselidhjes se Kosoves themeluar nga fillimi i vitit 1877, nene udheheqjen e Myderriz Ymer Prizrenit, me seli ne Medresene e Mehmet Pashes ( Medreseja e Bajrali Xhamise). Nderkaq, viti 1887 eshte pikerisht data e martirizimit te Myderriz Ymer Prizrenit, me 12 qeshor, dhe shenon fundin e ekzistimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sat Jul 11, 2009 11:36 pm | |
| Nuk ka nevoje mendoj ti ktheni ne turqizma nje njeri te madh te Kombit me epitetin HaxhI Ymer Prizreni ishte Komandant Ushtrije pse duhet ti themi sot Haxhi KU NA CON SOT KJO | |
| | | Mister Anëtar
Numri i postimeve : 327 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sun Jul 12, 2009 2:07 am | |
| | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) Sun Jul 12, 2009 11:59 am | |
| HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
Nuk i kan bere atentat ketij burrit shqiptar por ky kur eshte strehuar ne Ulqin e helmoin malazezet bashk me tradhetaret shqiptar ! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) | |
| |
| | | | HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |