Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951) Empty
MesazhTitulli: ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)   ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951) EmptyMon Jun 21, 2010 9:58 am

ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)
”Prej Hazreti Ademit (a.s.), regjim ma t’keq se komunizmi s’ka pasë, as që ka me pasë.“
-Abdullah Selim Hadri
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Në vargun e dijetarëve, besimtarëve dhe atdhetarëve që ka dhënë Gjakova, Kosova, hyn pa dyshim edhe Abdullah Selim Hadri.
Abdullah Hadri lindi në vitin 1887 në Gjakovë. Është djali i Selim Hadrit, i cili është djali i Adurrahman Hadrit, një tregtar nga Gjakova, por që ia kishte dëgjuar zërin gjithë Kosova.
Para vitit 1878, Abdurrahman Hadri një kohë ishte marrë me tregëti në qytetin e Nishit, ku ishte pasuruar, por Zotin gjithnjë e kishte falënderuar, asnjëherë nuk e kishte harruar. Për ta dëshmuar besimin e tij, Abdurrahman Aga, siç e quanin, në Nish, ku me djersë kishte krijuar pasuri, e ndërtoi në vitin 1870 një xhami në Nish, e cila quhet Xhamia e Hadrit që ndodhët në Nish në rrugën Gjeneral Milojka Leshjanina...
Në qytetin e Nishit, deri në vitin 1878, kur Sërbia e pushtoi, kanë qenë 15 xhami, përveç Xhamisë së Hadrit, ka qenë Xhamia e Pashës, Xhamia Deferdar, Xhamia e Fukarave apo e Larme, Xhamia e Pazarit të Shqiptarëve, Xhamia e Muhaxhirëve etj. Prej 15 xhamive sa kishte Nishi në vitin 1878, në vitin 1879, pra brenda një viti pushtuesit serbë shkatërruan 12 xhami dhe mbetën vetëm tri xhami...
Nipi i Abdurrahman Agës, Abdullah Hadri mësimet fillestare i kreu në Mejtepin e Xhamisë së Mahmud Pashës në Gjakovë, vazhdoi po në Gjakovë mësimet në Medresenë e Madhe, kurse i përfundoi Shkup, ku edhe diplomoi.
Në vitin 1908, kur ishte në moshën 21 vjeçare, meqë i kishte mundësitë materiale, shkoi në Stamboll për të studiuar ekonominë. Gjatë studimeve në Stamboll, Abdullah Hadri merrej edhe me veprimtari atdhetare dhe ishte një bashkëpunontor besnik i Hasan Prishtinës, i cili ishte deputet i Prishtinës në Mexhlisin (Kuvendin) Osman.
ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951) U1_AbdullahHadriNë vitin 1912, Abdullah Hadri hapi shkollën shqipe në Mejtepin e Xhamisë së Mahmud Pashës në Gjakovë, sikur që hapi edhe Ibrahim Fehmiu në Mejtepin e Xhamisë së Gërçarëve, po në Gjakovë. Me pushtimin e Gjakovës, Kosovës, nga Sërbia, në javën e parë të muajit tetor 1912, mjerisht, shkollat shqipe u mbyllën.
Si shumë atdhetarë tjerë nga Gjakova edhe Abdullah Hadri doli në
Shqipëri, ku e vazhdoi veprimtarin e tij...
Sipas studiuesit, Dr. Nuhi Veselaj, në studimin e tij: DREJT STANDARDIZMIT TË GJUHËS SHQIPE, IV. PËRHAPJA E MËSIMIT SHQIP GJATË LUFTËS (1912-1918) DHE ORTOGRAFIA E KOMISISË LETRARE TË SHKODRËS, ndër të tjera, shkruan se:
“Pati edhe mësues shëtitës vullnetarë që u mësonin shkronjat e shqipes muhaxhirëve e luftëtarëve të çetave nëpër male e vendstrehime të caktuara, sa për dëshmi, po përmendim faktin që ende i kemi të freskëta kujtimet nga fëminia, kur dy bashkëfshatarët tanë (nga Reçani i Suharekës): Mulla Mustafë Veselajt, axha im, i cili e kishte pasur të kryer medresën në Prizren, si dhe tjetri Mulla Shaqir Hasanaj, bashkëfshatar, i cili e kishte kryer mejtepin në Mushtisht (Suharekë), të cilët, që të dy, në shkollat që kishin ndjekur në kohën e Turqisë para virtit 1912, kishin mësuar ta shkruanin dhe të lexonin shqip me shkronjat arabe, por jo me alfabetin shqip me shkronja latine.
