Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: IBRAHIM FEHMIU (1892-1951) Sat Oct 17, 2009 1:54 am | |
| Mexhid Yvejsi: Ibrahim Fehmiu
Ibrahim Fehmiu (1892-1951)Nga Mexhid Yvejsi Në vargun e gjatë të dijetarëve të shquar gjakovarë, hyn, pa dyshim, tërë shkëlqim, edhe Ibrahim Fehmiu. Ibrahim Fehmiu ishte hoxhë, dijetar, një nga mësuesit e parë, pishtar i arsimit kombëtar, burrë trim, guximtar, atdhetar, një shembëlltyrë për çdo shqiptar... Ibrahim Fehmiu lindi me 25 nëntor 1892, në Gjakovë. Rrjedh prej një familje tregtare, por që ishte e ndershme, arsimdashëse e besimtare. Mësimet fillestare i kreu në mejtepin e Xhamisë së Gërçarëve, në Gjakovë, për t’i vazhduar në mejtepin e “Halil Efendisë”. Mësuesi i parë i tij ishte Hafiz Ymer Guta, (1860-1963) një hoxhë dijetar, atdhetar e luftëtar, që u përpoq tërë jetën për liri e bashkimin kombëtar. Mësimet e larta i vazhdoi në Shkup, në shkollën e njohur “Dar-ul Mualiminë”, ku përveç lëndëve fetare, aty mësoheshin edhe njohurit shkencore, për t’u formuar si krijesë njerëzore... Shkolla e Shkupit, “Dar-ul Mualiminë” ishte një nga shkollat më me emër në tërë rajonin, në vitët e fundit të Perandorisë Osmane. Në këtë shkollë mësuan, u edukuan, u arsimuan shumë shqiptarë nga Kosova, në veçanti nga Gjakova. Nga Gjakova në këtë shkollë, përveç Ibrahim Fehmiut, kanë mësuar edhe Imam Beqir Maloki , Nimon Feriz, Mulla Sadik Brovina, Baba Qazim Bakalli etj., që më vonë shërbyen si arsimtarë, hoxhallarë, baballarë, të gjithë atdhetarë, të cilët shërbyen me përkushtim, me devotshmëri, në Gjakovë, Kosovë dhe Shqipëri... Sipas kujtimeve të Imam Beqir Malokit (1892-1985), të cilat i kam shënuar në banesën e tij, në Rromë, Itali, me 25 dhjetor 1972, : “Ibrahim Fehmiu ka qenë nxënësi më i diciplinuem, më i zgjuem dhe më i shquem në shkollën “Dar-ul Mualiminë”, për këto cilësi nga Drejtoria e Shkollës ishte dekorue, kishte marrë mirënjohje, ishte lavdue. Kështu, Ibrahimi, qysh në kohën e Turkisë, ky djal, ia zbardhi fytyrën jo vetëm Gjakovës, Kosovës, por krejt Shqipnisë...” Imam Beqir Maloki, tregonte, se: “Me Ibrahim Fehminë kemi qenë shokë të ngusht, të pandamë, si me na pas bo një nonë, ishin me një klasë, me një bangë...” Pas diplomimit, në vitin 1912, Ibrahim Fehmiu kthehet në Gjakovë, ku e fillon veprimtarinë e tij në disa lëmi. Këshilli i Bashkësisë Islame, i asaj kohe në Gjakovë, e cakton imam, hoxhë, mësues e predikues në “Xhaminë e Gërçarëve”, aty ku ai i kishte marrë njohurit e para nga mësuesi i tij, Hafiz Ymer Guta. Në “Xhaminë e Gërçarëve”, Ibrahim Fehmiu, përveç detyrave fetare, zhvillonte edhe veprimtari kombëtare... Kam njohur pleqë që thoshnin: “ Gjuhën shqipe me shkrue e me k’nue e kemi mësue në xhami. Në xhami, prej hoxhës, efenisë, Ibrahim Fehmisë, kemi mësue me i thonë Nonë – Shqipnisë...!” Në vitet 1912-1915, kur Gjakova, Kosova ishte pushtuar prej Malit të Zi e Sërbisë, me i thënë Nonë-Shqipnisë, në kohën e robërisë aq barbare, dëshmohet hapur fryma e tij atdhetare...! Në vitet 1916-1918, në “Kohën e Austrisë” gjatë Luftës së Parë Botërore, Ibrahim Fehmiu iu përkushtue çështjes edukativo-arsimore. Në vitin 1918, kur u themelue Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, që pas dhjetë vjetësh u shndërrue në Mbretëria e Jugosllavisë, Ibrahim Fehmiu e shumë atdhetarë të tjerë, u detyruan të largohen e ia mësyen drejtë Shqipnisë... Prej vitit 1918 deri në vitin 1929, sa jetoi në Shqipni, Ibrahim Fehmiu në shtetin e posa formuar shqiptar dha një kontribut të çmueshëm në administratë dhe në arsimimin dhe edukimin kombëtar... Në vitin 1929, një vit pasi që Shqipëria u shpallë Mbretëri, Ibrahim Fehmiu kthehet në Kosovë, atëherë nën Jugosllavi dhe vendoset në Gjakovë. Në vendlindje, në Gjakovë, kthehet i përmalluem, por xhandarët serbë të krajlit menjëherë e arrestuen. Pasi u krye arrestimi, filloi vuajtja, dënimi, burgimi.... Pasi vuajti burgun prej vitit 1929-1931, në Valevë, menjëherë e internuen në Sarajevë. Në qytetin e Sarajevës, ku jetoi me familje,deri në vitin 1939, përveç katër fëmijve që kishte, tri çika e një djalë, i lindën tre djem, Bashkimi, Arsimi dhe Bekimi... Në vitin 1939 familjarisht shpërngulën në Shkodër, ku jetuan deri në vitin 1941, viti kur u shkatërrue ish-Jugosllavia, nga Gjermania... Në vitin 1941, Ibrahim Fehmiu me zonjën Hedije e me tetë fëmijë, në Shkodër lindi fëmija i tetë, çikë, të cilën e emëroi Luljetë, u kthyen në Kosovë, u vendosën në Prizren, në më të bukurin vend, ku në vitin 1878 ishte mbajtur i madhërueshmi Kuvend.... Prej vitit 1941-1944, Ibrahim Fehmiu iu përkushtue, sërish, shkollës, arsimit, edukimit, si dikur, sepse siç thoshte, këto janë dritë, nur... Pas vitit 1945, kur komunistët e morrën pushtetin, kur u bashkuen partizanë e çetnikë, Ibrahim Fehmiu, si shumë atdhetarë tjerë, shikohej si armik...U dënue si armik me një proces politik... ! Ibrahim Fehmiu, veterani, pishtari i arsimit kombëtar, me një proces politik, u dënue si armik e tradhtar...! Pas burgut, Ibrahim Fehmiu nuk jetoi gjatë, me 19 dhetor 1951, në Prizren, ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë...Kaloi në jetën e vërtetë në moshën 59 vjeçare, duke mbetur shembëlltyrë për idealet kombëtare... Dita e varrimit të tij nuk ishte ditë vajtimi apo ditë zije, por ishte një ditë frymëzimi, një ditë krenarie...! Mijëra qytetarë nga Prizreni, nga Gjakova, nga mbarë Kosova, e përcollën xhenazën e tij deri në xhami, ku u krye shërbimi fetar, ndërsa trupi i tij ishte i mbuluar me flamurin kombëtar. Trupi i tij i mbuluar me flamurin kombëtar, deri në varreza u përcollë me nderime nga mijëra shqiptarë, për t’i dëshmue hapur pushtetmbajtësve komunistë se kush ishte tradhtar e kush atdhetar... Ky jetëshkrim i shkurtër, kjo biografi, e paramendoj, se do të ketë mangësi nëse nuk shënohen emrat shqip të tetë fëmijëve të tij: Besa, Shpresa, Afërdita, Luljeta, Bashkimi, Arsimi, Fatmiri dhe Bekimi. Djali i madh, Bashkim Fehmiu ishte arkitekti i parë shqiptar... Prof.Arsim Fehmiu doajen i sportit kosovar... Prof. Fatmir Fehmiu ekspert i së Drejtës Kushtetuese Aktori, Bekim Fehmiu i njohur në botën mbarë... Bashkim Ibrahim Fehmiu Arkitekti i parë shqiptar Prof.Arsim I.FehmiuDoajen i sportit kosovar,në zyrën e kryetarin të KosovësDr. Fatmir Sejdiun, me delegacionine Komitetit Olimpik të Kosovës... Prof. Fatmir I. FehmiuEkspert i së Drejtës Kushtetuese Bekim Ibrahim FehmiuAktori më i njohur shqiptar Poeti, filozofi, historiani, dramaturgu gjerman, Friedrich Schiller, (1759-1805) tek “Vdekja” shkruen: “Nëse trupi vdes, emri i madh do të jetojë gjithmonë”. Emri i madh i Ibrahim Fehmiut dhe vepra e tij do të jetojë në përjetësi...! Mexhid YVEJSI, Gjakovë | |
|