Ata, siç tregonin, gjatë viteve l9l3 -1915, si shumë të rinj të tjerë që ishin detyruar të largoheshin nga viset e okupura nga serbët dhe qëndronin një kohë në viset e Malësisë së Gjakovës etj. si refugjatë, iu kishte dhënë mundësia të mësonin edhe alfabetin e shqipes nga një mësues shetitës që e quanin ata Abdullah Hadri. Ata, pra, që i njihnin paksa edhe shkronjat shqipe, për ne, u zbuluan vetëm në vitin 1941, kur edhe filloi legalisht shkolla shqipe ndër ne, sepse na ndihmonin ne fëmijëve që ta përvetësonim më lehtë këtë alfabet. Ata, në të vërtetë, me sa më kujtohet e ndjenin veten krenar që kishin qenë ushtarë të Hasan Vuçitërnës (Prishtinës) në Luftën e Zhurit, më 15 shkurt 1915.”
Një kohë, në vitin 1914, me vendim të autoriteteve të arsimit, Abdullah Hadri u emërua mësues në Petrelë, afër Tiranës.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, (1915-1918), kur Austria e përzuri Sërbinë nga trojet shqiptare, me kërkesën e Hasan Prishtinës e Bajram Currit, Abdullah Hadri kthehet në Kosovë dhe hap shkollën e parë shqipe në Vuçitërnë, në të cilën punoi deri në vitin 1918, kur Sërbia e ripushtojë Kosovën...
Prej vitit 1918, kur Sërbia mbylli shkollat shqipe, Abdullah Hadri u kthye në vendlindje, në Gjakovë, ku shërbeu si Myderriz (Profesor) i historisë në Medresën e Madhe, e cila drejtohej nga dijetari Myderriz Iljaz Efendiu, nipi i dijetarit Uvejs Efendiut, i cili ka qenë qenë myderrizi i parë në këtë medrese historike...
Prej vitit 1937, Mulla Abdullah Hadri ka shërbye si Imam në Xhaminë e Mahmud Pashës, por edhe si mësues në mejtepin e kësaj xhamije.
Më vonë ka shërbye si Imam në Xhaminë e Re në qendër të Gjakovës, ku ende përmendet si një hoxhë i ditur, i ndritur, që me predikimet e tij, fetare-atdhetare frymëzonte popullin, në veçanti, rininë shqiptare...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, (1941-1944), siç thotë populli „në kohën e Shqipnisë“, Mulla Abdullah Hadri vazhdoi veprimtarinë e tij, por tani jo si hoxhë në xhami, por në shkollë si arsimtar, që është një detyrë e shenjtë si në aspektin fetar po ashtu edhe në atë kombëtar...
Pas vitit 1945, kur komunistët e morrën pushtetin, Abdullah Hadri me komunistët jo vetëm që nuk bashkëpunoi, por i mallkoi, duke thënë:
” Prej Hazreti Ademit (a.s.), regjim ma t’keq se komunizmi s’ka pasë, as që ka me pasë.“
Abdullah Selim Hadri ndrroi jetë në vitin 1951, në Gjakovë, në moshën 74 vjeçare, që ende përmendet si një hoxhë i shquar, si një arsimtar i dalluar, si një veprimtar atdhetar, në dobi të kombit shqiptar...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MULLA SELIM SELIM (1978-1998)
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
» HAFIZ IBRAHIM FEHMIU (1892-1951)
» IBRAHIM FEHMIU (1892-1951)
» MULLA JAKUP HASIPI (1951-2006)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: